{"id":1395,"date":"2012-07-25T11:42:41","date_gmt":"2012-07-25T11:42:41","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1395"},"modified":"2012-07-25T11:42:41","modified_gmt":"2012-07-25T11:42:41","slug":"fotografia-simbolika-e-shprehive-artistike-ne-ditet-qe-jetojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1395","title":{"rendered":"Fotografia-simbolika e shprehive artistike n\u00eb dit\u00ebt q\u00eb jetojm\u00eb"},"content":{"rendered":"<div>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/qerim-vrioni.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-1396\" title=\"qerim vrioni\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/qerim-vrioni-256x300.jpg\" alt=\"\" width=\"256\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/qerim-vrioni-256x300.jpg 256w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/qerim-vrioni.jpg 517w\" sizes=\"auto, (max-width: 256px) 100vw, 256px\" \/><\/a>Bised\u00eb e Raimonda Moisiut me studiuesin e fotografis\u00eb dhe fotografin\u00eb, Qerim Vrioni<\/p>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Redaktoriale: N\u00eb parath\u00ebnien e librit \u201c150 vjet, fotografi shqiptare\u201d, kritikja Suzana Varvarica Kuka shprehet: \u201cQerim Vrioni \u00ebsht\u00eb studiuesi q\u00eb e ka lidhur jet\u00ebn e tij k\u00ebrkuese e intelektuale me gjith\u00e7ka q\u00eb ka af\u00ebrsi me fotografin\u00eb shqiptare,<!--more--> me autor\u00ebt e saj, me fotot, me personazhet, p\u00ebrmbajtjet, temat, subjektet dhe objektet q\u00eb kan\u00eb fotografuar, me faktet patriotike, natyrore, mjedisore, urbane dhe psikollogjike nga jeta e tyre\u201d. Qerim Vrioni \u00ebsht\u00eb studiues i fotografis\u00eb dhe fotograf. N\u00eb vitin 2005 ka botuar librin \u201cFotografia \u2013nj\u00eb grusht diell\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pari p\u00ebr fotografin\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare, kurse n\u00eb vitin 2009 botoi \u201c150 vjet \u2013fotografi shqiptare\u201d. Ka shkruar me dhjetra analiza e studime p\u00ebr fotografin\u00eb shqiptare e at\u00eb t\u00eb huaj, n\u00eb shtypin shqiptar, n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, SHBA, Rumani, Greqi, Angli, Maqedoni, Itali, Mal i Zi etj. Pjes\u00ebmarr\u00ebs me fotografi i disa edicioneve t\u00eb konkurseve komb\u00ebtare \u201cMarubi\u201d n\u00eb Tiran\u00eb dhe \u201cGjon Mili\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. \u00cbsht\u00eb bashk\u00ebautor n\u00eb albumin fotografik \u201c50 years of the University Of Tirana in 100 photos\u201d dhe organizator m\u00eb 2008 n\u00eb Tiran\u00eb, Vlor\u00eb dhe Prishtin\u00eb, veprimtarin\u00eb :\u201d150 vjet- fotografi shqiptare, t\u00eb shoq\u00ebruar me materialin historik me vidioprojektin e rreth 70 fotove m\u00eb t\u00eb vjetra shqiptare dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Ekspozit\u00ebn e Mesdheut n\u00eb korrik 2009, t\u00eb organizuar n\u00eb Rom\u00eb (Itali), ku p\u00ebrfaq\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb me gjasht\u00eb foto. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb tejet interesante dhe me vlera qytetare, intelektuale, komb\u00ebtare e historike, studiuesi i fotografis\u00eb dhe fotografi Qerim Vrioni na rr\u00ebfen kriterin kronologjik t\u00eb fotografis\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Bisedoi: Raimonda MOISIU<\/strong><\/p>\n<p>-P\u00ebrsh\u00ebndetje z.Vrioni. Faleminderit p\u00ebr koh\u00ebn e vyer n\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb k\u00ebsaj interviste. Kam shfletuar dhe lexuar me interes t\u00eb vecant\u00eb dy librat tuaj -\u201cFotografia-nj\u00eb grusht diell\u201d dhe \u201c150 vjet \u2013fotografi shqiptare\u201d. Sinqerisht jam ngaz\u00ebllyer nga mjesht\u00ebria e kultur\u00ebs profesionale dhe thelbi i fotografis\u00eb s\u00eb mrekullueshme artistike. Cila ka q\u00ebn\u00eb experienca tuaj e par\u00eb me fotografin\u00eb?<\/p>\n<p>Q.V.