{"id":1635,"date":"2012-09-13T11:38:02","date_gmt":"2012-09-13T11:38:02","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1635"},"modified":"2012-09-13T11:38:02","modified_gmt":"2012-09-13T11:38:02","slug":"a-ngjan-kreshnik-spahiu-me-nje-berber-prizreni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1635","title":{"rendered":"A NGJAN KRESHNIK SPAHIU ME NJ\u00cb BERBER PRIZRENI"},"content":{"rendered":"<div>\n<div>\n<div><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/rexhep-shahu1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1636\" title=\"rexhep shahu\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/rexhep-shahu1.jpg\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"187\" \/><\/a>REXHEP SHAHU<\/strong><\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>A NGJAN KRESHNIK SPAHIU ME NJ\u00cb BERBER PRIZRENI<\/strong><\/div>\n<div><\/div>\n<div>(Replik\u00eb e detyruar me mikun tim Agron Tufa, rreth shkrimit t\u00eb tij me titull \u201cKoha kur k\u00ebrc\u00ebnonte Kreshniku\u201d)<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u201cTradh\u00ebtar\u00ebt porsi miu<\/div>\n<div>I d\u00ebnon Kreshnik Spahiu\u2026\u201d.<!--more--><\/div>\n<div><\/div>\n<div>Dikush m\u00eb thot\u00eb se Kreshnik Spahiu i Aleanc\u00ebs Kuqezi ngjan me nj\u00eb berber t\u00eb zakonsh\u00ebm n\u00eb Prizren. Por jo, un\u00eb them jo. Cilido berber n\u00eb Prizren ka dinjitet. Ato din\u00eb ta mbajn\u00eb briskun. M\u00eb ka marr\u00eb malli me u rrue n\u00eb Prizren, me e pastrue k\u00ebt\u00eb mjekr\u00ebn e ashp\u00ebr, me i pre flok\u00ebt p\u00ebr lezet, plot kujdesje e temenara. P\u00ebr Kreshnikun s\u2019e di. S\u2019e di a ka dinjitet, s\u2019e di a di ta mbaj\u00eb briskun e rrojes. Por brisk rroje q\u00eb ngjan si kos\u00eb ai e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe po pret ka\u00e7urrelet e reve n\u00eb qiell, st\u00ebrkalat e pabindura t\u00eb dallg\u00ebve n\u00eb det.<\/div>\n<div>Pastaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg t\u00eb krahasohet Kreshniku me berberin e Ali Pashait q\u00eb i vinin shpesh mendime t\u00eb liga sikur\u2026 sikur me ia pre kryet pashait\u2026<\/div>\n<div>Berberi ve\u00e7 nj\u00eb brisk ka n\u00eb dor\u00eb. Kreshniku ka n\u00eb dor\u00eb gjith\u00e7ka. Ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shpata e Demokleut. Ama gjith\u00e7ka ka n\u00eb dor\u00eb po t\u00eb them Agron Tufa. Ai vendos fatet e kombit ton\u00eb, t\u00eb rajonit ton\u00eb, t\u00eb kontinentit dhe t\u00eb bot\u00ebs. T\u00eb zogjve, t\u00eb kafsh\u00ebve, t\u00eb njerzve q\u00eb jan\u00eb mbi tok\u00eb dhe t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn tok\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se ai vendos edhe p\u00ebr marsian\u00ebt. Ai i urdh\u00ebron. Ai vran e kthjell. Ngroh e ftoh. Gj\u00ebmon e veton. Zbardh, nxin. B\u00ebn dit\u00ebn, b\u00ebn nat\u00ebn. Mbron e shet dete, blen dete, oqeane, lumej, p\u00ebrrej. Mbron qiellin, shet qiellin po deshi. Ti nuk e di, por me iu mbush\u00eb mendja ua ndalon fluturimin zogjve. Ai shemb kushtetuta, nd\u00ebrton nga e para kushtetuta, \u00e7el\u00eb dosje, mbyll\u00eb dosje. Ai d\u00ebnon me burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme, me varje. Me varje edhe p\u00ebr gjuhe po deshe ti.