{"id":1412,"date":"2012-07-27T13:46:16","date_gmt":"2012-07-27T13:46:16","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1412"},"modified":"2012-07-27T13:46:16","modified_gmt":"2012-07-27T13:46:16","slug":"ali-podrimja-prometheu-i-letersise-bashkekohore-te-njeriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1412","title":{"rendered":"ALI PODRIMJA: PROMETHEU I LET\u00cbRSIS\u00cb BASHK\u00cbKOHORE T\u00cb NJERIUT"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\"><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Dinos-Kubatis.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1413\" title=\"Dinos Kubatis\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Dinos-Kubatis.jpg\" alt=\"\" width=\"101\" height=\"145\" \/><\/a>Nga : DINOS KUBATIS<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Njeri i madh p\u00ebr kultur\u00ebn e vendit t\u00eb vet, Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb sot poeti Ali Podrimja,-bile ndokush mund t\u00eb thot\u00eb edhe p\u00ebr gjith\u00eb Serbin\u00eb,- pasi dihet q\u00eb, deri para pak vjet\u00ebsh, Kosova ndodhej n\u00ebn zot\u00ebrimin e serb\u00ebve.<!--more--><\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb themi t\u00eb drejt\u00ebn, Ali Podrimja, mbizot\u00ebron edhe aty lart, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqipfol\u00ebse p\u00ebrreth, t\u00eb cilat dikur i takonin asaj dhe poeti kosovar, u takon atyre trojeve.<\/p>\n<p>Po vet\u00ebm atyre ? Mos vall\u00eb \u00e7do poet, nuk i p\u00ebrket gjith\u00eb bot\u00ebs dhe jo vet\u00ebm asaj pjese, q\u00eb e lexon dhe emocionohet prej fjal\u00ebs s\u00eb tij, por edhe asaj pjes\u00ebs tjet\u00ebr, \u2019\u2019t\u00eb gjith\u00ebs\u2019\u2019, e cila parandjen nj\u00eb drith\u00ebrim\u00eb t\u00eb padukshme, t\u00eb cil\u00ebn e tej\u00e7on n\u00eb hap\u00ebsirat e Gjith\u00ebsis\u00eb, ku p\u00ebrhapet dhe kumton z\u00ebri i poetit ?<\/p>\n<p>Ali Podrimja, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht \u2018\u2019poeti i p\u00ebrbotsh\u00ebm\u2019\u2019, i cili jeton, p\u00ebrpunon dhe rikthen n\u00eb let\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb fjale hirplote dhe nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb fuqishme e bashk\u00ebkohore, vet njeriun e sot\u00ebm, me ndjenjat dhe problemet, me pasojat e veprimeve dhe t\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb operojm\u00eb, realisht, nj\u00eb anatomi t\u00eb vepr\u00ebs poetike t\u00eb Podrimjes, do t\u00eb v\u00ebrtetojm\u00eb, se poeti, me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn, ndodhet n\u00eb t\u00eb gjitha pikat aktuale dhe kohore, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gur kufiri p\u00ebr Njerin\u00eb dhe jetes\u00ebn e tij n\u00eb Tok\u00eb, nd\u00ebrkaq shpeshher\u00eb arratiset dhe e v\u00ebzhgon, -e gjurmon do t\u00eb mund t\u00eb thoshja,-deri tej, jet\u00ebn e tij tok\u00ebsore konvencionale.<\/p>\n<p>Po kush \u00ebsht\u00eb Ali Podrimja, i cili:\u2019\u2019\u00e7do dit\u00eb p\u00ebrballon pushtetin e liliput\u00ebve\u2019\u2019, ai, i cili uron:\u2018\u2019t\u00eb rriten thonjt\u00eb dhe (t\u00eb) gllab\u00ebrojn\u00eb pren\u00eb e madhe\u2019\u2019 ? \u00cbsht\u00eb ai, i cili vet\u00ebpag\u00ebzohet n\u00eb baptisterin e Siloanit, pastrohet shpirt\u00ebrisht dhe ngre bajrakun e revolucionarit mbinjer\u00ebzor, p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb Golgothan\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn tani gozhdohet Njeriu, sipas nj\u00eb p\u00ebrshkrimi t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Duke mb\u00ebrritur n\u00eb \u2018\u2019Golgothan\u00eb\u2019\u2019 e tij, e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkaq edhe mali i d\u00ebshmimit t\u00eb secilit prej nesh, ai do britmoj\u00eb: \u2019\u2019Ku \u00ebsht\u00eb Zoti ?