{"id":1638,"date":"2012-09-14T00:02:43","date_gmt":"2012-09-14T00:02:43","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1638"},"modified":"2012-09-14T00:02:43","modified_gmt":"2012-09-14T00:02:43","slug":"fotografi-simbol","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1638","title":{"rendered":"Fotografi-simbol"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0<\/strong><strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-1642\" title=\"qerim vrioni1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni1-300x221.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"221\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni1-300x221.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni1.jpg 692w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>ILIA\u00a0 XHIMITIKU\u2014FOTOGRAFI\u00a0 SIMBOL\u00a0 I\u00a0 BERATIT<\/strong><\/p>\n<p>Qerim Vrioni,<\/p>\n<p>grand rapids, Michigan<\/p>\n<p>Nd\u00ebr fotograf\u00ebt\u00a0 e Beratit q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb historin\u00eb e qytetit n\u00eb shekullin e kaluar \u00ebsht\u00eb dhe Ilia Xhimitiku. Madje, ai p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij fotografike, nivelin dhe fushat ku e ka ushtruar at\u00eb, ai, ze pam\u00ebdhyshje vendin e par\u00eb midis tyre.<!--more--> P\u00ebrmendim se para tij aty kishin fotografuar\u00a0 Ko\u00e7i Kusta dhe Naun Vruho, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb sh\u00ebrbyer gjat\u00eb komunitetit, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb,\u00a0 duke \u201ckapur\u201d edhe pamje t\u00eb zgjedhura t\u00eb qytetit. M\u00eb pas, k\u00ebto foto\u00a0 jan\u00eb shtypur n\u00eb kartolina\u00a0 (b\/z), jasht\u00eb vendit, dhe sot mund t\u00eb gjenden n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi t\u00eb ndryshme shqiptare, jo vet\u00ebm\u00a0 beratase. Berati, qyteti 2400 vje\u00e7ar, p\u00ebr pamjet t\u00ebrheq\u00ebse, m\u00eb her\u00ebt ishte vizituar edhe nga piktor\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb shekullit XIX, si anglez\u00ebt Eduard Lear dhe Charles Cockrell, t\u00eb cil\u00ebt kishin realizuar atje piktura me pamje t\u00eb ndryshme t\u00eb tij. Pra, qyteti me vendndodhjen dhe m\u00ebnyr\u00ebn e ngritjes s\u00eb banesave, lidhjen e tyre me relievin, paraqiste interes t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr artist\u00ebt. Duket i drejt\u00eb mendimi se, v\u00ebshtir\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr e nd\u00ebrtimit t\u00eb banesave t\u00eb qytetit do t\u2019i jepte Beratit hijeshin\u00eb e sotme. <strong><\/strong><\/p>\n<p>Ilia Xhimitiku, ose Lilo Xhimitiku, si\u00e7 e th\u00ebrriste gjith\u00eb qyteti p\u00ebr vite e vite me rradh\u00eb e, po ashtu ai e kujton edhe sot me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr <em>t\u00eb l\u00ebmuar<\/em>, \u00ebsht\u00eb lindur n\u00eb lagjen karakteristike, Goric\u00eb, t\u00eb Beratit m\u00eb 20 korrik 1907. Familja e tij asokohe merrej me treg\u00ebti. Nj\u00eb dhurat\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb madh, Milto, aparati fotografik \u201cKODAK\u201d (6X9), shkaktoi \u201cprekjen\u201d e par\u00eb t\u00eb tij me bot\u00ebn e fotografis\u00eb, nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb do ta mbante gjith\u00eb jet\u00ebn t\u00eb lidhur