&#8211;Kam nisur t\u00eb fotografoj me nj\u00eb aparat amator\u00ebsh, rreth 20 vite m\u00eb pare, pamje t\u00eb Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs, nj\u00eb nga vendet m\u00eb panoramike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sidomos, per\u00ebndimet e diellit aty, jan\u00eb t\u00eb magjish\u00ebm, n\u00eb mund t\u00eb shprehemi k\u00ebshtu. Atje, dielli dhe deti shk\u00ebmbejn\u00eb nuanca ngjyrash duke shtuar nd\u00ebrsjelltasi mrekullin pamore t\u00eb secilit, natyrisht, edhe t\u00eb gjith\u00eb pamjes. T\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jan\u00eb n\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, Karaburuni, Sazani dhe Kepi i Treportit, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb mjaft t\u00ebrheq\u00ebs peizazhin, sidomos i pari q\u00eb ndon\u00ebse ze nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb horizontit, nuk e r\u00ebndon at\u00eb, p\u00ebrkundrazi. M\u00eb pas p\u00ebrdora nj\u00eb aparat m\u00eb profesional. Ndoshta <em>magjija<\/em> e Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs m\u00eb nxiti t\u00eb fotografoj e, m\u00eb von\u00ebt\u2019i p\u00ebrkushtohem sidomos studimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>-Ju vendos\u00ebt t\u00eb studjoni artin e fotografis\u00eb, krahas studimeve t\u00eb tjera? Si kini arritur ju t\u00eb procedoni \u201cn\u00eb udh\u00ebtimin tuaj\u201d, t\u00eb jeni kreativ\u00eb rreth potreteve, peisazheve, kompozimeve -, madje edhe kumteve n\u00eb fotografi??<\/p>\n<p>Q.V.\u2014P\u00ebr studimin e fotografis\u00eb shkak u b\u00eb nj\u00eb foto e Kel Marubit e botuar n\u00eb albumin\u201dThe Photo Book\u201d (Lond\u00ebr,1999). Aty ishin p\u00ebrmbledhur 500 foto nga gjith\u00eb kohrat, t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga nj\u00eb komision i posa\u00e7\u00ebm i Sht\u00ebpis\u00eb Botuese Phaidon, m\u00eb e njohura n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr artet pamore. Fotoja kishte titullin \u201cKapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shal\u00ebs\u201d(1922). Komenti i shkurt\u00ebr shoq\u00ebrues thoshte nd\u00ebr t\u00eb tjera, se fotoja ka dramaticitet, teatralitet, por nuk kuptohej se \u00e7far\u00eb po ndodhte. Kjo m\u00eb shtyu t\u00eb k\u00ebrkoj rreth saj e, u nisa nga viti 1922. N\u00eb Historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb (1965), gjeta se at\u00eb vit qeveria kishte b\u00ebr\u00eb \u00e7armatinin e popullsis\u00eb civile. Me nj\u00ebher\u00eb i vura titullin \u201cDor\u00ebzimi i arm\u00ebve\u201d. Botova nj\u00eb shkrim mbi t\u00eb n\u00eb revist\u00ebn XXL, ishte shkurti 2001, di\u00e7ka rreth nj\u00eb formati A4. M\u00eb pas m\u00ebsova t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera historike rreth fotos. Sot ajo p\u00ebrgjith\u00ebsisht, botohet me titullin q\u00eb e botova un\u00eb n\u00eb revist\u00ebn XXL, ndon\u00ebse n\u00eb regjistrin e Fototek\u00ebs Marubi sh\u00ebnohet \u201cKapiteni Mark Raka dhe bajraktari i Shal\u00ebs\u201d. Duke hulumtuar mbi k\u00ebt\u00eb fotografi, botova pas disa koh\u00ebsh, shkrimin e p\u00ebrfunduar, rreth dy faqe n\u00eb \u201cGazet\u00ebn Shqiptare\u201d (2 maj 2002). Kjo m\u00eb shtyu t\u00eb shihja me tjet\u00ebr sy foto t\u00eb tjera t\u00eb Marub\u00ebve e, t\u2019i analizoj ato. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shkrova nj\u00eb artikull edhe p\u00ebr foton \u201cPikaso duke vizatuar me drit\u00eb\u201c(1949), t\u00eb fotografit amerikan me origjin\u00eb shqiptare Gjon Mili, gjithashtu e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb albumin e sip\u00ebrp\u00ebrmendur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb <em>sip\u00ebrmarrje<\/em>, t\u2019a quajm\u00eb k\u00ebshtu, m\u00eb ka ndihmuar edhe nj\u00eb far\u00eb njohje q\u00eb kisha p\u00ebr piktur\u00ebn t\u00eb p\u00ebrftuar edhe nga shoq\u00ebria me piktor\u00eb.<\/p>\n<p>-Duke u fokusuar n\u00eb librat tuaj, \u201c Fotografia \u2013nj\u00eb grusht diell\u201d, \u201c150 \u2013vjet fotografi shqiptare, apo \u201cShqip\u00ebria n\u00eb ekspozit\u00ebn fotografike \u2026.\u201d , ka nj\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb fakteve dhe ju bashkangjitni nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe edukimit kuptimplot\u00eb t\u00eb vetdijes njer\u00ebzore, komb\u00ebtare e t\u00eb natyr\u00ebs, n\u00eb pikpamje t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, t\u00eb tashmen e t\u00eb ardhmen. Pse zgjodh\u00ebt shekullin e kaluar si fokus i nj\u00eb libri mbi fotografin\u00eb? A mund t\u00eb na jepni disa mendime rreth tyre?<\/p>\n<p>Q.V.