{"id":10098,"date":"2024-03-06T15:29:39","date_gmt":"2024-03-06T15:29:39","guid":{"rendered":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10098"},"modified":"2024-03-08T02:11:57","modified_gmt":"2024-03-08T02:11:57","slug":"dimer-poetik-ne-lezhe-shenime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10098","title":{"rendered":"DIMER \u201c POETIK\u201d NE LEZHE &#8211; Shenime"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/UNE1kopertine.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"170\" height=\"218\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/UNE1kopertine.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-9943\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p>PJETER  JAKU<\/p>\n\n\n\n<p><strong>DIMER \u201c POETIK\u201d NE LEZHE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shenime<\/p>\n\n\n\n<p>PJETER &nbsp;JAKU<\/p>\n\n\n\n<p>Pas disa dit\u00eb p\u00ebrpjekjesh, p\u00ebr t\u00eb gjet\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb t\u00eb favorshme, me dat\u00ebn 6 janar 24, dit\u00ebn e shtun\u00eb pasdite fluturuam nga aeroporti i Detroitit p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, me vet\u00ebm nj\u00eb ndales\u00eb, n\u00eb Frnakfurt. P\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb, e din\u00eb se \u00ebsht\u00eb linja m\u00eb e shkurt\u00eb, por prap\u00eb se prap\u00eb, af\u00ebr n\u00ebnt\u00eb or\u00eb pa nd\u00ebrprer\u00eb, \u00ebsht\u00eb disi e v\u00ebshtir\u00eb. Megjithat\u00eb, fluturimi p\u00ebr Shqip\u00ebri, sido t\u00eb ket\u00eb q\u00ebn\u00eb, p\u00ebr mua, p\u00ebrher\u00eb ka q\u00ebn\u00eb i mir\u00eb dhe i palodhsh\u00ebm.&nbsp; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje instiktive, q\u00eb&nbsp; ta kalon fluturimin shum\u00eb shpejt. Fillimi i dit\u00ebs s\u00eb diel\u00eb, e dat\u00ebs 07, janar na zuri mbi oqean, 11777 metra mbi tok\u00eb, kur na duheshin edhe 1557 kilometra p\u00ebr t\u00eb zbrit n\u00eb Frankfurt. N\u00eb t\u00eb majt\u00eb kisha bashk\u00ebudh\u00ebtarin tim, Kastriot Vila, t\u00eb cilin e zgjova, pasi m\u00eb mori lemza dy her\u00eb. &#8211; Kam dit\u00eblindjen sot, o Joti! U b\u00ebfsh 100 vje\u00e7, o Pjet\u00ebr! Ishte urimi i par\u00eb fizik, me takim duarsh, pasi zgjimin per t\u00eb ma kujtuar, ma b\u00ebri lemza e pand\u00ebrprer\u00eb. Jam i sigurt\u00eb, q\u00eb nuk i kishte z\u00ebn\u00eb gjumi Mar\u00ebn dhe Elin e, sigurisht ato m\u00eb kishin p\u00ebrmendur, ashtu si\u00e7 mendoj edhe motren Angjelin\u00eb, q\u00eb na i kujton e para dit\u00eblindjet tona dhe f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, por koha nuk e favorizonte. Bash n\u00eb at\u00eb moment shkrova nj\u00eb poezi, t\u00eb cil\u00ebn ende s\u2019e kam publikuar. Kam shkruar shpesh p\u00ebr dit\u00eblindjen, q\u00eb i p\u00ebrket ve\u00e7 historis\u00eb time. N\u00eb Frankfurt na pret nj\u00eb koh\u00eb tep\u00ebr e ftoht\u00eb, nj\u00eb m\u00ebngjes q\u00eb nuk mund t\u00eb kontaktohet. Nuk kishim p\u00ebr t\u00eb pritur shum\u00eb n\u00eb aeroport. Dy or\u00eb kalojn\u00eb sa hap e mbyll syt\u00eb. V\u00eblla Ndocin do ta thirrja p\u00ebr t\u2019i treguar, se po prisnim nisjen e, q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 2 do t\u00eb ishin n\u00eb Rinas. N\u00eb Rinas takojm\u00eb nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb se e Frankfurtit. Binte&nbsp; fare pak shi. U vonuam ca p\u00ebr t\u00eb pritur valixhet. Shfryt\u00ebzova momentin p\u00ebr t\u2019i thirr Elin e Maren, pasi ishin n\u00eb ethet e mb\u00ebrritjes. Sapo ndahem me bashkudh\u00ebtar\u00ebt, takoj v\u00ebllaun Ndoc. Pas p\u00ebrqafimit, m\u00eb uroi dit\u00eblindjen, m\u00eb mori valixhen e r\u00ebnd\u00eb dhe u drejtuam nga parkimi. Te \u201c Brazili\u201d, Ndoci m\u00eb ndaloi pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb. E dinte se nuk do t\u00eb pranoja ndales\u00ebn p\u00ebr drek\u00eb. Po binte shi e ora po shkonte 3. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, m\u00eb shijoj supa e peshkut dhe mishi i pjekur, edhe pse isha i ngr\u00ebn\u00eb. N\u00eb Lezh\u00eb, po na priste Pashk Vathi dhe Salvator Gje\u00e7i, nd\u00ebrsa rezidenca ime 5 jav\u00ebshe do t\u00eb ishte te ANTAGU, resorti i v\u00ebllez\u00ebrve JAKU. Ata e dinin dit\u00eblindjen time. Tuj e mendu edhe lodhjen e fluturimit, shpresoja t\u00eb mos b\u00ebnin dark\u00eb. Do m\u00eb p\u00eblqente nj\u00eb sallat\u00eb frutash dhe nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb simbolike. V\u00eblla Gjergji familjarisht dhe Pjetri i vog\u00ebl, ishin ende pa u kthyer n\u00eb Gjermani. Me Pjetrin e vog\u00ebl kisha afro dhjet\u00eb vjet pa u taku. Mezi po prisja. Ndejta fare pak n\u00eb Lezh\u00eb, sapo pim\u00eb nj\u00eb kafe e, takimin e gjat\u00eb e lam\u00eb p\u00ebr neser.