{"id":1405,"date":"2012-07-27T01:47:44","date_gmt":"2012-07-27T01:47:44","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1405"},"modified":"2012-07-27T01:47:44","modified_gmt":"2012-07-27T01:47:44","slug":"gjokajt-e-kojes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1405","title":{"rendered":"Gjokajt e Kojes"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Mark-Gjokaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-1406\" title=\"Mark Gjokaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Mark-Gjokaj-300x281.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"281\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Mark-Gjokaj-300x281.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Mark-Gjokaj-1024x962.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Mark (P)alok\u00eb Gjokaj,<\/p>\n<p>profesor i historis\u00eb<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb Koj\u00eb, fshatin e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, jasht\u00eb shtetit am\u00eb (Shqip\u00ebris\u00eb), b\u00ebn pjes\u00eb edhe v\u00ebllaz\u00ebria Gjokaj. Ata dikur m\u00eb heret ishin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Gorvokajve.Mir\u00ebpo, m\u00eb von\u00eb ndahen v\u00ebllaz\u00ebri n\u00eb vete. Kjo ndarje ndodhi para 250 vjet\u00ebve. K\u00ebshtu na del n\u00eb qoft\u00eb se<!--more--><\/p>\n<p>nj\u00eb brez llogaritet 25 vite (e sipas kritereve q\u00eb di un\u00eb, brezi llogaritet 25-30 vjet), sepse prej at\u00ebhere jan\u00eb largua 10 breza. Pra, sot Gjokajt p\u00ebrpiqen me Gorvokaj n\u00eb brezin e 10-t\u00eb.Kjo duket k\u00ebshtu n\u00ebse e paraqesim n\u00eb grafik si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>1.\u00a0 Palok\u00eb Roberti,<\/p>\n<p>2.\u00a0 Robert Marku,<\/p>\n<p>3.\u00a0 Mark Paloka,<\/p>\n<p>4.\u00a0 Palok\u00eb Smajli,<\/p>\n<p>5.\u00a0 Smaijl\u00a0 Uci,<\/p>\n<p>6.\u00a0 Uc Gjoka,<\/p>\n<p>7.\u00a0 Gjok\u00eb Gjokali,<\/p>\n<p>8.\u00a0 Gjokal Leka,<\/p>\n<p>9.\u00a0 Lek\u00eb Gjeloshi,<\/p>\n<p>10. Gjelosh Gorvoka. Pra, Gjoka ishte ai q\u00eb u b\u00eb mbiem\u00ebr p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb e vet, q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb me u zhvillua e p\u00ebrparua ndaras nga Gorvok\u00ebt. Mbiemri Gorvok\u00eb \u00ebsht\u00eb toponim\u00eb (em\u00ebr gjeografik,emer i nj\u00ebn\u00ebs nga lagjet e fshatit, p\u00ebrkat\u00ebsisht bajrakut t\u00eb Koj\u00ebs). Edhe sot gjall\u00ebron edhe v\u00ebllaz\u00ebria Gorvokaj, q\u00eb u zvillua n\u00eb kahun tjet\u00ebr, pararel me v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb e Gjokaj\u00ebve. Sipas gojdh\u00ebnave Gjoka kishte k\u00ebta djem\u00eb:<\/p>\n<p>1.\u00a0 Marashin<\/p>\n<p>2.\u00a0 Ucin<\/p>\n<p>3.\u00a0 Mirashin<\/p>\n<p>4.\u00a0 Prel\u00ebn<\/p>\n<p>5.\u00a0 Smak\u00ebn<\/p>\n<p>6.\u00a0 Gjek\u00ebn<\/p>\n<p>7.\u00a0 Franin<\/p>\n<p>P\u00ebr Gjok\u00eb Gjokalin dhe shtat\u00eb djemt\u00eb e tij ka shum\u00eb legjenda.Thon\u00eb se ai kishte shum\u00eb tok\u00eb e bag\u00ebti.Ishte sht\u00ebpia e tij \u00a0e pasur n\u00eb \u00a0at\u00eb koh\u00eb. Ai ishte sht\u00ebpiak i madh (p\u00ebrmenden shtat\u00eb (7) pushk\u00ebt e bardha t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Gjok\u00ebs). Nga kjo sht\u00ebpi delnin tet\u00eb ushtar\u00eb p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb, Gjoka me shtat\u00eb djemt\u00eb e tij. Djali i dyt\u00eb i tij Uci, ishte zot sht\u00ebpie (zot konakut).Ai kishte tre djem\u00eb:Luc\u00ebn,Gjek\u00ebn dhe Smajlin.