me t\u00eb e, do t\u2019i siguronte jetes\u00ebn, por do ishte dhe burim k\u00ebnaq\u00ebsish t\u00eb pamata shpirt\u00ebrore. Fillon t\u00eb m\u00ebsoj fotografimin tek Palok Gurashi, m\u00eb pas, sh\u00ebrbimi ushtarak n\u00eb Shkod\u00ebr i dhuron rastin t\u00eb njihet me Marub\u00ebt (Kel dhe Geg\u00eb) dhe me fotograf\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shkodran\u00eb. M\u00eb 1929, Ilia xhimitiku, li\u00e7ensohet nga Oda e Tregtis\u00eb s\u00eb Beratit p\u00ebr t\u00eb ushtruar publikisht mjesht\u00ebrin\u00eb e fotografit (Gazeta \u201cMilosao\u201d-\u201c<em>Ura e<\/em> <em>Goric\u00ebs n\u00eb Berat, pse duhet restauruar<\/em>\u201d-nga Genci Samimi e Dritan \u00c7oku-18 dhjetor 2010). Nj\u00eb udh\u00ebtim, m\u00eb 1936, n\u00eb Itali i mund\u00ebson njohjen me qytet\u00ebrimin dhe kultur\u00ebn italiane (p\u00ebr aq sa lejon nj\u00eb udh\u00ebtim), por edhe pajisjen me aparate dhe materiale p\u00ebr fotografim t\u00eb prodhuar atje s\u00eb fundmi. Me kthimin n\u00eb vendlindje, puna e tij si fotograf u p\u00ebrmir\u00ebsua, ndaj dhe u shtua. Flasim kryesisht p\u00ebr portrete p\u00ebr qytetar\u00ebt, pun\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn \u201cmban familjen\u201d, por dhe q\u00eb e kryente me p\u00ebrkujdesje e aft\u00ebsi. Nuk harron t\u2019i shoq\u00ebroj fotot me njer\u00ebn nga dy vulat, at\u00eb t\u00eb that\u00eb, \u201cFoto Xhimitiku-Berat (Albania)\u201de, q\u00eb vendoste n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme t\u00eb fotos, djathtas posht\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb njom\u00ebn, \u201cIlia Xhimitiku&#8211;Fotograf Berat\u201d n\u00eb an\u00ebn e prapme.<\/p>\n<p>Veprimtaria rutin\u00eb n\u00eb dyqan, me portrete t\u00eb porositura, nuk e pengon at\u00eb q\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb edhe jasht\u00eb tij n\u00eb raste festash familjare, fetare, shoq\u00ebrore, foto t\u00eb pak\u00ebrkuara dokumentare t\u00eb ngjarjeve t\u00eb Beratit, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin histori. Tregon v\u00ebmendje, sidomos p\u00ebr t\u00eb paraqitur n\u00eb fotografit\u00eb e tij veshjet tradicionale t\u00eb krahin\u00ebs. Gjithashtu, t\u00eb shumta jan\u00eb fotot e Xhimitikut q\u00eb paraqesin v\u00ebrshimet karakteristike t\u00eb her\u00ebpashershme\u00a0 t\u00eb lumit Osum dhe p\u00ebrmbytjet q\u00eb pasojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e qytetit. Nga ato, kuptohet edhe nj\u00eb far\u00eb pafuqishm\u00ebrie e banor\u00ebve p\u00ebrball\u00eb forcave t\u00eb verbra t\u00eb natyr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb <em>n\u00eb gjah<\/em> t\u00eb t\u00eb rejave n\u00eb qytet, si vizita personalitetesh, p\u00ebrvjetore, nd\u00ebrtime dhe rind\u00ebrtime urbane, gjith\u00e7ka t\u00eb ndryshme nga e p\u00ebrdit\u00ebshmja e nj\u00eb qyteti tradicional pa industri e jet\u00eb t\u00eb zhurm\u00ebshme metropolis, por me banor\u00eb bujar\u00eb e tipik\u00eb p\u00ebr harmoni. Theksohet ky fakt edhe sepse n\u00eb Berat, kishte dhjetra kisha ortodokse dhe, po aq xhami myslimane, ku besimtar\u00ebt ushtronin fet\u00eb e tyre, duke respektuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. N\u00eb frym\u00ebn e k\u00ebsaj bashk\u00ebjetese t\u00eb qet\u00eb, mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb