{"id":1309,"date":"2012-07-19T01:19:53","date_gmt":"2012-07-19T01:19:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1309"},"modified":"2012-07-19T01:19:53","modified_gmt":"2012-07-19T01:19:53","slug":"amanetet-e-fundit-te-vilson-blloshmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1309","title":{"rendered":"Amanetet e fundit t\u00eb Vilson Blloshmit"},"content":{"rendered":"<h1>Shoku i qelis\u00eb: Amanetet e fundit t\u00eb Vilson Blloshmit<\/h1>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div><\/div>\n<div id=\"attachment_100933\"><a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Vilson-Blloshmi-DHE-Genc-Leka.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" title=\"Vilson-Blloshmi-DHE-Genc-Leka\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Vilson-Blloshmi-DHE-Genc-Leka.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"190\" \/><\/a>Vilson Blloshmi dhe Genc Leka<\/p>\n<\/div>\n<p>T\u00eb v\u00ebllait, Bedriut, i dridhet buza. Ai, i \u201cmbijetuari i tret\u00eb\u201d, si\u00e7 e quajti shkrimtari Agron Tufa, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas\u00eb. <!--more-->N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kujtese, ai nuk do t\u00eb ndaj\u00eb m\u00eb asgj\u00eb nga vetja. Ka folur edhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr Vilsonin, t\u00eb v\u00ebllan\u00eb e vrar\u00eb pse lexonte libra e shkruante poezi, por s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb pak dhe ndaj syt\u00eb i rr\u00ebmbushen kur sheh se p\u00ebr ta kujtuar at\u00eb n\u00eb 35-vjetorin e pushkatimit kan\u00eb ardhur shum\u00eb njer\u00ebz. \u201cJu fal\u00ebnderoj q\u00eb keni ardhur, sepse edhe dhimbja duhet kujtuar\u201d, tha Bedriu, i cili gjithashtu vuajti ferrin e burgjeve komuniste, ve\u00e7se ai mbeti gjall\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, kur kujtohen dy poet\u00ebt Vilson Blloshmi e Genc Leka, Bedri Blloshmi sjell kujtimet e nj\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebsi, t\u00eb njeriut q\u00eb ndante qelin\u00eb me Vilsonin e q\u00eb u kujdes p\u00ebr t\u00eb n\u00eb or\u00ebt e mbrame. Jan\u00eb kujtimet e Rustem Dashit, i cili tregon nat\u00ebn e fundit t\u00eb Vilsonit, i cili dergjej n\u00eb dyshemen\u00eb e ftoht\u00eb t\u00eb qelis\u00eb nga torturat \u00e7njer\u00ebzore.<br \/>\n<strong>Aktiviteti<\/strong><br \/>\nMe rastin e 35-vjetorit t\u00eb pushkatimit t\u00eb dy poet\u00ebve nga Librazhdi Vilson Blloshmi e Genc Leka, n\u00eb sall\u00ebn \u201cAleks Buda\u201d t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, Instituti i Studimeve t\u00eb krimeve dhe pasojave t\u00eb komunizmit dhe Instituti i Integrimit t\u00eb ish-t\u00eb P\u00ebrndjekurve dhe Persekutuarve politik\u00eb organizuan dje nj\u00eb ceremoni p\u00ebrkujtimore. Njer\u00ebz q\u00eb provuan mbi shpin\u00ebn e tyre tmerrin e qelive komuniste, por edhe pushtetar\u00eb, mor\u00ebn pjes\u00eb dje n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim. T\u00eb pranish\u00ebm ishin ministri i Turizmit, Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve, Aldo Bum\u00e7i, ministri i Arsimit dhe i Shkenc\u00ebs, Myqerem Tafaj, kryetari i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, Bujar Leskaj etj. E v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb shuash dhimbjen e familjar\u00ebve t\u00eb martir\u00ebve, por edhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vuajturve t\u00eb komunizmit, megjithat\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit n\u00eb ceremonin\u00eb e djeshme ishin n\u00eb nj\u00eb mendje se