{"id":1533,"date":"2012-08-13T23:40:10","date_gmt":"2012-08-13T23:40:10","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1533"},"modified":"2012-08-13T23:41:52","modified_gmt":"2012-08-13T23:41:52","slug":"arsmimi-shqiptar-ne-maqedoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1533","title":{"rendered":"Arsimi shqiptar ne Maqedoni"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/xhelajdin-zeneli1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1535\" title=\"xhelajdin zeneli\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/xhelajdin-zeneli1.jpg\" alt=\"\" width=\"239\" height=\"300\" \/><\/a>Arsimi shqiptar ne Maqedoni-degradimi si paso<br \/>\nje e partizmit te skajshem<\/p>\n<p>Xhelal Zejneli<\/p>\n<p>Rezultatet e matur\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00eb Maqedoni nga l\u00ebnda e gjuh\u00ebs shqipe dhe e let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si realizohet provimi, as prej s\u00eb largu nuk jan\u00eb tregues objektiv\u00eb dhe t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit shqiptar n\u00eb Maqedoni. N\u00eb disa shtete t\u00eb rajonit, provimi i matur\u00ebs shtet\u00ebrore zbatohet n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e kamerave dhe pa telefona celular\u00eb.<!--more--> P\u00ebrqindja e nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb nuk e kalojn\u00eb matur\u00ebn shtet\u00ebrore, p.sh. n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet e madhe. Sikur edhe n\u00eb Maqedoni t\u00eb viheshin n\u00eb p\u00ebrdorim kamerat dhe t\u00eb eliminoheshin telefonat celular\u00eb, p\u00ebrqindja e nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb nuk do ta jepnin k\u00ebt\u00eb provim, do t\u00eb kishte p\u00ebrmasa dramatike dhe trondit\u00ebse. N\u00eb vitin shkollor 2010-2011, n\u00eb afatin e qershorit provimin nuk arrit\u00ebn ta japin vet\u00ebm 1 % e maturant\u00ebve. Pas dy muajve, pra n\u00eb afatin e gushtit, kaluan t\u00eb gjith\u00eb. Sivjet, provimin nuk arrit\u00ebn ta japin 3,6 % e maturant\u00ebve.<br \/>\nPolitizimi dhe partizimi i skajsh\u00ebm i arsimit shqiptar n\u00eb Maqedoni<br \/>\n\u2013 Faktori politik shqiptar n\u00eb Maqedoni, n\u00eb l\u00ebmin e arsimit zbaton p\u00ebrzgjedhje negative. P\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar si m\u00ebsues, si arsimtar, si profesor n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, apo edhe si asistent dhe ligj\u00ebrues n\u00eb universitet, medoemos t\u00eb jesh an\u00ebtar partie, ose t\u00eb jesh n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb partis\u00eb. P\u00ebrndryshe, s\u2019ke gjasa t\u00eb pun\u00ebsohesh as edhe si m\u00ebsues n\u00eb ndonj\u00eb shkoll\u00eb katundi. Pa kaluar n\u00ebp\u00ebr listat e strukturave t\u00eb mesme partiake, nuk mund t\u00eb pun\u00ebsohesh as edhe si sh\u00ebrb\u00ebtor shkolle.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb mes pra, nuk merren parasysh kriteret profesionale dhe morale t\u00eb kandidatit i cili d\u00ebshiron t\u00eb pun\u00ebsohet si edukatore n\u00eb \u00e7erdhen e f\u00ebmij\u00ebve, si m\u00ebsues, si arsimtar, si profesor shkolle t\u00eb mesme, si asistent dhe si ligj\u00ebrues. Kriter i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsia partiake. T\u00eb jesh an\u00ebtar partie, veprimtar, d.m.th. aktivist partie, militant partie, emisar politik i partis\u00eb, vjedh\u00ebs votash i partis\u00eb, mbush\u00ebs kutish votimi, agjitprop i partis\u00eb; t\u00eb kesh varur flamur\u00eb n\u00ebp\u00ebr shtylla elektrike, t\u00eb kesh ngjitur n\u00ebp\u00ebr mure dhe ekspozitura parulla, pankarta, banderola, billborde; t\u00eb kesh shp\u00ebrndar\u00eb afishe dhe material propagandues partiak n\u00ebp\u00ebr \u00e7ajtore, byrektore, qebaptore, bastore dhe taverna; ta kesh shar\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb partin\u00eb oponente, t\u00eb kesh