{"id":1557,"date":"2012-08-29T19:08:10","date_gmt":"2012-08-29T19:08:10","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1557"},"modified":"2012-08-29T19:08:10","modified_gmt":"2012-08-29T19:08:10","slug":"histori-e-udhes-se-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1557","title":{"rendered":"Histori e Udhes se Madhe"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/Ndue-Deaj-new-1-199x3001.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1558\" title=\"Ndue-Deaj-new-1-199x300\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/Ndue-Deaj-new-1-199x3001.jpg\" alt=\"\" width=\"199\" height=\"300\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\">\u00a0HISTORIT\u00cb E UDH\u00cbS S\u00cb MADHE<\/p>\n<p align=\"center\">SHKOD\u00cbR &#8211; OROSH &#8211; PRIZREN<\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\">&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <em>dhe rivitalizimi i saj n\u00eb funksion t\u00eb turizmit malor, etj. &#8211;<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjithkush e di se turizmi malor nuk b\u00ebhet p\u00ebrmes autostrad\u00ebs, me makina t\u00eb shpejta, por, th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb figurshme, me kal\u00eb! Shpejt do t\u00eb vij\u00eb koha, q\u00eb t\u00eb \u201cngopur\u201d me detin dhe shijen e tij t\u00eb kripur, do t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb malet me pahir, p\u00ebr paqen shpirt\u00ebrore q\u00eb na falin, ekzotik\u00ebn, doket e vjetra, folklorin, ashtu si dhe p\u00ebr pasurit\u00eb natyrore t\u00eb tok\u00ebs e n\u00ebntok\u00ebs. Atje jan\u00eb pyjet, kullotat, flora, fauna, uj\u00ebrat, mineralet. <!--more-->Ndaj rruga e vjet\u00ebr Shkod\u00ebr-Orosh nuk mplaket kurr\u00eb, madje mund t\u00eb jet\u00eb tani koha e \u201crikthimit\u201d t\u00eb saj. Ka qen\u00eb nj\u00eb arterie q\u00eb e p\u00ebrshkonte Shqip\u00ebrin\u00eb Veriore, nga skaji per\u00ebndimor n\u00eb at\u00eb lindor, duke patur jet\u00ebn e saj n\u00eb l\u00ebvizje, me udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb vendit e vizitor\u00eb t\u00eb huaj, qysh kur k\u00ebsaj rruge, nga Shkodra n\u00eb Prizren, udh\u00ebtoi me 1610 Marin Bici, Argjipeshkvi i Tivarit, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb shkruar nj\u00eb raport prej 120 faqesh d\u00ebrgur Vatikanit p\u00ebr k\u00ebto vende e banor\u00eb. Po ashtu, n\u00eb Kashnjet \u00ebsht\u00eb mbledhur k\u00ebnga e par\u00eb e Eposit t\u00eb Kreshnik\u00ebve, nga Gustav Majer me 1896, nj\u00eb lajm m\u00eb vete ky. Por dhe sa dijetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb europian\u00eb kan\u00eb kaluar k\u00ebndej, koh\u00eb pas kohe! E si t\u00eb mos ket\u00eb sot udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb bot\u00ebs k\u00ebsaj udhe?&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Udha e Madhe\u2026 dhe projektet e zhvillimit rajonal <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Udha e Madhe, m\u00eb shum\u00eb se em\u00ebrtim, ishte nj\u00eb titull q\u00eb nuk mund ta kishte \u00e7do rrug\u00eb, por vet\u00ebm ajo q\u00eb dilte p\u00ebrtej fshatit, bajrakut, krahin\u00ebs, nganj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebrtej shtetit, q\u00eb shpesh ishte e pafundme, pasi lidhej e nd\u00ebrthurej me udh\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ajo vet\u00eb, ashtu si\u00e7 n\u00eb nisje kishte thithur shtigjet malore t\u00eb rrethin\u00ebs p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb sajat. Udha e Madhe nuk mund t\u00eb ishte nj\u00eb udh\u00eb e vog\u00ebl, ani se mbi t\u00eb kalonin t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegj\u00ebl; p\u00ebrshkohej nga burra e gra, vend\u00ebs e t\u00eb huaj, njer\u00ebz t\u00eb paqes e t\u00eb luft\u00ebs, krushq e mortor\u00eb. Si\u00e7 ishte dhe Ara e Madhe, Vija e Madhe, Guram\u00ebdhenjt\u00eb etj.<\/p>\n<p>Udha Shkod\u00ebr-Orosh kishte qen\u00eb e hershme, mesjetare, por ajo do zgj\u00ebrohej e shtrohej me k\u00eblldr\u00ebm gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore nga austro-hungarez\u00ebt. Kishte dy \u201cdelta\u201d, nj\u00ebr\u00ebn n\u00eb Lezh\u00eb, q\u00eb prekte detin e Nimfeut (Sh\u00ebngjin) dhe tjetr\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr, kryeqendr\u00ebn kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nj\u00ebri krah rruge, pasi kalonte Kallmetin, merrte s\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebs malore t\u00eb Kresht\u00ebs, duke \u201ckulmuar\u201d n\u00eb maj\u00eb t\u00eb saj, pastaj ulej teposht\u00eb p\u00ebr n\u00eb Rrasin e But\u00eb, Freg\u00ebn e Ungrej; kurse tjetri pasi kalonte Drinin n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs, futej n\u00ebp\u00ebr Mnel\u00eb e Vig dhe bashkohej me simotr\u00ebn lezhiane n\u00eb Qaf\u00ebn e Pazarit, n\u00eb Ungrej. Kjo rrug\u00eb me dy k\u00ebmb\u00ebt e saj fushore, qytet\u00ebse, shkonte