{"id":1229,"date":"2012-07-07T23:58:05","date_gmt":"2012-07-07T23:58:05","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1229"},"modified":"2012-07-07T23:58:05","modified_gmt":"2012-07-07T23:58:05","slug":"misteri-i-universit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1229","title":{"rendered":"Misteri i Universit&#8230;"},"content":{"rendered":"<h1>A u zbulua misteri i universit?<\/h1>\n<p><a href=\"http:\/\/www.gazetametropol.com\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/cern.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" title=\"cern\" src=\"http:\/\/www.gazetametropol.com\/wp-content\/uploads\/2012\/07\/cern-300x195.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"195\" \/><\/a>Ajo q\u00eb prisnim doli: \u201cNe kemi nj\u00eb zbulim\u201d, tha drejtori i CERN-it, Rolf Heuer. \u201cNe kemi konstatuar nj\u00eb grimc\u00eb t\u00eb re, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Higgs-Boson\u201d. Shum\u00eb duartrokitje dhe t\u00eb qeshura, nd\u00ebrsa Rolf Heuer flet p\u00ebr \u201cnj\u00eb hap historik\u201d. Atmosfera n\u00eb CERN \u00ebsht\u00eb e \u00e7tendosur, gati euforike, edhe pse shefi i qet\u00ebson duke th\u00ebn\u00eb: \u201cK\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm fillimet. Kemi nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe para nesh\u201d<!--more--><\/p>\n<p>Ka shum\u00eb gjasa, q\u00eb fizikant\u00ebt e qendr\u00ebs k\u00ebrkimore CERN kan\u00eb gjetur grimc\u00ebn elementare misterioze. Nj\u00eb sensacion i madh shkencor. Dhe shkenc\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb si t\u00eb dehur nga g\u00ebzimi. P\u00ebr Peter Higgs b\u00ebhet realitet \u00ebndrra e jet\u00ebs s\u00eb tij. Fizikani britanik, nd\u00ebrkoh\u00eb 83 vje\u00e7, zhvilloi n\u00eb vitin 1964 teorin\u00eb, se duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb ndonj\u00eb grimc\u00eb, q\u00eb e le materien t\u00eb b\u00ebhet materie. Kjo grimc\u00eb elementare u quajt s\u00eb fundi me emrin e tij. Peter Higgs \u00ebsht\u00eb ftuar si mysafir nderi n\u00eb konferenc\u00ebn e madhe n\u00eb CERN pran\u00eb Gjenev\u00ebs, ku fizikan\u00ebt prej koh\u00ebsh jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb grimc\u00ebs misterioze.<\/p>\n<p>Prezantimet u transmetuan drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb internet, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj edhe n\u00eb konferenc\u00ebn e nobelist\u00ebve, q\u00eb zhvillohej n\u00eb Lindau n\u00eb liqenin e Konstanc\u00ebs, dhe n\u00eb Melburn, Australi, ku mbahej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb konferenca m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e fizik\u00ebs s\u00eb grimcave (ICHEP). E gjith\u00eb kjo t\u00eb linte paraprakisht t\u00eb kuptoje, se do t\u00eb b\u00ebhej e ditur di\u00e7ka shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, Pra, asgj\u00eb m\u00eb pak sesa zbulimi i grimc\u00ebs misterioze elementare.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb prisnim doli: \u201cNe kemi nj\u00eb zbulim\u201d, tha drejtori i CERN-it, Rolf Heuer. \u201cNe kemi konstatuar nj\u00eb grimc\u00eb t\u00eb re, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Higgs-Boson\u201d. Shum\u00eb duartrokitje dhe t\u00eb qeshura, nd\u00ebrsa Rolf Heuer flet p\u00ebr \u201cnj\u00eb hap historik\u201d. Atmosfera n\u00eb CERN \u00ebsht\u00eb e \u00e7tendosur, gati euforike, edhe pse shefi i qet\u00ebson duke th\u00ebn\u00eb: \u201cK\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm fillimet. Kemi nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe para nesh\u201d.<\/p>\n<p>Studiuesit e CERN-it jan\u00eb pothuajse, por jo nj\u00ebqind p\u00ebr qind t\u00eb sigurt\u00eb. \u201cNe kemi nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna\u201d, thuhet, por t\u00eb dh\u00ebnat aktuale tregojn\u00eb shenja t\u00eb qarta, se ekziston nj\u00eb grimc\u00eb. P\u00ebr Joachim Mnich, drejtor i studimeve t\u00eb sinkotronit gjerman t\u00eb elektroneve Desy, \u201cajo q\u00eb po nis k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb zbulimi i shekullit\u201d dhe ministrja e Shkenc\u00ebs, Annette Schawan, i p\u00ebrg\u00ebzoi studiuesit e CERN-it p\u00ebr \u201csensacionin shkencor\u201d.