{"id":1530,"date":"2012-08-13T23:34:40","date_gmt":"2012-08-13T23:34:40","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1530"},"modified":"2012-08-13T23:34:40","modified_gmt":"2012-08-13T23:34:40","slug":"apologjia-e-rexhep-shahut-per-udhen-e-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1530","title":{"rendered":"APOLOGJIA E REXHEP SHAHUT P\u00cbR UDH\u00cbN E KOMBIT"},"content":{"rendered":"<div><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/rruga-kombit-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1531\" title=\"rruga-kombit 1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/rruga-kombit-1.jpg\" alt=\"\" width=\"385\" height=\"290\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/rruga-kombit-1.jpg 385w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/rruga-kombit-1-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a>MIHO GJINI<\/strong><\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>APOLOGJIA E REXHEP SHAHUT P\u00cbR UDH\u00cbN E KOMBIT<\/strong><\/div>\n<div><\/div>\n<div>Nj\u00eb lib\u00ebr voluminoz prej 500 faqesh mund ta tremb\u00eb lexuesin n\u00eb \u201cmarrjen e koh\u00ebs\u201d, por mua m\u2019u duk se nuk m\u00eb mjaftonte koha e durimi p\u00ebr ta lexuar pa e hequr nga duart, ngado q\u00eb shkoja n\u00ebp\u00ebr Athin\u00eb, n\u00eb radh\u00ebt e kriz\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr autobuza, trena e metro, aq sa dy her\u00eb radhazi p\u00ebrfundova n\u00eb aeroportin e Spat\u00ebs i humbur n\u00eb leximin e librit me titull \u201cApologji p\u00ebr Udh\u00ebn e Kombit\u201d t\u00eb Rexhep Shahut!<!--more--><\/div>\n<div>M\u00eb duhej t\u2019i \u201cp\u00ebrpija\u201d ato rrjeshta t\u00eb shkruara plot pasion, n\u00eb nj\u00eb publicistik\u00eb t\u00eb kulluar e me nj\u00eb nerv letrar t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Se nuk e kisha iden\u00eb se \u00e7far\u00eb qe b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; se m\u00eb qe \u201cinfektuar truri\u201d (n\u00eb larg\u00ebsi), q\u00eb atje, n\u00ebp\u00ebr male, ishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrdia nga \u201cshkat\u00ebrruesit ekologjik\u00eb\u201d dhe nga\u201cmafioz\u00ebt e vjedhjeve gjigande\u201d!; se, nuk besoja q\u00eb at\u00eb rrug\u00eb, q\u00eb e pata b\u00ebr\u00eb dikur edhe vet\u00eb p\u00ebr 8 \u2013 10 or\u00eb, i rropatur p\u00ebr vdekje, mund ta p\u00ebrshkoja tani p\u00ebr dy or\u00eb!<\/div>\n<div>Dhe do t\u2019i thoshnja k\u00ebtij Rexhep Shahut, q\u00eb e ka shkruar k\u00ebt\u00eb ese publicistike tep\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb, me shum\u00eb ngroht\u00ebsi njerzore, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe poet, se e ka rr\u00ebmbyer \u201cpoetika e fluturimeve\u201d irreale; se mua m\u00eb dukej q\u00eb \u201cshpikja letrare\u201d e tij ia kalonte edhe fantazis\u00eb s\u00eb Jul Vernit.<\/div>\n<div>Ca m\u00eb tep\u00ebr kur harxhon nj\u00eb pasion t\u00eb zjarrt\u00eb polemike, jo vet\u00ebm me politikan\u00eb partiak\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb Udh\u00ebs s\u00eb Kombit, por edhe me anonim\u00ebt e \u201ckuq\u201d a t\u00eb \u201cgjelb\u00ebr\u201d q\u00eb villnin vrer kund\u00ebr k\u00ebsaj rruge, nat\u00ebn dhe dit\u00ebn\u2026<\/div>\n<div>I ndar\u00eb n\u00eb tre kapituj t\u00eb m\u00ebdhenj ( I,- Apologjia ime; II, -Apologjia e politik\u00ebs; dhe III, &#8211; Apologjia e miqve), libri i Rexhep Shahut \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm real, i mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb realitet konkret, por edhe n\u00eb argumente logjike.