{"id":1409,"date":"2012-07-27T13:44:08","date_gmt":"2012-07-27T13:44:08","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1409"},"modified":"2012-07-27T13:44:08","modified_gmt":"2012-07-27T13:44:08","slug":"drita-qe-la-pas-per-ne-ali-podrimja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1409","title":{"rendered":"Drita q\u00eb la pas p\u00ebr ne Ali Podrimja"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Monda.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1410\" title=\"Monda\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Monda.jpg\" alt=\"\" width=\"242\" height=\"318\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Monda.jpg 242w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Monda-228x300.jpg 228w\" sizes=\"auto, (max-width: 242px) 100vw, 242px\" \/><\/a>( Mbresa rreth poezis\u00eb e takimeve me poetin )<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkruar nga Raimonda MOISIU<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cNjeriu nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm human.Ai sigurisht duhet t\u00eb jet\u00eb i urt\u00eb e i ditur\u201d(Konfuci).<!--more--> <\/strong><\/p>\n<p>Ndjeja trysnin\u00eb ndjesore dhe emocionale, krejt t\u00eb vecant\u00eb mes p\u00ebrjetimeve konkrete, origjinale, simbolik\u00ebn e tyre n\u00eb at\u00eb shprehje dhe b\u00ebja analogjin\u00eb me potretin e poetit Ali Podrimja. . Ishte hera e dyt\u00eb q\u00eb takoheshim brenda asaj pranvere t\u00eb bukur, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb disa jav\u00eb. Her\u00ebn e par\u00eb u takuam n\u00eb Pej\u00eb, n\u00eb \u201cTakimet Letrare t\u00eb Azem Shkrelit.\u201d Ashtu me at\u00eb shtatin e tij mesatar, q\u00ebndronte ulur pran\u00eb me poetesh\u00ebn e pikturisten e shquar kosovare Miradije Ramiqi, n\u00eb sall\u00ebn e teatrit \u201cIstref Begolli\u201d t\u00eb Pej\u00ebs, dhe ndiqte me interes e v\u00ebmendje cdo varg q\u00eb recitohej nga poet\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rinj q\u00eb cfaqeshin n\u00eb sken\u00ebn e teatrit. Po at\u00eb Podrimje human, i urt\u00eb, i heshtur, paq\u00ebsor, i m\u00ebncm\u00eb, modest, plot dije e vargje pambarim, e pash\u00eb t\u00eb ulur n\u00eb nj\u00eb nga tavolinat e tarrac\u00ebs s\u00eb restorant \u201cSejko\u201d buz\u00eb Jonit, n\u00eb \u201cDit\u00ebt poetike Joniane\u201dSarand\u00eb. Meditonte poeti teksa binte muzgu dhe dita ngrysej,mes thjesht\u00ebsis\u00eb s\u00eb shpirtit, madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb vetmis\u00eb, \u00ebmb\u00eblsis\u00eb dhe etjes p\u00ebr jet\u00ebn,rebel i heshtur dhe ngjyrimeve t\u00eb vdekjes, q\u00eb poeti e dinte fare mir\u00eb &#8211; fenomene jet\u00ebsore e njer\u00ebzore q\u00eb munden t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes artit. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto e t\u00ebrhiqte tradita se si ajo p\u00ebrq\u00ebndrohet vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb moment kur fjal\u00ebt e poetit fillojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb pas vdekjes s\u00eb tij. Podrimja e kuptonte k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb jet\u00ebs pas poetik, proces q\u00eb ndodh krejt\u00ebsisht brenda historis\u00eb.Gjiithkush vazhdon t\u00eb kujtoj\u00eb fjal\u00ebt e poetit , t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e t\u00eb kaluar\u00ebs, se ajo ndodh edhe n\u00eb t\u00eb tashmen. Dhe k\u00ebshtu m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr poetin \u00ebsht\u00eb t\u00eb nderoj\u00eb t\u00eb vdekurit, t\u00eb shkruaj\u00eb poezi n\u00eb lidhje me t\u00eb tashmen. Podrimja bisedonte me Kosov\u00ebn e tij q\u00eb e deshi aq shum\u00eb: Zgjohu, Kosov\u00eb! Zgjohu, n\u00ebna ime e dashur,\/balli dhe emri im i shkelur,Zgjohu, Kosov\u00eb!