<\/div>\n<div>Kujdes edhe ti Agron Tufa se je tamam me t\u00eb \u00e7el\u00eb dosje Niku edhe ty. Se nuk je pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb strukturat e k\u00ebtij shteti. Je i njohur n\u00eb vend. Drejton edhe TVSH \u2013 n\u00eb dhe disa organizma t\u00eb tjera. Edhe mua mund t\u00eb m\u00eb \u00e7el\u00eb dosje, por nuk i fut mendt\u00eb me mua ai. Por edhe n\u00ebse m\u00eb \u00e7el dosje, un\u00eb i di m\u00ebkatet e mia, e meritoj p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij shkrimi dhe t\u00eb kapitullit Folkpatriotiz\u00ebm, n\u00eb librin Apologji p\u00ebr Udh\u00ebn e Kombit. Ose mbase edhe se kam punuar z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs shtypi i Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb. Por nuk e kam pesh\u00ebn t\u00ebnde, ndaj mos u \u00e7udit n\u00ebse t\u00eb \u00e7el dosje Niku.<\/div>\n<div>Kreshniku \u00ebsht\u00eb n\u00eb rol i dashur Agron, n\u00eb rolin e tij sikur po mban flamurin, sikur ka n\u00eb dor\u00eb shkopin\u2026 Sikur po p\u00ebrgatitet e po ushtrohet me hy n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb arteve p\u00ebr aktor, sikur\u2026<\/div>\n<div>Flok\u00ebt e zes. Kujdes, krejt t\u00eb zes. Krejt brilantin\u00eb. Shndritsh\u00ebm e si pakujdessh\u00ebm. Krehur or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Me flamur i p\u00eblqen me dal\u00eb kudo. I mrrolt\u00eb. I vrant\u00eb, shum\u00eb i vrant\u00eb, vrant\u00eb. Me ato gishtat kryq\u00ebzuar sikur thot\u00eb dyfish hypni k\u00ebtu e shihni Stambollin. I rrethuar nga fotomodele q\u00eb kushtojn\u00eb shtrenjt\u00eb. Aktron bukur. Plot drith\u00ebrim\u00eb, nerv, ankth p\u00ebr kufomat, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruarit, p\u00ebr t\u00eb vdekurit e partive t\u00eb tjera.. Ngre t\u00eb vdekurit nga varri. Kush zot\u00ebron t\u00eb vdekurit, dihet, zot\u00ebron jet\u00ebn e gjall\u00eb, apo jo Agron. Ai blen t\u00eb vdekurit. I gradon kalor\u00ebs, b\u00ebn taborre me to p\u00ebr me tremb\u00eb t\u00eb gjall\u00ebt.<\/div>\n<div>Ai ka ushtri pas vetes. I ka n\u00eb xhep. Kur t\u00eb duash ti ai i ka nj\u00eb milion\u00eb vota q\u00eb sot. Vet\u00ebm brenda vendit. Pa llogarit\u00eb sa ka n\u00eb diaspor\u00eb. Mund ti b\u00ebhen 5 milion\u00eb vota. Ai do ta marr\u00eb pushtetin vet\u00ebm, nuk do t\u00eb bashkohet me k\u00ebto t\u00eb vjetrat parti si PD e PS, por as me Frym\u00ebn e re. Jo jo jo, nuk ka asnj\u00eb lidhje me frym\u00ebn e re apo grom\u00ebsim\u00ebn e re t\u00eb Topit, jo. M\u00eb von\u00eb do bashkohet q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb plot\u00eb shqiponj\u00ebn. Ai do ti fitoj\u00eb zgjedhjet dhe n\u00eb parlament do t\u00eb ket\u00eb jo dy t\u00eb tretat, por kat\u00ebr t\u00eb tretat. N\u00ebse parlamentit i duhen 140 deputet\u00eb, Kreshniku do t\u00eb fitoj\u00eb 240 deputet\u00eb. \u00cbsht\u00eb e prer\u00eb kjo, ta siguroj un\u00eb Agron k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ai i ka nj\u00eb milion\u00eb vota q\u00eb sot, kur t\u00eb dyja forcat e m\u00ebdha politike nuk i b\u00ebjn\u00eb q\u00eb sot nj\u00eb milion\u00eb vota.