<\/p>\n\n\n\n<p>Antagu ishte n\u00eb rikonstruksion. T\u00eb tri katet e sip\u00ebrme, pothujase ishin t\u00eb hapura, me ndrrimin&nbsp; e dritareve dhe t\u00eb pllakave, ndaj dhe \u201cbanoret\u201d kishin rrethuar nj\u00eb ngroh\u00ebse gazi, n\u00eb hyrje t\u00eb hotelit. \u201c Parkoj\u201d valixhet te 200-ta dhe zbres p\u00ebrs\u00ebri. Shiu vazhdonte, nd\u00ebrsa nata erdhi m\u00eb her\u00ebt, nga koha e vrant\u00eb. Dallga, si\u00e7 e th\u00ebrrisja Pjetrin e vog\u00ebl, do t\u00eb kthehej pas dy dit\u00ebsh, e ndenj\u00ebm deri von\u00eb, pran\u00eb \u201coxhakut\u201d, nd\u00ebrsa Gjergji duhej t\u00eb pushonte m\u00eb shpejt, se nes\u00ebr e prisnin shum\u00eb pun\u00eb. Ndoci me Marijen dhe Doda ndenjen nja nj\u00eb or\u00eb e u kthyen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, n\u00eb Rril\u00eb. Nj\u00eb mbr\u00ebmje e kanshme, si shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjera, q\u00eb kishim kaluar e do t\u00eb kalonim te Antagu.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dit\u00ebt n\u00eb vijim\u2026<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb t\u00eb h\u00ebnen m\u00eb prisnin disa pun\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat edhe kisha ardhur por, para se t\u00eb filloja k\u00ebto, duhej t\u00eb shkoja te \u201csht\u00ebpia\u201d e p\u00ebrjetshme e prind\u00ebrve t\u00eb mi, e v\u00ebllait Tonin dhe e Gjyshes. Kisha nevoj\u00eb t\u00eb qaja, t\u2019i p\u00ebrk\u00ebdhelja fotot e tyre dhe t\u2019i p\u00ebrsh\u00ebndesja. Babait, ende nuk i kishin ikur nervat. Jam i sigurt\u00eb q\u00eb kishte shkuar padashur dhe, Gjyshja nuk kishte dashur ta pres! Nd\u00ebrsa nana&nbsp; kishte l\u00ebn\u00eb 80 vite vuajtje k\u00ebndej, por djem\u00eb e vajza, nipa e mbesa plot. Edhe pse e qeshur, ishte nj\u00eb e qeshur gati n\u00eb t\u00eb qar\u00eb. Sikur e dinte se Tonini u kishte shkuar, pa e thirrur. Tonini, si p\u00ebrher\u00eb i gjall\u00eb dhe i qeshur, nd\u00ebrsa Gjyshja, gjys\u00ebm serioze, me v\u00ebshtrim t\u00eb drejt\u00eb, sikur hesht\u00ebte! Pas k\u00ebti momenti shum\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, fillova realizimin e projekteve t\u00eb mia. Q\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, kisha b\u00ebr\u00eb aplikimin e ndarjes se nj\u00eb prone t\u00eb \u00e7ertifikuar. Takova noteren Enkelejda Cali, tek e cila e kisha b\u00ebr\u00eb aplikimin. M\u00ebsova holl\u00ebsit\u00eb e kthimit t\u00eb dokumentave, gjoja p\u00ebr nj\u00eb pasakt\u00ebsi t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb siperfaqes, ku m\u00eb k\u00ebrkohej t\u00eb blija disa metra katrore, ose t\u2019i hiqja nga harta, edhe pse ekzistonin disa harta t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Kadastres. Thirrem nj\u00eb nga teknik\u00ebt e Kadastres dhe u rib\u00ebn\u00eb hartat, &nbsp;n\u00eb pjestimin p\u00ebr pes\u00eb, sipas dokumentave t\u00eb gjendjes civile, n\u00eb gushtin e vitit 1991. Tani, duhej pritur prap\u00eb! Isha i sigurt\u00eb se do t\u00eb kthehesha n\u00eb Amerik\u00eb, pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj, e prap\u00eb dokumentat nuk do t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb! Ndoshta duhet fluturuar tri her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dokumentin, q\u00eb mund t\u00eb merrej n\u00eb pak dit\u00eb. Adminisitrata, ose ligjet administrative, ishin nj\u00eb ping-pong trondit\u00ebs, q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb nervat tel, si\u00e7 thot\u00eb populli.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fundjav\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Mnel\u00eb, &nbsp;e shtune, 13 janar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pashk Vathaj m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb jav\u00ebs, se do shkonte t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Mnel\u00eb. Kishte siguruar nga nj\u00eb miku i tij dy fiq shnjinsa ( q\u00eb piqen dy her\u00eb n\u00eb vit ) e donte t\u2019i mbillte. A t\u2019vi dhe un\u00eb, &#8211; e pyes Pashkun? \u2013 Patjet\u00ebr, n\u00ebse mundesh, &#8211; m\u2019u p\u00ebrgjigj, un\u00eb shok\u00eb dua!U nis\u00ebm t\u00eb shtun\u00ebn, n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt. Koh\u00eb e but\u00eb dhe vrejtur, por jo shi. Pasi kalojme Zadrimen, pjes\u00ebn e Lezh\u00ebs, dikun ishte bllokuar rruga dhe na u desh t\u00eb silleshim nja 3-4 kilometra, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb rrug\u00eb.&nbsp; P\u00ebrtej Mab\u00ebs, ndahemi nga asfalti dhe fillojm\u00eb ngjitjen bregut t\u00eb Lumit Gjad\u00ebr.