<\/p>\n<p>Luca kishte \u00a0dy djem\u00eb: Marashin, i lindur n\u00eb vitin 1886 ( mbeti n\u00eb luft\u00ebn e De\u00e7iqit m\u00eb 6 prill 1911). Djali i dyt\u00eb ishte Prela. Ai m\u00eb 1924 shp\u00ebrngulet prej Krushqicet (Kojet) n\u00eb Ko-<\/p>\n<p>sov\u00eb p\u00ebr arsye ekonomike dhe t\u00eb tjera. Marashi la pas vet\u00ebm nj\u00eb djal\u00eb, q\u00eb quhej Fran, i<\/p>\n<p>lindur m\u00eb 1909 dhe jetoi deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitin 1943, kur vdes n\u00eb Pej\u00eb,p\u00ebrkat\u00ebsisht ngrihet duke punuar n\u00eb hapjen e rrug\u00ebs automobilistike n\u00eb malin \u00c7akor. Franin, pasi mbeti jetim e merr p\u00ebr p\u00ebrkujdesje axha i tij Prel\u00eb Luca, kur shp\u00ebrngulet n\u00eb Kosov\u00eb,si\u00e7 u tha m\u00eb sip\u00ebr.Frani u martua me nj\u00eb shkin\u00eb q\u00eb quhej Magdalena, por e thirrnin Mage.Frani la nj\u00eb djal\u00eb Mirashin(Mirin) dhe vajz\u00ebn Katrin\u00ebn. Ata tash jetojn\u00eb diku n\u00eb Serbi (Beograd).<\/p>\n<p>Djali i dyt\u00eb i Luc\u00eb Gjok\u00ebs ishte Prela. Jetoi nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb Krushqic\u00eb, ku edhe sot shihen rr\u00ebnojat e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij. Ai, si\u00e7 u tha m\u00eb sip\u00ebr, kaloi n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 1924 dhe u vendos n\u00eb Pej\u00eb e, m\u00eb von\u00eb e bleu nj\u00eb \u00e7iflik n\u00eb fshatin Dobrush\u00eb nja 15 km n\u00eb verlindje t\u00eb Pej\u00ebs. Edhe Prela ishte martuar me nj\u00eb malazeze q\u00eb quhej Engj\u00ebja,ishte\u00a0 mbes\u00eb e Du\u00e7\u00ebs (fshat kufizues me Koj\u00eb, por i banuar me popullat\u00eb malazeze).Prela kishte tre djem\u00eb Gjok\u00ebn: 1910-1043. Intelektual.E kryen drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Beograd m\u00eb 1932. Nga ushtria e kralit t\u00eb Jugosllavis\u00eb (ku e kryen ushtrin\u00eb), del me grad\u00ebn kapedan rezerv\u00eb. Ai qysh \u00a0student inkuadrohet n\u00eb organizat\u00ebn p\u00ebrparimtare studenteske dhe pas kapitulimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb iu bashkangjitet radheve partizane dhe, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, arrin\u00eb me u ba komisar \u00e7ete e mandej edhe komisar bataloni.Vritet n\u00eb vitin 1943 n\u00eb Bello B\u00ebrdo t\u00eb Kopaonikut, n\u00eb Serbi.Ishte i martuar me nj\u00eb serbe nga Sverligu ,fshat af\u00ebr Nishit. Ai nuk la pasardh\u00ebsa.P\u00ebr Gjok\u00ebn ka shkrua \u201cKuvendi\u201d num\u00ebr dy 2011 faqe: 115-120.<\/p>\n<p>Djali i dyt\u00eb i Prel\u00ebs ishte Doda. Ai u lind n\u00eb Kosov\u00eb,n\u00eb Pej\u00eb. Martohet me Stefanin\u00eb Zogoviq nga Murino n\u00eb Mal t\u00eb Zi,malazeze. Pat\u00ebn pes\u00eb f\u00ebmi,kat\u00ebr djem\u00eb e nj\u00eb vajz\u00eb. Markun,Palin,Gjok\u00ebn , Dragolubin dhe Mar\u00ebn. Doda me familje kryesisht jetoi n\u00eb Pej\u00eb.Isht\u00eb mjesht\u00ebr si babai Prel\u00eb.Edhe ky e ndihmon L\u00ebvizjen N\u00c7L.F\u00ebmija i shkollohen dhe m\u00eb von\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Beograd dhe n\u00eb Sarajev\u00eb, si dhe n\u00eb Pej\u00eb.