<\/div>\n<div>Aty ka nj\u00eb polemik\u00eb t\u00eb ndershme e pa fyerje me kund\u00ebrshtar\u00ebt e rrug\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb mij\u00eb arsye q\u00eb kjo udh\u00eb, (q\u00eb lidh kombin ton\u00eb me dy pjes\u00ebt e ndara!), \u00ebsht\u00eb e panevojshme, e parakoh\u00ebshme, shterruese e fondeve publike, apo terren maskarenjsh e hajdut\u00ebsh t\u00eb thekur.<\/div>\n<div>Publicisti Shahu q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb aty nga mesi i k\u00ebsaj udhe gjigande, e cila ia ka ndar\u00eb pragun e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Bardhoc me varrezat e t\u00eb par\u00ebve (!), me nj\u00eb gjuh\u00eb shqipe elokuente e t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb krijon at\u00eb kuturisje e imazh q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebrrallor dhe q\u00eb hera \u2013 her\u00ebs i ngjan nj\u00eb marr\u00ebzie. Marr\u00ebzi e njerzve t\u00eb guximshm\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rrug\u00eb n\u00ebp\u00ebr shtigjet e dhive e p\u00ebr t\u00eb \u201cshpuar malet\u201d tejp\u00ebrtej!<\/div>\n<div>Udha e vjet\u00ebr e k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve n\u00ebp\u00ebr Lugin\u00ebn e Fanit, mezi shquhej buz\u00eb humnerave, ndersa fragmentet e rrug\u00ebs s\u00eb dikurshme automobilistike n\u00eb at\u00eb lugin\u00eb, kan\u00eb mbetur si gjarp\u00ebrinj t\u00eb coptuar buz\u00eb shkurreve e drunj\u00ebve an\u00ebs rr\u00ebpirave.<\/div>\n<div>Gjith\u00e7ka i ngjan nj\u00eb shp\u00ebtimi nga humbja e madhe e katastrofa e shekujve q\u00eb mund t\u00eb mbetej e p\u00ebrjetshme. Po, nj\u00eb shp\u00ebtimi. Nj\u00eb shp\u00ebtimi t\u00eb madh.<\/div>\n<div>Gjith\u00eb\u00e7ka i ngjan nj\u00eb zgjimi t\u00eb madh\u2026<\/div>\n<div>E megjithat\u00eb, nuk m\u00eb mbushej mendja dhe e qortova Rexhepin se i kishte r\u00ebn\u00eb shum\u00eb \u201cn\u00eb qaf\u00eb\u201d mikut tim t\u00eb vuajtjeve, Fatos Lubonj\u00ebs dhe analistit Mustafa Nano, me nj\u00eb polemik\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ashp\u00ebr.<\/div>\n<div>Pozicioni \u00ebsht\u00eb i kund\u00ebrt, gati ekstrem, por ka gjithmon\u00eb n\u00eb mes nj\u00eb logjik\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme : Udha e Kombit e p\u00ebrfunduar! Nj\u00eb udh\u00eb e magjishme\u2026 Udha ballkanike m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb e sjell t\u00ebr\u00eb Ballkanin n\u00eb \u201cdyert e Adriatikut\u201d! Nj\u00eb mrekulli q\u00eb bind duksh\u00ebm miqt\u00eb dhe armiqt\u00eb\u2026 Nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb u sh\u00ebrben q\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve : atyre q\u00eb na duan e atyre q\u00eb nuk na duan. Nj\u00eb udh\u00eb q\u00eb duhej ngritur mbi \u00e7do sakrific\u00eb, mbi t\u00eb gjitha humbjet e sakrificat. P\u00ebrdorimi i metafor\u00ebs s\u00eb dhurimit t\u00eb bizhuterive t\u00eb florinjta t\u00eb grave austriake p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Teatrit t\u00eb Vjen\u00ebs \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i goditur p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtij dekoracioni gjigand t\u00eb \u201cTeatrit Malor\u201d midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs q\u00eb i ngjan inskenimeve t\u00eb legjendave m\u00eb t\u00eb madh\u00ebrishme.