{"id":1497,"date":"2012-08-07T14:25:41","date_gmt":"2012-08-07T14:25:41","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1497"},"modified":"2012-08-07T14:25:41","modified_gmt":"2012-08-07T14:25:41","slug":"konferenca-e-paqes-1919","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1497","title":{"rendered":"Konferenca e Paqes 1919"},"content":{"rendered":"<p>Konferenca e Paqes 1919, Kur Papa Benedikti XV mbrojti Kor\u00e7\u00ebn e Gjirokastr\u00ebn nga grek\u00ebt<\/p>\n<p>\u00c1T VITOR DEMAJ<br \/>\nPo i paraqesim lexuesit nj\u00eb dokument historik q\u00eb paraqet fakte q\u00eb sot shum\u00eb pak dihen ose anashkalohen, rreth asaj se \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit n\u00eb vitit 1919 n\u00eb lidhje me kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leter e Emzot Luigj Bum\u00e7it aso kohe ipeshk\u00ebv i Lezh\u00ebs q\u00eb ja d\u00ebrgon redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs &#8220;Hylli i Drit\u00ebs&#8221; n\u00eb vitin 1934 p\u00ebr botim. Kjo let\u00ebr hedh drit\u00eb mbi nd\u00ebrhyrjen q\u00eb b\u00ebri Papa Benedikti XV pran\u00eb ambasadorve t\u00eb Anglis\u00eb e t\u00eb Amerik\u00ebs, duke i shp\u00ebtuar nga aneksimi q\u00eb deshi t&#8217;u b\u00ebj Greqia dy krahinave shqiptare: Kor\u00e7\u00ebs dhe Gjirokastr\u00ebs. <!--more--><br \/>\nN\u00eb konferenc\u00ebn e Parisit kishin shkuar shume delegacione shqiptare si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebto delegacione nuk arrit\u00ebn t\u00eb bashkohen p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb delegacion t\u00eb vet\u00ebm, pse ishin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb sepse i p\u00ebrkisnin rrymave t\u00eb ndryshme politike q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishin d\u00ebshir\u00eb dhe ambicje t\u00eb merrnin drejtimin e vendit. At\u00ebher\u00eb u vendos q\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues i t\u00eb gjith\u00eb shqiptarve t\u00eb ishte Emzot. Luigj Bum\u00e7i me delegacionin e tij q\u00eb p\u00ebrfshinte t\u00eb gjith\u00eb shqipar\u00ebt e t\u00eb gjitha krahinave. Si sekretar u vendos \u00c1t Gjergj Fishta q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast pat pergatit\u00eb edhe fjalimin e famsh\u00ebm &#8220;T\u00eb drejtat e Shqipnis\u00eb dhe kufijt\u00eb e saj&#8221;.<br \/>\nKjo d\u00ebshmi e Ipeshkvit Luigj Bum\u00e7it q\u00eb u botua n\u00eb t\u00eb perkohshmen fran\u00e7eskane nuk u kund\u00ebrshtua nga ata pjestar q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb delegacionin p\u00ebr n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit, ku disa prej tyre ishin ende gjall\u00eb kur u b\u00eb publike kjo d\u00ebshmi historike. Kjo gj\u00eb e p\u00ebrforcon edhe m\u00eb, dhe e verteton si nj\u00eb fakt historik t\u00eb ndodhur ashtu si\u00e7 na e difton Emz. Luigj Bum\u00e7i, protagonisti kryesor i atyre ngjarjeve jetike p\u00ebr vendin ton\u00eb.<br \/>\nSigurisht mund t\u00eb themi se nd\u00ebrhyrja e Benediktit XV p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Kor\u00e7\u00ebn dhe Gjirokastr\u00ebn nga rreziku grek nuk u b\u00eb p\u00ebr arsye fetare, pse sikurse dihet k\u00ebto dy krahina ishin me shumic\u00eb myslimane, por nga drejta natyrore q\u00eb \u00e7do komb\u00eb ka p\u00ebr kufijt\u00eb e vet.