<\/p>\n<p>Pjetri ishte djali i tret\u00eb i Prel\u00eb Luc\u00ebs. Edhe ai u lind n\u00eb Kosov\u00eb.Kreu shkoll\u00ebn e mesme ekonomike dhe punoi kontabilist dhe sekretar shkolle n\u00eb Pej\u00eb e n\u00eb Prishtin\u00eb.Ishte i martuar me Zork\u00ebn,serbe nga fshati Starodvorane af\u00ebr Gurakocit t\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe Pjetri pati pes\u00eb f\u00ebmi: tre djem\u00eb dhe dy vajza. Zefin,Tom\u00ebn,Nikoll\u00ebn, Lilian\u00ebn dhe Ver\u00ebn.Edhe k\u00ebta t\u00eb gjith\u00eb u shkolluan dhe u pun\u00ebsuan mir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb Kosovet, n\u00eb Serbi e gjetiu.Pas luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb me 1999 -2000 nuk dim\u00eb m\u00eb p\u00ebr k\u00ebta,p\u00ebr pasardh\u00ebsit e Prel\u00eb Luc\u00ebs.Ka gjasa se jetojn\u00eb n\u00eb Serbi, ata q\u00eb ende jan\u00eb gjall\u00eb!<\/p>\n<p>Djali i dyt\u00eb i Uc Gjok\u00ebs ishte Gjeka.Ishte i martuar me nj\u00eb trieshnjane ,Bjeshk\u00eb Palen Cacaj, prej vendit t\u00eb quajtur Pasqafa e Rozdecit. P\u00ebrndryshej nihej me nofk\u00ebn Nama.<\/p>\n<p>Gjek\u00eb Uci kishte dy djem\u00eb, Pjetrin e Zefin. Nj\u00ebri vdiq f\u00ebmi, kur ishte beb\u00eb (Zefi),<\/p>\n<p>kurse Pjetri\u00a0 rreth mosh\u00ebs 12 vje\u00e7 theu qaf\u00ebn Pasrraset, te vendi i quejtur Turrluk.<\/p>\n<p>Flitej se si bari\u00a0 hypi mbi nj\u00eb rras\u00eb q\u00eb ishte curulajk\u00eb mbi nj\u00eb rras\u00eb tjet\u00ebr,q\u00eb gjat\u00eb perkundjes s\u00eb rras\u00ebs l\u00ebshonte kriz\u00ebm ushtuese, interesante p\u00ebr f\u00ebmi t\u00eb k\u00ebsaj moshe.Nj\u00eb moment rrasa rr\u00ebshqet dhe Pjetri shkon me t\u00eb. Ai me k\u00ebt\u00eb rast bie n\u00ebn rras\u00eb dhe k\u00ebshtu vdes.K\u00ebshtu me vdekjen tragjike t\u00eb Pjetrit ,Gjek\u00ebs i treti fara se nuk la pasardh\u00ebsa, iu shkep hisja si\u00e7 thohej n\u00eb Koj\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Mal\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gjeka m\u00eb pas u s\u00ebmu psikikisht dhe vret vehten n\u00eb Grop\u00eb t\u00eb Vocit,kur ishte duke l\u00ebrua k\u00ebt\u00eb bashtin\u00eb bashk me Smail Ucin (v\u00ebllain).Vetvritet te Dolinat e Tek\u00ebs. Smaili, kur e ndegjon krism\u00ebn e pushk\u00ebs, i len qet\u00eb n\u00eb hullin\u00eb(brazd\u00eb) e vrap shkon,<\/p>\n<p>por tash ishte von\u00eb se e gjen\u00eb Gjek\u00ebn duke dhen\u00eb shpirt.Kur e sheh se erdhi Smaili e shikon hidh\u00ebrisht dhe i del shpirti.<\/p>\n<p>Djali i tret\u00eb i Uc Gjok\u00ebs isht\u00eb Smajli.Ai pati tre djem\u00eb:Palok\u00ebn 1896-1980.<\/p>\n<p>Tom\u00ebn,1904-1987 dhe Nik\u00ebn q\u00eb e thirrnin edhe Nilo (1907-1988).Smajl Uci kishte edhe dy bija,Maren dhe Lul\u00ebn, q\u00eb njihej me nofk\u00ebn Cube.E para u martua n\u00eb Triesh(Marja), ndersa e dyta, Lula ose Cubja n\u00eb Grud\u00eb-Pikal\u00eb.Gruen Smajli e kishte prej Kelmendit,Selcet(Shqip\u00ebri),quhej Mrik\u00eb Ucja(Lucja).Rast\u00ebsisht edhe baba i saj e kishte emrin si edhe baba i burrit-(vjehrri)- (Smajlit)Uc.