{"id":117,"date":"2012-03-05T22:51:28","date_gmt":"2012-03-05T22:51:28","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=117"},"modified":"2012-03-05T22:51:28","modified_gmt":"2012-03-05T22:51:28","slug":"shkombetarizimi-i-shqiptareve-ne-trojet-e-okupuara-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=117","title":{"rendered":"Shkomb\u00ebtarizimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e okupuara&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Mr.Fejzulla<strong>\u00a0ABDULLAI<\/strong><\/p>\n<p><strong>SHKOMB\u00cbTARIZIMI I SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb TROJET E OKUPUARA- NJ\u00cb NGA ALTERNATIVAT SLLAVE P\u00cbR KRIJIMIN E HAP\u00cbSIRAVE ETNIKISHT T\u00cb PAST\u00cbRTA<\/strong><\/p>\n<p>Shikuar n\u00eb nj\u00eb restrospektiv\u00eb historike, popujt sllav\u00eb kurdoher\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb luft\u00eb ekspansioniste ndaj trojeve t\u00eb etniteteve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e kan\u00eb populluar Ballkanin. Lufta e tyre ka qen\u00eb e dyfisht\u00eb: e para, n\u00eb at\u00eb diplomatike-propagandistike dhe,e dyta,n\u00eb at\u00eb ushtarake-ekspanzioniste.<\/p>\n<p>Nga ky fakt, parashtrohet pyetija: Kund\u00ebr kujt ka luftuar m\u00eb tep\u00ebr ky popull i ardhur nga stepat ruse q\u00eb me dyndje t\u00eb m\u00ebdha i okupoj trojet ilire, kush ka qen\u00eb shkaktar i nj\u00eb lufte shkomb\u00ebtarizuese-okupuese dhe pse?<!--more--> Kuptohet k\u00ebt\u00eb luft\u00eb e kan\u00eb shkaktuar popujt e ardhur, ata q\u00eb kan\u00eb patur interes p\u00ebr ekspanzion, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr pushtimin e vendeve me nj\u00eb strategji q\u00eb do t\u2019i shkonte p\u00ebr shtat politik\u00ebs s\u00eb tyre dhe pas mund\u00ebsis\u00eb t\u00eb ishin etnikisht t\u00eb past\u00ebrta. K\u00ebta kan\u00eb qen\u00eb (dhe jan\u00eb) sllav\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht serb\u00ebt dhe n\u00eb koh\u00ebn e fundit po paraqiten edhe sllavomaqedon\u00ebt. Nga ky shkak, Serbia n\u00eb shekullin e kaluar ka p\u00ebrpiluar me qindra plane p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim, pushtimin e Kosov\u00ebs dhe largimin e shqiptar\u00ebve nga k\u00ebto troje. Lufta ka qen\u00eb pra kryesisht ndaj Shqiptar\u00ebve ngase me marrjen e trojeve shqiptare do realizohej objektivi i q\u00ebllimeve \u00a0gjeopolitike t\u00eb tyre. Q\u00eb t\u00eb realizoheshin q\u00ebllimet e k\u00ebtilla okupuese, qeveria serbe e pa t\u00eb arsyeshme se do duhej t\u00eb zhvillohej edhe nj\u00eb luft\u00eb e paskrupullt n\u00eb shkomb\u00ebtarizimin e shqiptar\u00ebve, krahas me k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb shfarrosjen e tyre nga trojet e veta (qoft\u00eb me likvidime fizike, apo shp\u00ebrngulje) si alternativ\u00eb p\u00ebr krijimin e hap\u00ebsirave etnikisht t\u00eb past\u00ebrta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sipas tyre, t\u00eb gjitha tokat e okupuara shqiptare do t\u00eb ishin t\u00eb \u201cpopulluara\u201d e pastaj t\u00eb kolonizuara vet\u00ebm me nj\u00eb popullat\u00eb serbe (sllave) e cila m\u00eb tutje do t\u00eb administronte pa kurfar\u00eb pengese.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e k\u00ebtij shkrimi, do p\u00ebrmbahemi vet\u00ebm n\u00eb plotik\u00ebn shkomb\u00ebtarizuese q\u00eb e ka usht\u00ebruar ky popull barbar ndaj Shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr metodat e ndryshme dhe masat \u00a0e marra q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb realizimin sa m\u00eb efikas t\u00eb\u00a0 programeve sekrete qeveritare.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00ebn shfaros\u00ebse t\u00eb shqiptar\u00ebve, patologjia borgjeze serbomadhe ka p\u00ebrdorur metoda t\u00eb ndryshme p\u00ebr realizimin e masave t\u00eb marra t\u00eb cilat do mund\u00ebsonin q\u00eb n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kryhej asimilimi ose zhdukja fizike e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e okupuara. P\u00ebr realizimin e k\u00ebtij q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb punuar me vendosm\u00ebri. Ose t\u00eb asimilohen t\u00ebr\u00ebsisht shqiptar\u00ebt, ose t\u00eb largohen nga trojet nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Piksynimi i k\u00ebsaj politike, si\u00e7 u p\u00ebrmend m\u00eb lart\u00eb, ka qen\u00eb q\u00eb aty t\u00eb krijohen hap\u00ebsira homogjene, p\u00ebrkat\u00ebsisht etnikisht t\u00eb past\u00ebrta.