{"id":10131,"date":"2024-03-26T01:11:03","date_gmt":"2024-03-26T01:11:03","guid":{"rendered":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10131"},"modified":"2024-03-26T01:11:03","modified_gmt":"2024-03-26T01:11:03","slug":"terbim-ne-lumin-zambezi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10131","title":{"rendered":"T\u00cbRBIM N\u00cb LUMIN ZAMBEZI"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/AGIM-D-24.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"165\" height=\"165\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/AGIM-D-24.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10132\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/AGIM-D-24.jpg 165w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/AGIM-D-24-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/AGIM-D-24-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 165px) 100vw, 165px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Michael\u00a0 Eric. Dyson<\/p>\n<p>Perkhim Agim Xh Deshnica<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb se erdh\u00ebt n\u00eb Zambez! &#8211; i p\u00ebrsh\u00ebndeti Pol Templeri gjasht\u00eb turist\u00ebt, q\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebronte me kanoe e kajak n\u00ebp\u00ebr lumin e madh afrikan. <br \/>Teksa lundrat b\u00ebnin p\u00ebrpara drejt uj\u00ebvar\u00ebs s\u00eb zhurm\u00ebshme Viktoria, grupi shpresonte t\u00eb shihte nga af\u00ebr elefant\u00ebt, krokodil\u00ebt dhe hipopotam\u00ebt. Qe nj\u00eb dit\u00eb e bukur marsi me qiell t\u00eb kalt\u00ebr. Puhiza e fresk\u00ebt e er\u00ebs frynte leht\u00eb e leht\u00eb. N\u00eb vozitje e sip\u00ebr, drejtuesi 27 &#8211; vje\u00e7ar i lundrave Templer, i arg\u00ebtonte udh\u00ebtar\u00ebt, duke u treguar ndodhi gazmore, por edhe trondit\u00ebse n\u00ebp\u00ebr lumenj dhe, m\u00eb n\u00eb fund, shtonte k\u00ebshilla e njoftime. <br \/>&#8211; Zambezin zakonisht e quajn\u00eb \u201cRrjedha mbret\u00ebrore\u201d. Puna jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb vozisim, kurse ju t\u00eb rrini ndenjur e t\u00eb pushoni rehat. <br \/>Nd\u00ebrsa vendoste revolverin e fishek\u00ebt n\u00eb brez, ai u foli shkurt edhe p\u00ebr rreziqet e mundshme gjat\u00eb lundrimit:<br \/>&#8211; Lumi \u00ebsht\u00eb plot me krokodil\u00eb, ndaj mos e zgjatni dor\u00ebn n\u00eb uj\u00eb! Krokodilit i duket si peshk, ose si lulja e kroksit, q\u00eb jan\u00eb dy nga ushqimet e tij m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara. Rreziku tjet\u00ebr vjen nga hipopotami! Ai, kryesisht, jeton n\u00eb brigjet e lumenjve, n\u00eb zona q\u00eb ne i njohim mir\u00eb dhe mund t\u2019i m\u00ebnjanojm\u00eb, por nganj\u00ebher\u00eb atij i k\u00ebrcet damari i lig dhe papritur sulet dhe p\u00ebrplaset me lundr\u00ebn. <br \/>Tek fliste, Templeri buz\u00ebqeshte me turist\u00ebt, q\u00eb dihasnin me dridhm\u00eb nga ato rr\u00ebfime t\u00eb frikshme.<br \/>&#8211; P\u00ebrplasja mund t\u2019ju v\u00ebrvis\u00eb drejt e n\u00eb uj\u00eb! D\u00ebgjoni \u00e7\u2019ju them? N\u00ebse ndodh k\u00ebshtu, mos u rr\u00ebmbeni nga paniku dhe mos e humbni toruan n\u00ebp\u00ebr val\u00eb! Hipopotamit mund t\u2019i shmangesh m\u00eb leht\u00eb se krokodilit!