{"id":1102,"date":"2012-06-20T20:48:50","date_gmt":"2012-06-20T20:48:50","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1102"},"modified":"2012-06-20T20:48:50","modified_gmt":"2012-06-20T20:48:50","slug":"vatra-pro-dhe-kunder-ahmet-zogut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1102","title":{"rendered":"\u201cVatra\u201d pro dhe kund\u00ebr Ahmet Zogut"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/Fatmira-Ramaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-1103\" title=\"Fatmira Ramaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/Fatmira-Ramaj-263x300.jpg\" alt=\"\" width=\"263\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/Fatmira-Ramaj-263x300.jpg 263w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/Fatmira-Ramaj.jpg 633w\" sizes=\"auto, (max-width: 263px) 100vw, 263px\" \/><\/a>Flet Profesore Fatmira Rama<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>R\u00ebnia e qeveris\u00eb Noli dhe riardhja e Zogut n\u00eb pushtet shkaktoi fillimisht nj\u00eb t\u00ebrmet n\u00eb gjirin e vatran\u00ebve, shoq\u00ebruar me nj\u00eb zhg\u00ebnjim t\u00eb thell\u00eb dhe me nj\u00eb preokupacion t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb.<!--more--><br \/>\nM\u00eb shum\u00eb se kudo n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare, n\u00eb gjirin e \u201cVatr\u00ebs\u201d u zhvillua nj\u00eb polemik\u00eb e ashp\u00ebr politike, gati spektakolare. Kjo p\u00ebr faktin se, \u201cVatra\u201d kishte mb\u00ebshtetur parimet liberal-demokrate si model qeverisjeje n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn ndikimin e demokracis\u00eb amerikane; grupimin e quajtur liberal-demokrat n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vet\u00eb opozit\u00ebn e qeverisjen Noli. Mb\u00ebshtetja kishte qen\u00eb shum\u00ebplan\u00ebshe: morale, politike dhe deri financiare.<br \/>\nSituatat u nd\u00ebrlikuan, p\u00ebr shkak t\u00eb autoritetit t\u00eb madh q\u00eb g\u00ebzonin Noli e Konica, t\u00eb kthyer gati n\u00eb mit n\u00eb komunitetin shqiptar t\u00eb Amerik\u00ebs, tashm\u00eb t\u00eb polarizuar n\u00eb kahe t\u00eb kund\u00ebrta politike. Por, edhe n\u00eb vorbull\u00ebn e ndikimeve t\u00eb emigracionit politik kund\u00ebrzogist dhe t\u00eb kund\u00ebrveprimit t\u00eb shpejt\u00eb dhe efikas t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Zogut, p\u00ebr neutralizimin e k\u00ebtij faktori. P\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb inforamcion p\u00ebr zhvillimet e \u201cVatr\u00ebs\u201d n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e saj ne zhvilluam nj\u00eb bis\u00ebd\u00eb me prof. Fatmira Ram\u00ebn<br \/>\n<strong><br \/>\nSi ka qen\u00eb lufta dhe afrimi i Zogut me \u201cVatr\u00ebn\u201d?<\/strong><br \/>\nKy proces ka disa faza n\u00eb zhvillimet e veta. Faza e par\u00eb, q\u00eb nuk zgjati asnj\u00eb vit, mund ta quajm\u00eb t\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb njohura reagimet e menj\u00ebhershme t\u00eb F.Konic\u00ebs dhe t\u00eb Komisionit t\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201d n\u00eb dhjetor 1924; thirrja e tyre drejtuar t\u00eb dy pal\u00ebve p\u00ebr pajtim komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb kompromis t\u00eb mundsh\u00ebm, duke ngritur nj\u00eb komision t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe organizimin e zgjedhjeve t\u00eb reja n\u00eb vend.