{"id":1084,"date":"2012-06-19T23:54:54","date_gmt":"2012-06-19T23:54:54","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1084"},"modified":"2012-06-19T23:54:54","modified_gmt":"2012-06-19T23:54:54","slug":"amerika-kujton-viktimat-e-komunizmit-boteror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1084","title":{"rendered":"AMERIKA KUJTON VIKTIMAT E KOMUNIZMIT BOT\u00cbROR"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/AAA.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-1085\" title=\"AAA\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/AAA-300x187.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"187\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/AAA-300x187.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/AAA.jpg 400w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Fran Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi Fondacioni p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Washington zhvilloi nj\u00eb ceremoni me rastin e 5-vjetorit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb monumentit kushtuar viktimave t\u00eb komunizmit an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kopje prej bronzi e statuj\u00ebs<!--more--> q\u00eb student\u00ebt kinez\u00eb ngrit\u00ebn n\u00eb Sheshin Tiananmen, pranver\u00ebn e vitit 1989. Fondacioni i ka ven\u00eb vetes p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb edukoj\u00eb brezin e tanish\u00ebm dhe brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm mbi historin\u00eb, filozofin\u00eb dhe trash\u00ebgimin\u00eb e diktatur\u00ebs komuniste an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/strong><strong><\/p>\n<p><\/strong><strong>Kryetari i Fondacionit Lee Edwards pas nj\u00eb minut\u00eb heshtje, hapi ceremonin\u00eb vjetore p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e komunizmit dhe sakrificat e tyre. N\u00eb ceremoni mor\u00ebn pjes\u00eb diplomat\u00eb t\u00eb huaj, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe p\u00ebrfaqsues t\u00eb ambasad\u00ebs shqiptare n\u00eb Uashington, organizata civile si Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Sht\u00ebpia Shqiptaro-Amerikane e Liris\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs amerikan\u00eb, republikan\u00eb e demokrat\u00eb dhe p\u00ebrfaqsues prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dyzin\u00eb vendesh ish-komuniste. \u00a0N\u00eb frym\u00ebn e mir\u00ebkuptimit dhe t\u00eb qytet\u00ebrimit politik, fondacioni kishte ftuar si fol\u00ebs kryesor nj\u00eb republikan dhe nj\u00eb demokrat &#8212; ish-sekretarin amerikan t\u00eb mbrojtjes, zotin Donald Rumsfeld dhe zonj\u00ebn Annette Lantosh, bashkshorten e ish-kongresistit demokrat Tom Lantosh nga Kalifornia. <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Fol\u00ebsit theksuan traumat nep\u00ebr t\u00eb cilat kan\u00eb kaluar\u00a0 dhe po kalojn\u00eb miliona njer\u00ebz an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs n\u00ebn thundr\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste.\u00a0\u00a0 Zonja Lantosh foli rreth trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb bashkshortit t\u00eb saj si edhe p\u00ebr v\u00ebshtirsit\u00eb q\u00eb familja e saj kishte ndeshur n\u00eb Hungarin\u00eb komuniste. \u00a0\u00a0Ajo theksoi se &#8221;\u00e7do njeri ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb dhe \u00e7do njeri e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb lirin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve.&#8221; \u00a0Ajo u kujtoi gjithashtu t\u00eb pranish\u00ebmve se regjimet totalitare jan\u00eb edhe sot nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u00a0<\/strong><br \/>\n<strong>Nd\u00ebr fol\u00ebsit e dit\u00ebs ishte edhe Kryetari i Lig\u00ebs Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresisti me origjin\u00eb arb\u00ebreshe, Xho Dioguardi, i cili tha se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebballet me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj komuniste dhe i b\u00ebri thirrje qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb &#8221;sjell\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri duke u k\u00ebrkuar zyrtarisht falje viktimave t\u00eb komunizmit dhe familjeve t\u00eb tyre, duke ngritur nj\u00eb komision t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb pajtimit, duke hapur arkivat komuniste, ashtuq\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb proces i cili do t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb plag\u00ebt dhe do t\u00eb rivendos\u00eb besimin tek qeveria dhe udh\u00ebheqsit e saj.