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb sensacion? Me siguri q\u00eb po. Rezultatet jan\u00eb nj\u00eb sukses i madh p\u00ebr fizikan\u00ebt n\u00eb Qendr\u00ebn K\u00ebrkimore Evropiane t\u00eb Grimcave, CERN, t\u00eb cilin ata e kan\u00eb pritur gjat\u00eb, pas d\u00ebshtimeve, incidenteve e avarive t\u00eb shumta t\u00eb sinkrotronit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb grimcave n\u00eb bot\u00eb. Ata ishin gjithashtu n\u00ebn presionin e madh t\u00eb konkurrenc\u00ebs. Sepse nj\u00eb grup k\u00ebrkimor amerikan n\u00eb Fermilab pran\u00eb \u00c7ikagos k\u00ebrkon prej disa vitesh grimc\u00ebn e Higgs. Koh\u00ebt e fundit ka qen\u00eb nj\u00eb gar\u00eb kok\u00eb me kok\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn CERN-i nuk donte ta humbiste n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Tani duket sikur CERN-i e ka fituar gar\u00ebn. T\u00eb pakt\u00ebn me nj\u00eb probabilitet t\u00eb madh grimca e Higgs-it \u00ebsht\u00eb kapur. Apo e th\u00ebn\u00eb m\u00eb sakt\u00eb, po i afrohet nga ana statistikore. Sepse ajo nuk mund t\u00eb shihet. Higgs Boson \u00ebsht\u00eb thjesht teori. E shpikur nga Peter Higgs, n\u00eb let\u00ebr, e d\u00ebshmuar n\u00eb formula t\u00eb pafundme fizike dhe matematike. Hipoteza e tij: di\u00e7ka duhet t\u2019u jap\u00eb mas\u00eb grimcave t\u00eb tjera t\u00eb shumta t\u00eb materies. Sepse kuarket, elektronet dhe neutronet sipas p\u00ebrkufizimit t\u00eb njohur matematikor nuk kan\u00eb mas\u00eb e si rrjedhoj\u00eb ato do t\u00eb duhej t\u00eb qarkullonin ngado dhe pa pushim me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs, por nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb: Pra, ka di\u00e7ka q\u00eb i frenon dhe u jep atyre mas\u00eb e pesh\u00eb. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb grimcat e Higgs-it. Dhe k\u00ebto grimcat e Higgs-it, k\u00ebshtu thot\u00eb teoria, duhet t\u00eb krijojn\u00eb kudo n\u00eb univers nj\u00eb rrjet t\u00eb dendur, n\u00eb t\u00eb cilin varen pjes\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb materies. Grimcat e Higgs-it jan\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb si zam, q\u00eb mban s\u00eb bashku grimcat e ndryshme elementare, nga t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebhet materia, pra edhe njeriu.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb dit\u00eb e madhe p\u00ebr Peter Higgs si i ftuar nderi n\u00eb CERN. Nj\u00eb plak me shk\u00eblqim, nj\u00eb studiues i madh, t\u00eb cilit iu p\u00ebrmbush \u00ebndrra e madhe. \u201cP\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e pabesueshme, q\u00eb kjo ka ndodhur n\u00eb koh\u00ebn, q\u00eb jam ende gjall\u00eb\u201d, g\u00ebzohet ai dhe elita e fizikant\u00ebve duartroket. N\u00eb CERN, n\u00eb Lindau dhe n\u00eb Melbourne. T\u00eb gjith\u00eb ishin s\u00eb bashku. Momenti p\u00ebr shpalljen e zbulimit Higgs, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr sa i p\u00ebrket publicitetit, ishte zgjedhur n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje nga p\u00ebrtej oqeanit<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtar\u00ebt n\u00eb Qendr\u00ebn Evropiane p\u00ebr K\u00ebrkime B\u00ebrthamore, ose CERN, njoftuan dje zbulimin e nj\u00eb grimce n\u00ebnatomike q\u00eb ka tiparet e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs pjes\u00ebza Higgs, e njohur edhe si \u201cGrimca e Zotit\u201d. Shkenc\u00ebtar\u00ebt n\u00eb Laboratorin Komb\u00ebtar Fermi t\u00eb Fizik\u00ebs B\u00ebrthamore n\u00eb periferi t\u00eb \u00c7ikagos thon\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim historik. Rreth 200 shkenc\u00ebtar\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb u mblodh\u00ebn n\u00eb Fermilab \u2013 n\u00eb or\u00ebn dy t\u00eb m\u00ebngjesit \u2013 p\u00ebr t\u00eb ndjekur njoftimin e zbulimit nga Gjeneva. Shum\u00eb prej tyre si Patricia McBride kan\u00eb lidhje t\u00eb forta me eksperimentin e CERN-it, ku, p\u00ebr t\u00eb gjetur grimc\u00ebn u p\u00ebrdor nj\u00eb akselerator mjaft i fuqish\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Shum\u00eb teknika q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn atje u provuan s\u00eb pari k\u00ebtu. Shum\u00eb njer\u00ebz u trajnuan k\u00ebtu\u201d. Shkenc\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb shpenzuar qindra miliona dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar teknologjin\u00eb q\u00eb b\u00ebn p\u00ebrplasjen e atomeve. Kan\u00eb shpenzuar gjithashtu dhjet\u00ebra mij\u00ebra or\u00eb p\u00ebr t\u00eb analizuar t\u00eb dh\u00ebnat. Por tani ata besojn\u00eb se kan\u00eb gjetur at\u00eb q\u00eb duket t\u00eb jet\u00eb grimca n\u00ebnatomike njohur si grimca Higgs. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga hallkat kryesore q\u00eb mungonte p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si u krijua gjith\u00ebsia\u201d, thot\u00eb shkenc\u00ebtari Robert Roser. Higgs, thot\u00eb ai, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grimc\u00eb q\u00eb t\u00ebrheq grimcat e tjera, dhe shpjegon se p\u00ebrse l\u00ebnda ka mas\u00eb. Kjo ndihmon t\u00eb kuptohet se si jan\u00eb formuar planetet dhe jeta. Por ai \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm n\u00eb deklaratat e tij duke shtuar se n\u00eb CERN u gjet nj\u00eb objekt q\u00eb i ngjan grimc\u00ebs Higgs por jo vet\u00eb kjo grimc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim mjaft i holl\u00eb. Gjat\u00eb shum\u00eb viteve t\u00eb ardhshme, ata do t\u00eb hetojn\u00eb t\u00eb gjitha vetit\u00eb e k\u00ebsaj grimce p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si ajo vepron, \u00e7far\u00eb shije ka dhe n\u00ebse sillet ashtu si\u00e7 ishte parashikuar\u201d. N\u00eb Fermilab ishte instaluar dikur akseleratori Tevatron, paraardh\u00ebsi i akseleratorit t\u00eb CERN-it. Por vitin e kaluar ai u nxorr nga p\u00ebrdorimi. Zoti Roser thot\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrfundimtare t\u00eb prodhuara nga Tevatroni p\u00ebrputheshin me ato q\u00eb u nxorr\u00ebn nga laboratori CERN. T\u00eb gjitha k\u00ebto, thot\u00eb ai, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ndryshime dramatike p\u00ebr shkenc\u00ebtar\u00ebt. \u201cGjetja e re do t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shkenca e sheh bot\u00ebn, por nuk do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb ndikim te publiku n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ku do t\u00eb \u00e7oj\u00eb zbulimi i ri, McBride dhe Roser thon\u00eb se teknologjia e shpikur p\u00ebr gjetjen e grimc\u00ebs ka sjell\u00eb tashm\u00eb rezultate t\u00eb prekshme \u2013 t\u00eb tilla si krijimin e magazinave dixhitale t\u00eb quajtura \u201ccloud\u201d q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr telefonat celular\u00eb dhe kompjuter\u00ebt. Por zoti Roser shton se p\u00ebrfitimet e v\u00ebrteta ende nuk i kemi par\u00eb: \u201cE kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb them sot se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitime praktike sjell grimca Higgs. K\u00ebt\u00eb do ta kuptojm\u00eb me kalimin e koh\u00ebs. Por njer\u00ebzimi ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb pyetjen \u201cpse\u201d dhe ne jemi nj\u00eb hap m\u00eb af\u00ebr p\u00ebrgjigjes\u201d. Hapi tjet\u00ebr, thot\u00eb zoti Roser, \u00ebsht\u00eb t\u00eb konfirmohet pa asnj\u00eb dyshim shkencor se ajo q\u00eb ata besojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb grimca Higgs \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo grimc\u00eb.<\/p>\n<p>Metropol, 07 Korrik 2012<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A u zbulua misteri i universit? Ajo q\u00eb prisnim doli: \u201cNe kemi nj\u00eb zbulim\u201d, tha drejtori i CERN-it, Rolf Heuer. \u201cNe kemi konstatuar nj\u00eb grimc\u00eb t\u00eb re, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Higgs-Boson\u201d. Shum\u00eb duartrokitje dhe t\u00eb qeshura, nd\u00ebrsa Rolf Heuer flet p\u00ebr \u201cnj\u00eb hap historik\u201d. Atmosfera n\u00eb CERN \u00ebsht\u00eb e \u00e7tendosur, gati euforike, edhe&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1229","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1229","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1229"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1229\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1231,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1229\/revisions\/1231"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1229"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1229"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1229"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}