<br \/>\nN\u00eb 11 janar 1925 Konica do t\u00eb zhvillonte nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb Boston me tematik\u00eb: \u201cNj\u00eb studim i v\u00ebrejtur historik dhe psikologjik t\u00eb problemeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Ai aty do t\u00eb pohonte se Noli mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gabime, por q\u00ebllimet e tij kishin qen\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebta, por se ata d\u00ebshironin nj\u00eb gj\u00eb: \u201ct\u00eb mos derdhej m\u00eb kot gjaku i popullit\u201d q\u00eb t\u00eb konsolidohej shteti i ri shqiptar dhe prosperitetin e tij. Kuvendi i 14 i \u201cVatr\u00ebs\u201d, i p\u00ebrsh\u00ebndetur edhe nga Noli u hap m\u00eb 12 korrik 1925. Ai zyrtarizoi tashm\u00eb politik\u00ebn e paanshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb pajtimit komb\u00ebtar, por duke i l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kryesis\u00eb\u201d q\u00eb n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb gjykonte si m\u00eb mir\u00eb\u201d.<br \/>\nPolitika e paanshm\u00ebris\u00eb, si nj\u00eb rrym\u00eb mbizot\u00ebruese n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend u p\u00ebrball me dy rryma t\u00eb tjera: p\u00ebr nj\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb qeveris\u00eb Zogu pa asnj\u00eb kompromis dhe tjetra p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e regjimit t\u00eb ri n\u00eb Shqip\u00ebri, por jo me metodat e diskriminimit dhe t\u00eb denigrimit t\u00eb atyre, q\u00eb mendonin a vepronin ndryshe.<br \/>\n<strong><br \/>\n\u00c7far\u00eb k\u00ebrkoi \u201cVatra\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb\u201d?<\/strong><br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb \u201cVatra\u201d dhe \u201cDielli\u201d mbajt\u00ebn q\u00ebndrim ndaj veprimeve t\u00eb dhunshme ndaj forcave civile dhe xhandarm\u00ebris\u00eb n\u00eb vend, n\u00eb kuadrin e gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme. U k\u00ebrkua \u201cheqja dor\u00eb nga gjakmarrja ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, nj\u00eb amnisti e p\u00ebrgjithshme, nj\u00eb kabinet koalicioni\u201d etj.<br \/>\n\u201cVatra\u201d u shpreh fillimisht q\u00eb nuk do t\u00eb merrte pjes\u00eb zyrtarisht n\u00eb protestat dhe mitingjet q\u00eb po organizonin shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs kund\u00ebr marr\u00ebveshjeve p\u00ebr Sh\u00ebn Naumin dhe Vermoshin dhe koncesionit t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebr Shoq\u00ebrin\u00eb Anglo-Persiane. Por Komisioni drejtues n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb posa\u00e7me vendosi, \u201cq\u00eb t\u2019u jap\u00eb shqiptar\u00ebve leht\u00ebsirat e duhura p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb miting t\u00eb till\u00eb\u201d. \u201cDielli\u201d shkruajti se mitingu i Bostonit me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje prej 600 vet\u00ebsh, u mbajt jo prej \u201cVatr\u00ebs\u201d, por si grup shqiptar, \u201csi pjes\u00eb e opinionit publik t\u00eb lir\u00eb\u201d.<br \/>\n<strong><br \/>\n\u00c7far\u00eb vinte n\u00eb dukje \u201cVatra\u201d pas k\u00ebtij momenti?<\/strong><br \/>\nPor n\u00eb fillim t\u00eb majit 1925 n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ashp\u00ebr drejtuar Zyr\u00ebs s\u00eb Shtypit Shqiptar rreth k\u00ebtij mitingu, \u201cVatra\u201d vinte n\u00eb dukje se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ishte garantuar liria e fjal\u00ebs dhe e shtypit, se burgjet ishin mbushur me njer\u00ebz, p\u00ebr vrasje pa urdh\u00ebr e gjykata t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve, p\u00ebr Sh\u00ebn Naumin, etj.<br \/>\nAjo p\u00ebrs\u00ebriste q\u00ebndrimin e njohur tashm\u00eb t\u00eb saj, se ishte armike e nj\u00eb kryengritjeje t\u00eb re, se d\u00ebshironte q\u00eb qeveria t\u00eb forcohej \u201cpor jo me padrejt\u00ebsira, me vrasje, me kle\u00e7ka dhe intriga p\u00ebr t\u00eb huajt\u201d. \u201cMund t\u00eb forcohet, &#8211; shtonte ajo, &#8211; vet\u00ebm me nj\u00eb marr\u00ebveshje me t\u00eb gjitha partit\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb amnistis\u00eb pa prapamendim dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u201cVatra\u201d krahas hapjes s\u00eb nj\u00eb fushate ndihm\u00ebse p\u00ebr t\u00eb m\u00ebrguarit politik, d\u00ebrgoi nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebn Naumin n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Lidhjen e Kombeve dhe pran\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Paris.