harresa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme se dhe vet\u00eb d\u00ebnimi me vdekje, ndaj dhe \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e institucioneve, qofshin k\u00ebto arsimore apo kulturore, q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb njer\u00ebz si Vilson Blloshmi e Genc Leka. Ata nuk duhet t\u00eb kujtohen vet\u00ebm n\u00eb aktivitete t\u00eb k\u00ebtij lloji, por edhe t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e teksteve shkollore. K\u00ebt\u00eb premtim e dha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili tha se do t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e programeve t\u00eb ardhshme t\u00eb shkollave. I k\u00ebtij mendimi ishte edhe Mark Marku, nd\u00ebrsa drejtuesi i Institutit t\u00eb Studimeve t\u00eb krimeve dhe pasojave t\u00eb komunizmit tha se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb zbardhet e v\u00ebrteta e ndryr\u00eb n\u00ebp\u00ebr dosjet e diktatur\u00ebs. Simon Miraka, kreu i Institutit t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, krahas vler\u00ebsimit p\u00ebr dy figurat, shprehu shqet\u00ebsimin se edhe pas 20 vitesh ata q\u00eb \u00e7uan drejt d\u00ebnimit dy poet\u00ebt, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb d\u00ebnimin q\u00eb meritojn\u00eb, por vler\u00ebsohen apo ndodhen n\u00eb funksione t\u00eb larta politike. P\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer p\u00ebr shpirtin e dy poet\u00ebve, aktor\u00ebt Mirush Kabashi e Bujar Asqeriu recituan disa vargje, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin ferr-parajsa e tyre.<br \/>\nVilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuan mesnat\u00ebn e 17 korrikut t\u00eb vitit 1977. P\u00ebr \u201ckrimin e sabotimit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 72 e 12 dhe 28 t\u00eb Kodit Penal dhe p\u00ebr krimin e agjitacionit e propagand\u00ebs kund\u00ebr pushtetit popullor dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 73\/1, t\u00eb Kodit Penal, d\u00ebnohen me vdekje, me pushkatim\u201d. Trupat e tyre u dergj\u00ebn p\u00ebr vite me radh\u00eb buz\u00eb nj\u00eb p\u00ebrroi dhe u gjet\u00ebn nga familjar\u00ebt n\u00eb vitet \u201990. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka jan\u00eb dekoruar nga Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me tituj nderi dhe n\u00eb qytetin e Librazhdit \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb memorial n\u00eb kujtim t\u00eb tyre.<\/p>\n<blockquote><p><strong>D\u00ebshmia<br \/>\nRustem Dashi: Nata e fundit n\u00eb qelin\u00eb e poetit<\/strong><br \/>\n\u201cVilsonin e kishte prer\u00eb lodhja, q\u00ebndronte shtrir\u00eb. Kur i mpihej nj\u00ebri krah, Vilsoni m\u00eb lutej ta ktheja n\u00eb tjetrin. B\u00ebnte shum\u00eb vap\u00eb dhe trupi i djersitej. Flok\u00ebt i binin vazhdimisht. T\u00eb dy supet i ishin rrjepur ngaq\u00eb rrinte vet\u00ebm shtrir\u00eb. Duart i mpiheshin dhe nj\u00ebr\u00ebn prej tyre e kishte t\u00eb paralizuar q\u00eb nga torturat n\u00eb qelit\u00eb e Tiran\u00ebs. Gishta e duarve kishin filluar t\u2019i nxiheshin. Kishte plag\u00eb te supet, krah\u00ebt dhe kofsh\u00ebt. Ishin b\u00ebr\u00eb 35 dit\u00eb kur e kishin lidhur duar e k\u00ebmb\u00eb dhe me helmet\u00eb n\u00eb kok\u00eb. Porta e hekurit u hap me nj\u00eb zhurm\u00eb rr\u00ebqeth\u00ebse. U d\u00ebgjuan z\u00ebra dhe biruca Nr. 1. ku dergjej Genci u hap. Pastaj u hap porta e madhe e cila \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb. Me sa kuptova, aty po ndodhte di\u00e7ka. D\u00ebgjova vet\u00ebm hapat dhe asnj\u00eb z\u00eb. Mendova se mos kishte ardhur falja dhe Gencin e zgjidh\u00ebn. U d\u00ebgjuan z\u00ebra dhe hapa q\u00eb po afroheshin. Shuli i der\u00ebs s\u00eb biruc\u00ebs ku ishim un\u00eb dhe Vilsoni, k\u00ebrciti me nj\u00eb zhurm\u00eb po aq rr\u00ebqeth\u00ebse dhe dera u hap. P\u00ebrs\u00ebri mendova se duke ardhur edhe tek ne i kishin falur jet\u00ebn dhe Vilsonit. Ai rrinte shtrir\u00eb dhe i p\u00ebrgjumur me kurriz nga dera. Sapo dera u hap, Vilsoni l\u00ebvizi.