<br \/>N\u00eb ekuipazh, p\u00ebrve\u00e7 tij, b\u00ebnin pjes\u00eb Mak Namara, 31 vje\u00e7, q\u00eb shoq\u00ebronte grupin n\u00eb Kajak, Ben Sinbadi, 24 vje\u00e7, vozit\u00ebsi i kanoes s\u00eb dyt\u00eb, dhe Evans Namasango, vozit\u00ebs n\u00eb kanoen e tret\u00eb, nj\u00eb tip gazmor, 22 &#8211; vje\u00e7ar, i cili pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb provimet p\u00ebr ndihm\u00ebsudh\u00ebrr\u00ebfyes. Templeri qysh n\u00eb fillim ia \u00e7moi vetit\u00eb e mira dhe pun\u00ebn, ndaj kujdesej p\u00ebr t\u00eb, thuajse, \u00e7do dit\u00eb.<br \/>Ai i ndau turist\u00ebt dy nga dy. N\u00eb lundr\u00ebn e vet mbajti Johem Shtahmanin me bashk\u00ebshorten Gundi nga rrethinat e Bremenit t\u00eb Gjermanis\u00eb. N\u00eb kanoen e Sinbadit la Muriel Fisherin me t\u00eb fejuar\u00ebn, Pierre Langarde. Nd\u00ebrsa Natali Grasota dhe Mark Skorupka, lundruan me Namasangon. Kat\u00ebr nga turist\u00ebt ishin punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb Air France.<\/p>\n<p>Templerit i qesh\u00ebn syt\u00eb, kur flotilja e vog\u00ebl hyri n\u00eb rrjedh\u00ebn e shtruar t\u00eb Zambezit. Ai qe rritur n\u00eb savane e, sidomos, n\u00eb bazat e larg\u00ebta ushtarake. I ati kishte sh\u00ebrbyer me grad\u00ebn e kapitenit n\u00eb ishkolonin\u00eb Britanike n\u00eb Rodezin\u00eb e jugut, e njohur tashm\u00eb me emrin Zimbabve. <br \/>Me ato shpatulla t\u00eb fuqishme prej notari a mbrojt\u00ebsi t\u00eb regbis\u00eb, Templeri ishte i pajisur me dhuntit\u00eb e nj\u00eb atleti t\u00eb shkath\u00ebt. N\u00eb koh\u00ebn kur punonte n\u00eb Izrael, atij iu shkrep t\u00eb kalonte me traktor p\u00ebrmes nj\u00eb fushe t\u00eb minuar n\u00eb Jordani, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb birr\u00eb. Por, kjo shaka i kushtoi shtrenjt\u00eb, se e d\u00ebbuan nga Izraeli. <br \/>I kthyer n\u00eb Zimbabve, tek pushonte me shok\u00ebt e vet n\u00eb breg t\u00eb liqenit Kariba, kaluan atypari disa lundra ekspedite. <br \/>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb udha, q\u00eb duhet t\u00eb ndjek!\u201d &#8211; tha ai me vete.<br \/>Me vullnet e vendosm\u00ebri p\u00ebr tre muaj, kreu me sukses kursin nj\u00ebvje\u00e7ar p\u00ebr drejt\u00ebsi, qitje dhe histori natyre. Pas provimeve t\u00eb v\u00ebshtira, mori d\u00ebshmin\u00eb e udh\u00ebrr\u00ebfyesit p\u00ebr n\u00eb lumenj.<br \/>Mbi tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb muaj ai punoi si mbikqyr\u00ebs n\u00eb lundrimet e larg\u00ebta me kanoe, duke udh\u00ebhequr turist\u00ebt n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb zonave me kafsh\u00eb t\u00eb egra. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kujdesej edhe p\u00ebr jet\u00ebn e tyre. Nj\u00ebher\u00eb i ktheu mbrapsht disa vizitor\u00eb japonez\u00eb, q\u00eb po shkonin si pa t\u00eb keq drejt luan\u00ebve, duke shkrepur aparatet fotografik\u00eb. N\u00eb ato vise gjallon edhe hipopotami, nj\u00eb nga kafsh\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb Afrik\u00ebs. Dy dh\u00ebmb\u00ebt e posht\u00ebm t\u00eb hipopotamit mashkull, mbi nj\u00ebzet centimetra t\u00eb gjat\u00eb, shtrihen jasht\u00eb, si shufrat e pirunit t\u00eb ngarkim &#8211; shkarkimit, nd\u00ebrsa dy dh\u00ebmb\u00ebt e qenit ulen nga lart &#8211; posht\u00eb n\u00eb nofull, p\u00ebrkundrejt dy t\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb \u00e7ohen p\u00ebrpjet\u00eb si thikat e makin\u00ebs grir\u00ebse t\u00eb ushqimeve.