<\/p>\n<p><strong>Kur filloi \u201cVatra\u201d t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb qeverin\u00eb e Zogut?<\/strong><br \/>\nN\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1925, \u201cVatra\u201d nga pozita e paanshm\u00ebris\u00eb kaloi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb angazhim aktiv politik, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Zogut. Duket se d\u00ebrgimi i Fazlli Frash\u00ebrit nga Zogu n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb pranver\u00eb 1925 dhe bisedimet e tij me \u201cVatr\u00ebn\u201d dhe personalisht me Faik Konic\u00ebn, kryetarin e saj, ia arriti q\u00ebllimit. Por k\u00ebtu ndikoi dhe hapja e nj\u00eb debati t\u00eb fort\u00eb mes t\u00eb m\u00ebrguarve politik\u00eb Qazim Kuculi, Sotir Peci, Ali K\u00eblcyra, Fan Noli etj., me Faik Konic\u00ebn dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij. Por dhe largimi i shum\u00eb vatran\u00ebve, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb, ngritja e klubit politik n\u00eb \u00cborcester pran\u00eb gazet\u00ebs Imigranti\u201d n\u00eb shtator 1925 dhe m\u00eb pas e Federat\u00ebs \u201cBijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d me organin e vet \u201cIdealisti\u201d, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta n\u00eb sulme t\u00eb ashpra ndaj tij. N\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb tij n\u00eb tetor 1925, Konica e quajti Revolucionin e Qershorit nj\u00eb<br \/>\nkryengritje ushtarake dhe nj\u00eb grusht shteti, duke insistuar \u201cq\u00eb t\u00eb fshihen t\u00eb shkuarat dhe t\u00eb niset nj\u00eb jet\u00eb e re politike\u201d. Por ai kaloi n\u00eb caqe t\u00eb pashkelura m\u00eb par\u00eb nga \u201cVatra\u201d, duke i akuzuar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, t\u00eb etiketuar sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare, \u00e7ka u pasua nga shkrime t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre n\u00eb faqet e \u201cDiellit\u201d. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur d\u00ebrguar Konic\u00ebs n\u00eb tetor 1925, botuar te \u201cDielli\u201d me miratimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit, autori e akuzonte at\u00eb se, kishte shkelur politik\u00ebn e paanshm\u00ebris\u00eb, duke mbajtur hapur politik\u00ebn e nj\u00eb partie, q\u00eb m\u00eb par\u00eb e kishte stigmatizuar; se goditi pa m\u00ebshir\u00eb Luigj Gurakuqin kur ai u vra; se shkrimet e tij nuk mund t\u00eb njollosnin Nolin dhe se dhelpra dinake Zogu e shtiu edhe at\u00eb n\u00eb grack\u00eb\u201d. T\u00eb tjer\u00eb, shpreh\u00ebn dizaprovimin e tyre p\u00ebr paragjykimet dhe diskriminimin ndaj atyre q\u00eb mendonin ndryshe. \u201cJu, &#8211; i drejtohej nj\u00eb<br \/>\nlet\u00ebrshkrues, -si kryefol\u00ebs i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, detyroheni t\u00eb mos diskriminoni nj\u00eb grup njer\u00ebzish, kur ne kemi dashur ta eliminojm\u00eb fen\u00eb nga \u00e7\u00ebshtja\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb t\u00eb rejash solli Kuvendi i vitit 1926?