\u2026\/Sonte vet\u00ebm mbeta e n\u00eb der\u00eb t\u00eb oborrit askush s\u2019po m\u00eb troket,\/askush m\u00eb, thua vdekur jam e harruar,\/N\u00eb k\u00ebto troje e suka gjaku.\/Thua m\u00eb \u00ebsht\u00eb shkrimbur hisja\/e mbyllur dera e konakut\u2026..\/Zgjohu, Kosov\u00eb, flak\u00eb e hershme e ashtit timt`p\u00eblcitur.\/Bota n\u00eb ty le t\u00eb kallet! Poeti Ali Podrimja ishte idealist, besonte n\u00eb idealin e liris\u00eb. Podrimja ishte patriot, dhe m\u00eb forc\u00ebn e idealit dhe dashuris\u00eb p\u00ebr atdheun, dinte shum\u00eb mir\u00eb ta ndante politik\u00ebn nga krijimtaria e tij letraro-artistike. Podrimja e dinte shum\u00eb mir\u00eb se shkrimtari apo artisti duhet t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb politk\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb fituar lirin\u00eb dhe mendimin e pavarur.Shkrimtar\u00ebt nuk jan\u00eb partizan\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe synimi i let\u00ebrsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kritik\u00eb apo reformim shoq\u00ebror.Nj\u00eb shkrimtar mund t\u00eb ket\u00eb pik\u00ebpamjet e tij politike, por k\u00ebto pik\u00ebpamje kurrsesi domosdom\u00ebrisht nuk duhet t\u2019i manifestoj\u00eb n\u00eb krijimin e tij letrar.Shkrimtari duhet t\u00eb jet\u00eb vetvetja , brenda brisht\u00ebsis\u00eb s\u00eb individualitetit t\u00eb tij. Podrimja e dinte se gjithkush p\u00ebrballet me kufizime t\u00eb shumta n\u00eb shoq\u00ebri dhe \u00ebsht\u00eb zhytur ose n\u00eb kakofonin\u00eb e turm\u00ebs ose mbizot\u00ebrohet nga ligj\u00ebrimi i pushtetit.Kjo \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb e frik\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb shprehur pik\u00ebpamjet e dikujt n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, nj\u00eb individ konfirmon ekzistenc\u00ebn e tij n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sfide t\u00eb till\u00eb nga mjedisi i tij.Duke e shikuar nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim Podrimja e dinte se let\u00ebrsia nuk \u00ebsht\u00eb arm\u00eb p\u00ebr kritik\u00eb, por nj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr ekzistenc\u00ebn.Nj\u00eb shkrimtar apo artist \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar p\u00ebr koh\u00ebn e tij, dhe let\u00ebrsia p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb gjall\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin. Podrimja e dinte se letersia, vargjet e tij poetike ishin m\u00eb reale se historia, e cila \u00ebsht\u00eb shkruar e shkruhet n\u00ebn ndikimin e pushtetit politik.Dhe pena e Podrimjes b\u00ebri kompromis vet\u00ebm me idealin e liris\u00eb, patriotizmit e dashuris\u00eb.Podrimja ka nj\u00eb histori t\u00eb dhimb\u00ebshme t\u00eb poezis\u00eb elegjike, vargje t\u00eb shkruara kur Kosova po kalonte rrethanat e v\u00ebshtira politike t\u00eb viteve \u201960 \u2013t\u00eb, dhe vdekja e djalit t\u00eb poetit- Lumit- do t\u00eb linin gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb poezit\u00eb e tij, dhe vargjet elegjike m\u00eb t\u00eb bukura deri m\u00eb sot i p\u00ebrmblodhi n\u00eb vepr\u00ebn \u201cThirrje\u201d, q\u00eb jan\u00eb sonetet &#8211; simbol epoke brenda tradit\u00ebs dhe t\u00eb shtrira p\u00ebrgjat\u00eb tradit\u00ebs, n\u00eb