{"id":1239,"date":"2012-07-09T22:34:44","date_gmt":"2012-07-09T22:34:44","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1239"},"modified":"2012-07-09T22:34:44","modified_gmt":"2012-07-09T22:34:44","slug":"apologji-per-udhen-e-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1239","title":{"rendered":"\u201cAPOLOGJI P\u00cbR UDH\u00cbN E KOMBIT\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/duraku-izet.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1240\" title=\"duraku, izet\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/duraku-izet.png\" alt=\"\" width=\"259\" height=\"194\" \/><\/a>IZET DURAKU<\/strong><\/p>\n<div>\n<div><\/div>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<div align=\"center\"><em>(Mbresa p\u00ebr librin e Rexhep Shahut me titull Apologji p\u00ebr Udh\u00ebn e Kombit, botuar n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb qershor 2012)<\/em><\/div>\n<div><\/div>\n<div>100 vjet m\u00eb par\u00eb kur Shqip\u00ebria do t\u00eb shpallej e lir\u00eb dhe e mosvarme, vendi do t\u00eb trash\u00ebgonte krahas varf\u00ebris\u00eb, analfabetizmit edhe munges\u00ebn e lidhjes me rrug\u00eb t\u00eb krahinave dhe vilajeteve me nj\u00ebri-tjetrin. <!--more-->Bie fjala, deri n\u00eb vitin 1940, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Kuk\u00ebs duhej t\u00eb udh\u00ebtoje ose nga Maqedonia, n\u00eb Prizren e n\u00eb Kuk\u00ebs ose nga Mali i Zi, n\u00eb Pej\u00eb, Gjakov\u00eb, Prizren e Kuk\u00ebs. Po n\u00eb kushtet kur k\u00ebto treva u ndan\u00eb me kufirin e vitit 1913, lidhja mund t\u00eb b\u00ebhej vet\u00ebm n\u00eb shtigje karvanesh e k\u00ebmbesor\u00ebsh t\u00eb raskapitur me dit\u00eb e jav\u00eb larg.<\/div>\n<div>Rajoni mesp\u00ebrmes t\u00eb cilit u nd\u00ebrtua kjo udh\u00eb, ndon\u00ebse me nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr lirin\u00eb e kombit, ka qen\u00eb rajoni m\u00eb i l\u00ebn\u00eb pas dore, m\u00eb i p\u00ebrbuzuri, m\u00eb i braktisuri. Qindra mij\u00eb shqiptar\u00eb, nj\u00eb politik\u00eb antikombtare synonte t\u2019i izolonte n\u00eb kurthin e maleve t\u00eb veta t\u00eb begata p\u00ebr t\u00eb prodhuar minerale e drit\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, por edhe ironi posht\u00ebruese pushtetar\u00ebsh q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb ndihm\u00ebs reale pillte slloganin e ndihm\u00ebs ndaj zon\u00ebs verilindore duke i sjell\u00eb dublant\u00eb komik\u00eb q\u00eb shtuan varf\u00ebrin\u00eb dhe zhvatjen prej kast\u00ebs burokratike t\u00eb regjimit komunist. P\u00ebrmes k\u00ebtij libri b\u00ebhet m\u00eb i duksh\u00ebm shembja e malit t\u00eb pengesave dhe shprehja \u201cdrit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit\u201d nuk mbetet thjesht nje fraz\u00eb e zbrazt\u00eb, por na lejon t\u00eb shohim se p\u00ebrmes k\u00ebsaj udhe kemi hyr\u00eb n\u00eb shekullin e ri bashk\u00eb me familjen e popujve s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkasim.<\/div>\n<div>Edhe sipas autorit Rexhep Shahu, udha Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs-Morin\u00eb-Prishtin\u00eb siguroi lidhjen fizike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb dy pjes\u00ebt e ndara t\u00eb kombit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arritje n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor kemi nj\u00eb krenari t\u00eb ligjshme. Sikur kjo rrug\u00eb t\u00eb realizonte vet\u00ebm lidhjen e Mirdit\u00ebs dhe t\u00eb Kuk\u00ebsit me zona t\u00eb tjera t\u00eb vendit, pa p\u00ebrmendur Kosov\u00ebn, do t\u00eb ishte plot\u00ebsisht e arsyetueshme hapja e saj. Tashm\u00eb, q\u00eb udha ka mbaruar, duket se \u00ebsht\u00eb mbyllur gjithashtu edhe nj\u00eb rreth i gjer\u00eb polemikash shoq\u00ebruese. K\u00ebto polemika t\u00eb natyrshme e t\u00eb panatyrshme mor\u00ebn udh\u00eb nga shtypi i shkruar e televizionet, p\u00ebrfshin sall\u00ebn e Kuvendit dhe p\u00ebrfunduan n\u00eb dyert e Prokuroris\u00eb dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs. Gjith\u00eb kjo polemik\u00eb, me nj\u00eb frym\u00ebzim t\u00eb duksh\u00ebm nga politika, tashm\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb shuar. Shpeshher\u00eb ajo mori trajtat e nj\u00eb teatri absurd, ku autor\u00ebt e pseudodramave nuk mund t\u00eb fshihnin alogjizmat e dukshme: \u201cE duam Kosov\u00ebn, por udha q\u00eb lidh Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb e panevojshme. Jemi progresist\u00eb dhe duam zhvillimin, por kjo udh\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb rr\u00ebnimin ton\u00eb, etj., etj.