<\/strong><br \/>\nKuvendi i 16, n\u00eb qershor 1926, zgjodhi si kryetar Arqile Tasen dhe kryetar nderi Faik Konic\u00ebn, tashm\u00eb minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Uashington. Aty u miratua pas debateve t\u00eb shumta nj\u00eb kanunore apo rregullore e re, e cila vulosi politik\u00ebn e re t\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201d. Sipas nyjeve 6,7, 8 dhe 9 u vendos t\u00eb p\u00ebrjashtoheshin ata q\u00eb besonin n\u00eb p\u00ebrmbysjen e guvern\u00ebs me mjete revolucionare apo t\u00eb pakanunshme, q\u00eb kishin marr\u00ebdh\u00ebnie me revolucionar\u00eb t, ose q\u00eb i p\u00ebrkrahnin ata; ata q\u00eb kishin zakon t\u00eb kund\u00ebrshtonin ose q\u00eb grindeshin, q\u00eb shanin zyrtar\u00ebt e \u201cVatr\u00ebs\u201d etj.<br \/>\nQ\u00eb k\u00ebtu nisi faza e monopolizimit t\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201d nga krer\u00ebt, ku ndikimi i trupit diplomatik shqiptar u rrit s\u00eb tep\u00ebrmi, ku mendimi ndryshe megjith\u00ebse gjeti gjithnj\u00eb vend n\u00eb faqet e \u201cDiellit\u201d, u quajt herezi dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb u etiketuan \u201cantivatran\u00eb dhe armiq t\u00eb atdheut\u201d. Ky kurs \u00e7oi n\u00eb prishjen e shum\u00eb deg\u00ebve dhe largimin e nj\u00eb pjese jo t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb vatran\u00ebve, apo p\u00ebrjashtimin e tyre. Rregullorja e re q\u00eb u d\u00ebrgua p\u00ebr diskutim e miratim n\u00eb deg\u00ebt e \u201cVatr\u00ebs\u201d, u miratua n\u00eb tetor 1926 nga 18 deg\u00eb, \u00e7ka fliste p\u00ebr kund\u00ebrshtimet, p\u00ebr abstenimet, apo prishjen e shum\u00eb deg\u00ebve, kur \u201cVatra\u201d n\u00eb dhjetor 1924 kishte pasur 83 deg\u00eb dhe me qindra an\u00ebtar\u00eb.<br \/>\nKund\u00ebrshtar\u00ebt e Rregullores s\u00eb re theksuan se, ajo shkelte mendimet e lira dhe principet demokratike mbi t\u00eb cilat \u201cVatra\u201d ishte themeluar. Peter Kolonja n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar Mithat Frash\u00ebrit n\u00eb dhjetor 1927 p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb e informonte se: \u201cgjendja e shqiptar\u00ebve n\u00eb gjirin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e keqe &#8230; , nj\u00eb ftoht\u00ebsi dhe p\u00ebr\u00e7arje mbret\u00ebron. Jemi p\u00ebrpjekur koh\u00ebt e fundit t\u00eb &#8230;. sjellim nj\u00eb bashki, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zorshme\u201d.<br \/>\n<strong><br \/>\nMund t\u00eb na flisni pak p\u00ebr faz\u00ebn e tret\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Si faz\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb luft\u00ebs politike n\u00eb gjirin e \u201cVatr\u00ebs\u201d do t\u00eb p\u00ebrkufizonim vitet 1928-1936, q\u00eb karakterizohen sa nga politikat ekstreme ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve, aq edhe nga p\u00ebrpjekjet e m\u00ebdha p\u00ebr bashkim. Thirrjet e vatran\u00ebve n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d jan\u00eb t\u00eb shumta, me plot nostalgji p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e \u201cVatr\u00ebs\u201d. \u201cAjo koh\u00eb, &#8211; shkruante nj\u00eb vatran, &#8211; duket si \u00ebnd\u00ebrr tani &#8230;, por kemi shpres\u00eb q\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb realizohet dhe t\u2019ja marrim edhe nj\u00eb her\u00eb k\u00ebng\u00ebs si m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebrgjithnj\u00eb&#8230; . Le t\u2019i lem\u00eb m\u00ebrit\u00eb personale\u201d. Kuvendi i 17-t\u00eb i \u201cVatr\u00ebs\u201d n\u00eb korrik 1928 u quajt kuvendi i bashkimit. Pas nj\u00eb diskutimi t\u00eb gjat\u00eb u mor vendimi i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb t\u00eb pranoheshin p\u00ebrs\u00ebri ish an\u00ebtar\u00ebt e larguar a t\u00eb p\u00ebrjashtuar, por vet\u00ebm ata \u201cq\u00eb sot jan\u00eb penduar dhe binden n\u00eb kanunore t\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201d. Por, kjo vet\u00ebm se uli disi tonet n\u00eb debatet politike, kur