{"id":1488,"date":"2012-08-07T14:05:56","date_gmt":"2012-08-07T14:05:56","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1488"},"modified":"2012-08-07T14:16:50","modified_gmt":"2012-08-07T14:16:50","slug":"a-eshte-anton-ceta-nderi-i-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1488","title":{"rendered":"A eshte Anton \u00c7eta &#8221; Nderi i Kombit&#8221;?"},"content":{"rendered":"<p style=\"line-height: 18px;\" align=\"center\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/Ndue-Deaj-new-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-1489\" title=\"Ndue Deaj ( new )\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/Ndue-Deaj-new-1-199x300.jpg\" alt=\"\" width=\"199\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/Ndue-Deaj-new-1-199x300.jpg 199w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/Ndue-Deaj-new-1-681x1024.jpg 681w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/08\/Ndue-Deaj-new-1.jpg 867w\" sizes=\"auto, (max-width: 199px) 100vw, 199px\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndodh nj\u00eb vrasje n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr gjakmarrje, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr e nj\u00eb oficeri policie, njeriu t\u00eb rendit dhe ligjit, teksa gjykata kishte dh\u00ebn\u00eb vendim me burg p\u00ebr vrasjen, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do shtihej si shpagim mbi njeriun me uniform\u00eb.<!--more--> Rast i ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb pastorit n\u00eb Shkod\u00ebr dy vjet m\u00eb par\u00eb. E mendja t\u00eb shkon fill e te njeriu mit i pajtimit: Ah, sikur t\u00eb ishte gjall\u00eb Anton \u00c7etta! Mbase nuk do t\u00eb kishte ndodhur kjo e ajo gj\u00ebm\u00eb. Habitesh se si n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara historike mblidhet aq shum\u00eb fuqi te nj\u00eb njeri i vet\u00ebm. Aq shum\u00eb pushtet moral. Mbase m\u00eb tep\u00ebr se n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e shtetit s\u00eb bashku, sigurisht kur shteti nuk \u00ebsht\u00eb fuqiplot\u00eb e k\u00ebsisoj i duhet njeriut b\u00ebhet institucion. Anton \u00c7etta \u00ebsht\u00eb rasti unik i pajtimtarit nd\u00ebr shqiptar\u00eb. M\u00eb 1990 ai ishte vet\u00eb z\u00ebri i Kosov\u00ebs dhe Kosova mish\u00ebrim i idealit t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebqindvjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb normale t\u00eb \u201ckokrrohen\u201d nj\u00eb nga nj\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb balli i kombit n\u00eb nj\u00ebqind a nj\u00eb mij\u00eb vjet. Po a \u00ebsht\u00eb zyrtarisht Anton \u00c7etta nj\u00eb i till\u00eb? A \u00ebsht\u00eb dekoruar ky tribun me urdhrin e lart\u00eb \u201cNderi i Kombit\u201d? Kan\u00eb kaluar nj\u00ebzet e dy vjet nga misioni i tij i paarritsh\u00ebm, ku ai ishte protagonist (i nj\u00eb protagonizmi historik), por q\u00eb nuk ia njihte meritat vetes, ashtu si dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb shquar, akademiku Mark Krasniqi, misionari Dom Lush Gjergji, avokati Bajram Kelmendi etj. \u201cStudent\u00ebt dhe studenteshat e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs ishin ata q\u00eb i kryen pajtimet\u201d, na thoshte nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, me 1991, Anton \u00c7etta, kur pat\u00ebm rastin fatlum t\u00eb takoheshim me t\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai dhe gjith\u00eb ekipi i tij pajtimtar, n\u00eb shkrime e emisione televizive, kan\u00eb fal\u00ebnderuar