\u2014Zgjodha shekullin e kaluar, m\u00eb sakt\u00eb, gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX dhe t\u00eb par\u00ebn e qindje\u00e7arit \u2018900, pra rreth nj\u00eb qint\u00eb vjet, sepse n\u00eb at\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, fotografia shqiptare ka hedhur jo vet\u00ebm hapat e para, por dhe ato t\u00eb sigurta n\u00eb nj\u00eb veprimtari q\u00eb do hynte edhe n\u00eb artet pamore. Fotograf\u00ebt nis\u00ebn t\u00eb kristalizojn\u00eb individualitet e tyre n\u00eb gjini t\u00eb ndryshme, si peizazhe, portrete, kompozime etj. Kel Marubi, ndoshta \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sukses\u00ebshmi, sepse p\u00ebrve\u00e7 fotos s\u00eb trajtuar m\u00eb sip\u00ebr, ka l\u00ebvruar me arritje t\u00eb dallueshme disa gjini t\u00eb fotografis\u00eb. Gjithashtu, p\u00ebrmendim se fotografia jon\u00eb n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb shekujve XIX dhe XX, ka mb\u00ebshtetur L\u00ebvizjen Komb\u00ebtar p\u00ebr pavar\u00ebsi, duke i b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb \u00e7etave patriotike q\u00eb luftonin pushtimin ottoman. Nj\u00eb gjini tjet\u00ebr t\u00eb fotografis\u00eb e l\u00ebvruar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishte dhe peizazhi me t\u00eb cil\u00ebn njiheshin shqiptar\u00ebt, por edhe t\u00eb huajt\u00eb, me bukurit\u00eb natyrore t\u00eb vendit. Nuk i kan\u00eb shp\u00ebtuar syve t\u00eb fotograf\u00ebve t\u00eb nj\u00ebqintvje\u00e7arit t\u00eb par\u00eb, edhe njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt kishin kontribuar p\u00ebr lart\u00ebsimin e Kombit n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme. K\u00ebshtu, <em>Vani Burda<\/em> p\u00ebrjet\u00ebson Ismail Qemalin, <em>Petro Dhimitri<\/em> p\u00ebrngrin n\u00eb let\u00ebr Isa Boletinin, mbretin Ahmet Zogu e fotografon <em>Kel Marubi, Kristo Shuli<\/em> ndeh n\u00eb fotografi portretin e pikturuar t\u00eb Naum Veqilharxhit, portreti i Migjenit realizohet nga <em>Geg\u00eb Marubi<\/em>, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur vet\u00ebm fare pak syresh. Gjithashtu, edhe ngjarjet e ndryshme me r\u00ebnd\u00ebsi historike jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb opusin e fotograf\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb nj\u00ebqintvje\u00e7arit t\u00eb par\u00eb, psh. Ngritja e Flamurit n\u00eb Kalan\u00eb e Rozaf\u00ebs, m\u00eb 1914, pas largimit t\u00eb pushtimit malazez, fotografohet nga Kel Marubi, festimet e P\u00ebrvjetorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb i p\u00ebrkasin aparatit t\u00eb Petro Dhimitrit, Shkolla e Par\u00eb shqipe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, foto e Kristo Shulit, heroizmi i Gjasht\u00eb D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Orm\u00ebn-Cifligut<\/p>\n<table width=\"100%\" border=\"0\" cellspacing=\"0\" cellpadding=\"0\">\n<tbody>\n<tr>\n<td>(1911)frym\u00ebzon Vani Burd\u00ebn p\u00ebr fotopllakatin p\u00ebr ta etj. Me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe edhe p\u00ebr mbajtjen lart\u00eb t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare pas 28 N\u00ebntor 1912, pat\u00ebn edhe kartolinat e fotograf\u00ebve shqiptar\u00eb. Ata, i krijonin ato duke p\u00ebrdorur foto t\u00eb figurave t\u00eb shquara t\u00eb Kombit, si Sk\u00ebnderbeu, Ismail Qemali, Naim Frash\u00ebri, Pashko Vasa, Ahmet Zogu etj, e, i lidhin k\u00ebto me simbole t\u00eb shqiptarizmit. Po ashtu, n\u00eb kartolinat paraqiteshin edhe ngjarje historike si psh. Ngritja e Flamurit n\u00eb Kalan\u00eb e Rozaf\u00ebs (1914), festimet e P\u00ebrvjetorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm, jan\u00eb dalluar m\u00eb shum\u00eb Kel Marubi dhe Vani Burda, m\u00eb t\u00eb shquarit e atyre t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb quhen \u201cFotograf\u00ebt e Rilindjes\u201d.<\/p>\n<p>-A mund t\u00eb na tregoni pak p\u00ebr procesin e k\u00ebrkimeve studimore e shkencore n\u00eb librin enciklopedik \u201c150 vjet-fotografi shqiptare\u201d? Sh\u00ebnimet tuaja n\u00ebnkuptojn\u00eb bashk\u00ebpunimin tuaj t\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb burime dhe arkiva t\u00eb ndryshme. A keni hasur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i nj\u00eb protagonisti n\u00eb gjetjen e tyre?<\/p>\n<p>Q.V.\u2014Libri \u201c150 vjet fotografi shqiptare\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb botim jubilar, ndon\u00ebse nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrb\u00ebn, si t\u00eb thuash, historin\u00eb e par\u00eb t\u00eb fotografis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Libri erdhi pas nj\u00eb veprimtarie q\u00eb organizova n\u00eb Galerin\u00eb e Artve n\u00eb Tiran\u00eb, me rastin e 150 vjetorit t\u00eb fotografis\u00eb s\u00eb par\u00eb shqiptare (2008). L\u00ebnda kryesore e librit p\u00ebrb\u00ebhet nga artikujt e shumt\u00eb q\u00eb kam botuar p\u00ebr fotograf\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka pasur ndonj\u00eb lib\u00ebr kushtuar fotografis\u00eb deri n\u00eb vitin 2005, kur botova p\u00ebrmbledhjen \u201cFotografia nj\u00eb grusht diell\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, kisha shfletuar n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare \u00e7far\u00eb ishte shkruar n\u00eb shtypin shqiptar p\u00ebr fotografin\u00eb, nga viti 1912 deri m\u00eb 2000, rreth 180 materiale, p\u00ebrgjith\u00ebsisht informacione e jet\u00ebshkrime fotograf\u00ebsh. Fat\u00ebkeq\u00ebsisht, nuk gjeta asnj\u00eb studim p\u00ebr ndonj\u00eb fotograf a fotografi.