&nbsp; Posht\u00eb Kalas\u00eb s\u00eb Vigut, dikun n\u00eb Mnel\u00ebn e Madhe, po nd\u00ebrtohej nj\u00eb hidrocentral. Rruga ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por Pashku kishte marr\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga makinat e larta. Vende vende duhej kaluar lumi. Makina duhej t\u00eb kalonte n\u00ebp\u00ebr uj\u00eb. N\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn ton\u00eb shihej Fshati Vig, nj\u00eb rrafsh i vog\u00ebl me disa sht\u00ebpi, q\u00eb tymosnin oxhaqet. Pra, kishte ende njer\u00ebz n\u00eb ato kulla. Nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb majt\u00eb ishte nd\u00ebrtuar Kisha e re e Malit t\u00eb Rrxum\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebrtim arkitekturor shum\u00eb i bukur, n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kodrine, pak metra sip\u00ebr rrug\u00ebs. Mbrrim\u00eb t\u00eb toka dhe ish sht\u00ebpia e lindjes s\u00eb Pashkut. N\u00eb krye t\u00eb ar\u00ebs, afro 3 dynimshe, kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dy kat\u00ebshe, me instalimet elektrike dhe t\u00eb ujit. Mjaft komode p\u00ebr vendin dhe nevojat e p\u00ebrkoh\u00ebshme t\u00eb punimeve bujq\u00ebsore. N\u00eb rreshta t\u00eb drejt\u00eb&nbsp; kishte mjellur 180 rr\u00ebnj\u00eb ullinj, q\u00eb ishin rritur p\u00ebr dy vjet, sa nj\u00eb boj\u00eb njeriu, si\u00e7 thuhej k\u00ebndej, disa lloj\u00eb pem\u00ebsh t\u00eb tjera dhe disa rr\u00ebnj\u00eb hardhish\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania6-.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"363\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania6-.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10099\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania6-.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania6--248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Kisha e re e Malit t\u2019Rrxum\u00eb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Kop\u00ebshti i perimeve ishte n\u00eb krye t\u00eb ar\u00ebs. Sip\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb, kishte realizuar nj\u00eb rezvar t\u00eb madh uji dhe nj\u00eb popmp\u00eb , q\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs nevojitej p\u00ebr t\u00eb ngjitur ujin t\u00eb rezervari dhe nga aty e shp\u00ebrndante n\u00eb parcel\u00ebn me pem\u00eb. Gjith\u00eb fundjavat, Pashku me&nbsp; gruan i kalonte k\u00ebtu, nj\u00eb mrekulli, q\u00eb sa vjen e h\u00ebh\u00ebt m\u00eb e bukur.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania7-.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"360\" height=\"325\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania7-.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10100\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania7-.jpg 360w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania7--300x271.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 360px) 100vw, 360px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Ullinj\u00ebt e Pashkut, poezia m\u00eb e mir\u00eb e tij<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>I preka ndryshimet, q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. M\u00eb erdhi mir\u00eb, q\u00eb disa njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebsaj ane, po i rikthheshin fshatit. Tani p\u00ebr tani, asnj\u00eb nga oxhaqet e sht\u00ebpive t\u00eb Mnel\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl nuk nxirrte tym. Pra, ishin t\u00eb pabanueshme. Nj\u00eb pjes\u00eb e tokave, sip\u00ebr parcel\u00ebs s\u00eb Pashkut, ishin mbuluar nga ferrat dhe bimet e egra, sa duhej shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb destinacion. Mbi to ishte nj\u00eb pyll me g\u00ebmusha, q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente shum\u00eb p\u00ebr mbashtrimin e dhive, pasi disa prej tyre gjelb\u00ebronin edhe&nbsp; n\u00eb janar. Pashku, b\u00ebri matjet dhe hapi dy gropa, p\u00ebr fiqt\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbillnim. Pas mbjelljes s\u00eb tyre, kishte menduar p\u00ebr drek\u00ebn. Frynte nj\u00eb er\u00eb e leht\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse, sa t\u00eb mbushte gjoksin me ajr malesh. U futem n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vog\u00ebl, ku nuk mungonte asgj\u00eb. Byrek, mish, vez\u00eb, djath dhe t\u00eb regjura &nbsp;e rakin\u00eb tradicionale! E \u00e7\u2019donim m\u00eb mir\u00eb se kaq!? N\u00eb kthim te Kafe \u201cBritania\u201d, u ndalem t\u00eb pinim kafen e pasdites me Viktorin e Salvatorin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Mnela n\u00eb lokalin e Ndocit, n\u00eb Ishull Lezh\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>E diel\u00eb pasdite, 14 janar 2024<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb than\u00eb se n\u00eb Ishull Lezh\u00eb ishte nj\u00eb sht\u00ebpi-lokal, ku shkonin shpesh\u00eb t\u00eb organizuar, krijuesit e Klubit Letrar \u201c Ndoc Gjetja\u201d. Mezi prisja. Nj\u00eb sht\u00ebpi nj\u00ebkat\u00ebshe me nj\u00eb dhom\u00eb afro 30 metra katrore, ku kishte nj\u00eb&nbsp; guzhin\u00eb p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer afro 20 vet\u00ebve. N\u00eb ver\u00eb, &nbsp;shtroheshin n\u00ebn hijen e tan\u00ebs s\u00eb rrushit. Tamam vend poet\u00ebsh! Vim\u00eb shpesh k\u00ebtu, &#8211; m\u00eb thot\u00eb poeti Viktor Gjikola,- se \u00ebsht\u00eb vend i qet\u00eb dhe i p\u00ebrgjigjen shijes ton\u00eb, sidomos kur duam ta rr\u00ebk\u00ebllejm\u00eb ndonj\u00eb got\u00eb. Shkrimtari Ernest Marku, nuk ishte kundra, ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Pashku dhe Salvatori nuhatnin peshkun e fresk\u00ebt por, edhe pak alkool nuk do ta refuzonin. Nj\u00eb drek\u00eb e kanshme n\u00eb krejt mund\u00ebsin\u00eb e saj. Humor e biseda, pse jo dhe projekte. Klubi