{"id":1063,"date":"2012-06-16T21:26:28","date_gmt":"2012-06-16T21:26:28","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1063"},"modified":"2012-06-16T21:28:05","modified_gmt":"2012-06-16T21:28:05","slug":"presidenti-i-zgjedhur-bujar-nishani-ju-rrefej-jeten-time-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1063","title":{"rendered":"Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani: Ju rrefej jeten time"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/Bujar-Nishani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1064\" title=\"Bujar Nishani\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/Bujar-Nishani.jpg\" alt=\"\" width=\"215\" height=\"170\" \/><\/a>Nga. Valentina MADANI<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>TIRANE<\/strong>-Nga biblioteka e t\u00eb atit, kur ishte vet\u00ebm 13 vje\u00e7, shk\u00ebputi \u201cAna Karenin\u00ebn\u201d e Leon Tolstoit&#8230;Pasi kishte lexuar gjysm\u00ebn e librit, djali mbeti keq para babait kur nuk mundi t\u2019i shpjegonte kuptimin e novel\u00ebs, stilin realist, tregimin p\u00ebr familjet aristokrate n\u00eb Rusi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb dhe, si personazhi Ana Karenina<!--more--> u inspirua nga motra e Aleksand\u00ebr Pushkinit, Maria Hartung&#8230;Por sot, ai f\u00ebmija i vog\u00ebl me emrin Bujar Nishani, \u00ebsht\u00eb Presidenti i ri i Republik\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr \u201cGazeta Shqiptare\u201d, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, kreu i ri i shtetit, tregon an\u00ebn e panjohur, pasionet e tij, lidhjen e fort\u00eb me familjen, p\u00ebrballimin e s\u00ebmundjes, operacionin 2 or\u00eb n\u00eb Helsinki dhe kurimin me paracetamol e ushtrimin me not. Z.Nishani zbulon surprizat e para kur u zgjodh president, dhurat\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb prind\u00ebrve, f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb mes librave, njohjen me bashk\u00ebshorten Odeta, si u shnd\u00ebrrua miq\u00ebsia n\u00eb dashuri, reagimi i djalit dhe si e bllokoi llogarin\u00eb FB, ambiciet e tij p\u00ebr politik\u00ebn dhe indiferenca e Fion\u00ebs 13-vje\u00e7are.<\/p>\n<p><strong>Z.President, urime dhe suksese p\u00ebr detyr\u00ebn e re. Cili \u00ebsht\u00eb ai mesazh q\u00eb ju entuziazmoi m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb momentin q\u00eb u votuat n\u00eb parlament?<\/strong><br \/>\nFaleminderit! Sigurisht reagimi i par\u00eb, madje m\u00eb ka ardhur n\u00eb telefon, ka qen\u00eb ai i bashk\u00ebshortes, Odet\u00ebs, e cila e kishte ndjekur p\u00ebrmes medias procesin e votimit. Ajo i kishte r\u00ebn\u00eb disa her\u00eb telefonit por i kishte dal\u00eb i z\u00ebn\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb morin\u00eb e urimeve t\u00eb shumta q\u00eb kam marr\u00eb ka q\u00ebn\u00eb dhe ajo e tim biri, i cili studion n\u00eb Vjen\u00eb prej dy vitesh. Djali, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 17-vje\u00e7ar, padyshim ndjente nj\u00eb ndjenj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie p\u00ebr vler\u00ebsimin q\u00eb merrte i ati. M\u00eb ka l\u00ebn\u00eb mbresa nj\u00eb batut\u00eb e tij, q\u00eb nuk m\u00eb ishte drejtuar me at\u00eb zhargon asnj\u00ebher\u00eb, por e pash\u00eb q\u00eb ishte shum\u00eb i sinqert\u00eb duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cBravo babi, arrite maj\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u2026\u201d<br \/>\nE nj\u00ebjta gj\u00eb ishte edhe p\u00ebr prind\u00ebrit tuaj, apo jo? Si ndjen\u00eb