<br \/>\n-Rustem, foli ai, kush \u00ebsht\u00eb?<br \/>\nBrenda u fut\u00ebn Selimi, hetuesi Lulo Ymeri, shefi i policis\u00eb Nazmi Kodra dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi i birucave.<br \/>\nShefi i hetuesis\u00eb i qeshur i tha Vilit: -T\u00eb pata th\u00ebn\u00eb?! Ja fundi erdhi. Korridori ishte plot me polic\u00eb dhe civil\u00eb. E ktheva Vilsonin dhe ia f\u00ebrkova duart si zakonisht. Pastaj e ngrita dhe e mb\u00ebshteta pas murit. Kur ata ia zgjidh\u00ebn litarin nga k\u00ebmb\u00ebt, e duart ia lan\u00eb ende t\u00eb lidhura, u binda plot\u00ebsisht se e kishin falur. Un\u00eb shtanga, rrija pas murit dhe nuk guxoja t\u00eb l\u00ebvizja as qepallat. At\u00eb nat\u00eb askush nuk fliste, vet\u00ebm heshtje. Kishin vendosur ta vrisnin?! Jo, jo. Kjo gj\u00eb s\u2019kishte pse t\u00eb ndodhte. Vilsoni nuk kishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ta vrar\u00eb. Ai kishte lexuar vet\u00ebm libra. E kap\u00ebn p\u00ebr krah\u00ebsh dhe e ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Kur e ngrit\u00ebn te dera, i hodha xhaket\u00ebn krah\u00ebve. Ai m\u00eb pa n\u00eb sy dhe pa iu dridhur qerpik\u00ebt, m\u00eb tha:<br \/>\n\u201cRustem! Ma b\u00ebn hamall sh\u00ebrbimin q\u00eb m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto dit\u00eb. T\u00eb lutem ma b\u00ebj hallall\u201d.<br \/>\nUn\u00eb ngriva n\u00eb vend, po e merrnin me duar lidhur prapa dhe me helmet\u00ebn n\u00eb kok\u00eb. Buza m\u00eb dridhej dhe nuk arrita t\u2019i them asnj\u00eb fjal\u00eb. Lot\u00ebt filluan t\u00eb m\u00eb rridhnin faqeve.<br \/>\n\u201cRustem, po t\u00eb l\u00eb nj\u00eb amanet\u201d, vazhdoi Vilsoni. \u201cKur t\u00eb dal\u00ebsh nga burgu, t\u00eb shkosh n\u00eb familjen time dhe t\u2019u thuash se nuk i kam turp\u00ebruar. Akuz\u00ebn nuk e pranova, sepse nuk kam b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. Ne ishim bashk\u00eb n\u00eb gjyq. K\u00ebto q\u00eb po t\u00eb them jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, ti e di. Diana me goc\u00ebn t\u00eb shohin pun\u00ebn e tyre. Ky qe fati im. Me fatin nuk luftohet. K\u00ebto do t\u2019jua thot\u00eb edhe Bedriu kur t\u00eb lirohet, por at\u00eb e kan\u00eb d\u00ebnuar shum\u00eb. Edhe nj\u00eb her\u00eb ma b\u00ebj hallall Rustem. Lamtumir\u00eb! Lamtumi\u2026<br \/>\n\u201cHajde tani\u201d, b\u00ebrtit\u00ebn polic\u00ebt q\u00eb e mbanin p\u00ebr krah\u00ebsh.<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Mark Marku: Harresa, m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se d\u00ebnimi<br \/>\n<\/strong>\u201cHarresa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se d\u00ebnimi\u201d. K\u00ebshtu do t\u00eb shprehej studiuesi dhe deputeti Mark Marku, sipas t\u00eb cilit emrat e Vilson Blloshmit e Genc Lek\u00ebs duhet t\u00eb njihen prej brezit t\u00eb ri. Sipas tij, let\u00ebrsia e shkrimtar\u00ebve t\u00eb ndaluar \u00ebsht\u00eb shkruar estetikisht ndryshe nga rregullat e ngurta t\u00eb realizmit socialist dhe ideologjikisht kund\u00ebr regjimit komunist. \u201cShkrimtar\u00eb si Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, por jo vet\u00ebm ata, kan\u00eb punuar dhe shkruar p\u00ebr lexues q\u00eb nuk ekzistonin, ose q\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e tyre, p\u00ebr lexues t\u00eb paindoktrinuar, p\u00ebr nj\u00eb lexues me mendje t\u00eb lir\u00eb, me mendje t\u00eb hapur. Ky \u00ebsht\u00eb pik\u00ebtakimi i poezis\u00eb dhe let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb ndaluar n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit me lexuesin modern t\u00eb paindoktrinuar nga dogma komuniste\u201d, u shpreh Marku.