paralel me rrug\u00ebn e njohur t\u00eb karvaneve Shkod\u00ebr &#8211; Puk\u00eb &#8211; Kuk\u00ebs \u2013 Prizren, se nuk kishte asokohe rrug\u00eb q\u00eb ndalej n\u00eb Morin\u00eb, apo Qaf\u00ebn e Prushit, po t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e k\u00ebndejme mb\u00ebrrinin n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb udh\u00ebtar\u00ebt e Udh\u00ebs s\u00eb Madhe, mes tyre dhe nj\u00eb zot\u00ebri shkodran, q\u00eb e p\u00ebrshkoi at\u00eb, nga 9 vje\u00e7 deri n\u00eb 90 vje\u00e7, studiuesi Kol\u00eb Shtjefni, q\u00eb shkroi p\u00ebr \u00e7do sht\u00ebpi, katund e ndodhi t\u00eb k\u00ebsaj ane, q\u00eb nga vitet \u201930 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Edhe pse jan\u00eb nd\u00ebrtuar udh\u00eb moderne, kujtimet e rrug\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr nuk jan\u00eb shuar. As gjurm\u00ebt e saj t\u00eb kalldr\u00ebmta, ende t\u00eb pashprishura, n\u00eb Qaf\u00ebn e Gurit t\u00eb Prem\u00eb (Vig), Qaf\u00ebn e Pazarit (Ungrej), Fush\u00ebn Pap\u00ebrdhok (Kalor), Qaf\u00eb-Vorr\u00ebz (Ka\u00e7inar), Qaf\u00ebn e Valmirit (Simon), Shkall\u00ebn e e Madhe (P\u00ebshqesh) etj. Ka nj\u00ebqind vjet q\u00eb rrasat e gurta mbi rrug\u00eb nuk kan\u00eb l\u00ebvizuar, ndokund shihen dhe pjes\u00eb muresh, por sidmos shtrati i rrug\u00ebs shquhet gjithandej. \u201cRruga mir\u00ebmbahej nga katundi, me pun\u00eb vullnetare, &#8211; kujton Ndue Simoni koh\u00ebn e larg\u00ebt t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. Ne si Kalor kishim pjes\u00ebn nga Fusha Pap\u00ebrdhok deri n\u00eb Lumagjin. Ishte detyrim me e mir\u00ebmbajt rrug\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. Rrall\u00ebkund kishte ura, vet\u00ebm trungje gjat\u00eb ver\u00ebs, q\u00eb i p\u00ebrlanin shirat e vjesht\u00ebs. Ishte vet\u00ebm Ura e Gjazujve, q\u00eb ishte gjetur si mesi i vendit. Nj\u00ebher\u00eb kishte qen\u00eb shi i madh dhe nj\u00eb t\u00eb vdekur e kishin mbajtur burrat, rretheqark n\u00ebp\u00ebr tri cop\u00eb katunde, deri sa kishin mb\u00ebrritur te kisha e Sh\u2019gjergjit, pa asnj\u00eb grua me vete.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb banor\u00eb thon\u00eb me krenari se prej k\u00ebndej rridhnin Gazullor\u00ebt e famsh\u00ebm, por sakaq shtojn\u00eb se nuk ka kuptim t\u00eb rrim\u00eb e t\u00eb \u201cnum\u00ebrojm\u00eb\u201d lavdit\u00eb q\u00eb kemi pasur, pasi sot kemi barr\u00ebn me e nxjerr\u00eb historin\u00eb nga harresa. Dhe syt\u00eb i kan\u00eb tek projektet e zhvillimit rajonal etj.<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>T\u00ebrthorja e Dibrit <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Hekard, nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb e ka p\u00ebrshk(r)uar Mirdit\u00ebn, shkruan se Bajraku i Dibrit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madhi i krahin\u00ebs, me 595 familje dhe rreth 6000 frym\u00eb, n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb. Dibri kishte 9 Krer\u00eb (Pleq): Paluca i Kashnjetit, Bica, Tokrri, Pal Voci, Gjin Gjok Gjergji, Boci, Kol Ndre Dedushi, Gjon Ndreca, Deda i Kol Luk\u00ebs. K\u00ebto i gjejm\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb revist\u00ebn \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d t\u00eb vitit 1927 nga kronikani i koh\u00ebs Dom Prend Suli. Gje\u00e7ovi mblidhte Kanunin prej goj\u00ebs s\u00eb tyre, sidomos t\u00eb Paluc\u00ebs. Bajraktari ishte nj\u00eb i par\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt. B\u00ebnte dallim vet\u00ebm bajraktari i Oroshit, Preng Marka Prenga, i cili n\u00eb vitet e Pavar\u00ebsis\u00eb u kishte prir\u00eb ushtrive kryengrit\u00ebse t\u00eb krejt Mirdit\u00ebs. Teksa mediton mbi rr\u00ebnj\u00ebt dhe gur\u00ebt e historis\u00eb, merr rrug\u00ebn nga Vau i Dej\u00ebs p\u00ebr n\u00eb komun\u00ebn Vig &#8211; Mnel\u00eb, n\u00eb pellgun e lumit Gjad\u00ebr, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga popullsi mirditore. Aty kan\u00eb qen\u00eb kat\u00ebr kisha: e Sh\u00ebn Rrokut, e Sh\u00ebn Ndout, e Sh\u00ebn Mhillit dhe e Sh\u00ebnkollit, kjo e fundit dhe famulli, n\u00eb Mnel\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Dibra dhe Dibri (Dibrri) nuk duhen ngat\u00ebrruar, pasi jan\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr tjet\u00ebr. Nj\u00ebri, em\u00ebr fem\u00ebror i nj\u00eb krahine t\u00eb madhe etnografike, q\u00eb dikur ishte rreth e sot qark, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb verilindore: Peshkopia dhe Dibra e Madhe, kurse tjetri, em\u00ebr mashkullor i nj\u00ebrit prej 12 bajrak\u00ebve t\u00eb Mirdit\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn veriper\u00ebndimore. M\u00eb i duksh\u00ebm b\u00ebhet dallimi kur themi: <em>dibran<\/em> dhe <em>dibrak<\/em> <em>(dibrrak).