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Palok\u00eb Smajli-i martuar dy here. T\u00eb par\u00ebn here prej Luharit (fshat i, vog\u00ebl n\u00eb kufi me Koj\u00eb,Krushqic\u00eb, ku u lind dhe jetoi Paloka). Grueja e par\u00eb-Marja, ishte bij Perkaj (Perkoviq),ishte motra e Gjok\u00eb Prelit (m\u00eb von\u00eb kumbar\u00eb kurore i Palok\u00ebs).<\/p>\n<p>Vdiq n\u00eb lodh\u00ebnim (lehoni) \u00ebsht\u00eb dasht\u00eb me lind vajz\u00eb. Pas shum\u00eb vitesh, m\u00eb von\u00eb (9) Paloka martohet p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn here, me Len\u00eb Zefen prej Selcet (Shqip\u00ebri).Kjo ishte e bija e Zef Marash Ujk\u00eb Hotit-Nicaj e m\u00eb von\u00eb e marrin mbiemrin Pepaj, p\u00ebr shkaqe praktike.Lena heret mbeti jetime, se n\u00ebna i vdes e Zefin ,baban\u00eb ia vrasin shkijet si bari (thon\u00eb se gabimisht,p\u00ebr nj\u00eb gjak q\u00eb e paskan pasur seljan\u00ebt borrxh n\u00eb Rashoviq-Ku\u00e7).P\u00ebr Len\u00ebn dhe motr\u00ebn e saj Agen kujdesen axhallar\u00ebt si Kola,Gjeka dhe Nou.Lena n\u00eb vitin 1925 martohet\u00a0 me Palok\u00ebn n\u00eb Koj\u00eb,ndersa motra e saj Ag\u00ebja then qaf\u00ebn si baresh\u00eb, duke rr\u00ebshqit prej shk\u00ebmbit dhe bie n\u00eb Cem. Lena kishte edhe nj\u00eb v\u00eblla nga baba, Nikoll\u00ebn.Paloka e Lena pat\u00ebn disa f\u00ebmi:-Gjergjin q\u00eb vdiq bebe,Katrin\u00ebn q\u00eb u vra n\u00eb luft\u00eb nga partizan\u00ebt n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1943,me rastin e hyrjes s\u00eb tyre n\u00eb Koj\u00eb.Markun,Agen,Zefin,Mrin\u00eb,Tring\u00ebn,Vitoren e Franin.<\/p>\n<p>Marku-(1933) intelektual.Fakultetin filozofik-dega histori.Tash jeton n\u00eb Michigan,Amerik\u00eb.I martuar me Elizabet\u00ebn(1944).Kan\u00eb k\u00ebta f\u00ebmi:-Robertin (1965)Muzikolog.Jeton n\u00eb Norwegji me gruen Valentin\u00ebn(1966) si dhe me djemt\u00eb Palok\u00ebn,Lek\u00ebn e Gjonin.Katrin\u00ebn (1966)mjeke anesteziologe.Jeton n\u00eb Orlando t\u00eb Florid\u00ebs me bashk\u00ebshortin Anton Berisha dhe f\u00ebmijt\u00eb e saj. Elena, Zana dhe Rina.Dijan\u00ebn (1971)jeton n\u00eb Michigan e martuar dhe ka dy f\u00ebmi,Hektorin dhe Han\u00ebn.Vat\u00ebn po ashtu jeton n\u00eb Michigan. I martuar dhe ka dy femi,Gjergjin dhe Marin\u00eb.<\/p>\n<p>Djali tjet\u00ebr i Palok\u00ebs quhet Zef, i lindur m\u00eb 1938.Ka dy djem\u00eb: Lek\u00ebn e Kol\u00ebn. I pari u lind m\u00eb 1967 dhe Kola m\u00eb 1974.Leka jeton n\u00eb Zvic\u00ebr (Biell) e Kola n\u00eb New York.Leka ka dy djem\u00eb e Kola nj\u00eb vajz\u00eb. Zefi ka edhe nj\u00eb vajz\u00eb Dranen t\u00eb martuar dhe me banim n\u00eb New York.<\/p>\n<p>Djalit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb Palok\u00ebs i thon\u00eb Fran. I lindur\u00a0 m\u00eb 1944. Jeton m\u00eb se 40 vite n\u00eb Skandinavi-Suedi. Ka dy djem\u00eb Timin,Nicki-n dhe nj\u00eb vajz\u00eb Katrin\u00ebn.Ai merret me skulptur\u00eb.P\u00ebrpos djelm\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrpermendur,Palok\u00eb Smajli kishte edhe k\u00ebto bija: Katrin\u00ebn, q\u00eb u vra n\u00eb luft\u00eb n\u00eb vitin 1943 kur partizan\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb Koj\u00eb dhe e pushtuen p\u00ebr here t\u00eb par\u00eb. Ajo at\u00ebhere ishte 16 vje\u00e7 (shih \u201cKuvendin\u201d e janarit 2002,faqe 