<\/p>\n<p><strong>Bum\u00e7i: Blloshmi e Leka, simbole t\u00eb rezistenc\u00ebs<br \/>\n<\/strong>P\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb kujtimin e dy poet\u00ebve t\u00eb martirizuar, nuk do t\u00eb mjaftonte asnj\u00eb p\u00ebrmendore apo botim libri. Ministri i Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve, Aldo Bum\u00e7i, dje, n\u00eb ceremonin\u00eb homazh p\u00ebr dy poet\u00ebt e Librazhdit, u shpreh se veprat e k\u00ebtyre poet\u00ebve t\u00eb martirizuar jan\u00eb botuar t\u00eb plota dhe p\u00ebr ta ka monumente dhe vler\u00ebsime, por kjo nuk mjafton. \u201cNe duhet t\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyra se si duhet t\u2019i flasim brezit t\u00eb ri p\u00ebr k\u00ebto ngjarje. Jo vet\u00ebm atyre q\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb lidhje me koh\u00ebt e kaluara dhe i kujtojn\u00eb k\u00ebto dy figura si simbole t\u00eb rezistenc\u00ebs dhe t\u00eb vuajtjes. Brezit t\u00eb ri i duhet folur p\u00ebrmes dy historive: vuajtjes s\u00eb tyre dhe veprave t\u00eb tyre letrare. T\u00eb dyja k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb pandara dhe jan\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi\u201d, tha ministri ai.<\/p>\n<blockquote><p><strong>Agron Tufa: T\u00eb hapen dosjet e diktatur\u00ebs<br \/>\n<\/strong>\u201cDy djem nga B\u00ebrzeshta, dy poet\u00eb, dy njer\u00ebz k\u00ebrkuan t\u00eb b\u00ebnin art n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkohej t\u00eb b\u00ebhej eg\u00ebrsi, dhe ata do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe t\u00eb paharruesh\u00ebm, \u2013 ka th\u00ebn\u00eb Kadare. Pik\u00ebrisht hapjen e letrave dhe d\u00ebshmive t\u00eb r\u00ebnda nga dosjet e diktatur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilat flet Kadareja, politika jon\u00eb shtet\u00ebrore me trash\u00ebgimtar\u00ebt e diktatur\u00ebs n\u00eb instancat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, e mban peng. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e gjith\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet peng i s\u00eb shkuar\u00ebs\u201d, u shpreh Agron Tufa, sipas t\u00eb cilit ka ardhur koha q\u00eb k\u00ebto dosje t\u00eb diktatur\u00ebs, letrat q\u00eb \u00e7uan drejt pushkatimit poet\u00ebt Vilson Blloshmi e Genc Leka, t\u00eb hapen, p\u00ebrpara vdekjes s\u00eb autor\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Panorama, 18 Korrik 2012<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoku i qelis\u00eb: Amanetet e fundit t\u00eb Vilson Blloshmit &nbsp; Vilson Blloshmi dhe Genc Leka T\u00eb v\u00ebllait, Bedriut, i dridhet buza. Ai, i \u201cmbijetuari i tret\u00eb\u201d, si\u00e7 e quajti shkrimtari Agron Tufa, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1309","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1309"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1309\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1310,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1309\/revisions\/1310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}