<\/p>\n<p>Burime t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebr librin e dyt\u00eb mbi fotograf\u00ebt e vjet\u00ebr shqiptar\u00eb e p\u00ebr punimet e tyre, kam gjetur edhe n\u00eb libra t\u00eb ndrysh\u00ebm me karakter historik. Nj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr librin \u201c150 vjet\u2026\u201d, m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe pasardh\u00ebs t\u00eb fotograf\u00ebve, psh, mbesa e Vani Burd\u00ebs, vajza e Jani Ristanit, nipi i Thimi Racit, p\u00ebr t\u00eb cekur pak syresh. Natyrisht kam hasur edhe v\u00ebshtir\u00ebsi, ndonj\u00eb fotograf me vlera, por dhe me ngrefosje t\u00eb tepruar, s\u2019ka pranuar t\u00eb m\u00eb flasi e tregoj di\u00e7ka nga punimet e tij, gjithsesi un\u00eb e kam p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb lib\u00ebr, natyrisht jo t\u00eb plot\u00eb. T\u2019ju p\u00ebrmend parimin baz\u00eb timin, un\u00eb punoj \u201cpa p\u00ebrfitim, pa detyrim\u201d, shkruaj p\u00ebr gjera q\u00eb m\u00eb t\u00ebrheqin pa asnj\u00eb interes t\u00eb m\u00ebpas\u00ebm. Fotografit\u00eb e hershme, ende nuk trajtohen me vler\u00ebn q\u00eb kan\u00eb, k\u00ebshtu mendoj se mjaft foto t\u00eb \u00e7muara artistike, historike, dokumentare, etnografike etj, ndodhen n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb padijeni t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tyre. Kjo ka sjell q\u00eb shum\u00eb syresh t\u00eb humbasin, prishen dal\u00ebngada\u00eb prej lag\u00ebshtis\u00eb s\u00eb mjediseve t\u00eb pap\u00ebrshtat\u00ebshme ose e keqja m\u00eb e vog\u00ebl, t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb \u201cerr\u00ebsir\u00eb\u201c, larg syve t\u00eb publikut, po me shpres\u00eb se do vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019u dal\u00eb fati e do <em>nus\u00ebrojn\u00eb<\/em> n\u00eb salla ekspozitash a faqe albumesh.<\/p>\n<p>-Shumica e fotografive p\u00ebrfshijn\u00eb subjekte, ngjarje, potrete, vende, njer\u00ebs, histori, gjeografi, tradit\u00eb, muzik\u00eb, jeta social-kulturore, trash\u00ebgimia kulturore,- d.m.th kultura shqiptare e transmetuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Cili ka q\u00ebn\u00eb motivi tuaj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebto fotografi dhe pse vendos\u00ebt t\u00eb dialogoni p\u00ebrmes tyre apo kjo erdhi si nj\u00eb reflektim i brend\u00ebsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Q.V.\u2014Fotografia nga vet natyra e saj \u00ebsht\u00eb dokumentim (p\u00ebrjashtim, ndoshta, fotografia e artit) i nj\u00eb ngjarjeje, njeriu a vendi q\u00eb edhe pse nuk jan\u00eb m\u00eb, mund t\u00eb nxisi fantazin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfytyruar p\u00ebr to, \u00e7astin e shkrepjes, por sidomos, ato para shkrepjes e pas saj, mendimet e fotografit a bised\u00ebn e tij me individin q\u00eb po fotografon. Kur kam shikuar portretin e Ismail Qemalit (me gjas\u00eb n\u00eb Rumani) realizuar nga Vani Burda, imagjinata ime u b\u00eb shum\u00eb <em>kureshtare<\/em> p\u00ebr fjal\u00ebt e shk\u00ebmbyera nd\u00ebrmjet tyre, para dhe pas shkrepjes. Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte siguria e patundur se t\u00eb dy, Plaku i Vlor\u00ebs dhe fotografi kor\u00e7ar, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb p\u00ebrball njeri-tjetrit e, natyrisht s\u2019kan\u00eb qendruar goj\u00eb-mbyllur. Kjo gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr foto ngjarjesh a vendesh q\u00eb tashm\u00eb nuk mund t\u2019i kesh p\u00ebrball\u00eb. Tjet\u00ebr, n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare mendoj se fotografia ze n j\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr fillimet e saj t\u00eb sakt\u00ebsuara kohore, por edhe p\u00ebr nivelin zanafillor t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb fotografis\u00eb bot\u00ebrore, \u00e7ka nuk mund t\u00eb thuhet p\u00ebr piktur\u00ebn dhe skulptur\u00ebn shqiptare. Me fotografin\u00eb mund\u00ebsohet njohja e kultur\u00ebs material dhe shpirt\u00ebrore t\u00eb qytetit dhe fshtatit, t\u00eb etnografis\u00eb, shikohen objekte nd\u00ebrtimore t\u00eb zhdukura. Jan\u00eb disa foto ( nd\u00ebr to m\u00eb e plota e Kel Marubit) q\u00eb paraqesin Ur\u00ebn e Vezirit mbi lumin Drin, t\u00eb nd\u00ebrtuar nga Bushatllinjt\u00eb e Shkodr\u00ebs (shekulli XVII-XVII) n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kuksit, thuhet e shkat\u00ebruar nga ushtria serbe m\u00eb 1915. Ajo ishte nj\u00eb vep\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb arkitekturore q\u00eb po t\u00eb mos ish prishur, mund t\u00eb linte <em>n\u00eb hije<\/em> Ur\u00ebn e famshme t\u00eb Mostarit n\u00eb Bosnje si vend t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr turistat. Marubi i mes\u00ebm, kish udh\u00ebtuar nga Shkodra n\u00eb Kuk\u00ebs p\u00ebr ta fotografuar, mund t\u00eb kish par\u00eb edhe ndonj\u00eb foto t\u00eb Nop\u00e7\u00ebs a tjet\u00ebrkujt, por donte <em>ta prekte<\/em> vet me aparatin e tij at\u00eb mrekulli shqiptar\u00ebsh. E, mbase kur ka dal\u00eb p\u00ebrpara saj, ka mbajtur frym\u00ebn dhe fjal\u00ebn e \u00ebsht\u00eb kredhur n\u00eb mendime. Ndoshta. Shkodrani nuk ka l\u00ebn\u00eb pa fotografuar dhe rojen e ur\u00ebs q\u00eb ashtu gjys\u00ebm-shtrir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs. Me q\u00ebn\u00ebse po p\u00ebrmendim Ur\u00ebn e Vezirit, shtoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fotografi e fillimviteve \u201940, q\u00eb paraqet \u00e7ka kish mbetur nga ajo, 3-4 k\u00ebmb\u00eb t\u00eb palidhura me njera-tjetr\u00ebn n\u00eb mes lumit dhe zallit. Fotoja \u00ebsht\u00eb realizuar nga Ismail Qamil Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlor\u00ebs. P\u00ebrfytyrojm\u00eb keqardhjen e tij para shkrepjes s\u00eb aparatit, q\u00eb ishte p\u00ebrzier me akuz\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb prishin ura, por dhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk i mbrojn\u00eb ato. Nj\u00eb nga detyrat e fotografis\u00eb (m\u00eb tep\u00ebr asaj dokumentare dhe historike), mendoj se \u00ebsht\u00eb vetdij\u00ebsimi opinionit public p\u00ebr t\u00eb risjell t\u00eb shkuar\u00ebn e, nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke th\u00ebrritur me t\u00eb madhe p\u00ebr mosp\u00ebrs\u00ebritjen e prishjeve. M\u00eb ndryshe, fotografia ndikon q\u00eb lista e asaj q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb publicisti i njohur Ylli Polovina e quan \u201cShqip\u00ebria e humbur\u201d, t\u00eb mos shtohet me humbje t\u00eb tjera. Objekteve t\u00eb vjetra, me kalimin e koh\u00ebve, u shtohet ndjesh\u00ebm vlera. K\u00ebtu, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr ato me vlera arkitekturore, historike dhe sidomos, shoq\u00ebrore. Shkurt, motivi i trajtimit t\u00eb objekteve t\u00eb hersh\u00ebm, <em>n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ose shtrir\u00eb,<\/em> n\u00eb fotografi dhe n\u00eb studimin e saj, lidhet me dashurin\u00eb si \u00e7do qytetar tjet\u00ebr p\u00ebr vendin nga kemi rr\u00ebnj\u00ebt e q\u00eb na jep emrin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>-Ju keni nj\u00eb karrier\u00eb gjithashtu n\u00eb publicistik\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb di se si ju harmonizoni aktualen mbizot\u00ebruese historike, sociale e politike, n\u00eb kurriz t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb tuaj intelektuale. A mund t\u00eb na p\u00ebrshkruani momente nga eksperienca tuaj n\u00eb artikujt publicistik\u00eb?<\/p>\n<p>Q.V.\u2014Jo, nuk kam ndonj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb publicistik\u00eb, jan\u00eb vet\u00ebm disa shkrime p\u00ebr ngjarje, persona e dukuri. Natyrisht, pavar\u00ebsia e mendimeve edhe aty \u00ebsht\u00eb elementi baz\u00eb, k\u00ebt\u00eb e rspektoj prore e me k\u00ebnaq\u00ebsi. Shtys\u00ebn p\u00ebr ndonj\u00eb shkrim e kam marr\u00eb nga fotografia si psh. \u201cZeri i Nolit dhe nj\u00eb fotografi e vjet\u00ebr\u201d, n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, shuarja e prof.Ramadan Sokolit, nj\u00eb miku im i nderuar, m\u00eb nxiti q\u00eb nga mijra kilometra larg\u00eb, t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoja \u201cgrushtin e dheut\u201d mbi vendprehjen e tij, me shkrimin-homazh, \u201cLamtumir\u00eb profesor Ramadan Sokoli\u201d, ose t\u00eb kujtoj nj\u00eb shkrim q\u00eb e kam ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr zem\u00ebr,\u201dPo afron 100 vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb\u201c q\u00eb u botua rreth dy vite m\u00eb par\u00eb, u ngjiz nga meraku (me shum\u00eb gjasa i drejt\u00eb, k\u00ebt\u00eb po e tregon koha) p\u00ebr festimin si\u00e7 i takon \u201cNj\u00eb shekulli Pavar\u00ebsi\u201d. Ky, \u00ebsht\u00eb botuar s\u00eb pari n\u00eb Tiran\u00eb (1000 dit\u00eb para 28 N\u00ebntor 2012), n\u00eb Prishtin\u00eb dhe diaspor\u00eb, n\u00eb t\u00eb dytat \u00ebsht\u00eb pritur m\u00eb ngroht\u00eb se n\u00eb kryeqytetin am\u00eb. Pra, p\u00ebrmenda vet\u00ebm tre syresh, po nuk jan\u00eb shum\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb krijuar karakteristik\u00eb.