<br \/>Shpesh her\u00eb hipopotami p\u00ebrplaset me kanoet dhe i hedh n\u00eb lum\u00eb udh\u00ebtar\u00ebt. Para dy vitesh nga kafshimi i tij nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes humbi nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb. Gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb nga p\u00ebrplasja n\u00eb fundin e kanoes, Templeri dhe dy udh\u00ebtar\u00ebt fluturuan n\u00eb lum\u00eb. Po i nj\u00ebjti hipopotam iu qep lundrave t\u00eb tjera e i goditi. <br \/>Nga lund\u00ebrtar\u00ebt, q\u00eb vinin p\u00ebrkundrejt, merrte njoftime p\u00ebr zona t\u00eb rrezikshme, t\u00eb cilave duhej t\u2019u rrinte larg. Nd\u00ebrsa tani Templeri me flotiljen po kalonte p\u00ebrmes ishujve shk\u00ebmbor\u00eb t\u00eb nj\u00eb zone t\u00eb re, t\u00eb panjohur ndonj\u00ebher\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur kanoeja e Templerit po rr\u00ebshqiste ngadal\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn e lumit, n\u00eb larg\u00ebsi nga bregu sa gjat\u00ebsia e lopat\u00ebs, tridhjet\u00eb metra m\u00eb tej u duk kopeja e hipopotam\u00ebve. Mbi l\u00ebkur\u00ebn e err\u00ebt nj\u00eb l\u00ebng i kuq\u00ebremt\u00eb q\u00eb i mbron nga rrezet e diellit, jepte p\u00ebrshtypjen, sikur kafsh\u00ebve u kullonin shtat\u00eb pal\u00eb djers\u00eb.<br \/>Me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt Templeri shpjegoi se hipopotami nga toka n\u00eb shpatulla \u00ebsht\u00eb mbi nj\u00eb met\u00ebr e gjysm\u00eb i lart\u00eb, kurse nga no\u00e7ka n\u00eb bisht, mbi kat\u00ebr met\u00ebr i gjat\u00eb. \u201cAq sa BMV-ja ime!\u201d, &#8211; mendoi Shtahmani.<br \/>&#8211; Nisemi! &#8211; tha Templeri dhe voziti m\u00eb tutje. Tek po kalonte nj\u00eb hipopotam fem\u00ebr, q\u00eb prehej mbi uj\u00eb me dymb\u00ebdhjet\u00eb vi\u00e7a nga prapa, dielli po varej pas majave t\u00eb drur\u00ebve. <br \/>Templeri tha se, si t\u00eb kalonin dyzet minuta, t\u00ebr\u00eb grupi duhej t\u00eb zbriste menj\u00ebher\u00eb n\u00eb breg, prej nga turist\u00ebt do t\u00eb ktheheshin mbrapsht me kamion p\u00ebr n\u00eb hotele.<br \/>Fundi i kajakut t\u00eb Mak Namar\u00ebs takoi buz\u00ebn e shk\u00ebmbit, ku nj\u00eb prej rrjedhave t\u00eb lumit derdhej te nj\u00eb pellg i gjer\u00eb afro gjasht\u00ebdhjet\u00eb metra. Sinbadi me Templerin vozisnin n\u00eb rrjedh\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb ndjekur nga Namasango. Templeri u jepte zem\u00ebr e i udh\u00ebzonte t\u2019u shmangeshin hipopotam\u00ebve t\u00eb fshehur n\u00ebn uj\u00eb. <br \/>Papritur, u d\u00ebgjua di\u00e7ka e ngjashme me bubullim\u00ebn. Bamp! Nj\u00eb hipopotam mashkull u p\u00ebrplas me kanoen e Namasangos. Pupa e saj u ngrit n\u00eb aj\u00ebr, thuajse nj\u00eb met\u00ebr lart, nd\u00ebrsa drejtuesi u rrotullua e u flak jasht\u00eb. Templeri ktheu kok\u00ebn dhe e pa pjes\u00ebn e pasme t\u00eb kanoes mbi shpatullat e hipopotamit t\u00eb t\u00ebrbuar, q\u00eb hapi goj\u00ebn e llahtarshme dhe u zhyt befas n\u00ebn uj\u00eb. Teksa udh\u00ebtar\u00ebt, Grasota e Skorupka, po b\u00ebnin \u00e7mos t\u00eb nivelonin kanoen, Namasango, duke gul\u00e7uar, mezi po mbushej me frym\u00eb.<br \/>Templeri voziti mbrapsht drejt tij.