{"id":1036,"date":"2012-06-14T14:06:35","date_gmt":"2012-06-14T14:06:35","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1036"},"modified":"2012-06-14T14:06:35","modified_gmt":"2012-06-14T14:06:35","slug":"washington-u-zhvillua-ceremonia-e-perkujtimit-te-viktimave-te-komunizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1036","title":{"rendered":"Washington, u zhvillua ceremonia e p\u00ebrkujtimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit"},"content":{"rendered":"<p><em><span style=\"text-decoration: underline;\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A1-a.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-1037\" title=\"A1-a\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A1-a-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A1-a-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A1-a-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a>Nga Washington D.C, Beqir SINA<\/span><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld u nderua me &#8220;Medaljen e Liris\u00eb Truman-Reagan&#8221; gjat\u00eb nj\u00eb ceremonie q\u00eb u zhvillua n\u00eb para Memorialit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit n\u00eb Capitol Hill<!--more--><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Washington, DC &#8211;<\/strong> P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar 100 milion\u00eb viktimat t\u00eb masakruar nga, Kim Jong Il, Mao Ce Duni, Josif Stalini, Fidel Kastro, Enver Hoxha, Robert Mugabe,Teodoro Obiang Nguema, \u00c7aushesku, Jaruzelvski, e t\u00eb tjer\u00eb, dhe si p\u00ebr t\u00eb kujtuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb u p\u00ebrndoq\u00ebn politikisht, gjat\u00eb sundimit komunist, jo shum\u00eb larg Capitoll Hill &#8211; \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb statuj\u00eb bronxi tre metra e lart\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Washington, DC.<br \/>\nFondacioni Memorial i Viktimave t\u00eb KOMUNIZMIT \u00ebsht\u00eb themeluar nga nj\u00eb Akt i Kongresit me q\u00ebllim t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb memoriali n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Uashingtonit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar m\u00eb shum\u00eb se 100 milion viktimave t\u00eb komunizmit, n\u00ebn kujdesin personal t\u00eb ish Presidentit Georg W. Bush m\u00eb 12 qershor, 2007.<br \/>\nLee Edwards, \u00ebsht\u00eb Kryetari i Fondacionit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit, i cili ka deklaruar se ngritja e k\u00ebtij Fondacioni dhe e Permendores s\u00eb Memorialit t\u00eb Viktimave t\u00eb KOMUNIZMIT \u00ebsht\u00eb fruti i mb\u00ebshtetjes nga an\u00ebtar\u00ebt e Kongresit dhe t\u00eb trupit diplomatik . M\u00eb shum\u00eb se dhjetra vende nga kombet dhe popujt e bot\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar gjat\u00eb ngjarjeve t\u00eb kaluara vjetore, n\u00eb nderim dhe p\u00ebrkujtimoret q\u00eb jan\u00eb organizuar n\u00eb 12 Qershor t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100 milion viktimave t\u00eb komunizmit.<br \/>\nN\u00eb Washington, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebqind vet\u00eb u mblodh\u00ebn dje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar 5-vjetorin e ngritjes s\u00eb p\u00ebrmendores kushtuar viktimave t\u00eb komunizmit. N\u00eb ceremoni u fol edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, si vendi q\u00eb p\u00ebrjetoi nj\u00eb nd\u00ebr regjimet m\u00eb t\u00eb egra komuniste n\u00eb bot\u00eb. Disa ish t\u00eb burgosur politik\u00eb dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb presekutuara gjat\u00eb regjimit komunist, b\u00ebn\u00eb thirrje q\u00eb shoq\u00ebria dhe politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ndjeshm\u00ebri ndaj viktimave t\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Ambasador\u00ebt dhe diplomat\u00ebt nga vendet ish-komuniste, erdh\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni s\u00eb bashku me disa nga udh\u00ebheq\u00ebsit e amerikan, grupe t\u00eb ndryshme politike anti komuniste, p\u00ebrfaq\u00ebsues (t\u00eb arratisur) nga disa prej vendeve ende-komuniste si Kuba, Kina, Vietnami, Koreja e Veriut dhe Tibeti, aktivist\u00eb dhe veprimtar\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, dhe vendos\u00ebn kurora me lule . Ata ndoq\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb ceremonis\u00eb nj\u00eb dokumentar\u00eb me titull &#8220;Gulag\u00ebt&#8221;, me nj\u00eb forum t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb u zhvillua n\u00eb mjediset nd\u00ebrtes\u00ebs Fondacionin Heritage, ku u fol p\u00ebr nevoj\u00ebn e edukimit t\u00eb t\u00eb rinjve me m\u00ebsimet q\u00eb duhen nxjerr\u00eb nga kjo pjes\u00eb e historis\u00eb totalitare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni ish sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld ka marr\u00eb Medaljen e Liris\u00eb Truman-Reagan, dor\u00ebzuar nga vet\u00eb Presidenti i k\u00ebtij Fondacioni Lee Edwards me motivacionin p\u00ebr &#8220;p\u00ebrkushtimin e tij ndaj kombit Amerikan, p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e tij gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs ndaj komunizmit, dhe p\u00ebr angazhimin e tij t\u00eb madh p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb n\u00eb bot\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Pas marrjes s\u00eb medaljes, Rumsfeld n\u00eb em\u00ebr t\u00eb SHBA, s\u00eb bashku me Ish-ambasadoren amerikane n\u00eb Estoni, diplomaten Aldona Wos, e cila ofroj\u00eb historin e familjes s\u00eb saj &#8211; si nj\u00eb nd\u00ebr viktimat e komunizmit, vendosi nj\u00eb kuror\u00eb e para bazamentit t\u00eb Statuj\u00ebs &#8220;Per\u00ebndesh\u00eb e Liris\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Pas kuror\u00ebs s\u00eb ish zyrtarve t\u00eb lart\u00eb amerikane, ishte nj\u00eb procesion i gjat\u00eb, me vendosjen e kurorave me lule nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vendeve q\u00eb kan\u00eb vuajtur n\u00ebn komuniz\u00ebm, nga e kaluara e tyre dhe e tashmja, dhe organizatave q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar komunizmin n\u00eb bot\u00eb. Ish t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore t\u00eb Azis\u00eb Qendrore, Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut, Afrik\u00ebs, dhe t\u00eb tjer\u00eb, u mblodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kujtuar s\u00eb bashku viktimat e komunizmit nga e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb kuror\u00eb me lule t\u00eb fresk\u00ebta &#8211; n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjitha viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, vendos\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni, edhe Ambasada e R.Shqip\u00ebris\u00eb si dhe Organizata &#8220;Sht\u00ebpia e Liris\u00eb Shqiptaro &#8211; Amerkiane&#8221;, me qend\u00ebr n\u00eb Washington<\/strong><br \/>\nN\u00eb mesin e t\u00eb pranish\u00ebmve n\u00eb ceremonin\u00eb e pes\u00ebvjetorit kishte ardhur dhe nj\u00eb grup veprimtar\u00ebsh t\u00eb komunitetit shqiptar\u00eb:Luan Isufi, Mustafa Xhepa, Grigor Nosi, Agim Ali\u00e7ka, Zef Balaj, Prel\u00eb Dedaj, dhe Presidenti i Lig\u00ebs Qytetare Shqiptaro Amerikane Joseph J. DioGuardi dhe Shirli Cloyes DioGuardi- K\u00ebshilltare e \u00c7\u00ebshtjeve Ballkanike.<br \/>\nDisa ish t\u00eb burgosur politik\u00eb nga Shqip\u00ebria, kishin udh\u00ebtuar nga New Yorku dhe New Jersey; Rajmond Sejko, i lindur n\u00eb Tiran\u00eb, i internuar dhe i burgosur politik, i biri i Teme Sejkos, i pushkatuar; n\u00ebna e tij gjithashtu \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, v\u00ebllai gjithashtu \u00ebsht\u00eb pushkatuar nga komunizmi; dy xhaxhallar\u00eb po ashtu jan\u00eb pushkatuar dhe P\u00ebllumb Lamaj, i cili ka vuajtur 12 vjet n\u00eb burgun fam\u00ebkeq t\u00eb Spa\u00e7it, ish i burgosuri politik i cili qysh n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb re, 19 vje\u00e7are, do t\u00eb provonte vuajtjet e tmerrshme t\u00eb burgjeve politike t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<br \/>\nMedalja e Liris\u00eb Truman-Reagan nga Fondacioni i Memorialit i viktimave t\u00eb