\u201d<\/div>\n<div>Gjith\u00eb tematika dhe argumentat e k\u00ebsaj polemike kund\u00ebrshtuese, her\u00eb-her\u00eb me tone t\u00eb qeta, por m\u00eb s\u00eb shumti me tone t\u00eb dukshme emocionale, q\u00eb sillen n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, mbeten si nj\u00eb fush\u00eb studimi p\u00ebr t\u2019u analizuar edhe m\u00eb von\u00eb me gjakftoht\u00ebsi. Ndoshta ka vend s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb hulumtuar dhe gjetur burimet q\u00eb e ushqyen polemik\u00ebn shurdhuese e shkatrruese, kush e sponsorizoi at\u00eb, \u00e7far\u00eb traumash dhe d\u00ebmesh shkaktoi, \u00e7\u2019g\u00ebrmadha u b\u00ebn\u00eb si pasoj\u00eb e dridhjeve t\u00eb saj t\u00eb jashtme e t\u00eb brendshme, etj, etj.<\/div>\n<div>Gjithashtu, me vend do t\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb shihej dhe t\u00eb merreshin masa p\u00ebr riparimin e d\u00ebmeve, vragave, tektonik\u00ebs dhe \u00e7arjeve t\u00eb krijuara shpeshher\u00eb t\u00eb rihapura mu mbi plag\u00eb t\u00eb vjetra, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb dhe mund t\u00eb madh p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebruar. Apo mbase e gjitha kjo sherrnaj\u00eb, ashtu si\u00e7 do autori dhe do t\u00eb donin bashk\u00eb me t\u00eb, t\u00eb shumt\u00ebt e k\u00ebtij vendi, ka p\u00ebrfunduar paq\u00ebsisht tashm\u00eb, pa asnj\u00eb lloj d\u00ebmi dhe ndaj nuk ka arsye pse t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr munges\u00ebn e pasojave.<\/div>\n<div>Stili i autorit \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb, i qart\u00eb, i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Vet\u00eb rruga q\u00eb lidh Shqip\u00ebrin\u00eb me Kosov\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb saj, i p\u00ebrjashton teprimet dhe p\u00ebrdorimin e hiperbolave, sepse ajo q\u00ebndron sip\u00ebr \u00e7do teprimi dhe hiperbole. Ajo \u00ebsht\u00eb thjesht mahnit\u00ebse dhe madh\u00ebshtore. P\u00ebrmes saj sigurohet bashkimi fizik i dy pjes\u00ebve t\u00eb ndara t\u00eb Kombit. Bashkimi shpirt\u00ebror, kohezioni, ngjizja e aq element\u00ebve p\u00ebrbashk\u00ebsues q\u00eb jan\u00eb formuar n\u00eb mij\u00ebra vjet, p\u00ebrmes k\u00ebtij bashkimi fizik do t\u00eb forcohen e p\u00ebrsosen m\u00eb tej.<\/div>\n<div>Natyrisht, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbetesh n\u00eb pozicionin si kund\u00ebrshtar i k\u00ebsaj rruge, ose m\u00eb keq t\u00eb shpallesh armik i saj. Shum\u00eb nga kund\u00ebrshtimet p\u00ebr rrug\u00ebn jan\u00eb harruar, ose jan\u00eb mohuar nga autor\u00ebt e tyre. N\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb hapur rruga ka mundur dhe do t\u00eb mund\u00eb \u00e7do lloj kund\u00ebrshtari. Udha e Kombit ton\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb dobi t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb askujt.<\/div>\n<div>Me historin\u00eb ton\u00eb 100-vje\u00e7are, pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb mund t\u00eb krenohemi p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra. Por ajo q\u00eb na b\u00ebn v\u00ebrtet\u00eb krenar\u00eb \u00ebsht\u00eb se nga gjiri i Kombit ton\u00eb, q\u00eb prej t\u00eb ndriturit Sami Frash\u00ebri e k\u00ebndej, asnj\u00eb studjues, politikan a kushdoqoft\u00eb nuk ka hartuar projekte, traktate, elaborate, studime e as ka thur\u00eb plane n\u00eb d\u00ebm t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Q\u00eb nga \u201cShqip\u00ebria \u00e7ka qen\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e \u00e7do t\u00eb b\u00ebhet\u201dstrategjia e zhvillimit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb kundruar krahas me zhvillimin e t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb Ballkanit, duke i sh\u00ebrbyer gjithnj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore.<\/div>\n<div>Autori merr ne shqyrtim ndarjet fizike te shqiptar\u00ebve te krijuara kryesisht gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb otomane, por edhe n\u00eb k\u00ebto 100 vitet e fundit, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se kan\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare fizikisht, kan\u00eb sjell\u00eb edhe ndarje t\u00eb tjera gjuh\u00ebsore, zakonore etj, t\u00eb cilat mund t\u00eb \u00e7onin n\u00eb th\u00ebrrimzime e p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb m\u00ebtejshme. Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb ndarjesh e p\u00ebr\u00e7arjesh jan\u00eb ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb paragjykimesh krahinore. Duke sjell\u00eb bashkimin, p\u00ebrve\u00e7 begatis\u00eb ekonomike, sipas autorit, udha do t\u00eb na afroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe paragjykimet e pabaza do t\u00eb treten, nuk do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb vend.<\/div>\n<div>Struktura e librit \u201cApologji p\u00ebr Udh\u00ebn e Kombit\u201d ngrihet mbi 3 pjes\u00eb, ku fjala apologji \u2013mbrojtje, p\u00ebrs\u00ebritet 3 her\u00eb. Apologjia e autorit bashkohet me apologjin\u00eb e politik\u00ebs dhe apologjin\u00eb e miqve. Toni polemizues i vepr\u00ebs I argumentuar dhe emocional, synon t\u00eb bashkoj\u00eb dhe jo t\u00eb ndaj\u00eb. Pra, shkon n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb, ose n\u00eb nj\u00eb drejtim me Udh\u00ebn e Kombit. Autori kap\u00ebrcen mbi mallkimin e tabuve, heton thell\u00eb n\u00eb psikologjin\u00eb e demagog\u00ebve q\u00eb thjesht duan do p\u00ebrfitime personale qoft\u00eb edhe duke rr\u00ebnuar krejt ngrehin\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. Ai i kund\u00ebrvihet me gjith\u00eb shpirt shpifjes, trillimit, p\u00ebrbaltjes, mllefit partiak e urrejtjes q\u00eb shkon deri n\u00eb raciz\u00ebm t\u00eb nj\u00eb pakice ndaj shumic\u00ebs. Autori, si polemist, nuk trembet, gjithashtu, nga frika se mos e quajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm. Prej koh\u00ebsh nuk e t\u00ebrheq moda e qenies mbi pal\u00ebt, sepse paanshm\u00ebria n\u00eb shum\u00eb raste \u00ebsht\u00eb krejt e pamundshme, thjesht e pamb\u00ebrritshme, madje e pakuptueshme. Gjithmon\u00eb vihesh p\u00ebrpara dilem\u00ebs s\u00eb zgjedhjes dhe autori nuk trembet p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb tilla t\u00eb domosdoshme, si midis t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes, t\u00eb ndarjes dhe bashkimit etj, etj, t\u00eb zgjedh\u00eb an\u00ebn e duhur.<\/div>\n<div>Gjuha e vepr\u00ebs, ndon\u00ebse me nj\u00eb kolorit t\u00eb but\u00eb krahinor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e pasur n\u00eb fjal\u00eb e frazeologji dhe me nj\u00eb sintaks\u00eb t\u00eb mbrojtur nga moda e modernitetit shp\u00ebrfytyrues. Nj\u00eb gjuh\u00eb me figuracion dhe natyrshm\u00ebri.<\/div>\n<div>Natyrisht shumkush mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga autori. Kundruar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk ekziston libri q\u00eb do t\u2019i k\u00ebnaqte t\u00eb gjith\u00eb, nd\u00ebrsa libri q\u00eb promovojm\u00eb sot pretendohet as nga autori se \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb i pakritikuesh\u00ebm. Do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur q\u00eb do t\u00eb duan edhe nj\u00eb ose disa k\u00ebndv\u00ebshtrime tjera, t\u00eb shtojn\u00eb ose t\u00eb heqin nga argumentet e trajtuara n\u00eb lib\u00ebr. Duke kaluar n\u00ebp\u00ebr filtrin njerzor \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkohet nga autori shmangia e plot\u00eb e subjektivizmit. Vet\u00ebm zoti do t\u00eb kishte fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kundruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb gjithanshme jet\u00ebn.<\/div>\n<div>Nga ana tjet\u00ebr kjo vep\u00ebr e madhe, e p\u00ebrmbushur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb aspekt t\u00eb saj, ka vend sigurisht p\u00ebr vepra t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb fat q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb secili mund t\u00eb shkruaj\u00eb librin q\u00eb d\u00ebshiron, t\u00eb ndjehet i qet\u00eb me nd\u00ebrgjegjen e vet, i qet\u00eb gjithashtu me gjyqin e koh\u00ebs.