{"id":1384,"date":"2012-07-24T23:50:13","date_gmt":"2012-07-24T23:50:13","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1384"},"modified":"2012-07-25T00:04:56","modified_gmt":"2012-07-25T00:04:56","slug":"betohet-mbi-kushtetute-bujar-nishani-president-mbi-palet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1384","title":{"rendered":"Betohet mbi Kushtetut\u00eb Bujar Nishani: President mbi pal\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bujar-Nishani4.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1390\" title=\"Newly elected Albanian President Bujar N\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bujar-Nishani4.jpg\" alt=\"\" width=\"610\" height=\"448\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bujar-Nishani4.jpg 610w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bujar-Nishani4-300x220.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 610px) 100vw, 610px\" \/><\/a>Betohet mbi Kushtetut\u00eb Bujar Nishani: President mbi pal\u00ebt<\/p>\n<p>TIRAN\u00cb- Bujar Nishani mori sot zyrtarisht detyr\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb shtetit. Ai u betua si Presidenti i 6-t\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <!--more-->Me dor\u00ebn n\u00eb Kushtetut\u00eb, Nishani u betua se do t\u2019i bindet ligjeve t\u00eb vendit. N\u00eb fjal\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tij, ai premtoi reformimin e drejt\u00ebsis\u00eb, bashk\u00ebpunimin me t\u00eb gjitha forcat politike q\u00eb vendi t\u00eb marr\u00eb statusin kandidat n\u00eb BE. &#8220;Ta b\u00ebjm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb&#8221;, deklaroi ai, duke th\u00ebn\u00eb se do jet\u00eb nj\u00eb president mbi pal\u00ebt. Nishani: Sot u betova mbi Kushtetut\u00eb p\u00ebr t\u00eb respektuar ligjet, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirin\u00eb dhe interesat e qytetar\u00ebve dhe vendit tim.<\/p>\n<p>Fjalimi zgjati rreth 30 minuta, nd\u00ebrsa ceremonia u zhvendos n\u00eb presidenc\u00eb ku Bamir Topi i dor\u00ebzoi zyrtarisht detyr\u00ebn Bujar Nishanit n\u00eb prani t\u00eb 500 t\u00eb ftuarve. Gjith\u00e7ka nisi me dor\u00ebzimin e Kushtetut\u00ebs tek pasardh\u00ebsi dhe m\u00eb pas nj\u00eb takim kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn presidenciale mes Bamir Topit dhe Bujar Nishanit. Pas fjal\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb ri, Bamir Topi u largua p\u00ebrfundimisht nga Presidenca, por me protokollin e ndryshuar ai nuk mbajti fjalim lamtumire.<\/p>\n<p>Ceremonia e dor\u00ebzimit t\u00eb detyr\u00ebs ndryshe nga 2007, u mbajt n\u00eb oborrin e presidenc\u00ebs dhe jo t\u00eb Pallatit t\u00eb Brigadave. Ceremonia u p\u00ebrmbyll me nj\u00eb kokteil n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb presidenc\u00ebs.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bamir-topi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1391\" title=\"Former Albanian President Bamir Topi shakes hands with newly-elected President Bujar Nishani during a ceremony in Tirana\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bamir-topi.jpg\" alt=\"\" width=\"610\" height=\"461\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bamir-topi.jpg 610w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bamir-topi-300x226.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 610px) 100vw, 610px\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb ceremonin\u00eb e zhvilluar n\u00eb Presidenc\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb parlamentit, ish-Presidenti Alfred Moisiu, ish-deputet\u00eb, kryetar\u00eb t\u00eb partive politike, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Trupit Diplomatik si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsus nga fusha t\u00eb ndryshme. N\u00eb ceremoni edhe kreu i PS-s\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>TROKITJE GOTASH, URIME PER PRESIDENTIN NISHANI<br \/>\nOra 19:50- Presidenti i Republik\u00ebs Bujar Nishani s\u00eb bashku me Zonj\u00ebn e Par\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt zun\u00eb vendet e tyre n\u00eb shkall\u00ebt e Presidenc\u00ebs. Presidenti i Republik\u00ebs, djathtas Zonja e Par\u00eb, majtas vajza dhe n\u00eb krah t\u00eb Zonj\u00ebs s\u00eb Par\u00eb djali, duke pasur k\u00ebshtu mund\u00ebsi p\u00ebr foto. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb fotove, Presidenti i Republik\u00ebs dhe Familja e Tij, l\u00ebviz\u00ebn drejt sall\u00ebs ku u mbajt pritja me rastin e marrjes s\u00eb detyr\u00ebs. T\u00eb ftuarit u priten n\u00eb hyrjen e Sall\u00ebs \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d t\u00eb Presidenc\u00ebs nga Protokolli i Shtetit, ku p\u00ebrsh\u00ebndesin dhe urojn\u00eb Presidentin e Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>LARGOHET BAMIR TOPI NGA PRESIDENCA<br \/>\nOra 19.44- Pas fjal\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Bujar Nishani, Bamir Topi p\u00ebrsh\u00ebndetet me Bujar Nishanin me shtrengrim duarsh. Bamir Topi sipas protokollit t\u00eb ndryshuar nuk mbajti fjalim. Sh.T.Z.Bamir Topi u p\u00ebrcoll deri n\u00eb fund t\u00eb shkall\u00ebve tek makina nga Drejtori i Protokollit t\u00eb Shtetit. Shoq\u00ebrohej nga bashk\u00ebshortja. Makina e ish-Presidentit shoq\u00ebrohej nga kat\u00ebr moto\u00e7ikletat ceremoniale dhe nga xhami i hapur mbrapa, p\u00ebrsh\u00ebndeti me dor\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ftuarit. M\u00eb pas Topi, darkoi me miqt\u00eb e tij, shume prej te cil\u00ebve tashme te an\u00ebtar\u00ebsuar ne partine me te re, Fryma e Re Demokratike<\/p>\n<p>NISHANI ZYRTARISHT PRESIDENT: P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI E MADHE<br \/>\nOra 19:40- Pasi mori zyrtarisht detyr\u00ebn si President i ri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani i\u2019u drejtua 500 t\u00eb ftuarve t\u00eb nderit me fjal\u00ebt: \u201cSot ndihem njeriu m\u00eb i privilegjuar dhe m\u00eb i nderuar, duke qen\u00eb i zgjedhur n\u00eb postin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Shtetit, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, por q\u00eb nga ky \u00e7ast mbaj mbi vete p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mundshme q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij nj\u00eb individ n\u00eb lidhje me vendin, me shoq\u00ebrin\u00eb dhe me shtetin, n\u00eb lidhje me miqt\u00eb dhe partner\u00ebt. N\u00eb k\u00ebto \u00e7aste solemne, m\u00eb lejoni t\u2019ju paraqes t\u00ebr\u00eb ndjenj\u00ebn e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb time p\u00ebr t\u00eb mbajtur betimin e b\u00ebr\u00eb mbi Kushtetut\u00ebn e vendit se: n\u00ebp\u00ebrmjet integritetit, drejt\u00ebsis\u00eb, bindjes ndaj ligjit, respektit ndaj vullnetit t\u00eb popullit tim, bashk\u00ebpunimit dhe vendosm\u00ebris\u00eb si dhe besimit tek Zoti, do t\u00eb p\u00ebrmbush \u00e7do detyr\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi kushtetuese\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>NISHANIT I DOREZOHET KUSHTETUTA<br \/>\nOra 19:35- Ish Presidenti i Republik\u00ebs, Bamir Topi bashk\u00eb me Presidentin e Republik\u00ebs, Bujar Nishani, dol\u00ebn nga zyra dhe u drejtuan drejt hyrjes kryesore t\u00eb Presidenc\u00ebs. T\u00eb dy President\u00ebt zun\u00eb vend n\u00eb krye t\u00eb shkall\u00ebve t\u00eb Presidenc\u00ebs shoq\u00ebruar nga Drejtori i Protokollit t\u00eb Shtetit sipas skem\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse. Ekzekutohet Himni Komb\u00ebtar nga Banda e Ushtris\u00eb, i pasuar nga 21 t\u00eb sht\u00ebna topi me interval 30 sekonda nga nj\u00ebra-tjetra. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, Flamuri Komb\u00ebtar q\u00ebndroi i ngritur. Truproja e Nderit parakaloi para Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Bujar Nishani. Z. Bashkim Dedja, Kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, l\u00ebvizi drejt Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Bujar Nishani, p\u00ebr t\u2019i dorezuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese tha: I nderuar Z.President, kam nderin t\u2019ju dor\u00ebzoj Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Z.Bashkim Dedja i dor\u00ebzon Kushtetut\u00ebn, Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Bujar Nishani.<\/p>\n<p>NISHANI NE PRESIDENCE, TAKON TOPIN<br \/>\nOra 19:32 Presidenti i Republik\u00ebs Bujar Nishani mb\u00ebrrin n\u00eb Presidenc\u00eb. (Hyrja u b\u00eb nga krahu i zyrave t\u00eb Presidenc\u00ebs). Presidenti i Republik\u00ebs, Bujar Nishani u takua me ish-Presidentin e Republik\u00ebs, Bamir Topi.