me shpalljen<br \/>\ne Monarkis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri lind\u00ebn probleme t\u00eb reja nga element\u00ebt me parime republikane. Ata nuk pranuan q\u00ebndrimin e \u201cVatr\u00ebs\u201d, e cila quajti t\u00eb rregullt shnd\u00ebrrimin e regjimit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstitucionale, dhe e quajti kund\u00ebrshtimin t\u00eb paarsyesh\u00ebm dhe t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb u shtuan z\u00ebrat e vatran\u00ebve, q\u00eb \u201cVatra\u201d t\u00eb kthehej thjesht n\u00eb nj\u00eb organ arsimor, apo tregtar, por q\u00eb nuk gjet\u00ebn terren.<\/p>\n<p><strong>Kjo \u00ebsht\u00eb periudha kur \u201cVatra\u201d filloi t\u00eb rrudhesh?<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse \u201cVatra\u201d po tkurrej gjithnj\u00eb, t\u00eb ardhurat e saj po pak\u00ebsoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike dhe ajo ishte futur n\u00eb borxhe, bashkimi i duhur nuk po arrihej. Madje, n\u00eb sh\u00ebnimet editoriale t\u00eb \u201cDiellit\u201d u duk\u00ebn dhe nota k\u00ebrc\u00ebnuese, ndaj atyre q\u00eb mendonin a vepronin ndryshe. U b\u00ebn\u00eb thirrje, q\u00eb t\u00eb mos u jepeshin pasaporta k\u00ebtyre element\u00ebve n\u00eb Zyr\u00ebn e Kosnullat\u00ebs, apo iu b\u00eb thirrje qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb t\u2019ua priste bursat t\u00eb dy motrave t\u00eb Kostandin Tashkos, q\u00eb studionin n\u00eb Paris.<br \/>\nKjo politik\u00eb shqet\u00ebsoi Tiran\u00ebn zyrtare, q\u00eb kishte vendosur tashm\u00eb raporte t\u00eb qeta me Fan Nolin, q\u00eb nga fillimi i vitit 1934. N\u00eb Tiran\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb disa amnisti ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb dhe n\u00eb Amerik\u00eb kishin shkrir\u00eb akujt n\u00eb mes Nolit dhe Konic\u00ebs. Shum\u00eb shkrime, fakte, kujtime, flasin p\u00ebr rolin negativ t\u00eb konsullit Georg Prifti. Por nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb bind\u00ebs as roli i Faik Konic\u00ebs n\u00eb k\u00ebto rrjedha, i cili p\u00ebr shkaqe personale, kishte k\u00ebrkuar disa her\u00eb zyrtarisht pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme q\u00eb t\u00eb mbaheshin q\u00ebndrime ndaj t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb.<br \/>\nN\u00eb qershor 1935 Kuvendi i 20-t\u00eb i \u201cVatr\u00ebs\u201d vendosi t\u00eb shpallte nj\u00eb amnisti t\u00eb p\u00ebrgjithshme me disa p\u00ebrjashtime dhe t\u00eb ftohej Noli t\u00eb vinte n\u00eb Kuvend, i cili \u201cp\u00ebr arsye t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb tij neutrale\u201d nuk vajti. Por, r\u00ebnia e \u201cVatr\u00ebs\u201d vazhdoi. N\u00eb n\u00ebntor 1935 \u201cDielli\u201d shkruante: \u201cBesojm\u00eb se tani e kuptuam t\u00eb gjith\u00eb se kurdoher\u00eb p\u00ebr\u00e7arjet jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e vendit dhe t\u00eb l\u00ebvizjes shoq\u00ebrore\u201d. B\u00ebhej thirrje p\u00ebr t\u00eb harruar m\u00ebrit\u00eb, \u201czihjet e shkuara politike\u201d p\u00ebr t\u2019u mbledhur tok n\u00ebn hijen e \u201cVatr\u00ebs\u201d.<br \/>\n<strong>M\u00eb 14 janar 1936, kreditori i \u201cVatr\u00ebs\u201d konsulli G.Prifti, i mbylli dyert e \u201cVatr\u00ebs\u201d<\/strong> p\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit t\u00eb borxheve, e hodhi n\u00eb gjyq at\u00eb dhe mori n\u00eb dor\u00eb arshivat, koleksionin e \u201cDiellit\u201d, shtypshkronj\u00eb n dhe bondet e huas\u00eb shtet\u00ebrore. \u201cJemi t\u00eb bindur, &#8211; shkruante \u201cDielli\u201d, &#8211; se ky lajm do t\u00eb bjer\u00eb si bomb\u00eb mes vatran\u00ebve &#8230;. Sot \u201cVatra\u201d po pret me minut\u00eb shp\u00ebtimin e saj. Mos e lini t\u00eb mbyllet\u201d. <strong>Ishin