<br \/>\nSelia e Shenjt\u00eb dhe &#8220;\u00e7eshtja shqiptare&#8221;<br \/>\nP\u00ebrpara se t\u00eb kalojm\u00eb t\u00eb ekspozimi i letr\u00ebs \u2013 dokument, duam t&#8217;i hedhim nj\u00eb veshtrim sintetik historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb, ku v\u00ebrejm\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb e as e vetme q\u00eb nj\u00eb Pap\u00eb nd\u00ebrhyn n\u00eb mbrojtje t\u00eb \u00e7eshtjes shqiptare. Kjo mb\u00ebshtjetje e Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb vinte edhe nga fakti se Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb vend me fe katolike dhe q\u00eb kishte p\u00ebsuar nj\u00eb kalvar t\u00eb dhimb\u00ebshem p\u00ebr k\u00ebt\u00eb identitet, jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por kjo ndihmes\u00eb morale, politike e kulurore donte t\u00eb tregonte se \u00e7do popull dhe komb\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vet\u00ebqeveriset dhe t\u00eb jetoj i lir\u00eb n\u00eb trojet e veta, t\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00ebn, zakonet dhe historin\u00eb e tij.<br \/>\nPap\u00ebt n\u00eb mbrotje<br \/>\nt\u00eb pamvar\u00ebsis\u00eb<br \/>\nterritoriale<br \/>\nPo l\u00ebm\u00eb jasht\u00eb v\u00ebshtrimit koh\u00ebn e lavdishme t\u00eb fatosit komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit ku pati mb\u00ebshtjetjen e disa Pap\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebsisht kat\u00ebr Pap\u00ebve. Mbas pushtimit turk Shqip\u00ebria u fut n\u00eb nj\u00eb labirint vuajtje, persekutimi fetar dhe mjerimi m\u00eb shum\u00eb se sa popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit. Por as n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb zymta nuk u harrua nga Selia e Shenjt\u00eb, dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ne konstatojm\u00eb se mb\u00ebshtjetja e Pap\u00ebve nuk i mungoi dheut t\u00eb arb\u00ebnit, pra \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me pavar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\nPo e rreshtojm\u00eb k\u00ebtu sa m\u00eb shkurt\u00eb disa fakte konkrete n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje.<br \/>\nPapa Pio V n\u00eb vitin 1571 mendon t\u00eb em\u00ebroi nj\u00eb kardinal p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe i jep si mbrojt\u00ebs kardinalin Santoro q\u00eb t\u00eb merret me \u00e7eshtjen shqiptare. Pas k\u00ebtij em\u00ebrimi kemi em\u00ebrimet e disa kardinal\u00ebve tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb merren m\u00eb problemin e Shqip\u00ebris\u00eb pra p\u00ebr lirimin e saj nga pushtuesi anadollak. Gregari XIII viti 1584 mendon p\u00ebr lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga zgjedha azijatike, ndersa Papa Klementi VIII n\u00eb vitin 1593 merr parasysh lutjen q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb kren\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr liri dhe n\u00eb vitin 1595 jep nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb hollash p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij qellimi. Po ashtu n\u00eb vitin 1597 anijet e Pap\u00ebs me ato t\u00eb Venedikut mundohet t\u00eb lirojn\u00eb Vlor\u00ebn nga kthetrat