<\/p>\n<p align=\"center\"><span style=\"text-decoration: underline;\">\u00a0<\/span><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">Masat e marra n\u00eb realizimin e politik\u00ebs shkomb\u00ebtarizuese<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>P\u00ebr arritjen e objektivit thelb\u00ebsor, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr asimilimin e plot\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e okupuara dhe krijimin e hap\u00ebsirave etnikisht t\u00eb past\u00ebrta, borgjezia serbe vuri n\u00eb p\u00ebrdorim mjete ndon\u00ebse m\u00eb efikase t\u00eb cilat do t\u2019i vinin shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb kryer, q\u00eb ata aty t\u00eb mos ekzistonin nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb asimiloheshin ose t\u00eb zhdukeshin fizikisht.<\/p>\n<p>Mjetet e dhun\u00ebs q\u00eb u aplikuan nga ana e qeveris\u00eb shoviniste serbe p\u00ebr shkomb\u00ebtarizimin e shqiptar\u00ebve dhe serbizimin e tokave t\u00eb okupuara, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shum\u00ebfishta. Kryesiht jan\u00eb marr\u00eb masa n\u00eb nd\u00ebrrimin e emrave ( njer\u00ebzve, qyteteve), nd\u00ebrrimi i p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare, ndalimi i shkollave shqipe dhe hapja e atyre serbe dhe shum\u00eb elemente t\u00eb tjera t\u00eb karakterit kulturor q\u00eb i p\u00ebrkisnin kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrrimi i emrave t\u00eb qyteteve, p\u00ebrkat\u00ebsisht vendbanimeve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me kontinuitet. Me marrjen (okupimin) e Kosov\u00ebs, serb\u00ebt filluan t\u2019i nd\u00ebrrojn\u00eb emrat e qyteteve n\u00eb ato sllave. K\u00ebshtu, p.sh.,N\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, qytetit t\u00eb Ferizajt ja nd\u00ebrruan emrin n\u00eb Uroshevac, e shum\u00eb qyteteve t\u00eb tjer\u00eb. Madje me okupimin e nj\u00eb pjese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, po ashtu b\u00ebn\u00eb nd\u00ebrrimin e emrave t\u00eb qyteteve. Durr\u00ebsin e quajt\u00ebn me emrin sllav Dra\u00e7, Ulqinin me emrin Ulcinj, ose Tivarin me emrin Bar. N\u00eb pjes\u00ebn shqiptare n\u00eb Maqedoni, Shkupin n\u00eb Skoplje (maqedonisht Skopje), Dibr\u00ebn n\u00eb Debar, K\u00ebr\u00e7ov\u00ebn n\u00eb Ki\u00e7evo e k\u00ebshtu me radh\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb serbizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve buj\u00eb t\u00eb madhe \u00a0u pat dh\u00ebn\u00eb edhe shtypi i koh\u00ebs. Revista \u201cMakedonski Gllas\u201d vinte n\u00eb dukje se n\u00eb trojet e okupuara po kryhet me p\u00ebrkushtim serbizimi i shqiptar\u00ebve. Kjo mund t\u00eb shihej n\u00eb tabelat e firmave t\u00eb cilave u shtohej prapashtesa \u201c<em>vi\u00e7\u201d<\/em>. K\u00ebt\u00eb e pat v\u00ebrejtur edhe kund\u00ebrshtari i politik\u00ebs serbe, Dimitrije Tucoviq, i cili kudo q\u00eb kish shkuar v\u00ebrente emrat e firmave me prapashtesa serbe. Nd\u00ebrrime t\u00eb k\u00ebsaj natyre jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb emrat e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Duke u nisur nga fakti se n\u00eb trojet e okupuara ku serb\u00ebt synojn\u00eb se nuk ka pasur shqiptar\u00eb por vet\u00ebm serb\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat historike e flasin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. N\u00eb dokumentet e gjetura, ose n\u00eb studime shkencore mund t\u00eb shihet se aty kan\u00eb jetuar vet\u00ebm shqiptar\u00eb, por jo edhe serb\u00eb. Ndaj edhe shqiptar\u00ebt aty jan\u00eb autokton\u00eb, kurse sllav\u00ebt (serb\u00ebt, sllavomaqedon\u00ebt, malazezasit), si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e