<\/em> G. Hahn thot\u00eb se k\u00ebta banor\u00eb \u201cnuk duhen ngat\u00ebrruar me dibran\u00ebt e Drinit t\u00eb Zi\u201d. Pra, nuk ka vend p\u00ebr ngat\u00ebrrim mes Dibr\u00ebs dhe Dibrit, dhe pse ndonj\u00ebher\u00eb kjo ka ndodhur. Ndonj\u00eb studiues i zon\u00ebs hidronimin Zalli i Dibrit, P\u00ebrroi i Dibrit e shpjegon me fjal\u00ebn e vjet\u00ebr b\u00ebrrak\u00eb (b\u00ebrraka e shiut), e ngjizur aty n\u00eb Fush\u00eb-Pap\u00ebrdhok, e cila qarkohet nga dy \u201cb\u00ebrraka\u201d, p\u00ebrroi i Ungrejt dhe ai i Gjazujve (<em>di)b\u00ebrrak.<\/em> Edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera kemi formime t\u00eb ngjashme, nga di\/dy p\u00ebrrenj q\u00eb pik\u00ebpriten, si Ndredi (nd\u00ebr dy p\u00ebrrenj) n\u00eb Ka\u00e7inar, Kalivare, apo Nd\u00ebrlysaj etj.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb Mirdita shkonte dhe vinte n\u00ebp\u00ebr Udh\u00ebn e Madhe, p\u00ebr pazar e p\u00ebr kuvend, p\u00ebr kryengritje e p\u00ebr flamur, p\u00ebr votimet e dyta e p\u00ebr t\u00eb hapur shkolla. M\u00eb k\u00ebmb\u00eb e mbi kuaj. Zotnit\u00eb mbi karroca, si n\u00eb vendet per\u00ebndimore. Mbi kal\u00eb pati shkuar kreshtave t\u00eb Dibrit dhe Mis Edit Durham, q\u00eb pati bujtur nj\u00eb nat\u00eb me murgeshat e Kashnjetit\u2026<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebndej ka pas kalue karroca me kuaj\u201d, vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin vend\u00ebsit at\u00eb q\u00eb p\u00ebr ato territore dikur p\u00ebrbente ngjarje.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Kalaja e Vigut<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kalaja e Vigut (Kastrit) gjendet n\u00eb nj\u00eb sheshore, ku bashkohet lumi i Gjadrit me at\u00eb t\u00eb Vom\u00ebs, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 5600 metrash katror\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb bukur, n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebs Shkod\u00ebr-Orosh dhe Lezh\u00eb-Puk\u00eb-Prizren, e rr\u00ebnuar prej shekujsh, duke u b\u00ebr\u00eb p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb e \u201cpadukshme\u201d. \u201cMonument kulture &#8211; mbrohet nga shteti\u201d, qysh prej vitit 1948, kur dhe b\u00ebhet i pari inventarizim i monumenteve kryesore, por q\u00eb shteti nuk ka mundur t\u00eb mbroj\u00eb. Ajo kala, e p\u00ebrshkruar nga Hahn, tash ka mbetur n\u00ebp\u00ebr flet\u00ebt dhe skicat e nj\u00eb studimi t\u00eb vyer t\u00eb profesor Gjerak Karaiskaj: \u201cK\u00ebshtjella e Vigut \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi rrug\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsishme ushtarako-tregtare Lis-Naisus dhe pik\u00ebrisht n\u00eb kryq\u00ebzimin e saj me rrug\u00ebn q\u00eb lidhte Shkodr\u00ebn me Oroshin. K\u00ebshtjella ka form\u00ebn e nj\u00eb kat\u00ebrk\u00ebnd\u00ebshi t\u00eb \u00e7rregullt me brinj\u00eb 75-98 m dhe \u00ebsht\u00eb pajisur me 12 kulla. Kat\u00ebr kullat e k\u00ebndeve kan\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb freskoreje, t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb Elbasanit\u2026\u201d Ajo zot\u00ebronte t\u00eb gjitha shtigjet, duke garantuar kalimin nga kjo pjes\u00eb e mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb fush\u00eb. Famullitari i Vigut, Dom Engj\u00eblli, i kishte th\u00ebn\u00eb George von Hahn se \u201cSk\u00ebnderbeu kishte lindur n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb madh, tashm\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar, rr\u00ebnojat e shp\u00ebrndara t\u00eb t\u00eb cilit ndodheshin n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb famullis\u00eb s\u00eb Vigut, t\u00eb cil\u00ebn populli e quante dhe sot e k\u00ebsaj dite si Kastri. K\u00ebtu kishte jetuar i ati i Sk\u00ebnderbeut, i cili kishte vazhduar t\u00eb rronte aty, edhe mbasi i ishte dor\u00ebzuar Sulltanit, deri sa u helmua me an\u00ebn e nj\u00eb xhybeje t\u00eb kushtueshme (robdeshamb\u00ebr i mendafsht\u00eb), t\u00eb cil\u00ebn ia kishte d\u00ebrguar Sulltani si dhurat\u00eb. K\u00ebshtu kishte vazhduar t\u00eb qeveriste dhe e veja e tij, deri n\u00eb kthimin e Sk\u00ebnderbeut\u2026\u201d<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb legjenda q\u00eb prifti i tregon dijetarit europian, i cili vijon p\u00ebrshkrimin e tij: \u201cAkoma m\u00eb interesante se sa kjo form\u00eb e legjend\u00ebs, ishte p\u00ebr ne zbulimi i nj\u00eb vendlindjeje t\u00eb re t\u00eb Sk\u00ebnderbrut, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte marr\u00eb dijeni q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e tij Ami Bou\u00e9 dhe p\u00ebr gjetjen e s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb zhvilluam m\u00eb kot k\u00ebrkime gjat\u00eb q\u00ebndrimit ton\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Lezh\u00eb. Don Engjelli na tha q\u00eb k\u00ebto rr\u00ebnoja kishin nj\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb. Themelet e mureve rrethuese mund t\u00eb shihen gjat\u00eb