{"id":152,"date":"2012-03-06T17:25:48","date_gmt":"2012-03-06T17:25:48","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=152"},"modified":"2012-03-06T17:25:48","modified_gmt":"2012-03-06T17:25:48","slug":"gjon-bucaj-me-1991-ramizi-komplotoi-kunder-vatres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=152","title":{"rendered":"Gjon Bu\u00e7aj: M\u00eb 1991 Ramizi komplotoi kund\u00ebr VATRES"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Gjon-Bucaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-153\" title=\"Gjon Bucaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Gjon-Bucaj-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Gjon-Bucaj-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Gjon-Bucaj-48x48.jpg 48w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><\/a><strong>Gjon Bu\u00e7aj: M\u00eb 1991 Ramizi komplotoi kund\u00ebr VATRES<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991 u b\u00eb nj\u00eb komplot p\u00ebr ta futur &#8220;Vatr\u00ebn&#8221; n\u00eb duar t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb e Ramiz Alis\u00eb, por d\u00ebshtoi. Sado negative, edhe ajo tentativ\u00eb mbetet n\u00eb kujtes\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrs\u00ebritur.<\/p>\n<p>Nga Gilmana Bushati<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr &#8220;Gazet\u00ebn Shqiptare&#8221; kryetari i shoqat\u00ebs &#8220;Vatra&#8221; n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Gjon Bu\u00e7aj, tregon p\u00ebr historin\u00eb e lavdishme t\u00eb k\u00ebsaj shoqate n\u00eb mbrojtje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, pasi ky ishte objektivi kryesor q\u00eb nga themelimi i saj 100 vite m\u00eb par\u00eb. Bucaj thekson se kjo shoqat\u00eb e ka arritur t\u00eb realizoj\u00eb objektivat e saj historik\u00eb dhe se aktualisht dy objektivat kryesor\u00eb t\u00eb saj jan\u00eb; \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame dhe integrimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Bucaj thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb lobosh p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare shqiptare, pasi lobe t\u00eb till\u00eb si ai grek s\u00eb bashku me at\u00eb serb kan\u00eb punuar kund\u00ebr \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.<!--more--><\/p>\n<p>Sipas tij, k\u00ebto dy lobe kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur nga qeverit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, nd\u00ebrsa qeverit\u00eb shqiptare nuk kan\u00eb pasur t\u00eb nj\u00ebjtin kontribut n\u00eb realizimin e lobimit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare. Ai shpreson q\u00eb qeverit\u00eb shqiptare t\u00eb ndryshojn\u00eb politik\u00eb sa i takon k\u00ebtij fakti. Nga ana tjet\u00ebr, Bu\u00e7aj sqaron, se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb lobimi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar kushton nga ana financiare, por sipas tij, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ndodhi n\u00eb rastin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb forcave per\u00ebndimore n\u00eb Kosov\u00eb. Kryetari aktual i &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; shprehet se ajo q\u00eb mbetet n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebsaj shoqate \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrja q\u00eb Noli b\u00ebri pran\u00eb presidentit amerikan Wilson p\u00ebr mos cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb t\u00eb trishtueshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e fundit e regjimit komunist n\u00eb 1991 q\u00eb ta fuste n\u00eb kthetrat e tij k\u00ebt\u00eb shoqat\u00eb. Bu\u00e7aj e v\u00eb gishtin pik\u00ebrisht t\u00eb presidenti komunist i vendit, Ramiz Alia.<br \/>\n<strong>Zoti Gjon ky p\u00ebrvjetor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Vatr\u00ebs, por edhe i Shqip\u00ebris\u00eb, ju gjen n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj organizate, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb p\u00ebr kombin. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe p\u00ebr ju?<\/strong><br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast privilegji dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shkojn\u00eb bashk\u00eb, por un\u00eb kam fatin t&#8217;i ndaj\u00eb me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb shum\u00eb viteve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb idealista t\u00eb p\u00ebrkushtuar. N\u00eb prag t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; radh\u00ebt jan\u00eb duke u shtuar dhe k\u00ebshtu pun\u00ebt p\u00ebr kremtimin b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb lehta. &#8220;Vatra&#8221; \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve.<br \/>\n<strong>Vatra gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj 100 vje\u00e7are ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb lobimit pro shqiptar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. A mendoni se ia arriti q\u00ebllimit t\u00eb saj?<\/strong><br \/>\nP\u00ebrpjekjet e &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; kan\u00eb q\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve gjith\u00ebkomb\u00ebtare, madje dhe duke prir\u00eb n\u00eb momente kritike, p\u00ebr t\u00eb arritur ku jemi sot. &#8220;Vatra&#8221; ka merit\u00ebn kryesore p\u00ebr krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve miq\u00ebsore me Amerik\u00ebn dhe, si rrjedhim, roli i k\u00ebtij vendi t\u00eb madh t\u00eb demokracis\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i madh, jo vet\u00ebm kur Presidenti Wilson shp\u00ebtoi Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta. Sot kemi Kosov\u00ebn t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur, Shqip\u00ebrin\u00eb an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, me viza t\u00eb liberalizuara dhe me p\u00ebrspektiv\u00ebn e integrimit n\u00eb BE. K\u00ebto jan\u00eb arritje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrkrahja e Amerik\u00ebs ka qen\u00eb vendimtare. Zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes \u00c7ame dhe bashkimi komb\u00ebtar, jan\u00eb dy q\u00ebllime ende t\u00eb paarritura, t\u00eb cilave &#8220;Vatra&#8221; dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt duhet t&#8217;u p\u00ebrkushtohen me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh.<br \/>\n<strong>Kjo shoqat\u00eb e ka pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb pun\u00ebn duke pasur parasysh se lobingjet m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb SHBA, ku dallohet ai grek, kan\u00eb punuar kund\u00ebr \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare? Cilat kan\u00eb qen\u00eb pengesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha?<\/strong><br \/>\nPengesat kryesore kan\u00eb q\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht aktivitetet antishqiptare t\u00eb grupevet ndikuese (lobiste) greke dhe serbe, t\u00eb ndihmuara gjithmon\u00eb nga shtetet p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb vij\u00eb me platformat komb\u00ebtare, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga qeverit\u00eb, akademit\u00eb (pseudo) shkencore dhe kishat e tyre. N\u00eb krahasim me k\u00ebto, prania e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb krah t\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb nivelin e duhur, por le t\u00eb shpresojm\u00eb se kjo do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Kombi shqip\u00ebtar \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, por nuk ka dyshim se do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb &#8220;Vat\u00ebr&#8221; t\u00eb fort\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<br \/>\n<strong>N\u00eb nj\u00eb vend demokratik si SHBA-ja, sa mund t\u00eb kushtoj\u00eb nga ana financiare nj\u00eb lobing p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar, e sidomos p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja shqiptare?<\/strong><br \/>\nLobby n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprimtari q\u00eb kushton para, por shum\u00ebkush e kupton gabimisht si nj\u00eb &#8220;quid pro quo&#8221;, si t\u00eb thuash ti m\u00eb b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb caktuar, un\u00eb t\u00eb paguaj \u00e7mimin e saj. Po t\u00eb ishte k\u00ebshtu, sa mund t\u00eb na kushtonte edhe nj\u00eb raket\u00eb e vetme amerikane e gjuajtur mbi objektet ushtarake serbe gjat\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr lirimin e Kosov\u00ebs? Lobisti duhet t\u00eb mbledh\u00eb dokumenta, t\u00eb krijoj\u00eb rrethanat e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr personelin ose p\u00ebr vet\u00eb ligj\u00ebv\u00ebn\u00ebsin apo zyrtarin, q\u00eb ai apo ajo t\u00eb njihet me problemin, t\u00eb bindet se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me parimet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ose me interesat e politik\u00ebs amerikane. Duhet t\u00eb shpenzoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtime q\u00eb b\u00ebn vet\u00eb ose, kur \u00ebsht\u00eb nevoja, p\u00ebr udh\u00ebtime faktmbledh\u00ebse t\u00eb zyrtarit. Pra, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb kushton dhe k\u00ebrkon koh\u00eb e p\u00ebrkushtim. M\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr ndikimi \u00ebsht\u00eb edhe kontakti direkt i personaliteteve me influenc\u00eb, si\u00e7 ishte ai i Fan Nolit me Predidentin Wilson, t\u00eb cilit i k\u00ebrkoi shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga cop\u00ebtimi i m\u00ebtejsh\u00ebm. Por edhe n\u00eb k\u00ebso rastesh informimi \u00ebsht\u00eb esencial.