Letrar \u201c Ndoc Gjetja, tashm\u00eb i njohur&nbsp; shum\u00eb m\u00eb larg se n\u00eb Lezh\u00eb, priste fillimin e&nbsp; marsit me dy aktivitete; konkursin e poezis\u00eb s\u00eb shkruar n\u00eb gegnisht, n\u00eb Jurin\u00eb e t\u00eb cilit ishte ngarkuar Ernesti dhe Bruna P\u00ebrvathi, e cila ishte inisiatorja kryesore, me mb\u00ebshtetjen e Klubit. Pashku dhe Salvatori, si gjithnj\u00eb, kishin filluar intersimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar Ndoc Gjetjen, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e Lindjes, me 9 mars 2024. Salvatori po p\u00ebrgaditej p\u00ebr nj\u00eb promovim, q\u00eb s\u00eb shpejti do b\u00ebh\u00ebj n\u00eb Lezh\u00eb, si dhe p\u00ebr finalizimin e pun\u00ebs s\u00eb nj\u00eb libri me barsaleta, t\u00eb regjistruara nga zonat e Mirdites, me &nbsp;zgjuarsin\u00eb dhe n\u00ebnkuptime t\u00eb men\u00e7ura popullore. Secili e kishte n\u00eb projektin e tij nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebti viti, q\u00eb sapo kishte nisur. Tani von\u00eb, kishte filluar t\u2019i p\u00ebrkrahte Bashkia e qytetit disa nga nismat dhe realizimet e k\u00ebti klubi, bashk\u00ebpunim i mir\u00ebpritur, si\u00e7 thot\u00eb Viktori, &#8211; duke p\u00ebrmendur disa nga realizimet e p\u00ebrbashk\u00ebta. P\u00ebr t\u00eb arthmen a af\u00ebrta, Klubi \u201c Ndoc Gjetja\u201d kishte projekte bashk\u00ebpunimi me disa nga biznesmenet e qytetit, t\u00eb cil\u00ebt e duan librin dhe aktivitetet letrare. U rekomandova nj\u00ebrin nga ata, q\u00eb bindem se do t\u00eb ndihmoj\u00eb, Zef Shtjefni, nj\u00eb gazetar i njohur dhe letrar, gjithashtu i spikatur. N\u00eb Lezh\u00eb ka pasur dhe ka disa dashamir\u00ebs t\u00eb librit dhe aktiviteteve kulturore, q\u00eb nuk kan\u00eb kursyer gj\u00eb, sidomos p\u00ebr rritjen e nivelit t\u00eb tyre. Dreka mbaroi n\u00eb t\u00eb errur, sa nuk kishim koh\u00eb t\u00eb ndaleshim p\u00ebr kafen e mbr\u00ebmjes te \u201cBritania\u201d. Nes\u00ebr, dit\u00eb e re, projekte t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania9-.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"400\" height=\"389\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania9-.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10101\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania9-.jpg 400w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania9--300x292.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania9--50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Nga e majta n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb: Pashk Vathaj, Viktor Gjikola, Pjet\u00ebr<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Jaku, Salvator Gje\u00e7i dhe Ernest Marku.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rast\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb promovim &nbsp;&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga krijues t\u00eb Klubit Letrar \u201c Ndoc Gjetja\u201d, m\u00ebsova se t\u00eb premten , me 02 shkurt 2024, n\u00eb nj\u00eb nga sallat e Bibliotek\u00ebs s\u00eb qytetit, do b\u00ebh\u00ebj promovimi i romanit \u201c Nata\u201d, t\u00eb autorit Pre\u00e7 Zogaj! Shkova i paftuar, me mendimin se do ta takoja Pre\u00e7in, pas shum\u00eb vitesh, por Pre\u00e7i&nbsp; \u201cnuk m\u00eb njihte m\u00eb\u201d, edhe pse nuk kam ndryshuar. N\u00eb fund t\u00eb fundit, kujt i plasi mos me t\u2019 njoh Pre\u00e7i! Jan\u00eb ca njer\u00ebz, q\u00eb mjafton t\u2019i takosh ve\u00e7 nj\u00eb her\u00eb , e jo un\u00eb e Pre\u00e7i q\u00eb kishim ngr\u00ebn\u00eb prej duarve t\u00eb n\u00ebnave tona disa her\u00eb. Pa flok\u00eb isha edhe n\u00eb promovimin e dy librave t\u00eb Dom Anton K\u00e7ires, kur jemi takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Promovimin e kishte marr\u00eb seriozisht Klubi Letrar, i cili u p\u00ebrfaq\u00ebsua denj\u00ebsisht me diskutimin e poetit t\u00eb njohur Viktor Gjikolaj dhe shkrimtarit e studiuesit Ernest Marku. Nd\u00ebrsa shumica e pjes\u00ebmarr\u00ebsve, ishin aktivist\u00eb partish\u00eb dhe n\u00ebpun\u00ebs shtetror, t\u00eb&nbsp; sjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb duartrokitur! Leksioni i Pre\u00e7it se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb let\u00ebrsia, tregonte se salla \u201cmezi priste\u201d ta m\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Por , Pre\u00e7in e shqet\u00ebsonte Libraria Artistike \u201cJAKU\u201d e qytetit, q\u00eb sipas tij, nuk i pranonte librat e autor\u00ebve lezhjan\u00eb! Ndoshta nga prania e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, ndoshta nga \u201czakoni i vjet\u00ebr\u201d i t\u00eb th\u00ebnit jasht pranis\u00eb s\u00eb p\u00ebrsonit, p\u00ebr t\u00eb cilin flitej! Ai duhej ta dinte se librarit\u00eb nuk i administraton, as paguan Bashkia. Q\u00eb nga viti 1993 jan\u00eb n\u00eb aktivitet privat! E keqja \u00ebsht\u00eb, se m\u00ebnyra si i treg\u00ebton librat Pre\u00e7i dhe disa autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb krejt n\u00eb d\u00ebm t\u00eb libravive. Si dhe pse? Librat e Pre\u00e7it i tregtojn\u00eb biznesmenet e qytetit, ia marrin me shumic\u00eb, ca i falin e ca i tresin, pak i shesin me detyrim n\u00ebp\u00ebr shkolla, n\u00ebp\u00ebrmjet njohjeve dhe interesave, p\u00ebrjashto ca q\u00eb i shesin n\u00ebp\u00ebrmjet promovimeve!