<\/div>\n<div>S\u2019e desh harrova. Do t\u2019i k\u00ebndohet k\u00ebnga. Ajo e q\u00ebmotshmja : \u201cTradh\u00ebtar\u00ebt porsi miu \/ I d\u00ebnon Bedri Spahiu\u2026\u201d, do t\u00eb k\u00ebndohet nga sivjet e mbrapa: \u201cTradh\u00ebtar\u00ebt porsi miu \/ I d\u00ebnon Kreshnik Spahiu\u2026\u201d. Shp\u00ebtuam thuaj. Shp\u00ebtuam prej tradh\u00ebtave. Kemi Nikun tani.<\/div>\n<div>Ti thua se po d\u00ebnon shum\u00eb Niku. Po le t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb o Agron djali edhe ai ndonj\u00eb se nuk b\u00ebhet nami. 20 vjet n\u00eb maj\u00eb t\u00eb piramid\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, edhe pse i p\u00ebrkulur gjithmon\u00eb, sa kapo e shef plot salltanete, gj\u00ebm\u00ebmadh, mir\u00ebb\u00ebr\u00ebs, m\u00ebshir\u00ebb\u00ebr\u00ebs, shefcakonj\u00ebs, kryetarcaktonj\u00ebs, gjyqtarcaktonj\u00ebs p\u00ebr gjith\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare sipas merit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkulje majtas ose djathtas nga pesha e \u00e7ant\u00ebs q\u00eb ofron tek shefcaktonj\u00ebsi, edhe ai pra duhet t\u00eb d\u00ebnonte ndonj\u00eb. Ja nuk i d\u00ebnoi at\u00ebher\u00eb se ishte koha e p\u00ebrkuljes deri n\u00eb tok\u00eb, nuk pati koh\u00eb, deshir\u00eb e mund\u00ebsi t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb asnj\u00eb, t\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb nism\u00eb, nuk pati mund\u00ebsi t\u00eb d\u00ebnonte krimet e komunizmit (sa shum\u00eb pretendon edhe ti Agron\u2026), nuk deshi t\u00eb d\u00ebnont\u00eb sigurimsat dhe i mbeti ora t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e sigurimit (duke harruar me dashje sigurimsat q\u00eb pun\u00ebsonin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb vart\u00ebs\u2026) le ti d\u00ebnoj\u00eb ca tani or v\u00eblla. Edhe ai duhet t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb ca se n\u00eb fund t\u00eb fundit ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe iku pa d\u00ebnuar asnj\u00eb por vet\u00ebm duke falur gjithmon\u00eb i shkoi 20 vjetshi\u2026<\/div>\n<div>Pak \u00ebsht\u00eb q\u00eb do ta d\u00ebnoj\u00eb Berish\u00ebn me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Si detshit\u00ebs. Si udh\u00ebkombb\u00ebr\u00ebs. Sa mir\u00eb q\u00eb kemi Kreshnikun q\u00eb na mbron detin, na mbron shtetin\u2026<\/div>\n<div>Kreshniku nuk duhet t\u00eb impresionohet fare nga ti Agron Tufa. E ka leht\u00eb fare : nj\u00eb t\u00eb urdh\u00ebruar p\u00ebr me i hap\u00eb dosje Agron Tuf\u00ebs, tak fap. Apo nuk e meriton ai Agron Tufa se si shpesh hedh fjal\u00eb t\u00eb helm\u00ebta q\u00eb plagosin e dhembin m\u00eb shum\u00eb se thika e bajoneta.<\/div>\n<div>Sa ishim te Berisha, n\u00eb fakt ai e meriton t\u00eb d\u00ebnohet. Por vet\u00ebm p\u00ebr shkakun q\u00eb e pati b\u00ebr\u00eb numrin dy t\u00eb qeveris\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vend Kreshnik Spahiun dhe e pati ul\u00eb\u2026 n\u00eb sexhade&#8230; E pati b\u00ebr\u00eb n\u00ebnkryetar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Berisha e meriton nj\u00eb d\u00ebnim.