107,108,109 botuar n\u00eb Michigan). Agen(vdiq m\u00eb 2010 n\u00eb Triesh-Delaj),Mrin\u00eb jeton n\u00eb Podgoric\u00eb (Mal i\u00a0 Zi) Tring\u00ebn,jeton n\u00eb Gllavi\u00e7ic\u00eb af\u00ebr Peje-Kosov\u00eb dhe Vitoren (Viden)e martuar n\u00eb Gjurashaj t\u00eb Trieshit dhe jeton n\u00eb Amerik\u00eb. Ajo e ka t\u00eb kryer shkoll\u00ebn bujq\u00ebsore dhe normalen. Ka punue do koh\u00eb mesuese n\u00eb Triesh para se \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrngul n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Tom\u00eb Smajl Uci,ishte djali i dyt\u00eb i Smajlit.U lind m\u00eb 1904 dhe jetoi deri m\u00eb 1987.<\/p>\n<p>Jetoi n\u00eb Krushqic\u00eb.U martua me Maren prej Pikalet-Grud\u00eb.Ishte e bija e Gjok\u00eb Tom\u00ebs Kalaj dhe e Bjeshk\u00eb Pllumbes.N\u00eb jet\u00ebn bashk\u00ebshortore paten shum\u00eb f\u00ebmi: Zefin (1938),Gjonin(vdiq m\u00eb 2009),ai nuk la pasardh\u00ebs edhe se ishte i martuar me Koken nga Meduni, Nikoll\u00ebn (1947) jeton n\u00eb Grop\u00eb t\u00eb Morishit-Mal i Kakariqit Mali i Zi.<\/p>\n<p>E ka nj\u00eb djal\u00eb Gjergjin (Gjovin) dhe shum\u00eb bija 4 ose 5 sosh.Ka p\u00ebr grua Palin\u00ebn.<\/p>\n<p>Pjetrin (1949 -1982) Vritet n\u00eb Hamtramck-Michigan. Ka lane pasardhesa Markun,Luigjin<\/p>\n<p>(Bigjin) Vin\u00e7encin (Vincin) dhe bijn\u00eb Sofin\u00eb.Ka pasur p\u00ebr grua Agen (t\u00eb bijn\u00eb e Gjon Luc\u00ebs Goj\u00e7aj prej Skoraqit \u2013Hotit).K\u00ebta t\u00eb gjith\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Michigan Amerik\u00eb.Prel\u00ebn (Fredin) i lindur m\u00eb 1951 i pa martuar.Jeton n\u00eb Hamtramck-Michigan.Gjeloshin (1955) \u00ebsht\u00eb djali i fundit i Tom\u00ebs i martuar. Ka djal\u00eb Pjetrin (Peterin) dhe bin\u00eb Amand\u00ebn. N\u00eb fillim Gjeloshi thon\u00eb se ishte aktivist ,por me koh\u00eb ai terhiqet nga aktivitetet n\u00eb diaspor\u00eb.P\u00ebr \u00e7udi,asnj\u00eb f\u00ebmi i Tom\u00ebs nuk kreu as nj\u00eb shkoll\u00eb, madje as shkoll\u00ebn fillore tetvje\u00e7are. Djali i madh jeton ende n\u00eb Koj\u00eb Krushqic\u00eb (Zefi).Ai ka dy djem\u00eb Vasin dhe Franin si dhe nj\u00eb bij\u00eb Marin\u00eb,t\u00eb martuar n\u00eb Gjolaj t\u00eb Grud\u00ebs e q\u00eb tash jetojn\u00eb n\u00eb Michigan-Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Zefi ka p\u00ebr grua Tolen po ashtu prej Grudet.Toma kishte edhe dy bija:-Tolen dhe Palin\u00ebn.T\u00eb dyja t\u00eb martuara pas Gjonajve nga Hoti dhe me banim n\u00eb Podgoric\u00eb.<\/p>\n<p>Kan\u00eb plot f\u00ebmi.<\/p>\n<p>Nik\u00eb (Nilo) Smajli(1907-1988) ishte djali i tret\u00eb i\u00a0 Smail Ucit.Nili ishte kryesisht bari dhe koh\u00eb pas\u00eb kohe merrej edhe me bujq\u00ebsi. Ai ishte fellaxhi.U martua me Mri Prenk\u00ebn prej Kastratit.Pat\u00ebn disa f\u00ebmi.Atyre edhe u vdiq\u00ebn disa sish.Kushtet e v\u00ebshtira ekonomike dhe mungesa e mbrojtjes sh\u00ebndet\u00ebsore,n\u00eb at\u00eb koh\u00eb b\u00ebnin q\u00eb shum\u00eb f\u00ebmi t\u00eb vdisnin bebe.Rasti m\u00eb i dhimbshmi ishte kur vdiq Gjergj i Nilit n\u00eb mosh\u00ebn 13 vje\u00e7 nga anginat (hardhuca n\u00eb fyt e quanin at\u00ebhere vendasit k\u00ebtu).