<\/p>\n<p>NISHANI: TA B\u00cbJM\u00cb JET\u00cbN TON\u00cb M\u00cb T\u00cb LIR\u00cb<br \/>\nOra 18:50- N\u00eb fjal\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb si Presidenti Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani u shpreh se do jet\u00eb President i shtetit 100-vje\u00e7ar, nd\u00ebrsa konfirmoi vullnetin p\u00ebr t\u00eb zbatuar me p\u00ebrpik\u00ebri ligjet e vendit. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, ishte nj\u00eb pik\u00eb kyce, ku kreu i ri i shtetit, nj\u00ebher\u00ebsh edhe kreu i KLD, premtoi se do ta b\u00ebnte sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb funksional dhe transparent.<\/p>\n<p>http:\/\/www.balkanweb.com\/TV\/index.php?id_categoria=48&amp;id_ansalive=15891 ( video )<\/p>\n<p>&#8220;D\u00ebshiroj t\u2019ju shpreh falenderimet dhe nderimin tim s\u00eb pari p\u00ebr pranin\u00eb tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni t\u00eb marrjes s\u00eb detyr\u00ebs si dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha vler\u00ebsimet dhe besimin q\u00eb m\u00eb keni kushtuar! Nga ky podium i nderuar, m\u00eb lejoni nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen p\u00ebr mesazhet dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet e d\u00ebrguara p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga ana e Sekretares amerikane t\u00eb Shtetit, zonja Klinton; Presidentit t\u00eb Komisionit Evropian, zotit Barrozo dhe gjith\u00eb homolog\u00ebt e tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb nderuan me urimet e tyre! Sot u betova n\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. U betova mbi Kushtetut\u00eb p\u00ebr t\u00eb respektuar ligjet, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirin\u00eb e interesat e qytetar\u00ebve dhe vendit tim.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb nderuar po e marr p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb vitin e 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shtetit shqiptar. Rruga e jon\u00eb nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb, p\u00ebrkundrazi ka qen\u00eb e mbushur me sakrifica dhe her\u00eb-her\u00eb edhe me pengesa, por s\u00eb fundmi ia kemi dal\u00eb dhe jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bujar-5.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1392\" title=\"Albania's new President Nishani stands with his wife Odeta and his daughter, Fiona and his son Ilir during a ceremony in Tirana\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bujar-5.jpg\" alt=\"\" width=\"610\" height=\"436\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bujar-5.jpg 610w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bujar-5-300x214.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 610px) 100vw, 610px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Familja e Presidentit te ri<br \/>\nGjat\u00eb nj\u00ebzet viteve t\u00eb fundit, p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra kan\u00eb sjell\u00eb dit\u00eb pas dite e hap pas hapi nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb demokratike dhe m\u00eb t\u00eb zhvilluar ekonomikisht. Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s fal\u00eb angazhimit dinjitoz t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe partneritetit t\u00eb ofruar nga aleat\u00ebt tan\u00eb, liria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt. Sot shqiptar\u00ebt l\u00ebvizin pa pengesa n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn \u201cShengen\u201d, ku fal\u00eb seriozitetit t\u00eb provuar t\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebve por dhe dashamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb miqve tan\u00eb, lirit\u00eb tona jan\u00eb reale e t\u00eb prekshme.