<\/p>\n\n\n\n<p>E \u00e7a mbetet p\u00ebr librarin\u00eb, o Pre\u00e7!?<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb falenderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Zef Shtjefnin, q\u00eb s\u2019m\u00eb kishte harruar! Shkurtimisht p\u00ebr lexuesin; Zef Shtjefni, i diplomuar p\u00ebr gjuh\u00eb let\u00ebrsi shqipe, gazetar, ish portjer i \u201cBes\u00eblidhjes\u201d, nj\u00ebri nga m\u00eb kryesor\u00ebt n\u00eb stafin e gazet\u00ebs prestigjoze \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, letrar i njohur, sot biznesmen shum\u00eb i sukses&#8217;sh\u00ebm, me t\u00eb cilin kisha afro kat\u00ebr dekada pa e takuar! Shija e keqe e k\u00ebtij takimi ishte dhe fundi. Autori i librit t\u00eb promovuar do t\u00eb ve\u00e7ohej nga krijuesit e njohur t\u00eb Klubit Letrar \u201cNdoc Gjetja\u201d, q\u00eb e mbajti takimin. Ai me kryebashkiakun dhe disa biznesmen\u00eb, do t\u00eb ndalonin n\u00eb nj\u00eb lokal t\u00eb porositur dhe luksoz, af\u00ebr\u00a0 bibliotek\u00ebs, nd\u00ebrsa organizuesit t\u00eb braktisur, n\u00eb \u00a0nj\u00eb tjet\u00ebr kafene. Kjo pra ishte \u201c Mirwnjohja\u201d e thell\u00eb e poetit ishpolitikan!<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania13-.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"470\" height=\"334\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania13-.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10102\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania13-.jpg 470w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania13--300x213.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 470px) 100vw, 470px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Pas promovimit: Nga e majta n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb: Azem Baliaj, Alket Bushi, (?)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Salvator Gje\u00e7i, Pashk Vathaj, Viktor Gjkola, Pjet\u00ebr Jaku, Hekuran Koka,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Elvira dhe Lulzim Kalaj<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Takime me miq t\u00eb mir\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Se mbaj mend n\u00eb ka q\u00ebn\u00eb viti 2008, kur u ndam\u00eb me mikun e mir\u00eb, mal\u00ebsorin burrnor, Dod\u00eb Gjonaj, i cili pas m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vitesh n\u00eb Michigan, e ndau mendjen t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Mal\u00ebsi, konkretisht n\u00eb Triesh\u00eb. M\u00eb kishte ndihmuar q\u00eb n\u00eb daljen e numrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Revistes \u201c Kuvendi\u201d dhe n\u00eb aktivitetin e njohur DITET E LETERSIS\u00cb SHQIPE N\u00cb AMERIK\u00cb, p\u00ebr disa vite radhazi.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania-doda.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"433\" height=\"395\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania-doda.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10103\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania-doda.jpg 433w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania-doda-300x274.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 433px) 100vw, 433px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Me Dod\u00eb Gjonaj<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Doda, n\u00eb rinin\u00eb e tij, ishte cil\u00ebsuar si instrumentisti m\u00eb i mir\u00eb i veglave me tela n\u00eb Ballkan, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb disa Festivale Ballkanike. N\u00eb Michigan u muar me punimet e imta t\u00eb florinit dhe ishte nj\u00eb aktivist i kudondodhur n\u00eb jet\u00ebn aktive t\u00eb komunitetit shqiptar t\u00eb Detroitit. Disa her\u00eb kishim udh\u00ebtuar bashk\u00eb, p\u00ebr New York e Washington, me shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb demostratat q\u00eb u organizuan kundra padrejt\u00ebsive q\u00eb u b\u00ebh\u00ebshin shqiptar\u00ebve n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, si dhe m\u00eb s\u00eb shum\u00ebti p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. M\u00eb kishte marr\u00eb malli ta takoja. Ishin ba, dikun 15 vjet pa u par\u00eb. E njoftova se kisha ardh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ndodhesha te ANTAGU, n\u00eb Sh\u00ebngjin. M\u00eb tha se do t\u00eb vinte brenda dy-tri dit\u00ebve. Si gjithnj\u00eb i p\u00ebrpikt\u00eb, mbrriti dit\u00ebn e dyt\u00eb. Pim\u00eb kafen, kujtuam miqt\u00eb n\u00eb Detroit dhe u ndam\u00eb, me premtimin q\u00eb her\u00ebn tjet\u00ebr do ta vizitoja n\u00eb Mal\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania22.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"492\" height=\"403\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania22.