ata? Zakonisht nuk mungojn\u00eb dhe porosit\u00eb n\u00eb ngjarje t\u00eb tilla t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve\u2026<br \/>\nNuk kam pasur asnj\u00eb porosi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb tufe me lule, tep\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb dy prind\u00ebrit e mi erdh\u00ebn dhe ma dhuruan n\u00eb sht\u00ebpi, dhe urimi p\u00ebrmes emocioneve q\u00eb ata kishin. Ishte shum\u00eb e papritur dhe p\u00ebr ta dhe ndjenj\u00ebn pozitive q\u00eb do ta kishte \u00e7do prind p\u00ebr djalin e tyre. Por porosi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nuk ka pasur, ndoshta edhe p\u00ebr vet\u00eb raportet q\u00eb un\u00eb kam vendosur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me familjen time. Asnj\u00ebher\u00eb un\u00eb nuk kam l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb porosi, qoft\u00eb familjes apo t\u00eb af\u00ebrmve p\u00ebr sa i takon pun\u00ebs.<br \/>\n<strong>Keni qen\u00eb ju q\u00eb keni vendosur p\u00ebr her\u00eb?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr sa i takon pjes\u00ebs profesionale, un\u00eb orientohem vet\u00ebm nga ajo un\u00eb e kam p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale.<br \/>\n<strong>Nuk keni nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00eb, vendosni vet\u00eb?<\/strong><br \/>\nNatyrisht, marrjen e vendimeve e b\u00ebj n\u00eb konsultim, vet\u00ebm me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi t\u00eb pun\u00ebs dhe profesionit.<br \/>\n<strong>Kush ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltari juaj m\u00eb i mir\u00eb?<\/strong><br \/>\nKam pasur disa k\u00ebshilltar\u00eb.<br \/>\n<strong>Po dy v\u00ebllez\u00ebrit tuaj, si e prit\u00ebn zgjedhjen presidenciale?<\/strong><br \/>\nNatyrisht q\u00eb e kan\u00eb pritur shum\u00eb mir\u00eb. T\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit jan\u00eb pjes\u00eb e administrat\u00ebs publike prej vitesh, por nj\u00ebri prej tyre tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur me fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij rritet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. E njoh veten nj\u00eb njeri krejt normal, pa gj\u00ebra t\u00eb ve\u00e7anta. Natyrisht q\u00eb pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e jet\u00ebs sime ka q\u00ebn\u00eb familja; aty ku gjej qet\u00ebsin\u00eb pas nj\u00eb ngarkese n\u00eb pun\u00eb.<br \/>\n<strong>Kam d\u00ebgjuar se shkoni shpesh n\u00eb Valbon\u00eb. Ku pushoni zakonisht me familjen?<\/strong><br \/>\nShkoj edhe n\u00eb Valbon\u00ebn q\u00eb p\u00ebrmendni ju, n\u00eb Pogradec, m\u00eb p\u00eblqen Bogova, por ushtroj tashm\u00eb edhe notin n\u00eb pishin\u00eb. Nuk kam pasur koh\u00eb t\u00eb merrem me hobe t\u00eb tjera, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs. Natyrisht q\u00eb ndjek me orare t\u00eb gjata t\u00eb gjitha mediat dhe pa p\u00ebrjashtim t\u00eb gjitha kanalet televizive.<br \/>\n<strong>K\u00ebt\u00eb e b\u00ebnit edhe para se t\u00eb merreshit me politik\u00eb?<br \/>\n<\/strong>Edhe me par\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb; kam pasur dhe kam shum\u00eb v\u00ebmendje ndaj medias.<br \/>\n<strong>Pse gjith\u00eb kjo v\u00ebmendje, mos ka qen\u00eb \u00ebndrra juaj gazetaria?<\/strong><br \/>\nNuk kam pasur asnj\u00eb objektiv p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb gazetar, por e kam pasur pasion q\u00eb t\u00eb shkruaj n\u00eb gazet\u00eb dhe sa her\u00eb e kam pasur mund\u00ebsin\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb mbetem i angazhuar, qoft\u00eb n\u00eb analizat dhe opinionet e ndryshme.