{"id":1598,"date":"2012-09-03T23:39:49","date_gmt":"2012-09-03T23:39:49","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1598"},"modified":"2012-09-03T23:39:49","modified_gmt":"2012-09-03T23:39:49","slug":"kush-i-tha-enver-robelit-ne-kosove-se-do-te-kontestohen-zgjedhjet-e-ardhshme-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1598","title":{"rendered":"Kush i tha Enver Robelit ne Kosove se do te kontestohen zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/rexhep-shahu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1599\" title=\"rexhep shahu\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/rexhep-shahu.jpg\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"187\" \/><\/a>REXHEP SHAHU<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>(nj\u00eb debat me shkas n\u00eb Facebook, p\u00ebr vizit\u00ebn e presidentit Nishani n\u00eb Kosov\u00eb, mes Enver Robellit dhe meje)<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e vizit\u00ebs s\u00eb presidentit Nishani n\u00eb Kosov\u00eb Enver Robelli shkruan n\u00eb faqen e tij:<\/p>\n<p>&#8220;K\u00ebto vizitat e politikan\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe anasjelltas jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb sh\u00ebtitje bajate dhe kryesisht shoq\u00ebrohen me demagogji. Ardhacak\u00ebt nga Tirana lavd\u00ebrojn\u00eb \u201ct\u00eb arriturat\u201d n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebta \u201ctan\u00ebt\u201d shkojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u2019u fal\u00ebnderuar p\u00ebr \u201cangazhimin e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<!--more--> Me k\u00ebso formulimesh jokonkrete provohet t\u2019i hidhet hi n\u00eb sy opinionit. Realiteti? Shqip\u00ebria p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb largohet nga perspektiva evropiane, q\u00eb tani mund t\u00eb thuhet me siguri se edhe zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb kontestohen. Kosova nuk ka liberalizim vizash, n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti me vota t\u00eb vjedhura dhe me nj\u00eb bagazh akuzash q\u00eb shkojn\u00eb prej manipulimit t\u00eb tender\u00ebve deri te vrasjet. N\u00eb t\u00eb dy vendet politikan\u00ebt kryesor\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm masha t\u00eb grupeve t\u00eb biznesit dhe mafies, shpeshher\u00eb t\u00eb lidhur me oligark\u00eb grek\u00eb dhe serb\u00eb. Si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri rroga mesatare \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb Evrop\u00eb, nd\u00ebrsa politikan\u00ebt renditen te m\u00eb t\u00eb pasurit n\u00eb kontinentin e vjet\u00ebr. Zor t\u00eb ket\u00eb politikan per\u00ebndimor q\u00eb gjat\u00eb mandatit nd\u00ebrton sht\u00ebpi prej gati 1000 metra katror\u00eb (si puna e Hashim Tha\u00e7it) ose t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb vil\u00eb luksoze p\u00ebr t\u00eb birin (si puna e Sali Berish\u00ebs). T\u00eb huajt i din\u00eb k\u00ebto, andaj i l\u00ebn\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb vizita dhe t\u00eb luajn\u00eb rolin e shtetar\u00ebve brenda torisht\u00ebs politike shqiptare. Dhe p\u00ebr t\u00eb luajtur k\u00ebso rolesh nuk ka figurant\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se Zarifja dhe Nishani. Fundja, me di\u00e7ka duhet t\u00eb mashtrohen edhe kalamajt\u00eb me trup t\u00eb rritur&#8221;.<\/p>\n<p>Rexhep Shahu:<\/p>\n<p>&#8220;Enver, je nd\u00ebr penat shqipe q\u00eb un\u00eb respektoj shum\u00eb. Por n\u00eb tekstin m\u00eb sip\u00ebr m\u00eb duket se je vu n\u00eb rolin e zotit dhe ke sy me pa gjith\u00e7ka q\u00eb nuk e sheh tjet\u00ebr kush. Por nd\u00ebrkoh\u00eb, si\u00e7 lexoj n\u00eb tekstin t\u00ebnd, gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e hapsir\u00ebs Kosov\u00eb -Shqip\u00ebri jan\u00eb vi\u00e7a por nuk i len hunda me kullot\u00eb. Po m\u00eb duket se ke marr\u00eb kos\u00ebn n\u00eb krah dhe po i grah me kosit\u00eb pyllin mbar\u00eb ku nuk ka ve\u00e7 kllos\u00eb, bar e barishte t\u00eb k\u00ebqia, por ka edhe dru e lisa. Respekte p\u00ebr ju dhe pen\u00ebn tuaj&#8221;.