{"id":1090,"date":"2012-06-20T00:04:52","date_gmt":"2012-06-20T00:04:52","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1090"},"modified":"2012-06-20T00:05:32","modified_gmt":"2012-06-20T00:05:32","slug":"zbulohet-dokumenti-pavaresia-u-kerkua-qe-ne-vitin-1828","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1090","title":{"rendered":"Zbulohet dokumenti: Pavar\u00ebsia u k\u00ebrkua q\u00eb n\u00eb vitin 1828 !"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/Logo-e-100-vjetorit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1091\" title=\"Logo e 100 vjetorit\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/Logo-e-100-vjetorit.jpg\" alt=\"\" width=\"320\" height=\"241\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/Logo-e-100-vjetorit.jpg 320w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/Logo-e-100-vjetorit-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 320px) 100vw, 320px\" \/><\/a><strong>Nga : Atdhe Berisha<\/strong><br \/>\nDokumente t\u00eb reja mbi p\u00ebrpjekjet e shqiptar\u00ebve p\u00ebr pavar\u00ebsi. Zbulimet m\u00eb t\u00eb fundit nga fondi Hatt-i H\u00fcmay\u00fcn (Arkivi Osman i Kryeministris\u00eb, Stamboll)<br \/>\nQyteti i Beratit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qendrat urbane m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb periudh\u00ebs osmane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fat historik gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, nj\u00eb rol vendimtar ka luajtur pozicioni i tij gjeografik si qendra kryesore dhe m\u00eb e fortifikuar e prapatok\u00ebs s\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs.<!--more--> Megji-th\u00ebse sanxhaku osman em\u00ebrtohej sanxhaku i Vlor\u00ebs, qendra administrative e tij ishte Berati.Ky fenomen p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast specifik n\u00eb historin\u00eb e institucioneve dhe administrimit territorial osman. Ai ka lidhje jo vet\u00ebm me pozicionin gjeografik t\u00eb qytetit t\u00eb Beratit n\u00eb raport me Vlor\u00ebn-port, por edhe t\u00eb Vlor\u00ebs si \u00e7el\u00ebsi i Otrantos dhe nj\u00eb nga pikat kryesore t\u00eb planifikuara p\u00ebr nisjen e inkursioneve ushtarake nga Per\u00ebndimi kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane. P\u00ebr pasoj\u00eb, qendra e sanxhakut administrativisht u zhvendos nga Vlora n\u00eb Berat, e bashk\u00eb me t\u00eb edhe elita drejtuese e k\u00ebtij sanxhaku.<br \/>\nPozicioni gjeografik i Beratit, kur analizohet n\u00eb raport edhe me viset e tjera t\u00eb brendshme shqiptare dhe me rrug\u00ebt e komunikimit dhe t\u00eb tregtis\u00eb e rriti edhe m\u00eb shum\u00eb pesh\u00ebn e k\u00ebtij qyteti, madje krijoi premisat q\u00eb ky qytet t\u00eb njihte at\u00eb zhvillim q\u00eb mund t\u00eb thuhet se ishte klasik gjat\u00eb periudh\u00ebs osmane.<br \/>\nNd\u00ebrsa n\u00eb urdhrat dhe dekretet e sulltanit q\u00eb niseshin nga Stambolli p\u00ebr t\u00eb identifikuar k\u00ebt\u00eb qytet, zyrtarisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur emri Belgradi shqiptar (Arnavud Belgradi), n\u00eb dokumentacionin q\u00eb mbahej n\u00eb vend, autoritetet lokale t\u00eb tij qytetin e identifikonin thjesht me termin Berat. Ky identifikim ishte m\u00eb se i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shquar Beligradin shqiptar nga Beligradet e tjera ku osman\u00ebt shtrinin sundimin e tyre: Belgradi i Danubit (Beogradi i sot\u00ebm); Stolni Belgrad n\u00eb Hungari dhe Beogradi i Transilvanis\u00eb.<br \/>\nBerati shqiptar duke filluar nga mesi i shek. XVIII dhe m\u00eb pas n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shek. XIX ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politik\u00ebs lokale shqiptare. I administruar nga krer\u00eb t\u00eb familjes dinastike Vlora, ai u ka rezistuar fuqish\u00ebm poleve ekonomike e politike, Shkodr\u00ebs dhe Janin\u00ebs, respektivisht kryeqendrat e pashall\u00ebqeve t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe Janin\u00ebs.<br \/>\nNj\u00eb burim vend\u00ebs, Alipashaiada e Haxhi Shehrretit, na d\u00ebshmon mjaft qart\u00eb se Ali Tepelena, nd\u00ebrsa ishte nj\u00eb kandidat q\u00eb mbartte ambicien p\u00ebr t\u00eb rivendosur autoritetin e t\u00eb atit, erdhi n\u00eb Berat p\u00ebr t\u00eb biseduar me Ahmet Kurt Pash\u00ebn, dh\u00ebnd\u00ebr n\u00eb familjen Vlora.