{"id":10182,"date":"2024-08-28T21:02:47","date_gmt":"2024-08-28T21:02:47","guid":{"rendered":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10182"},"modified":"2024-08-28T21:02:47","modified_gmt":"2024-08-28T21:02:47","slug":"poezia-ka-fuqine-e-lirise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10182","title":{"rendered":"POEZIA KA FUQIN\u00cb E LIRIS\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/migena-kop.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"200\" height=\"153\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/migena-kop.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10183\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Dr. Migena ARLLATI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Parath\u00ebnie e v\u00ebllimit antologjik \u201cVARGNIM GJAKOVE\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Teksa libri me poet\u00ebt e Gjakov\u00ebs b\u00ebhet gati t\u00eb shkoj\u00eb drejt shtypit, me p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb pakufishme respekti, ulem t\u00eb shkruaj k\u00ebt\u00eb parath\u00ebnie. Vet\u00eb emri Gjakov\u00eb \u00ebsht\u00eb metafor\u00eb, \u00ebsht\u00eb simbol i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ndjesish t\u00eb krijuara nga procese e ngjarje t\u00eb ndodhura e t\u00eb p\u00ebrjetuara nga njer\u00ebzit e Gjakov\u00ebs n\u00eb shekuj e dekada, ndjesi t\u00eb cilat tashm\u00eb i rrin\u00eb k\u00ebtij emri si nj\u00eb aureol\u00eb. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, historia e \u00e7mon k\u00ebt\u00eb vend me nj\u00eb konsiderat\u00eb fisnik\u00ebruese q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mes gjith\u00e7kaje t\u00eb ndodhur k\u00ebtu n\u00eb koh\u00ebra vlimesh e kthesash p\u00ebr popullin shqiptar. E sigurisht, nj\u00eb rol t\u00eb pamat\u00eb kan\u00eb luajtur edhe njer\u00ebzit e pend\u00ebs, t\u00eb arsimit e t\u00eb artit. Ata, si bashk\u00ebp\u00ebrjetues t\u00eb t\u00eb gjitha dhimbjeve e lavdive n\u00eb t\u00eb panum\u00ebrtat krajata, u b\u00ebn\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs shpirt\u00ebror t\u00eb lotit t\u00eb lindjes a t\u00eb vdekjes, t\u00eb fitores a t\u00eb humbjes, t\u00eb tragjedis\u00eb a t\u00eb ngadhnjimit mbi t\u00eb. Duke sublimuar deri n\u00eb caqet m\u00eb t\u00eb larta ndjesore emocionalitetin e popullit nga vinin e duke qen\u00eb n\u00eb themel t\u00eb komunikimit sa artistik po aq edhe human, artist\u00ebt u b\u00ebn\u00eb gjenerues t\u00eb asaj energjie q\u00eb p\u00ebr\u00e7on larg; larg n\u00eb koh\u00eb e n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebndjer\u00eb e p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebndar\u00eb si bashk\u00ebvendas pulsin shpirt\u00ebror n\u00eb sfidimet e shum\u00ebfishta n\u00eb p\u00ebrballje me okupuesit, n\u00eb mbrojtjen e interesave komb\u00ebtare, n\u00eb rropatjet ndaj ekzistenc\u00ebs, n\u00eb frustrime kulturash e er\u00ebrash epokale t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrplasur n\u00eb trojet tona si dallg\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim, jan\u00eb ve\u00e7uar q\u00ebllimsh\u00ebm nga un\u00eb, letrar\u00ebt, konkretisht poet\u00ebt, q\u00eb me vargjet e tyre i ngrit\u00ebn piedestal nocioneve t\u00eb larta nacionale e humane. Me burimet e pashtershme t\u00eb p\u00ebrjetimit dhe t\u00eb fjal\u00ebs, ata soll\u00ebn p\u00ebrgjith\u00ebsisht nj\u00eb krijimtari t\u00eb dedikuar dhe t\u00eb vet\u00ebkusht\u00ebzuar nga tematika kund\u00ebrv\u00ebn\u00ebse ndaj rob\u00ebris\u00eb, tematika e mbrojtjes s\u00eb dinjitetit dhe liris\u00eb, e mbrojtjes s\u00eb simboleve