<\/p>\n<p>Enver Robelli :<\/p>\n<p>&#8220;Zotni Rexhep, ju nuk po kontestoni asgje ne shenimin tim, por po perpiqeni qe dicka qe une nuk e kam thene te ma amputoni mua&#8230; Sic e shihni edhe nga reagimet: njerezit sidomos ne Kosove (flas per ata qe kane mendje kritike) jane ngopur me<\/p>\n<p>keso vizitash pa asnje efekt, vetem sa per sy e faqe dhe vetem per te treguar qe &#8220;jemi shtete&#8221;, duke i nxjerre nja dy police me uniforma solemne ne zhegun e mesdites&#8230; Edhe ne rastet kur nuk pajtoheni, eshte shume mire te perpiqeni te gjeni argumente kundershtuese dhe jo te hidhni fjale ne hava&#8230; Cdo te mire, E.R.&#8221;.<\/p>\n<p>Rexhep Shahu :<\/p>\n<p>&#8220;Miku im Enver. Po me \u00e7udit me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb deshp\u00ebrim q\u00eb t\u00eb paska shkaktuar vizita e Bujar Nishanit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShetitje bajate\u201d nuk me duket vizita e presidentit t\u00eb Shqiperis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00eb vjen keq Enver. Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, sado e vog\u00ebl, e vobekt\u00eb, vorb\u00eb krimi q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb duket ty Shqip\u00ebria, \u00ebsht\u00eb president i Shqip\u00ebris\u00eb, i zgjedhur nga parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues i sovranit dhe Shqip\u00ebria me at\u00eb zgjedhje pohoi se nuk mbeti peng as i mafies dhe as i askujt por pohoi sovranitet.<\/p>\n<p>Vizita e tij e par\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb, mendoj duhet respektuar.<\/p>\n<p>Qoft\u00eb edhe si vizite p\u00ebr me pi kafe me shqiptar\u00eb n\u00eb at\u00eb cop\u00eb Shqip\u00ebrie.<\/p>\n<p>\u201cArdhacak\u00ebt\u201de Tiran\u00ebs normal q\u00eb kan\u00eb \u00e7far\u00eb lavd\u00ebrojn\u00eb Kosov\u00ebn sepse edhe n\u00ebse nuk duam ne t\u00eb dy, Enver, Kosova ka do arritje. S\u00eb paku qeveriset prej shqiptar\u00ebve, t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb k\u00ebqinj, jan\u00eb shqiptar\u00eb. Dhe arritja tjet\u00ebr q\u00eb shihet \u00ebsht\u00eb se po jet\u00ebsohet \u00ebndrra e Rugov\u00ebs, po kryehet Udha e bashkimit fizik t\u00eb Kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe me pas syt\u00eb e zotit, si\u00e7 t\u00eb thash\u00eb, nuk mundesh me m\u00eb bind\u00eb mua dhe shumek\u00ebnd si mua se \u201cShqiperia po largohet cdo dite nga prespektiva europiane\u201d. U b\u00eb nj\u00eb kod zgjedhor i lavd\u00ebruar nga bota dhe miqt\u00eb q\u00eb na monitorojn\u00eb e k\u00ebshillojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ti po thua \u201cqe tani me siguri se edhe zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb kontestohen\u201d. K\u00ebt\u00eb ose ta kan\u00eb th\u00ebn\u00eb sherbimet e ndryshme sekrete t\u00eb huaja ose ta ka th\u00ebn\u00eb Edi Rama. Ose duhet t\u00eb pranosh se je jo si zoti, por je zoti vet\u00eb q\u00eb din dhe parasheh gjith\u00e7ka t\u00eb k\u00ebsaj toke. Ose, po hedh fall ne kaci dhe duhet me u trishtue prej k\u00ebtij paracaktimi, paravendosje, parath\u00ebnie.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria as Kosova nuk kan\u00eb qen\u00eb parajsa dhe tash po bjerren, nuk kan\u00eb qen\u00eb ylli ndricues dhe po shimen kadal\u00eb, por kan\u00eb qen\u00eb ashtu si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb, si\u00e7 e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt se si kan\u00eb qen\u00eb.