<\/p>\n<p>Axh\u00eb Paloka prej vdekjes s\u00eb tij nuk i ra m\u00eb lahut\u00ebs n\u00eb shenj\u00eb zije.Nili la trashigi<\/p>\n<p>gimtar Ded\u00ebn q\u00eb sot jeton n\u00eb Michigan-Amerik\u00eb.Deda ka dy djem\u00eb Pashkun (Palin) dhe Martinin. Edhe k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb martuar dhe kan\u00eb f\u00ebmi. Jetojn\u00eb n\u00eb Zllatic\u00eb<\/p>\n<p>n\u00eb periferi t\u00eb Podgoric\u00ebs.K\u00ebtu Nika e pati ble pak tok\u00eb prej se rrinte me grigje t\u00eb dh\u00ebnve dim\u00ebrit e Deda m\u00eb von\u00eb e punoi sht\u00ebpin\u00eb.Deda ka edhe disa bija (kat\u00ebr).Ato jan\u00eb martua dhe kan\u00eb krijua familjet e veta.<\/p>\n<p>Marash Gjoka ishte djali i madh i Gjok\u00ebs. Ai kishte k\u00ebta djem\u00eb:Hasin (Luk\u00ebn) Kol\u00ebn dhe Keqon.Thon\u00eb se Marash Gjoka ishte i martuar me malazeze.Djali i madh i Marash Gjok\u00ebs ishte Hasi. Ai e kishte emrin e v\u00ebrtet\u00eb Luk\u00eb por e quenin Haso.Un\u00eb nuk di akoma pse quhej Haso,madje pak\u00ebkush dinte se si e ka emrin e vertet\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebn kur jetonte ai.Hasi pati tre djem\u00eb: Vat\u00ebn (1867-1956);Mirashin (1881-1942) dhe Luc\u00ebn (1891-1987).Vata dhe Mirashi ishin bujq\u00eb, ndersa Luca si i ri shkoi n\u00eb ushtrin\u00eb e kralit. U aktivizua n\u00eb xhand\u00ebrmeri dhe arriti me qen\u00eb kapter (narednik) me grad\u00eb e q\u00eb pas kapitulimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb Par\u00eb,vjen n\u00eb Koj\u00eb (n\u00eb Sumrodol) ku edhe jeton deri n\u00eb fund, duke u marr\u00eb ngapak me bujq\u00ebsi dhe duke shfyt\u00ebzua pensionin e stazhit t\u00eb pun\u00ebs. Atij i vdiq grueja Mri Matja,trieshjane ,me t\u00eb cil\u00ebn kishte vet\u00ebm nj\u00eb djal\u00eb Pjetrin. M\u00eb pas ai martohet p\u00ebr s\u00eb dyti me nj\u00eb malazeze t\u00eb quejtur Stanisllava nga fshati Mom\u00e7e (n\u00eb Ku\u00e7), me t\u00eb pati tre djem\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb. Dragolubin (Dragun), Markun, Nikoll\u00ebn (Niqon) dhe Danic\u00ebn. Pjet\u00ebr Luca ka dy djem\u00eb Gjevalinin dhe Lek\u00ebn si dhe dy bija. Jetojn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Pjetri ka vdek\u00eb. Gruen Han\u00ebn e ka ende gjall\u00eb. Dragolubi jeton n\u00eb Beograd. Esht\u00eb i martuar dhe ka dy vajza.Merret me shkrime.E ka studjua fillologjin\u00eb \u2013sllavistik\u00ebn.Ka disa libra t\u00eb botuar n\u00eb serbisht.Djali tjet\u00ebr esht\u00eb Marku.Jeton n\u00eb Amerik\u00eb ka pes\u00eb djem\u00eb e dy vajza. Marjanin,Gjonin,Viktorin,Tonin\u00a0 dhe Domenikun.Marku \u00ebsht\u00eb martua dy here.Thrret vaj dhe \u00ebsht\u00eb bemir\u00ebs-njeri human.Djali i tret\u00eb i Luc\u00ebs esht\u00eb Nikolla (Niqu).Ai ka gruen dhe nj\u00eb djal\u00eb Daniellin.Luc\u00eb Hasi ka pasur\u00a0\u00a0 nj\u00eb bij\u00eb t\u00eb quejtur Danica.Esht\u00eb e martuar n\u00eb Hot (Drume)ku edhe jeton).