<br \/>\nAq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb plan strategjik p\u00ebr mbrojtjen dhe administrimin e viseve shqiptare ishte Berati, sa Ali Pasha nd\u00ebrsa organizoi mbrojtjen e tij finale, birin e tij t\u00eb bindur, Myftarin, e caktoi n\u00eb Berat. Kurse shteti osman n\u00eb vitet post-Ali Pasha p\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs q\u00eb kishte marr\u00eb si kryeqend\u00ebr e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr shk\u00ebputje, n\u00eb dokumente emrin e Beratit e shoq\u00ebronte me shprehjen \u00e7el\u00ebsi i Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nFondi Hatt-i H\u00fcmay\u00fcn (Arkivi Osman i Kryeministris\u00eb, Stamboll) \u00ebsht\u00eb plot me dokumente q\u00eb pasqyrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kronologjike dhe sistematike ecurin\u00eb e zhvillimeve politike n\u00eb viset shqiptare. N\u00eb dokumentet e k\u00ebtij fondi terminologjia e p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb identifikuar zhvillimet politike n\u00eb trevat shqiptare n\u00eb vitet \u201920 t\u00eb shek. XIX dhe cil\u00ebsimet p\u00ebr elit\u00ebn separatiste shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato q\u00eb autoritetet m\u00eb t\u00eb larta osmane kan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr zhvillimet politike q\u00eb po ndodhnin paralelisht n\u00eb Peloponez dhe p\u00ebr krer\u00ebt e kryengritjes greke.<br \/>\nVet\u00ebm pak pas vrasjes s\u00eb Ali Pash\u00ebs, nj\u00eb prej krer\u00ebve t\u00eb kryengritjes greke, Teodor Kollokotroni, i drejton nj\u00eb let\u00ebr greqisht (dok. 39917-R), ku i k\u00ebrkon q\u00eb ata t\u00eb t\u00ebrhiqen nga pozicionet e tyre si krer\u00eb t\u00eb trupave luftarake p\u00ebr llogari t\u00eb shtetit osman (1822). Nga ana tjet\u00ebr, pinjoll\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb familjeve shqiptare si Ismail bej Vlora(gjyshi i Ismail Qemalit), t\u00eb cil\u00ebt i ndiqnin nga af\u00ebr zhvillimet politike n\u00eb rajon dhe sidomos n\u00eb Peloponez, u larguan shum\u00eb her\u00ebt nga fronti i luftimeve osmano-greke (dok. 33837 B) dhe m\u00eb pas, duke par\u00eb ecurin\u00eb e zhvillimeve politike n\u00eb Greqin\u00eb e re q\u00eb po lindte, ishte po ai q\u00eb m\u00eb 29 n\u00ebntor 1828 i d\u00ebrgon nj\u00eb let\u00ebr krer\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u2019u mbledhur n\u00eb qytetin e Beratit dhe p\u00ebr t\u00eb diskutuar fatin e shqiptar\u00ebve n\u00eb drit\u00ebn e zhvillimeve t\u00eb reja gjeopolitike (dok. 21436\/A-B):<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthimi n\u00eb osmanisht i letr\u00ebs s\u00eb Ismail bej Vlor\u00ebs d\u00ebrguar Hasan Ag\u00ebs dhe Abdyl Ag\u00ebs, shkruar n\u00eb dat\u00ebn 29 t\u00eb muajit Te?rin-i Sani \/ 29 n\u00ebntor 1828:<br \/>\nPas komunikimit t\u00eb rangut tuaj, po ju b\u00ebj me dije se, ngaq\u00eb guvernatori i Rumelis\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me fillimin e sulmeve nga t\u00eb gjitha an\u00ebt prej komit\u00ebve grek\u00eb, shqiptar\u00ebt kan\u00eb ardhur nga \u00e7do an\u00eb dhe jan\u00eb grumbulluar n\u00eb Janin\u00eb, dhe prej k\u00ebndej, n\u00ebn drejtimin e Sulejman bej Konic\u00ebs, Tahir aga Abazit, Veli aga Grebenes\u00eb dhe agallar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, jan\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb veprojn\u00eb mbi komit\u00ebt e lartp\u00ebrmendur. Meqen\u00ebse q\u00ebllimet dhe veprimet e guvernatorit t\u00eb lartp\u00ebrmendur ndaj Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbrapshta, p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb valiun n\u00eb gjum\u00eb (le t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Janin\u00eb), dhe p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb hallet e Shqip\u00ebris\u00eb, ashtu si\u00e7 do mblidhemi atje, t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb qytetin e Beratit p\u00ebr t\u00eb projektuar dhe miratuar (q\u00ebndrimin q\u00eb duhet mbajtur p\u00ebr) t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Vet\u00ebm se (n\u00eb Berat duhet shkuar) me nj\u00eb kusht q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne (t\u00eb paraqitemi si) bij t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb \u00e7liruar prej \u00e7do lloj var\u00ebsie.<br \/>\nGuvernatori i Rumelis\u00eb ne t\u00eb mos na \u00e7oj\u00eb n\u00eb Virlestene (Velestino ?), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb na p\u00ebrdor\u00eb sikur t\u00eb ishim n\u00eb situat\u00eb mobilizimi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm (ushtarak) t\u00eb Rumelis\u00eb, dhe t\u00eb na m\u00ebsoj\u00eb (se si duhet t\u00eb reagojm\u00eb; k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn) ngaq\u00eb ju jeni paria e vendit dhe njer\u00ebz q\u00eb u shkon fjala n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nMos u nxitoni p\u00ebr t\u2019i shkat\u00ebrruar dhe asgj\u00ebsuar komit\u00ebt (grek\u00eb), pasi sikurse e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, ajo q\u00eb po ndodh me pun\u00ebt e grek\u00ebve do t\u00eb na ndodh\u00eb