<br \/>\nDetyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb shohim e t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb e t\u00eb kuptojm\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb duan qytetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre: n\u00eb vendin ku po rrisim f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb dhe t\u00eb cilin duam t\u2019ua l\u00ebm\u00eb trash\u00ebgim nip\u00ebrve dhe mbesave. T\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb bindur se do t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb nga \u00e7do bashk\u00ebqytetar t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebrkesa p\u00ebr paqe, mir\u00ebsi, mir\u00ebqenie ekonomike, p\u00ebr ligj dhe rend, p\u00ebr drejt\u00ebsi sociale, p\u00ebr liri dhe zhvillim. Secili prej nesh ka nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jap\u00eb kontributin e vet p\u00ebr t\u2019u garantuar qytetar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Presidenti i Republik\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrave t\u00eb tij kushtetuese, ka nj\u00eb angazhim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb realizuar reform\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, aktualisht ne konstatojm\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb theksuar mosbesimi midis qytetar\u00ebve dhe sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Rivendosja e k\u00ebtij besimi do t\u00eb jet\u00eb mat\u00ebsi dhe vler\u00ebsuesi m\u00eb i mir\u00eb i funksionimit ligjor t\u00eb sistemit. Konsolidimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb baza e vetme mbi t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb ngrihet suksessh\u00ebm \u00e7do nism\u00eb e nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb kontekstin e reformave. S\u00eb bashku me bashk\u00ebsin\u00eb e gjyqtar\u00ebve dhe K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, kam p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe konfirmoj angazhimin p\u00ebr p\u00ebrcaktimin dhe konsolidimin e nj\u00eb sistemi vler\u00ebsimi t\u00eb gjith\u00ebdiskutuar e t\u00eb pranuar publikisht mbi nevoj\u00ebn e vler\u00ebsimit dhe vendimarrjes p\u00ebr karrier\u00ebn, promovimin dhe gjykimin administrativ t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykatave t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe atyre t\u00eb Apelit. Ofroj t\u00eb gjith\u00eb vullnetin dhe angazhimin e Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, n\u00eb konsultim dhe bashk\u00ebrendim kushtetues edhe me Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen dhe em\u00ebrimin e gjykat\u00ebsve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe atyre t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb proces si m\u00eb jet\u00ebsorin n\u00eb konsolidimin e asaj trupe, e cila orienton dhe garanton t\u00ebr\u00eb veprimtarin\u00eb profesionale dhe ligjore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemit ton\u00eb gjyq\u00ebsor. Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs do t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb vlera e lart\u00eb e dekretit presidencial t\u2019u kushtohet vet\u00ebm atyre prokuror\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb v\u00ebrtetuar kurajon, nivelin profesional dhe integritetin e tyre moral. \u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Marrja e statusit t\u00eb vendit kandidat n\u00eb vjesht\u00eb, ishte nj\u00eb nga prioritetet e presidentit t\u00eb ri, Bujar Nishan.<br \/>\n\u201cSi\u00e7 edhe na jan\u00eb adresuar vazhdimisht miqt\u00eb tan\u00eb nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian, si dhe ata nga Departamenti amerikan i Shtetit duke na e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje, sot Shqip\u00ebria ndodhet p\u00ebrball\u00eb \u00e7asteve shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e saj. Synimi, p\u00ebrpjekjet tona si dhe krijimi i t\u00eb gjitha kushteve t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb merituar statusin e vendit kandidat p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Evropian, jan\u00eb interesi madhor i qytetar\u00ebve tan\u00eb &#8211; interes i lidhur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me arritjen dhe plot\u00ebsimin e atyre standardeve q\u00eb shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb. Dymb\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb kryesore, t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Opinionin e Komisionit Evropian, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb reformat ky\u00e7e q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren nga ne dhe d\u00ebshiroj t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nj\u00eb seri rezultatesh pozitive jan\u00eb arritur tashm\u00eb. \u201d, tha ai.