shkruar dhe t\u00eb kesh botuar shkrime denigruese p\u00ebr partin\u00eb oponente dhe ta kesh l\u00ebvduar partin\u00eb vetanake; t\u00eb kesh marr\u00eb pjes\u00eb &#8211; bashk\u00eb me familjen (me n\u00ebn\u00ebn 80-vje\u00e7are t\u00eb marr\u00eb nga shtrati i l\u00ebngimit, me bashk\u00ebshorten dhe me f\u00ebmij\u00ebt) &#8211; n\u00ebp\u00ebr mitingje dhe tubime partiake, duke q\u00ebndruar shpeshher\u00eb n\u00eb reshtin e par\u00eb t\u00eb tubimit&#8230;<br \/>\nPartit\u00eb politike e politizojn\u00eb dhe e partizojn\u00eb arsimin edhe duke em\u00ebruar drejtor\u00eb shkollash. M\u00eb pas, prej drejtor\u00ebve t\u00eb shkollave partit\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm, t\u00eb jen\u00eb instrumente t\u00eb tyre, t\u2019i zbatojn\u00eb urdhrat, k\u00ebrkesat, d\u00ebshirat, nevojat dhe interesat meskine t\u00eb tyre. Ndryshe, drejtorin, ose e nd\u00ebrrojn\u00eb, ose nuk e rizgjedhin.<br \/>\nPartit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Maqedoni, n\u00eb fund t\u00eb vitit shkollor hartojn\u00eb lista me emra nx\u00ebn\u00ebsish t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb prej 7 deri n\u00eb 12 nota t\u00eb dob\u00ebta dhe t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr interes t\u00eb partis\u00eb, nuk duheshkan t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin. N\u00eb k\u00ebto lista p\u00ebrfshihen dhjet\u00ebra dhe qindra nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb dob\u00ebt. Si rezultat i k\u00ebtij angazhimi partiak, n\u00eb shkollat q\u00eb kan\u00eb mij\u00ebra nx\u00ebn\u00ebs, ndodh t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin nj\u00eb num\u00ebr simbolik i nx\u00ebn\u00ebsve, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb.<br \/>\nKur nx\u00ebn\u00ebsit e shohin se nuk ngel pothuajse askush dhe se kalon edhe ai me 12 nota t\u00eb dob\u00ebta, shpeshher\u00eb edhe pa shkuar n\u00eb riprovim, ata akoma m\u00eb shum\u00eb i shp\u00ebrfillin detyrimet shkollore.<br \/>\nNuk p\u00ebrs\u00ebrit nx\u00ebn\u00ebsi i cili kat\u00ebr vjet me radh\u00eb ka pasur 12 apo edhe 14 nota t\u00eb dob\u00ebta, i cili \u00e7do vit ka pasur nga 100 mungesa dhe ka munguar kur ka dashur, i cili kurr\u00eb s\u2019ka marr\u00eb \u00e7ant\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, i cili kurr\u00eb s\u2019ka mbajtur uniform\u00eb shkollore, i cili kurr\u00eb s\u2019ka pasur stilolaps gjat\u00eb or\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimit, i cili n\u00eb nj\u00eb fletore t\u00eb vetme \u201cka mbajtur\u201d sh\u00ebnime p\u00ebr 12 l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndryshme, d.m.th. p\u00ebr t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt.<br \/>\nPo t\u00eb jet\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb, dy, apo tre nx\u00ebn\u00ebs, disi do t\u2019i dilej n\u00eb krye \u00e7\u00ebshtjes. Por fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr dhjet\u00ebra dhe qindra nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nNx\u00ebn\u00ebsit e till\u00eb rijn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klas\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit e dalluar.<br \/>\nKjo ndikon q\u00eb cil\u00ebsia t\u00eb ulet n\u00eb mesatare, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb bjerr\u00eb edhe n\u00ebn mesatare. N\u00eb t\u00eb tilla rrethana, pesa e nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb dalluar (tanim\u00eb \u201ct\u00eb dalluar\u201d), t\u00eb jet\u00eb relative dhe e diskutueshme.