<\/div>\n<div>Krijimtari e nj\u00eb vepre arti, e cila ia kalon edhe tablove t\u00eb p\u00ebrkryera q\u00eb vet\u00eb natyra e ka \u201cpikturuar\u201d! Dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk mund ta besosh realizimin e k\u00ebsaj vepre po nuk e p\u00ebrshkove vet\u00eb k\u00ebt\u00eb Udh\u00eb debatesh, polemikash e luftrash t\u00eb m\u00ebdha politike.<\/div>\n<div>\u201cQ\u00eb ta besosh m\u00eb mir\u00eb e m\u00eb shpejt, &#8211; m\u00eb tha Rexhep Shahu, &#8211; nes\u00ebr, q\u00eb do shkojm\u00eb n\u00eb Prizren, nuk po e pijm\u00eb kafen n\u00eb \u201cKafe Europa\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, por te Shat\u00ebrvani. Aty ku \u00ebsht\u00eb lindur gjyshja ime, do t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb m\u00eb shpejt se sa t\u00eb vemi n\u00eb Vlor\u00eb apo n\u00eb Fier\u2026\u201d. E pash\u00eb me m\u00ebdyshje.<\/div>\n<div>Por e dija se ky p\u00ebrson, ky poet, q\u00eb para nj\u00eb viti m\u00eb ka befasuar edhe me librin poetik \u201cLis i vet\u00ebm n\u00eb fush\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tip \u201ci ngulur\u201ddhe i fort\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb lisi i atyre an\u00ebve\u2026 Fjal\u00ebpak\u00eb dhe v\u00ebzhgonj\u00ebs i mpreht\u00eb. Njeri i tavolin\u00ebs s\u00eb miqve dhe nj\u00ebher\u00ebsh edhe i foltoreve t\u00eb mediave publike. I but\u00eb dhe i ashp\u00ebr n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb. Sfidant e zem\u00ebrak kur ia do puna dhe tep\u00ebr i dhimbsur e njerzor kur je pran\u00eb tij. Njeri q\u00eb di t\u00eb p\u00ebrlotet po aq sa edhe t\u00eb buz\u00ebqesh\u00eb, apo befas t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb n\u00eb urrejtje. Nuk do t\u00eb zem\u00ebrohet Rexhepi po t\u00eb shtoja k\u00ebtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cmalok\u201d i ashp\u00ebr, po aq sa edhe nj\u00eb \u201cujk i zbutur\u201d. Ndofta ngaq\u00eb veriori Shahu ka patur gjithmon\u00eb m\u00ebsonj\u00ebs nga t\u00eb jugut. Shkurt, (se e zgjata fort), po t\u00eb shprehesha me fjal\u00ebt e shk\u00eblqyera t\u00eb Drit\u00ebroit,\u201c\u00ebsht\u00eb burr\u00eb i zoti!\u201d ky Rexhep Shahu.<\/div>\n<div>Rrug\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb Prizren, qysh n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, do t\u00eb m\u00eb linte pa mend e pa goj\u00eb posa do t\u00eb hyja n\u00eb Lugin\u00ebn e Fanit e do t\u2019u\u201cngjitesha\u201d maj\u00ebmaleve. N\u00eb rrym\u00ebn e kund\u00ebrt t\u00eb autostrad\u00ebs do t\u00eb shikoja vet\u00ebm vargun e pafund t\u00eb makinave me targa t\u00eb huaja e targa t\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb lum\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb makinash. 27 mij\u00eb (t\u00eb tilla) at\u00eb dit\u00eb, &#8211; sikund\u00ebr m\u00eb tha m\u00eb pas nj\u00eb zyrtar n\u00eb dogan\u00ebn e Morinit, v\u00ebrshojn\u00eb drejt brigjeve tona detare.<\/div>\n<div>Pata p\u00ebrshtypjen se ai lum\u00eb makinash delte nga fantazia e Homerit, midis gur\u00ebsh mitologjik\u00eb, posht\u00eb shpell\u00ebs s\u00eb Polifemit. P\u00ebrtej tyre pask\u00ebsh qen\u00eb gryka e tmerrshme e Spa\u00e7it q\u00eb na e p\u00ebrgjysmoi jet\u00ebn bashk\u00eb me \u00ebndrrat tona\u2026<\/div>\n<div>Gjith\u00ebsesi, g\u00ebrryerjet apo gdhendjet e maleve nuk do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnin m\u00eb p\u00ebrshtypje, tek nd\u00ebrroheshin pamjet e m\u00eb rr\u00ebmbente ndjenja e hapsir\u00ebs s\u00eb tanishme.