{"id":1237,"date":"2012-07-09T22:28:37","date_gmt":"2012-07-09T22:28:37","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1237"},"modified":"2012-07-09T22:28:37","modified_gmt":"2012-07-09T22:28:37","slug":"mosdurimi-fetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1237","title":{"rendered":"Mosdurimi fetar&#8230;"},"content":{"rendered":"<div>\n<div>\n<h1>Mosdurimi fetar q\u00eb fshihet n\u00eb propagand\u00ebn p\u00ebr toleranc\u00eb fetare n\u00eb Kosov\u00eb<\/h1>\n<\/div>\n<div>\n<div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<div><a href=\"http:\/\/kosova.albemigrant.com\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Gani-Mehmetaj.jpg\" target=\"_blank\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" title=\"Gani-Mehmetaj\" src=\"http:\/\/kosova.albemigrant.com\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/Gani-Mehmetaj.jpg\" alt=\"\" width=\"206\" height=\"276\" \/><\/a><\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>Nga Gani Mehmetaj<\/strong><\/div>\n<div><\/div>\n<div>1. Gjithmon\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb e themi se shquhemi p\u00ebr durimin n\u00eb mes t\u00eb feve. K\u00ebt\u00eb vet\u00ebmburrje e v\u00ebm\u00eb n\u00eb pah para t\u00eb huajve, thua se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mburrje q\u00eb e durojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin! Pra, mburremi q\u00eb nuk vritemi mes veti p\u00ebr fe(!), n\u00eb vend se t\u00eb luftonim p\u00ebr atdhe. Luft\u00eb civile do t\u2019i thoshin ndryshe, ose luft\u00eb fetare si n\u00eb Afganistan, Irak, Iran e gjithandej n\u00eb bot\u00ebn islame, q\u00eb nuk e kaluan ende mesjet\u00ebn. Jemi n\u00eb Evrop\u00eb. Pse duhet ta marrim model orientin?<!--more--><br \/>\nDallime brendakomb\u00ebtare nuk pat\u00ebm asnj\u00ebher\u00eb. Fatkeq\u00ebsin\u00eb e pat\u00ebm t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: serb\u00ebt e grek\u00ebt nuk na pyet\u00ebn jemi t\u00eb krishter\u00eb a mysliman\u00eb, por na p\u00ebrgjysmuan, sepse ishim shqiptar\u00eb. Armiqt\u00eb tan\u00eb i donin tokat tona pa ne. Po k\u00ebto dy shtete i kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e shk\u00eblqyeshme me shtetet myslimane, por jo me shqiptar\u00ebt!!!<br \/>\nToleranc\u00ebn fetare e trumbetojm\u00eb me zhurm\u00eb edhe para vetes, kur duam ta shuajm\u00eb ndonj\u00eb xix\u00eb mosdurimi fetar, t\u00eb nxitur nga t\u00eb huajt, megjith\u00ebse e dim\u00eb fare mir\u00eb se shpesh e mashtrojm\u00eb veten, ose p\u00ebrpiqemi t\u00eb vet\u00ebbindemi se \u00ebsht\u00eb ashtu. Si reflektohet ky durim fetar? Mjafton nj\u00eb grup njer\u00ebzish t\u00eb ardhur nga bota islame, me fustane gati deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve, q\u00eb ta nxisin mosdurimin n\u00eb mes nesh, me nj\u00eb grusht parash. Para luft\u00ebs, afria brendakomb\u00ebtare ishte p\u00ebr lakmi. Pas saj, kur erdh\u00ebn lukunia e shoqatave myslimane, filloi nj\u00eb mosdurim i friksh\u00ebm. Intelektual\u00ebt tan\u00eb, p\u00ebr t\u2019i neutralizuar k\u00ebta fanatik\u00eb ezmer\u00eb, japin deklarata se s\u2019ka kush q\u00eb mund t\u00eb na p\u00ebr\u00e7aj\u00eb, se dallohemi p\u00ebr