<\/p>\n<p>Por absolutisht jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa kane qen\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e emnakut t\u00ebnd Enver dhe t\u00eb shokut Tito.<\/p>\n<p>Rrogat jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ultat n\u00eb Europ\u00eb vertet\u00eb por vijme si vendet m\u00eb t\u00eb varfra n\u00eb Europ\u00eb dhe nuk u b\u00ebm\u00eb t\u00eb tilla k\u00ebto dy dekada, apo jo. Dhe n\u00eb dy dekada ne nuk mund t\u00eb b\u00ebheshim fanar\u00eb ndri\u00e7ues t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>At\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Hashimit 1000 metra katrore nuk e di. Nuk di sa e si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Por di se sht\u00ebpia 1000 metra katrore ka me mij\u00ebra e mij\u00ebra n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr vil\u00ebn luksoze t\u00eb djalit t\u00eb Sali Berish\u00ebs nuk di gj\u00eb si e sa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, por Sali Berisha nuk ka djal\u00eb n\u00eb djep t\u00eb cilit i ka l\u00ebn\u00eb vil\u00eb, por ka djal\u00eb qe ka shum\u00eb vite q\u00eb punon dhe vila n\u00eb Shqip\u00ebri ka me mij\u00ebra e mij\u00ebra. Por nuk i v\u00eb duart n\u00eb zjarr as p\u00ebr vil\u00ebn e as p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. Duhet me pas\u00eb informacion t\u00eb sakt\u00eb dhe jo me u ra borive t\u00eb opozit\u00ebs vetem se na pelqen melodia.<\/p>\n<p>Edhe kjo lidhja me oligark\u00eb grek\u00eb dhe serb\u00eb, do t\u00eb ishte mir\u00eb p\u00ebr formatin t\u00ebnd dhe t\u00eb pen\u00ebs t\u00ebnde t\u00eb mos leshohej si lopa bagl\u00ebn. Se k\u00ebsaj i bie q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb njerzit jan\u00eb berra dhe kan\u00eb votuar dhe u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb votat tradh\u00ebtar\u00ebve, spiun\u00ebve t\u00eb serbit e t\u00eb grekut. Zot na ruj prej spiun\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq p\u00ebr deshp\u00ebrimin t\u00ebnd, t\u00eb shkaktuar nga vizita e Nishanit n\u00eb Kosov\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, t\u00eb siguroj. \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa sikur te mos kishte mund\u00ebsi t\u00eb vinte atje presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb qoft\u00eb edhe per me pi nj\u00eb kafe me Hatifeten. Sic nuk ka patur mund\u00ebsi t\u00eb vij\u00eb atje para vitit 1999 askush nga lider\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebse ty Enver t\u00eb vjen keq, po me \u00e7udit\u00eb.<\/p>\n<p>Po, edhe vet\u00ebm me thane se jemi dy shtete ia vlejn\u00eb k\u00ebto vizita. Edhe me ia plas vet\u00ebm pak zemr\u00ebn Serbis\u00eb. A nuk ka enderruar dhe a nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjak\u00eb boll Kosova vet\u00ebm p\u00ebr me qene shtet m\u00eb vete. Ja u be shtet m\u00eb vete. Shyqyr zotit. Faleminderit Amerik\u00ebs, NATOS, faleminderit gjakut t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb luft\u00eb si rrall\u00eb kund n\u00eb bot\u00eb pa pas\u00eb n\u00eb krye asnj\u00eb komand\u00eb, asnj\u00eb shtet, asnj\u00eb organizim shtet\u00ebror por vet\u00ebm prej dashuris\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe Kosoven e pavarur, shtet m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Mbetsh me shendet miku im Enver&#8221;.