kontekstin e nj\u00eb dialogu t\u00eb imagjinuar me Lumin, me njer\u00ebzit e dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb, me hallet e sakrificat, kalvarin e dhimbjes, q\u00eb p\u00ebrjetonte Kosova \u201c N\u00eb nj\u00eb nat\u00eb nga ato net\u00ebt pagjum\u00eb\u201d, martirizimin e kombit n\u00ebn thirrjen; \u201dZgjohu n\u00ebna ime e dashur Kosov\u00eb! \/balli dhe emri im i shkelur,\/\u201d<\/p>\n<p>Bisedonte me trojet shqiptare n\u00eb cdo cep t\u00eb Iliris\u00eb, me Camerin\u00eb , bisedonte me Lum Lumin, bisedonte me t\u00eb kaluar\u00ebn, qart\u00ebsonte t\u00eb tashmen, i hapte udh\u00eb t\u00eb ardhmes. Podrimja shkruante p\u00ebr pik\u00ebllimin e jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj bote n\u00eb familje me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb rrall\u00eb: \u201c A thua \u00ebsht\u00eb dita jote e fundit n\u00eb spital\/do t\u2019i biem deri n\u00eb fund a thua\/edhe k\u00ebsaj dite t\u00eb lodhur n\u00eb or\u00ebn e familjes.\/Nuk t\u00eb kam shar\u00eb as nuk t\u00eb kam r\u00ebn\u00eb kurr\u00eb\/vet\u00ebm t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb; Ai n\u00eb hapsir\u00eb atje larg jam Un\u00eb.\/N\u00eb jet\u00eb, n\u00eb art vras\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj jan\u00eb frikacak\u00ebt.\/Mjesht\u00ebria e tyre; gjuajtja n\u00eb gabime, dhelp\u00ebria.(Poezia Lum Lumi). Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ai b\u00ebri poezi., mish\u00ebrimi i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs,rrahjet e zemr\u00ebs , rebelimi i heshtur brenda tij, d\u00ebshmi t\u00eb shpirtit q\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen n\u00eb vetvete e z\u00ebri i poetit triumfoi mbi dhimbjen, d\u00ebshp\u00ebrimin e pik\u00ebllimin, -Lumi do t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb vargjet e tij. Kjo \u00ebsht\u00eb elegjia, -kompromisi i artit me shpirtin, p\u00ebr nj\u00eb poet t\u00eb madh! Ali Podrimja ishte q\u00ebnje njer\u00ebzore i p\u00ebrz\u00ebm\u00ebrt, dashamir\u00ebs i komunikuesh\u00ebm, me nj\u00eb humor t\u00eb mpreht\u00eb e t\u00eb holl\u00eb, t\u00eb ruajtura k\u00ebto n\u00eb karkterin e pen\u00ebs s\u00eb tij poetike, p\u00ebr t\u00eb sfiduar e bashk\u00ebvepruar me t\u00eb, nj\u00eb raport q\u00eb ai gjithmon\u00eb i frymonte drit\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar me t\u00eb, -ai ishte njeriu dhe artisti model, konstruktiv e i drejt\u00eb, ndaj kritikave t\u00eb veprave t\u00eb tjer\u00ebve , duke iu inkurajuar ndjekjen e hipotezave alternative, n\u00eb vecanti ndaj talenteve t\u00eb reja p\u00ebr poet\u00ebt e ardhm\u00ebris\u00eb, i dobish\u00ebm p\u00ebr idet\u00eb dhe formulimin e tyre t\u00eb sakt\u00eb, me nj\u00eb pasuri enciklopedike t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb mendimit filozofik, artistik e inteligjent, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rrethanave.Me nj\u00eb durim t\u00eb admiruesh\u00ebm d\u00ebgjonte t\u00eb gjitha llojet e hipotezave alternative poetike, edhe pse mund t\u00eb ishin jo cil\u00ebsore, jo artistike, mediokre, n\u00ebn nivelin mesatar, ai gjente m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb sugjeruar dhe ndrequr ato, pa i dekurajuar autor\u00ebt e tyre , por ai v\u00ebshtir\u00eb se ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb ata t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ato sipas stilit t\u00eb tij, edhe pse ai e dinte se disa prej tyre ishin kok\u00ebfort\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos i kuptuar t\u00eb metat e tyre.Ai mundohej t\u00eb pasuronte idet\u00eb e dikujt , duke iu l\u00ebn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar vetveten. Udh\u00ebtimet ishin synimi i tij objektiv, ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr poetin t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend , ai solidarizohej n\u00eb xhungl\u00ebn e halleve dhe melankolis\u00eb mbyt\u00ebse, heshtjes s\u00eb trisht\u00eb e g\u00ebzimit t\u00eb plog\u00ebt, pasionit e d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb pazakont\u00eb mes vargjeve dhe muzikalitetit, serenitetin, liriken dhe p\u00ebrjetimin nga motivi i sinfonis\u00eb emocionale q\u00eb ato m\u00ebshironin n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb harmonike. Vargu i Podrimjes ishte vazhdimisht n\u00eb progres; rivalizonte , p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i barasvlersh\u00ebm me realitetin brenda vepr\u00ebs lirike \u2013baladike q\u00eb do t\u00eb vazhdonte t\u00eb rridhte n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, ku cdo varg fiton vler\u00ebn , b\u00ebhet i kuptuesh\u00ebm e ndjesor. Nj\u00eb nga gj\u00ebrat mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00eb llojin e Podrimes si intelektual e m\u00eb pas si poet, ai besonte n\u00eb bashk\u00ebjet\u00ebes\u00ebn plot\u00ebsuese t\u00eb qasjeve , t\u00eb konceptuarirt t\u00eb realitetit e rrethanave, n\u00eb vler\u00ebsimin e tyre me m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb sofistikuara p\u00ebrkundrejt nj\u00eb kompleksi t\u00eb vazhduesh\u00ebm inferioriteti. Poeti iu kushtonte v\u00ebmendjen e duhur , pra nga nj\u00eb tem\u00eb specifike n\u00eb at\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshmen, me t\u00eb mirat e t\u00eb metat e p\u00ebrvojave jet\u00ebsore mes t\u00eb bukur\u00ebs e t\u00eb p\u00ebrditshmes njer\u00ebzore. Ai dinte fare mire se cilat aspekte t\u00eb k\u00ebtyre alternativave mund t\u00eb integrohen n\u00eb harmonin\u00eb t\u00ebr\u00ebsore , simbolik\u00ebs s\u00eb figurave letrare, metafor\u00ebs , fuqis\u00eb shpreh\u00ebse dhe aft\u00ebsit\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb frym\u00ebzimit dhe nj\u00eb art poetik t\u00eb spikatur , t\u00eb moduluara k\u00ebto bukur e me artin e t\u00eb shkruarit n\u00eb struktur\u00ebn artistike, lirike, baladike e filozofike, zhbirimin e laibirintheve shpirt\u00ebrore t\u00eb ndjenjave t\u00eb poetit, t\u00eb ndodhive e dukurive q\u00eb hasim cdo dit\u00eb me dimensionet e tjera t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb.Teksa bisedonim t\u00eb dy me Podrimjen n\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb bukura pranvere qershori buz\u00eb kalt\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Jonit, apo kur h\u00ebngr\u00ebm drek\u00ebn n\u00eb Greshic\u00ebn e vog\u00ebl n\u00eb kthim, ai m\u00eb ka prekur shum\u00eb me modestin\u00eb e tij dhe v\u00ebmendjen q\u00eb tregoi ndaj poezis\u00eb sime dhe librit tim me poezi \u201cLul\u00ebkuqja e Eg\u00ebr\u201d, t\u00eb cilin k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u2019ia dhuroja , sapo un\u00eb mbarova s\u00eb recituari poezin\u00eb time n\u00eb or\u00ebn letrare poetike buz\u00eb Jonit! M\u00eb impresionoi me gatishm\u00ebrin\u00eb, dashamir\u00ebsin\u00eb, ngroht\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebve t\u00eb tij, enthusiazmin e shijen q\u00eb i pati l\u00ebn\u00eb poezia ime lirike \u201c\u2026kurthi i m\u00ebkatit\u2026\u201d. Kisht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vecant\u00eb