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bamir-topi1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1393\" title=\"Former Albanian President Bamir Topi and his wife Teuta wave during a ceremony in Tirana\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bamir-topi1.jpg\" alt=\"\" width=\"610\" height=\"507\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bamir-topi1.jpg 610w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Bamir-topi1-300x249.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 610px) 100vw, 610px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Largimi i ish Presidentit Bamir Topi<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi me t\u00eb gjitha pal\u00ebt politike ishte nj\u00eb nga premtimet e kreut t\u00eb ri t\u00eb shtetit.<br \/>\n\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb solemne, d\u00ebshiroj t\u00eb konfirmoj t\u00eb gjith\u00eb vullnetin dhe gatishm\u00ebrin\u00eb time p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb partner i sinqert\u00eb p\u00ebr mazhoranc\u00ebn qeveris\u00ebse dhe p\u00ebr opozit\u00ebn politike! Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, n\u00eb respekt t\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit dhe n\u00eb bindje ndaj frym\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs, do t\u2019i ket\u00eb t\u00eb hapura dyert e tij gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb ardhshme si p\u00ebr mazhoranc\u00ebn, ashtu edhe p\u00ebr opozit\u00ebn p\u00ebr shk\u00ebmbimin e pik\u00ebpamjeve dhe p\u00ebr vler\u00ebsimin e q\u00ebndrimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb interes t\u00eb vendit dhe kombit. Misioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb dhe i pandryshuesh\u00ebm: ta b\u00ebjm\u00eb vendin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, m\u00eb demokratik, m\u00eb t\u00eb zhvilluar dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr t\u00eb jetuar. Ta b\u00ebjm\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve tan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb qet\u00eb, m\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb njer\u00ebzore dhe besimplote, duke shtuar p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb garancit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze dhe paqe sociale\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>PRESIDENTI NISHANI BETOHET PARA KUVENDIT T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<br \/>\nOra 18:45- Presidenti i Republik\u00ebs, Bujar Nishani b\u00ebri sot betimin para Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Presidenti Nishani u betua duke v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn mbi Kushtetut\u00eb, sipas formul\u00ebs s\u00eb lexuar nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: &#8220;Betohem, se do t&#8217;i bindem Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb vendit, do t\u00eb respektoj t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e shtetasve, do t\u00eb mbroj pavar\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t&#8217;i sh\u00ebrbej interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe p\u00ebrparimit t\u00eb Popullit Shqiptar&#8221;. Pas procesit t\u00eb betimit, u b\u00eb ekzekutimi i Himnit Komb\u00ebtar. N\u00eb seanc\u00ebn e betimit t\u00eb Presidentit ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe deputet\u00ebt socialist\u00eb dhe t\u00eb grupeve t\u00eb tjera parlamentare. N\u00eb ceremoni mor\u00ebn pjes\u00eb kryeministri Berisha dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb Trupit Diplomatik t\u00eb akredituar n\u00eb Shqip\u00ebri, drejtues t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, bashk\u00ebshortja dhe dy f\u00ebmij\u00ebt e Presidentit Nishani, si dhe t\u00eb ftuar t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>SOT BETOHET BUJAR NISHANI SI PRESIDENT<br \/>\nOra 07:50- Bamir