njohur bot\u00ebrisht, jan\u00eb t\u00eb ardhur. Rritjen e numrit t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb trojet ku ata i kan\u00eb okupuar, e ka b\u00ebr\u00eb konvertimi me detyrim i shqiptar\u00ebve n\u00eb serb\u00eb, gj\u00eb q\u00eb shihet n\u00eb prapashtesat e emrave. Shum\u00eb krer\u00eb serb\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e nemanjiq\u00ebve kan\u00eb patur prejardhje pellazgo-ilire. Stefan Nemanja,p.sh., ka qen\u00eb me mbiem\u00ebr Nimani, nj\u00eb her\u00eb katolik e pastaj sllav. Po japim edhe disa shembuj t\u00eb tjer\u00eb me emrat e shqiptar\u00ebve t\u00eb konfesionit katolik. Gjuka-Gjuki\u00e7 (Gjukovi\u00e7), Bojku-Bojkovi\u00e7 (Boji\u00e7), Gashi-Gashi\u00e7 (Gashanin), Shala-Shali\u00e7, Shurka-Gjurkovi\u00e7, Gruda-Grudi\u00e7, Zogu-Zogovi\u00e7, Daci-Daci\u00e7 e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Madje, prij\u00ebsit e nj\u00eb kishe ortodokse n\u00eb Mal t\u00eb Zi (1885) kan\u00eb qen\u00eb shqiptar\u00eb mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb sllavizuar. Shembuj t\u00eb k\u00ebtill\u00eb nd\u00ebr popullat\u00ebn sllave ka shum\u00eb. Bile sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave edhe gjuh\u00ebtari serb Vuk Karaxhiq ka qen\u00eb me prejardhje mal\u00ebsore (shqiptare). Gjithashtu, shum\u00eb shqiptar\u00eb katolik\u00eb me nd\u00ebrrimin e fes\u00eb nga ana e okupues\u00ebve osman\u00eb e humb\u00ebn edhe gjuh\u00ebn shqipe. K\u00ebta mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb islamizuar qeveria shoviniste serbe asnj\u00ebher\u00eb nuk ka pranuar se mund t\u00eb ken\u00eb ndonj\u00eb origjin\u00eb shqiptare\u00a0(Revista KUVENDI, Detroit 2011, faqe 139-144).<\/p>\n<p>Pasi popullsia shqiptare e asaj kohe ka qen\u00eb n\u00eb nivelin e ul\u00ebt arsimor, por me ndjenja t\u00eb forta fetare, brutaliteti serbomadh ndaj tyre ka qen\u00eb i ashp\u00ebrt edhe n\u00eb nd\u00ebrrimin e fes\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb asaj katolike, nd\u00ebrkoh\u00eb edhe asaj myslimane n\u00eb ortodokse. N\u00eb konvertimin e besimit fetar masat serbe kan\u00eb qen\u00eb tejet t\u00eb ashp\u00ebrta, brutale dhe me nj\u00eb q\u00ebndrim mizor t\u00eb papar\u00eb. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebnin me q\u00ebllim se, pasi t\u00eb konvertoheshin, duke humbur edhe gjuh\u00ebn, shum\u00eb leht\u00eb do t\u00eb asimiloheshin. P\u00ebr shkomb\u00ebtarizimin e shqiptar\u00ebve me an\u00ebn e nj\u00eb dhune t\u00eb tmersh\u00ebme, flet edhe gazetarja angleze n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, Edith\u00a0DURHAM. Kjo dashamir\u00ebse e shqiptar\u00ebve n\u00eb vizit\u00ebn q\u00eb e pat b\u00ebr\u00eb n\u00eb trojet shqiptare t\u00eb okupuara \u00a0nga ana e serbomalazez\u00ebve, i ka par\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti dhimbjet e shqiptar\u00ebve t\u00eb shkaktuara nga\u00a0 mizorit\u00eb e paduruara q\u00eb ua b\u00ebnin serb\u00ebt e malazest\u00eb.<\/p>\n<p>Veprat e nj\u00eb patologjije \u00e7njer\u00ebzore, n\u00ebnvizon ajo, usht\u00ebria serbe nuk i fshihte, por, p\u00ebrkundrazi, ajo mburej me to. Nga biseda me nj\u00eb oficer serb i d\u00ebgjon me dhimbje k\u00ebto fjal\u00eb:\u00a0<em>\u201c\u2026 brenda dy vjet\u00ebve asnj\u00eb njeri n\u00eb tokat e pushtuara s\u2019do guxonte t\u00eb fliste, at\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndyr\u00eb (shqipen f.a.)\u201d.<\/em>\u00a0Mysliman\u00ebve u thoshin t\u00eb zgjidhnin\u00a0\u00a0<em>\u201cja pag\u00ebzmin ja vdekjen, dhe shtinin mbi ta kur kund\u00ebrshtonin. Grat\u00eb mbasi i zhvishnin i d\u00ebrgonin bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb kish\u00eb p\u00ebr t\u2019u pag\u00ebzuar\u201d.\u00a0<\/em>Nga ky oficer i nd\u00ebgjon edhe k\u00ebto<em><\/em>fjal\u00eb:<em>\u00a0\u201cBrenda nj\u00eb brezi ne do t\u00eb serbizojm\u00eb at\u00eb popull\u201d.