{"id":1371,"date":"2012-07-23T13:59:58","date_gmt":"2012-07-23T13:59:58","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1371"},"modified":"2012-07-23T13:59:58","modified_gmt":"2012-07-23T13:59:58","slug":"enderroni-por-ne-mrekulli-mos-besoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1371","title":{"rendered":"\u00cbnd\u00ebrroni, por n\u00eb mrekulli mos besoni!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-Bajraktaraj21.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1373\" title=\"Arben Bajraktaraj2\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-Bajraktaraj21.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"335\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-Bajraktaraj21.jpg 500w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-Bajraktaraj21-300x201.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/><\/a><strong>Arben BAJRAKTARAJ:\u00a0 \u00ab\u00a0\u00cbnd\u00ebrroni, por n\u00eb mrekulli mos besoni! Punoni!\u2026\u00a0\u00bb<\/strong><br \/>\n<strong><em>Intervist\u00eb e Raimonda MOISIU me aktorin kosovar me p\u00ebrmasa evropiane, Arben BAJRAKTARAJ<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb f\u00ebmij\u00ebri dhe adoleshenc\u00ebn e hershme djaloshi nga Isniqi i Rrafshit t\u00eb Dukagjinit teksa shkonte me bag\u00ebti n\u00eb bjeshk\u00ebt e bukura,eposi kreshnik dhe bukuria natyrore e tyre e lidh\u00ebn ngusht\u00ebsisht me let\u00ebrsin\u00eb.<!--more--> Aty nd\u00ebr bjeshk\u00ebt do t\u00eb lexonte shum\u00eb e do t\u00eb njihej me historin\u00eb, adhuronte heronjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb historin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb mbeteshin n\u00eb kujtes\u00ebn e djaloshit dhe do i ruante ato si &#8220;relike&#8221; t\u00eb cmuara dhe idhujt e tij, udh\u00ebrr\u00ebfyes\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e karrier\u00ebs s\u00eb tij. Aktori i mir\u00ebnjohur dhe i talentuar kosovar Arben Bajraktaraj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb aktor me p\u00ebrmasa europiane -i njohur p\u00ebr rolet e tij n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb filmit amerikan &#8220;Taken&#8221;, krahas aktorit t\u00eb shquar, nj\u00eb nga yjet e Hollywood-it -Liam Nelson-dhe n\u00eb dy serit\u00eb e &#8220;Harry Potter&#8221;<\/p>\n<p>Victor Hugo q\u00eb n\u00eb ekzil kur shkroi vepr\u00ebn e tij romantike \u201cL\u2019Homme qui rit\u201d (Njeriu q\u00eb qesh) pasi u largua nga Franca n\u00eb Angli. Novela do t\u00eb botohej m\u00eb 1869. Prej k\u00ebsaj kohe tre regjisor\u00eb do t\u00eb tentonin q\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr \u2013 t\u00eb cil\u00ebsuar si \u201cmrekullia romantike e Hugos\u201d \u2013 ta shkrinin n\u00eb shirit filmik. Her\u00ebn e fundit nj\u00eb film i bazuar n\u00eb rr\u00ebfimin e \u201cNjeriu q\u00eb qesh\u201d ka qen\u00eb ai i regjisorit Jean Kerchborn. Dyzet e nj\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, regjisori tjet\u00ebr francez Jean-Piere Am\u00e9ris i ka hyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs pun\u00eb. E nj\u00ebri prej roleve kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb film \u2013 xhirimet e t\u00eb cilit tashm\u00eb kan\u00eb nisur- \u00ebsht\u00eb rezervuar p\u00ebr aktorin kosovar q\u00eb jeton n\u00eb Franc\u00eb, Arben Bajraktaraj. \u201dP\u00ebr mua roli i Hardquanonne \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i respektuesh\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb novel\u00eb\u201d, shprehet aktori i shquar Arben Bajraktaraj n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p>Aktor\u00ebt e njohur G\u00e9rard Depardieu, Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-Andr\u00e9 Grondin jan\u00eb treshja e yjeve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kast\u00ebn e aktor\u00ebve n\u00eb filmin \u201cThe man \u00ebho laughs\u201d, premiera e t\u00eb cilit pritet t\u00eb jepet n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti ose n\u00eb fillim t\u00eb 2013-s.