<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb fotografit\u00eb tuaja m\u00eb t\u00eb preferuara? Kritika e koh\u00ebs si e ka trajtuar fotografin\u00eb tuaj?<\/p>\n<p>Q.V.\u2014Fotografia ime m\u00eb e dashur \u00ebsht\u00eb, \u201cNj\u00eb grusht diell\u201d, nj\u00eb rast\u00ebsi e jasht\u00ebzakon\u00ebshme, \u201ct\u00eb \u00e7oi Zoti\u201d, m\u00eb thosh nj\u00eb miku im i ngusht, Aleksand\u00ebr Babe. Pamja e fotografuar ka zgjatur vet\u00ebm pak sekonda e, un\u00eb u ndodha me aparatin ato \u00e7aste aty\u2026Fotoja \u00ebsht\u00eb ekspozuar n\u00eb Konkursin \u201cMarubi\u201d(2003), \u201cGjon Mili\u201d, Prishtin\u00eb (2004), n\u00eb Ekspozit\u00ebn e Fotograf\u00ebve t\u00eb Mesdheut (Rom\u00eb, 2009), si dhe riprodhohet n\u00eb ballinat e dy librave, t\u00eb librit tim t\u00eb par\u00eb, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb dhe emrin, \u201cFotografia nj\u00eb grusht diell\u201d (2005) dhe t\u00eb shkrimtarit Kujtim Dashi, \u201cN\u00eb muajin e n\u00ebnt\u00eb\u201c (2009). Nj\u00eb kopje e zmadhuar e k\u00ebsaj fotoje (50&#215;70 cm) i \u00ebsht\u00eb dhuruar para 3-4 vitesh Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave q\u00eb e ka vendosur n\u00eb murin e zyr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb foto tjet\u00ebr e zgjedhur \u00ebsht\u00eb ajo me titull disi ironik, \u201cHotel me pes\u00eb yje\u201d, ku paraqitet nj\u00eb sht\u00ebpi fshati me d\u00ebrrasa, n\u00eb fasad\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb vendosur horizontalisht pes\u00eb yje t\u00eb m\u00ebdhenj e, mbi gardhin e oborit q\u00ebndron nj\u00eb samar kafshe pune. \/sht\u00eb realizuar n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb thell\u00eb mbi Pez\u00eb me em\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Gjysulkone. Ndonj\u00eb djalosh nga fshati i kthyer nga m\u00ebrgimi ekonomik, ka dashur t\u00eb \u201cjetoj\u00eb\u201c \u00ebndr\u00ebn e parealizuar p\u00ebr jet\u00eb fatlume dhe ka zgjedhur simbolin e hoteleve m\u00eb t\u00eb shtrenjta, p\u00ebr ta plot\u00ebsuar t\u00eb pakt\u00ebn shpirt\u00ebrish at\u00eb. Po samari i kafsh\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs mbi gardh, kumton t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e pes\u00eb yjeve, madje i jep nj\u00eb ton humori, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, ironie a sarkazme fotos. Kjo foto, bashk\u00eb me t\u00eb par\u00ebn dhe kat\u00ebr t\u00eb tjera, po t\u00eb mijat, jan\u00eb paraqitur n\u00eb Ekspozit\u00eb e vendeve t\u00eb Mesdheut t\u00eb hapur n\u00eb Rom\u00eb (Itali), n\u00eb korrik 2009, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuan Shqip\u00ebrin\u00eb. Fotoja \u201cHotel me pes\u00eb yje\u201d ishte zgjedhur nga organizuesit t\u00eb vendosej ne flet-palosjen, ku \u00e7do pjes\u00ebmarr\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsohej vet\u00ebm me nj\u00eb foto. T\u00eb dy fotografit\u00eb m\u2019i ka <em>dhuruar<\/em> \u00e7asti, por dhe un\u00eb kam q\u00ebn\u00eb n\u00eb <em>gjah<\/em> t\u00eb tij. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, aparatin e mbaj me vehte p\u00ebrher\u00eb. Foto e m\u00ebsip\u00ebrme, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre jan\u00eb peizazhe, po prej tyre mund t\u00eb p\u00ebrthithet edhe ndonj\u00eb kumt social e filozofik. Ndoshta, nj\u00eb peizazh quhet i arritur, kur p\u00ebrve\u00e7 ndjesive estetike pamore, ng\u00ebrthen edhe di\u00e7ka filozofike e t\u00eb zhyt n\u00eb p\u00ebrsiatje.<\/p>\n<p>-C\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr fotografin me origjin\u00eb shqiptare, Gjon Mili ?<\/p>\n<p>Q.V.