{"id":1011,"date":"2012-06-09T13:16:40","date_gmt":"2012-06-09T13:16:40","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1011"},"modified":"2012-06-09T13:16:40","modified_gmt":"2012-06-09T13:16:40","slug":"zef-perndocaj-45-vjete-ne-vater","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1011","title":{"rendered":"ZEF P\u00cbRNDOCAJ, 45 VJET\u00cb N\u00cb VAT\u00cbR"},"content":{"rendered":"<h2><\/h2>\n<div>\n<\/div>\n<div align=\"center\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" title=\"19 urim Zef pernocaj.IMG\" src=\"http:\/\/gazetadielli.com\/wp-content\/uploads\/2012\/06\/19-urim-Zef-pernocaj.IMG_-600x436.jpg\" alt=\"Zef Perndocaj me familje\" width=\"600\" height=\"436\" \/><\/div>\n<div>\n<p><strong>\u00a0 Nga Dalip Greca-<\/strong><\/p>\n<p>Zef P\u00ebrndocaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ata q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb shpirtin dhe zemr\u00ebn\u00a0 n\u00eb Vat\u00ebr per me shume se kater dekada. <!--more-->Edhe pse nuk klasifikohet tek biznesmen\u00ebt, edhe pse ka punuar \u00a0gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ku mezi nxiret dollari, ai p\u00ebr 45 vjet nuk u \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb vatran\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb dhuruar \u00a0p\u00ebr Vatr\u00ebn. Gjat\u00eb shfletimit t\u00eb rekordeve t\u00eb Vatr\u00ebs, emri i tij nuk mungon n\u00eb ashnj\u00eb prej fushatave, q\u00eb n\u00eb 60 vjetorin e Diellit dhe pas Zef P\u00ebrndocaj ka emrine\u00a0 tij dhe p\u00ebrkrah emrit edhe shifra e dhurimit.Edhe \u00a0n\u00eb botimet e Vatr\u00ebs dhe t\u00eb Diellit P\u00ebrndocaj ka dhuruar krahas vatran\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. E gjeta emrin e tij edhe tek \u201cFlamurtari i Kombit\u201d, libri kushtuar 100 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Nolit, ku shifra e dhuruar nga ai \u00ebsht\u00eb sa dyfishi i mesatares\u00a0 s\u00eb \u00e7do dhuruesi, p\u00ebr Botimin e librit t\u00eb Beqir Met\u00ebs ka dhuruar $ 1000, p\u00ebr\u00a0 ringjalljen e Diellit me rastin e 100 vjetorit ishte nga ata q\u00eb e mbajt\u00ebn premtimin, dhuroi $ 3000 mij\u00eb dollar\u00eb, p\u00ebr 100 vjetorin e\u00a0 Vatr\u00ebs $ 2000, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb tavoline t\u00eb rezervuar e t\u00eb paguar q\u00eb n\u00eb fillim ($2500) , p\u00ebrve\u00e7 $ 500 p\u00ebr nj\u00eb faqe n\u00eb Journalin e 100 vjetorit, me rastin e fatkeqsis\u00eb natyrore n\u00eb zonat e Veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00a0dhuroi $ 1000. Natyrisht nuk jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto shifrat e dhurimit, ai ka 43 vite q\u00eb dhuron. Shpirtin dhe zemr\u00ebn Zef \u00a0P\u00ebndocaj, n\u00eb plot kuptimin e fjal\u00ebs, \u00a0i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb Vat\u00ebr.<\/p>\n<p>Dikur n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb Dielli p\u00ebr kontributet e z. P\u00ebrndoocaj pata shkruar: Zef P\u00ebrndocaj, an\u00ebtari i bordit t\u00eb Federat\u00ebs Pan Shqiptare \u201dVatra\u201d, nj\u00eb nd\u00ebr vatran\u00ebt e devotsh\u00ebm, e mbajti premtimin q\u00eb pati marr\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e \u201cVatr\u00ebs\u201d,\u00a0 q\u00eb u mblodh pas festimit t\u00eb 100 vjetorit t\u00eb gazet\u00ebs \u201cDielli\u201d, n\u00eb gusht 200. Nd\u00ebr ata q\u00eb premtuan (Zef \u00a0P\u00ebrndocaj ishte nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt q\u00eb e mbajti fjal\u00ebn) p\u00ebr t\u00eb kontribuar\u00a0 me