<\/p>\n<p>P\u00ebr Bajraktarajn roli q\u00eb ai portretizon n\u00eb k\u00ebt\u00eb film \u00ebsht\u00eb karizmatik dhe ka nj\u00eb nd\u00ebrthurje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me personazhet kryesore si Ursus, G\u00ebynplaine, Sylvian e Comaberl.<\/p>\n<p>\u201cHardquanonne ka nj\u00eb lloj dualiteti me personazhin kryesor Ursus q\u00eb luhet nga G\u00e9rard Depardieu dhe kjo m\u00eb p\u00eblqen\u201d, shprehet Bajraktaraj.N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb e mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse aktori i shquar Arben Bajraktaraj rr\u00ebfehet p\u00ebr vete koleg\u00ebt projektet e karrier\u00ebn e tij. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb ndiqni bised\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>-Sinqerisht, ju pershendes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bised\u00eb. M\u00eb tregoni dicka nga f\u00ebmij\u00ebria, rr\u00ebnj\u00ebt e origjin\u00ebs dhe kush ka qen\u00eb idhulli, apo cilat fenomene ndikuan n\u00eb shkollimin tuaj p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb aktor: nevoja, koha apo d\u00ebshira p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari ju falenderoj p\u00ebr interesimin e juaj, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Un\u00eb kam lindur dhe jam rritur n\u00eb Isniq, nj\u00eb nga fshatrat e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe me nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb ruajtur n\u00eb Rrafshin e Dukagjinit. Rr\u00ebfimet dhe historit\u00eb e d\u00ebgjuara n\u00eb oda t\u00eb burrave t\u00eb fshatit tim, m\u00ebnyra sesi ato shtjelloheshin, kodi i sjelljes dhe ritualet me elemente shpeshher\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruar nga shkrimtar\u00ebt antik\u00eb, vet\u00eb jetesa aty e mbushur her\u00eb-her\u00eb me rrept\u00ebsi e tragjiz\u00ebm, por edhe me ngjyra komike e absurditeti, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mund t\u00eb them brumin rr\u00ebnj\u00ebsor, i cili m\u00eb p\u00ebrcjell n\u00eb zhvillimin krijues.N\u00eb f\u00ebmij\u00ebri idhujt\u00eb e mi nuk ishin aktor\u00ebt e filmave, por heronjt\u00eb e romaneve. Isha shum\u00eb i lidhur me let\u00ebrsin\u00eb, ndoshta ngase babai im ka qen\u00eb profesor i gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Ver\u00ebs shkoja me bag\u00ebti n\u00eb bjeshk\u00ebt e bukura t\u00eb Isniqit dhe kisha koh\u00eb me boll\u00ebk p\u00ebr t\u00eb lexuar.<\/p>\n<p><strong>-C\u2019mund t\u00eb m\u00eb thoni p\u00ebr veten tuaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijuese e profesionale? Nga jeta n\u00eb sken\u00eb, rolet q\u00eb keni interpretuar, lidhjen e fort\u00eb q\u00eb duket se ka l\u00ebn\u00eb kujtime t\u00eb mira e t\u00eb trishta?<\/strong><\/p>\n<p>Aktori p\u00ebr instrument ka trupin e vet, andaj edhe gj\u00ebja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge krijuese \u00ebsht\u00eb njohja e vetvehtes, pranimi i t\u00eb metave dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundshme tejkalimi i tyre. Por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb gjetja e fillit t\u00eb sinqeritetit. Si n\u00eb dramaturgji ku filli i kuq \u00ebsht\u00eb damari kryesor p\u00ebr rr\u00ebfimin e tregimit, ashtu edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb personazhi p\u00ebr nj\u00eb aktor\u00eb, filli i sinqeritetit vendos sakt\u00ebsin e sjelljes s\u00eb nj\u00eb personazhi. Gjetja e fillit t\u00eb sinqeritetit \u00ebsht\u00eb synimi kryesor, gjithnj\u00eb duke kaluar fillimisht nga qasja fizike e pun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju keni nj\u00eb reputacion t\u00eb fort\u00eb si aktor n\u00eb kinematografin\u00eb e filmit n\u00eb Kosov\u00eb por edhe at\u00eb franceze dhe kjo duket sikur gj\u00ebrat rrjedhin leht\u00eb me rolet tuaja. Si ia keni dal\u00eb? Si shkon kjo me p\u00ebrzgjedhjen e roleve?