\u2014Fotografi amerikan me origjin\u00eb shqiptare, Gjon Mili, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb e nderon kombin ton\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e jasht\u00ebme. Kam shkruar rreth 14-15 shkrime studimore p\u00ebr foto t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb tij, p\u00ebr jet\u00ebn e veprimtari t\u00eb ndryshme ku ka q\u00ebn\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, p\u00ebr talentin e tij n\u00eb kinema e n\u00eb t\u00eb shkruar etj. Vet ruajtja, p\u00ebr rreth 60 vjet e emrit Gjon, thell\u00ebsisht shqiptar, edhe pse i natyralizuar amerikan e, n\u00eb nj\u00eb vend ku nd\u00ebrimi i emrit t\u00eb t\u00eb ardhurve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e njohur, flet p\u00ebr nj\u00eb lidhje shpirt\u00ebrore t\u00eb vazhdueshme me vendin e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tij. Gjon Mili p\u00ebrmendet vazhdimisht n\u00eb botimet e reja si dhe periodik\u00ebt mbi fotografin\u00eb, sidomos n\u00eb SHBA. Edhe n\u00eb shtypin shqiptar, elektronik dhe let\u00ebr, botohen shkrime p\u00ebr t\u00eb, por, fat\u00ebkeq\u00ebsisht shumica jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje dhe kopjim i artikujve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Shkruhet nganj\u00ebher\u00eb me epitete q\u00eb nuk i takojn\u00eb, si psh. quhet \u201dshqiptari gjenial\u201dose \u201cai q\u00eb shpiku drit\u00ebn stroboskopike\u201d, \u00e7ka nuk p\u00ebrputhet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Cil\u00ebsimi i par\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthim i gabuar i nofk\u00ebs miq\u00ebsore t\u00eb dramaturgut irlandez, Sean O\u2019Casey, \u201cshqiptari zem\u00ebrbardh\u00eb\u201c, nd\u00ebrsa drit\u00ebn stroboskopike e ka shpikur, Harold Edgerton, Mili e zbatoi me frym\u00ebzim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb fotografi arti. Para rreth gjasht\u00eb vjet\u00ebsh, n\u00ebp\u00ebrmjet Galeris\u00eb s\u00eb Arteve n\u00eb Tiran\u00eb, i propozuam Bashkis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs p\u00ebrjet\u00ebsimin e emrit t\u00eb Gjon Milit, n\u00eb ndonj\u00eb rrug\u00eb, shesh a shkoll\u00eb, por deri tani nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00eb. Nuk m\u00eb duket e udh\u00ebs q\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb mos nderoj njeriun q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u2019i p\u00ebrmendet emri n\u00eb mjaft libra t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb. Para 3-4 muajsh, n\u00eb SHBA, u v\u00ebrejt nj\u00eb vler\u00ebsim i ri p\u00ebr Milin. N\u00eb albumin lluksoz, \u201c75 years of LIFE, the best of the best\u201d (75-vjetori i LIFE, m\u00eb t\u00eb mirat e m\u00eb t\u00eb mirave), fotoja e par\u00eb, si t\u00eb thuash simbolikja e t\u00eb tjerave q\u00eb pasojn\u00eb, ishte \u201cLindy Hop\u201d (1943) e Gjon Milit. Fakti ka ngjyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sepse kjo foto ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me artin e fotografis\u00eb dhe jo me foton e shtypit, si\u00e7 ishte natyra e albumit, ose si ishin t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin arritjet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb fotogazetaris\u00eb n\u00eb revist\u00ebn LIFE, gjat\u00eb 75 viteve t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj. Gjithsesi, duhet t\u00eb p\u00ebrmend se n\u00eb vitin 1992 (28 n\u00ebntor), Gjon Milit iu akordua (pas vdekjes) nga Presidenti I Republik\u00ebs, titulli i lart\u00eb \u201cArtist i Popullit\u201d, por s\u00ebrish nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse b\u00ebhet pak p\u00ebr vendosjen e tij n\u00eb at\u00eb vend q\u00eb i takon n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>-T\u00eb largohemi paksa nga tema;- Kush \u00ebsht\u00eb Qerim Vrioni? Jetoni n\u00eb Detroit Michigan \u2013cfar\u00eb ju lidh me Vlor\u00ebn?<\/p>\n<p>Q.V.\u2014Familja \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Berati, un\u00eb jam lindur n\u00eb Tiran\u00eb dhe kam jetuar mbi 40 vjet n\u00eb Vlor\u00eb&#8230;. Prej 15 vitesh jam kthyer s\u00ebrish n\u00eb vendlindje. Ka nja 4-5 vjet q\u00eb disa muaj t\u00eb vitit i kaloj\u00eb n\u00eb SHBA, ku jeton nj\u00ebra nga vajzat me t\u00eb shoqin dhe dy djem. Kur kthehem n\u00eb Shqip\u00ebri, koh\u00ebn e ndaj midis Tiran\u00ebs dhe Vlor\u00ebs. N\u00eb qytetin bregdetar, kam kaluar f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb, rinin\u00eb, atje jam b\u00ebr\u00eb prind, pra nj\u00eb pjes\u00eb e madhe me pika kulmore i takon jet\u00ebs atje. N\u00eb Vlor\u00eb kam shok\u00eb e miq t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb lagjes, t\u00eb shkoll\u00ebs dhe t\u00eb pun\u00ebs, k\u00ebnaqem kur takohem e pi kafe bashk\u00eb me ta. Dihet se, miqt\u00eb jan\u00eb si puna e vjet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; A ka ndonj\u00eb gjini tjet\u00ebr q\u00eb ju e l\u00ebvroni dhe do t\u00eb d\u00ebshironi ta provoni??<\/p>\n<p>Q.V.