an\u00ebve t\u00eb k\u00ebndit q\u00eb formon derdhja e p\u00ebrroit t\u00eb Vom\u00ebs n\u00eb at\u00eb t\u00eb Gjadrit. Ato p\u00ebrb\u00ebhen nga gur\u00eb t\u00eb palatuar, t\u00eb lidhur midis tyre me g\u00eblqere dhe (jan\u00eb) t\u00eb nj\u00eb madh\u00ebsie t\u00eb vog\u00ebl \u201cpik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 nd\u00ebrtohen dhe sot e k\u00ebsaj dite\u201d. Shtret\u00ebrit e thell\u00eb q\u00eb kan\u00eb hapur k\u00ebto dy p\u00ebrrenj n\u00eb tok\u00ebn e but\u00eb fushore p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb hendeqet (transhet\u00eb) natyrore t\u00eb qytetit. N\u00eb pjes\u00ebn e brendshme gjinden gjithashtu shum\u00eb mure themelesh, por asnj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb lidhje me nd\u00ebrtesa t\u00eb m\u00ebdha ose kisha. Ai na tha q\u00eb n\u00eb nj\u00eb faqe muri kishte num\u00ebruar nj\u00ebher\u00eb tet\u00eb kthina t\u00eb vogla, por nga fjal\u00ebt e tij ne nuk mund\u00ebm t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb, n\u00ebse k\u00ebto kishin qen\u00eb kulla apo vendroje\u2026\u201d<\/p>\n<p>Hahn, q\u00eb e sheh at\u00eb t\u00eb braktisur n\u00eb motin e larg\u00ebt 1863, kur vinte p\u00ebr studime nga Akademia e Vjen\u00ebs, nuk rri pa na qortuar: \u201cFakti q\u00eb ky qytet\u00ebrim \u00ebsht\u00eb shkretuar plot\u00ebsisht tregon qartazi shkall\u00ebn e ul\u00ebt t\u00eb zhvillimit t\u00eb k\u00ebtyre vendeve\u201d, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb obekti muzeal \u00a0ndodhet n\u00eb nj\u00eb kryq\u00ebzim rrug\u00ebsh.<\/p>\n<p>Intelektual\u00eb nga Mirdita, Shkodra e Lezha i m\u00ebshojn\u00eb fort ides\u00eb se kjo rrug\u00eb duhet t\u00eb rib\u00ebhet, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr turist\u00ebt, ku ata t\u00eb l\u00ebvizin k\u00ebtyre grykave mbase me pajton. Por a do t\u00eb mund t\u2019ua tregojm\u00eb kalan\u00eb atyre, n\u00eb gjendjen e shkat\u00ebrruar q\u00eb \u00ebsht\u00eb? Apo Instituti i Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb projekt, sa nuk \u00ebsht\u00eb shkulur dhe guri i fundit!? E rr\u00ebnimi nuk \u00ebsht\u00eb ndalur k\u00ebtu. Fatin e kalas\u00eb s\u00eb Sk\u00ebnderbeut e ka p\u00ebsuar dhe lapidari i \u201c5 Heronjve t\u00eb Vigut\u201d, ku dikur kremtohej p\u00ebrvjetori i r\u00ebnies s\u00eb tyre. 21 gushti mund do t\u2019i mbledh\u00eb s\u00ebrish veteran\u00ebt, ndaj lapidari duhej si\u00e7 ka hije. Festa e nj\u00ebqindvjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujtes\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb ngjarjet historike t\u00eb kombit, prandaj ca g\u00eblqere mbi at\u00eb lapidar do t\u00eb ishte ajo \u201cfaqja e bardh\u00eb\u201d q\u00eb nuk duhet t\u00eb na mungoj\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr luft\u00ebn e fundit t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri\u2026<\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\"><strong>Kuvendi Fran\u00e7eskan i Troshanit<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tjet\u00ebr do t\u2019iu rr\u00ebfenim turist\u00ebve t\u00eb nes\u00ebrm t\u00eb k\u00ebsaj udhe?&#8230; Duket sikur d\u00ebgjojm\u00eb vet\u00eb At Donat Kurtin t\u00eb na thot\u00eb: K\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb brinj\u00eb mali, me 14 qershor 1882, qe hapur nj\u00eb nga shkollat m\u00eb t\u00eb mira shqiptare, Kolegji Fran\u00e7eskan i Troshanit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb do ngulitur mir\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb. Dikur fret\u00ebrit rronin dhe m\u00ebshonin lart n\u00eb Shkrep t\u00eb Troshanit, m\u00eb pas ata zbrit\u00ebn posht\u00eb, aty ku quhej Kuvendi i Ri. Rr\u00ebz\u00eb malit t\u00eb Kresht\u00ebs, gjendet nj\u00eb kish\u00eb mash\u00ebshtore, ku ka qen\u00eb kolegji i p\u00ebrmendur, me t\u00eb cilin lidhet emri i Gjergj Fisht\u00ebs, Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit, Pashk Bardhit etj., si nx\u00ebn\u00ebs e m\u00eb pas dhe si m\u00ebsues. Aty nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve iu m\u00ebsohej let\u00ebrsia dhe filozofia greko-romake, leximi shqip, leximi italisht, gramatika shqipe dhe italiane, matematika, historia, gjeografia, historia e shenjt\u00eb, muzika, bukurshkrimi, hartimi shqip dhe italisht, p\u00ebrfshi dhe leksione mbi tregtin\u00eb etj. Ja, pra, dhe nj\u00eb shkrep n\u00ebn Kresht\u00eb \u00ebsht\u00eb plot m\u00eb histori, si dhe nj\u00eb tjet\u00ebr shkrep i bardh\u00eb n\u00eb Rubik, ku ishte Noviciati\u2026 Duhet nj\u00eb pllak\u00eb, nj\u00eb \u201cshigjet\u00eb\u201d q\u00eb t\u2019i orientoj\u00eb turist\u00ebt dhe jo vet\u00ebm ata p\u00ebr nga ai tempull dije e besimi. Nuk mund ta d\u00ebshmojm\u00eb kombin ton\u00eb pa e ditur se ku i kemi patur qytezat e vjetra dhe ipeshkvit\u00eb e motshme. E kjo an\u00eb e Zadrim\u00ebs, nga Lezha n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs, po dhe krejt mal\u00ebsia deri n\u00eb Nikaj-Mertur, \u00ebsht\u00eb plot me shenja t\u00eb nj\u00eb qyt\u00ebt\u00ebrimi mrekullues.