<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-Bajraktaraj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1374\" title=\"Arben Bajraktaraj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-Bajraktaraj.jpg\" alt=\"\" width=\"719\" height=\"405\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-Bajraktaraj.jpg 719w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-Bajraktaraj-300x168.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 719px) 100vw, 719px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Me pun\u00eb dhe me mund, dal\u00eb ngadal\u00eb gj\u00ebrat zhvillohen. Natyrisht, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb kur je i huaj n\u00eb nj\u00eb vend, por duhet fituar besimin e t\u00eb tjer\u00ebve. Un\u00eb jam pothuajse n\u00eb fillim t\u00eb rrug\u00ebs dhe m\u00eb duhet t\u00eb punoj shum\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur m\u00eb tutje. Deri tani p\u00ebr shumic\u00ebn e roleve kam pasur fatin t\u00eb p\u00ebrzgjidhem p\u00ebrmes audicioneve dhe aty ka shum\u00eb faktor\u00eb q\u00eb luajn\u00eb. Viteve t\u00eb fundit gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar nj\u00eb \u00e7ik\u00ebz, andaj edhe kam pasur mund\u00ebsin t\u2019i p\u00ebrzgjedh vet\u00eb disa projekte q\u00eb m\u00eb dukeshin m\u00eb interesante.<\/p>\n<p><strong>-Cfar\u00eb lloj personazhesh kan\u00eb qen\u00eb preferencat tuaja p\u00ebr t\u00eb luajtur? Cila ka qen\u00eb personazhi tuaj i par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Regjisor\u00ebt shpesh m\u00eb shohin n\u00eb role t\u00eb personazheve t\u00eb ashp\u00ebr dhe q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb r\u00ebnduar. Mua kjo nuk m\u00eb pengon,ngase n\u00eb k\u00ebso lloj rolesh mund\u00ebsit e k\u00ebrkimit jan\u00eb t\u00eb zgjeruara. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, roli im i par\u00eb n\u00eb nj\u00eb film televiziv ka qen\u00eb n\u00eb Slloveni dhe aty luaja nj\u00eb \u00ebngj\u00ebll. Ndoshta nga pleq\u00ebria, n\u00ebse e mb\u00ebrrij, nj\u00eb but\u00ebsi prap\u00eb do afrohet\u2026<\/p>\n<p><strong>-Ju keni jetuar, dhe interpretuar role n\u00eb Kosov\u00eb, Ballkan, por gjithashtu aktualisht interpretoni edhe n\u00eb kionematografin\u00eb franceze. C\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr ndryshimin mes k\u00ebtyre eksperiencave?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet, nuk ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi se ku punohet, por si punohet dhe m\u00eb k\u00eb ! Ngase p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb film t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kesh nj\u00eb skenar t\u00eb mir\u00eb dhe nj\u00eb ekip t\u00eb zotin p\u00ebr t\u2019a punuar at\u00eb si duhet. Jo rast\u00ebsisht Kubrick-u, thoste se filmi i tij pothuajse kishte p\u00ebrfunduar s\u00eb punuari kur kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e ekipit ! Struktura e nj\u00eb ekipi xhirimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt me nj\u00eb struktur\u00eb ushtarake. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb efikas, urdh\u00ebrat duhet t\u00eb zbatohen shpejt dhe me sakt\u00ebsi. N\u00eb p\u00ebrvojat e pakta q\u00eb kam pasur n\u00eb Ballkan, kjo nuk ishte kuptuar ndoshta mir\u00eb sa duhet dhe ky ishte ndoshta ndryshimi m\u00eb i madh q\u00eb kam v\u00ebrejtur. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, kjo n\u00eb fund nuk do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb film europian ose amerikan \u00ebsht\u00eb doemos m\u00eb interesant\u00eb sesa nj\u00eb film i prodhuar nga ndonj\u00eb shtet ballkanik.<\/p>\n<p><strong>-Ju jeni aktori filmi. Ju kemi par\u00eb t\u00eb luani krahas aktorit t\u00eb shquar amerikan Liam Nelson, pjesa e par\u00eb e filmit TAKEN dhe n\u00eb rolet e filmit \u201cHarry Potter\u201d. Role k\u00ebto tejet t\u00eb realizuara nga Ju dhe impresive. C\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Si e shihni veten nga pik\u00ebpamja tuaj n\u00eb k\u00ebto filma?