\u2014H\u00ebp\u00ebrh\u00eb, nuk mendoj t\u00eb l\u00ebvroj gjini tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 studimit t\u00eb fotografis\u00eb, fotografimit e, m\u00eb pak t\u00eb ndonj\u00eb shkrimi publicistik me sfond historik, politik e shoq\u00ebror. N\u00eb k\u00ebto mund t\u00eb hyjn\u00eb edhe p\u00ebr\u00e7apjet e mija p\u00ebr t\u00eb p\u00ebruruar ndonj\u00eb fotograf t\u00eb vjet\u00ebr a p\u00ebr t\u00eb hapur ekspozit\u00eb gjithp\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb tij etj.<\/p>\n<p>-Mesazhi tuaj p\u00ebr fotograf\u00ebt, enciklopedist\u00ebt e rinj, dhe inteligjenc\u00ebn shqiptare andej e k\u00ebtej Atlantikut?<\/p>\n<p>Q.V.\u2014Duke folur p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb pasion fotografin\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrmend se n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb shum\u00eb, madje dhe mjaft t\u00eb talentuar. Kjo vihet re edhe n\u00eb paraqitjen e fotove t\u00eb tyre n\u00eb rrjetet sociale, facebook, twiter e blog-et vetjake. Po ashtu, edhe n\u00eb shtypin e shkruar shihen shum\u00eb kapje dhe trajtime interesante t\u00eb subjektit nga fotograf\u00ebt, por botohen ende pa autor\u00ebsi, m\u00eb ndryshe \u201cjetime\u201d, \u00e7ka nuk sjell paht\u00ebsime t\u00eb individualiteteve n\u00eb l\u00ebm t\u00eb fotogazetaris\u00eb. Nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb shp\u00ebrfaqjen e talenteve n\u00eb artin e fotografis\u00eb, mendoj se kryen revista (ende virtuale) \u201cFotopasion\u201d, q\u00eb publikon krijime me nivel t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm artistik. Mang\u00ebsi n\u00eb publikimin e duhur t\u00eb fotografis\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe mungesa e nj\u00eb shoqate fotograf\u00ebsh, q\u00eb do bashk\u00ebrendonte dhe institucionalizonte veprimtarit\u00eb fotografike n\u00eb vend, si hapje ekspozitash vetjake e t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, botim albumesh, marr\u00ebdh\u00ebnie me revista dhe shoqata homologe t\u00eb huaja, propozime p\u00ebr vler\u00ebsime fotograf\u00ebsh, p\u00ebr organizmin e work-shop-eve etj. Fat\u00ebkeq\u00ebsisht, paaft\u00ebsin\u00eb e fotograf\u00ebve m\u00eb t\u00eb vjetr\u00eb (atyre q\u00eb kan\u00eb fotografuar edhe para 1991) n\u00eb drejtim t\u00eb organizmit, po e shfaqin edhe fotograf\u00ebt e rinj, ndon\u00ebse k\u00ebta jan\u00eb me hapsira veprimi e njohuri shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>-Duke ju falenderuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bised\u00eb dhe duke ju uruar pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb e suksese n\u00eb t\u00eb ardhmen, d\u00ebshiroja t\u2019iu pyesja p\u00ebr projektet tuaja dhe me cfar\u00eb tematike do t\u00eb merreni n\u00eb t\u00eb ardhmen?<\/p>\n<p>Q.V.\u2014N\u00eb t\u00eb ardhmen, si\u00eb u shpreha dhe m\u00eb sip\u00ebr, do vazhdoj t\u00eb merrem kryesisht me studimin e fotografis\u00eb, me fotografimin dhe, di\u00ebka me publicistik\u00eb. Mendoj t\u00eb rihedh n\u00eb qarkullim dy librat e mij. T\u00eb parin vet\u00ebm rishtypje, nd\u00ebrsa t\u00eb dytin, ndoshta me zgjerime, plot\u00ebsime burimore dhe sakt\u00ebsime, pra ribotim. Por, tja lejm\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Faleminderit.<\/p>\n<p>Ju faleminderit1<\/td>\n<\/tr>\n<\/tbody>\n<\/table>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Raimonda-Moisiu1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1397\" title=\"Raimonda Moisiu\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Raimonda-Moisiu1.jpg\" alt=\"\" width=\"193\" height=\"254\" \/><\/a>Raimonda Moisiu,Hartford CT,USA<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.panalbanianwomennetwork.org\/\" target=\"_blank\">www.panalbanianwomennetwork.org<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bised\u00eb e Raimonda Moisiut me studiuesin e fotografis\u00eb dhe fotografin\u00eb, Qerim Vrioni &nbsp; Redaktoriale: N\u00eb parath\u00ebnien e librit \u201c150 vjet, fotografi shqiptare\u201d, kritikja Suzana Varvarica Kuka shprehet: \u201cQerim Vrioni \u00ebsht\u00eb studiuesi q\u00eb e ka lidhur jet\u00ebn e tij k\u00ebrkuese e intelektuale me gjith\u00e7ka q\u00eb ka af\u00ebrsi me fotografin\u00eb shqiptare,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1395","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1395"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1395\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1398,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1395\/revisions\/1398"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}