ata q\u00eb e pranuan faljen e gjakut. Por nga ana tjet\u00ebr ata q\u00eb fal\u00ebn dhe ata q\u00eb u fal\u00ebn nuk din\u00eb se si t\u00eb shpreh\u00ebn p\u00ebr at\u00eb mision komb\u00ebtar dhe prij\u00ebsit e tij. \u00cbsht\u00eb padyshim nj\u00eb nga ngjarjet e sh\u00ebnuara t\u00eb nj\u00ebqindvjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Askush deri m\u00eb sot nuk ka arritur t\u00eb mbledh\u00eb 500 mij\u00eb vet\u00eb, sa k\u00ebta misionar\u00eb t\u00eb pashembullt, n\u00eb vendin e quajtur \u201cVerrat e Lluk\u00ebs\u201d n\u00eb Kosov\u00eb. Asnj\u00eb ushtri, asnj\u00eb parti, asnj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr komb\u00ebtare s\u2019i ka b\u00ebr\u00eb dot bashk\u00eb kaq shum\u00eb njer\u00ebz, \u00e7ka tregon fuqin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb pajtimit nd\u00ebr shqiptar\u00eb. Gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz nuk i ka mbledhur n\u00eb tubim asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar, cilido t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb, kryefirm\u00ebtar i Pavar\u00ebsis\u00eb, Mbret i Shqiptar\u00ebve, diktator komunist, lider demokracie, k\u00ebndej dhe andej kufirit, n\u00eb mos vet\u00ebm Gjergj Kastrioti pes\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kur niste aksioni i pajtimeve, strukturat politike-policore serbe shkruanin n\u00eb rasportet e tyre se ky do t\u00eb d\u00ebshtonte pasi shqiptar\u00ebt nuk e kishin n\u00eb tradit\u00eb faljen. Dhe kuptohet q\u00eb ai mision komb\u00ebtar nuk do t\u00eb kishte at\u00eb jehon\u00eb dhe at\u00eb pesh\u00eb po t\u00eb mos shihej dhe si nj\u00eb betej\u00eb morale me dashakeq\u00ebsin\u00eb serbe, gjykuar mbase jo si sot, por n\u00eb rrathana t\u00eb tjera, kur Milloshevi\u00e7i p\u00ebrgatiste genocidion dhe shfarosjen e shqiptar\u00ebve. \u201cBabai i pajtimit\u201d e quan Ramiz Kelmendi, Anton \u00c7ett\u00ebn dhe t\u00eb duket se nuk ka titull p\u00ebrtej k\u00ebtij. Pajtimtar\u00eb t\u00eb njohur kosovar\u00eb, n\u00eb studiot e RTK-s\u00eb, rr\u00ebfenin\u00a0 plot histori t\u00eb dhimbshme. Nj\u00eb vajz\u00eb ishte betuar para t\u00eb atit, kur ai po jepte shpirt nga plumbi q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb ar\u00eb, se do t\u2019ia merrte gjakun!&#8230; Por nd\u00ebrhyrja kishte qen\u00eb aq e fort\u00eb dhe, kur ajo vendosi ta falte gjaksin, shkoi pran\u00eb varrit t\u00eb t\u00eb atit bashk\u00eb me grupin misionar dhe iu drejtua atij, se po falte p\u00ebr hir t\u00eb Kosov\u00ebs. Por n\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb asokohe ndodhi mrekullia e gjakfaljes brenda nj\u00eb kohe aq t\u00eb shkurt\u00ebr, nuk ngjau e nj\u00ebta gj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitet e tranzicionit. Ngase k\u00ebtu mungonte nj\u00eb Anton \u00c7et\u00eb, i cili kur d\u00ebgjonte z\u00ebra \u201cintelektual\u00eb\u201d, se mjaft kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vendlindjen, thoshte se gjith\u00e7ka ka kufi, mas\u00eb, cak, por jo ajo q\u00eb ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr Atdheun. Kjo \u00ebsht\u00eb dhe urt\u00ebsia m\u00eb proverbiale e tij. Dhe ata q\u00eb ia hyn\u00eb demek pun\u00ebs p\u00ebr pajtimet n\u00ebp\u00ebr mal\u00ebsit\u00eb veriore n\u00eb Shqip\u00ebri duhej t\u00eb mendoheshin se po \u201cmateshin\u201d me Anton \u00c7ett\u00ebn, dhe sikur ta kishin me gjith\u00eb shpirt dhe jo sa p\u00ebr t\u00eb mbijetuar shoqatat e tyre, q\u00eb shpesh do t\u2019iu nxihej faqja nga pazaret e gjakut.