toleranc\u00eb fetare e m\u00eb the e t\u00eb thash. Pastaj heshtin n\u00eb deklaratat e atyre q\u00eb mburren me k\u00ebrc\u00ebnim se jan\u00eb \u201cshumica absolute\u201d, sikurse e thot\u00eb me arroganc\u00eb primitive ndonj\u00eb klerik. Heshtin edhe ndaj atyre, t\u00eb cil\u00ebt kinse b\u00ebhen zem\u00ebrgjer\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se po e tolerojn\u00eb pakic\u00ebn, nuk e pengojn\u00eb n\u00eb ritet e saj, por \u2026 ta ken\u00eb mendjen!!!<br \/>\nReagimet e histerive (nuk them se jan\u00eb kolektive, Zoti na ruajt, shumica hesht e b\u00ebn sehir, pakica t\u00ebrbohet) \u2013 jan\u00eb grupore, jan\u00eb nga pakica absolute, t\u00eb organizuara e t\u00eb financuara mir\u00eb, jan\u00eb tejet agresive, t\u00eb dhunshme me gjuh\u00ebn e manifestuar. Jo nj\u00eb her\u00eb, kan\u00eb p\u00ebrdhosur varret e atyre q\u00eb e kan\u00eb \u201ctradhtuar\u201d fen\u00eb islame, dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb fen\u00eb e mo\u00e7me. E kemi t\u00eb fresk\u00ebt p\u00ebrdhosjen e varrit q\u00eb i b\u00ebn\u00eb grupet myslimane nj\u00eb shkrimtari ton\u00eb t\u00eb njohur, para disa vjet\u00ebsh, sepse i ndjeri ishte kthyer n\u00eb fen\u00eb e mo\u00e7me katolike. Nuk reaguam, e lam\u00eb n\u00eb harres\u00eb, a nuk pat\u00ebm guxim, nuk e di. Jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta p\u00ebrdhosjet e varrezave t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 mysliman\u00ebve tradicional\u00eb, a t\u00eb varreve t\u00eb personaliteteve t\u00eb njohura, pran\u00eb xhamive t\u00eb vjetra. Madje, nj\u00eb shoqat\u00eb islamike, pati filluar t\u2019i p\u00ebrdhos\u00eb varret n\u00eb nj\u00eb qytet tonin, kinse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb rinovimit t\u00eb nj\u00eb xhamie, derisa nuk reaguan qytetar\u00ebt. Dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk u zun\u00eb e as nuk u nd\u00ebshkuan grupet e k\u00ebtilla!!! Durim fetar, ishte ky?!!! Mediet tona disa ekseseve u japin hap\u00ebsir\u00eb, duke i barazuar. Disa sosh i heshtin pse nuk duan t\u2019i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrrall\u00eb, ose pse nuk kan\u00eb informacion sa duhet. Sa \u00ebsht\u00eb folur e shkruar p\u00ebr hoxhallar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb cytur dhun\u00eb kund\u00ebr bashk\u00ebsive kristiane n\u00eb Ka\u00e7anik, De\u00e7an a n\u00eb Istog, bie fjala, megjith\u00ebse banor\u00ebt e dy qytezave t\u00eb fundit mburren me prejardhjen e tyre t\u00eb krishter\u00eb dhe nuk e fshehin asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre. Madje shum\u00eb prej k\u00ebtyre familjeve i mbajn\u00eb me mburrje mbiemrat e krishter\u00eb. Sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet me bomba q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebsive t\u00eb krishtera nga \u201cmysliman\u00ebt q\u00eb nuk falin\u201d? Bota e di, n\u00ebse ne ia fshehim opinionit ton\u00eb.