&#8221; \u00a0Mohimi i s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste shqiptare, tha Dio Guardi, nuk ka sjellur as drejt\u00ebsi as sh\u00ebrim t\u00eb plag\u00ebve, por mund t\u00eb thuhet se ka vazhduar vuajtjet e tyre. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Fondacioni p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit i akordoi k\u00ebt\u00eb vit, ish-Ministrit amerikan t\u00eb Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, &#8221;Medaljen Truman-Reagan t\u00eb Liris\u00eb&#8221;, q\u00eb mban natyrisht em\u00ebrin e dy ish-president\u00ebve amerikan\u00eb, Harry Truman e Ronald Reagan &#8212; nj\u00ebri demokrat e tjet\u00ebri republikan&#8211; e q\u00eb ishin t\u00eb njohur p\u00ebr anti-komunizmin e tyre gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoh\u00ebt. \u00a0Medalja e Liris\u00eb i akordohet \u00e7do vit nj\u00eb personi i cili gjat\u00eb jet\u00ebs e karjer\u00ebs s\u00eb tij ka dalluar vet\u00ebn me vepra n\u00eb favor t\u00eb liris\u00eb dhe kund\u00ebr komunizmit e tiranis\u00eb. \u00a0\u00a0Fituesit e m\u00eboparsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj medalje kan\u00eb qen\u00eb ish-Konresmeni Tom Lantosh, Lek Walesa, Vaclav Havel, Elena Bonner, Papa Gjon Pali i Dyt\u00eb, William Buckley, senator\u00ebt Henry Jackson, Jesse Helsm, Joseph Lieberman dhe n\u00ebn-kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaqsuesve n\u00eb Kongres, Steny Hoyer. \u00a0Zoti Rumsfeld, n\u00eb kapacitetin e fituesit t\u00eb medaljes s\u00eb Liris\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, foli mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkujtimit t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit si edhe t\u00eb sakrificave t\u00eb tyre dhe u k\u00ebrkoi t\u00eb pranish\u00ebmve q\u00eb t\u00eb mos harrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs jetojn\u00eb gjithnj\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn e regjimeve totalitare.<\/strong><\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong><strong>&#8221;Ne nuk do t&#8217;i harrojm\u00eb viktimat e komunizmit dhe as sakrificat e tyre&#8221;, tha Zoti Rumsfeld. Duke folur para monumentit pran\u00eb Kongresit amerikan, dedikuar viktimave t\u00eb komunizmit, Zoti Rumsfeld vazhdoi duke th\u00ebn\u00eb se komunizmi ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do l\u00ebvizje tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, p\u00ebr vrasjet e miliona njer\u00ebzve, dhe shtoi se &#8221;ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se gjithnj\u00eb miliona njer\u00ebz an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs jetojn\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn e tiranis\u00eb dhe presin prej nesh e shikojn\u00eb tek ne p\u00ebr t&#8217;i ndihmuar ata. Shpresoj q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb gjithmon\u00eb si nj\u00eb pishtar drite p\u00ebr bot\u00ebn, dhe lutem q\u00eb t\u00eb kemi udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.&#8221;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Duke folur, pasi mori Medaljen e Liris\u00eb &#8221;Truman-Reagan&#8221; nga Fondacioni p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit, ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Rumsfeld tha se &#8221;toka dhe t\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs e shohin se shtetet ku populli g\u00ebzon nj\u00eb sistem t\u00eb lir\u00eb politik dhe ekonomik, n\u00eb ato vende populli jeton m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb vendet ku nuk mbizot\u00ebron liria.&#8221; Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes nga korrespondenti Beqir Sina i gazet\u00ebs Bota Sot n\u00eb lidhje me ish-regjimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, Zoti Rumsfeld u p\u00ebrgjigj: &#8221; Un\u00eb kam qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre vendeve komuniste, kur kam sh\u00ebrbyer si ambasador p\u00ebr NATO-n gjat\u00eb viteve 1970. Mbaj mend q\u00eb ato regjime ishin t\u00eb forta, t\u00eb eg\u00ebr, dhe t\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsonin veten n\u00eb ideologjin\u00eb e tyre. \u00a0Shqiptar\u00ebt, tha ai, kan\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb e t\u00eb natyrshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb. \u00a0\u00a0Ne kemi par\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, t\u00eb gjitha regjimet komuniste se