<br \/>&#8211; Prit! &#8211; b\u00ebrtiti ai. <br \/>T\u00eb mbetur pa rema, Grasota e Skorupka, punonin \u00e7mendurisht, duke rrahur me duar ujin, p\u00ebr ta larguar kanoen nga zona e hipopotamit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Sinbadi i dha kanoes drejt uj\u00ebrave t\u00eb cekta. Disa metra m\u00eb tej udh\u00ebtar\u00ebt e tij, Fisher dhe Langarde, u hodh\u00ebn mbi sip\u00ebrfaqen e nj\u00eb toke shk\u00ebmbore. <br \/>Nd\u00ebrkaq, Namasango u kap me duar n\u00eb nj\u00ebrin krah te kanoeja e Templerit. Ky vuri re se ajo po anohej e mund t\u00eb p\u00ebrmbysej.<br \/>&#8211; Shko prapa! &#8211; i thirri dhe voziti dal\u00ebngadal\u00eb af\u00ebr tij. <br \/>\u201cHipopotami nuk kthehet m\u00eb k\u00ebtu!\u201d, &#8211; tha me vete. Shtahmani u p\u00ebrkul n\u00eb krahun e djatht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ruajtur ekuilibrin e kanoes, nd\u00ebrsa Templeri n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, i nderur jasht\u00eb, i zgjati dor\u00ebn Namasangos p\u00ebr ta rrokur. N\u00eb \u00e7astin kur gishtat e tyre ishin fare af\u00ebr, papritur hipopotami me goj\u00ebn hapur brofi mbi uj\u00eb nd\u00ebrmjet tyre si kamion\u00e7in\u00eb me motor pa kapak. St\u00ebrkala uji dhe ul\u00ebrima si krisma topi shp\u00ebrthyen nga gryka e frikshme ngjyr\u00eb roz\u00eb e portokalli e bish\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb hop ajo ia p\u00ebrfshiu me goj\u00eb duart Templerit dhe e t\u00ebrhoqi pas vetes. Me dh\u00ebmb\u00ebt mizor\u00eb e kafshoi n\u00eb sup, n\u00eb bel e n\u00eb shpin\u00eb, pastaj u zhduk s\u00ebrish n\u00ebn uj\u00eb. Aq shpejt ndodhi ajo p\u00ebrplasje e beft\u00eb, saq\u00eb kanoeja p\u00ebr disa \u00e7aste q\u00ebndroi drejt, para se t\u00eb humbiste drejtpeshimin, t\u00eb binte ngadal\u00eb, dhe Shtahmanin ta hidhte n\u00eb lum\u00eb. <br \/>Hipopotami, duke e t\u00ebrhequr Templerin me pesh\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb kile tre pash\u00eb n\u00ebn uj\u00eb, nisi t\u00eb luante me t\u00eb si macja me miun. Me fytyr\u00ebn p\u00ebrmbys n\u00eb goj\u00ebn e hipopotamit, ai s\u2019po merrte vesh se n\u00eb \u00e7\u2019vend ndodhej. \u201cKu jam k\u00ebtu!?\u201d &#8211; habitej Templeri. Pas pak, gjoksi i tij u \u00e7lirua nga shtr\u00ebngimi. Sapo hipopotami hapi nofullat, Templerit iu lirua nj\u00ebri krah dhe l\u00ebvizi p\u00ebrqark. Duke i dh\u00ebn\u00eb trupit mbrapsht, u p\u00ebrpoq t\u00eb shk\u00ebputej dhe t\u00eb mbahej diku. Zgjati gishtat dhe kapi bishtin e ashp\u00ebr e t\u00eb fort\u00eb t\u00eb hipopotamit. U pushtua nga nj\u00ebfar\u00eb shprese. Iu b\u00eb sikur po e shihte veten si n\u00eb film. Kur iu lirua edhe krahu tjet\u00ebr, iu shtuan shpresat p\u00ebr shp\u00ebtim. Hipopotami, q\u00eb e kishte g\u00ebrvishtur me dh\u00ebmb\u00eb n\u00eb faqe dhe n\u00eb zverk, papritur e l\u00ebshoi. N\u00eb \u00e7ast Templeri u sul p\u00ebrpjet\u00eb drit\u00ebs dhe doli n\u00eb sip\u00ebrfaqen e lumit. T\u00eb par\u00ebn gj\u00eb q\u00eb vuri re, ishte gjendja e Namasangos, i cili duke gul\u00e7uar, mbahej me v\u00ebshtir\u00ebsi mbi uj\u00eb. <br \/>&#8211; Noto, Evans! &#8211; i b\u00ebrtiti. &#8211; H\u00eb, edhe pak, se ja, arrit\u00ebm! <br \/>Por ai, me sa shihej, e kishte humbur gjykimin, ndaj Templeri e t\u00ebrhoqi prej jake drejt bregut. Befas ndjeu t\u00eb therura n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga nj\u00eb pesh\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. \u201cMos u kthye hipopotami prap\u00eb?