<br \/>\n<strong>Jeni mik i librit? Si i keni raportet me t\u00eb?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, jo aq shum\u00eb sa kam q\u00ebn\u00eb deri para 5 vitesh, pasi at\u00ebher\u00eb kisha m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar. Dit\u00ebt e fundit kam pasur n\u00eb dor\u00eb librin e Eduard Baladyrit q\u00eb quhet \u201cMakiaveli n\u00eb demokraci\u201d, t\u00eb cilin po e rilexoja.<br \/>\n<strong>Makiavelin\u2026?<\/strong><br \/>\nPo, \u201cMakiavelin n\u00eb demokraci\u201d, po e rilexoja.<br \/>\n<strong>Pse ju ka t\u00ebrhequr kaq shum\u00eb?<\/strong><br \/>\nFlet p\u00ebr shum\u00eb personalitete shtet\u00ebrore dhe p\u00ebr karakterin q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb figur\u00eb publike. Por nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me praktikat e Makiavelit, pasi libri i Baladyrit \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset shum\u00eb i mir\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryesisht p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb merren me politik\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb libri i fundit q\u00eb po lexoja. N\u00eb fakt po e rilexoja dhe k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk kam pasur koh\u00eb t\u00eb lexoj nj\u00eb lib\u00ebr. Por kam pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb vinin shum\u00eb libra k\u00ebto dit\u00eb.<br \/>\n<strong>Pse, nga ju vinin librat, nga i merrni?<\/strong><br \/>\nIme shoqe, duke e ditur d\u00ebshir\u00ebn time, merr p\u00ebrher\u00eb botimet e fundit.<br \/>\n<strong>\u2026Jua blen ajo?<\/strong><br \/>\nPo, shpeshher\u00eb i merr vet\u00eb ajo, por blen edhe me porosin\u00eb time. Kur merr informacion p\u00ebr nj\u00eb botim t\u00eb mir\u00eb, nuk pyet, shkon dhe e blen n\u00eb librari.<br \/>\n<strong>Kush \u00ebsht\u00eb autori juaj m\u00eb i preferuar?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr mua mbetet Kadare; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e madhe q\u00eb e p\u00eblqej, ashtu si\u00e7 mund t\u00eb flas p\u00ebr autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, emra t\u00eb tjer\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb Kongoli, Agolli, Zija \u00c7ela, q\u00eb jan\u00eb pena t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb librit.<br \/>\n<strong>Po nga shkrimtar\u00ebt e huaj, kush ju ka magjepsur m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><br \/>\nTek un\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbresa shkrimtar\u00eb me fam\u00eb bot\u00ebrore, si Dikensi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb autor me t\u00eb cilin kam pasur mjaft raste q\u00eb t\u00eb jem n\u00eb kontakt me t\u00eb. Padyshim p\u00eblqej edhe Markezin, por edhe emra t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb historis\u00eb bot\u00ebrore, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbresa t\u00eb pashlyera tek un\u00eb.<br \/>\n<strong>Ishit po kaq i magjepsur pas librit edhe kur ishit f\u00ebmij\u00eb?<\/strong><br \/>\nN\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time jam marr\u00eb me pjes\u00ebn e librave t\u00eb aventur\u00ebs. Im at\u00eb ka pasur nj\u00eb bibliotek\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb konsiderohej e pasur p\u00ebr librat e koh\u00ebs. Madje mbaj mend, kam q\u00ebn\u00eb 13 vje\u00e7 mesa m\u00eb kujtohet, dhe mora nga biblioteka e tij \u201cAna Karenin\u00ebn\u201d. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk kuptova asgj\u00eb, ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr at\u00eb mosh\u00eb, por m\u00eb t\u00ebrhoqi kur e pash\u00eb n\u00eb bibliotek\u00ebn e babait. Mbaj mend se kur arrita n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb librit, im at\u00eb m\u00eb pyeti: Si po t\u00eb duket? Por un\u00eb nuk dija \u00e7far\u00eb t\u2019i thosha, pasi nuk kisha kuptuar asgj\u00eb.<br \/>\n<strong>Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i prap\u00eb, apo \u201cdjali i mamit\u201d?<\/strong><br \/>\nNuk kam qen\u00eb as f\u00ebmij\u00eb aventurier dhe as f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb i urt\u00eb. Kam ruajtur gjithmon\u00eb nj\u00eb pozicion, le t\u00eb themi t\u00eb nj\u00eb lloj identiteti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. D\u00ebshiroja t\u00eb kisha identitetin tim. Kam qen\u00eb gjithmon\u00eb i respektuar nga shok\u00ebt, por dhe kam ofruar respekt.<br \/>\n<strong>Donit t\u00eb ishit gjithmon\u00eb i pari?<br \/>\n<\/strong>Nuk mund t\u00eb them autoritar, por n\u00ebse organizoheshim n\u00eb grup, si f\u00ebmij\u00eb q\u00eb ishim, un\u00eb gjithmon\u00eb ose n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve gjendesha n\u00eb at\u00eb t\u00eb drejtuesit t\u00eb grupit, qoft\u00eb kur luanim futboll apo loj\u00ebra t\u00eb tjera. Shpeshher\u00eb kam pasur at\u00eb q\u00eb, shok\u00ebt m\u00eb zgjidhnin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb grupit. Grupi kishte nj\u00eb sulmues, ose kapiten ekipi dhe shpeshher\u00eb un\u00eb e luaja k\u00ebt\u00eb rol.<br \/>\n<strong>Si jeni njohur me Odet\u00ebn, bashk\u00ebshorten tuaj?<\/strong><br \/>\nJemi njohur n\u00eb Durr\u00ebs, gjat\u00eb ver\u00ebs. Familja e bashk\u00ebshortes sime ka jetuar kryesisht, para Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb Durr\u00ebs. Jan\u00eb me origjin\u00eb nga Gjakova. Disa t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb saj vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe ne kemi pasur njohje familjare me ta. T\u00eb af\u00ebrmit e mi kishin njohje familjare me t\u00eb af\u00ebrmit e Odet\u00ebs. Jemi njohur n\u00eb k\u00ebto takime.<br \/>\n<strong>Si ia shpreh\u00ebt dashurin\u00eb?<br \/>\n<\/strong>Ka qen\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsi q\u00eb lindi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme dhe m\u00eb pas takoheshim shpesh. Un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha pedagog n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake, nd\u00ebrkoh\u00eb, Odeta studionte p\u00ebr Inxhinieri Nd\u00ebrtimi. Takoheshim shpesh e m\u00eb shpesh. Takimet erdh\u00ebn duke u shpeshtuar dhe dashuria erdhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb natyrshme, sepse te dy njer\u00ebz q\u00eb rrin\u00eb dhe konsumojn\u00eb koh\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, natyrisht q\u00eb dhe qasja vjen normale.<br \/>\n<strong>Pra, s\u2019kishte vend p\u00ebr \u201cnaze\u201d nga ana e Odet\u00ebs?<\/strong><br \/>\nJo, nuk ka qen\u00eb nj\u00eb refuzim, sepse nuk ka qen\u00eb nj\u00eb propozim me shikim t\u00eb par\u00eb, apo i menj\u00ebhersh\u00ebm. Ka qen\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsi q\u00eb erdhi duke u forcuar.<br \/>\n<strong>Kur u b\u00ebt\u00eb dh\u00ebnd\u00ebr?<\/strong><br \/>\nJam martuar n\u00eb mosh\u00ebn 28-vje\u00e7are, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Odeta ishte 22 vje\u00e7e.