<\/p>\n<p>Enver Robelli :<\/p>\n<p>&#8220;Z. Rexhep, i keni ngaterruar 500 sende, plus perdorni nje gjuhe te padenje publike (&#8220;lope, bagla&#8221;) &#8211; une nuk e di prej cfare ambienti po shkruani ju, por do te ishte mire qe per shkak te higjienes publike te perpiqeni te silleni si evropian<\/p>\n<p>dhe njeri i kulturuar, nese jeni te brumosur me kulture komunikimi. Nuk fola vetem per viziten e Nishanit, ai eshte i mireseardhur si cdo president tjeter. Fola per vizitat kot se koti ne relacionin Prishtine-Tirane. Ju duhet ta dini se per kete ne Kosove ekziston nje vetedije dhe nje opinion kritik. Ka pasur komente edhe me heret per kete pune, ka pasur edhe kritika ndaj ministrave kosovare qe harxhojne pare per te marre pjese ne dofare konferencash ne Gryken e Valbones. &#8220;Faktet&#8221; qe ju i permendni per te arriturat e Kosoves jane vertet absurde: Ju thoni &#8220;se paku qeveriset prej shqiptareve&#8221;. Sipas kesaj logjike nuk ka asnje problem ne jane vjedhes, keqperdorues, vrases, atehere ne kete fryme le ta shpallim hero mbi Skenderbeun edhe Esad Pashe Toptanin, sic po tenton Sali Berisha me shpuren e tij publicistike. Ju mund te jeni i frustruar qe ne Kosove ka edhe te tille qe nuk i duartrokasin symbyllur Sali Berishes. Nuk ju kuptoj \u00e7&#8217;doni te thoni me referencen &#8220;emnaku yt Enver&#8221; &#8211; \u00e7ka ka lidhje kjo me debat? A te filloje une tash t&#8217;ua karikoje emrin? S&#8217;e bej dot se nuk eshte teme kjo. Ne Kosove vertet ka shume shtepi me mbi 1000 metra katrore, por ato jane te ndertuara shpesh me djersen e pronareve te tyre dhe jo me para tenderesh dhe kanalesh te tjera te errta financiare si shtepia e Hashim Thacit. Kur juve nuk ju pelqen dicka, ju me akuzoni se &#8220;paskeni folur me sherbime sekrete&#8221;: a nuk e shihni kete ju si pasoje qe ua ka lene diktatura, pra sahere qe nuk pajtoheni me dike, menjehere akuza &#8220;poliagjent&#8221;. Nuk e di po ashtu prej nga e merrni lirine te me quani mik, nuk ju njoh personalisht, nuk kam pasur kurre nje komunikim me ju, nuk di asgje per ju. Ne jemi vetem te lidhur ne F.B. dhe ju mund te keni lexuar dicka nga une, me kaq mbaron muhabeti. Une nuk ju njoh nga asnje shkrim, kjo mund te jete mangesi e imja, por keshtu eshte. Sa i perket lidhjeve te pushtetit ne Shqiperi me biznismene greke e serbe &#8211; per kete ka shume deshmi, disa prej tyre i ka prezantuar gazeta Zeri ne Prishtine (lobi i energjise). Une natyrisht dua qe Shqiperia te kete zgjedhje te ndershme, por nese per 20 vjet asnje pale zgjedhje nuk kane kaluar pa gjak dhe pa akuza per vjedhje, atehere duhet te jemi skeptik edhe per zgjedhjet e ardhshme. Ju mund te me skiconi mua si mbeshtetes te opozites ne Shqiperi, por kjo eshte vetem paranoje e juaja, nuk kam ndonje mendim te ve\u00e7ante vleresues as per Edi Ramen, te cilin ju me gjase e shihni si djall e Berishen si engjell&#8230; Fjalia me qesharake ne shenimin tuaj eshte ajo ku thoni se keto vizita duhet te behen per t&#8217;ia plasur zemren Serbise&#8230; Atehere ju uroj zemerplasje te metutjeshme&#8230; Vecse me kete logjike nuk ecet asnje milimeter perpara&#8230; Serbise i plaset zemra kur nuk merr tendere ne Tirane e Prishtine e jo me vizita kot&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>Rexhep Shahu :<\/p>\n<p>&#8220;Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb krejt n\u00eb rregull Enver. Ta v\u00eb para emrit t\u00ebnd Enver fjalen \u201czoti\u201d m\u00eb shp\u00ebrthen gazi. Ta v\u00eb fjal\u00ebn \u201cshoku\u201d me duket se t\u00eb fyej se del shoku Enver pastaj. Ndaj t\u00eb thash\u00eb drejt Enver.<\/p>\n<p>Ne vertet\u00eb nuk jemi miq n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri, por jemi miq n\u00eb Facebook dhe ndaj t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb mik. Por nuk kam bo llo\u00e7 me t\u00eb mbet\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt n\u00eb t\u00eb, pse t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb mik se ne nuk jemi armiq. Ky ishte nje sqarim p\u00ebr miqt\u00eb tan\u00eb n\u00eb fb.<\/p>\n<p>Gjuh\u00ebn e di se e kam pak t\u00eb l\u00ebshueme e t\u00eb palame dhe p\u00ebrdori edhe kur shkruaj fjal\u00eb q\u00eb i p\u00ebrdorin r\u00ebndom njerzit, por besoj se i kuptojn\u00eb njerzit e gjith\u00eb bot\u00ebs fjal\u00ebt lop\u00eb, bagla etj, me mire se sa fjal\u00ebn amputoj psh.