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet un\u00eb kam filluar aktrimin s\u00eb pari n\u00eb teat\u00ebr, ku koh\u00ebpaskohe kthehem me shum\u00eb qejf edhe tani. P\u00ebr t\u2019ju kthyer pyetjes s\u00eb juaj, s\u00eb pari ju falenderoj p\u00ebr komplimentin e juaj. P\u00ebr mua ato paraqitje ishin t\u00eb shkurt\u00ebra dhe fokusi im ka qen\u00eb t\u2019i punoj sa m\u00eb mir\u00eb duke u bazuar n\u00eb fizikusin e personazheve dhe duke u munduar t\u2019a respektoj sakt\u00ebsin e situatave. Me distanc\u00eb mund t\u00eb them vet\u00ebm, q\u00eb ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme si p\u00ebrvoj\u00eb pune p\u00ebrballimi me aktor\u00eb shum\u00eb t\u00eb zot\u00eb dhe q\u00eb doemos eksperiencat e tilla t\u00eb pun\u00ebs kur edhe vler\u00ebsohen, ndihmojn\u00eb n\u00eb fitimin e vet\u00ebbesimit.<\/p>\n<p><strong>-Pavar\u00ebsisht rolit q\u00eb keni luajtur n\u00eb filma, personazhi q\u00eb ju keni interpretuar ka qen\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Sfida q\u00eb jeni p\u00ebrballuar me intepretimin e tij nga jeta reale dhe n\u00eb p\u00ebrshtatje me koh\u00ebn e situat\u00ebn. A keni gjetur hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpalosur talentin tuaj aty?<\/strong><\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb ndryshimi \u00ebsht\u00eb i madh kur ke nj\u00eb rol, q\u00eb pothuajse \u00ebsht\u00eb prezent n\u00eb \u00e7\u2019do sken\u00eb t\u00eb filmit apo nj\u00eb tjet\u00ebr kur paraqitja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr. N\u00eb rastin e fundit me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptohet mir\u00eb sakt\u00ebsia e situat\u00ebs dhe dend\u00ebsia e personazhit. Rregjisori nuk ka koh\u00eb q\u00eb t\u00eb mirret me ty, andaj duhet pasur kujdes dhe t\u00eb p\u00ebrgatitesh me koh\u00eb, q\u00eb n\u00eb momentin kur vjen n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr sken\u00eb, p\u00ebrqendrimi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vend. Por edhe n\u00eb paraqitjet e shkurt\u00ebra mund t\u00eb ndodh ajo q\u00eb ne aktor\u00ebt e quajm\u00eb moment magjik, kur di\u00e7ka del nga ne, pa ditur se at\u00eb e bartnim n\u00eb vehte. Jan\u00eb k\u00ebto zbulime t\u00eb rralla, q\u00eb na japin adrenalin p\u00ebr pun\u00ebn e m\u00ebtutjeshme.<\/p>\n<p><strong>&#8211;<\/strong><strong>-Shumica e skenarist\u00ebve dhe rregjizor\u00ebve kan\u00eb gjetur frym\u00ebzimin e tyre n\u00eb let\u00ebrsi, si Flaubert, Dostojevski,etj., akti i t\u00eb shkruarit t\u00eb nj\u00eb skenari, me trillimin e karaktereve dhe t\u00eb shkruarit e dialogut. Pra shum\u00eb duan t\u00eb jen\u00eb shkrimtar\u00eb dhe besojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb till\u00eb.Pra a ndikon let\u00ebrsia n\u00eb kinematografi?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga hapat e par\u00eb t\u00eb kinematografis\u00eb, lidhja mes let\u00ebrsis\u00eb dhe filmit ka qen\u00eb gjithnj\u00eb e pashmangshme. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lexuar nj\u00eb roman dhe mandej kan\u00eb par\u00eb adaptimin e tij n\u00eb film, sado i mir\u00eb dhe i fort\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ai, ndjehen konfuz. Ngase vet kodi i krijimit t\u00eb k\u00ebtyre dy arteve \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht i ndrysh\u00ebm. Filmat e b\u00ebr\u00eb nga Visconti apo Godard-i bazuar n\u00eb vepra letrare jan\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dhe prek\u00ebs, por kur lexon romanet p\u00ebrkat\u00ebs, prap\u00ebseprap\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb tjet\u00ebr krijohet. P\u00ebr mua, let\u00ebrsia mbetet burim frym\u00ebzimi themelor, por n\u00eb pro\u00e7es e sip\u00ebr pune duhet harruar, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb kodin kinematografik t\u00eb t\u00eb punuarit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrsa ju pyeta m\u00eb lart e lidh me : Jeni n\u00eb proces xhirimi t\u00eb filmit francez \u201cNjeriu q\u00eb qesh\u201d sipas librit me t\u00eb nj\u00ebjtin titull t\u00eb shkrimtarit t\u00eb shquar Viktor Hygo. Si ndodhi q\u00eb regjizori francez Jean \u2013Piere-Ameris iu zgjodhi pik\u00ebrisht Ju p\u00ebr rolin kryesor?