\u2019\u2019.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet shqet\u00ebsimeve t\u00eb tij metafizike, poetin e ng\u00ebrthen ang\u00ebshtimi, por jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Nuk d\u00ebshiron kurrsesi t\u00eb mbetet n\u00eb shprehjen, q\u00eb thot\u00eb:\u2019\u2019Hap port\u00ebn dhe humbas n\u00eb bosh\u00ebsi\u2019\u2019. Ai e ndjen se bosh\u00ebsi nuk ka. Po \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo, e cila ndodhet pik\u00ebrisht aty dhe, kur hapim port\u00ebn ton\u00eb, pyesim s\u00eb bashku me poetin edhe ne t\u00eb tjer\u00ebt ? Mos vall\u00eb duhet nj\u00eb Promethe tjet\u00ebr, si\u00e7 vijojn\u00eb t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb pacip\u00ebrisht Epimithit\u00ebt dhe pa pik\u00eb pendese, d\u00ebshirojn\u00eb ta idealizojn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb \u2018\u2019Zjarrin \u2018\u2019 e Dijes ? K\u00ebta f\u00ebmij\u00eb, shpirtrat e shqet\u00ebsuar t\u00eb s\u00eb Nes\u00ebrmes, di\u00e7ka p\u00ebrcaktojn\u00eb:\u2019\u2019N\u00eb qytetin ton\u00eb thon\u00eb tani f\u00ebmijt\u00eb\/ se Ai shkoi t\u00eb sjell\u00eb flak\u00ebn \/ t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb me shi e vodh\u00ebn Njer\u00ebzit \u2018\u2019.N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb b\u00ebn \u00e7mos t\u00eb na sjell\u00eb prej \u2018\u2019gjumit t\u00eb Tok\u00ebs\u2019\u2019,t\u00eb na vendos\u00eb n\u00eb gjendje alarmi, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur para se t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb, sepse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike, na nd\u00ebrgjegj\u00ebson se: \u2019\u2019edhe lindja edhe vdekja kan\u00eb tjet\u00ebr pesh\u00eb\u2019\u2019 dhe na b\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb atij zbulimi metafizik, n\u00ebp\u00ebrmjet vargjeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb ndjenjat, cil\u00ebt jan\u00eb vendet, cil\u00ebt jan\u00eb l\u00ebshimet dhe kund\u00ebrshtit\u00eb e Njeriut ? Si nj\u00eb Robinson Kruzo i ri, gjurmon, p\u00ebrmbyt dhe reformon, n\u00ebp\u00ebrmjet pyetjeve, dyshimeve, diskutimeve, d\u00ebshirave, pathosit, v\u00ebrtet\u00ebsive, pav\u00ebrtet\u00ebsive, n\u00ebp\u00ebrmjet habive dhe koridoreve, n\u00ebp\u00ebr labirinthe \u00e7orientues, mbrojt\u00ebs i jet\u00ebs, mbrojt\u00ebs i ideve,mbrojt\u00ebs i ides\u00eb s\u00eb Atdheut dhe vler\u00ebs s\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Her\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm, her\u00eb me nj\u00eb kultur\u00eb ironike, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvijuar dhe shp\u00ebrfaqur ndjenj\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrher\u00eb njer\u00ebzor, me nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, i brisht\u00eb ndaj dashuris\u00eb, mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj familjes, i shtangur ndaj mrekullive t\u00eb natyr\u00ebs dhe realist i rrept\u00eb ndaj \u00e7do realiteti, lig\u00ebsis\u00eb, mosmir\u00ebnjohjes, dhe prapamendimit, nuk b\u00ebn tjet\u00ebr, ve\u00e7se nyj\u00ebzon Njeriun ideal, duke flakut tej \u2018\u2019qesharak\u00ebt\u2019\u2019,q\u00eb \u2018\u2019luajn\u00eb zotat\u2019\u2019 dhe duke nxitur mbijetes\u00ebn ton\u00eb \u2018\u2019n\u00eb