peizazh nga qyteti, fotografuar nga pjesa e sip\u00ebrme e lagjes Goric\u00eb. Shikimi i shpejt t\u00eb kujton pikturat e Lear, fotoja nuk ka kontraste tonale dhe \u00ebsht\u00eb e mbajtur n\u00eb gam\u00eb( duke p\u00ebrdorur nj\u00eb term nga piktura). Madje, mungesa e kontrasteve e largon disi k\u00ebt\u00eb shkrepje nga statusi i kartolin\u00ebs. Fotoja t\u00eb zhyt n\u00eb atmosfer\u00ebn e koh\u00ebs t\u00eb nj\u00eb qyteti pa ngjarje-kreshta dhe ka nj\u00eb romantiz\u00ebm t\u00eb ngroht\u00eb. N\u00eb foto t\u00eb tjera, ai, ka p\u00ebrdorur me shije kontrastet tonale. Kjo, v\u00ebrehet sidomos n\u00eb disa \u201cshkrepje\u201d t\u00eb rrugicave t\u00eb ngushta t\u00eb lagjeve karakteristike, \u201cMangalem\u2019 dhe \u201cGoric\u00eb\u201c, ato marrin ndri\u00e7im t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb nga drita diellore q\u00eb bije mbi muret e bardh\u00eb t\u00eb sht\u00ebpive. Nd\u00ebr fotot dokumentare t\u00eb Xhimitikut, mund t\u00eb p\u00ebrmendim \u201cNgritja e bustit t\u00eb \u201cBab\u00eb Dud\u00ebs\u201d (1937), Rikonstruksionin e Ur\u00ebs s\u00eb Goric\u00ebs (1938), formimin e Qeveris\u00eb Demokratike (tetor 1944), Vizit\u00ebn e Hrushovit (1959) ( Gazeta \u201cShekulli\u201d-<em>Lilo Xhimitiku-nj\u00eb fotograf p\u00ebr Beratin<\/em> <em>e viteve \u201830<\/em>\u201d-nga Sulo Gozhina, 02.7.2007). Nj\u00eb foto tjet\u00ebr e Xhimitikut, dokumentare dhe historike\u00a0 paraqet nj\u00eb grup t\u00eb burgosurish politik\u00eb n\u00eb Berat m\u00eb 1945. Dy prej t\u00eb cil\u00ebve, Namik Meqemeja dhe Resul Dollani (Toxhari), djem t\u00eb rinj, rreth 20-22 vje\u00e7, u ekzekutuan pas pak kohe, ngjarje q\u00eb tronditi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Gjithsesi, duke shikuar me v\u00ebmendje ato ekzemplar\u00eb fotografik\u00eb, q\u00eb kan\u00eb \u201cmbijetuar\u201d n\u00eb duart\u00eb e dashamir\u00ebsve t\u00eb tij, mund t\u00eb thuhet se ai zot\u00ebronte me leht\u00ebsi element\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb fotografis\u00eb, si kuadrimi, drit\u00eb-hija, k\u00ebndshikimi, kontrastet. N\u00eb peizazhet v\u00ebrehet se ai\u00a0 zgjedh me shije pik\u00ebn ku vendos aparatin, q\u00eb pamja, k\u00ebsodore, t\u00eb shp\u00ebrfaqi <em>t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn,<\/em> q\u00eb nj\u00eb sy i zakonsh\u00ebm nuk e dallon. Mjaft, foto t\u00eb Lilo Xhimitikut u shtyp\u00ebn edhe si kartolina, ndon\u00ebse shpesh ato e tejkalonin at\u00eb em\u00ebrtim. Ai, ka fotografuar kryesisht, me filma, por ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb studio (dyqan) ka p\u00ebrdorur edhe teknollogjin\u00eb me pllaka xhami, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vitet e para t\u00eb veprimtaris\u00eb p\u00ebr popullat\u00ebn. Po ashtu, kujtojm\u00eb se fotografit\u00eb e tij jan\u00eb bardh\u00eb e zi, por edhe n\u00eb sepje, ndon\u00ebse jo shpesh. Lilo Xhimitiku, ndihmoi me p\u00ebrvoj\u00ebn e tij, rreth viteve \u201960 e \u201970, n\u00eb hapjen e sektor\u00ebve t\u00eb fotografis\u00eb (n\u00eb nd\u00ebrmarrjet komunale) n\u00eb P\u00ebrmet, Lushnje, Fier, \u00c7orovod\u00eb, Gramsh, por sidomos duhet theksuar se n\u00eb vitet 1956-57, ai nd\u00ebrmorri nism\u00ebn p\u00ebr ngritjen e grupit t\u00eb fotograf\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl pran\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Pionerit t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr fotot dokumentare, tashm\u00eb me vlera shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha historike t\u00eb Xhimitikut, \u00ebsht\u00eb dhe ajo q\u00eb titullohet shkurt, \u201cBerat, 1936\u201d. N\u00eb at\u00eb vit, u \u00e7vendos\u00ebn p\u00ebr n\u00eb vendlindjet e tyre, eshtrat e atdhetar\u00ebve \u00c7er\u00e7iz Topulli dhe Mu\u00e7o Qulli, t\u00eb vrar\u00eb pabesisht nga shovinist\u00eb malazez\u00eb n\u00eb rrethinat e Shkodr\u00ebs m\u00eb 1915. Rrug\u00ebs prej qytetit verior deri n\u00eb Gjirokast\u00ebr, kortezhi me arkmortet, b\u00ebri dhe nj\u00eb ndales\u00eb n\u00eb Berat, ku iu rezervua nj\u00eb nderim i merituar n\u00eb Bashki. Populli i qytetit, me homazhet e shumta ndaj dy d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb shqiptarizm\u00ebs, shp\u00ebrfaqi, p\u00ebrve\u00e7 frym\u00ebs atdhetare dhe civilizmin e tij karakteristik. \u00c7astin e p\u00ebrcjelljes s\u00eb arkmorteve nga Bashkia ka p\u00ebrngrir\u00eb Xhimitiku n\u00eb fotografin\u00eb q\u00eb shqyrtojm\u00eb, por edhe n\u00eb disa foto t\u00eb tjera deri sa kortezhi doli nga qyteti. Mendojm\u00eb se kjo foto flet p\u00ebr atdhedashurin\u00eb dhe qytetarin\u00eb e Beratit, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se mjaft fjalime e deklarata.<\/p>\n<p>Studimi dhe analiza e vepr\u00ebs s\u00eb Xhimitikut, b\u00ebhet duke shikuar me v\u00ebmendje fotografit\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbritur n\u00eb dit\u00ebt tona, q\u00eb me llogaritje t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 10% t\u00eb gjith\u00eb\u00a0 krijimtaris\u00eb s\u00eb tij. Num\u00ebr friksh\u00ebm, i vog\u00ebl. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb tri fat\u00ebkeq\u00ebsive t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb kan\u00eb pllakosur fondin e tij. S\u00eb pari, m\u00eb 13 shtator 1944, i u dogj sht\u00ebpia n\u00eb Goric\u00eb bashk\u00eb me arkivin, e dyta, stuhia i shkat\u00ebron, n\u00eb shkurt 1954, studjon dhe, e treta, v\u00ebrshimet e lumit Osum, m\u00eb 1962, p\u00ebrmbytin arkivin dhe ateljen, shkat\u00ebrojn\u00eb aparatet dhe pajisjet e stampimit, foto dhe let\u00ebr e pap\u00ebrdorur, kimikate etj, duke i shkaktuar humbje kolosale t\u00eb pariparueshme (Gazeta \u201cTema\u201d-\u201c<em>Francez\u00ebt sjellin \u201cMarubin\u201d beratas<\/em>\u201d-nga Abedin Kaja e Xhovani Shyti-03.7.2007)). K\u00ebtyre, duhet tu shtohen edhe shum\u00eb foto t\u00eb zhdukura nga vet Lilo Xhimitiku, me persona e ngjarje t\u00eb pap\u00eblqyeshme p\u00ebr regjimin, nga frika se mund t\u00eb sh\u00ebrbenin si \u201ccorpus delicti\u201d p\u00ebr persekutim. Shum\u00eb foto me karakter politik, si vizita personalitetesh shtet\u00ebrore t\u00eb Lilos, jan\u00eb botuar vazhdimisht n\u00eb shtyp, por pa em\u00ebr autori. Po ashtu, v\u00ebrejm\u00eb se ai ka realizuar edhe mjaft portrete interesante t\u00eb njohurish n\u00eb mjediset e tyre familjare, duke p\u00ebrjat\u00ebsuar n\u00eb letr\u00ebn fotografike\u00a0 psikollogjin\u00eb e tyre. Edhe n\u00eb k\u00ebto shkrepje, atij nuk i p\u00eblqejn\u00eb kontrastet e forta.