si kan\u00eb r\u00ebn\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb dhe njer\u00ebzit arrit\u00ebn t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb sistemet e lira demokratike, sistemet e lira politike dhe sistemet e lira ekonomike n\u00eb dobi t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fol\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb \u00a0theksuan p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme sot t\u00eb aktivist\u00ebve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut kund\u00ebr shtypjeve dhe mohimit t\u00eb liris\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb \u00a0Kin\u00ebn komuniste, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb edhe fatin e disidentit t\u00eb v\u00ebrb\u00ebr kinez Chen Guanchen, i cili koh\u00ebt e fundit u detyrua t\u00eb largohej nga Kina p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebr veprimtarit\u00eb e tij pro-demokratike.\u00a0 U fol gjithashtu edhe p\u00ebr humbjen e mij\u00ebra vjetnamez\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt u fundos\u00ebn gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve\u00a0 p\u00ebr tu arratisur nga Vjetnami i jugut nep\u00ebrmjet detit, pas\u00a0 \u00a0brutalitetit q\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebn kund\u00ebr popullsis\u00eb civile, komunist\u00ebt vjetnamez\u00eb kur mor\u00ebn kontrollin e Vjetnamit t\u00eb Jugut n\u00eb fillim t\u00eb 1970-ave.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Dedikimi i p\u00ebrmendores n\u00eb kujtim t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100-milion\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs m\u00eb 12 Qershor 2007 ishte nj\u00eb date e r\u00ebnd\u00ebsishme pasi \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta dit\u00eb kur Presidenti Reagan mbajti fjalimin e tij me 12 Qershor 1987 para port\u00ebs Banderburg t\u00eb Berlinit, duke u k\u00ebrkuar komunist\u00ebve sh\u00ebmbjen e Murit t\u00eb Berlinit.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Ish presidenti George Bush, i cili pat mbajtur fjalim me rastin e dedikimit t\u00eb p\u00ebrmendores m\u00eb 2007 kushtuar viktimave t\u00eb komunizmit, tha se ishte me vend q\u00eb kryeqyteti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Washingtoni t\u00eb kishte nj\u00eb memorial q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nd\u00ebrgjegje e bot\u00ebs ndaj m\u00eb shum\u00eb se 100-miliona njer\u00ebzve t\u00eb vrar\u00eb nga komunist\u00ebt an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Bota gjithnj\u00eb mban\u00eb mend em\u00ebrat e diktator\u00ebve komunist\u00eb, si Lenini, Stalini, Ho Chi Min, Mao Tse Tung, Enver Hoxha e Pol Pot, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve,\u00a0 por fatkeqsisht holl\u00ebsit\u00eb dhe trash\u00ebgimia kriminale e k\u00ebtyre despot\u00ebve po zhduket dal nga dal\u00eb dhe me q\u00ebllim.\u00a0 Megjith\u00ebse n\u00eb shum\u00eb vende ish-komuniste\u00a0 nuk ka ndonj\u00eb dit\u00eb zyrtare p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e komunizmit, \u00ebsht\u00eb me vend q\u00eb\u00a0 nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vit t\u00eb mblidhen p\u00ebrfaqsues nga e gjith\u00eb bota p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe sakrificat\u00a0 e tyre ekzakt\u00ebrisht n\u00eb Washington, kryeqytetin e vendit q\u00eb luftoi dhe m\u00eb n\u00eb fund fitoi luft\u00ebn kund\u00ebr komunizmit bot\u00ebror.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fran Shkreli &nbsp; Jav\u00ebn q\u00eb kaloi Fondacioni p\u00ebr Kujtimin e Viktimave t\u00eb Komunizmit me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Washington zhvilloi nj\u00eb ceremoni me rastin e 5-vjetorit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb monumentit kushtuar viktimave t\u00eb komunizmit an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kopje prej bronzi e statuj\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1084","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1084","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1084"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1084\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1086,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1084\/revisions\/1086"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1084"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1084"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1084"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}