<br \/>\n<strong>Kush ju \u201cvesh\u201d, vet\u00eb apo Odeta?<br \/>\n<\/strong>Jo rrall\u00eb kam pasur dhe kam sugjerime t\u00eb bashk\u00ebshortes, por gjithmon\u00eb n\u00eb pun\u00eb jam un\u00eb ai q\u00eb vendos p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb vesh, apo do t\u00eb marr. Na p\u00ebrputhen n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve shijet. Nuk jam i prirur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb shoping. Madje, shpeshher\u00eb ime shoqe blen k\u00ebmish\u00ebt apo kostumet, kollaret apo k\u00ebpuc\u00ebt, komunikojm\u00eb n\u00eb telefon. M\u00eb pyet n\u00eb telefon duke m\u00eb treguar se si \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka vendosur t\u00eb blej\u00eb dhe n\u00ebse m\u00eb p\u00ebrputhet i them: Dakord, blije&#8230;<br \/>\n<strong>Vishni rroba t\u00eb shtrenjta?<\/strong><br \/>\nJo, asnj\u00ebher\u00eb nuk kam pasur ekzagjerime. Nuk kam pasur prirje p\u00ebr ekzagjerime n\u00eb veshje, mjafton q\u00eb veshja t\u00eb jet\u00eb korrekte dhe normale, dhe natyrisht jo shum\u00eb e shtrenjt\u00eb.<br \/>\n<strong>Rrobat, i blini kryesisht jasht\u00eb, apo n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><br \/>\nKam bler\u00eb dhe jasht\u00eb kur kam pasur mund\u00ebsi. Sigurisht q\u00eb kam shfryt\u00ebzuar rastet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe shoping. Por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi veshjen e blej k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe jasht\u00eb kam b\u00ebr\u00eb blerje.<br \/>\n<strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju ushqimi, e teproni me t\u00eb?<br \/>\n<\/strong>Ushqimi p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e jet\u00ebs sime n\u00eb familje. N\u00eb aspektin e rregullit, ne kemi jo nj\u00eb diet\u00eb, por kemi nj\u00eb rregull t\u00eb ushqyeri p\u00ebr t\u00eb shmangur le t\u00eb themi, pjes\u00ebn q\u00eb r\u00ebndon sh\u00ebndetin, si yndyrat, etj. Baza e ushqimit ton\u00eb jan\u00eb zarzavatet dhe frutat. Nuk \u00ebsht\u00eb se konsiderojm\u00eb sasi t\u00eb madhe ushqimi, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb vet\u00eb mosha e sotme k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb jesh i kujdessh\u00ebm me ushqimin. Ndaj, asortimentet q\u00eb konsumojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi jan\u00eb zarzavatet dhe frutat. Konsumoj shum\u00eb pak mish. M\u00eb shum\u00eb konsumoj mishin e pul\u00ebs.<br \/>\n<strong>Konsumoni alkool?<\/strong><br \/>\nJo, nuk e konsumoj alkoolin. Vet\u00ebm me p\u00ebrjashtim t\u00eb ver\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e pijm\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb me miqt\u00eb dhe shok\u00ebt.<br \/>\n<strong>Kush e b\u00ebn pazarin e sht\u00ebpis\u00eb, ju apo bashk\u00ebshortja?<br \/>\n<\/strong>N\u00eb fakt, para se t\u00eb b\u00ebhesha minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm e b\u00ebja un\u00eb gjithmon\u00eb pazarin. Pasi u b\u00ebra minist\u00ebr nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb pazar dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb pazarin e b\u00ebn bashk\u00ebshortja. Kjo, jo p\u00ebr ndonj\u00eb \u201cnamuz\u201d, por thjesht p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs.<br \/>\n<strong>Dini t\u00eb gatuani?<\/strong><br \/>\nM\u00eb p\u00ebrpara kam gatuar, sidomos supa me zarzavate ka qen\u00eb e preferuara ime.<br \/>\n<strong>Po muzika, ju p\u00eblqen?