osmane. Nd\u00ebrsa Papa Pali V n\u00eb vitin 1603 ia rekomandon mbretit t\u00eb Spanj\u00ebs Filipit III \u00e7eshtjen e liris\u00eb ton\u00eb si dhe i porosit\u00eb dy t\u00eb d\u00ebrguar nga Shqip\u00ebria q\u00eb kishin shkuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje. Urbani VIII n\u00eb vitin 1624 grish Patriarkun e Ohrit q\u00eb t\u00eb bashkohet me t\u00eb n\u00eb luft\u00eb kundra Turkut. Gjithashtu n\u00eb vitin 1684 Papa s\u00ebbashku me anijet e Venedikut mundohen me i ardh\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e lirojn\u00eb Prevezen. Papa me gjak shqiptar n\u00eb vitin 1711 nd\u00ebrmjetson pran\u00eb Republik\u00ebs Veneciane p\u00ebr me i ardh\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb malsorve t\u00eb Kelmendit q\u00eb po luftojshin p\u00ebr liri. (Shih revisten Leka 1937, 457 \u2013 460). Edhe mbas k\u00ebtyre viteve deri n\u00eb 1912 n\u00ebse konsultojm\u00eb analtet e Urdh\u00ebrit Fran\u00e7eskan si dhe ato t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, kronikat e ndryshme, ditar\u00ebt e disa misonarve, hasim n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb tjera ku Pap\u00ebt intersohen p\u00ebr \u00e7eshtjen shqiptare, p\u00ebr gjendjen e saj shoq\u00ebrore, kulturore e territoriale.<br \/>\nNdihmesa e Pap\u00ebve n\u00eb p\u00ebrhapjen e kultur\u00ebs shqiptare<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb paragraf t\u00eb shkurt\u00ebr duam t\u00eb sjellim n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb ndihmes\u00ebn e vyer q\u00eb dha Selia e Shenjt\u00eb p\u00ebr perhapjen e Kolegjeve, shkollave shqipe si dhe botimin e librave po n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb shekujve jasht\u00eb kufijve t\u00eb tok\u00ebs arbnore. P\u00ebr pun\u00ebn e madhe q\u00eb b\u00ebn\u00eb kleriket e Kish\u00ebs Katolike e n\u00eb ve\u00e7anti misonar\u00ebt fran\u00e7eskan p\u00ebr perhapjen e kultures dhe t\u00eb shkollave shqipe n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb pushtimit osman, meriton nj\u00eb studim t\u00eb gjat\u00eb e nj\u00eb trajtim n\u00eb vete. Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb merremi me k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vitin 1577 kemi Kolegj\u00ebn e ritit grek themeluar n\u00eb Rom\u00eb edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt arb\u00ebresh\u00eb prej pap\u00ebs Gega XIII. Po n\u00eb vitin 1584 \u2013 85 ky Pap\u00eb mendon edhe per nj\u00eb Seminar shqiptar n\u00eb Bari e Le\u00e7e ku gjendeshin shum\u00eb shqiptar t\u00eb shp\u00ebrngulur nga dheu i tyre. Mbas kemi themelimin e Kolegj\u00ebs Ilirike t\u00eb Loretit, e rithemeluar nga Urbani VIII n\u00eb vitin 1627 edhe p\u00ebr shqiptar. Po ashtu i nj\u00ebjti Pap\u00eb me dat\u00eb 17 dhjetor t\u00eb vitin 1631 me nj\u00eb breve t\u00eb posa\u00e7me mkambi rishtas Kolegj\u00ebn Baziliane n\u00eb Rom\u00eb. (Shih: Hylli Drit\u00ebs, 1921, n. 4, fq. 163) po ashtu kemi edhe themelimin e Kolegj\u00ebs Ilirike e Fermos nga Aleksandri VII n\u00eb vitin 1631.