\u201d &#8211; tha me vete n\u00eb \u00e7ast. Dhe ndjeu se ai k\u00ebsaj here ishte t\u00ebrbuar. E mb\u00ebrtheu me dh\u00ebmb\u00ebt e mpreht\u00eb nga posht\u00eb. Templeri hoqi dor\u00ebn nga jaka e Namasangos, me shpres\u00eb se ai do t\u00eb dilte vet\u00eb n\u00eb breg. N\u00eb ato \u00e7aste i ra nd\u00ebr mend se hipopotam\u00ebt mbajn\u00eb frym\u00eb n\u00ebn uj\u00eb gjasht\u00eb minuta, kurse njeriu tre ose kat\u00ebr. N\u00eb kulmin e d\u00ebshp\u00ebrimit, e grushtoi dhe ia t\u00ebrhoqi bishtin. K\u00ebmb\u00ebt iu liruan, por nj\u00ebra dor\u00eb i ngeci n\u00eb goj\u00ebn e hipopotamit. Megjithat\u00eb, nuk u ndal. Mblodhi t\u00ebr\u00eb fuqit\u00eb dhe e goditi me shqelma ku mundi, n\u00eb kok\u00eb, n\u00eb sy, n\u00ebn bark e n\u00eb vithe. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shfrynte: \u201cHiqmu qafe, shtaz\u00eb e mallkuar!\u201d Befas iu shk\u00ebput, e kur Mak Namara e pa mbi uj\u00eb, e ngau kajakun drejt tij.<br \/>&#8211; Noto n\u00eb krahun tim! &#8211; i thirri. <br \/>Por hipopotami mb\u00ebrriti i pari dhe u preu udh\u00ebn. Me nofullat e llahtarshme e mb\u00ebrtheu Templerin dhe e mbajti p\u00ebrgjysm\u00eb mbi uj\u00eb, kok\u00ebn e shpatullat n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Krahu i majt\u00eb i Templerit mori t\u00eb \u00e7ara si me g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb nga dy dh\u00ebmb\u00ebt e mpreht\u00eb t\u00eb hipopotamit, teksa dy t\u00eb tjer\u00ebt e shpuan n\u00eb gjoks. Sakaq ndjeu dhimbje t\u00eb forta n\u00eb brinj\u00eb. N\u00eb furi e sip\u00ebr bisha e v\u00ebrviste sip\u00ebr ujit sa andej &#8211; k\u00ebtej. Her\u00eb e zhyste dhe her\u00eb e nxirrte jasht\u00eb. Templeri v\u00ebrtitej djathtas e majtas, posht\u00eb e lart. Me dor\u00ebn e lir\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb kapte revolverin, por m\u00eb kot! Ai i kishte humbur. S\u2019merrte dot frym\u00eb. Mendja po i turbullohej. \u201cNuk mundem m\u00eb!\u201d &#8211; p\u00ebshp\u00ebriti si n\u00eb jerm. Megjithat\u00eb, vazhdoi t\u00eb luftonte, duke e grushtuar l\u00ebkur\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb shtaz\u00ebs. <br \/>Befas hipopotami u dor\u00ebzua para atij njeriu t\u00eb paepur. E shtyu n\u00ebn uj\u00eb dhe u largua duke shfryr\u00eb. Templeri brofi lart p\u00ebr n\u00eb kajakun e Mak Namar\u00ebs.<br \/>&#8211; M\u00eb nxirr k\u00ebtej! &#8211; i foli me gjysm\u00eb z\u00ebri dhe u kap n\u00eb litarin e kajakut.<br \/>Sapo hyn\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e cekta, e para gj\u00eb q\u00eb i shkoi nd\u00ebr mend Templerit, ishte shp\u00ebtimi njer\u00ebzve.<br \/>&#8211; Duhet t\u2019i nxjerrim t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb breg! &#8211; tha me pak z\u00eb. &#8211; Ku \u00ebsht\u00eb Evansi?<br \/>Fisheri dhe Langarderi e kishin par\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn e poshtme t\u00eb lumit, teksa l\u00ebvizi duart mbi kok\u00eb dhe pastaj u zhduk n\u00eb thell\u00ebsi.<br \/>Templerin e mposht\u00ebn dhimbjet.<br \/>&#8211; Ah, \u00e7\u2019e papritur e tmerrshme! &#8211; tha duke r\u00ebnkuar dhe u k\u00ebrrus mbi uj\u00eb.