<br \/>\nPartit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Maqedoni, n\u00eb koh\u00ebn e regjistrimit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, hartojn\u00eb lista dhe ua dor\u00ebzojn\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb shkollave, duke k\u00ebrkuar prej tyre q\u00eb n\u00eb shkolla elitare t\u00eb regjistrohen pa kritere edhe nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt nuk i plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e regjistrimit, pra nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb duhej t\u00eb orientoheshin n\u00ebp\u00ebr shkolla profesionale. Q\u00eb n\u00eb tremujorin e par\u00eb, kjo kategori e nx\u00ebn\u00ebsve mbushen me nga shtat\u00eb nota t\u00eb dob\u00ebta. Si \u201crezultat\u201d, nx\u00ebn\u00ebsit me 12 nota t\u00eb dob\u00ebta do t\u00eb jen\u00eb kat\u00ebr vjet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klas\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit e dalluar.<br \/>\nKjo p\u00ebrzgjedhje skajshm\u00ebrish negative \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb arsimit, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsim, e sidomos n\u00eb d\u00ebm t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb dalluar.<br \/>\nMir\u00ebpo, partive politike shqiptare n\u00eb Maqedoni, kjo nuk u intereson fare. Atyre u interesojn\u00eb votat, u intereson marrja e pushtetit, qoft\u00eb n\u00eb shkall\u00eb vendore, qoft\u00eb n\u00eb at\u00eb qendrore.<br \/>\nN\u00eb sistemin monist drejtor\u00ebt em\u00ebroheshin prej komitetit komunal t\u00eb partis\u00eb komuniste. Sot em\u00ebrohen prej deg\u00ebs s\u00eb partis\u00eb \u2013 demokratike. N\u00eb thelb, midis em\u00ebrimit t\u00eb drejtor\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e monizmit dhe em\u00ebrimit t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit, d.m.th. t\u00eb demokracis\u00eb, nuk ka asnj\u00eb dallim. Madje, ka q\u00eb thon\u00eb se n\u00eb komuniz\u00ebm disi i kushtohej r\u00ebnd\u00ebsi cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb kuadrit arsimor dhe atij drejtues. Sot nd\u00ebrkaq, p\u00ebrzgjedhja negative e kuadrit arsimor dhe atij drejtues, ka marr\u00eb p\u00ebrmasa dramatike.<br \/>\nPartizimit dhe politizimit t\u00eb arsimit sot, t\u00eb zbatuar nga partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Maqedoni, do t\u2019ia kishin zili edhe emisar\u00ebt e arsimit t\u00eb Josip Visarionovi\u00e7 Xhugashvili Stalinit.<br \/>\nShqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb presin se cil\u00ebsin\u00eb e arsimit n\u00eb Maqedoni do t\u2019ua p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb maqedonasit.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Maqedoni nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e shkollave edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, si:<\/p>\n<p>&#8211; sh\u00ebtitjet nj\u00ebdit\u00ebshe n\u00eb natyre apo n\u00eb ndonj\u00eb qytet tjet\u00ebr;<br \/>\n&#8211; ekskursionet pes\u00ebdit\u00ebshe n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme;<br \/>\n&#8211; kremtimi i mbr\u00ebmjes s\u00eb matur\u00ebs.<\/p>\n<p>Shpesh ndodh q\u00eb agjencin\u00eb apo nd\u00ebrmarrjen transportuese e cila e zbaton sh\u00ebtitjen apo ekskursionin e nx\u00ebn\u00ebsve, ta caktoj\u00eb partia, p\u00ebrkat\u00ebsisht individ\u00eb influent\u00eb t\u00eb pushtetit vendor, d.m.th. komunal.<br \/>\nRestorantin apo motelin ku do t\u00eb drekojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit apo arsimtar\u00ebt me rastin e sh\u00ebtitjes nj\u00ebdit\u00ebshe n\u00eb natyr\u00eb apo n\u00eb ndonj\u00eb qytet tjet\u00ebr, ndodh ta caktoj\u00eb partia apo individ\u00eb influent\u00eb t\u00eb pushtetit vendor.<br \/>\nHotelin ku do t\u00eb vendosen nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb ekskursion \u2013 po ashtu e cakton partia, p\u00ebrkat\u00ebsisht individ\u00eb influent\u00eb t\u00eb pushtetit vendor, d.m.th. komunal.