<\/p>\n<p>Pajtimi i Kosov\u00ebs me 1990 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr faqet m\u00eb t\u00eb ndritura shqiptare t\u00eb shekullit t\u00eb 20. Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e kryer. Ai dhe sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model komunikimi e mir\u00ebkuptimi. Shihni kronikat apo videot e koh\u00ebs t\u00eb shihni sa i p\u00ebrkor\u00eb \u00ebsht\u00eb fjalori, sjellja, gjestet e Anton \u00c7ett\u00ebs e t\u00eb tjer\u00ebve, dhe nj\u00ebher\u00ebsh sa i r\u00ebnduar \u00ebsht\u00eb fjalori i politik\u00ebs, gjestet, batudat, ironit\u00eb, p\u00ebrplasjet e nd\u00ebsjellta t\u00eb shefave politik\u00eb. Epo nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb, mund t\u00eb thot\u00eb ndokush, politika dhe pajtimi. Sigurisht q\u00eb ka dallim mes tyre, porse ajo politik\u00eb q\u00eb ftoh, acaron, ndan, p\u00ebr\u00e7an, p\u00ebrjashton, rebelon, \u00ebsht\u00eb regresive. Politika receptimin dhe leximin e par\u00eb ka miradien, t\u00eb marrurit vesh, t\u00eb qen\u00ebt mision. Por ky \u00ebsht\u00eb keqkuptimi yn\u00eb me demokracin\u00eb. Prandaj ta kishim k\u00ebt\u00eb vigan t\u00eb urtis\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr gjakmarrjen dhe pajtimin mes njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, por dhe p\u00ebr ujdit\u00eb e sotme politike. Presidenti dhe Kryeministri (t\u00eb dy t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs) takohen sa p\u00ebr sy e faqe n\u00eb Dit\u00ebn e Evrop\u00ebs n\u00eb ceremonin\u00eb e organizuar nga ambasadori i BE-s\u00eb. Dy politikan\u00eb t\u00eb lart\u00eb (t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs) rrin\u00eb disa vjet n\u00eb \u201chasm\u00ebri\u201d politike, gjersa darkojn\u00eb n\u00eb Gjirin e Lalzit. E prap\u00eb na vjen t\u00eb themi: sikur t\u00eb ishte gjall\u00eb ai, burri simbol i pajtimeve, mbase ata t\u00eb dy e ata t\u00eb dy do t\u00eb kishin folur m\u00eb par\u00eb. Baca Anton do t\u00eb kishte hyr\u00eb mes tyre, si at\u00ebher\u00eb, duke zgjatur dor\u00ebn e pajtimit. Kryekrejet, mes t\u00eb djatht\u00ebve e t\u00eb majt\u00ebve. Demokrat\u00ebve e socialist\u00ebve. Berish\u00ebs e Ram\u00ebs. Lidershipeve politike p\u00ebrher\u00eb t\u00eb acaruara e n\u00eb sherr nj\u00ebzetvje\u00e7ar. Do ta niste kuvendimin urt\u00eb e but\u00eb, si k\u00ebshtu, more \u201cbijt\u00eb\u201d e politik\u00ebs, po ne s\u2019jemi n\u00eb gjak, jemi vllaz\u00ebn, more t\u00eb (pa)mjer\u00eb. Do t\u00eb kishte hyr\u00eb dhe n\u00eb mes t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb Kosov\u00ebs kur ta donte puna. Apo ngaq\u00eb pun\u00ebt shpesh nuk na ven\u00eb mbar\u00eb, e vetmja gj\u00eb q\u00eb na ka mbetur \u00ebsht\u00eb ajo shprehja asgj\u00ebth\u00ebn\u00ebse: \u201cAh sikur t\u00eb ishte ky apo ai shp\u00ebtimtar!\u2026\u201d Dhe se e dim\u00eb se pun\u00ebt e nj\u00eb populli, kombi, mir\u00ebqeverisjeje nuk b\u00ebhen me \u201csikur\u201d. Sidoqoft\u00eb do t\u00eb na i thoshte ca t\u00eb v\u00ebrteta Baca Anton, dhe nga ato q\u00eb ai nuk i kishte p\u00ebr zanat (xet\u00eb e politik\u00ebs), q\u00eb fare mir\u00eb po i thon\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, Sarkozi n\u00eb dit\u00ebn e tij t\u00eb fundit n\u00eb Elize, Merkel me zgjedhjen e Presidentit gjerman etj.