litar\u2019\u2019,me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb largohemi prej mashtrimit dhe t\u00eb p\u00ebrballim gjith\u00eb realitetin, n\u00eb bot\u00ebn absurde, ku ne jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Poeti, i shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, e cila rr\u00ebshqet p\u00ebrdit\u00eb, k\u00ebrkon,por i duket se:\u2019\u2019nuk duket m\u00eb kopeja \/ as i zoti\u2019\u2019,humbur diku n\u00eb nd\u00ebrvar\u00ebsin\u00eb e vendosjes dhe t\u00eb plog\u00ebshtis\u00eb,agonis\u00eb dhe th\u00ebrret:\u2019\u2019Pastroni shpirtin \/&#8230;\/ pastroni syt\u00eb \/ zbuloni vrim\u00ebn n\u00eb Gjith\u00ebsi \/ dhe mandej v\u00ebrtetoni \/ se mund t\u00eb jetoni &#8230;\u2018\u2019.<\/p>\n<p>Nostalgjik, ai kthehet pas p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvruar shekujt, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar bashk\u00ebkohor\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar:\u2019\u2019Shnd\u00ebrrit p\u00ebr sa nuk u tha \/ kultura e lasht\u00eb\u2019\u2019,e cila, pasi fillimisht u rafshua, u varros dhe u harrua,n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje, e cila ishte p\u00ebrdoruar me siguri t\u00eb plot\u00eb n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb hershme:\u2019\u2019Varka e Noes\u2019\u2019, p\u00ebr t\u00eb ark\u00ebtuar menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e madhe, e cila na bren:\u2019\u2019Po nuk duket Bregu\u2019\u2019&#8230;<\/p>\n<p>Ali Podrimja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet i fuqish\u00ebm dhe i arrir\u00eb. Poet dashurie, romantik, i ndjesh\u00ebm, por,paralelisht, edhe rivendikues p\u00ebr atdhen\u00eb, p\u00ebr jet\u00ebn, p\u00ebr Njerin\u00eb. Shpesh t\u00eb trand, kur flet p\u00ebr fatin e atdheut t\u00eb vet:\u2019\u2019Hap p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn dhe peshoj \/ pik\u00ebn e gjakut t\u00ebnd\u2019\u2019 dhe menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas, tragjikisht: \u2019\u2019M\u00eb nd\u00ebshkuan nd\u00ebrsa besoja \/ n\u00eb pik\u00ebn e gjakut\u2019\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr jet\u00ebn beson se:\u2019\u2019Kurr\u00eb nuk mjafton koha \/ t\u00eb lind\u00ebsh, t\u00eb jetosh \/ dhe t\u00eb vdes\u00ebsh\u2019\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr Njerin\u00eb:\u2019\u2019Ka koh\u00eb q\u00eb vetmin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb \/ n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn time e lexoj\u2019\u2019,ose:\u2019\u2019N\u00eb mure g\u00ebrvishje t\u00eb tmerrshme \/ t\u00eb thonjve t\u00eb nj\u00eb populli\u2019\u2019.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb poet i \u2018\u2019v\u00ebshtir\u00eb\u2019\u2019 Ali Podrimja. M\u00ebnyra e tij e t\u00eb shprehurit krijon probleme t\u00eb gjithan\u00ebshme. Shkrimi i tij shtrihet n\u00eb thell\u00ebsi, pamjet e tij shp\u00ebrfaqin prush, fjal\u00ebt e tij vishen me n\u00ebnkuptime alegorik\u00eb. \u00cbsht\u00eb fatlum ai, i cili mund t\u00eb zhbiroj\u00eb fjal\u00ebn e tij, \u00ebsht\u00eb i lumtur ai q\u00eb mund t\u00eb nxjerr\u00eb kuptimin e tij dhe t\u00eb l\u00ebvroj\u00eb brenda k\u00ebtyre mendimeve, sepse p\u00ebrfiton ndjeshm\u00ebrin\u00eb dhe stoicizmin e poetit, frym\u00ebzimet dhe shtysat, predispozicionin filozofik dhe shtrirjen e njohjes p\u00ebrkrah ndjenj\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkrimi i Ali Podrimjes, mrekullon, sepse e l\u00eb fjal\u00ebn t\u00eb bjer\u00eb si pik\u00eb e r\u00ebnd\u00eb