<br \/>\nNd\u00ebrsa n\u00eb Himar\u00eb \u00e7ilen dy shkolla njera nga Klementi IX 1670 e tjetra prej Klementit X. Papa Klementi XI me origjin\u00eb shqiptare jep nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb hollash p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Kolegj\u00ebn e Propagand\u00ebs. N\u00eb Rom\u00eb n\u00eb kuvendin Fran\u00e7eskan San Pietro in Montorio me 20 prill 1711 u vendos me urdh\u00ebr t\u00eb Papes Klementit XI t\u00eb jepej si gjuh\u00eb m\u00ebsimi edhe gjuha shqipe per misionar\u00ebt qe do te vinin n\u00eb Shqip\u00ebri. Si fryt i k\u00ebsaj iniciative u shkrua Gramatika e par\u00eb shqip n\u00eb vitin 1716 nga P. Fran\u00e7esko Maria Da Le\u00e7e. (Shih: Hylli i Drit\u00ebs, vitit 1931, n. 4, fq. 217 \u2013 218; Hylli i Drit\u00ebs, 1933, n. 5-6, fq. 239). N\u00eb Palermo ku jan\u00eb t\u00eb vendosur shum\u00eb arb\u00ebrsh u themelua Kolegja n\u00eb vitin 1730. Kemi edhe Kolegj\u00ebn e Ulanos t\u00eb hapur n\u00eb vitin 1732 prej Klementit XII, italo-shqiptar nga n\u00ebna. N\u00eb vitin 1740 Klementi XII duke \u00e7uar n\u00eb vend d\u00ebshir\u00ebn e Klementit XI themeloj kolegj\u00ebn italo-shqiptare di San Adriano n\u00eb S. Demetrio Corone. (Hylli i Drit\u00ebs, 1921, n. 4, fq. 163). Nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe Kolegj\u00ebn e Grottaferrat\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb, ku n\u00eb bibliotek\u00ebn e saj ruhen edhe dor\u00ebshkrime n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, etj.<br \/>\nJo vet\u00ebm n\u00eb hapjen e shkollave, seminareve p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por Selia e Shenjt\u00eb dha nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb \u00e7muar edhe n\u00eb botimin e librave shqip n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria l\u00ebngonte e rob\u00ebruar n\u00ebn Turqi. Propaganda Fide (Propaganda e Fes\u00eb) e themeluar n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitin 1622 dha nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe dhe de\u00e7izive p\u00ebr botimin e librave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, kjo ndihmes\u00eb vashdoi p\u00ebr gati pes\u00eb shekuj. P\u00ebr botimin e librave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe mund t\u00eb themi shkurtazi se kemi m\u00eb shum\u00eb se 31 libra t\u00eb botuar me an\u00eb t\u00eb shtypshkronj\u00ebs s\u00eb Propagand\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb, duke filluar q\u00eb nga viti 1618 me Budin, Mons. Fr. Bardhin, me Fra Fran\u00e7esko Maria Da Le\u00e7e, etj. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto libra kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr ruajtjen e identitetit gjuh\u00ebsor e komb\u00ebtar t\u00eb Arbnorve. (Shih revisten Leka 1937, 460 \u2013 461).<br \/>\nN\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb mund t\u00eb duken shum\u00eb pak 31 libra t\u00eb botuar n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb sot, por p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr \u00e7do botim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ose edhe n\u00ebse t\u00eb gjenin libra n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe rrezikoje jet\u00ebn dhe p\u00ebrsekutime nga m\u00eb t\u00eb ndryshme.