dhurime p\u00ebr t\u00eb ringjallur gazet\u00ebn e themeluar 100 vite t\u00eb shkuara nga shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, me editor t\u00eb par\u00eb Fan S. Noli e m\u00eb pas Faik Konic\u00ebn. 3 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr Zefin ishin shum\u00eb se ai nuk ka biznese, por zemra dhe shpirti vatran, e nxit\u00ebn q\u00eb t\u00eb ta jepte dhe ta mbante at\u00eb premtim.Veprimin e dhurimit e kreu n\u00eb heshtje, pa buj\u00eb. Sikur t\u00eb mos kishte marr\u00eb sinjal editori nga z. Agim Karagjozi\u00a0 se\u00a0 z.P\u00ebrndocaj kishte b\u00ebr\u00eb fakt t\u00eb kryer fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, ndoshta dhe k\u00ebto radh\u00eb nuk do t\u00eb ishin shkruar. Zefit nuk i p\u00eblqen buja, as mburrja, ai thot\u00eb se me aktin e tij ka b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn si vatran.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb\u00a0 Zef P\u00ebrndocaj b\u00ebn dhurime t\u00eb tilla bujare. Sa her\u00eb q\u00eb \u201cVatra\u201d \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb nevoj\u00eb, pa marr\u00eb urdh\u00ebr nga askush, p\u00ebrve\u00e7se nga zemra, ai ka ofruar kontributet e veta. Sa her\u00eb q\u00eb \u201cVatra\u201d ka organizuar fushata n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, apo p\u00ebr kontribute n\u00eb Shqip\u00ebri a komunitetin e k\u00ebtush\u00ebm, Zefi s\u00ebrish ka qen\u00eb i pari.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cVat\u00ebr\u201d Zef P\u00ebrndocaj ka v\u00ebn\u00eb shpirtin e vet antikomunist dhe atdhetar. Ai iku prej Shqip\u00ebris\u00eb pas p\u00ebrgjakjes s\u00eb familjes dhe fisit nga diktatura komuniste dhe sapo erdhi n\u00eb SHBA, e gjeti streh\u00ebn komb\u00ebtare tek Vatra. Ka m\u00eb shum\u00eb se 45 vjet q\u00eb e ngroh shpirtin n\u00eb zjarrin m\u00ebm\u00ebdhetar t\u00eb Vatr\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Ardhja e Zefit n\u00eb Amerik\u00eb ka kaluar p\u00ebrmes nj\u00eb kalvari t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nuk i harron vuajtjet dhe terrorin, q\u00eb nuk iu ndan\u00eb familjes s\u00eb tij nga sistemi komunist. P\u00ebr\u00a0 shum\u00eb koh\u00eb babai i tij u end maleve i p\u00ebrndjekur nga brigadat speciale t\u00eb ndjekjes. Familja u internua n\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb Berat, bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt ishte edhe gruaja e axh\u00ebs me tri vajza t\u00eb vogla. Q\u00eb pa hapur syt\u00eb \u00a0f\u00ebmij\u00ebt u ndesh\u00ebn me vuajtjet e ferrit. Babai i tyre, axha i Zefit, ishte vrar\u00eb n\u00eb mal m\u00eb 3 maj 1948. M\u00eb pas familja u internua n\u00eb kampin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Tepelen\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas daljes nga burgu(ishte d\u00ebnuar q\u00eb n\u00eb dhjetor 1944), babai i tij, u vu s\u00ebrish n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr. K\u00ebt\u00eb her\u00eb akuza ishte se u jepte mb\u00ebshtetje dhe ushqime forcave parashutiste q\u00eb kishin zbarkuar p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin e Enver Hoxh\u00ebs. Emri ishte rrethuar \u00a0me ngjyre t\u00eb kuqe, por nuk dor\u00ebzohej antikomunisti i vendosur. Baba Ndue e kishte marr\u00eb sinjalin se i qe afruar rreziku dhe se k\u00ebt\u00eb her\u00eb e priste plumbi. Ishte e v\u00ebrtet\u00eb se ai qe takuar me Gjin Gjonaj, parashutist dhe e pat furnizuar me ushqime. Vet\u00eb Zefi, edhe pse ishte f\u00ebmij\u00eb 12 vje\u00e7, iu desh q\u00eb t\u00eb