<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-bajraktaraj1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1375\" title=\"Arben bajraktaraj1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-bajraktaraj1.jpg\" alt=\"\" width=\"760\" height=\"468\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-bajraktaraj1.jpg 760w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Arben-bajraktaraj1-300x184.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 760px) 100vw, 760px\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet un\u00eb aty luaj rolin e Hardquanone-it, nj\u00eb nga rolet e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb filmit, por jo rolin kryesor. Jean-Pierre Ameris-i m\u00eb zgjodhi pas nj\u00eb bisede q\u00eb pat\u00ebm rreth romanit t\u00eb Hugo-s\u00eb dhe natyrisht po ashtu rreth personazhit. P\u00ebr mua ishte nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb jem pjes\u00eb e k\u00ebtij ekipi, q\u00eb punon n\u00eb adaptimin e nj\u00eb romani kaq t\u00eb madh dhe t\u00eb fuqish\u00ebm. Kur hyra p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dekorin e nd\u00ebrtuar p\u00ebr film n\u00eb studio, u ndjeva sikur v\u00ebrtet kisha shkel n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>-Si ndjeheni q\u00eb do t\u00eb luani krahas nj\u00eb prej yjeve t\u00eb kinematografis\u00eb bot\u00ebrore si <\/strong><strong>G\u00e9rard Depardieu,fitues i cmimit Oscar dhe i Palm\u00ebs s\u00eb Art\u00eb, dhe aktor\u00ebve t\u00eb shquar Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-Andr\u00e9 Grondin?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, por edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, si ndaj ekipit ashtu edhe ndaj vet\u00eb vepr\u00ebs filmike. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb ajo \u00e7far\u00eb peshon m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb situata dhe raporti i personazheve, sesa njohja e k\u00ebtij ose atij aktori. Para kamer\u00ebs, \u00e7\u2019do aktor\u00eb, \u00e7far\u00ebdo fame t\u00eb ket\u00eb, \u00ebsht\u00eb lakuriq me t\u00eb mirat dhe me t\u00eb metat e tija, ndryshimi q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi nj\u00eb aktor\u00eb p\u00ebrjeton dhe mandej zot\u00ebron situat\u00ebn. Ishte fascinante p\u00ebr mua t\u00eb ndjeja qasjen instiktive q\u00eb ka Depardieu n\u00eb pun\u00eb dhe poashtu isha shum\u00eb i nderuar p\u00ebr k\u00ebshillat shum\u00eb me vend q\u00eb m\u2019i ka dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-N\u00eb kapacitetin tuaj si aktor vend t\u00eb shquar zen\u00eb edhe rolet kryesor\u00eb n\u00eb filmat \u201c<\/strong><strong>The woman Brushed off Her Tears<\/strong><strong>, prodhim i tre shteteve; Maqedonia, Gjermania dhe Sllovenia, me rregji te Teona Strugar Mitevska. Un\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht do t\u00eb p\u00ebrmendja: \u201cHeroi\u201d t\u00eb Luan Kryeziut \u00c7far\u00eb ju ka t\u00ebrhequr p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre filmave me vler\u00eb historike e kulturore? P\u00ebrse tituj kaq intrigues\u00eb? Si kini arritur t\u2019i realizoni?