stimuluese e t\u00eb sinqert\u00eb si e shprehte enthusiazmin e tij p\u00ebr ide t\u00eb mira , p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.Edhe k\u00ebt\u00eb cast akoma ndjej ngroht\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb shpatull\u00ebn time, but\u00ebsin\u00eb e z\u00ebrit t\u00eb tij, teksa un\u00eb e koleg\u00ebt e mij, poet\u00ebt durrsak\u00eb Agim Bajrami, Alma Alpina Begaj, Vladimir Muci dhe bashk\u00ebshorti i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, -Fitimi- k\u00ebndonim serenatat korcare. Enthusiazmin e poetit e pash\u00eb n\u00eb fytyr\u00ebn e tij q\u00eb dlir\u00ebsohej , buz\u00ebqeshjen e ngroht\u00eb dhe fjal\u00ebt e tij q\u00eb kurr\u00eb nuk i harroj : \u201cMonda ti nuk je vet\u00ebm nj\u00eb poete e talentuar e dashuris\u00eb, por ti je edhe nj\u00eb korcare e bukur q\u00eb k\u00ebndon serenatat e dashuris\u00eb po aq bukur\u201d, dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi. Poeti Ali Podrimja ka q\u00ebn\u00eb dhe mbetet i vecant\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Ai b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb ata emra q\u00eb jan\u00eb simbol epoke, q\u00eb i dhan\u00eb tonin dhe ngjyr\u00ebn letrave shqipe, p\u00ebrmes fjal\u00ebs s\u00eb tij artistike, vargjeve elegjike, duke u sh\u00ebndrruar ; -Patriarku e vragjeve lirike shqiptare! Falenderoj Zotin dhe koh\u00ebn q\u00eb m\u00eb dhan\u00eb shansin e bukur historik p\u00ebr ta njohur, takuar e biseduar nga af\u00ebr m\u00eb k\u00ebt\u00eb Korife t\u00eb letrave shqipe. Lajmin se miku e kolegu yn\u00eb, poeti i madh i vargjeve lirike shqiptare , Ali Podrimja, kishte humbur n\u00eb Franc\u00eb e p\u00ebrjetova dhimbsh\u00ebm dhe kam shpresuar se do t\u00eb ket\u00eb pasur ndonj\u00eb gabim n\u00eb lajmet. Por kur me syt\u00eb e mij pash\u00eb homazhet dhe arkivolin t\u00eb mbuluar me lule, largimi fizikisht i poetit Ali Podrimja nga kjo bot\u00eb, m\u00eb ka prekur shum\u00eb jo vet\u00ebm mua, por ka prekur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb konsideruieshme dhe t\u00eb dhimvb\u00ebshme t\u00ebr\u00eb komunitetin e poet\u00ebv\u00eb,shkrimtar\u00ebve e artist\u00ebve, -bot\u00ebn e artit \u2013shpirt\u00ebrisht, me p\u00ebn\u00ebn e vargjet e tij ai do t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb mesin ton\u00eb p\u00ebr vite e vite, q\u00eb vijn\u00eb e ikin. Trash\u00ebgimi e tij intelektuale, letraro-artistike dhe kulturore jan\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe drita q\u00eb la pas p\u00ebr ne poeti i madh i vargjeve lirike shqiptare-Ali PODRIMJA!<\/p>\n<p>Prehu n\u00eb PAQE, miku im!<\/p>\n<p>T\u00eb qoft\u00eb dheu i leht\u00eb, mik i shtrenjt\u00eb!<\/p>\n<p>I p\u00ebrjetsh\u00ebm kujtimi e vepra e e tij!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Raimonda MOISIU<\/p>\n<p>Hartford CT USA<\/p>\n<p>Korrik 2012<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>( Mbresa rreth poezis\u00eb e takimeve me poetin ) Shkruar nga Raimonda MOISIU \u201cNjeriu nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm human.Ai sigurisht duhet t\u00eb jet\u00eb i urt\u00eb e i ditur\u201d(Konfuci).<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-1409","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1409"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1409\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1411,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1409\/revisions\/1411"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}