<\/p>\n<p>Ilia Xhimitiku, u m\u00ebsoi mjesht\u00ebrin\u00eb e fotografimit edhe dy djem\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb fotografuan gjat\u00eb, por pa arritur nivelin e t\u00eb atit. Dhjet\u00eb vjet pas daljes n\u00eb pension, Ilia Xhimitiku, fotografi simbol i Beratit, shuhet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb lagjen Goric\u00eb n\u00eb vitin 1977. P\u00ebrcjellja plot\u00eb nderime p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit, tregoi p\u00ebr respektin dhe dashurin\u00eb e bashk\u00ebqytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e krijimtaris\u00eb s\u00eb Ilia Xhimitikut, kemi bindjen e plot\u00eb se ndodhet n\u00eb familjet e vjetra beratase, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt, mund t\u00eb mblidhen nga \u201cGaleria Lear\u201d e qytetit, q\u00eb gjithsesi, nuk duhet qortuar p\u00ebr munges\u00eb veprimtarish. Kjo do p\u00ebrb\u00ebnte nje detyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Ilia Xhimitikut, vendin e nderuar q\u00eb i takon jo vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e Beratit, por dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb fotografis\u00eb shqiptare e, vepra e tij do shp\u00ebrfaqej me t\u00eb gjitha vlerat e saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0Foto te Ilia Xhimitikut:<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-1645\" title=\"qerim vrioni\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni-1024x744.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni-1024x744.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni-300x217.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni.jpg 1280w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni-3.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1644\" title=\"qerim vrioni 3\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni-3.jpg\" alt=\"\" width=\"512\" height=\"325\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni-3.jpg 512w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni-3-300x190.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 512px) 100vw, 512px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni-4.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1643\" title=\"qerim vrioni 4\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni-4.jpg\" alt=\"\" width=\"415\" height=\"254\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni-4.jpg 415w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/qerim-vrioni-4-300x183.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 415px) 100vw, 415px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 ILIA\u00a0 XHIMITIKU\u2014FOTOGRAFI\u00a0 SIMBOL\u00a0 I\u00a0 BERATIT Qerim Vrioni, grand rapids, Michigan Nd\u00ebr fotograf\u00ebt\u00a0 e Beratit q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb historin\u00eb e qytetit n\u00eb shekullin e kaluar \u00ebsht\u00eb dhe Ilia Xhimitiku. Madje, ai p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij fotografike, nivelin dhe fushat ku e ka ushtruar&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1638","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1638"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1638\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1646,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1638\/revisions\/1646"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}