<\/strong><br \/>\nM\u00eb p\u00eblqejn\u00eb dokumentar\u00ebt historik\u00eb; m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb pasi kan\u00eb nj\u00eb diapazon t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb jet\u00ebs, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Nuk konsumoj shum\u00eb koh\u00eb me to, pasi koh\u00ebn jo gjithmon\u00eb e kam pasur t\u00eb plot\u00eb. Sa i p\u00ebrket muzik\u00ebs, p\u00ebr mua mbetet nj\u00eb idhull Andrea Boceli, t\u00eb cilin shpeshher\u00eb e d\u00ebgjoj mbr\u00ebmjeve.<br \/>\n<strong>M\u00eb thuaj momentin m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb nuk e harroni asnj\u00ebher\u00eb?<\/strong><br \/>\nMomenti m\u00eb i bukur, sigurisht ka qen\u00eb lindja e djalit dhe e vajz\u00ebs. Kan\u00eb qen\u00eb momente t\u00eb paharrueshme dhe kam qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt njer\u00ebz q\u00eb i kam par\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt e mi. Djali ka lindur n\u00eb Elbasan, pasi atje jetonte familja, nd\u00ebrsa vajza n\u00eb Durr\u00ebs.<br \/>\n<strong>Hyt\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e lindjes?<\/strong><br \/>\nJo, nuk kam hyr\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e lindjes, por kam qen\u00eb personi i par\u00eb q\u00eb kam vajtur dhe i kam par\u00eb t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt. Flas nga familja. Djali \u00ebsht\u00eb 17 vje\u00e7 sot, nd\u00ebrsa vajza \u00ebsht\u00eb 13 vje\u00e7e.<br \/>\n<strong>Djali, e ndjek politik\u00ebn? Shfaq d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u2019i ngjaj\u00eb t\u00eb atit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/strong><br \/>\nPo, e ndjek politik\u00ebn. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb atdhetar, n\u00eb kuptimin q\u00eb ka nj\u00eb ndjesi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb mbrojtjen e nacionalitetit edhe atje ku \u00ebsht\u00eb, dhe e promovon gjithmon\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe politik\u00ebn e ndjek prej koh\u00ebsh. Madje n\u00eb faqen e tij n\u00eb \u2018Facebook\u2019, kishte t\u00eb publikuar flamurin komb\u00ebtar, i cili, q\u00eb mos t\u2019ia merrnin t\u00eb tjer\u00ebt, e bllokoi fare. Nuk e di se sa ka ndikuar qenia ime n\u00eb politik\u00eb, por n\u00ebse b\u00ebj dallimin edhe me vajz\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht indiferente ndaj politik\u00ebs, djali \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr i nxitur pas zhvillimeve politike.<br \/>\n<strong>Ka ambicie p\u00ebr t\u00eb ndjekur rrug\u00ebn e t\u00eb atit?<\/strong><br \/>\nNatyrisht, nuk mund ta parashikosh me siguri, por deri tani nuk \u00ebsht\u00eb se ka shprehur ndonj\u00eb ambicie t\u00eb till\u00eb, por ndoshta, ndryshe nga moshatar\u00ebt e tij ka informacion p\u00ebr zhvillimet politike edhe p\u00ebrtej Shqip\u00ebris\u00eb. Gjithsesi, ai \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, n\u00eb kolegj n\u00eb Vjen\u00eb, me prirje p\u00ebr shkencat ekzakte.<br \/>\n<strong>\u2026Dhe momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb i jet\u00ebs?<\/strong><br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb se ka pasur nj\u00eb moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nj\u00eb \u00e7ast m\u00eb trondit\u00ebs nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme ky moment ka qen\u00eb r\u00ebnia n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb 4 oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb. Ka qen\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb i trishtuar n\u00eb jet\u00ebn time. E kam p\u00ebrjetuar shum\u00eb thell\u00eb.