<\/div>\n<div>Dhimbja e dikurshme sikur tretet kur hapet \u201csipari\u201d i vargmaleve e i honeve si n\u00eb nj\u00eb shetitje ajrore. Mali i Shejtit, i Munell\u00ebs, i Gur-Nusit, i Zeb\u00ebs, i Thirr\u00ebs e i Rrun\u00ebs, do t\u00eb mbeten pas e frym\u00ebmarrja t\u00eb q\u00ebndron pezull gjer n\u00eb Kalimash. Pas ur\u00ebs 200 met\u00ebrshe t\u00eb Repsit do t\u00eb vinte ajo 300 met\u00ebrshe e gryk\u00ebs s\u00eb Burgjon\u00ebs dhe kur hyn n\u00eb tunelin 6 kilomet\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb malit t\u00eb Rrun\u00ebs, njeriu s\u2019ka m\u00eb koh\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb se kan\u00eb ekzistuar edhe kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj rruge q\u00eb bashkon Shqip\u00ebrin\u00eb me Kosov\u00ebn.<\/div>\n<div>Udha e m\u00ebpastajme p\u00ebrbri liqenit t\u00eb Kuk\u00ebsit, krijon vet\u00ebm nj\u00eb qet\u00ebsim shpirt\u00ebror, q\u00eb i ngjan ngaz\u00ebllimit.<\/div>\n<div>P\u00ebrball\u00eb nesh shfaqen befas tre malet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, Gjallica, Pik\u00ebllima dhe Pashtriku dhe ne sikur \u201chumbasim\u201d n\u00eb gjirin e tyre, p\u00ebr t\u00eb dalur pask\u00ebtaj n\u00eb \u201cvij\u00ebn e dhimbjes\u201d q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb emrin Pik\u00ebllim\u00ebs, ku paska ende nj\u00eb kufi ndar\u00ebs midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs dhe ku gjith\u00ebsesi, duhej t\u00eb lindte si nj\u00eb shpres\u00eb, si nj\u00eb drit\u00eb kjo Udh\u00eb e Bekuar e Kombit ton\u00eb\u2026<\/div>\n<div>Nd\u00ebrsa Prizreni m\u00eb mbrapa, pas k\u00ebtij \u201cfluturimi\u201d dy or\u00ebsh, i ngjan vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7udie.<\/div>\n<div>Nj\u00eb kafe n\u00eb Prizren tek \u00e7ezma e vjet\u00ebr n\u00eb sheshin e Shat\u00ebrvanit p\u00ebrbri Lumbardhit, lum\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin u krodh hiri i princit shqiptar t\u00eb kinemas\u00eb, Bekim Fehmiu, t\u00eb cilit i pata shkruar let\u00ebr nga qelia ku dergjesha n\u00eb burgun e Spa\u00e7it, nuk ka t\u00eb paguar dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb t\u00eb shijoj\u00eb ndokund m\u00eb shum\u00eb.<\/div>\n<div>Udha e Kombit tani vazhdon brenda meje, brenda teje e brenda kujtdo\u2026<\/div>\n<div><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MIHO GJINI APOLOGJIA E REXHEP SHAHUT P\u00cbR UDH\u00cbN E KOMBIT Nj\u00eb lib\u00ebr voluminoz prej 500 faqesh mund ta tremb\u00eb lexuesin n\u00eb \u201cmarrjen e koh\u00ebs\u201d, por mua m\u2019u duk se nuk m\u00eb mjaftonte koha e durimi p\u00ebr ta lexuar pa e hequr nga duart, ngado q\u00eb shkoja n\u00ebp\u00ebr Athin\u00eb, n\u00eb radh\u00ebt e kriz\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr autobuza, trena&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-1530","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1530"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1530\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1532,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1530\/revisions\/1532"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}