{"id":1298,"date":"2012-07-16T22:55:16","date_gmt":"2012-07-16T22:55:16","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1298"},"modified":"2012-07-16T22:55:16","modified_gmt":"2012-07-16T22:55:16","slug":"a-jane-revistat-prove-e-punes-shkencore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1298","title":{"rendered":"A jan\u00eb revistat prov\u00eb e pun\u00ebs shkencore?"},"content":{"rendered":"<ol>\n<li><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Gjuraj-Tonin2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-1299\" title=\"Gjuraj Tonin\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Gjuraj-Tonin2-298x300.jpg\" alt=\"\" width=\"298\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Gjuraj-Tonin2-298x300.jpg 298w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Gjuraj-Tonin2-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Gjuraj-Tonin2-1020x1024.jpg 1020w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Gjuraj-Tonin2-48x48.jpg 48w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Gjuraj-Tonin2.jpg 1168w\" sizes=\"auto, (max-width: 298px) 100vw, 298px\" \/><\/a>TONIN GJURAJ<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00c7do botim shkencor synon, mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb avancimin e dijes dhe aplikimin e saj n\u00eb jet\u00ebn reale. N\u00eb vitet e fundit, nga nj\u00ebra an\u00eb, \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb konkurrenca midis institucioneve arsimore e individ\u00ebve p\u00ebr k\u00ebrkime, duke p\u00ebrshpejtuar progresin n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, kurse, nga ana tjet\u00ebr, kjo konkurrenc\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb intensive dhe \u201cagresive\u201d p\u00ebr arsye t\u00eb kufizimit t\u00eb fondeve p\u00ebr k\u00ebrkim gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, edhe si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs globale.<!--more--> Konkurrenca dhe fondet e kufizuara p\u00ebr k\u00ebrkime kan\u00eb imponuar, si\u00e7 shprehen shum\u00eb studiues sot, filozofin\u00eb \u201cpublish or perish\u201d (boto ose vdiq) p\u00ebr komunitetin e gjer\u00eb shkencor. Por, ka nj\u00eb konsensus t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komuniteti megjithat\u00eb, se konkurrenca dhe nevoja p\u00ebr nj\u00eb mat\u00ebs \u201cobjektiv\u201d t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebrkimit ka ndikuar fort n\u00eb lindjen, zhvillimin dhe p\u00ebrhapjen e revistave me faktor impakti (ndikimi).<br \/>\nSi rregull, faktori i impaktit (ndikimit) pritet t\u00eb mat\u00eb cil\u00ebsin\u00eb shkencore t\u00eb revistave t\u00eb ndryshme, n\u00eb shkencat ekzakte dhe shoq\u00ebrore, por, p\u00ebrkund\u00ebr saj, gjenden sot artikuj t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb argumentojn\u00eb se faktori impaktit nuk duhet p\u00ebrdorur gjithmon\u00eb si kut mat\u00ebs i pun\u00ebs shkencore, madje duke ngritur\u00a0\u201dshqet\u00ebsime\u201d\u00a0rreth tij. N\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb Singapore Med J 2009 (50\/8), Oh H C, Lim J F Y argumenton se faktori impaktit jo gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb tregues i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb artikulli, sepse, n\u00eb shum\u00eb raste, m\u00eb shum\u00eb citime dhe ndikim kan\u00eb pasur artikuj q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb pun\u00ebve shkencore sesa studimet e mir\u00ebfillta origjinale.\u00a0Kjo duket t\u00eb ket\u00eb vler\u00eb edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, sepse shum\u00eb lexues jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb shohin nj\u00eb artikull p\u00ebrmbledh\u00ebs,\u00a0i cili do t\u2019i informonte ata p\u00ebr arritjet m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb fush\u00ebs.\u00a0Megjithat\u00eb, akoma m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, mendoj un\u00eb, \u00ebsht\u00eb botimi i artikujve n\u00eb revistat e r\u00ebnd\u00ebsishme shkencore q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb impakt t\u00eb madh, sepse \u00ebsht\u00eb tregues i cil\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave q\u00eb ndiqen p\u00ebr botimin e tyre. P\u00ebrdorimi i\u00a0recensuesve shkencor\u00eb anonim\u00eb, peer-review, garanton q\u00eb artikulli sjell di\u00e7ka t\u00eb re n\u00eb fush\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse dhe si i till\u00eb, ai ka nj\u00eb audienc\u00eb potenciale dhe ndikim m\u00eb t\u00eb madh.\u00a0N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, t\u00eb till\u00eb artikuj duhet t\u00eb ofrojn\u00eb studime origjinale, ose k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb reja.