<\/div>\n<div>2. Kur filloi pag\u00ebzimi i nj\u00eb grupi shqiptar\u00ebsh katolik\u00eb n\u00eb Malishev\u00eb, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb filloi nj\u00eb t\u00ebrbim (prap\u00eb nuk ishte kolektiv), tejet agresiv i grupeve myslimane, t\u00eb financuara nga Arabia e Serbia, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet, megjith\u00ebse edhe shtetet myslimane edhe Serbia e Rusia kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ndaj Kosov\u00ebs. Asnj\u00eb gazet\u00eb nuk e tha, ose e tha m\u00eb shum\u00eb vones\u00eb, se shqiptar\u00ebt \u2013 katolik\u00eb ishin q\u00eb nga predikimi i Sh\u00ebn Palit n\u00eb tokat e Iliris\u00eb, mir\u00ebpo me ndryshimin e konfiguracionit fetar, ilir\u00ebt katolik\u00eb mbet\u00ebn pakic\u00eb. Dhe n\u00eb frym\u00ebn e (mos) durimit t\u00eb shumic\u00ebs shqiptare myslimane, ose t\u00eb toleranc\u00ebs q\u00eb e propagandojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, katolik\u00ebt shqiptar\u00eb nuk pat\u00ebn guxim ta praktikonin fen\u00eb e tyre n\u00eb tok\u00ebn shqiptare. Dhe, kur u d\u00ebbua pushtuesi serb, kur menduan se erdhi dita e liris\u00eb, q\u00eb edhe ata t\u00eb deklarohen pa frik\u00eb e pa droje se duan t\u2019i fal\u00ebn Krishtit, dol\u00ebn mysliman\u00ebt \u201cfanatik\u00eb\u201d, mercenar\u00eb profesionist n\u00eb faqe elektronike e gazeta, filluan t\u00eb hedhin gur e dru mbi ta. T\u2019i lexoje ato dit\u00eb reagimet elektronike, t\u00eb vinte p\u00ebshtirosje. Po edhe sikur ata q\u00eb u pag\u00ebzuan t\u00eb ishin shqiptar\u00eb mysliman\u00eb, \u00e7ka pastaj? Duan k\u00ebta mysliman\u00eb t\u00eb importuar a me mend\u00ebsi nga shkret\u00ebtira t\u2019i mbajn\u00eb me dhun\u00eb a t\u2019i ngufasin shqiptar\u00ebt vend\u00ebs n\u00eb p\u00ebrcaktimin fetar? Do t\u2019u japim ne llogari vehabist\u00ebve dhe dreqit e t\u00eb birit, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb fetare n\u00eb shtetin ton\u00eb, t\u00eb cilin me gjak e b\u00ebm\u00eb q\u00eb t\u00eb na e p\u00ebrdhosin \u201cmysliman\u00ebt q\u00eb nuk falin\u201d?!<br \/>\nToleranc\u00eb fetare, i thoni ju k\u00ebsaj?! Demokraci \u00ebsht\u00eb ky t\u00ebrbim prej mercenar\u00ebsh, apo injorant\u00ebsh t\u00eb nxitur nga serb\u00ebt e arab\u00ebt antishqiptar\u00eb?! Zoti na ruajt prej k\u00ebtyre t\u00eb fantaksurish, sepse shteti yn\u00eb dhe opinioni demokratik e intelektual, po heshtin. Intelektual\u00ebt heshtin, sepse nuk i mbron askush, nd\u00ebrsa \u201cmysliman\u00ebt q\u00eb nuk falin\u201d jan\u00eb grupe terrorist\u00ebsh, q\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb nat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr fshatra e periferi qytetesh. Ndonj\u00eb dit\u00eb, do ta pushtojn\u00eb edhe qendr\u00ebn e qytetit, n\u00ebse nuk u dalim ndesh. Shteti hesht, meq\u00eb nuk ekziston, sepse po t\u00eb ekzistonte, nuk do t\u00eb duhej t\u00eb heshtte ndaj shum\u00eb fenomeneve t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb k\u00ebsaj natyre, por do t\u00eb merrte masa kund\u00ebr shoqatave islamike antishqiptare, q\u00eb mbjellin urrejtje nd\u00ebrfetare, cenojn\u00eb nderin e grave t\u00eb varfra e t\u00eb vajzave q\u00eb ua shtrijn\u00eb dor\u00ebn e ndihm\u00ebs. Flitet se skandali me hoxh\u00ebn e Sk\u00ebnderajt \u00ebsht\u00eb lule e drit\u00eb krahasuar me skandalet q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb disa xhami, n\u00eb periferi t\u00eb Prishtin\u00ebs. Dh\u00ebnt\u00eb Zoti t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb, sepse ato q\u00eb kam d\u00ebgjuar, t\u00eb rr\u00ebnqethin.