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb kthehemi te \u201cNderi i Kombit\u201d, diku i dh\u00ebn\u00eb me bujari e diku i munguar. A \u00ebsht\u00eb ky titull, apo nj\u00eb tjet\u00ebr i ngjash\u00ebm, q\u00eb jepet dhe nga Presidentja e Kosov\u00ebs? Pasi kombi \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb dy shtetet, pa folur dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e tjera etnike? Shqiptar\u00ebt m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb nj\u00ebqindvjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb abetare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, po a mund t\u2019i ken\u00eb dhe titujt komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt? E figura si Anton \u00c7etta do t\u00eb ishin mbase m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshmet p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. T\u00eb mos harrojm\u00eb, e kaluara nuk i kishte t\u00eb ndara figurat e m\u00ebdha. Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi lindi n\u00eb Kosov\u00eb, por sh\u00ebrbeu dhe atje dhe k\u00ebtu. Korifenjt\u00eb e kombit e kultur\u00ebs nuk kan\u00eb as pasaport\u00eb, as kufij. Bile dhe njer\u00ebz t\u00eb shquar t\u00eb huaj si albanologu i madh At Zef Valentini, q\u00eb sapo u dekorua n\u00eb Tiran\u00eb me Urdh\u00ebrin \u201cGjergj Kastrioti-Sk\u00ebnderbeu\u201d. Nd\u00ebrkaq, meq\u00eb jemi fokusuar n\u00eb Kosov\u00eb, a jan\u00eb t\u00eb shenjuar p\u00ebr tituj nderues t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor solemn, dhe Ibrahim Rugova, Ukshin Hoti, Azem Shkreli?&#8230;<\/p>\n<p>D\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb b\u00ebhen dekorime n\u00eb vazhdim\u00ebsi, ndonj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebr figura \u201canonime\u201d, duke u b\u00ebr\u00eb shkas p\u00ebr batuda, si nj\u00eb rast ku nj\u00ebri nga drejtuesit\u00a0 e djesh\u00ebm u p\u00ebrfol p\u00ebr shpalljen d\u00ebshmor t\u00eb gjyshit, q\u00eb kishte pas vdekur nga kafshimi i qenit t\u00eb t\u00ebrbuar dhe jo n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr shkjaut, si\u00e7 pretendohej. Zor t\u00eb mb\u00ebrrihet te figurat e kombit, pa hequr dor\u00eb nga gjyshi, daja, kush\u00ebriri\u2026 patriot (i rrejsh\u00ebm). Se pas dekoratave t\u00eb rrejshme, vijn\u00eb monografit\u00eb e rrejshme, monumentet dhe bustet e rrejshme. Nj\u00ebsoj Shqip\u00ebrie historike e rrejshme. E pafalshme kjo ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb Jubile si ky, kur m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb duhet t\u00eb shmangen dekoratat militante, krahinore, nderb\u00ebr\u00ebse dhe t\u00eb maturohet panteoni komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr Anton \u00c7ett\u00ebn, do t\u00eb na kishte hije t\u00eb kishim dhe nj\u00eb titull nderi a medalje me emrin e tij fisnik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Ndodh nj\u00eb vrasje n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr gjakmarrje, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr e nj\u00eb oficeri policie, njeriu t\u00eb rendit dhe ligjit, teksa gjykata kishte dh\u00ebn\u00eb vendim me burg p\u00ebr vrasjen, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do shtihej si shpagim mbi njeriun me uniform\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-1488","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1488","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1488"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1488\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1491,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1488\/revisions\/1491"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}