<br \/>\nKjo q\u00eb tham\u00eb m\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb penelat\u00eb nga ajo q\u00eb mund t\u00eb shkruhet mbi ndihmes\u00ebn dhe kontributin q\u00eb Pap\u00ebt dhe Selia e Shenjt\u00eb i dhan\u00eb popullit shqiptar n\u00ebp\u00ebr rrjedhat e historis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nji flet\u00eb e r\u00e9 n\u00eb histor\u00edn kombtare<\/p>\n<p>Ndolljen me tana rrethanat, si tregon shkresa, t\u00eb cilen, fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb kt\u00fb po e botojm, patem ras\u00eb me ndie m\u00e2 se nji her\u00eb prej sa misvet t\u00eb dergat\u00ebs shqyptare n\u00eb Paris. Kshtu flitte i ndyeri Luigj Gurakuqi, kshtu na e verteton Drejtori i jon\u00eb \u00c1. Gjergj Fishta, at her\u00eb sekret\u00e1r i Dergat\u00ebs, e kshtu, pat mirs\u00edn, si mbas kerkes\u00ebs s&#8217;on\u00eb, me na e vertetue edhe me shkrim i P\u00ebrndritshmi Emz. Luigj Bum\u00e7i, at her\u00eb kryet\u00e1r i d\u00ebrgat\u00ebs shqyptare n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit. Per rands\u00ed qi k\u00e1 ky dokument n\u00eb histor\u00edn e ndertimit t&#8217;on\u00eb pors\u00ec shtet e per skjarim t\u00eb sa paragjykimevet t\u00eb tashme e t&#8217;ardhshme mbi kontributin e klerit katolik per \u00e7ashtjen kombtare, teksualish i a njohtojm publikut shkresat e \u00e7mueshme qi kemi n\u00eb dor\u00eb. Ky dokument ka rands\u00ed nji her\u00eb m\u00e2 t\u00eb madhe, kurse Kor\u00e7\u00eb e Gjinokaster nuk jan\u00eb vise t\u00eb banueme prej katolikve. Sh. R.<\/p>\n<p>Fort i Nderti \u00c1t<br \/>\nMa falni, Ju lutem, pse vonova me i pergjegj\u00eb letres s&#8217;Uej, me t\u00eb cillen m\u00eb lypshi si pat rrjedh\u00eb puna se p\u00ebshtoj Kor\u00e7a e Gjinokastra nga akordi Tittoni-Venizelos \u2013 akord i cilli ja l\u00ebshonte Greq\u00eds te dyja provin\u00e7et shqyptare t\u00eb siperpermendme.<br \/>\nQe si ndolli puna:<br \/>\nQysh\u00eb n\u00eb Qershuer t\u00eb vjet\u00ebs 1919 kje\u00e7\u00eb zgiedh\u00eb Kryet\u00e1r i Dergat\u00ebs s&#8217;On\u00eb n\u00eb Paris.<br \/>\nMe 9 Tetuer t&#8217;asaj\u00eb vjete fletorja &#8220;il Giornale d&#8217;Italia&#8221; lajmon \u00e7iltas se &#8220;mas akordit Tittoni \u2013 Venizelos dy Provin\u00e7iet Shqyptare, Kor\u00e7a e Gjinokastra do t&#8217;i epen Greq\u00eds&#8221;. Dergata e jon\u00eb at her\u00eb me t\u00eb shpejt\u00eb i paraqiti Konferenc\u00ebs s\u00eb Pagj\u00ebs nji protest\u00eb kundra kt\u00ed akordi.<br \/>\nMe 9 Nanduer 1919 po ajo Gazet\u00eb boton prep ato fjal\u00eb, d.m.th. mas akordit Tittoni-Venizelos Kor\u00e7a e Gjinokastra do t&#8217;i dorxohen Greq\u00eds.<br \/>\nAt koh\u00eb Dergata e jon\u00eb m\u00eb ngarkoj me u pa me Z. Tittoni-n qi ndollej n\u00eb Paris mas hikjes s\u00eb Z. Orlando-s e Sonnimo-s, qi ishte Kryet\u00e1r i Dergat\u00ebs italiane. Edh\u00e8 une u takova me t\u00ea, por gj\u00e2 konkrete prej bisedimit nuk mujta me xjerr\u00eb.<br \/>\nN\u00eb mbledhje qi Dergata mbajti n&#8217;e nesre, ja diftova gjith misvet bisedimin me Z. Tittoni-n.<br \/>\nPrep me 9 Dhetuer 1919 fletorja &#8220;il Giornale d&#8217;Italia&#8221; e persrit\u00eb po ato fjal\u00eb mbi Kor\u00e7en e Gjinokastren. N&#8217;at koh\u00eb Z. Tittoni nuk gjindej n\u00eb Paris\u00eb, e vendin e t\u00ed e kishte x\u00e2n\u00eb Z. Scialoja.<br \/>\nShkova edh\u00e8 te ky, por pa kurrfar\u00eb rezultati.