<\/p>\n<p>Kam mang\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb europian duke dasht\u00eb me qen\u00eb shqiptar, kam bajagi mang\u00ebsi n\u00eb kultur\u00ebn e komunikimit edhe pse k\u00ebt\u00eb zanat kam.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse ke jetue n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb ato mote kur duhej me fjete gjum\u00eb dhe nuk lejohej me mshele dyet e sht\u00ebpis\u00eb nat\u00ebn\u2026, duhet t\u00eb bindesh se sot m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb qeverisemi nga shqiptar\u00ebt, qofshin hajna e shakllabana. Jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se hajnat e shakllabanat serb\u00eb. Apo jo. Nejse, ti thue jo e un\u00eb them po. Un\u00eb them \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, ti thue \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq. Prandaj, liria e pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, qeverimi i saj prej shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrtimi i Udh\u00ebs s\u00eb Kombit \u2013 autostrad\u00ebs Ibrahim Rugova, nuk jan\u00eb kurre absurde edhe pse ti i quan absurde.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr fund, se nuk do ta tjerri m\u00eb gjat\u00eb pasi thumbi nj\u00eb maje nxjerr edhe me i ra 100 her\u00eb, dhe tirqit me nje kile boje ngjyhen edhe pse mund ti hedhim 5 kile, do te ishe n\u00eb rregull me mua me ma th\u00ebn\u00eb sakllam ku e ke hedhe k\u00ebt\u00eb fall, kush ta ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb fjali : \u201cShqip\u00ebria p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb largohet nga perspektiva evropiane, q\u00eb tani mund t\u00eb thuhet me siguri se edhe zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb kontestohen\u201d. Ku e mesove, kush ta tha. Na b\u00ebn nder me e dit\u00eb edhe ne qe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb petkat gati e t\u2019ia msyjme p\u00ebr n\u00eb ekzil. T\u00eb uroj sh\u00ebndet e fat&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Enver Robelli :<\/em><\/p>\n<p><em>O burre, ju si duket nuk dini te largoheni nga karikimet bajate. Une me korrektesi ju drejtohem z. Rexhep per nje arsye te thjeshte: ketu eshte debat publik, ju nuk e di pse silleni e mbeshtilleni me histori emrash, por me gjase nuk keni ar<\/em><\/p>\n<p><em>gumente per te debatuar. Qe keni gjuhe te &#8220;palame&#8221;- kete mund ta kultivoni ne rrethin i cili e pranon gjuhen e tille, ketu ka te tille, si puna ime, qe nuk ta pranojne kete gjuhe. Eshte bizare se si merreni me shpifje. Ne asnje rrethane nuk jam kunder asnje projekti infrastrukturor qe lidhe e afron shqiptaret ne Ballkan, por jam kunder qe &#8220;projektet kombetare&#8221; te shfrytezohen per vjedhje parash te buxhetit, sic eshte vepruar me te ashtuquajturen Rruge e Kombit. Sa perralla dhe sa pla\u00e7kitja eshte bere ne emer te nacionalizimit &#8211; nuk ka fund. Se nacionalizimi, kete e kane thene disa me te mencur se une, eshte streha e perhershme e horrave. Sikur te kishte Shqiperia drejtesi te pavarur se paku nje dyzine politikanesh do shkonin ne burg per te gjitha vjedhjet ne emer te Rruges se Kombit (ky nuk eshte vetem mendim imi, por edhe i se paku tre ambasadoreve perendimore, qe kane sherbyer deri se fundi ne Tirane). Prej nga guximi juaj te shpifni qe une gjoja e quaj autostraden I. Rugova absurde &#8211; i quajta vizitat kot se koti absurde ne relacionin Tirane-Prishtine. Ta shpjegova shume mire qe eshte makabre per nje vend qe per 20 vjet nuk arrin te organizoje zgjedhje dhe per 20 vjet numerohen edhe te vrare per pune votash. Sa per krahasimet qe i beni se tash eshte me mire se dikur, po eshte e sakte, p.sh. tash eshte me mire se ne kohen e pushtimit nga