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10104\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania22.jpg 492w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania22-300x246.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 492px) 100vw, 492px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Nga e majta: Pashk P\u00ebrvathi, Pjet\u00ebr Jaku, Gentian Marku<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para u takova dhe me mikun tim, piktorin e njohur Pashk P\u00ebrvathi. E p\u00ebrg\u00ebzova p\u00ebr librin q\u00eb promovoi disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Lezh\u00eb, si dhe biseduam p\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebt n\u00eb Detroit, p\u00ebr Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Palit, ku kishte realizuar disa punime. Me ne ishte edhe Gentian Marku, punonj\u00ebs i Bashkis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs. Me patriot\u00ebt e mi nga Fani i Mirdit\u00ebs, u takova ve\u00e7mas; Besnik Pacin dhe Gjovalin Bo\u00e7in. Po shkoja te Librari \u201c JAKU\u201d. N\u00eb t\u00eb majt\u00ebn time, nj\u00eb djal\u00eb i ri, i gjat\u00eb po fliste n\u00eb telefon me dik\u00eb, i ndaluar. Sapo tha: \u201cJam Besnik Paci\u201d, menj\u00ebher\u00eb u ndala. Prita sa mbaroj bised\u00ebn dhe iu drejtova: &#8211; Besniku jeni Ju? \u2013 Po, &#8211; m\u2019u p\u00ebrgjigj dhe shtangi. Nuk njiheshim. Iu prezantova dhe iu drejtuam bashk\u00eb libraris\u00eb. I thash\u00eb se kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr aktivitetet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb e b\u00ebnte p\u00ebr Gjergj Fishten, duke e sjell\u00eb sa m\u00eb pran\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, origjinen e tij. M\u00eb kishte p\u00eblqyer p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebnguljen, n\u00eb gjetjen e shum\u00eb burimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt. M\u00eb dhuroi librin e Dom Gasp\u00ebr Gurakuqit dhe u ndam\u00eb, p\u00ebr t\u2019u takuar, para se t\u00eb kthehesha n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania12-.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"413\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania12-.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10105\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania12-.jpg 350w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania12--254x300.jpg 254w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Me Besnik Pacin, n\u00eb Librari \u201c JAKU\u201d&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Pak dit\u00eb ma von\u00eb u takuam me Gjovalin Bo\u00e7in, nj\u00eb moshatarin tim, me t\u00eb cilin mund t\u00eb kisha 40 vjet\u00eb pa u par\u00eb. U pyet\u00ebm e st\u00ebrpyet\u00ebm tuj u \u00e7mall\u00eb. E kisha par\u00eb n\u00eb disa aktivitete q\u00eb i organizonte&nbsp; me shqiptar\u00ebt n\u00eb Athin\u00eb. Shpesh i kisha botuar dhe te Revista \u201cKuvendi\u201d n\u00eb Detroit, njoftimet p\u00ebr Festen e Flamurit. Kishte punuar dhjet\u00eb vjet taksist n\u00eb Athin\u00eb. U \u00e7udita! Afro 4 kilometra , n\u00eb lindje t\u00eb qytetit, kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb sht\u00ebpi dhe nj\u00eb ferm\u00eb t\u00eb tij\u00ebn, tashm\u00eb i kthyer nga emigrimi.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania14-.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"345\" height=\"371\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania14-.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10106\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania14-.jpg 345w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania14--279x300.jpg 279w\" sizes=\"auto, (max-width: 345px) 100vw, 345px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Me Gjovalin Bo\u00e7in<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb te Kafe \u201cSofia\u201d do takoja disa krijuese t\u00eb Tiran\u00ebs, piktoren dhe poeten Flutura Ma\u00e7i, e cila kishte q\u00ebn\u00eb edhe te Kuvendi n\u00eb Detroit, poeten dhe kritiken Emrije Krosi si dhe poeten Nezi Plaku Velaj, e cila kishte q\u00ebn\u00eb disa vjet komshie e poetit t\u00eb njohur Ndoc Gjetja n\u00eb Sh\u00ebnkoll t\u00eb Bregut t\u00eb Mat\u00ebs. Me Agron Tufen, nuk do mund t\u2019u takoja k\u00ebsaj here, te po kjo kafe ku u takuam para \u00a05 vjet\u00ebsh. Agronin e p\u00ebrzuni politika, i cili, tashm\u00eb jeton jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb familjarisht, pa deshiren e tij. Do zoti na jepet mund\u00ebsia ta presim n\u00eb Detroit, pastaj n\u00eb Shqip\u00ebri. Me drejtoresh Inxhi Ali\u00e7kaj, n\u00eb Ministrin e Turizmit, gazetaren dhe shkrimtaren, njeriun e mir\u00eb si ajo, do pinim nj\u00eb kafe n\u00eb zyr\u00ebn e saj, disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb. Aty m\u00eb dhuroi librin me kujtime p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn ( publicistik\u00eb dhe poezi ) q\u00eb e kishte botuar Kuvendi, dhe un\u00eb, ende se kisha marr\u00eb. \u00a0Biseduam p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe prirjet e tyre. Inxhi kishte ekspozuar pikturat e vajz\u00ebs ( Alines ), n\u00eb \u00e7do k\u00ebnd t\u00eb zyr\u00ebs. Do m\u00eb pyeste p\u00ebr Maren, shkollen, tenisin dhe pianon. Gjat\u00eb atyre pak minutave, disa her\u00eb u paraqiten punonj\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebt e dikasterit. P\u00ebr Ing. Nikoll\u00eb Marku, kam shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, me k\u00ebdo q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb fjala p\u00ebr t\u00eb,  vler\u00ebsime pozitive do t\u00eb ndigjosh!