\u00a0<\/em>N\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb pati me governatorin e Podgoric\u00ebs, S.Markoviq, nuk qe e befasuar kur personalisht prej tij d\u00ebgjoj fjal\u00ebt e urrejtjes. Ai e kishte ndaluar t\u2019u jepeshin ushqime fshatar\u00ebve t\u00eb fshatrave shqiptare t\u00eb shkat\u00ebrruara. K\u00ebt\u00eb e justifikonte me faktin se \u201c\u2026p\u00ebr ta qe e th\u00ebn\u00eb t\u00eb vdesin\u201d. Jo vet\u00ebm kaq, m\u00eb von\u00eb E.Durham kish marr\u00eb nj\u00eb lajm mjaft prek\u00ebs nga qyteti i Gjakov\u00ebs. B\u00ebhej n\u00eb dije se At Pali\u00e7in (fran\u00e7eskan), i cili kishte kund\u00ebrshtuar t\u00eb b\u00ebnte shenj\u00ebn e kryqit sipas zakonit ortodoks, e kishin prer\u00eb me bajonet\u00eb. K\u00ebt\u00eb akt t\u00eb sh\u00ebmtuar ndaj nj\u00eb kleriku katolik e pat p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar qeveria malazeze e Podgoric\u00ebs.\u00a0Mirpo m\u00eb von\u00eb, me investigimet q\u00eb i pat b\u00ebr\u00eb qeveria Austriake me rastin e k\u00ebtij kleriku, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb provave q\u00eb u gjet\u00ebn, u konstatua se krimi i kryer\u00a0 qe i v\u00ebrtet\u00eb\u00a0(E. Durham: Nj\u00ebzet vjet ngat\u00ebrresa ballkanike, Tiran\u00eb 2001, faqe 249).<\/p>\n<p>Me reagimin e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha ndaj k\u00ebsaj politike shkomb\u00ebtarizuese, qeveria fashistoide serbe qe e detyruar disi ta zvog\u00ebloj\u00eb vrullin ugurzi ndaj shqiptar\u00ebve. Ajo tani filloi t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb maskuar. N\u00eb komandat q\u00eb i jepte Komanda Supreme nga Beogradi m\u00eb 1913, k\u00ebrkohej q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb mos vazhdoj\u00eb me forc\u00eb konvertimi i fes\u00eb, qoft\u00eb asaj katolike ose asaj myslimane n\u00eb fen\u00eb ortodokse, por t\u00eb pritej gjersa t\u00eb vendosej, si\u00e7 thoshin ata, \u201crregulli\u201d.<\/p>\n<p>Politik\u00ebn shkomb\u00ebtarizuese ndaj shqiptar\u00ebve, serb\u00ebt e pat\u00ebn t\u00eb fokusuar edhe n\u00eb fush\u00ebn e arsimit. Autoritetet borgjeze duke qen\u00eb t\u00eb ngarkuar tejmase me shkall\u00ebn e urrejtjes, synonin q\u00eb t\u00eb zhduknin \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb shqiptare n\u00eb aspektin arsimor, kulturor e fetar. Aty u ndalua \u00e7do veprimtari e karakterit arsimor e kulturor n\u00eb gjuh\u00ebn amtare shqipe. Shqiptar\u00ebve u qe ndaluar hapja e shkollave shqipe, ose e ndonj\u00eb aktiviteti tjet\u00ebr q\u00eb kish t\u00eb b\u00ebnte me kultivimin e kultur\u00ebs komb\u00ebtare. P\u00ebr serbizimin e brezave t\u00eb reja n\u00eb tokat e okupuara, serb\u00ebt filluan sistematikisht t\u00eb hapnin shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. P\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij misioni qen\u00eb t\u00eb angazhuar organet e pushtetit ushtarak-policor. Angazhimi i tyre ka qen\u00eb sepse vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb k\u00ebtyre organeve t\u00eb cil\u00ebt, duke p\u00ebrdorur forc\u00ebn e dhun\u00ebs, do mundej disi t\u00eb realizohej ky mision i \u201cshenjt\u00eb\u201d. Ata ishin t\u00eb mendimit se rruga m\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr asimilimin e plot\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb edukim kulturor, arsimor e politik n\u00eb frym\u00ebn serbe.<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">Autor\u00ebt serb\u00eb n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb politik\u00ebs antishqiptare<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Shkenc\u00ebtar\u00ebt serb\u00eb dhe proserb\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb tezat e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve Serbe (ASHAS) dhe t\u00eb p\u00ebrkrahur nga politikan\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt vazhdimisht zhvillonin nj\u00eb politik\u00eb gjenocidale dhe shfaros\u00ebse antishqiptare, jan\u00eb: Jovan Cvijiq, Vlladan Gjorgjeviq, Ivo Andriq, Risto Nikoliq, Vasa \u00c7ubriloviq, Atanasije Urosheviq dhe Jovan Trifunoski(ky i fundit proserb nga Maqedonia).