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr kremtimin e mbr\u00ebmjes s\u00eb matur\u00ebs, partia apo individ\u00eb influent\u00eb t\u00eb pushtetit vendor nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb caktimin:<\/p>\n<p>&#8211; e studios q\u00eb do ta kryej\u00eb fotografimin e nx\u00ebn\u00ebsve;<br \/>\n&#8211; t\u00eb grupit muzikor;<br \/>\n&#8211; t\u00eb restorantit apo t\u00eb sallonit ku do t\u00eb kremtohet mbr\u00ebmja e matur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebpamje ligjore, \u00e7do gj\u00eb duket n\u00eb rregull, por, \u00e7do lloj tenderi \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb. Tenderimi nuk p\u00ebrfillet fare, pothuajse n\u00eb asnj\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Shkollat furnizohen edhe me material konsumues. Ka raste kur edhe furnizuesi i shkoll\u00ebs me material konsumues caktohet me kritere partiake.<\/p>\n<p>Nga sa m\u00eb sip\u00ebr rezulton se partive politike shqiptare n\u00eb Maqedoni nuk u intereson fare cil\u00ebsia n\u00eb arsim, por votat, ardhja n\u00eb pushtet, vendor apo qendror.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja: kush do ta rregulloj\u00eb arsimin, si do ta rregulloj\u00eb dhe kur?!<br \/>\nShoq\u00ebria civile n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Asaj as q\u00eb i d\u00ebgjohet z\u00ebri.<br \/>\nPrind\u00ebrit kurr\u00eb nuk e kan\u00eb \u00e7elur goj\u00ebn p\u00ebr dob\u00ebsit\u00eb n\u00eb arsim. Shum\u00eb shpesh q\u00ebllon t\u00eb d\u00ebgjosh n\u00eb \u00e7arshin\u00eb e qytez\u00ebs apo t\u00eb kasabas\u00eb refrenin: \u201cSot s\u2019ka arsim. Arsimi \u00ebsht\u00eb i shkat\u00ebrruar&#8230;\u201d<br \/>\nNdonj\u00ebri nga k\u00ebta q\u00eb ka ardhur n\u00eb konstatime t\u00eb k\u00ebtilla, mbase \u00ebsht\u00eb edhe prind. Prind\u00ebrve nd\u00ebrkaq, u intereson vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: F\u00ebmija i tyre t\u00eb kaloj\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm, d.m.th. me pes\u00eb. A jan\u00eb t\u00eb merituara pesat dhe sa jan\u00eb t\u00eb merituara, kjo \u00e7\u00ebshtje, asnj\u00eb prindi fare nuk i intereson. Prindi nd\u00ebrhyn q\u00eb f\u00ebmija i tij t\u00eb kaloj\u00eb me pes\u00eb, apo, po qe se \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt dhe ka 12 nota t\u00eb dob\u00ebta \u2013 t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebris\u00eb. I nj\u00ebjti prind, pas dy dit\u00ebve, t\u00eb ndal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb: \u201cSot s\u2019ka arsim. Arsimi \u00ebsht\u00eb i shpartalluar&#8230;\u201d Ai harron se nj\u00eb prej rr\u00ebnuesve t\u00eb arsimit \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb ai, ngase k\u00ebrkon q\u00eb treshi i f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb vet t\u00eb b\u00ebhet pes\u00eb.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Maqedoni merren:<\/p>\n<p>&#8211; me politik\u00eb komb\u00ebtare, apo;<br \/>\n&#8211; me kalimin e nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb notojn\u00eb n\u00eb nota t\u00eb dob\u00ebta?!<\/p>\n<p>Preokupim kan\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb Maqedoni, apo;<br \/>\n&#8211; mosngeljen e nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb vlojn\u00eb nga mungesat?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arsimi shqiptar ne Maqedoni-degradimi si paso je e partizmit te skajshem Xhelal Zejneli Rezultatet e matur\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00eb Maqedoni nga l\u00ebnda e gjuh\u00ebs shqipe dhe e let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si realizohet provimi, as prej s\u00eb largu nuk jan\u00eb tregues objektiv\u00eb dhe t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit shqiptar n\u00eb Maqedoni. N\u00eb disa&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-1533","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1533"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1533\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1537,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1533\/revisions\/1537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}