komunizmit t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebsaj radhe iu dor\u00ebzua ish Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld &#8211; \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr individ\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb dalluar n\u00eb kund\u00ebrshtimin q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr ata, komunizmit dhe tiranis\u00eb. Familja Lantosh p\u00ebrkat\u00ebsisht e veja Annette, e pati pranuar kat\u00ebr vejt m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb medalje n\u00eb vitin 2008, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb burrit t\u00eb saj, t\u00eb ndjerit Kongresist\u00eb Tom Lantos. Marr\u00ebsit t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb k\u00ebsaj medalje, prestigjoze, kan qen\u00eb edhe lideri historik polak Lech Valesa, ai \u00e7ek Vaslav Havel, Elena Bonner, Papa Gjon Pali II, William F. Buckley Jr, senatorin Henry &#8220;Scoop&#8221; Xhekson, senatori i ndjer\u00eb Jesse Helms, senatori Joseph Lieberman dhe Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb pakic\u00ebs n\u00eb Senat, Steny Hoyer.<br \/>\nFol\u00ebsi kryesor ishte Annette Lantosh, e veja e Tom Lantos. Zonja Lantosh sulmoi komunizmin si &#8220;nj\u00eb ideologji q\u00eb mund t\u00eb mbahet vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb frik\u00ebs, frik\u00ebsimet dhe indoktrinimit si dhe hiporkizis\u00eb , duke shtuar se Komunizmi i shkat\u00ebrroi gjith\u00eb\u00e7ka atyre njer\u00ebzve q\u00eb d\u00ebshironin demokracin\u00eb dhe lirin\u00eb, ai u shkat\u00ebrroi atyre njer\u00ebzve edhe shpirtin.&#8221;<br \/>\n&#8220;Un\u00eb mendoj se ne t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kemi jetuar n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri si komunizmi e dim\u00eb mir\u00eb se ai sistem nuk kishte prosperitet, ai nuk ishte n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, dhe se pabarazia e madhe dukej n\u00eb varf\u00ebri, uri, dhe marrjen e pasuris\u00eb tha ajo. &#8220;Por, idealet e k\u00ebtij sistemi t\u00eb pafe e qeveris\u00eb krejt\u00ebsisht &#8211; me angazhimin komunist p\u00ebr t\u00eb privuar njer\u00ebzit nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vlefshme, dhe e vetmja gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e natyrshme, demokracia jon\u00eb: liria jon\u00eb e mendimit, e veprimit, e besimit, dhe t\u00eb zgjedhjes. &#8221;<br \/>\nIsh Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb vazhdon: &#8220;M\u00eb ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje puna q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019u kujtuar njer\u00ebzve tragjedin\u00eb e tmerrshme njer\u00ebzore q\u00eb shkaktoi komunizmi kudo n\u00eb bot\u00eb gjat\u00eb dekadave. Ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb njer\u00ebzve t\u2019u kujtohet kjo dhe jam i k\u00ebnaqur q\u00eb ndodhem k\u00ebtu.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb gazet\u00ebs Bota Sot n\u00eb pyetjen &#8221; Si e kujton ai regjimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri? ai i tha se :&#8221; Un\u00eb kam qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre vendeve komuniste, kur kam qen\u00eb ambasador p\u00ebr NATO-n gjat\u00eb viteve 1970. Mbaj mend q\u00eb ato regjime ishin t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb eg\u00ebr, dhe t\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsojn\u00eb veten n\u00eb ideologjin\u00eb e tyre. Shqiptar\u00ebt, tha ai kan\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb e t\u00eb natyrshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Ne kemi par\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb regjimet komuniste se si kan r\u00ebn\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb dhe njer\u00ebzit arrit\u00ebn t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb jetuar me sistemet e lira demokratike, sistemet e lira politike dhe sistemet e lir\u00eb ekonomike n\u00eb dobi t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij n\u00eb ceremoni, zoti Rumsfeld tha se tani \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb i shkaktoi ideologjia totalitare njer\u00ebzimit:Komunizmi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vdekjen e m\u00eb shum\u00eb q\u00ebnieve njer\u00ebzore se \u00e7do l\u00ebvizje tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>&#8220;Ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb miliona njer\u00ebz rreth globit q\u00eb jan\u00eb ende preh e tiranis\u00eb, ende n\u00eb sundimin komunist por q\u00eb shpresojn, dhe ende n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr ne&#8221;, tha Rumsfeld gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij pas marrjes medaljes. &#8220;Mund q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb fener i drit\u00ebs n\u00eb bot\u00eb dhe mund t\u00eb jemi t\u00eb bekuar me udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb q\u00eb e kuptojn\u00eb at\u00eb dhe q\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb at\u00eb.&#8221;<br \/>\n<strong>Tre fol\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni t\u00eb p\u00ebrvjet\u00ebshme, fol\u00ebn mbi t\u00eb keqen e komunizmit, traumat, si n\u00eb kaluar\u00ebn dhe tek tashmja, e t\u00eb miliona njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrvuajtur nga komunizmi.<\/strong><\/p>\n<p>Anhthu Lu, nj\u00eb an\u00ebtare kjo e Bordit t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit Memorial Foundation, e cila u arratis prej regjimit brutal komunist t\u00eb vendit t\u00eb saj, si nj\u00eb nga pjestaret e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs &#8221; Vietnamese Boat People&#8221;, foli p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e saj t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb dhjetra e mij\u00ebrave bashk\u00ebvujt\u00ebsve t\u00eb saj t\u00eb cil\u00ebt humb\u00ebn jet\u00ebn duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga deti. Lu gjithashtu prezantoj\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb pavionet e muzeumit Memorial of Victims of Communism duke e akuzuar me prova t\u00eb r\u00ebnda at\u00eb regjim.<\/p>\n<p>M\u00eb pas\u00eb zonja Reggie Littlejohn, themeluese dhe presidente e t\u00eb Drejtave t\u00eb Oraganizat\u00ebs s\u00eb Grave &#8220;Rights Without Frontiers, &#8221; foli n\u00eb lidhje me luft\u00ebrat e vazhdueshme kund\u00ebr shtypjes komuniste n\u00eb Kin\u00eb.<br \/>\nJoseph DioGuardi, ish kongresisti New Yorkut, ish kandidati p\u00ebr n\u00eb Senatin amerikan, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe Presidenti dhe themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobit t\u00eb par\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ka qen\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite ka qen\u00eb z\u00ebri dhe avokati i shqiptar\u00ebve n\u00eb Washington, foli n\u00eb lidhje me vuajtjet e shqiptar\u00ebve gjat\u00eb nj\u00eb nga diktaturat m\u00eb t\u00eb egra komuniste t\u00eb bot\u00ebs, at\u00eb q\u00eb hoq\u00ebn shqiptar\u00ebt nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij dhe p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb kaluan shqiptar\u00ebt n\u00ebn sundimin sllavo &#8211; komunist\u00eb t\u00eb Titos dhe Millosheviqit.<br \/>\n&#8220;Un\u00eb dua t\u00eb fal\u00ebnderoj udh\u00ebheq\u00ebsit e Fondacionit t\u00eb Memorialit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit tha ish kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph DioGuardi, ve\u00e7an\u00ebrisht, Dr Lee Edwards dhe Ed Priola, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, atyre q\u00eb duan lirin\u00eb e njer\u00ebzve kudo, atyre q\u00eb kan\u00eb ardhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar viktimat e komunizmit.<\/p>\n<p>Un\u00eb gjithashtu dua t\u00eb falenderoj mikun tim t\u00eb mir\u00eb Kongresmeni Dana Rohrabacher, i cili ka mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb memorial q\u00eb nga fillimi, s\u00eb bashku me Tom Lantosh. Gruan time, Shirley Cloyes, nj\u00eb studiuese njohur e \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Ballkanit, e cila ka shkruar nj\u00eb artikull kushtuar k\u00ebsaj ngjarje &#8220;Mohimi i Kujtes\u00ebs: \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj komuniste.