<\/div>\n<div>Po p\u00ebr Nikun edhe Berisha \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl. Nikut nuk i ka shkue ende mendja se ai d\u00ebnon Jezuin, Muhametin, Anshajnin pse shpiku at\u00eb dreq bombe, Shekspirin, Danten, Sokratin, Senek\u00ebn, Hygon\u00eb, Dostojevskin, Hurshovin, Obam\u00ebn, Bushin. I fut nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm apo me varje Dit\u00ebs, Nat\u00ebs, Diellit, Er\u00ebs, Shiut q\u00eb p\u00ebrmbyti Shkodr\u00ebn, Zjarrit q\u00eb na dogji pyjet, Rrufeve q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb zhurm\u00eb kur k\u00ebrcasin, Vet\u00ebtimave q\u00eb na verbojn\u00eb syt\u00eb kur shndrisin, Dimrit, Ver\u00ebs, Vjesht\u00ebs, Pranver\u00ebs\u2026<\/div>\n<div>E ke hak ti Agron nj\u00eb \u00e7elje dosje dhe nj\u00eb d\u00ebnim deri n\u00eb 8 vjet. Por \u00e7ke ti, mos u tut, se marrim Nikun avokat dhe t\u00eb liron ai n\u00eb vend. I di mir\u00eb kombinacionet, \u00ebsht\u00eb i papar\u00eb. I themi at\u00ebher\u00eb, avokat Niku, a po na mbron nga ai Kreshniku i tmerrsh\u00ebm\u2026<\/div>\n<div>Ti Agron miku do ta p\u00ebrjashtosh edhe nga folklori politik? Pse or v\u00eblla. Berisha e p\u00ebrjashtoi, edhe ti don ta p\u00ebrjashtosh. Po ty s\u2019po ta c\u00ebnon folklorin si\u00e7 ia c\u00ebnoi Berish\u00ebs shtetin. Ulur n\u00eb karrigen e shtetit b\u00ebri biznes politik, parti politike, futi vota vart\u00ebsish n\u00eb pe (hyp k\u00ebtu e shif Stambollin\u2026).<\/div>\n<div>Ai do ti marr\u00eb me radh\u00eb, nuk b\u00ebn pazare ai, nuk fal ai. Do ta d\u00ebnoj\u00eb Ram\u00ebn, Bash\u00ebn, Nanon, Ru\u00e7in, Met\u00ebn, Ngjel\u00ebn, Gjinushin, gjith\u00eb gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt q\u00eb s\u2019i ka em\u00ebruar ai do ti d\u00ebnoj\u00eb. Gjith\u00eb koncensionet do t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb, do t\u2019i anuloj\u00eb. Koncensiondh\u00ebn\u00ebsit do t\u2019i var\u00eb p\u00ebr gjuhe, t\u00eb t\u00ebr\u00eb do t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb se ai nuk fal jo, \u00ebsht\u00eb strikt, i prer\u00eb, i drejt\u00eb, thell\u00ebsisht i ndersh\u00ebm. P\u00ebr interesa t\u00eb atdheut ai nuk fal ask\u00ebnd.<\/div>\n<div>Thua ti jan\u00eb mbyll\u00eb disa dosje ligj\u00ebrisht!? Do ti hap\u00eb ai s\u00ebrish se ai \u00ebsht\u00eb ligji vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbiligji. \u00cbsht\u00eb kushtetuta vet\u00eb. Ai do t\u00eb krijoj\u00eb gjykat\u00ebn p\u00ebr gjykim t\u00eb vendimeve t\u00eb gjykatave t\u00eb krimeve t\u00eb \u00ebnd\u00ebrruara. Mos u \u00e7udit jo, mbaje mend \u00e7\u2019po t\u00eb them.<\/div>\n<div>A ke degjuar ti at\u00eb \u201cNga nj\u00ebri det, n\u00eb tjetrin det, zot ishim vet\u00eb\u2026\u201d. E reciton Mirush Kabashi. At\u00eb do mb\u00ebrrij\u00eb Kreshniku. T\u00ebr\u00eb detet do t\u2019i marrim se jan\u00eb tonat, ishim zot\u00ebr vet\u00eb nga nj\u00ebri det n\u00eb tjetrin det\u2026<\/div>\n<div>Athin\u00ebn the?! Do ta marr\u00eb shpejt e shpejt Kreshniku Athin\u00ebn se \u00ebsht\u00eb shqiptare ajo. Ai e di lagjen \u201cPlak\u00eb\u201d atje, e di se \u00ebsht\u00eb e jona. Gjith\u00eb emigrant\u00ebt votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Por edhe grek\u00ebt e serb\u00ebt e pak\u00ebnaqur n\u00eb vendet e tyre do t\u00eb votojn\u00eb Nikun.<\/div>\n<div>E di ti Agron pse nuk e pranuan n\u00eb UNESCO Ciklin ton\u00eb t\u00eb Kreshik\u00ebve? Ja ta them un\u00eb. Ministria jon\u00eb e Kultur\u00ebs d\u00ebrgoi dosjen e Ciklit t\u00eb Kreshnik\u00ebve p\u00ebr ta pranuar n\u00eb UNESKO bashkarisht me Kosov\u00ebn.