<br \/>\n<strong>Sa shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb problemi juaj sh\u00ebndet\u00ebsor dhe realisht p\u00ebr \u00e7far\u00eb s\u00ebmundjeje b\u00ebhet fjal\u00eb?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr sa i p\u00ebrket problemit tim sh\u00ebndet\u00ebsor, e shikoj veten n\u00eb dy aspekte. Aspekti i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me transparenc\u00ebn. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e keqkuptoj, q\u00eb nuk e paragjykoj nga media q\u00eb e trajtoi, por p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb krejt normale p\u00ebr sa koh\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Presidentin e Republik\u00ebs. Kjo, p\u00ebr faktin se qytetar\u00ebt duan t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr President nj\u00eb individ t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, q\u00eb merr vendime t\u00eb sakta dhe nuk do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb marr\u00eb vendime apo t\u00eb ushtroj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebrmes aktiviteteve. Un\u00eb ju garantoj se nuk ka asgj\u00eb n\u00eb lidhje me sh\u00ebndetin p\u00ebr sa i takon aspektit shkencor, por ka nj\u00eb problem estetik t\u00eb jasht\u00ebm, q\u00eb ka ardhur si pasoj\u00eb e nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje delikate kirurgjikale, e cila ka qen\u00eb e paralajm\u00ebruar nga ekipi mjek\u00ebsor q\u00eb do t\u00eb ndodhte.<br \/>\n<strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cka qen\u00eb e paralajm\u00ebruar\u201d?<\/strong><br \/>\nProblemi, i cili b\u00ebri t\u00eb domosdosh\u00ebm nd\u00ebrhyrjen kirurgjikale, ka qen\u00eb nj\u00eb problem i lindur, por q\u00eb nuk pati dh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb. Dhe p\u00ebr t\u00eb mos e pasur si nj\u00eb potencial t\u00eb mundsh\u00ebm rreziku, m\u2019u rekomandua q\u00eb t\u00eb kryeja k\u00ebt\u00eb operacion. Pas operacionit m\u00eb than\u00eb q\u00eb do t\u00eb kesh k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar kohe, e cila vjen duke u rehabilituar deri n\u00eb rigjenerimin e plot\u00eb. Por kjo nuk m\u00eb ka penguar, absolutisht nuk kam asnj\u00eb problem t\u00eb brendsh\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor, nuk ka asnj\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb problem sh\u00ebndet\u00ebsor, pra gjith\u00e7ka ka kaluar. Nuk m\u00eb ka penguar n\u00eb funksionet e mia; ve\u00e7an\u00ebrisht si minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb punoj mbi 12-15 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, t\u00eb p\u00ebrballoj situata t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb motit t\u00eb terrenit dhe tensionit social n\u00eb situata t\u00eb ndryshme, k\u00ebshtu q\u00eb nuk ka vend p\u00ebr asnj\u00eb shqet\u00ebsim. Natyrisht, un\u00eb nuk t\u00eb vrapoj apo t\u00eb b\u00ebj loj\u00ebra t\u00eb tilla, por nuk m\u00eb pengon aspak t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb aktivitete, ashtu si\u00e7 nuk e kam pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb deri tani.<br \/>\n<strong>Cili \u00ebsht\u00eb ndryshimi, krahasuar me situat\u00ebn e par\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore? \u00c7far\u00eb ju kan\u00eb th\u00ebn\u00eb mjek\u00ebt?<\/strong><br \/>\nSigurisht, ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh gjat\u00eb k\u00ebtyre tre viteve n\u00eb vijim, dhe mbetet ende nj\u00eb periudh\u00eb e vog\u00ebl, e cila ka nevoj\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb si problem apo p\u00ebr t\u2019u identifikuar si problem estetik.