<\/strong><\/p>\n<p>Xhirimet e k\u00ebtyre dy filmave p\u00ebr mua kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, mbase edhe nga vet\u00eb fakti q\u00eb xhiroheshin, t\u00eb them ashtu af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb sime (nj\u00ebri n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa tjetri shumic\u00ebn e koh\u00ebs n\u00eb Maqedoni). Gjat\u00eb xhirimeve t\u00eb filmit Heroi, ndjeja nj\u00eb pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe emotive se zakonisht, me t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb duhej t\u00eb luftoja pothuajse t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn, p\u00ebr t\u2019i mbetur besnik personazhit. Edhe vet\u00eb kushtet e xhirimit ishin jo m\u00eb t\u00eb lehtat nga ato q\u00eb kam njohur, andaj shpresoj se puna n\u00eb postproduksion t\u00eb k\u00ebtij filmi do t\u00eb jet\u00eb e nj\u00eb niveli t\u00eb duhur. Nd\u00ebrsa p\u00ebr filmin \u201cWoman who brushed off her tears\u201d, sfida ishte t\u00eb gjeja sakt\u00ebsin e personazhit duke folur nj\u00eb gjuh\u00eb, q\u00eb nuk njihja pothuajse fare m\u00eb par\u00eb (maqedonishten). Por puna me nj\u00eb aktore me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb madhe si Victoria Abril mandej i b\u00ebri gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb rrjedhshme.<\/p>\n<p><strong>-Cfar\u00eb ju p\u00eblqen dhe cfar\u00eb nuk ju p\u00eblqen n\u00eb pun\u00ebn tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen thjesht\u00ebsia dhe k\u00ebrkimi me djers\u00eb! E kam bezdi show-izmin dhe rrah\u00ebgjok\u00ebsin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong><strong>N\u00eb dit\u00ebt e sotme tradita dhe realiteti \u201cp\u00ebrziehen\u201d me vlerat fetare. N\u00eb opinionin tuaj si nj\u00eb aktor me p\u00ebrmasa evropiane , a ka ndonj\u00eb konfuzion q\u00eb ndikon n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore dhe ato nd\u00ebrkulturore<\/strong><strong>. Cili \u00ebsht\u00eb ndryshimi ndaj t\u00eb cilit kemi nevoj\u00eb qoft\u00eb si individ\u00eb ashtu edhe si shoq\u00ebri njer\u00ebzore?<\/strong><\/p>\n<p>Deri tashi von\u00eb, ishte puna dhe vlera e nj\u00eb vepre t\u00eb krijuar, q\u00eb b\u00ebnin dik\u00eb t\u00eb njohur. Vet\u00ebm pas nj\u00eb pune t\u00eb madhe dhe t\u00eb vler\u00ebsuar si t\u00eb till\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt, dikujt mund t\u2019i \u00e7eleshin rrug\u00ebt. Tashi m\u00eb duket sikur nj\u00eb fenomen i \u00e7oroditur ka z\u00ebn\u00eb vend gjithandej, kur mjafton dikush t\u00eb shihet apo t\u00eb duket (t\u00eb jet\u00eb vizib\u00ebl n\u00eb media) p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb i njohur dhe kur b\u00ebhet i njohur sikur s\u2019ka m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi sesi e b\u00ebn pun\u00ebn, mjafton t\u00eb jet\u00eb i njohur. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje e vlerave dhe doemos do ket\u00eb d\u00ebme afatgjate nga kjo. Un\u00eb besoj n\u00eb vertikalitetin e vlerave, jo vet\u00ebm n\u00eb art por edhe n\u00eb fushat e tjera, dhe kur kjo nuk ekziston m\u00eb, spekulimi, injoranca e mediokriteti e kan\u00eb der\u00ebn e hapur p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo!<\/p>\n<p><strong>-A jeni zhg\u00ebnjyer ndonj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb karrier\u00ebs? Pse? Nga kush?<\/strong><\/p>\n<p>Zhg\u00ebnjimet jo vet\u00ebm nga t\u00eb tjer\u00ebt por edhe nga vetja jan\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs, me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj nga zhg\u00ebnjimet e kaluara p\u00ebr t\u2019u ballafaquar m\u00eb mir\u00eb me zhg\u00ebnjimet e ardhshme. Ngase edhe k\u00ebto t\u00eb fundit, t\u00eb pashmangshme jan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Ndjeheni optimist p\u00ebr t\u00eb ardhmen e kinematografis\u00eb kosovare?<\/strong><\/p>\n<p>Po. Kosova ka gjith\u00eb ato gj\u00ebra p\u00ebr t\u2019i shprehur, gjith\u00eb ato histori p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebfyer. Kjo ndoshta edhe do t\u2019i ndihmoj vet\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare p\u00ebr t\u00eb ecur me nj\u00eb barr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb m\u00eb tutje. Un\u00eb kam besim te krijuesit kosovar\u00eb se do e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr s\u00eb mbari. Por, sa i p\u00ebrket filmit nuk mjafton t\u00eb kesh vet\u00ebm regjisor\u00eb me ide dhe aktor\u00eb me talent. Filmi \u00ebsht\u00eb krijim kolektiv dhe si i till\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb bashkim njohjesh dhe kompetencash. Duhet t\u00eb krijohen s\u00eb pari ekipe t\u00eb mir\u00ebfillta teknike dhe artistike, andaj mendoj se nj\u00eb bashk\u00ebpunim i mir\u00ebfillt\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebse I domosdosh\u00ebn n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-A ju ka rastisur ndonj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs t\u00eb jeni takuar me ndonj\u00eb personazh real q\u00eb ju keni pasur n\u00eb rolet tuaja?