<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Nd\u00ebr autor\u00ebt e p\u00ebrmendur q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb orvatet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201cshkencore\u201d ta argumentoj\u00eb dep\u00ebrtimin e shqiptareve n\u00eb \u201ctrojet sllave\u201d, \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>Jovan Cvijiq<\/em>. N\u00eb veprat veta shkencore t\u00eb karakterit antropogjeografik, ( si ky kan\u00eb vepruar edhe shum\u00eb studiues\u00eb e politikan\u00eb t\u00eb koh\u00ebs), n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi thot\u00eb se shqiptar\u00ebt n\u00eb \u201ctrojet sllave\u201d ku jetojn\u00eb sot, jan\u00eb t\u00eb ardhur pas invazionit t\u00eb turq\u00ebve osmanlinj n\u00eb Ballkan, p\u00ebrkat\u00ebsisht ata (shqiptar\u00ebt) nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u201ctrojeve sllave\u201d i okupuan gjat\u00eb shek. t\u00eb 17 e t\u00eb 18. Invazioni i shqiptar\u00ebve, sipas tij, pat qen\u00eb i dhunsh\u00ebm ngase popullat\u00ebn sllave me forc\u00eb e paskan detyruar t\u2019i l\u00ebshoj\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e veta. N\u00eb \u201ckonstatime t\u00eb k\u00ebtilla\u201d pat\u00ebn ardhur edhe autor\u00ebt e m\u00eb vonsh\u00ebm n\u00eb studimet e tyre. Imigrimi\u00a0 i planifikuar i musliman\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb \u201ctokat sllave\u201d jo vet\u00ebm q\u00eb detyroj largimin e bujq\u00ebve serb\u00eb, por edhe shkat\u00ebrroi mas\u00ebn kompakte serbe, duke shkaktuar oaza me popullsi t\u00eb p\u00ebrzjer\u00eb krishtiane-muslimane. Dhuna t\u00eb k\u00ebtilla, sipas autor\u00ebve serb\u00eb, n\u00eb \u201cSerbin\u00eb e Vjet\u00ebr\u201d vazhdojn\u00eb shekuj me radh\u00eb. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb nj\u00eb studimi q\u00eb pat b\u00ebr\u00eb Akademia Serbe e Shkencave, qenka kostatuar se gjat\u00eb shekullit t\u00eb 18\u00a0 e t\u00eb 19 nga Serbia e Vjet\u00ebr paskan emigruar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb Serbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb territorin Serb rreth gjys\u00ebm miljon\u00eb njer\u00ebs! Shp\u00ebrnguljet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha paskan qen\u00eb gjat\u00eb kryengritjeve serbe (1804-1815) dhe luft\u00ebrave serbo-turke (1876-1878). Popullsia e mbetur qe islamizuar. Si shembull merret Gora, Drenica, Prekorupla, Medvegja, e vende t\u00eb tjera. Konstatimet e k\u00ebtilla t\u00eb k\u00ebtij institucioni t\u00eb lart\u00eb shkencor jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb argumente dhe fakte t\u00eb falsifikuara, gj\u00eb q\u00ebmund t\u00eb shihet qart\u00eb n\u00eb studimet e autor\u00ebve t\u00eb huaj\u00eb ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizjen e popullat\u00ebs serb\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Sipas studiuesit\u00a0<strong>Bebler<\/strong>,serb\u00ebt nga trojet shqiptare nuk kan\u00eb emigruar nga dhuna e shqiptar\u00ebve si\u00e7 pretendojn\u00eb ata, por p\u00ebr shkak t\u00eb disfatave t\u00eb tyre q\u00eb i p\u00ebsuan nga luft\u00ebrat p\u00ebr okupimin e trojeve t\u00eb huaj\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb atyre shqiptare.<strong><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">Politika serbe mbi shkomb\u00ebtarizimin e shqiptar\u00ebve\u00a0 <\/span><\/strong><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">gjen mb\u00ebshtetje edhe tek autor\u00ebt maqedon\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Q\u00ebndrimi i politik\u00ebs shkomb\u00ebtarizuese serbe ndaj shqiptar\u00ebve sot gjen mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb nga akademik\u00ebt maqedonas, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs Enciklopedi maqedonase (p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit antishqiptar, kjo Enciklopedi kategorikisht u hodh posht\u00eb nga shqipatr\u00ebt )k\u00ebt\u00eb synojn\u00eb ta v\u00ebrtetojn\u00eb me fakte q\u00eb s\u2019kan\u00eb kurfar\u00eb mb\u00ebshtetje shkencore. N\u00eb fakt, kjo Enciklopedi, sipas vler\u00ebsimeve q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe politikan\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni e m\u00eb gjer\u00eb, shkakton nj\u00eb urrejtje nd\u00ebretnike (do t\u00eb thuhej edhe luft\u00ebnxit\u00ebse) n\u00eb mes shqiptar\u00ebve e maqedonasve.