<br \/>\nMegjithat\u00eb, varet nga autor\u00ebt n\u00ebse punimin e d\u00ebrgojn\u00eb p\u00ebr botim n\u00eb k\u00ebto revista prestigjioze me faktor t\u00eb lart\u00eb ndikimi, apo n\u00eb revista t\u00eb tjera.\u00a0Duhet th\u00ebn\u00eb se studimet cil\u00ebsore, p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb, duhet t\u00eb botohen n\u00eb revista q\u00eb kan\u00eb lexueshm\u00ebri dhe ndikim t\u00eb madh.<br \/>\nP\u00ebr shembull, revista \u201cInternational Journal of Human Rights\u201d \u00ebsht\u00eb revist\u00eb prestigjioze me\u00a0faktor ndikimi t\u00eb lart\u00eb. Kjo kusht\u00ebzon, patjet\u00ebr, edhe cil\u00ebsin\u00eb, dhe impaktin e artikullit, sepse ka nj\u00eb audienc\u00eb lexuesish nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe t\u00eb specializuar.\u00a0 Sidoqoft\u00eb, profili i revistave shpesh p\u00ebrcakton edhe k\u00ebndv\u00ebshtrimin e punimeve shkencore n\u00eb to.\u00a0N\u00eb rastin e revist\u00ebs s\u00eb lartp\u00ebrmendur, nj\u00eb artikull p\u00ebr policimin dhe komunitetin, p\u00ebr shembull, merr parasysh edhe aspektin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb policimit n\u00eb komunitet, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar. Kjo, jo vet\u00ebm p\u00ebr\u00a0arsye se t\u00eb drejtat e njeriut dhe policimi jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb lidhura ngusht\u00eb dhe shpesh trajtimi i nj\u00ebr\u00ebs n\u00ebnkupton p\u00ebrfshirjen e tjetr\u00ebs, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb profilit t\u00eb revist\u00ebs.<br \/>\nNj\u00eb artikull i botuar n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb m\u00eb faktor impakti diku jasht\u00eb shteti, jo domosdoshm\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e nivelit t\u00eb lart\u00eb shkencor dhe e pun\u00ebs shkencore t\u00eb atij\/asaj q\u00eb boton, pasi kjo varet shum\u00eb nga vendi prej nga vjen artikulli dhe tematika e zgjedhur. P\u00ebr shembull, n\u00ebse artikulli vjen nga nj\u00eb vend i panjohur, i paeksploruar, ekzotik etj., dhe cek nj\u00eb tem\u00eb tipike vendase, fjala vjen, gjakmarrjen apo di\u00e7ka t\u00eb ngjashme, mund t\u00eb ndodh q\u00eb ai t\u00eb botohet dhe t\u00eb citohet disa her\u00eb, por q\u00eb p\u00ebr komunitetin akademik vendas, t\u00eb mos p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb domosdoshm\u00ebrisht vlera t\u00eb v\u00ebrteta shkencore dhe origjinalitet, edhe pse, mb\u00ebshtetur n\u00eb specifik\u00ebn q\u00eb paraqet, mund t\u00eb ket\u00eb indeks citimi.<br \/>\nRevistat me faktor impakti jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por jan\u00eb edhe koercive, n\u00eb kuptimin q\u00eb i vendos k\u00ebrkuesit dhe studiuesit m\u00eb shum\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb faktit se ku t\u00eb botojn\u00eb sesa \u00e7far\u00eb t\u00eb botojn\u00eb. Ndodh shpesh q\u00eb edhe gjetja e revistave me faktor impakti\u00a0t\u00eb jet\u00eb gojore,\u00a0n\u00ebp\u00ebrmjet kontakteve t\u00eb vendosura gjat\u00eb konferencave shkencore (networking).\u00a0P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pjes\u00ebmarrja n\u00eb to nuk \u00ebsht\u00eb e\u00a0r\u00ebnd\u00ebsishme vet\u00ebm p\u00ebr shk\u00ebmbim informacioni,\u00a0por kryesisht p\u00ebr vendosjen dhe mbajtjen e kontakteve t\u00eb rrjetit shkencor. Kush boton dhe \u00e7far\u00eb botohet, varet shum\u00eb edhe prej marr\u00ebdh\u00ebnieve personale midis grupeve t\u00eb vogla profesor\u00ebsh specialist\u00eb t\u00eb fushave p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb takohen shpesh me nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\nVlera e artikujve shkencor\u00eb t\u00eb botuar nuk varet prej numrit t\u00eb tyre, por m\u00eb shum\u00eb prej numrit t\u00eb recensioneve q\u00eb u b\u00ebhen atyre. Libri mund t\u00eb citohet shum\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb polemikave q\u00eb nxit, si dhe koh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb botuar, por megjithat\u00eb duhet pranuar q\u00eb ekziston nj\u00eb korelacion midis numrit t\u00eb citimeve dhe cil\u00ebsis\u00eb shkencore. Artikulli vler\u00ebsohet shum\u00eb mbi baz\u00ebn e indeksit t\u00eb citimit, kurse revista mbi baz\u00ebn e ndikimit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka, por t\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Megjithat\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjenden revista shkencore q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb \u00e7far\u00ebdo apo gjith\u00e7ka.