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb ka ndodhur t\u00eb takoj njer\u00ebz t\u00eb caktuar q\u00ebllimisht gjat\u00eb pro\u00e7esit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb personazhi p\u00ebr t\u2019u informuar rreth t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tyre dhe perceptimit q\u00eb ata kan\u00eb pasur gjat\u00eb p\u00ebrjetimit t\u00eb situatave t\u00eb ndryshme. Dhe i falenderoj shum\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, jo, ngase kur punoj n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb personazh nuk mendoj t\u00eb reagoj sikur t\u00eb isha dikush tjet\u00ebr, gjithnj\u00eb ngelet reagimi im. Gj\u00ebrat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrngjashme, por jo t\u00eb nj\u00ebjta. Atletizmi emotiv i Artaud-s\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs sesa \u201csikur\u201d-at e Stanislavskit.<\/p>\n<p><strong>-Cfar\u00eb ju ka mbetur peng q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironit ta interpretoni?<\/strong><\/p>\n<p>Kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb pak gj\u00ebra deri tani, jan\u00eb gjith\u00eb ato role me t\u00eb cil\u00ebt do ballafaqohesha me trup e shpirt! Nj\u00eb aktor\u00eb s\u2019ngopet kurr\u00eb me role\u2026ndoshta n\u00eb fund t\u00eb karrier\u00ebs, do t\u00eb mund t\u00eb flas m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr ju? Kur nj\u00eb burr\u00eb e ndjen se ka t\u00eb tilla n\u00eb jet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kur dashuria ik\u00ebn, krimi s\u2019\u00ebsht\u00eb larg\u2026<\/p>\n<p><strong>-Hobi dhe pasioni tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Let\u00ebrsia,historia, bjeshk\u00ebt\u2026<\/p>\n<p><strong>-Mesazhi tuaj p\u00ebr talentet e reja\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbnd\u00ebrroni, por n\u00eb mrekullira mos besoni ! Punoni\u2026<\/p>\n<p><strong>-Cfar\u00eb d\u00ebshironi t\u00eb shtoni\u2026<\/strong><\/p>\n<p>I uroj popullit shqiptar q\u00eb pas 100 vjet\u00ebsh p\u00ebrgjysmimi, t\u00eb jet\u00eb s\u00eb paku 100 vjet\u00eb i bashkuar e i forcuar!<\/p>\n<p><strong>Ju faleminderit!<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Raimonda-Moisiu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1376\" title=\"Raimonda Moisiu\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Raimonda-Moisiu.jpg\" alt=\"\" width=\"193\" height=\"254\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Intervisoi :Raimonda MOISIU<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arben BAJRAKTARAJ:\u00a0 \u00ab\u00a0\u00cbnd\u00ebrroni, por n\u00eb mrekulli mos besoni! Punoni!\u2026\u00a0\u00bb Intervist\u00eb e Raimonda MOISIU me aktorin kosovar me p\u00ebrmasa evropiane, Arben BAJRAKTARAJ &nbsp; N\u00eb f\u00ebmij\u00ebri dhe adoleshenc\u00ebn e hershme djaloshi nga Isniqi i Rrafshit t\u00eb Dukagjinit teksa shkonte me bag\u00ebti n\u00eb bjeshk\u00ebt e bukura,eposi kreshnik dhe bukuria natyrore e tyre e lidh\u00ebn ngusht\u00ebsisht me let\u00ebrsin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1371","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1371","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1371"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1371\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1377,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1371\/revisions\/1377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}