komb\u00ebtare, e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb munguar etj. Prandaj poezia e tyre ka fuqin\u00eb e liris\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Zeja e poetit nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb sa duket. Sidomos n\u00eb periudh\u00ebn e para\u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, para se t\u00eb ngjyhej n\u00eb boj\u00eb, pena duhej ngulur n\u00eb mish; para se fjala t\u00eb dilte, duhej guxuar e rrezikuar pasi fjala, vargu, arti ishin kthyer n\u00eb arm\u00eb. Poet\u00ebt kishin vet\u00ebm nj\u00eb arm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndeshje titane: vargun. E p\u00ebrve\u00e7 gjith\u00eb t\u00eb ligave t\u00eb tjera, ata hap\u00ebronin me rrezikun se mund t\u00eb anatemohen, t\u00eb paragjykohen, t\u00eb prrallen e t\u00eb denigrohen, pasi makinacionet e shum\u00ebfishta nuk b\u00ebnin gjum\u00eb as nat\u00eb, as dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrug\u00ebn e t\u00eb b\u00ebrit art, t\u00eb afirmuarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i ngadalsh\u00ebm e i p\u00ebrshkallsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn krijuesi reflekton qart\u00eb dhe ndikon spontanisht. Ai i p\u00ebrcjell n\u00ebn l\u00ebkur\u00eb ndryshimet n\u00eb shoq\u00ebri. Adhurimi p\u00ebr autor\u00eb si: A. \u00c7etta, E. Gjerqeku, D. Mehmeti, R. Hoxha, B. Bokshi, A. Musaj, S. Lokaj, M. Nura, A. Gjakova, A. Podrimja, T. D\u00ebrvishi, M. Kupa, M. Bobi, M. Saneja, S. Rexhepi, H. Haxhosaj, A. Byci, A. Deva, F. Brovina, A. Mala, F. Ymeri, F. Rexha etj., etj., vjen pas madh\u00ebshtis\u00eb q\u00eb ata nd\u00ebrtuan me krijimtarin\u00eb dhe ndikimin e madh t\u00eb saj. Me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb quhen poet\u00ebt e plejad\u00ebs. Gjendja artistike q\u00eb ata soll\u00ebn ishte d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb frymuar lirsh\u00ebm, nevoj\u00eb p\u00ebr kacafytje me t\u00eb pamundur\u00ebn, k\u00eblthitje p\u00ebr \u00e7prangosje, d\u00ebshmim p\u00ebr t\u00eb drejtat e mohuara, akuz\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb q\u00ebllimshme. K\u00ebta, e jo vet\u00ebm k\u00ebta tema, u kthyen n\u00eb nj\u00eb zakonshm\u00ebri p\u00ebr koh\u00ebshm\u00ebri t\u00eb gjat\u00eb dekadash. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb pranishm\u00ebve n\u00eb dy gjeneratat e para nuk jan\u00eb thjesht krijues por personalitete t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb artit dhe mendimit shqip. Ata nuk ishin vet\u00ebm krijues por edhe veprimtar\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, promovues dhe mbrojt\u00ebs t\u00eb hapur t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb popullit t\u00eb tyre, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebnin hapur jo vet\u00ebm n\u00eb art.<\/p>\n\n\n\n<p>Historia e re e Kosov\u00ebs flet z\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tyre, nd\u00ebrsa poezia mbetet vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb fragmentare e k\u00ebsaj veprimtarie. Sigurisht se trajtimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i krijimtaris\u00eb, gjuh\u00ebs dhe stilit t\u00eb p\u00ebrdorur k\u00ebrkon nj\u00eb observim t\u00eb thell\u00eb dhe p\u00ebrmbajt\u00ebsor. Secili nga ta \u00ebsht\u00eb unik, me p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb dhe me kufizimet e veta. Ndaj, edhe poezit\u00eb e p\u00ebrfshira n\u00eb \u201cVargnim Gjakove\u201d jan\u00eb nj\u00eb reflektim i sinqert\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, nj\u00eb prani paqeje e dashurie n\u00eb t\u00eb tashmen dhe nj\u00eb shqet\u00ebsim human mbi t\u00eb ardhmen. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb shtjelluara me nj\u00eb thell\u00ebsi mendimi dhe leht\u00ebsi rr\u00ebfimi q\u00eb rrall\u00eb haset. Ato jo vet\u00ebm q\u00eb na ofrojn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e leximit, por edhe na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb dhe t\u00eb besojm\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ideale t\u00eb fuqishme.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, autor\u00ebt e lartp\u00ebrmendur, rreshtohen n\u00eb panteonin e poezis\u00eb shqipe, pasi koha nuk i ledhatoi e as fati nuk i kurseu. Mbeten t\u00eb adhuruar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb soll\u00ebn n\u00eb poezi dhe jo vet\u00ebm n\u00eb poezi.<\/p>\n\n\n\n<p>***<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vigjilje t\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb 60-t\u00eb t\u00eb Mitingut t\u00eb Poezis\u00eb dhe n\u00eb nderim t\u00eb 25-vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, me nj\u00eb entuziaz\u00ebm t\u00eb pashoq, nisa t\u00eb ideoj nj\u00eb p\u00ebrmbledhje me poezi nga poet\u00ebt e Gjakov\u00ebs. Mendimet q\u00eb dalin nga zemra peshojn\u00eb e kan\u00eb shum\u00eb vler\u00eb ndaj un\u00eb i dhash\u00eb jet\u00eb mendimeve t\u00eb mia dhe i ktheva n\u00eb nj\u00eb realitet. \u201cVargnim Gjakove\u201d e quajta, me d\u00ebshir\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb secili prej poet\u00ebve t\u00eb ket\u00eb vendin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb rradh\u00eb poetizuese e cila m\u00eb ngjan me nj\u00eb varg rruazash apo perlash ku secila prej tyre ka ndri\u00e7imin dhe bukurin\u00eb e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Do ta quaja nj\u00eb v\u00ebllim festiv, dhurat\u00eb imja n\u00eb p\u00ebrmbylljen e dekad\u00ebs s\u00eb gjasht\u00eb t\u00eb Mitingut. Mitingu ishte mbajtur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1964, sipas ides\u00eb s\u00eb Din Mehmetit dhe Enver Gjerqekut, me bashk\u00ebaktivizimin e miqve t\u00eb tjer\u00eb poet\u00eb, p\u00ebr t\u2019u institucionalizuar pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb me formimin e Klubit letrar \u201cGjon Nikoll\u00eb Kazazi\u201d (1967). N\u00eb vite e dekada, n\u00eb t\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb me qindra poet\u00eb nga e gjith\u00eb Kosova, me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra nga Shqip\u00ebria e viset e tjera shqiptare, e po ashtu, me dhjet\u00ebra poet\u00eb t\u00eb huaj pasi aktiviteti \u00ebsht\u00eb i rangut nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Poet\u00ebve n\u00eb v\u00ebllimin \u201cVargnim Gjakove\u201d i paraprijn\u00eb pes\u00eb poezi nga personalitete p\u00ebrgjith\u00ebsisht klerik\u00eb fetar\u00eb, poezit\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve datojn\u00eb nga shek. XVII e k\u00ebndej: Y. Efendija (shek. XVII), Gj. N. Kazazi (shek. XVIII), T. ef. Gjakova (shek. XVIII), T. Zajmi (shek. XIX) dhe A. G. Bojaxhiu (shek. XX). Krijimet e paraqitura nga ta jan\u00eb nj\u00eb pasuri e rrall\u00eb jo ve\u00e7 p\u00ebr vlerat artistike sa p\u00ebr humanitetin dhe origjinalitetin q\u00eb na vjen i reflektuar aq bukur nga koh\u00ebsi t\u00eb larg\u00ebta. Nuk ka asnj\u00eb m\u00ebdyshje q\u00eb edhe k\u00ebto figura i p\u00ebrkasin arealit t\u00eb Gjakov\u00ebs, bile edhe N\u00ebn\u00eb Tereza &#8211; mbes\u00eb Gjakove, e bija e Dranes s\u00eb lindur n\u00eb Novosell\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb tej, n\u00eb lib\u00ebr renditen kat\u00ebr