<\/div>\n<div>3. \u201cMysliman\u00ebt nuk falin\u201d \u00ebsht\u00eb parulla m\u00eb antishqiptare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb tokat shqiptare. Dhe kjo parull\u00eb ka zbardhur n\u00ebp\u00ebr Prishtin\u00eb, kryeqytetin e shqiptar\u00ebve, sikur fatvat\u00eb e muxhahedin\u00ebve t\u00eb Homenit. Dhe, pas fatvave t\u00eb muxhahedin\u00ebve, atje binin kokat. Disa e kan\u00eb grisur me neveri k\u00ebt\u00eb togfjal\u00ebsh q\u00eb t\u00eb p\u00ebshtiros; t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb larguar t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar: jan\u00eb n\u00eb Teheran a n\u00eb Prishtin\u00eb? Dhe, duke e lexuar me p\u00ebrbuzje e indinjat\u00eb k\u00ebt\u00eb parull\u00eb antishqiptare (sepse Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i shqiptar\u00ebve e jo i mysliman\u00ebve) \u2013 ma kujtoi, po ashtu, nj\u00eb parull\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb e t\u00eb th\u00ebn\u00eb para m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet\u00ebve: \u201cSerb\u00ebt nuk falin!\u201d Dhe jo shum\u00eb koh\u00eb pas k\u00ebtyre parullave serbe, filluan masakrat kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, boshnjak\u00ebve, kroat\u00ebve. E tash: kujt nuk ia falin mysliman\u00ebt n\u00eb tokat shqiptare?! Nuk ia falin shqiptar\u00ebve?! A do ta fillojn\u00eb mysliman\u00ebt, q\u00eb nuk falin luft\u00ebn kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, sikur serb\u00ebt para m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet\u00ebsh? \u00cbsht\u00eb p\u00ebr zem\u00ebrplasje kjo parull\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb nga grupet militante t\u00eb paguara nga Serbia e nga Arabia. Nd\u00ebrkaq, shoqatat myslimane nga shkret\u00ebtira, t\u00eb organizuara nga disa shqiptar\u00eb-mercenar\u00eb, tash e dhjet\u00eb vjet, nxisin urrejtje t\u00eb frikshme nd\u00ebr shqiptar\u00eb, q\u00eb vet\u00ebm indiferenca jon\u00eb e pafalshme i duron; propagandojn\u00eb q\u00ebndrim armiq\u00ebsor kund\u00ebr amerikan\u00ebve dhe kund\u00ebr per\u00ebndimor\u00ebve, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb na nxisim t\u00eb harrojm\u00eb se jan\u00eb amerikan\u00ebt dhe per\u00ebndimor\u00ebt ata q\u00eb na shp\u00ebtuan nga gjenocidi, e jo shtetet myslimane q\u00eb e mb\u00ebshteten gjenocidin e serb\u00ebve kund\u00ebr nesh. Njer\u00ebzit e shoqatave t\u00eb shteteve islamike n\u00eb Prishtin\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb \u201cCoca-cola\u201d t\u00eb prodhuara n\u00eb Serbi e jo n\u00eb Shqip\u00ebri a n\u00eb Kosov\u00eb, sepse, u thon\u00eb shit\u00ebsve tan\u00eb, Serbia e lufton Amerik\u00ebn, prandaj ata duan ta ndihmojn\u00eb ekonomin\u00eb q\u00eb e lufton Amerik\u00ebn. K\u00ebta ezmer\u00eb t\u00eb nxir\u00eb nga dielli i shkret\u00ebtir\u00ebs, n\u00eb zemr\u00ebn e tok\u00ebs shqiptare, k\u00ebrkojn\u00eb mallin serb dhe i b\u00ebjn\u00eb shantazh mallit shqiptar, n\u00eb vendin e shqiptar\u00ebve!