Perandoria Osmane, tash eshte me mire se ne kohen e pushkatimit te intelektualeve nga regjimi i Enver Hoxhes &#8211; por pse vazhdimisht i referoheni te kaluares &#8211; pse nuk pyesni veten se si u be qe Shqiperia te mbetet e fundit ne trenin e integrimeve evropiane, ndonese per dallim nga vendet e tjera te ish-Jugosllavise nuk ka kaluar neper luftera ne keto 20 vitet e fundit&#8230;?! Edhe dicka: mua me duket qesharake kur ju perpiqeni te me tregoni mua dhe te gjithe shqiptareve te Kosoves se si ka qene gjendja ne Kosove nen regjimin serb dhe se si ne krahasim me atehere tash qenka parajse&#8230; Une nuk jam aq arrogant dhe mendjemadh qe t&#8217;ju them juve: \u00e7&#8217;dreq e duruat Enver Hoxhen nje gjysme shekulli, pse nuk treguat pak dinjitet kryengrites? Per kete ne nga Kosova nuk kemi te drejte te japin leksione, por e njejta vlen edhe per juve, qe Kosoven e shikoni me shume sipas modes folklorike- e kjo mode ne te kaluaren ka ndryshuar disa here, per shembull kur Ibrahim Rugova (ai qe ju aq shume po e lartesoni tash) as qe deshironte ta takonte Sali Berishen, i cili permes zerit te Reis Cicos ne TVSH ne vitin 1996\/97 u bente thirrje kosovareve t&#8217;i bashkangjiten demonstrateve te opozites serbe per t&#8217;i ndihmuar triumfit te demorkacise ne Serbi! Nuk e kishte atebote Berisha hallin te demokracia ne Serbi, as te Kosova, por te zhvendosja e vemendjes nga kriza e piramidave, e cila me vone eskaloi ne kryengritje me elemente pu\u00e7iste te opozites, lufte vellavrasese dhe me demontim te shtetit shqiptar. Nese me lejohet t&#8217;ju jap nje keshille: kur shkruani, eshte ne te miren tuaj t&#8217;i matni fjalet dhe te sillni argumente, ne menyre qe te mos thelloheni edhe me shume ne mo\u00e7al, duke dashur te ngritni veten ne piedestal. Qofte ky edhe piedestal imagjinar. Cdo te mire, E.R.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em>Rexhep Shahu<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb t\u00eb them Enver, asgj\u00eb nuk shpika, por gjith\u00e7ka e kam lexue n\u00eb tekstet e tua. N\u00ebse ke harrue \u00e7far\u00eb ke shkrue, mundesh me i lexue prap\u00eb. Dhe un\u00eb po komunikoj me ty se je Enver Robelli, je dikushi, t\u00eb ka pesh\u00eb fjala dhe nuk je lapa gjethi. Pastaj kush t\u00eb paska th\u00ebn\u00eb ty se jane vjedh\u00eb parat\u00eb e buxhetit te Udha e Kombit? Z\u00ebdh\u00ebnien e kujt po b\u00ebn padashje? Ani b\u00ebje, nuk ka dert.<\/p>\n<p>Ti i ke quajte vizitat si at\u00eb t\u00eb Nishanit \u201cshetitje bajate\u201d. Ti ke shkrue : Shqip\u00ebria p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb largohet nga perspektiva evropiane, q\u00eb tani mund t\u00eb thuhet me siguri se edhe zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb kontestohen. Un\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb pyes prape: Kush t\u00eb ka th\u00ebn\u00eb\u2026 Kaq. Ti mos u deshp\u00ebro pse po te pyes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>REXHEP SHAHU &nbsp; (nj\u00eb debat me shkas n\u00eb Facebook, p\u00ebr vizit\u00ebn e presidentit Nishani n\u00eb Kosov\u00eb, mes Enver Robellit dhe meje) Dit\u00ebn e vizit\u00ebs s\u00eb presidentit Nishani n\u00eb Kosov\u00eb Enver Robelli shkruan n\u00eb faqen e tij: &#8220;K\u00ebto vizitat e politikan\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe anasjelltas jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb sh\u00ebtitje bajate dhe kryesisht shoq\u00ebrohen me&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-1598","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1598"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1598\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1600,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1598\/revisions\/1600"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}