<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania21-.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"400\" height=\"379\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania21-.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10107\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania21-.jpg 400w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania21--300x284.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Nga e djathta: Alkeo Plaka, Zef Marku<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>dhe Pjet\u00ebr Jaku<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Me mikun tim, Zef Marku dhe dh\u00ebndrrin e tij, Alkeo Plaka, do takoheshim te Antagu, n\u00eb Sh\u00ebngjin, me t\u00eb cil\u00ebt kaluam nj\u00eb dark\u00eb te Resorant \u201cDetari\u201d, fal\u00eb bujaris\u00eb s\u00eb t\u00eb dyve. Zefi kishte n\u00eb projektet e tij, botimin e nj\u00eb libri me kujtime, sidomos p\u00ebr vitin e mbrapsht 1997, ku iu dogj e bija, Elvisa Marku, me shum\u00eb pak shpresa p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtu jeta. Fal\u00eb p\u00ebrkushtimit dhe sakrifices, afro nj\u00ebvje\u00e7are t\u00eb tij, sot vajza \u00ebsht\u00eb e martuar me Alkeon dhe kan\u00eb tre f\u00ebmij\u00eb. P\u00ebr sakrificen e Zefit dhe vuajtjet e s\u00eb bijes, do takohemi holl\u00ebsisht n\u00eb librin q\u00eb po shkruhet.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;N\u00eb viziten e k\u00ebti dimri takova ve\u00e7 krijues e miq t\u00eb mi, tuj mos e pas\u00eb rastin, t\u00eb takoja asnj\u00eb politikan, ve\u00e7 t\u00eb vetmin, nj\u00eb ish kryetar bashkie, q\u00eb m\u00eb la shije t\u00eb keqe! &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Vasel Martinin e takova tri dit\u00eb para kthimit n\u00eb Amerik\u00eb, me 12 shkurt 2024. E kisha n\u00eb planet e mija per ta takuar, sa her\u00eb vija n\u00eb Lezh\u00eb. E, se si ndodhte t\u00eb kthehesha pa e takuar! Vasili m\u00eb kishte ndihmuar n\u00eb nj\u00eb rast pa e njohur dhe, pa pir\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb kafe me t\u00eb. K\u00ebsaj here, nuk do kthhesha pa e takuar. Doja ta pyesja, n\u00ebse e mbante mend rastin e arrestimit tim, t\u00eb vitit 1995, me nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebt dhe krejt t\u00eb pa mb\u00ebshtetur n\u00eb prova. E mbante mend, biles edhe se \u00e7\u2019m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb. N\u00eb librin tim biografik do t\u00eb ket\u00eb holl\u00ebsi, t\u00eb cilat s\u2019po i p\u00ebrmend k\u00ebsaj here. Nj\u00eb mir\u00ebnjohje, m\u00eb e pakta q\u00eb i detyrohesha Martinit!<\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00eb riun Erion Marku, djalin e mikut tim Paulin Marku, do t\u00eb vizitonim Bulshizen, q\u00eb t\u2019ia d\u00ebrgoja Paulinit vendlindjen n\u00eb Detroit. Erioni e donte atdheun, jo si un\u00eb e Paulini, q\u00eb e kishim \u201ctradh\u00ebtuar\u201d, ndaj mbante biznesin e t\u00eb atit, aq sa biznes mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qytet i vog\u00ebl, si Rrubiku, ku nuk kishin mbetur as nj\u00eb e treta e banor\u00ebve, q\u00eb kishte pasur para 5 vjet\u00ebsh. Erioni ishte n\u00eb pritje t\u00eb bashkimit familjar, me t\u00eb atin, n\u00ebn\u00ebn dhe motren, q\u00eb punojn\u00eb e jetojn\u00eb n\u00eb Detroit. Paulini, edhe pse erdhi n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 50 vje\u00e7are, \u00ebsht\u00eb integruar shpejt dhe mir\u00eb. Punon kamionist, nj\u00eb nga pun\u00ebt ma t\u00eb v\u00ebshtira, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb madh si Amerika, ku kamionet e tonazheve t\u00eb r\u00ebnda, kryejn\u00eb, pothuaj krejt pun\u00ebt e transportit brenda gjith\u00eb kontinentit. Supermarketet e fabrikat e m\u00ebdha i hapin portat e magazinave t\u00eb tyre, nat\u00eb e dit\u00eb. E njohur si nj\u00eb shoq\u00ebri konsumi, mallrat hyn\u00eb me kamiona e dalin me karroca dore. Paulini nuk e harron atdheun. N\u00eb vitin q\u00eb shkoi, i priu inisitaiv\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar rrug\u00ebn shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ( e p\u00ebrpjet\u00eb, gati e pakalushme), nga Rrubiku n\u00eb Bulshiz\u00eb, me nj\u00eb investim t\u00eb konsideruesh\u00ebm nga xhepi i tij. Kur ta pyes\u00ebsh, ai t\u00eb flet p\u00ebr ndihm\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve. Bujaria dhe modestia, jan\u00eb tipare kryesore t\u00eb njeriut fisnik!