gjenerata poet\u00ebsh: I (1920 \u2013 1940), II (1941 \u2013 1960), III (1961 \u2013 1980), IV (1981 \u2013 2010). Secili poet p\u00ebrfaq\u00ebsohet me dy krijime (dy gjeneratat e para) dhe me nj\u00eb krijim (dy gjeneratat e dyta). Renditja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kronologjikisht sipas vitit t\u00eb lindjes. Fillohet me vargjet e Anton \u00c7ett\u00ebs, pajtimtarit dhe veprimtarit t\u00eb madh t\u00eb bes\u00ebs e t\u00eb fjal\u00ebs dhe p\u00ebrfundohet me poeten e re 19 vje\u00e7are, Olsa Domi, autore e dy v\u00ebllimeve. P\u00ebrfshirja e poet\u00ebve i ka tejkaluar t\u00eb gjitha paragjykimet personale e tejpersonale q\u00eb te dikush mund t\u00eb shfaqen q\u00ebllimsh\u00ebm apo shkarazi, sepse n\u00eb art nuk ka vend p\u00ebr lakmi e p\u00ebr zem\u00ebrlig\u00ebsi. P\u00ebr secilin krijues flet vet\u00eb arti dhe krijimtaria q\u00eb ka sjell\u00eb n\u00eb vite ndaj t\u00eb gjitha diskutimet me sens inat\u00e7or dhe dashakeq\u00ebs bien posht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky v\u00ebllim i l\u00eb vend vet\u00ebm poezive, pasuruar dhe disajnuar me foto, pasuar nga disa fjal\u00eb n\u00eb sensin biografik p\u00ebr secilin autor. Nd\u00ebrsa v\u00ebllimi i radh\u00ebs q\u00eb kam n\u00eb p\u00ebrgatitje e sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studim letrar p\u00ebr k\u00ebto individualitete krijuese.<\/p>\n\n\n\n<p>E tani q\u00eb \u201cVargnim Gjakove\u201d me poet\u00ebt e Gjakov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb lavde por \u00ebsht\u00eb momenti i duhur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nderime. Nderime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb shpirtin e tyre e kthyen n\u00eb varg e vargun n\u00eb p\u00ebrkushtim shpirt\u00ebror p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb qenies s\u00eb njeriut, sikurse \u00ebsht\u00eb vendlindja, f\u00ebmij\u00ebria, sht\u00ebpia e prind\u00ebrve a trualli t\u00eb cilit i p\u00ebrkasin, pasi njeriu pa k\u00ebto do t\u00eb ishte njeri pa atdhe. E nj\u00eb njeri pa atdhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i mbetur pa asgj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund, dua ta mbyll me ndjesin\u00eb e nj\u00eb njeriu q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn dhe tashm\u00eb nuk i kan\u00eb mbetur m\u00eb fjal\u00eb. Duke i mbyllur syt\u00eb dhe duke par\u00eb me drit\u00ebn e shpirtin, di\u00e7ka m\u00eb p\u00ebshp\u00ebrit:<br>Aty ku ka poezi ka emocion, dhe aty ku ka nderim p\u00ebr poezin\u00eb ka fisnik\u00ebri!<\/p>\n\n\n\n<p>Gjakov\u00eb, 24.04.2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Migena ARLLATI Parath\u00ebnie e v\u00ebllimit antologjik \u201cVARGNIM GJAKOVE\u201d Teksa libri me poet\u00ebt e Gjakov\u00ebs b\u00ebhet gati t\u00eb shkoj\u00eb drejt shtypit, me p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb pakufishme respekti, ulem t\u00eb shkruaj k\u00ebt\u00eb parath\u00ebnie. Vet\u00eb emri Gjakov\u00eb \u00ebsht\u00eb metafor\u00eb, \u00ebsht\u00eb simbol i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ndjesish t\u00eb krijuara nga procese e ngjarje&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10183,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-10182","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10182","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10182"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10182\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10184,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10182\/revisions\/10184"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}