<\/p>\n<p>Djali i madh i Hasit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, ishte Vata.Ai jetoi n\u00eb Turluk.P\u00ebr grua kishte Luke Nishen.Pati nj\u00eb djal\u00eb Marashin dhe dy vajza; Palin e Filen.Marashi ishte autodidak\u00ebt dhe, perve\u00e7 detyrave q\u00eb kishte si bujk, ishte dashamir\u00eb i flak\u00ebt i librit,p\u00ebrkat\u00ebsisht i leximit.Ai si<\/p>\n<p>bibliofil autodidakt q\u00eb ishte arriti me krijua bibliotek\u00eb t\u00eb madhe personale n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet n\u00eb Turluk.Ai, me an\u00ebn e librave m\u00ebsoi pjes\u00ebrisht edhe sa gjuh\u00eb t\u00eb hueja,si italishten,<\/p>\n<p>frengjishten, ndersa latinishten e p\u00ebrdorte sukses\u00ebsh\u00ebm n\u00eb lexim e shkrim.Marashi u martua me Saven Zhivkoviq nga Ku\u00e7i dhe pati tre djem\u00eb: Nikoll\u00ebn, q\u00eb jeton n\u00eb New York. Ka gruen nga Koja Gjeloshaj,vajz\u00ebn dhe djalin. Pjetri jeton n\u00eb Mal t\u00eb Zi i pa martuar, si dhe Gjokun q\u00eb jeton n\u00eb Michigan,ka gruan po ashtu nga Koja Lucaj dhe djal\u00eb e vajz\u00eb.<\/p>\n<p>Mirash Hasi ishte djali i dyt\u00eb i Hasit. Edhe ai jetoi n\u00eb Sumrodol-paralagje n\u00eb Koj\u00eb. Merrej me bujq\u00ebsi dhe blegtori.U martua dy here me ku\u00e7ase.Grueja e pare quhej Engje kurse e dyte ishte Vase.Ai kishte f\u00ebmi me t\u00eb dyja.Me Engjen kishte dy djem\u00eb e dy vajza. Gjokun, Millun (Gjergjin), Lul\u00ebn e Gjelin\u00ebn. Djemt\u00eb u martuan me malazeze e bijat me mal\u00ebsor\u00eb. Gjoku pati kat\u00ebr djem\u00eb: Millovanin, Miomirin, Mirosllavin dhe Sllavkun,ndersa Millu (Gjergji) kishte Miodragun, Rankun e Vjer\u00ebn. K\u00ebta nuk jetuan dhe as q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Koj\u00eb (Sumrodol) ku jetoi Mirashi.Si\u00e7 u tha edhe m\u00eb sip\u00ebr, edhe me Vasen kishte\u00a0 f\u00ebmi; nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb quhet Nikoll\u00eb.Ky jetoi deri von\u00eb n\u00eb Mom\u00e7\u00eb, prej ka e pati edhe n\u00ebn\u00ebn e ma von\u00eb ai u shp\u00ebrngul n\u00eb Podgoric\u00eb, ku edhe tash jeton me familjen e vet t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Djali tjet\u00ebr (i dyt\u00eb) i Marash Gjok\u00ebs ishte Kola. Ai kishte nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb e kishte emrin Gjeto (1910-1989). Gjith\u00eb koh\u00ebn (79) vjet ai jetoi n\u00eb Radan-paralagj\u00eb e Koj\u00ebs.Ishte i martuar me Maren nga Gruda.Pat\u00ebn nj\u00eb djal\u00eb e nj\u00eb vajz\u00eb;Markun e Mrin\u00eb. Mrija martohet n\u00eb Hot e Marku me Bosiljk\u00ebn prej Mom\u00e7et (katund n\u00eb Ku\u00e7).Marku me Bosiljk\u00ebn formuen familje t\u00eb madhe n\u00ebnt\u00eb an\u00ebtarshe. Ata kan\u00eb pes\u00eb djem\u00eb e dy vajza: Vasin,Marashin,Martinin,Dod\u00ebn dhe Obrenin,Drit\u00ebn dhe Lul\u00ebn.T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrngul\u00eb dhe jetojn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb Michigan dhe n\u00eb New York. Gati t\u00eb gjith\u00eb pasardh\u00ebsit e Mark Gjetit jan\u00eb martua dhe kan\u00eb f\u00ebmi. P\u00ebr djal\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb Marash Gjok\u00ebs, q\u00eb quhej Keqo dihet fare pak.Ai \u00ebsht\u00eb i pa njohur p\u00ebr shum\u00eb Gjokaj t\u00eb gjall\u00eb sot, e jo vet\u00ebm sot por edhe m\u00eb heret. Nuk dihet se ka qen\u00eb i martuar dhe se ka l\u00ebn\u00eb pasardh\u00ebs. Si\u00e7 shihet, shum\u00eb nga djemt\u00eb e Gjok\u00ebs nuk kan\u00eb lan\u00eb pasardh\u00ebsa.Ve\u00e7 dy sish lan\u00eb pasardh\u00ebs dhe ata: Uci dhe Marashi. Ndersa Mirashi, Prela, Smaka, Gjeka dhe Frani shkuen pa lan\u00eb far\u00eb pas.U treti fara si\u00e7 thuhet n\u00eb Mal\u00ebsi.