<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania-pauli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"500\" height=\"634\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania-pauli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10108\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania-pauli.jpg 500w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania-pauli-237x300.jpg 237w\" sizes=\"auto, (max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p>N\u00eb dalje t\u00eb qytetit, pa shkuar te ura, ngjiteshe n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, p\u00ebr n\u00eb fshatin e vog\u00ebl Bulshiz\u00eb. Erioni, la pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebruar mua. U ngjitem n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn, gati krejt t\u00eb shtruar, ve\u00e7 disa pjes\u00ebve t\u00eb shkurt\u00ebra, ku po p\u00ebrgaditej p\u00ebr shtrim. Si gjat\u00ebsi, ndoshta ishte pak ma shum\u00eb se nj\u00eb kilomet\u00ebr. Fshati ishte si nj\u00eb ballkon mbi Rrubik, ku shihej pjesa e lumit dhe mali p\u00ebrball\u00eb. Sip\u00ebr fshatit, ishte nj\u00eb pyllnaj\u00eb e shpesht\u00eb, ku thirrej \u201c Pylli i Panjes\u201d dhe, n\u00eb maj\u00eb Guri i Madh. Flitej se pyllnaja, para kolektivizimit, kishte pas\u00eb lisa t\u00eb lart\u00eb, sa mezi ua shihje kryet. Erioni ishte rritur n\u00eb qytet, e nuk i dinte shum\u00eb ndodhi t\u00eb k\u00ebtij fshati, si dhe t\u00eb zon\u00ebs me em\u00ebr e histori. K\u00ebto, do t\u2019i plot\u00ebsojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me Paulinin!<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania18-.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"380\" height=\"417\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania18-.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10109\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania18-.jpg 380w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania18--273x300.jpg 273w\" sizes=\"auto, (max-width: 380px) 100vw, 380px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Erioni duke na hap port\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb pabanueshme<\/em><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania19-.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"400\" height=\"450\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania19-.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10110\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania19-.jpg 400w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania19--267x300.jpg 267w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Shtwpia e Paulinit<\/em><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania2--rotated.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"400\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania2--rotated.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10111\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania2--rotated.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/albania2--225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga t\u00ebrmeti i 2019, sht\u00ebpia e Paulinit \u00ebsht\u00eb e pabanueshme. Komision pas komisioni dhe, ende s\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, qeveria \u201cpunon\u201d p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebsaj zone! Fal\u00eb zotit, Paulini nuk \u00ebsht\u00eb pa sht\u00ebpi se, po t\u00eb priste qeverin\u00eb, nuk do t\u00eb b\u00ebhej ndonj\u00ebher\u00eb me sht\u00ebpi! Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb&nbsp; zon\u00eb krejt e vog\u00ebl, q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr turiz\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb udh\u00ebtimit p\u00ebr Lezh\u00eb, Erioni, me bujarin\u00eb e prit\u00ebsit, do na ndalonte te \u201cMarubi.\u201d Nj\u00eb dit\u00eb e mrekullueshme dhe nj\u00eb drek\u00eb shum\u00eb e shijshme. Faleminderit Erion! Megjith\u00ebse nj\u00eb falenderim \u00ebsht\u00eb fare pak!<\/p>\n\n\n\n<p><em>Fillim marsi, 2024<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PJETER JAKU DIMER \u201c POETIK\u201d NE LEZHE Shenime PJETER &nbsp;JAKU Pas disa dit\u00eb p\u00ebrpjekjesh, p\u00ebr t\u00eb gjet\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb t\u00eb favorshme, me dat\u00ebn 6 janar 24, dit\u00ebn e shtun\u00eb pasdite fluturuam nga aeroporti i Detroitit p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, me vet\u00ebm nj\u00eb ndales\u00eb, n\u00eb Frnakfurt. P\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb, e din\u00eb se&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9943,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-10098","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10098","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10098"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10098\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10114,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10098\/revisions\/10114"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9943"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}