<br \/>\nPedagog\u00ebve n\u00eb Angli, p\u00ebr shembull, u k\u00ebrkohet q\u00eb mund\u00ebsisht t\u00eb botojn\u00eb nj\u00eb artikull shkencor n\u00eb vit. Botimet kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb kur botohen n\u00eb revista prestigjioze. Nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet, ESRC (Economic and Social Research Council) b\u00ebn nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb universiteteve dhe departamenteve sipas numrit dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb botimeve shkencore dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies me pik\u00eb, nga 1 n\u00eb 5 me yll. Mesatarisht, kat\u00ebr botime cil\u00ebsore dhe nj\u00eb ngarkes\u00eb m\u00ebsimore, si dhe nj\u00eb cil\u00ebsi e lart\u00eb m\u00ebsimi sigurojn\u00eb p\u00ebr pedagogun 4 pik\u00eb. Pikaverazhi, 1c, 1b, 1a, 2c, 2b, 2a, 3c e me radh\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur me sasin\u00eb e subvencionimit q\u00eb merr departamenti nga shteti p\u00ebr \u00e7do pedagog. K\u00ebshtu, ata me 5* marrin subvencion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb shpenzimet e stafit dhe t\u2019u teprojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar k\u00ebrkues (reseachers), duke mund\u00ebsuar vazhdimin e k\u00ebrkimeve. Shuma p\u00ebr departamentet me 3a ose m\u00eb posht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet, si pasoj\u00eb k\u00ebto universitete detyrohen t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb me ngulm fonde t\u00eb tjera, ose p\u00ebrqendrohen te m\u00ebsimdh\u00ebnia.<br \/>\nN\u00eb rastin britanik, procedurat p\u00ebr grada e tituj jan\u00eb t\u00eb ndara dhe jo t\u00eb varura nga sasia e artikujve, por numri dhe cil\u00ebsia e botimeve. N\u00ebse pedagogu nuk ka botimet e nevojshme dhe nuk ka nj\u00eb impakt n\u00eb fush\u00ebn e vet, nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb professorship-in. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb stafit akademik, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e arsyeshme q\u00eb, n\u00eb fitimin e titujve k\u00ebrkuesi i titullit t\u00eb paraqes\u00eb artikullin\/artikujt (1-3, p\u00ebr shembull) me t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkon t\u00eb provoj\u00eb vlerat e tij akademike dhe k\u00ebto t\u2019i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb procesi \u201cpeer review\u201d nga autoritete t\u00eb fush\u00ebs (t\u00eb vendit ose t\u00eb huaj). Kjo vlen m\u00eb shum\u00eb sesa rendja pas numrave t\u00eb artikujve, faktor\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb impaktit, botimit n\u00eb revista brenda e jasht\u00eb vendit, etj. Por, edhe procedura \u201cpeer review\u201d n\u00eb vetvete bart rrezikun e kryerjes prej komiteteve me kompetenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, jo me ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb studimit\/k\u00ebrkimit q\u00eb mund t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb holl\u00ebsi t\u00eb tilla, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebrkimit primar. Jo rrall\u00eb, komitete t\u00eb tilla i kushtojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi kritereve dyt\u00ebsore, si: reputacionit t\u00eb autorit dhe institucionit, prestigjit t\u00eb revist\u00ebs, r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb fush\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkimit etj..<br \/>\nUniversitetet dhe institucionet k\u00ebrkimore mund t\u00eb zgjedhin t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb performanc\u00ebn e stafit t\u00eb tyre bazuar n\u00eb numrin total t\u00eb citimeve t\u00eb publikimeve t\u00eb tyre, numrit t\u00eb botimeve n\u00eb revista me faktor impakti ose me faktor t\u00eb lart\u00eb impakti, ose n\u00eb revista prestigjioze. Mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim shum\u00ebdimensional, pasi vler\u00ebsimi i cil\u00ebsis\u00eb shkencore mbetet nj\u00eb problem i v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjidhje standarde.<br \/>\n<strong><em>*Rektor i Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TONIN GJURAJ \u00c7do botim shkencor synon, mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb avancimin e dijes dhe aplikimin e saj n\u00eb jet\u00ebn reale. N\u00eb vitet e fundit, nga nj\u00ebra an\u00eb, \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb konkurrenca midis institucioneve arsimore e individ\u00ebve p\u00ebr k\u00ebrkime, duke p\u00ebrshpejtuar progresin n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, kurse, nga ana tjet\u00ebr, kjo konkurrenc\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb intensive&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-1298","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1298"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1298\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1300,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1298\/revisions\/1300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}