<br \/>Mak Namara pa tmerrin n\u00ebn veshjen e shqyer t\u00eb Templerit. Krahu i djatht\u00eb i qe ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. Nga gjoksi, shpina e pulpa e k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb majt\u00eb i rridhte gjak. P\u00ebrmes nj\u00eb vrime i dukej cipa e mushk\u00ebrive.<br \/>\u00c7anta e ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb dhe radiomarr\u00ebsja ishin zhdukur n\u00eb lum\u00eb, kur kanoeja u p\u00ebrmbys pas m\u00ebsymjes s\u00eb hipopotamit. Pra, jeta e Templerit ishte n\u00eb rrezik. Mak Namara grisi menj\u00ebher\u00eb qesen e ushqimeve dhe sajoi disa rripa. Me to ia mbuloi vrim\u00ebn n\u00eb kraharor dhe ia lidhi plag\u00ebt nga rridhte gjak. N\u00eb at\u00eb gjendje Mak Namara dhe Sinbadi e mbart\u00ebn me kajak. P\u00ebr gjasht\u00eb minuta dol\u00ebn n\u00eb breg. N\u00eb qytez\u00ebn m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt nuk gjet\u00ebn asnj\u00eb kirurg. S\u00eb andejmi, me nj\u00eb furgon t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb, brenda tri or\u00ebsh, n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs, mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Balauej. Kirurgu ortoped Bekitheba Nkabe, rreth t\u00eb dyzetave, i njoftuar qysh m\u00eb par\u00eb, priste n\u00eb spital. P\u00ebrve\u00e7 mjekimeve n\u00eb kok\u00eb, n\u00eb gjoks e n\u00eb shpin\u00eb, doktor Nkabe ia preu krahun e djatht\u00eb. Operacioni zgjati shtat\u00eb or\u00eb.<br \/>Pas dy dit\u00eb k\u00ebrkimesh, trupin e Evans Namasangos e gjet\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb uj\u00ebrave.<br \/>Deri m\u00eb sot, n\u00eb t\u00ebr\u00eb lumin e madh Zambezi, askush s\u2019\u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me aq guxim e vendosm\u00ebri me hipopotamin e t\u00ebrbuar, si Pol Templeri. Pas dor\u00ebheqjes nga puna e udh\u00ebrr\u00ebfyesit, ai i la lundrat e lumenjt\u00eb dhe u kthye n\u00eb Savane. Atje sh\u00ebrbeu n\u00eb ekspeditat, q\u00eb p\u00ebrshkonin Zimbaven, Namibin\u00eb e Bostvan\u00ebn. <br \/>Sado q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn gjahtar\u00ebt profesionist\u00eb ta bindnin administrat\u00ebn e Parkut komb\u00ebtar dhe t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb egra, q\u00eb ta vrisnin hipopotamin e t\u00ebrbuar, nuk ia arrit\u00ebn. Ai ndodhet ende atje, n\u00eb lum\u00eb, dhe pret t\u00eb tjera viktima<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Michael\u00a0 Eric. Dyson Perkhim Agim Xh Deshnica &#8211; Mir\u00eb se erdh\u00ebt n\u00eb Zambez! &#8211; i p\u00ebrsh\u00ebndeti Pol Templeri gjasht\u00eb turist\u00ebt, q\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebronte me kanoe e kajak n\u00ebp\u00ebr lumin e madh afrikan. Teksa lundrat b\u00ebnin p\u00ebrpara drejt uj\u00ebvar\u00ebs s\u00eb zhurm\u00ebshme Viktoria, grupi shpresonte t\u00eb shihte nga af\u00ebr elefant\u00ebt, krokodil\u00ebt dhe hipopotam\u00ebt. Qe nj\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10132,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-10131","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10131"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10131\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10133,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10131\/revisions\/10133"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10132"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}