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, mbiem\u00ebr (v\u00ebllaz\u00ebri ) Gjokaj ka edhe n\u00eb Malin e Trieshit dhe n\u00eb Grud\u00eb, n\u00eb fshatin Milesh.Por k\u00ebta absolutisht nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb lidhjeje gjakut me Gjokajt e Koj\u00ebs. As Gjokajt e Trieshit nuk kan\u00eb lidhje me ata t\u00eb Grud\u00ebs, Mileshit\u00a0 e anasjelltas. Pra, bejn\u00eb krushqi q\u00eb e verteton faktin se nuk kan\u00eb lidhje gjaku. Ndodh q\u00eb mashkulli Gjokaj e merr femr\u00ebn Gjokaj dhe ofiqari duke ditur se mbrena v\u00ebllaz\u00ebrive nuk ka krushqi reagon, por duke mos qen\u00eb i informuar se Gjokaj ka n\u00eb tre bajraqe. Pasi e informojn\u00eb, pranon me u lidh kuror\u00eb. K\u00ebshtu i ka ndodhur edhe autorit t\u00eb k\u00ebtyre rreshtave nj\u00eb here, kur ishte kumbar\u00eb i nj\u00eb \u00e7ifti nga Trieshi dhe Gruda, Mileshi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">Referencat:<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em>Dr. Jovan Erdelanoviq-\u201cKu\u00e7i,Bratonozhiqi ,Piperi\u201d,Beograd 1907-flitet n\u00eb kapitujt ku behet fjal\u00eb p\u00ebr Koj\u00ebn edhe p\u00ebr Gjokajt e Koj\u00ebs.Mir\u00ebpo, ai i quan Gjokiqi,si zakonisht q\u00eb\u00a0 i kan\u00eb quajtur sllav\u00ebt n\u00eb shkrimet e veta.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Marko B.Rashoviq-Pleme Ku\u00e7i (etnografsko istoriski pregled)-Beograd 1963.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe ky autor ndokun i p\u00ebrmend\u00a0 Gjokajt e Koj\u00ebs n\u00eb librin e tij kur shkruan p\u00ebr Koj\u00ebn n\u00eb t\u00ebrsi.Nd\u00ebrsa Milan M.Jokanoviq shkruan edhe p\u00ebr Gjokajt e Koj\u00ebs n\u00eb faqet: 80, 644-645 n\u00eb librin e tij me titull:-\u201cPleme Ku\u00e7i\u201d-etni\u00e7ka istorija,Podgorica 1999.Ndihmes\u00eb e madhe p\u00ebr hartimin e k\u00ebtij shkrimi kan\u00eb qen\u00eb edhe rr\u00ebfimet e sa kojasve si Palok\u00eb Smajl Uc Gjokajt,Marash Vat\u00eb Hasit Gjokaj,Mark Luc\u00eb Hasi e t\u00eb tjerve.N\u00eb koh\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb librin \u201cKoja nd\u00ebr shekuj\u201d Fran Mirash Gjeloshaj,n\u00eb pjes\u00ebn integrale shkruan edhe p\u00ebr Gjokajt e Koj\u00ebs.Libri u shtyp nga shoqata Ilirikumi,n\u00eb Tuz m\u00eb 2010. <\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mark (P)alok\u00eb Gjokaj, profesor i historis\u00eb &nbsp; N\u00eb Koj\u00eb, fshatin e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, jasht\u00eb shtetit am\u00eb (Shqip\u00ebris\u00eb), b\u00ebn pjes\u00eb edhe v\u00ebllaz\u00ebria Gjokaj. Ata dikur m\u00eb heret ishin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Gorvokajve.Mir\u00ebpo, m\u00eb von\u00eb ndahen v\u00ebllaz\u00ebri n\u00eb vete. Kjo ndarje ndodhi para 250 vjet\u00ebve. K\u00ebshtu na del n\u00eb qoft\u00eb se<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-1405","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1405"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1405\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1407,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1405\/revisions\/1407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}