vatran\u00ebt e Detroidit dhe t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb tjera q\u00eb e shp\u00ebtuan \u201cVatr\u00ebn\u201d nga borxhet dhe Kuvendi i 21, i mbajtur nd\u00ebrkoh\u00eb, vendosi q\u00eb \u201cVatra\u201d t\u00eb largohej n\u00eb Detroit me kryetar Andrea Elia. Ata shp\u00ebtuan dhe arshiv\u00ebn dhe koleksionin e \u201cDiellit\u201d dhe deri n\u00eb prill 1939 funksionuan paralelisht dy \u201cVatra\u201d dhe dy gazeta \u201cDielli\u2019, n\u00eb Detroit dhe tjetra n\u00eb Boston e riorganizuar m\u00eb pas, ku secila em\u00ebrtohej si trash\u00ebgimtare e v\u00ebrtet\u00eb e \u201cVatr\u00ebs\u201d. \u201cVatra\u201d e Detroidit<br \/>\narriti n\u00eb konkluzionin se \u201cVatra\u201d nuk u pengua nga kriza ekonomike se sa nga ajo politike, se p\u00ebr\u00e7arjet dhe grindjet nuk kishin qen\u00eb ve\u00e7se ndryshime mendimesh politike, se p\u00ebr\u00e7arjet ishin t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e vendit dhe l\u00ebvizjen shoq\u00ebrore dhe se \u201cVatra\u201d ishte b\u00ebr\u00eb viktim\u00eb e politikave personale. Konsiderata k\u00ebto, me t\u00eb cilat jemi plot\u00ebsisht dakord.<\/strong><\/p>\n<p><strong><br \/>\nNdoshta vitit 1937 mbetet viti me risi n\u00eb jet\u00ebn e saj?<\/strong><br \/>\nN\u00eb mars 1937, qeveria shqiptare d\u00ebrgoi pran\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs Aqif pash\u00eb P\u00ebrmetin dhe Kristo Kirk\u00ebn, ish vatran\u00eb t\u00eb njohur tashm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, me mesazhin e bashkimit. N\u00eb mars 1938 n\u00eb Ritz Carlton Hotel, n\u00eb pritjen e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb princeshave Zogu, mor\u00ebn pjes\u00eb dhe delegat\u00eb nga Detroidi dhe Bostoni. Njeriu m\u00eb pran\u00eb Zogut, Abdurrahman Krosi shprehu edhe nj\u00eb her\u00eb d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u00eb dy \u201cVatrat\u201d t\u00eb bashkoheshim me qend\u00ebr n\u00eb Boston. Por kjo do t\u00eb arrihej vet\u00ebm me pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nPor, megjithat\u00eb ky institucion i famsh\u00ebm i shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs dhe i mbar\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, mbijetoi dhe megjith\u00eb k\u00ebto andralla ia doli t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d, t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb larmish\u00ebm shum\u00ebplan\u00ebsh dhe t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb forcimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Ajo mbeti nj\u00eb vat\u00ebr e v\u00ebrtet\u00eb komb\u00ebtare, si nj\u00eb gjymtyr\u00eb organike e atdheut, duke p\u00ebrjetuar t\u00eb gjitha stuhit\u00eb politike q\u00eb e p\u00ebrshkuan at\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb koincidenc\u00eb tep\u00ebr dometh\u00ebn\u00ebse, q\u00eb shteti shqiptar i pavarur dhe \u201cVatra\u201d, festojn\u00eb s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb vit 100-vjetorin e tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0Bisedoi: Albert Zholi<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flet Profesore Fatmira Rama &nbsp; R\u00ebnia e qeveris\u00eb Noli dhe riardhja e Zogut n\u00eb pushtet shkaktoi fillimisht nj\u00eb t\u00ebrmet n\u00eb gjirin e vatran\u00ebve, shoq\u00ebruar me nj\u00eb zhg\u00ebnjim t\u00eb thell\u00eb dhe me nj\u00eb preokupacion t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1102","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1102"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1102\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1104,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1102\/revisions\/1104"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}