<br \/>\nIshte, per s\u00e1 mbaj\u00eb m\u00eand, 21-22 Dhetuer 1919 kurse n\u00eb mbledhje qi patme, t\u00eb gjith misat e Dergat\u00ebs, e nder ta ma i nxeti e ma i pari, e ndieri Z. Myfid Libohova, m&#8217;u lutne t&#8217;a b\u00e2jshe nji sakrific per atdhen t&#8217;on\u00eb e t&#8217;u nis\u00ebshe p\u00ebr Rome, ku t\u00eb b\u00e2jshe \u00e7\u00eb mos per me pase audjenc\u00eb prej Sh\u00eajtn\u00eds s\u00eb tij Pap\u00ebs Benedikt XV. At\u00ed t\u00eb Ja parashtrojshe gjendjen e rrezikshme t\u00eb dy provin\u00e7eve t&#8217;ona, At\u00ed t&#8217;i lypshe ndim\u00eb qi Sh\u00eajtnija e T\u00ed t&#8217;i p\u00ebshtonte.<br \/>\nJu pergjegja shokve n&#8217;at mbledhje se lutja n&#8217;at pun\u00eb nuk kishte v\u00eand, se \u00e7ashtja e Shqyp\u00ebn\u00eds ishte \u00e7ashtja e t\u00eb gjithve bashk\u00eb e e secillit nder n\u00e9: pr\u00e1 kj\u00e8 se Dergata e shef t\u00eb nevojshme qi une si Kryetari i saj\u00eb t&#8217;a b\u00e2j udhtimin per Rom\u00eb, ket udhtim e kam me detyr\u00eb. K\u00ebshtu u v\u00eandue qi un\u00eb bashk\u00eb me Z. Mehdi Frasherin t&#8217;u nis\u00ebshim per Rom\u00eb.<br \/>\nMe 26 t\u00eb Dhetorit u nisme e me 28 m\u00ebrrime n\u00eb kryeqytetin e Ital\u00eds.<br \/>\nS&#8217;kaluen tr\u00ed kater dit xora audjenc\u00ebn e u gjeta perpara Sh\u00eajtn\u00eds s\u00eb Tij Pap\u00ebs Benedikti i XV.<br \/>\nBisedimi nuk kj\u00e8 i gjat\u00eb, kj\u00e8 i shkurt\u00eb mjeft, por edh\u00e8 pse i shkurt\u00eb kje i mjeftueshem per qellimin t&#8217;on\u00eb.<br \/>\nSi ja diftova pse kishe marr\u00eb udhtimin per Rom\u00eb, e pse u gjind\u00ebshe perpara Sh\u00eajtn\u00eds s\u00eb Tij, kuv\u00eandin e mbylla me kto fjal\u00eb: &#8220;tesh pra, Sh\u00eajtn\u00ed, t\u00eb gjith misat e Dergat\u00ebs shqyptare qi jan\u00eb n\u00eb Paris e qi shumica \u00e2sht mysliman, m\u00eb kan \u00e7ue ktu perpara Sh\u00eajtn\u00eds s&#8217;Uej e t\u00eb gjith per nji goj\u00eb U luten qi me fuqn t&#8217;Uej morale e me influencen e madhe qi keni n\u00eb boten mar\u00eb, t\u00eb na epni ndihmen t&#8217;Uej t\u00eb vlefshme si e ku dini Ju Vet\u00eb, qi t\u00eb na p\u00ebshtojn\u00eb dy provin\u00e7et shqyptare Kor\u00e7a e Gjinokastra, t\u00eb cillat jan\u00eb n\u00eb rrezik prej akordit Tittoni-Venizelos&#8221;.<br \/>\nMbasi marova fjal\u00ebt e mija, Papa Sh\u00eajt, si pat nd\u00eaj\u00eb nji grim\u00eb her\u00eb pa b\u00e2 z\u00e2, u suell e me tha: Po shka t\u00eb b\u00e2j per Ju? Me Ital\u00ed s&#8217;kam shka me b\u00e2, e din gjith bota si jena: me Franc\u00eb marr\u00ebdhanjet jan\u00eb k\u00ebput \u2013 shka t\u00eb b\u00e2j?<br \/>\nMora guxim e i pergjegja: A m&#8217;epni lejen me fol\u00eb, Sh\u00eajtn\u00ed? Fol, fol me tha, shka t\u00eb kesh me than\u00eb thueje. Un kishe me than\u00eb, Sh\u00eajtn\u00ed, se bota s&#8217;k\u00e1 met\u00eb vetun n\u00eb Ital\u00ed e n\u00eb Franc\u00eb; &#8211; k\u00e1 n\u00eb bot\u00eb edhe Angl\u00ed Shtete te Bashkueme t&#8217;Amerik\u00ebs. Bani buz\u00ebn n\u00eb gaz, e me i&#8217;her\u00eb m\u00eb pergjegji: k\u00e9 t\u00eb drejt\u00eb. E pra neser do t\u00eb piqemi me Ambasadorin e Angl\u00eds, masnesri me at\u00ea t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkueme; e po t&#8217;ap fjalen se me te dy kam me fol\u00eb e me ja porosit\u00eb dy provin\u00e7et qi kenkan n\u00eb rrezik e kam me b\u00e2 shka t\u00eb mundem per me Ju ndihmue. Zoti k\u00e1 m&#8217;e b\u00e2 mir\u00eb se prei Konferencet t\u00eb Paris-it mos pritni pun\u00eb t\u00eb mira pse Zotin e kan qit\u00eb jasht\u00eb, e at\u00fd k\u00fb s&#8217;asht Zoti drejtsija s&#8217;mundet me k\u00ean\u00eb.