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>N\u00eb procesin e shkomb\u00ebtarizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk ka qen\u00eb angazhuar vet\u00ebm\u00a0 qeveria serbe, por edhe ajo maqedonase (sllavomaqedone). N\u00eb koh\u00ebn e fundit kur qeveria e k\u00ebtij shteti n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme po synon t\u00eb krijoj\u00eb historin\u00eb e popullit t\u00eb vet, vazhdimisht mundohet q\u00eb ta mohoj\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta. Shum\u00eb autor\u00eb maqedonas q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebsaj politike, me fakte dhe argumete t\u00eb falsifikuara orvaten q\u00eb t\u2019u tregojn\u00eb qarqeve politike e shkencore se shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni jan\u00eb t\u00eb ardhur nga viset malore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb shekullit t\u00eb\u00a0XVII\u00a0e t\u00eb\u00a0XVIII, kurse nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e tyre jan\u00eb maqedon\u00eb t\u00eb shqiptarizuar. Sipas tyre, shqiptar\u00ebt sot n\u00eb Maqedoni paraqesin nj\u00eb etnitet minoritar edhe pse i ka mbi 30%. Q\u00ebndrimet antishqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb posaformuar, q\u00eb akoma nuk ka emrin dhe simbolet e veta dhe q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb akoma i pranuar bot\u00ebrisht nga t\u00ebr\u00eb shtetet e jasht\u00ebm, shum\u00eb qart\u00eb jan\u00eb t\u00eb paraqitura n\u00eb Enciklopedin\u00eb fam\u00ebkeqe (edicion i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve Maqedone) e p\u00ebrkrahur dhe e financuar nga qeveria.<strong><\/strong><\/p>\n<p>Institucioni m\u00eb i lart\u00eb shkencor maqedonas, Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedone (ASHAM), q\u00ebndrimet e veta nacionaliste dhe antishqiptare, dhe \u201ckonstatimet\u201d se shqiptar\u00ebt jan\u00eb ardhacak\u00eb n\u00eb \u201ctrojet sllave\u201d dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb maqedon\u00eb t\u00eb shqipatrizuar,<strong>\u00a0<\/strong>pakurfar\u00eb mb\u00ebshtetje shkencore, n\u00eb k\u00ebt\u00eb Enciklopedi i ka shpallur haptas. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb sepse historiografia maqedone, pa edhe ajo slllave n\u00ebp\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00e7do her\u00eb popullin shqiptar aty ku jeton sot me shekuj, e ka quajtur si t\u00eb huaj dhe cil\u00ebsuar si nj\u00eb popull t\u00eb pacivilizuar, agresiv dhe okupues t\u00eb trojeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Akademik\u00ebt maqedonas p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn historike t\u00eb popullit shqiptar, pa kuarfar\u00eb dyshimi, jan\u00eb bazuar n\u00eb tezat e mir\u00ebnjohura antishqiptare t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve serb\u00eb dhe t\u00eb atyre maqedonas q\u00eb\u00a0kan\u00eb qen\u00eb me q\u00ebndrime proserbe. Pastaj jan\u00eb bazuar edhe n\u00eb politikan\u00ebt serb\u00eb q\u00eb historikisht, haptas kan\u00eb kryer nj\u00eb luft\u00eb antishqiptare, jovet\u00ebm n\u00eb trojet ku jetojn\u00eb sot shqiptar\u00ebt por edhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">Si i shikojn\u00eb autor\u00ebt e huaj q\u00ebndrimet serbosllave ndaj shqiptar\u00ebve<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq,\u00a0<strong>Mlladen Klemen\u00e7iq<\/strong>, nj\u00eb studiues i dalluar kroat n\u00eb fush\u00ebn shkencore, i cili \u00ebsht\u00eb munduar q\u00eb me fakte dhe argumente t\u00eb ndryshme t\u2019i nxjerr\u00eb n\u00eb shesh mashtrimet dhe falcifikimet e autor\u00ebve sllav\u00eb (serb\u00eb e maqedon\u00eb), n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb q\u00eb e pat b\u00ebr\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e fundit lidhur me pretendimet territoriale serbe ndaj vendeve fqinje, n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb i paraqet shkrimet e Vasa \u00c7ubrilloviq-it.