<br \/>\nDhe parulla antishqiptare: \u201cMysliman\u00ebt nuk falin!\u201d, e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr Prishtin\u00eb dhe propaganda e t\u00ebrbuar kund\u00ebr amerikan\u00ebve gjithandej n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e trajtimeve n\u00ebp\u00ebr gazeta, por pun\u00eb e policis\u00eb dhe e Sh\u00ebrbimit Sekret t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilin nuk e kemi, sepse sikur ta kishim, nuk do t\u00eb lejonte q\u00eb organizatat e tilla, t\u00eb cilave do t\u2019ua shohim sherrin, t\u00eb veprojn\u00eb lirisht, t\u00eb parakalojn\u00eb me mjekrat si ushtar\u00eb t\u00eb Sheshelit e t\u00eb \u00e7etnik\u00ebve serb\u00eb, dhe t\u00eb sillen dhunsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr xhami e t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb! Bashk\u00ebsit\u00eb islame, e heshtin k\u00ebt\u00eb fakt, e denoncojn\u00eb vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ata b\u00ebhen agresiv\u00eb edhe ndaj tyre, duke ua okupuar xhamit\u00eb a duke i joshur besimtar\u00ebt me shum\u00eb para. Disa grupe hoxhallar\u00ebsh duket marrin para p\u00ebr k\u00ebt\u00eb heshtje (e heshtin edhe ngjyrosjen e xhamive me ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fen\u00eb tradicionale t\u00eb mysliman\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb e vehabist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt shqiptari Mehmet Pasha i Egjiptit i ka luftuar e asgj\u00ebsuar si armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbetuar). Pastaj me heshtje e tumirin shp\u00ebrthimin e nj\u00eb fryme t\u00eb dhunshme fetare.<\/div>\n<div>4. Toleranca jon\u00eb fetare, aq shum\u00eb e propaganduar, me zem\u00ebrplasje mund t\u00eb them se u pa kur filloi fushata p\u00ebr ngritjen e Katedrales n\u00eb Prishtin\u00eb. Megjith\u00ebse ishim i vetmi kryeqytet shqiptar dhe evropian q\u00eb nuk kishte katedrale (Shkupi e Tirana i kan\u00eb), megjith\u00ebse n\u00eb Prishtin\u00eb Katedralja, ku thuhet se u varros Pjet\u00ebr Bogdani kishte ekzistuar deri n\u00eb fillim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kur e rr\u00ebnuan serb\u00ebt, m\u00eb her\u00ebt e dogj\u00ebn turqit, nj\u00eb lukuni shqiptar\u00ebsh u ngrit\u00ebn me t\u00ebrbim duke shkum\u00ebzuar dhe duke k\u00ebrc\u00ebnuar q\u00eb t\u00eb mos ngrihet. Dhe k\u00ebta militant\u00eb kund\u00ebr Katedrales harruan se Prishtina \u00ebsht\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb e jo n\u00eb Azi a n\u00eb Arabi, ku nuk lejohen katedralet; harruan se Evropa \u00ebsht\u00eb tok\u00eb e katedraleve dhe e kishave. Dukeshin sa anakronik\u00eb, aq edhe t\u00eb rreziksh\u00ebm, sepse p\u00ebrpiqeshin ta nxisnin ndjenj\u00ebn e mosdurimit. Burrat e men\u00e7ur vazhduan pun\u00ebn n\u00eb parimin \u201ckarvani ec\u00eb\u2026\u201d. \u201cShqiptar\u00ebt po konvertohen, shqiptar\u00ebt po e braktisin myslimanizmin\u201d- jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb shpeshta q\u00eb i d\u00ebgjojm\u00eb nga njer\u00ebzit e fes\u00eb, si form\u00eb e akuz\u00ebs. Harron kjo mend\u00ebsi aziatike, se shqiptar\u00ebt tashm\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb liri e demokraci, prandaj \u00ebsht\u00eb e drejta e tyre elementare dhe absolute q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohen p\u00ebr cil\u00ebndo fe. S\u2019ka kush q\u00eb mund t\u2019i pengoj\u00eb. Kam d\u00ebgjuar personalisht nga klerik\u00ebt t\u00eb thon\u00eb sikur jan\u00eb marr\u00eb vesh mes vete q\u00eb t\u00eb mos ia marrin besimtar\u00ebt njeri-tjetrit, p\u00ebr hir t\u00eb harmonis\u00eb fetare! Jetojn\u00eb k\u00ebta klerik\u00eb n\u00eb skllavopronari a n\u00eb shekullin 21?! A mendojn\u00eb ata se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb bujkrob\u00ebr, muzhik\u00eb rus\u00eb a njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb?! Si guxojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb tregti se cil\u00ebs fe do t\u2019i takojn\u00eb, duke tentuar t\u2019ua dhunojn\u00eb vullnetin shqiptar\u00ebve me marr\u00ebveshje t\u00eb k\u00ebtilla?!<\/div>\n<div>Dhe krejt n\u00eb fund, p\u00ebr \u201cmysliman\u00ebt q\u00eb nuk falin\u201d: Shqiptar\u00ebt falin, e kan\u00eb n\u00eb kodin e tyre gjenetik, nuk jan\u00eb mysliman\u00eb dhe as serb\u00eb. Por shqiptar\u00ebt, sidomos shteti i tyre, nuk duhet ta duroj\u00eb deri n\u00eb pakufi veprimin e njer\u00ebzve t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb ndihmave dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb myslimane, e kultivojn\u00eb mosdurimin e urrejtjen. Me ato grupe, duhet t\u00eb merret policia. Asnj\u00eb shtet mysliman nuk ka hyr\u00eb deri m\u00eb tash n\u00eb Evrop\u00eb dhe as q\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Qytet\u00ebrimet jan\u00eb t\u00eb ndara. \u00cbsht\u00eb fatbardh\u00ebsi q\u00eb ne jemi n\u00eb Evrop\u00eb, por duhet ta meritojm\u00eb Evrop\u00ebn\u2026<\/div>\n<div><a href=\"http:\/\/www.gazeta55.al\/index.php?kat=opinione&amp;artikulli=12271\" target=\"_blank\">http:\/\/www.gazeta55.al\/index.php?kat=opinione&amp;artikulli=12271<\/a><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div>\n<div>\n<div id=\"ecxyiv1262883075\">\n<div>\n<div>\n<div>\n<div id=\"ecxyiv1262883075\">\n<div dir=\"ltr\">\n<div dir=\"ltr\">\n<div>\n<div>\n<div>Ripublikimi ne <a href=\"http:\/\/kosova.albemigrant.com\/?p=11011\" target=\"_blank\">http:\/\/kosova.albemigrant.com\/?p=11011<\/a><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mosdurimi fetar q\u00eb fshihet n\u00eb propagand\u00ebn p\u00ebr toleranc\u00eb fetare n\u00eb Kosov\u00eb Nga Gani Mehmetaj 1. Gjithmon\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb e themi se shquhemi p\u00ebr durimin n\u00eb mes t\u00eb feve. K\u00ebt\u00eb vet\u00ebmburrje e v\u00ebm\u00eb n\u00eb pah para t\u00eb huajve, thua se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mburrje q\u00eb e durojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin! Pra, mburremi q\u00eb nuk vritemi mes veti p\u00ebr fe(!),&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1237","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1237"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1237\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1238,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1237\/revisions\/1238"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}