<br \/>\nUne at her\u00eb qi kishe b\u00e2 gati nji memorandum per me ja l\u00e2n\u00eb, tuj e nxjerr\u00eb prei xhepit e tuj e mbajt\u00eb n\u00eb dor\u00eb: Sh\u00eajtnija e Juej i tha\u00e7\u00eb, k\u00e1 pun\u00ebt e bot\u00ebs mar\u00eb, e prandej a kam l\u00eajen me Ju lan\u00eb ket memorandum qi mos t&#8217;a harroni \u00e7ashtjen t&#8217;on\u00eb? Po, po, l\u00eane ktu pse nuk kam m&#8217;e harrue. U \u00e7ova e i rash\u00eb ne t\u00eb dy gi\u00fbjt. Ju fala nder\u00ebs s\u00e1 mujta, e si mora bekimin, at her\u00eb dola krejt i k\u00ebnaqun e shkova tuj m\u00eandue me vedi: A thue po na shkon kot ky udhtim qi prej Paris-it b\u00e2me deri ktu? Gjith kjo shpres\u00eb qi fjal\u00ebt e Sh\u00eajtn\u00eds s\u00eb Tij m\u00eb njallne n\u00eb zem\u00ebr, a mundet me m\u00eb rr\u00eajt\u00eb? Jo, jo s&#8217;mundet me k\u00ean\u00eb kurr. Sa dola prej Vatikanit u poqa me Z. Mehdi Frasherin t\u00eb cillit ja diftova fjal\u00ebt qi m\u00eb tha Benedikti XV, edh\u00e8 ky Zotn\u00ed met faret i k\u00ebnaqun tuj shpresue se me nderhymje t\u00eb Pap\u00ebs Kor\u00e7a e Gjinokastra kishin p\u00ebshtue.<br \/>\nMe gjith kto shpresa t\u00eb mira n\u00eb zem\u00ebr, kthyeme n\u00eb Paris ku me padurim po na prit\u00ebshin shok\u00ebt.<br \/>\nKur u mblodhme ne zyren e Dergat\u00ebs, i parashtrova shkurtazi nji ekspoz\u00e9 t\u00eb misjonit t&#8217;on\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, e kur n\u00eb fund u diftova bisedimin e Sh\u00eajtn\u00eds s\u00eb Tij, e si na dha fjalen se do t&#8217;u mundote per \u00e7ashtjen t&#8217;on\u00eb, per t\u00eb cillen kishte \u00e7faq\u00eb qysh\u00eb n\u00eb fillim nji interesim t\u00eb madh, fjal\u00ebt e mbrame t\u00eb Sh\u00eajtit \u00c1t Pap\u00eb i priten n\u00eb kamb\u00eb me brohor\u00ed t\u00eb madhe e me duertrokitje britne t\u00eb gjith nji z\u00e2ni: Rroft\u00eb Papa! Kor\u00e7a e Gjirokastra kan p\u00ebshtue: e p\u00ebshtuene pernjimend.<br \/>\nKjo \u00e2sht rrjedhja e vertet\u00eb. Kjo \u00e2sht nji faqe e histor\u00eds s&#8217;on\u00eb.<br \/>\nKallmet 30 Mars 1934<\/p>\n<p>\u2020 LUIGJ BUM\u00c7I<br \/>\nIPESHKVI I LEZH\u00cbS<\/p>\n<p>(Marr\u00eb nga revista fran\u00e7eskane: Hylli i Drit\u00ebs, 1934 vj.X \u2013 M\u00e2j &#8211; nr. 5, fq. 219-222).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Konferenca e Paqes 1919, Kur Papa Benedikti XV mbrojti Kor\u00e7\u00ebn e Gjirokastr\u00ebn nga grek\u00ebt \u00c1T VITOR DEMAJ Po i paraqesim lexuesit nj\u00eb dokument historik q\u00eb paraqet fakte q\u00eb sot shum\u00eb pak dihen ose anashkalohen, rreth asaj se \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit n\u00eb vitit 1919 n\u00eb lidhje me kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-1497","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1497"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1497\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1498,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1497\/revisions\/1498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}