<br \/>\n<strong>Me \u00e7far\u00eb kuroheni, vazhdoni fizioterapin\u00eb?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb ushtroj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte notin. Aktualisht kam shfryt\u00ebzuar ambientet e pishin\u00ebs \u201cKastrati\u201d n\u00eb Vor\u00eb.<br \/>\n<strong>Do vazhdoni t\u00eb notoni edhe tani q\u00eb jeni president?<\/strong><br \/>\nPatjet\u00ebr! Presidenti n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb njeri.<br \/>\n<strong>Ku jeni mjekuar dhe ku e keni kryer nd\u00ebrhyrjen kirurgjikale?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb jam mjekuar n\u00eb Helsinki t\u00eb Finland\u00ebs, aty kam kryer nd\u00ebrhyrjen kirurgjikale. Jam operuar n\u00eb spitalin shtet\u00ebror t\u00eb Helsinkit. Nuk kam pasur mjekim. Tani po ju tregoj nj\u00eb informacion, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe konfidencial: Q\u00eb pas daljes nga operacioni dhe deri dit\u00ebn q\u00eb q\u00ebndrova n\u00eb ambientet e spitalit, i vetmi medikament si kur\u00eb ka qen\u00eb paracetamoli. Operacioni ka zgjatur vet\u00ebm dy or\u00eb, me gjith\u00eb pjes\u00ebn e parap\u00ebrgatitjes dhe t\u00eb anestezis\u00eb. Nd\u00ebrhyrjen e kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb kok\u00eb.<br \/>\n<strong>Kush ju q\u00ebndroi pran\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb operoheshit n\u00eb kok\u00eb?<\/strong><br \/>\nKa qen\u00eb n\u00ebna ime, Odeta, v\u00ebllai dhe kunati, q\u00eb m\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar.<br \/>\n<strong>Pse pik\u00ebrisht rekomandimi p\u00ebr operacion, n\u00eb Helsinki?<\/strong><br \/>\nKa qen\u00eb nj\u00eb rekomandim i doktor Mentor Petrel\u00ebs me disa koleg\u00eb t\u00eb tij t\u00eb njohur n\u00eb fush\u00ebn e neurokirurgjis\u00eb. Gjithsesi, pas operacionit kam q\u00ebndruar edhe 5 dit\u00eb n\u00eb spital dhe jam kthyer n\u00eb Tiran\u00eb, dhe pas tre jav\u00ebsh kam dal\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<br \/>\n<strong>Konkretisht, kush ishte ky defekt q\u00eb ju krijoi problemin sh\u00ebndet\u00ebsor?<\/strong><br \/>\nKa qen\u00eb defekti i en\u00ebve t\u00eb gjakut t\u00eb ngjitura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Ky korrigjim ka qen\u00eb, por ishte n\u00eb vend delikat ndaj dha k\u00ebt\u00eb pasoj\u00eb, e cila besoj shum\u00eb shpejt do t\u00eb rikuperohet, sipas mjek\u00ebve. Thjesht nuk kam marr\u00eb dhe nuk marr asnj\u00eb mjekim, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ndonj\u00eb paracetamoli p\u00ebr sh\u00ebndetin.<\/p>\n<p><strong>(d.b\/GazetaShqiptare\/BalkanWeb)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga. Valentina MADANI \u00a0 TIRANE-Nga biblioteka e t\u00eb atit, kur ishte vet\u00ebm 13 vje\u00e7, shk\u00ebputi \u201cAna Karenin\u00ebn\u201d e Leon Tolstoit&#8230;Pasi kishte lexuar gjysm\u00ebn e librit, djali mbeti keq para babait kur nuk mundi t\u2019i shpjegonte kuptimin e novel\u00ebs, stilin realist, tregimin p\u00ebr familjet aristokrate n\u00eb Rusi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb dhe, si&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1063","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1063"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1063\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1067,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1063\/revisions\/1067"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}