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Ungrej, qendra e par\u00eb e N\u00ebnprefektur\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>E gjith\u00eb zona malore e matan\u00eb Kresht\u00ebs quhet Kashnjet, dikur qendra e bajrakut. Si\u00e7 e thot\u00eb dhe vet\u00eb emri, ishte vendi i g\u00ebshtenjave. Ka nj\u00eb poezi t\u00eb Martin Camajt mbi mikrpritjen n\u00eb Kashnjet, q\u00eb mund t\u00eb mos jet\u00eb mir\u00ebfilli ky, por nj\u00eb tjet\u00ebr mal\u00ebsi, m\u00eb e ep\u00ebrme, por mjaft e ngjashme. Me 1904 n\u00eb Kashnjet qen\u00eb mbledhur krer\u00ebt dhe pat\u00ebn vendosur kufizimin e gjakmarrjes p\u00ebr fis, q\u00eb do t\u00eb thoshte se nuk do t\u00eb shtihej p\u00ebr gjak mbi ask\u00ebnd tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se mbi doracin. M\u00eb von\u00eb fitoi em\u00ebr Ungrej (Fusha e Mir\u00eb), ngaq\u00eb pas Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs u b\u00eb qend\u00ebr e N\u00ebnprefektur\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs. Prej asokohe ka patur dhe nj\u00eb linj\u00eb telefonike gjithkund p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs Shkod\u00ebr-Orosh, por dhe disa posta xhandarm\u00ebrie, n\u00eb Ungrej, Qaf\u00eb-Vorr\u00ebz dhe Sh\u00ebnpal. N\u00eb korrik t\u00eb vitit 1970 me dekret te Presidumit t\u00eb Kuvendit Popullor prishet lokaliteti i Kashnjetit (Lezh\u00eb) dhe krijohen fshatrat e\u00a0bashkuar:\u00a0Ungrej, Kashnjet dhe Kaliva\u00e7.\u00a0Sot Komuna Ungrej p\u00ebrb\u00ebhet nga fshtrat Rras i But\u00eb, Gjobardhaj, Kashnjet, Kaliva\u00e7, Freg\u00ebn, Ungrej, Kalor, Sukaxhi, Gjazuj. Ka patur k\u00ebtu disa vendbanime t\u00eb lashta t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb bronzit t\u00eb fisit ilir t\u00eb Pirust\u00ebve. Nd\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb historike jan\u00eb vendi i quajtur Qyteza, tumat e Fush\u00ebs Pap\u00ebrdhok n\u00eb Kalor, nj\u00eb p\u00ebrkrenare bronzi e zbuluar n\u00eb Freg\u00ebn, disa rr\u00ebnoja kish\u00ebsh t\u00eb hershme etj. N\u00eb Ungrej hasim dhe toponimin \u201cKodra e Dukagjinit\u201d.<\/p>\n<p>Me njer\u00ebzit e rrug\u00ebs, shtegtar\u00ebt, do t\u00eb shkruhej nj\u00eb roman n\u00eb l\u00ebvizje. Nj\u00eb nga shtegtuesit e merituar t\u00eb viseve shqiptare ishte dhe Baron Nop\u00e7a, i cili kalon n\u00ebp\u00ebr: Vig, Kaliva\u00e7, Ka\u00e7inar, Spa\u00e7, Orosh, Rubik, Rr\u00ebshen, Kthell\u00eb prej vitit 1905 e deri me 1910, ku n\u00eb Mirdit\u00eb ishte si i sht\u00ebpis\u00eb, pasi ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Orosh kthehej her\u00eb pas here. Udha e Madhe ishte jo vet\u00ebm udha e albanolog\u00ebve t\u00eb shquar. Ndoc Gjetja pati botuar p\u00ebrshkrimin \u201cPoem\u00eb malore nga Kashnjeti\u201d, ku shkruante se f\u00ebmij\u00ebt e shkoll\u00ebs e p\u00ebrsh\u00ebndesnin me p\u00ebrzem\u00ebrsi udh\u00ebtarin, edhe pse nuk e njihnin. Ishte norm\u00eb e pashkruar e kodit t\u00eb maleve dhe p\u00ebrsh\u00ebndetja. Udh\u00ebtari kishte statusin e mikut dhe si i till\u00eb ai ishte i papreksh\u00ebm, as vritej, as grabitej. T\u00eb huajt kan\u00eb ve\u00e7uar si shprehje t\u00eb humanizmit, kalimin n\u00eb shpin\u00eb n\u00ebp\u00ebr vahe t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve, nga vend\u00ebsit, q\u00eb ia dinin huqet lumit. Shtegtar\u00eb t\u00eb Udh\u00ebs s\u00eb Madhe ishin dhe barinjt\u00eb. Nj\u00eb grua e moshuar kujton koh\u00ebn e larg\u00ebt kur udh\u00ebs shkonin barinjt\u00eb e Gjomarkajve me tufat e dhive. \u201cDimrit i ulnin n\u00eb Zadrim\u00eb, kurse ver\u00ebs i nxirrnin n\u00eb bjeshk\u00eb. Kishin shum\u00eb bag\u00ebti. Kur iu dilte para ndonj\u00eb i vobek\u00ebt, i falnin ndonj\u00eb krer\u00eb bag\u00ebti.\u201d M\u00eb von\u00eb shtegtar\u00eb t\u00eb till\u00eb, me dit\u00eb e me net, ishin kuk\u00ebsian\u00ebt me tufat e kooperativ\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse shum\u00eb banor\u00eb kan\u00eb ikur nga Ungrej, \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb me pun\u00ebn e tij do q\u00eb ta frenoj\u00eb ikjen e m\u00ebtejshme e ky \u00ebsht\u00eb kryetari i komun\u00ebs, Gjovalin Gjoni, p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb radhazi n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb. Ai nuk e ka patur problem t\u00eb matet me Kresht\u00ebn, malin e pathyesh\u00ebm shk\u00ebmbor, duke e b\u00ebr\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kaluar \u201cFiati\u201d, si\u00e7 thon\u00eb ungrejsit. Ka nd\u00ebrtuar rrug\u00eb, ura, uj\u00ebsjell\u00ebs etj. Shkurt, \u00ebsht\u00eb njeriu i duhur p\u00ebr t\u00eb qeverisur komun\u00ebn. Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ai q\u00eb k\u00ebrkon zhvillimin rural. Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Ungrej ishte nj\u00eb grup specialist\u00ebsh t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Qarkut Lezh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa konkret\u00eb p\u00ebr turizmin malor. Si fillim sensibilizim, ndonj\u00eb guid\u00eb n\u00eb vendet m\u00eb pikante, p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ngritur 4-5 kullat (bujtinat) e para mikprit\u00ebse p\u00ebr turist\u00ebt, ato q\u00eb gabimisht n\u00eb Theth i quajne \u201c40 hanet\u201d (!?), kur n\u00eb tradit\u00ebn shqiptare hanet ishin p\u00ebr kuajt dhe jo p\u00ebr njer\u00ebzit.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Fusha Pap\u00ebrdhok n\u00eb Kalor, pengu i arkeologjis\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb plot me tuma, q\u00eb ka mbetur memece prej dy mij\u00eb vjet\u00ebsh, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb stacion arkeologjik i Udh\u00ebs s\u00eb Madhe e m\u00eb shum\u00eb. Nuk mund t\u00eb na thot\u00eb se cili ka qen\u00eb qytet\u00ebrimi i saj antik. Nga gjetjet rast\u00ebsore dhe sidomos nga pamja tep\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb e objektit, \u00ebsht\u00eb gjykuar se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb varrez\u00eb tumalore ilire. N\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs nj\u00eb \u201crezervat\u201d i till\u00eb arkeologjik nuk do t\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb i pag\u00ebrmuar tash nj\u00eb shekull. Fusha Pap\u00ebrdhok pret arkeolog\u00ebt!&#8230;<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e k\u00ebtush\u00ebm thon\u00eb se jan\u00eb t\u00eb ardhur nga Bicajt e Lum\u00ebs, duke sjell si argument dhe toponimet \u201cMullinjt\u00eb e Bicojt\u201d, \u201cKopshti i Kolshit\u201d, si mbartje nga koh\u00ebshp\u00ebrngulja e tyre. Shpatet malore t\u00eb Kalorit kishin qen\u00eb i veshur me lisnaj\u00eb, por qen\u00eb futur traktor\u00ebt p\u00ebr shpyll\u00ebzim dhe hapje tokash t\u00eb reja. E gjith\u00eb lufta e mal\u00ebsorit n\u00eb jet\u00eb kishte qen\u00eb toka. Nj\u00eb burr\u00eb pati shitur arm\u00ebt e brezit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb tok\u00eb. Dikush qet\u00eb e hullis\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb kishte patur napolona ari, i kishte b\u00ebr\u00eb kullot\u00eb. Toka ishte gj\u00ebja m\u00eb e shtrenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por dhe dramatike n\u00eb kulm. Mjerisht ende nuk kan\u00eb pushuar as sot dramat e saj. Nd\u00ebr burrat e p\u00ebrmendur t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit 20 ishin Ndoc Bardhi (kryeplaku), Zef \u00c7upi, Zog Lleshi etj., por dhe ndonj\u00eb personazh (a)tipik si prifti i sh\u2019kish\u00ebruar pas 67-\u00ebs, Dom Nikoll\u00eb Luli, q\u00eb do t\u00eb ruante dhit\u00eb. Kalor\u00ebsit kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje virtytet e rac\u00ebs. Kishte rend e prije n\u00eb gjith\u00e7ka, n\u00eb ndej\u00eb e n\u00eb kuvend, n\u00eb ecje e n\u00eb pushim. N\u00eb Lakun e Shupmerit grumbullohej fshati, para se t\u00eb nisej p\u00ebr te kisha e Sh\u2019gjergjit, por askush nuk ulej n\u00eb vendet e rezervuara p\u00ebr dy krer\u00ebt e \u201cfiseve\u201d. T\u00eb moshuarit p\u00ebrmendin dyqanet shekullore t\u00eb tregtar\u00ebve shkodran\u00eb, t\u00eb Gjon Kodhelit, Dugaj\u00ebn e Gasprit, apo n\u00eb Vaun e Krip\u00ebs (t\u00eb Sht\u00ebpia e Kaziut), ku nj\u00eb tregtar vinte thas\u00ebt me krip\u00eb mbi gurin e zi dhe shiste n\u00eb dit\u00eb t\u00eb caktuara. Tregtar\u00ebt mblidhnin dhe prodhimet e vendit, qymyrin e drurit, shqemin e t\u00eb tjer\u00eb dhe i \u00e7onin n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb Fush\u00eb-Pap\u00ebrdhok qe ngritur shkolla fillore, m\u00eb pas dhe ajo 8-vje\u00e7are. Kujtohen me nderim m\u00ebsuesit: Pjet\u00ebr Marka Tuci, Prend Frrok Ndoci, Preng Ndreu, Ndue Preng Marka Gjini, Dod\u00eb Gega, Filip Marashi etj. Ka qen\u00eb viti 1963 kur disa f\u00ebmij\u00eb nga lagjia Qaf\u00eb-Vorr\u00ebs e Sh\u00ebngjergjit shkuan n\u00eb shkoll\u00ebn e fshatit fqinj, Kalor, ku i priste nj\u00eb m\u00ebsues fjal\u00ebpak, i qeshur dhe i matur, i cili do t\u2019iu m\u00ebsonte abc-n\u00eb. Ai quhej Prend Frrok Ndoci dhe ishte nga Sukaxhia. Profili i nj\u00eb m\u00ebsuesi tipik t\u00eb koh\u00ebs. M\u00ebsuesit e viteve \u201960 ishin nj\u00eb hap m\u00eb tej m\u00ebsuesve t\u00eb pas Luft\u00ebs, q\u00eb kishin qen\u00eb ish-nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb konviktit \u201cMirdita\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Sh\u00ebngjergji, nj\u00ebri nga stacionet e Udh\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Auguste Degrand, konsulli francez n\u00eb Shkod\u00ebr, me 1896, duke udh\u00ebtuar nga Shkodra n\u00eb Mirdit\u00eb, n\u00ebp\u00ebr dheun e Dibrit, shkruan: \u201c\u2026Pas dymb\u00ebdhjet\u00eb or\u00ebsh