shiu, e, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb duke r\u00ebn\u00eb, shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb furishme uji t\u00eb past\u00ebr, e cila akumulohet, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje mendimin dhe ndjenjat e lexuesit,-t\u00eb atij lexuesi, i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar, se poeti shp\u00ebrfaq pik\u00ebrisht at\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet vargjeve t\u00eb tij,-ato t\u00eb vet njeriut, i cili \u2018\u2019l\u00ebngon\u2019\u2019 prej dyshimeve, frik\u00ebs, emocioneve, entusiazmit dhe gjithshkaje tjet\u00ebr, q\u00eb quhet \u2018\u2019shprehje njer\u00ebzore\u2019\u2019.Poeti shp\u00ebrfaqet, pra, pas k\u00ebrkimeve t\u00eb vargjeve dhe deponimeve t\u00eb veta, se vuan edhe ai, por paralelisht edhe k\u00ebrkon, del n\u00eb ball\u00eb dhe lufton, percepton, ofron zgjidhje, \u00ebsht\u00eb optimist dhe guxon, ashtu si tjetri n\u00eb krah t\u00eb tij dhe m\u00eb tej, tejemban\u00eb i gjith\u00eb njer\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Vargu i poetit \u00ebsht\u00eb i prer\u00eb, i ngjeshur, i arrir\u00eb n\u00eb mesazhe dhe ide, i p\u00ebrmbytur me ndjenja dhe jo p\u00ebrher\u00eb tep\u00ebr i mir\u00ebkuptuar.<\/p>\n<p>Por, t\u00eb magjeps grishja, p\u00ebr t\u00eb kaluar edhe ti vet n\u00eb anatomin\u00eb e fjal\u00ebve, t\u00eb cilat kompozojn\u00eb vargjet, strofat, poezit\u00eb, q\u00eb nga fillimi deri n\u00eb fund. At\u00ebhere, duhet, q\u00eb me devotshm\u00ebri t\u00eb thell\u00eb, t\u2019i operosh dhe t\u00eb v\u00ebzhgosh pjes\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse. T\u00eb mos i kalosh p\u00ebrciptas, sepse nj\u00eb v\u00ebshtrim i shpejt\u00eb, i b\u00ebn padrejt\u00ebsi, jo vet\u00ebm poetit, por edhe ty, pasi nuk mund t\u00eb ndjesh kuptimin t\u00ebr\u00ebsor, i cili, n\u00eb fund t\u00eb fundit, shp\u00ebrfaqet shpeshher\u00eb trondit\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet poeti deklaron kategorikisht dhe prer\u00eb, po aq edhe me zem\u00ebr t\u00eb past\u00ebr: \u2019\u2019Mbyllem n\u00eb nj\u00eb z\u00eb njer\u00ebzor \u2018\u2019 ! Dhe pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb Ali Podrimja, nj\u00eb z\u00eb njer\u00ebzor, i cili del nga brend\u00ebsia e shpirtit, nj\u00eb z\u00eb q\u00eb shpreh t\u00eb tjer\u00ebt dhe at\u00eb vet\u00eb dhe mb\u00ebshtetet mbi nj\u00eb cop\u00eb letre t\u00eb bardh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbetur regjistruesi i koh\u00ebs dhe i kompozimit ton\u00eb psikologjik, arkiv i pashuar n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, shp\u00ebtim p\u00ebr lexuesin, t\u00eb cilin shpreh dhe, s\u00eb fundi, denj\u00ebsi e poetit t\u00eb ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>P\u00ebrktheu: Iliaz Bobaj\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga : DINOS KUBATIS &nbsp; Njeri i madh p\u00ebr kultur\u00ebn e vendit t\u00eb vet, Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb sot poeti Ali Podrimja,-bile ndokush mund t\u00eb thot\u00eb edhe p\u00ebr gjith\u00eb Serbin\u00eb,- pasi dihet q\u00eb, deri para pak vjet\u00ebsh, Kosova ndodhej n\u00ebn zot\u00ebrimin e serb\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-1412","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1412"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1412\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1414,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1412\/revisions\/1414"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}