<\/div>\n<div>P\u00ebrgjigje mospranuese u p\u00ebrligj me statusin e Kosov\u00ebs q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e OKB. Po kush e ha k\u00ebt\u00eb? Burime t\u00eb sigurta b\u00ebjn\u00eb me dije se kjo ka lidhje me vet\u00eb emrin e Ciklit t\u00eb Kreshnik\u00ebve. Ai nuk duhet t\u00eb quhet Cikli i Kreshnik\u00ebve, por Cikli i Kreshnikut.<\/div>\n<div>Po po, ka vet\u00ebm nj\u00eb Kreshnik, than\u00eb ata t\u00eb huajt, por ju shqiptar\u00ebt nuk doni t\u2019ia dini vler\u00ebn\u2026 Duhen b\u00ebr\u00eb negociata t\u00eb reja me UNESKON. Fundja s\u2019\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e madhe dhe e r\u00ebnd\u00eb. Si Cikli i Kreshnik\u00ebve si Cikli i Kreshnikut, s\u2019\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb ndryshim i madh. Ti Agron s\u2019leshon pe k\u00ebtu, por d\u00ebgjo se dogmatizmi \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm.<\/div>\n<div>A e d\u00ebgjove nj\u00eb dit\u00eb vere sivjet teksa shpallte tradh\u00ebtin\u00eb e Berish\u00ebs n\u00eb Sh\u00ebngjin t\u00eb Lezh\u00ebs, para plazhist\u00ebve nga Kosova. Tradh\u00ebtia \u00ebsht\u00eb se ai Berisha ka nd\u00ebrtuar Udh\u00ebn e Kombit p\u00ebr hat\u00ebr dhe interes t\u00eb serb\u00ebve. Dhe p\u00ebr Kreshnik Spahiun Udha e Kombit \u00ebsht\u00eb Udha e Serb\u00ebve. Po po, k\u00ebshtu tha Niku para kosovar\u00ebve n\u00eb Sh\u00ebngjin. Dhe t\u00eb jesh i sigurt\u00eb ti Agron Tufa se nj\u00eb dit\u00eb vet\u00ebm serb\u00ebt do t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Udh\u00ebn e Kombit ton\u00eb se shqiptar\u00ebt do t\u00eb ecin n\u00ebp\u00ebr mal me hy e me dal\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb vijn\u00eb te deti n\u00ebp\u00ebr mal t\u00eb gjith\u00eb kosovar\u00ebt. Ose le t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr udh\u00ebn e vjet\u00ebr meq\u00eb e reja \u00ebsht\u00eb udh\u00eb serb\u00ebsh e vjedhjesh. E kan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe nja dy a tre ambasador\u00eb t\u00eb huaj, e di edhe Enver Robelli q\u00eb ata ambasador\u00ebt e huaj kan\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Xhon Uidhers Gerdeci the?! Jo, jo, ai nuk ka th\u00ebn\u00eb se Udha e Kombit \u00ebsht\u00eb udha e vjedhjes. Jan\u00eb ambasador\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb. E di sakt\u00eb Enver Robelli pra se cil\u00ebt ambasador\u00eb e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/div>\n<div>Ministria e Kultur\u00ebs dhe Turizmit, duhet ta shp\u00ebrblej\u00eb Kreshnik Spahiun sepse gjith\u00eb njerzit q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb plazhe sivjet n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk erdh\u00ebn p\u00ebr plazh por erdh\u00ebn vet\u00ebm se donin t\u00eb shihnin Nikun, donin ta takonin Nikun, ta d\u00ebgjonin tek u fliste Niku nga af\u00ebr, live, q\u00eb t\u00eb mrekulloheshin duke e par\u00eb at\u00eb n\u00eb rolin e tij t\u00eb aktrimit. Atdhetar\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb Nikut dhe ai ua la amanet gjith\u00eb kosovar\u00ebve, mos udh\u00ebtoni n\u00ebp\u00ebr udh\u00ebn e serb\u00ebve q\u00eb ua ka b\u00ebr\u00eb Berisha, por hajdi n\u00ebp\u00ebr udh\u00ebn e vjet\u00ebr. Ministri Bum\u00e7i duhet ta shp\u00ebrblej\u00eb Nikun. Mor po vet\u00eb Berisha duhet ta shp\u00ebrblej\u00eb Nikun q\u00eb solli aq shum\u00eb pushues sivjet. Nuk ia din\u00eb kimentin fare Nikut.