&#8221;<br \/>\nM\u00eb lejoni gjithashtu t\u00eb paraqes\u00eb P\u00ebllumb Lamajn dhe Rajmond Sejko,, tha DioGuardi t\u00eb mbijetuarit q\u00eb kaluan vite n\u00eb nj\u00eb nga burgjet m\u00eb brutale n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Komuniste, i quajtur Spa\u00e7i.<br \/>\n&#8220;Annette Lantosh, nj\u00ebzet e dy vjet m\u00eb par\u00eb, burri i saj Tom Lantos, dhe un\u00eb kemi qen\u00eb zyrtar\u00ebt e par\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vjet p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb shtetin e Shqip\u00ebris\u00eb,theksoi DioGuardi, at\u00ebher\u00eb ende n\u00ebn bagazhin e komunizmit. Ne shkuam n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, me nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb, pasi kaluam kufirin nga Kosova, e cila ishte n\u00ebn okupimin brutal t\u00eb regjimit komunist serb. Ne i tham diktatorit komunist n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Ramiz Alias, se Muri i Berlinit ishte rr\u00ebzuar n\u00eb tetor (1989), dhe se ishte koha e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shemb perden e hekurt Komuniste q\u00eb ende e ndante Shqip\u00ebrin\u00eb dhe popullin shqiptar nga demokracia, me Evrop\u00ebn, dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs .<\/p>\n<p>&#8220;Q\u00ebllimi i Enver Hoxh\u00ebs, ceku n\u00eb fjal\u00ebn e tij DioGuardi, ishte q\u00eb t\u00eb vriste shpirtin liridash\u00ebs t\u00eb popullit shqiptar dhe p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar shpirtin e tyre, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti totalitar n\u00ebn sundimin e Partis\u00eb s\u00eb tij Komuniste. Regjimi i Hoxh\u00ebs, sipas DioGuardit, ishte p\u00ebr t\u00eb futur terror n\u00eb \u00e7do familje me an\u00eb t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb t\u00eb huajve, nga frika e autoritetit, madje edhe frika e tradhtis\u00eb nga familja, miqt\u00eb dhe fqinj\u00ebt, nga ata q\u00eb k\u00ebrkonin\u00eb favorin e e tyre me zyrtar\u00ebt komunist\u00eb. Regjimi i Hoxh\u00ebs krijoi nj\u00eb munges\u00eb \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb besimit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe gjith\u00e7ka. Sa q\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt nuk mund t\u00eb besonin grat\u00eb e tyre, prind\u00ebrit f\u00ebmij\u00ebt e tyre, dhe v\u00ebllez\u00ebrit e motrat nj\u00ebri-tjetrin, duke thyer nderin e lasht\u00eb shqiptare dhe kodin besimit e t\u00eb BES\u00cbS,&#8221;<br \/>\nN\u00eb em\u00ebr t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, Z. Ambasador (Ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington, Gilbert Galanxhi), un\u00eb jam k\u00ebtu tha Joseph DioGuardi, ish kongresisti New Yorkut, ish kandidati p\u00ebr n\u00eb Senatin amerikan, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe Presidenti dhe themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, p\u00ebr t\u00eb apeluar n\u00eb qeverin\u00eb tuaj p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb demokracin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar falje zyrtarisht p\u00ebr viktimat e komunizmit dhe familjet e tyre, dhe p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb komision t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe pajtimit, dhe n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb hapur arkivat komuniste p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr t&#8217;i par\u00eb ato, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb proces i gjat\u00eb, i cili do t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb plag\u00ebt dhe do t\u00eb rivendos\u00eb besimin n\u00eb qeveri dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>M\u00eb pas\u00eb DioGuardi, kujtoj\u00eb se edhe gruaja e tij &#8211; Shirley Cloyes DioGuardi, K\u00ebshilltare e \u00c7\u00ebshtjeve Ballkanike Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, shkroi nj\u00eb artikullin n\u00eb tetor 2011, me titull &#8220;R\u00ebnia e zgjatur e komunizmit ne Shqip\u00ebri&#8221;: ku thuhej se &#8220;Ajo kishte ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim koh\u00ebt e fundit se gabimi m\u00eb i madh n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste ishte se kriminel\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb Hoxh\u00ebs, nuk u soll\u00ebn n\u00eb gjyq dhe se vendi nuk krijoi nj\u00eb komision t\u00eb nxjerrjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe pajtimit &#8230;.