dilte malit, s\u00eb bashku me t\u00eb atin dhe axh\u00ebn n\u00eb shtator 1951. Ai provoi n\u00eb mal p\u00ebrve\u00e7 rrezikut t\u00eb jet\u00ebs edhe vujatjen prej t\u00eb ftohtit t\u00eb dimrit t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb maleve, edhe urin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb u mor vendimi p\u00ebr ta kaluar kufirin. Ishin 19 veta n\u00eb grup. Pasi studiuan vendkalimin, dol\u00ebn\u00a0 n\u00eb Zogaj. I d\u00ebrguan fillimisht n\u00eb Gjakov\u00eb.M\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb kamp refugjat\u00ebsh n\u00eb Pej\u00eb, ku q\u00ebndruan 3 muaj. I zhvendos\u00ebn n\u00eb Gjilan p\u00ebr 3 vjet. M\u00eb pas n\u00eb Vushtri, ku v\u00ebllai, Biba, ilegal shkon drejt e n\u00eb Beograd dhe pasi hyn n\u00eb ambasad\u00ebn angleze, merr formular\u00ebt p\u00ebr t\u2019i plot\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb Per\u00ebndim. UDB e mori vesh dhe i burgosi, at\u00eb dh\u00eb shok\u00ebt. Kat\u00ebr muaj q\u00ebndroi n\u00eb qeli. E d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb kampin e rreziksh\u00ebm t\u00eb Gerov\u00ebs. Pas disa koh\u00ebsh edhe bab\u00ebn e d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb Gerov\u00eb. Pas vuajtjeve n\u00eb kamp, u erdhi koha p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Po Zefi? Fati i tij e drejtoj\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00eb. Ai filloi shkoll\u00ebn n\u00eb Gjilan, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas n\u00eb Vushtri. Pas shum\u00eb nd\u00ebrhyrjesh , pengesash, presionesh, arrin q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr ta vazhduar atje shkoll\u00ebn. Aty p\u00ebrfundoi gjimnazin. M\u00eb pas nisi studimet n\u00eb \u00a0Universitetin e Prishtin\u00ebs n\u00eb fakultetin Ekonomik, ku i kreu dy vjet. Aty fillojn\u00eb e shtohen v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe pengesat e v\u00ebna nga UDB-ja p\u00ebr arsye t\u00eb refuzimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit me ta. Kur do t\u00eb jepte provimet e vitit t\u00eb tret\u00eb, e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb aksion p\u00ebr nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs Beograd-Shkup. Sapo e p\u00ebrfundon aksionin, k\u00ebrkon t\u00eb kthehet n\u00eb Universitet, i v\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr penges\u00eb, t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar pasojat e t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrues q\u00eb rr\u00ebnoi Shkupin. E kund\u00ebrshtoi urdh\u00ebrin, por si tani i kujtohet kur Branko Milloshevi\u00e7, komandanti i brigad\u00ebs i tregoi dosjen e p\u00ebrndjekjes dhe survejimit prej UDB, vendosi t\u00eb shkoj\u00eb. Edhe pse ishte nga m\u00eb t\u00eb dalluarit, edhe pse kontribuonte n\u00eb sportin e volejbollit, edhe pse kishte qen\u00eb m\u00eb i dalluari n\u00eb aksione, ai trajtohej keq financiarisht, madje n\u00ebse t\u00eb tjer\u00ebt\u00a0 merrnin pages\u00ebn e studentit prej 24 mije dinar\u00eb, atij i jepnin vet\u00ebm 12 mij\u00eb, duke pritur q\u00eb t\u00eb reagonte, por ai kurr\u00eb nuk e b\u00ebri. Presioni behej per ta thyer, por ai kurre nuk u perkul. Punonte fort me q\u00ebllim q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb gjente mund\u00ebsin\u00eb e ikjes n\u00eb Per\u00ebndim. Momenti i erdhi. N\u00eb n\u00ebntor 1966 doli n\u00eb Itali p\u00ebrmes Triestes. M\u00eb pas shkoi n\u00eb Rom\u00eb, ku q\u00ebndroi 5 muaj. Me 11 prill mb\u00ebrriti n\u00eb New York. Fillimisht u vendos