<\/div>\n<div>Ti miku im Agron e ke marr\u00eb seriozisht. Na shkrive gazit. A mos t\u00eb ka hedh\u00eb zihiret, dhe, edhe ty shakujt e ven\u00ebs po t\u00eb ngjajn\u00eb si gjigande. \u00cbsht\u00eb Niku ej San\u00e7oja i radh\u00ebs. Don me mbush barkun ai. Ti dhe un\u00eb i dukemi Donkishot\u00eb, vjersh\u00ebtor\u00eb, idealist\u00eb koti. Don lek\u00eb San\u00e7oja \u2013 Niku yn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit se, \u00e7far\u00eb kujton ti, hyp pa pare hoxha n\u00eb minare?\u2026 Spektaklet komb\u00ebtariste nuk b\u00ebhen me dushke misri, por me lek\u00eb, me lek\u00eb o njeri. \u00cbsht\u00eb stina e mashtrimit e aktrimit p\u00ebr vota se pa vota nuk hyhet n\u00eb parlament e pa qen\u00eb atje kurgj\u00eb kurrkujt, m\u00eb rrove t\u00eb rrova, brisku i berberit t\u00eb Prizrenit&#8230;<\/div>\n<div>Po t\u00eb duket Kreshniku dhe AK m\u00eb shum\u00eb zi se sa kuq ty Agron Tufa?! Mua m\u00eb duket m\u00eb shum\u00eb kuq se sa zi.<\/div>\n<div>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo luft\u00eb ndaj t\u00eb zez\u00ebs Agron. E kemi shqiponj\u00ebn t\u00eb zez\u00eb. Por m\u00eb duket t\u00eb \u00ebsht\u00eb prishur numri i syzeve, shiko rregullo numrin e syzeve. Nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb zez\u00eb do ta kemi, por ama nj\u00eb pik\u00eb e jo krejt zi apo m\u00eb shum\u00eb zi\u2026<\/div>\n<div>P\u00ebrmend diku nazist\u00ebt. Jo. Niku i ka xhan hebrenjt\u00eb, (jo si mysliman jo\u2026), amerikan\u00ebt, norvegjez\u00ebt, kinez\u00ebt, turqit, po po turqit\u2026 Ai do ta marr\u00eb edhe Sk\u00ebnderbeun me gjith\u00eb kal\u00eb dhe do t\u2019ia \u00e7oj\u00eb atje n\u00eb Stamboll Erdoganit e do ti thot\u00eb hiqe mor k\u00ebt\u00eb Ataturkun dhe mba k\u00ebt\u00eb Sk\u00ebnderbeun. Nuk e pati shpall\u00eb kot Papa kalor\u00ebs t\u00eb Europ\u00ebs, t\u00eb krisht\u00ebrimit, shpalleni ju turqit edhe kalor\u00ebs t\u00eb Azis\u00eb\u2026 N\u00eb vend t\u00eb Sk\u00ebnderbeut do t\u00eb rrij\u00eb vet\u00eb Niku q\u00eb ta vazhdoj\u00eb pajtimin me turqit q\u00eb e ka pul\u00eb e pite\u2026<\/div>\n<div>Agron, shiko, Mishelja e Obam\u00ebs tha se Barak Obama \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra amerikane. Nd\u00ebrsa un\u00eb po t\u00eb them se Kreshnik Spahiu \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra shqiptare. D\u00ebgjove? D\u00ebgjova thuaj. Kaq.<\/div>\n<\/div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>REXHEP SHAHU A NGJAN KRESHNIK SPAHIU ME NJ\u00cb BERBER PRIZRENI (Replik\u00eb e detyruar me mikun tim Agron Tufa, rreth shkrimit t\u00eb tij me titull \u201cKoha kur k\u00ebrc\u00ebnonte Kreshniku\u201d) \u201cTradh\u00ebtar\u00ebt porsi miu I d\u00ebnon Kreshnik Spahiu\u2026\u201d.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-1635","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1635"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1635\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1637,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1635\/revisions\/1637"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}