<\/p>\n<p>&#8220;Varrosja e s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste shqiptare, sipas tij nuk ka sjell\u00eb as drejt\u00ebsi as sh\u00ebrim e plag\u00ebve t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebsuan. N\u00ebse ndonj\u00eb gj\u00eb ka ndryshuar pak, shprehet ai ajo ka vazhduar vuajtjet e tyre. Kjo m\u00eb kujton t\u00eb mbijetuarit hebrej\u00eb t\u00eb Holokaustit, vijoj\u00eb DioGuardi, duke shtuar se t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb detyruar t\u00eb vuajn\u00eb n\u00eb heshtje p\u00ebr vite me rradh\u00eb derisa Izraeli k\u00ebrkoi q\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb zbuloj\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb traumatike t\u00eb nazizmit dhe p\u00ebr t\u00eb shokuar nd\u00ebrgjegjen e bot\u00ebs, e nisi me an\u00eb t\u00eb me kapjes dhe gjykimit n\u00eb vitin 1961 t\u00eb Adolf Eichmann , nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb planit t\u00eb Hitlerit p\u00ebr t\u00eb shfarosjen e \u00e7ifut\u00ebve evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, tha DioGuardi un\u00eb besoj se ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar procesin e sh\u00ebrimit t\u00eb plag\u00ebve t\u00eb dhimbjes s\u00eb kaluar\u00ebs (a kaluara q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjall\u00eb sot) me marrjen nga qeveria shqiptare si kontabilitetit t\u00eb plot\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb e mundur t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Hoxh\u00ebs. Emrat e atyre q\u00eb kan\u00eb persekutuar, burgosur dhe ekzekutuar gjat\u00eb regjimit t\u00eb Hoxh\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr si p\u00ebr publikun shqiptar dhe komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. &#8221;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A2-a.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-1040\" title=\"A2-a\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A2-a-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A2-a-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A2-a-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A3-a.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-1039\" title=\"A3-a\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A3-a-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A3-a-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A3-a-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A4-a.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-1038\" title=\"A4-a\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A4-a-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A4-a-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/A4-a-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Washington D.C, Beqir SINA &nbsp; Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld u nderua me &#8220;Medaljen e Liris\u00eb Truman-Reagan&#8221; gjat\u00eb nj\u00eb ceremonie q\u00eb u zhvillua n\u00eb para Memorialit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit n\u00eb Capitol Hill<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-1036","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1036","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1036"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1036\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1041,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1036\/revisions\/1041"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1036"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1036"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1036"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}