udh\u00ebtimi me kal\u00eb (nga Shkodra) i g\u00ebzohemi shum\u00eb mb\u00ebrritjes n\u00eb vendin e pushimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qela e priftit n\u00eb Sh\u00ebngjergj (780 metra mbi nivelin e detit). Pritja e Dom Ndoit t\u00eb Madh \u00ebsht\u00eb ajo e gjith\u00eb prift\u00ebrinjve shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jam i lumtur t\u00eb shpreh tani mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mikprit\u00ebsi yn\u00eb i mrekullueshem banon me t\u00eb motr\u00ebn dhe mbes\u00ebn, nj\u00eb vajz\u00eb e re mirditore mjaft e lezetshme me kostumin e saj bardh\u00eb e zi. Kurreshtja ndaj saj m\u00eb jep her\u00eb pas here k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u2019ia shoh profilin e holl\u00eb. L\u00ebkura e saj si fildish i praruar, pamja serioze i japin nj\u00eb hije prej virgj\u00ebreshe byzantine. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj grat\u00eb dhe vajzat mirditore dalin me fytyr\u00ebn zbuluar dhe nuk iu fshihen v\u00ebshtrimeve ashtu si shqiptaret katolike shkodrane\u2026<\/p>\n<p>Disi t\u00eb k\u00ebputur nga lodhja, presim or\u00ebn e dark\u00ebs, duke pir\u00eb k\u00ebfen e mir\u00ebseardhjes q\u00eb na soll\u00ebn e duke soditur nj\u00eb per\u00ebndim t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb diellit. N\u00eb horizont dallohet ende liqeni i Shkodr\u00ebs dhe n\u00eb mes t\u00eb reve t\u00eb tr\u00ebndafilta, k\u00ebshtjella ravij\u00ebzohet ngjyr\u00eb vjollc\u00eb n\u00eb qiellin e ndezur. Nga ana tjet\u00ebr pamja \u00ebsht\u00eb po kaq e bukur, madje m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse, sepse \u00ebsht\u00eb e panjohura ku do t\u00eb hyjm\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen. Malet jan\u00eb gjith\u00eb drur\u00eb dhe masa e tyre e err\u00ebt, ruan ende n\u00eb majat e tyre rrezet e fundit ngjyr\u00eb portokalli. N\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, n\u00eb fund, Mali i Shenjt\u00eb q\u00eb ngrihet mbi Orosh.\u201d (A. Degrand, \u201cKujtime nga Shqipnia e Ep\u00ebrme\u201d, Shkod\u00ebr, 2001, f. 72.) P\u00ebrshkrimi vazhdon i magjish\u00ebm dhe m\u00eb pas, me th\u00ebll\u00ebnza t\u00eb kuqe, dhelpra gjahtare etj. Asnj\u00eb turist nuk do t\u2019ikte nj\u00eb peizazhi t\u00eb till\u00eb mahnit\u00ebs as sot, kur nga nj\u00eb larg\u00ebsi prej aq shum\u00eb kilometrash, shihet Shkodra, liqeni, k\u00ebshtjella. E n\u00ebse ngjitesh pak m\u00eb lart n\u00eb bjeshk\u00ebn e Ka\u00e7inarit, shihen dhe dritat e Barit (Itali). Por duhet t\u00eb rib\u00ebhet Udha e Madhe, q\u00eb do t\u2019i \u00e7onte shtegtar\u00ebt e bukurive n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb tilla\u2026 t\u00eb ringjallura.<\/p>\n<p>Poeti dhe studiuesi vend\u00ebs Preng Cub Lleshi, kujton me mall bashk\u00ebfshatar\u00ebt e tij sh\u00ebngjergjas. \u201cTek hedh n\u00eb let\u00ebr emrat e tyre, m\u00eb faniten si t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb, secili me tiparet karakteristike t\u00eb vetat, me nj\u00eb bot\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb pasur e plot drit\u00eb. Burra t\u00eb men\u00e7ur, q\u00eb i kishte lodhur varf\u00ebria, por q\u00eb kurr\u00eb nuk i kishte sh\u2019burr\u00ebruar. Ata bashkoheshin v\u00ebllaz\u00ebrisht n\u00eb dasma e vdekje, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin g\u00ebzimet dhe hidh\u00ebrimet e jet\u00ebs. Ndaj p\u00ebr mua do t\u00eb mbet\u00ebn gjithnj\u00eb fisnik\u00eb e madh\u00ebshtor\u00eb, si\u00e7 do t\u00eb thoshte Drit\u00ebro Agolli.\u201d<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Ura e Vaut t\u00eb Madh, nj\u00eb monument kulture <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb P\u00ebshqesh, Udha e Madhe takohet me Fanin e Madh dhe matan\u00eb malit dhe me Fanin e Vog\u00ebl. Prej k\u00ebndej kan\u00eb lindur dhe mbiemrat: Marfana, Marzalla, Urzalla, Gjozalli etj. Ura e Vaut t\u00eb Madh \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb vjetrat e Mirdit\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, me nj\u00eb legjend\u00eb t\u00eb veten, q\u00eb thot\u00eb se ajo qe nd\u00ebrtuar brenda nj\u00eb nate, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb ushtrit\u00eb e Sk\u00ebnderbeut me ato t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit. Dhe nga terri nj\u00ebra k\u00ebmb\u00eb pati dal\u00eb e shtremb\u00ebr!