Topi dor\u00ebzon presidenc\u00ebn 5 vje\u00e7are tek pasardh\u00ebsi i tij Bujar Nishani. N\u00eb or\u00ebn 18:30, n\u00eb sall\u00ebn e seancave plenare do t\u00eb zhvillohet ceremonia e betimit t\u00eb Presidentit t\u00eb zgjedhur t\u00eb Republik\u00ebs. Pas betimit dhe k\u00ebndimit t\u00eb Himnit Komb\u00ebtar, Presidenti i Republik\u00ebs do t\u00eb mbaj para Kuvendit nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb plenare \u00ebsht\u00eb i ftuar Trupi Diplomatik si dhe personalitete t\u00eb jet\u00ebs politike, shoq\u00ebrore dhe fetare t\u00eb vendit. N\u00eb sall\u00ebn e zbukuruar do t\u00eb ket\u00eb ushtar\u00eb roje nderi, si dhe solist dhe kori i Operas p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar Himnin Komb\u00ebtar. N\u00eb monitor do t\u00eb shfaqet Flamuri komb\u00ebtar dhe logoja e \u201c100 Vjet Pavar\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas gjith\u00e7ka do t\u00eb zhvendoset n\u00eb presidenc\u00eb ku nj\u00eb or\u00eb m\u00eb pas, pik\u00ebrisht n\u00eb 19:30 t\u00eb ftuarit mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb selin\u00eb presidenciale t\u00eb cil\u00ebt i pret Bamir Topi p\u00ebr momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb detyr\u00ebs. M\u00ebsohet se ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb disa riteve t\u00eb ceremonis\u00eb tradicionale si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parakalimi i Presidentit para Gard\u00ebs s\u00eb Nderit t\u00eb Republik\u00ebs apo gjuajtja me top n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb mandatit. Gjith\u00e7ka nis me dor\u00ebzimin e Kushtetut\u00ebs tek pasardh\u00ebsi dhe m\u00eb pas nj\u00eb takim kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn presidenciale mes Bamir Topit dhe Bujar Nishanit.<\/p>\n<p>N\u00eb ceremonin\u00eb e mbr\u00ebmjes s\u00eb sotme jan\u00eb t\u00eb ftuar dhe ish-president\u00ebt Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot pothuajse e gjith\u00eb PD-ja do t\u00eb jet\u00eb e pranishme n\u00eb ceremonin\u00eb q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Presidenc\u00eb. Axhenda e ceremonis\u00eb se dor\u00ebzimit tashm\u00eb ka marr\u00eb dor\u00ebn e fundit bashk\u00eb me p\u00ebrgatitjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb event q\u00eb ndryshe nga 2007, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb oborrin e presidenc\u00ebs dhe jo t\u00eb Pallatit t\u00eb Brigadave. Ceremonia do t\u00eb p\u00ebrmbyllet me nj\u00eb kokteil q\u00eb do t\u00eb zhvendoset n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb presidenc\u00ebs. N\u00eb ceremoni edhe kreu i PS-s\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Zoti Nishani u zgjodh nga Kuvendi m\u00eb 11 qershor, n\u00eb postin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, pasi pro kandidatur\u00ebs s\u00eb tij votuan 73 deputet\u00eb, nga 76 q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb deputet votoi kund\u00ebr, nd\u00ebrsa dy flet\u00eb ishin t\u00eb pavlefshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deputet\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit, nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb raundin e kat\u00ebrt t\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjen e Kreut t\u00eb ri t\u00eb shtetit.<br \/>\n(Matilda Arapi\/Elda Menga\/BalkanWeb)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Betohet mbi Kushtetut\u00eb Bujar Nishani: President mbi pal\u00ebt TIRAN\u00cb- Bujar Nishani mori sot zyrtarisht detyr\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb shtetit. Ai u betua si Presidenti i 6-t\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-1384","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1384","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1384"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1384\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1389,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1384\/revisions\/1389"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1384"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1384"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1384"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}