<br \/>\n<strong>Vatr\u00ebn para se ta drejtonit ju e ka drejtuar nj\u00eb figur\u00eb e njohur si ajo e Agim Karagjozit? \u00c7far\u00eb ju la si trash\u00ebgim ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoqat\u00eb?<\/strong><br \/>\nAgim Karagjozi i p\u00ebrket gjenerat\u00ebs nacionaliste t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb u larguan pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar komunizmit dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrpjekjet kund\u00ebr tij. Fjala nacionaliz\u00ebm tek ne nuk e ka kuptimin e ekstremizmit, por \u00ebsht\u00eb sinonim i shqiptarizmit t\u00eb kulluar, nga i cili Agim Karagjozi \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuar n\u00eb veprimet gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Q\u00eb kur erdhi n\u00eb Amerik\u00eb, ai u angazhua n\u00eb &#8220;Vat\u00ebr&#8221; me p\u00ebrkushtim e dashuri, n\u00eb aktivitet t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb m\u00eb se 50 vje\u00e7ar. P\u00ebr 18 vite e udh\u00ebhoqi me dinjitet si kryetar i p\u00ebrkushtuar, i matur, i respektuar dhe i dashur nga shok\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e zgjodh\u00ebn Kryetar Nderi kur ai e la kryesin\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb mosh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb kryesisht merit\u00eb e tij mbledhja e t\u00eb hollave p\u00ebr blerjen e nd\u00ebrtes\u00ebs ku &#8220;Vatra&#8221; ka sot selin\u00eb e vet n\u00eb New York. Kur qendra e saj u transferua, zoti Karagjozi mbajti ekuilibrin mes New York-ut dhe Boston-it, me maturin\u00eb dhe me besimin q\u00eb g\u00ebzonte tek vatran\u00ebt e vjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mendimi p\u00ebr fatin e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; n\u00eb rrug\u00ebn e tradit\u00ebs ishte par\u00ebsor. Besoj se \u00ebsht\u00eb me interes p\u00ebr lexuesit tuaj t\u00eb din\u00eb pse &#8220;Vatra&#8221; \u00ebsht\u00eb tani n\u00eb New York e jo n\u00eb Boston. Duke par\u00eb se vatran\u00ebt e vjet\u00ebr ishin pak\u00ebsuar e moshuar dhe t\u00eb rinjt\u00eb nuk afroheshin, kryetari i at\u00ebhersh\u00ebm Peter Lukas, u tha delegat\u00ebve t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb New Yorku-t, p\u00ebraf\u00ebrsisht: &#8220;p\u00ebr t&#8217;a mbajtur &#8220;Vatr\u00ebn&#8221;, merreni n\u00eb New York, sepse atje \u00ebsht\u00eb komunitet i gj\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebsh, kurse k\u00ebtu nuk ka kush interesohet m\u00eb&#8221;. Ky ishte nj\u00eb hap q\u00eb siguroi vazhdim\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb nj\u00eb ceremoni n\u00eb New York, At Artur Liolini pat th\u00ebn\u00eb, se u b\u00eb mir\u00eb q\u00eb &#8220;Vatra&#8221; u transferua n\u00eb New York, pse k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb tani qendra kryesore e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs.<br \/>\n<strong>Zoti Bu\u00e7aj cila ka qen\u00eb ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Vatr\u00ebn, po ajo ngjarje t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshironi ta harroni q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb saj?<\/strong><br \/>\nNuk ka ngjarje t\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; q\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb harroj. Jeta e saj \u00ebsht\u00eb histori nj\u00ebshekullore e pand\u00ebrprer\u00eb veprimtarish e ngjarjesh q\u00eb secila ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet. Ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme \u00ebsht\u00eb vet\u00eb themelimi i saj, mbi parime komb\u00ebtare dhe n\u00eb frym\u00eb demokratike q\u00eb i qendrojn\u00eb koh\u00ebs. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja mund t\u00eb konsiderohet intervenimi i bashk\u00ebthemeluesit t\u00eb saj, Fan Nolit, tek Presidenti Woodrow Wilson, i cili e siguroi duke i th\u00ebn\u00eb se vot\u00ebn q\u00eb kishte do ta p\u00ebrdorte p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pothuaj e t\u00eb nj\u00ebt\u00ebs r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb edhe paraqitja e Nolit n\u00eb Lidhjen e Kombeve n\u00eb dhjetorin e vitit 1920. Me r\u00ebnd\u00ebsi historike jan\u00eb edhe shum\u00eb veprime e ngjarje t\u00eb tjera, si shkuarja e vullnetar\u00ebve me n\u00eb krye Aqif P\u00ebrmetin p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, shkuarja e Band\u00ebs s\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; p\u00ebr t\u00eb ngritur moralin e shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr t&#8217;i nxitur t\u00eb luftonin p\u00ebr atdhe e tjera. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb pyetjes, mund t\u00eb them se &#8220;Vatra&#8221; ka pasur edhe v\u00ebshtir\u00ebsi, por gjithmon\u00eb i ka kap\u00ebrcyer. Nga k\u00ebto po p\u00ebrm\u00ebnd nj\u00eb ku kam q\u00ebn\u00eb vet\u00eb d\u00ebshmitar. N\u00eb vitin 1991 u b\u00eb nj\u00eb komplot p\u00ebr ta futur &#8220;Vatr\u00ebn&#8221; n\u00eb duar t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb e Ramiz Alis\u00eb, por d\u00ebshtoi. Sado negative, edhe ajo tentativ\u00eb mbetet n\u00eb kujtes\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrs\u00ebritur.<br \/>\n<strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrgatitjesh po b\u00ebhen p\u00ebr 100 vjetorin e Vatr\u00ebs, k\u00eb keni ftuar? Po p\u00ebr 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, a keni menduar ndonj\u00eb aktivitet dhe a mund t\u00eb na zbuloni ndonj\u00eb detaj?<\/strong><br \/>\nManifestimet kryesore do t\u00eb zhvillohen n\u00eb qytetin e New York-ut, me 28 dhe 29 prill 2012. N\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, e shtun\u00eb me 28 prill, do t\u00eb mbahet nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore n\u00eb &#8220;The Hemsley Park Lane Hotel&#8221;. Ligj\u00ebrues shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj do t\u00eb trajtojn\u00eb tema t\u00eb ndryshme p\u00ebr shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr themelimin e &#8220;Vatr\u00ebs&#8221;, p\u00ebr protagonist\u00eb dhe p\u00ebr veprime q\u00eb u paraprin\u00eb apo q\u00eb i pasuan k\u00ebto dy ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr mbijetes\u00ebn e kombit ton\u00eb. N\u00eb kumtesat e k\u00ebsaj konference dhe n\u00eb botime t\u00eb kryera ose q\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitje, do t\u00eb ndri\u00e7ohen ngjarje e figura me disa nga t\u00eb cilat publiku lexues do t\u00eb njihet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. P\u00ebr nder t\u00eb pjesmarr\u00ebsve dhe t\u00eb mysafir\u00ebve, ku jan\u00eb ftuar p\u00ebrsonalitete t\u00eb njohura t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb politik\u00ebs komb\u00ebtare e t\u00eb huaj, do t\u00eb shtrohet nj\u00eb dark\u00eb solemne t\u00eb diel\u00ebn me 29 prill, n\u00eb &#8220;Pier Sixty&#8221;, pran\u00eb lumit Hudson. N\u00eb &#8220;Vat\u00ebr&#8221; kemi ndjekur tradit\u00ebn t\u00eb nderojm\u00eb dhe t\u00eb \u00e7mojm\u00eb klerik\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt, krahas me besimin n\u00eb Zotin, predikojn\u00eb edhe besimin n\u00eb shqiptariz\u00ebm, n\u00eb frym\u00ebn e Rilindasve tan\u00eb. Prandaj n\u00eb kremtime do t\u00eb kemi udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb besimeve tona dhe mendojm\u00eb se do t\u00eb realizohet nj\u00eb ceremoni nd\u00ebrfetare p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar frym\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs v\u00ebllaz\u00ebrore t\u00eb shqip\u00ebtar\u00ebvet me besime t\u00eb ndryshme por t\u00eb nj\u00eb gjaku. P\u00ebrsa i p\u00ebrket 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk e kemi finalizuar ende pjes\u00ebn e programit q\u00eb i p\u00ebrket 28 N\u00ebntorit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike, por dua t\u00eb theksoj se dhe aktivitetet e prillit n\u00eb New York jan\u00eb pjes\u00eb e manifestimeve gjith\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij qindvjetori. K\u00ebt\u00eb koncept t\u00eb kremtimeve gjithp\u00ebrfshir\u00ebse e kemi sjellur n\u00eb trojet shqiptare n\u00eb qershorin e vitit t\u00eb kaluar, n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim gjat\u00eb t\u00eb cilit u takuam me personalitetet m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore, qeveritare, akademike dhe fetare t\u00eb cil\u00ebt, mesazhin e &#8220;Vatr\u00ebs&#8221;, e prit\u00ebn me vler\u00ebsim shum\u00eb pozitiv.<\/p>\n<p>(Nj\u00eb kronik\u00eb me holl\u00ebsira mbi k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Dielli&#8221; t\u00eb korrikut 2011).<\/p>\n<p>(Kjo interviste u botua me 6 mars 2012 ne Gazeten Shqiptare)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjon Bu\u00e7aj: M\u00eb 1991 Ramizi komplotoi kund\u00ebr VATRES N\u00eb vitin 1991 u b\u00eb nj\u00eb komplot p\u00ebr ta futur &#8220;Vatr\u00ebn&#8221; n\u00eb duar t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb e Ramiz Alis\u00eb, por d\u00ebshtoi. Sado negative, edhe ajo tentativ\u00eb mbetet n\u00eb kujtes\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrs\u00ebritur. Nga Gilmana Bushati N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-152","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/152","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=152"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/152\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/152\/revisions\/155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=152"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=152"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=152"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}