<\/div>\n<div>Autori \u00ebsht\u00eb i bindur q\u00eb udha e kombit ka krijuar tashm\u00eb kushte t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb begatuar t\u00ebr\u00eb vendin. P\u00ebrmes saj do t\u00eb shtohen mund\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebsimit dhe mund\u00ebsit\u00eb e mb\u00ebrritjes m\u00eb leht\u00eb drejt tregut. Kjo rrug\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb na shtoj\u00eb si shqiptar\u00eb, q\u00eb hap\u00ebsira jon\u00eb n\u00eb Ballkan t\u00eb shtohet numerikisht dhe t\u00eb mos derdhemi drejt zhdukjes dhe t\u00eb mos sh\u00ebrbejm\u00eb si material gjenetik e biologjik p\u00ebr popuj t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u2019i rinuar t\u00eb tjer\u00ebt dhe p\u00ebr tu plakur p\u00ebr vete.<\/div>\n<div>N\u00eb falenderimet e tij, autori shpreson me t\u00eb drejt\u00eb se p\u00ebrmes k\u00ebtij libri ka ndri\u00e7uar disa t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr sot dhe p\u00ebr nes\u00ebr. Nd\u00ebrtimi i Udh\u00ebs s\u00eb Kombit u b\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, shkoll\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare dhe nj\u00eb gur prove p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb dhe guximin ton\u00eb. Ajo do t\u00eb na jap\u00eb gjithnj\u00eb besimin e duhur se nuk ka gj\u00eb q\u00eb nuk nd\u00ebrtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, mjafton t\u00eb arrihet vullneti i duhur i vendimmarr\u00ebsve. Tash q\u00eb u shemb muri i shqiptar\u00ebve i Berlinit, u \u00e7a mesp\u00ebrmes Mali i Rrun\u00ebs, me nj\u00eb tunel 11.6. km, q\u00eb duke lidhur Mirdit\u00ebn me Lum\u00ebn, lidh pjes\u00eb t\u00eb ndara t\u00eb Kombit, \u00e7do tunel i ri q\u00eb do t\u00eb hapet m\u00eb von\u00eb do t\u00eb na ngjaj\u00eb edhe m\u00eb leht\u00eb i arritsh\u00ebm.<\/div>\n<div>Ku ishe ti kur luftohej p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, ku ishe ti kur u nd\u00ebrtua udha e kombit?? K\u00ebto dhe pyetje t\u00eb tjera secili prej nesh ia b\u00ebn vetes, por kjo nuk do t\u00eb mbetet thjesht si brerje vetiake e nd\u00ebrgjegjes. Vet\u00eb koha nuk do t\u00eb ngurroj\u00eb t\u00eb na b\u00ebj\u00eb pyetje t\u00eb tilla. \u201cApologji p\u00ebr udh\u00ebn e kombit\u201d i Rexhep Shahut, duke pasqyruar n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb m\u00eb t\u00eb re, nj\u00eb moment ky\u00e7 zhvillimi, vjen si p\u00ebrmbushje e detyr\u00ebs s\u00eb tij si gazetar, si detyrim p\u00ebr t\u00eb kaluar prov\u00ebn e koh\u00ebs. Nj\u00eb p\u00ebrballje e sukseshme. Secili ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb pasqyroj\u00eb aktualitetin e jet\u00ebs s\u00eb tij, ashtu si\u00e7 e sheh , si\u00e7 e ndjen. Aq m\u00eb tep\u00ebr temat e m\u00ebdha, meritojn\u00eb gjithnj\u00eb edhe v\u00ebmendjen m\u00eb t\u00eb madhe.<\/div>\n<div>M\u00eb n\u00eb fund, me l\u00ebjoni ta falenderoj Rexhepin p\u00ebr kontributin e tij dhe p\u00ebrfitoj nga rasti t\u00eb falenderoj gjithashtu dhe gjith\u00eb kontribuesit q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur realizimin e k\u00ebsaj vepre madh\u00ebshtore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Udha e Kombit.<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>IZET DURAKU (Mbresa p\u00ebr librin e Rexhep Shahut me titull Apologji p\u00ebr Udh\u00ebn e Kombit, botuar n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb qershor 2012) 100 vjet m\u00eb par\u00eb kur Shqip\u00ebria do t\u00eb shpallej e lir\u00eb dhe e mosvarme, vendi do t\u00eb trash\u00ebgonte krahas varf\u00ebris\u00eb, analfabetizmit edhe munges\u00ebn e lidhjes me rrug\u00eb t\u00eb krahinave dhe vilajeteve me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1239","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1239","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1239"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1239\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1241,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1239\/revisions\/1241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}