edhe ne. Q\u00eb pun\u00ebt e popullit shqiptar t\u00eb rregullohen ashtu si\u00e7 duhet dhe t\u00eb merren n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb, jam marr\u00eb vesh dhe kam r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb me Silahdar (Zylyftar) Pod\u00ebn, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb gruaje q\u00eb \u00ebsht\u00eb kush\u00ebrir\u00eb e jona. Ngaq\u00eb edhe ju jeni pjes\u00eb e paris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, hapini mir\u00eb syt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur atdheun\/vatanin ton\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, kur pun\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb rregullohen dhe t\u00eb merren n\u00ebn garanci dhe kur t\u2019i kemi zgjidhur t\u00eb gjitha problemet tona (me shtetin osman), me ndihm\u00ebn e Zotit t\u00eb Madh i rregullojm\u00eb ne pun\u00ebt e grek\u00ebve.<br \/>\nPo ju shkruaj q\u00eb jam n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes suaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem.<br \/>\nMe shkall\u00ebn e njohjes q\u00eb kemi deri m\u00eb sot, Kuvendi i Beratit, i dhjetorit 1828, duhet sh\u00ebnuar si tentativa e par\u00eb e organizuar e elit\u00ebs shqiptare p\u00ebr shk\u00ebputje nga shteti osman dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti shqiptar. Ky dokument na d\u00ebshmon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment delikat edhe elita shqiptare e koh\u00ebs po k\u00ebrkonte rrug\u00ebt dhe m\u00ebnyrat p\u00ebr nj\u00eb pozicionim t\u00eb ri t\u00eb shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa kishte filluar procesi i rib\u00ebrjes s\u00eb rajonit, proces q\u00eb do t\u00eb zgjaste m\u00eb se nj\u00eb shekull.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto kushte, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb perceptojm\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb drejt shkall\u00ebn e emancipimit politik t\u00eb elit\u00ebs shqiptare: ky emancipim \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb natyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shkakun se ndon\u00ebse me osman\u00ebt elita shqiptare ndante t\u00eb nj\u00ebjtin besim fetar dhe g\u00ebzonte pushtet ekonomik, politik dhe ushtarak n\u00ebn ombrell\u00ebn osmane, ky dokument d\u00ebshmon se p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj qartazi mendojn\u00eb p\u00ebr shk\u00ebputje nga Perandoria Osmane. Madje, edhe termi vatan, i p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, nga nj\u00eb term tradicionalisht i p\u00ebrdorur n\u00eb gjuh\u00ebn politike t\u00eb Islamit n\u00eb kuptimin atdhe i myslyman\u00ebve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument p\u00ebrdoret me kuptimin atdhe komb\u00ebtar (patria). Ndoshta ky dokument \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb par\u00ebt n\u00eb gjuh\u00ebn politike osmane kur ky term p\u00ebson nj\u00eb ndryshim t\u00eb till\u00eb semantik.<br \/>\nElita shqiptare kishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull q\u00eb de facto e kishte \u201cshijuar\u201detap\u00ebn e vet\u00ebqeverisjes n\u00ebn ombrell\u00ebn osmane. Vet\u00eb pashall\u00ebqet n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ishin modeli ekstrem i vet\u00ebqeverisjes s\u00eb realizuar nga individ\u00eb (Ali Pasha) apo familje (Pashall\u00ebku i Bushatllinjve). Nd\u00ebrkoh\u00eb, mbiemrat e shum\u00eb personaliteteve t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, n\u00eb fakt jan\u00eb mbiemrat e familjeve t\u00eb m\u00ebdha shqiptare, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb s\u00eb cilave mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrmbushjen e misionit komb\u00ebtar dhe ngritjen e shtetit shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga : Atdhe Berisha Dokumente t\u00eb reja mbi p\u00ebrpjekjet e shqiptar\u00ebve p\u00ebr pavar\u00ebsi. Zbulimet m\u00eb t\u00eb fundit nga fondi Hatt-i H\u00fcmay\u00fcn (Arkivi Osman i Kryeministris\u00eb, Stamboll) Qyteti i Beratit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qendrat urbane m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb periudh\u00ebs osmane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fat historik gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, nj\u00eb rol vendimtar ka luajtur pozicioni i tij&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1090","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1090"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1090\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1094,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1090\/revisions\/1094"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}