n\u00eb Bronx. Kontaktet me Vatr\u00ebn i vendosi me 28 N\u00ebntor 1967, kur \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebsimi i tij. Kujton se ishte mysafir i Gjon Kadelit n\u00eb dark\u00ebn e Flamurit. I p\u00eblqeu atmosfera atje dhe iu g\u00ebzua frym\u00ebs komb\u00ebtare, q\u00eb p\u00ebrshkonte fest\u00ebn. E kishte \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb t\u00eb bashkohej me vatran\u00ebt dhe u g\u00ebzua shum\u00eb kur i than\u00eb se mund t\u00eb \u00a0b\u00ebhej vatran, mjafton q\u00eb t\u00eb pranonte Kanunoren. M\u00eb pas ai u b\u00eb nj\u00eb vatran aktiv, dhurues, veprimtar, an\u00ebtar bordi, kryetar i deg\u00ebs s\u00eb New Yorkut etj. Nd\u00ebr miqt\u00eb e tij n\u00eb Vat\u00ebr, ve\u00e7on z. Agim Karagjozi, zonj\u00ebn Nexhmije Zaimi, Mahmud Cungun, Peter Ktona, Ymer Doda, Avdulla Kaloshi, dr. Hamdi Uru\u00e7i, dr. Gjon Bu\u00e7aj, Jonuz Ndreu e t\u00eb tjer\u00eb. Ndjehet i nderuar q\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e Vatr\u00ebs dhe q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb kontributin me nj\u00eb grupim atdhetar\u00ebsh, q\u00eb i bashkonte \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare. Vatra, thot\u00eb z. P\u00ebrndocaj, ka kaluar \u00e7aste t\u00eb v\u00ebshtira. Ajo ishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb\u00a0 Tiran\u00ebs dhe UDB-s\u00eb. Ai kujton se\u00a0 nj\u00eb grup vatarn\u00ebsh e m\u00ebsyn\u00eb Vatr\u00ebn, ndoshta me porosi t\u00eb Ramiz Alis\u00eb. P\u00ebrndocaj e kujton mir\u00eb at\u00eb moment, kur nj\u00eb grup, q\u00eb dikush i kishte manipuluar, duke u mbledhur \u00a0nj\u00eb kuot\u00eb simbolike an\u00ebtar\u00ebsie, s\u2019kishin qen\u00eb m\u00eb par\u00eb an\u00ebtar\u00eb p\u00ebrve\u00e7 organziatorit, dhe k\u00ebrkuan t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb\u00a0 n\u00eb zgjedhjen e delegat\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Kuvend. Ai grupim ia arriti t\u2019i diktonte deg\u00ebs s\u00eb Nju Jork-ut q\u00eb t\u00eb ndryshonte sall\u00eb p\u00ebr takimin dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn\u00a0 q\u00eb t\u00eb manipulonin duke diktuar fry\u00ebm e tyre. Mbaj mend, thot\u00eb ai, se drejtuesin e takimit(Chairman), q\u00eb u zgjodh me votat e mysafir\u00ebve t\u00eb paftuar, u p\u00ebrpoq ta godiste me shkop Xhemal Laj\u00e7i. Pra pat nj\u00eb tension, por fryma e sh\u00ebndosh\u00eb e Vatr\u00ebs fitoi mbi manipulator\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka deklaruar dr. Gjon Bu\u00e7aj se Ramiz Alia u p\u00ebrpoq t\u00eb vinte dor\u00eb n\u00eb Vat\u00ebr.<\/p>\n<p>Zef P\u00ebrndocaj ndjehet krenar\u00eb q\u00eb ky 100 vjetor e gjeti aktiv n\u00eb Federat\u00ebn Pan-shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs \u201dVATRA\u201d.<\/p>\n<p><strong><em>Botuar ne: <a href=\"http:\/\/www.gazetadielli.com\">www.gazetadielli.com<\/a><\/em><\/strong><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Nga Dalip Greca- Zef P\u00ebrndocaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ata q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb shpirtin dhe zemr\u00ebn\u00a0 n\u00eb Vat\u00ebr per me shume se kater dekada.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-1011","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1011"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1011\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1012,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1011\/revisions\/1012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}