<\/p>\n<p>\u00c7ubrilloviq-i, nj\u00eb ultranacionalist serb, n\u00eb \u201cstudimet shkencore\u201d, vend t\u00eb posa\u00e7\u00ebm i kushton problemit t\u00eb pakicave n\u00eb truallin e Jugosllavis\u00eb. Problem kryesor n\u00eb shtetin jugosllav, sipas tij, paraqiten shqiptar\u00ebt, e pastaj, pakicat e tjera. Pse ne vend t\u00eb par\u00eb i parashtron shqiptar\u00ebt? \u00c7far pengese i shkakton ky etnitet k\u00ebtij shqiptarofobi? K\u00ebto jan\u00eb disa pyetje q\u00eb mund t\u00eb parashtrohen, kur udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave e m\u00eb von\u00eb t\u00eb asaj komunisti (Titiste) qen\u00eb angazhuar n\u00eb zgjidhjen e problemit t\u00eb pakicave komb\u00ebtare q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e shtetit jugosllav.<\/p>\n<p>\u00c7ubrilloviq-i, problemin e shqiptar\u00ebve e shikon shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, n\u00ebnvizon Klemen\u00e7iq. Ky etnitet me num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh nga etnitetet e tjer\u00eb, n\u00eb trojet sllave paska dep\u00ebrtuar m\u00eb tep\u00ebr\u00a0 gjat\u00eb shekullit t\u00eb 17. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dep\u00ebrtimi i tyre paska qen\u00eb me dhun\u00eb. Popullata vendase serbe nuk ka mundur\u00a0 t\u2019i duroj\u00eb dot torturat dhe dhun\u00ebn\u00a0 e tep\u00ebrt, qe e detyruar t\u2019i l\u00ebshoj\u00eb vatrat e vjetra t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb shp\u00ebrngulet n\u00eb drejtim t\u00eb veriut, n\u00eb brendi t\u00eb Serbis\u00eb e n\u00eb vendet e tjera p\u00ebrreth. Shqiptar\u00ebt, ose \u201carnaut\u00ebt\u201d, si\u00e7 i quan ai shqiptar\u00ebt,\u00a0 filluan gradualisht t\u00eb vin\u00eb nga viset\u00a0malore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb veriore dhe t\u00eb vendosen n\u00eb fush\u00ebgropat pjellore t\u00eb Kosov\u00ebs e Metohis\u00eb. Madje, pat\u00ebn vazhduar n\u00eb veri n\u00eb drejtim t\u00eb Morav\u00ebs Per\u00ebndimore e Jugore, kurse n\u00eb jug duke kaluar mbi Malin Shar, pat\u00ebn zbritur n\u00eb fush\u00ebgrop\u00ebn e pjellsh\u00ebme t\u00eb Pollogut dhe n\u00eb lugin\u00ebn e Vardarit. Gjer n\u00eb shek. e 19, thot\u00eb \u00c7ubrilloviq-i, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qe formuar trek\u00ebnd\u00ebshi shqiptar. Ky etnitet i dhunsh\u00ebm i paska pushtuar tokat e pjellsh\u00ebme serbe gjer n\u00eb af\u00ebrsin\u00eb e Nishit. Pozicionimi i k\u00ebtill\u00eb i shqiptar\u00ebve t\u00eb ardhur i ndan tokat sllave, p\u00ebrkat\u00ebsisht vendet e Rashk\u00ebs nga Maqedonia, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u00a0lugina e Vardarit.<\/p>\n<p>\u00c7ubrilloviq-i m\u00ebtutje vazhdon: \u201cN\u00ebse i hedhim nj\u00eb sy hart\u00ebs gjeografike, shum\u00eb qart\u00eb do shihet se pakicat tona jan\u00eb t\u00eb ngulitura n\u00eb pozitat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike dhe strategjike\u201d.Sipas tij, pozita \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb e vendeve rreth malit Shar t\u00eb okupuara kryesisht nga arnaut\u00ebt (nocionin shqitar ai nuk e p\u00ebrdor sepse shqiptar\u00ebt nuk i njeh si t\u00eb till\u00eb) Q\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohej numri i shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb \u00c7ubrilloviq k\u00ebrkon q\u00eb qeveria serbe duhet t\u00eb angazhohet edhe n\u00eb procesin e shkomb\u00ebtarizimit t\u00eb k\u00ebtij etniteti antiserb.Nd\u00ebrkq, Klemen\u00e7iq-i thot\u00eb se ky autor serb k\u00ebt\u00eb e sqaron me faktin se k\u00ebto toka p\u00ebrreth Sharit jan\u00eb t\u00eb pozicionuara n\u00eb uj\u00ebndarjen e tre lumenj\u00ebve q\u00eb derrdhen n\u00eb tre dete. Ndaj, sipas tij, Kosova e Metohija, fusha e Pollogut me lugin\u00ebn e Vardarit, jan\u00eb me nj\u00eb strategji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb, por edhe p\u00ebr Maqedonin\u00eb. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj, Klemen\u00e7iq-i vjen n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim mjaft korrekt.Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb mund t\u00eb shihen n\u00eb shkrimet e \u00c7ubrilloviq-it, n\u00ebnvizon Klemen\u00e7iq, shum\u00eb qart\u00eb dallohen pretendimet ekspanzioniste t\u00eb politik\u00ebs serbe ndaj tokave shqiptare, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr inetresat serbe (\u00a0M. Klemen\u00e7iq:\u00a0\u201cVelikosrpska teritorijalna posezanja\u201d, Leksikografski \u00a0Zavod \u201cM. Krlezha\u201d, \u00a0Zagreb 1993).<\/p>\n<p><strong><span style=\"text-decoration: underline;\">Serb\u00ebt nuk krijuan dot hap\u00ebsira etnikisht t\u00eb past\u00ebrta<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Trualli i Ballkanit i populluar me nj\u00eb popullsi multietnike, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb i qet\u00eb. Aty \u00e7do her\u00eb ka patur konflikte nd\u00ebretnike dhe nd\u00ebrshtet\u00ebrore. Populli serb i ngulitur n\u00eb pjes\u00ebn qendrore t\u00eb k\u00ebtij gadishulli, duke pretendur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb hap\u00ebsira sa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb llogari t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb, vazhdimisht ka qen\u00eb nj\u00eb faktor destabilizues. N\u00eb projektet luft\u00ebnxit\u00ebse t\u00eb qeverive serbe t\u00eb koh\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb, nuk parashikohej vet\u00ebm grabitje e tokave t\u00eb huaja, por ato duhej t\u00eb ishin edhe etnikisht t\u00eb past\u00ebrta.<\/p>\n<p>Si rjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj parashtrohet pyetja: Vall Serbia me nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb okupuese fashiste-gjenocidale (nuk do t\u00eb ishte egzagjerim po t\u00eb thuhej edhe raciste) ja pat mb\u00ebrrijtur q\u00ebllimit t\u00eb vet? Me siguri, jo. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb flasin t\u00eb gjitha faktet historike ku mund t\u00eb shihet se asnj\u00eb vend q\u00eb serb\u00ebt e quajn\u00eb t\u00eb vetin, nuk \u00ebsht\u00eb i populluar vet\u00ebm me popullsi serb\u00eb, por edhe me etnitete t\u00eb tjera. T\u00eb gjitha luft\u00ebrat q\u00eb i shkaktoj n\u00eb tokat shqiptare, ose si\u00e7 i quan ajo, Serbi e Vjet\u00ebr, nuk pati dot mund\u00ebsi q\u00eb t\u2019i krijoj\u00eb etnikisht t\u00eb past\u00ebrta, por, p\u00ebrkundrazi, aty \u00ebsht\u00eb ritur popullsia shqiptare, kurse ajo serbe vazhdimisht ka mbetur pakic\u00eb.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb flet qart\u00eb edhe lufta e fundit n\u00eb Kosov\u00ebn martire, ku usht\u00ebria \u00e7etnike serbe dhe shum\u00eb nj\u00ebsite paramilitare me luft\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebme gjak\u00ebpir\u00ebse, masakruan nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe me qindra mij\u00eb me dhun\u00eb i d\u00ebbuan nga vatrat e tyre shekullore, vet\u00ebm me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim, ta riokupojn\u00eb Kosov\u00ebn etnikisht t\u00eb past\u00ebrt, q\u00eb aty t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mr.Fejzulla\u00a0ABDULLAI SHKOMB\u00cbTARIZIMI I SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb TROJET E OKUPUARA- NJ\u00cb NGA ALTERNATIVAT SLLAVE P\u00cbR KRIJIMIN E HAP\u00cbSIRAVE ETNIKISHT T\u00cb PAST\u00cbRTA Shikuar n\u00eb nj\u00eb restrospektiv\u00eb historike, popujt sllav\u00eb kurdoher\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb luft\u00eb ekspansioniste ndaj trojeve t\u00eb etniteteve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e kan\u00eb populluar Ballkanin. Lufta e tyre ka qen\u00eb e dyfisht\u00eb: e para, n\u00eb at\u00eb diplomatike-propagandistike&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-117","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=117"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/117\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":119,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/117\/revisions\/119"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}