\u2026 E kan\u00eb fotografuar k\u00ebt\u00eb Ur\u00eb t\u00eb huajt, Antonio Balda\u00e7i e t\u00eb tjer\u00eb, nga fillimet e shekullit t\u00eb 20-t\u00eb. \u00cbsht\u00eb, pra, dhe kjo nj\u00eb \u201cstacion\u201d turistik i k\u00ebsaj udhe n\u00eb z\u00eb. Pastaj vjen Shkalla e Madhe, nj\u00eb e p\u00ebrpjet\u00eb e pazakont\u00eb, q\u00eb duket se nuk mbaron kurr\u00eb, si t\u00eb jesh duke shkuar m\u00eb k\u00ebmb\u00eb drejt qiellit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shkruar p\u00ebr Shpalin si vendi i kuvendeve t\u00eb krahin\u00ebs, te \u201cLisat e Shpalit\u201d, p\u00ebr qendr\u00ebn e N\u00ebnprefektur\u00ebs, por kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kull\u00eb n\u00eb kod\u00ebr, pasi ajo ishte kulla e kulakut. Ky ishte Gjon Preng Nikolli, nj\u00eb burr\u00eb me virtyte, q\u00eb e kishte l\u00ebshuar sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebr partizan\u00ebt gjat\u00eb luftimeve t\u00eb Shpalit n\u00eb tetor 1944, por q\u00eb m\u00eb pas u persekutua r\u00ebndsh\u00ebm. N\u00eb Shpalin e pas Luft\u00ebs troket dhe nj\u00eb gazetar i \u201cLe Monde\u201d, q\u00eb takohet e kuvendon me burrat e p\u00ebrmendur t\u00eb Blinishtit, Ndue Marka P\u00ebrkol\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb dhe kur kthehet n\u00eb Paris shkruan nj\u00eb artikull me titullin e bujsh\u00ebm dilematik: \u201cKush do t\u00eb fitoj\u00eb, ligji i vjet\u00ebr i maleve, apo ligji i ri i Enver Hoxh\u00ebs?\u201d Shpejt u pa se tradita do t\u00eb pushonte, p\u00ebr t\u00eb marr hov agjitpropi komunist. Me siguri qe gazetari francez nuk do t\u00eb shkilte m\u00eb n\u00eb trojet e kanunit, Shpalin historik, ku kishte qen\u00eb motit dhe nj\u00eb abaci benediktine. D\u00ebgjon tani dhe aso historish q\u00eb nuk thuheshin deri dje. Ata gjerman\u00eb kishin nga nj\u00eb gur\u00eb tek varri. Lufta i kishte vrar\u00eb, si nj\u00eb rreb\u00ebsh n\u00eb ikje, por p\u00ebshqeshasit, edhe pse ata kishin qen\u00eb pushtus, nuk ua kishin tretur varret. Iu kishin v\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb gur\u00eb te kryet dhe u thonin f\u00ebmij\u00ebve vazhdimisht: \u201cMos luani andej, se jan\u00eb varret e gjerman\u00ebve.\u201d N\u00eb asnj\u00eb hart\u00eb topografike apo lajm\u00ebtore nekrologjish nuk ishin ato varre, p\u00ebrpos se n\u00eb memorien e popullit, q\u00eb dinte t\u2019ia nderonte vdekjen gjithkujt, edhe hasmit.<\/p>\n<p>E ndodhit\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb sosur, por tash jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rrall\u00eb ata q\u00eb rendin pas tyre, ashtu si dhe pas peizazhit malor t\u00eb vrar\u00eb nga lija e tranzicionit. Por do t\u00eb k\u00ebt\u00eb natyrisht idealist\u00eb, pasionant\u00eb, shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs. Nj\u00ebri prej tyre, Gjok Gjoka nga Blinishti, farmacist n\u00eb Rr\u00ebshen, nuk ka l\u00ebn\u00eb mal pa u ngjitur me aparatin fotografik n\u00eb dor\u00eb. (Ai ka realizuar dhe disa prej fotove t\u00eb k\u00ebtij reportazhi.) Me an\u00eb t\u00eb \u201cblicit\u201d ai sikur i fton vizitor\u00ebt, bash aty ku Udha e Madhe shkrihet me Rrug\u00ebn e Kombit. Fundja kjo ka qen\u00eb \u00ebndrra e \u00e7do udh\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb rilindet n\u00eb trupin e nj\u00eb t\u00eb reje. Ja, p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, turizmi malor \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebseardhur n\u00eb k\u00ebto an\u00eb.<\/p>\n<p align=\"center\">***<\/p>\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Vemi drejt Oroshit. P\u00ebrmes sh\u00ebnimeve t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb Stavri Frash\u00ebrit, dijetarit kor\u00e7ar, q\u00eb me 1930 \u201cp\u00ebrmes Mirdit\u00ebs n\u00eb dim\u00ebr\u201d shoq\u00ebronte antropologun e njohur amerikan Carleton Coon dhe t\u00eb shoqen, i cili u maste mal\u00ebsor\u00ebve gjoksin dhe kok\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb hetuar tipin e tyre antropologjik. Ai bujt n\u00eb Kull\u00ebn e Kapidanit (ku pritet nga vet\u00eb Gjon Marka Gjoni), q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb tjet\u00ebr stacion i k\u00ebsaj udhe historike, turistike. P\u00ebr t\u00eb vazhduar pastaj rrug\u00ebtimin lugin\u00ebs s\u00eb Fanit t\u00eb Vog\u00ebl e deri n\u00eb Prizren, h\u00ebr\u00eb autostrad\u00ebs e her\u00eb kreshtave malore. Pa ia ndar\u00eb syt\u00eb Qaf\u00ebs s\u00eb Kom(b)it\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ \u00a0HISTORIT\u00cb E UDH\u00cbS S\u00cb MADHE SHKOD\u00cbR &#8211; OROSH &#8211; PRIZREN &#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 dhe rivitalizimi i saj n\u00eb funksion t\u00eb turizmit malor, etj. &#8211; &nbsp; Gjithkush e di se turizmi malor nuk b\u00ebhet p\u00ebrmes autostrad\u00ebs, me makina t\u00eb shpejta, por, th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb figurshme, me kal\u00eb! Shpejt do t\u00eb vij\u00eb koha, q\u00eb t\u00eb \u201cngopur\u201d&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1557","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1557","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1557"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1557\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1559,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1557\/revisions\/1559"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}