{"id":10082,"date":"2023-12-30T21:23:33","date_gmt":"2023-12-30T21:23:33","guid":{"rendered":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10082"},"modified":"2023-12-30T21:23:33","modified_gmt":"2023-12-30T21:23:33","slug":"abati-diplomat-e-gjeneral-i-skenderbeut-pjeter-perlati-duka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10082","title":{"rendered":"ABATI DIPLOMAT E GJENERAL I SK\u00cbNDERBEUT PJET\u00cbR PERLATI (DUKA)"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/NDUE-DEDAJ.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"224\" height=\"162\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/NDUE-DEDAJ.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10083\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga: NDUE DEDAJ<\/p>\n<p><br \/>\u00cbsht\u00eb fundi i tetorit t\u00eb vitit 1463. Martin Muzaka, edhe ndonj\u00eb milje n\u00ebp\u00ebr det e do t\u00eb ndaloj\u00eb n\u00eb bregun e k\u00ebndejm\u00eb t\u00eb Adriatikut, n\u00eb limanin e Kepit t\u00eb Rodonit. Do t\u00eb qendroj\u00eb vet\u00ebm disa or\u00eb apo disa dit\u00eb (varet nga n\u00ebnshkrimi i nj\u00eb letre t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme) dhe do t\u00eb marr\u00eb prap\u00eb udh\u00ebn e p\u00ebrtejdetit, p\u00ebr n\u00eb bregun tjet\u00ebr t\u00eb Adriatikut. E ndien pesh\u00ebn e misionit t\u00eb tij diplomatik. Ja dhe k\u00ebshtjella e kryezotit, Gjergji Kastrioti, ngulur n\u00eb skajdet, me themelet gjysma n\u00eb uj\u00eb dhe gjysma n\u00eb tok\u00eb, si nj\u00eb shqiponj\u00eb e ulur nga kreshtat e maleve, q\u00eb pas pak do t\u00eb fluturoj\u00eb. Kurse sip\u00ebr n\u00eb l\u00ebndin\u00eb \u00ebsht\u00eb kisha e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb (q\u00eb m\u00eb pas do t\u2019iu kalonte fran\u00e7skan\u00ebve, tue marr\u00eb emrin e Shna Ndoit), p\u00ebrndryshe \u201cKisha e Sk\u00ebnderbeut\u201d, sa dim\u00eb e vetmja me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230; Ja, k\u00ebshtu mbase do t\u00eb niste nj\u00eb reportazh i 560 vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb n\u00eb Rodon t\u00eb Durr\u00ebsit.<br \/>Pas 90-s n\u00eb at\u00eb tempull shkoi dhe u mbyll murgu i fundit i \u201cfran\u00e7eskan\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d At Zef Pllumi. Askund m\u00eb mir\u00eb se aty pena e tij nuk do t\u00eb nxirrte kapitujt trondit\u00ebs t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb mir\u00ebnjohur \u201cRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d. Mundet q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e letrave shqipe nuk ishte shpallur si nj\u00eb urdh\u00ebr \u201cpleq\u00ebrie\u201d rrojtja e njeriut p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer historin\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb vet. Ngjan disi m\u00eb priftin tjet\u00ebr shkodran, Marin Barleti, i cili n\u00eb ato mote t\u00eb larg\u00ebta e ndjente si detyr\u00eb historike t\u00eb rr\u00ebfente p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun, historin\u00eb dhe b\u00ebmat e tij, sa ato nuk ishin harruar. Kishte qen\u00eb pjes\u00eb e misionit t\u00eb benediktin\u00ebve, fran\u00e7eskan\u00ebve, jezuit\u00ebve d\u00ebshmimi i s\u00eb kaluar\u00ebs, si dhe vrojtimi dhe p\u00ebrshkrimi i bashk\u00ebkoh\u00ebsis\u00eb, ku fal\u00eb tyre kemi se \u00e7\u2019t\u00eb themi sot. <br \/>Bashk\u00ebn\u00ebnshkrues i letr\u00ebs drejtuar Pap\u00ebs, <br \/>n\u00eb \u201cKish\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut\u201d Rodon<br \/>Kisha katolike e Rodonit sh\u00ebrbeu dhe si nj\u00eb seli e Heroit Komb\u00ebtar, ku jo rast\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb zbuluar \u201cshqiponja e Kastriot\u00ebve e pikturuar n\u00eb nj\u00eb afresk mbrenda tok\u00ebs arb\u00ebrore e jo n\u00eb kancelarit\u00eb e arkivat e huaja, ku ruhen shumica e dokumenteve t\u00eb historis\u00eb ton\u00eb\u201d, shkruan studiuesi Jaho Brahaj. Prej saj ka dal\u00eb dhe nj\u00eb let\u00ebr e Sk\u00ebnderbeut drejtuar Papa Piut II, m\u00eb 29 tetor 1463, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb korrespondenca mes dy autoriteteve t\u00eb larta dhe kancelarive p\u00ebrkat\u00ebse kishte qen\u00eb e m\u00ebhershme. P\u00ebrmes asaj letre Gjergj Kastrioti e b\u00ebn me dije Pap\u00ebn se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb do t\u00eb organizohej n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb me princ\u00ebt katolik\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai mandatonte me t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat diplomatin Martin Muzaka, k\u00ebshilltar dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i tij: \u201cNe, Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeg, zot\u00ebruesi i Shqip\u00ebris\u00eb, duam t\u00eb num\u00ebrohemi n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb krishter\u00ebve, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jemi pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs aq t\u00eb madhe dhe aq t\u00eb meritueshme, plot\u00ebsisht t\u00eb bindur p\u00ebr legjitimitetin, ndershm\u00ebrin\u00eb, urtin\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e Martin Muzak\u00ebs, t\u00eb cilin e caktojm\u00eb si nuncin (lajm\u00ebtarin) ton\u00eb special, q\u00eb t\u00eb paraqitet n\u00eb emrin ton\u00eb para Pap\u00ebs, n\u00eb takimin q\u00eb do t\u00eb organizohet, bashk\u00eb me princat e tjer\u00eb dhe atje t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr temat e asaj natyre, sikurse asht ndihma ndaj fes\u00eb son\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb propozoj\u00eb, vendos\u00eb apo ratifikoj\u00eb, si t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e dobishme p\u00ebr nj\u00eb aksion aq t\u00eb madh&#8230;\u201d Muzaka autorizohet nga Sk\u00ebnderbeu \u201ct\u00eb jap\u00eb p\u00eblqimin dhe miratimin eksplicit n\u00eb at\u00eb takim p\u00ebr \u00e7ka do t\u00eb vendosej\u201d, p\u00ebr rolin q\u00eb do t\u00eb luante m\u00eb pas vendi yn\u00eb dhe vet\u00eb Sk\u00ebnderbeu, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb asaj marr\u00ebveshje t\u00eb gjitha pasurit\u00eb dhe tokat shqiptare, k\u00ebshtjellat dhe qytetet, fortesat, n\u00ebnshtetasit dhe luft\u00ebtar\u00ebt. Nisur nga nj\u00eb zotim i till\u00eb merret me mend vlera e atij takimi n\u00eb Vatikan me Pap\u00ebn, kardinal\u00ebt dhe princ\u00ebrit katolik\u00eb, pas shum\u00eb d\u00ebmesh t\u00eb shkaktuara \u201cnga tirani turk Mehmed\u201d. <br \/>Letra p\u00ebrmbyllet me emrat e t\u00eb pranishm\u00ebve n\u00eb hartimin dhe miratimin e saj, si t\u00eb atit fort t\u00eb nderuar n\u00eb Krishtin, zot\u00ebri Pali (Engj\u00eblli), argjipeshkv i Durr\u00ebsit dhe i krahin\u00ebs s\u00eb Iliris\u00eb, t\u00eb nderuarit Abat Pjet\u00ebr Duka (Perlati), protosingjell i Sh\u00ebn Aleksandrit t\u00eb Molendinit t\u00eb Dioqez\u00ebs s\u00eb Arbnit, t\u00eb nderuarit Fratel Vlashi, priorit i Kuvendit t\u00eb Shkodr\u00ebs t\u00eb urdh\u00ebrit t\u00eb Predikatar\u00ebve dhe nuncit apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe t\u00eb nderuarit zot\u00ebri Kajan \u00c7elnikut. (Letra e Sk\u00ebnderbeut p\u00ebr Papa Piu II, Rodon m\u00eb 29 tetor 1463, dal\u00eb nga Arkivi i Vatikanit.) Mbasi t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, Martin Muzaka do t\u00eb nisej drejt Rom\u00ebs.<br \/>Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb episod q\u00eb lidhet me Pjet\u00ebr Perlatin, ndon\u00ebse t\u00eb dh\u00ebnat arkivore nuk jan\u00eb t\u00eb shumta, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr familjen e tij fisnike, gjenealogjin\u00eb brenda familjes s\u00eb madhe t\u00eb Dukagjin\u00ebve etj. P\u00ebr Perlat\u00ebt, koh\u00eb pas kohe, kan\u00eb shkruar dijetar\u00eb t\u00eb shquar europian\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrshkuar me p\u00ebll\u00ebmb\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, si Hahn, Shuflai dhe Ippen. Ky i fundit, n\u00eb muret e kish\u00ebs s\u00eb mo\u00e7me t\u00eb Shna Premtes n\u00eb Balldren, hasi nj\u00eb mbishkrim n\u00eb t\u00eb cilin thuhej se kjo kish\u00eb n\u00eb Motin e Madh kishte qen\u00eb n\u00ebn kujdesin e \u201czot\u00ebrve t\u00eb Perlatit\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ata kishin dhe aty zot\u00ebrime. <br \/>Abati i vet\u00ebm gjenernal n\u00eb histori<br \/>N\u00eb shekullin XV kemi pasur disa prelat\u00eb katolik\u00eb q\u00eb ishin nj\u00ebher\u00ebsh dhe diplomat\u00eb t\u00eb Gjergj Kastriotit \u2013 Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Rom\u00eb, Venedik, Raguz\u00eb etj., por kemi vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb dhe gjeneral e ky \u00ebsht\u00eb Pjet\u00ebr Duka &#8211; Perlati, komandanti mbrojt\u00ebs i Sfetigradit n\u00eb betej\u00ebn e zhvilluar n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb Majit 1448 kund\u00ebr Sulltan Muratit. Ka kaq shekuj q\u00eb kjo figur\u00eb sk\u00ebnderbegiane udh\u00ebton mes legjend\u00ebs dhe historis\u00eb, si shum\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb mesjet\u00ebs, q\u00eb u mungon nj\u00eb \u201cpasaport\u00eb\u201d e mir\u00ebfillt\u00eb historiografike, q\u00eb do t\u2019i nxirrte nga jehona legjendare e do t\u2019ia blatonte krejt\u00ebsisht historis\u00eb, si\u00e7 dhe kan\u00eb qen\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb prelat i shquar kishtar i asaj kohe, por nj\u00eb \u201ckonstelacion\u201d yjesh me veladon t\u00eb Arbnis\u00eb n\u00eb l\u00ebm\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb e shkenc\u00ebs, si Imzot Pal Engj\u00eblli, Gjon Gazulli, Pjet\u00ebr Perlati etj. <br \/>Pjetri, me emrin e Sh\u00ebn Pjetrit, i p\u00ebrket der\u00ebs (dinastis\u00eb) Perlatajt \u2013 deg\u00eb e Dukagjin\u00ebve. Ata ishin nga Perlati i Mirdit\u00ebs, ku krahas Pjetrit kemi dhe nj\u00eb varg personalitetesh t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb njohur me k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr, si Pal, Ndre, Gjon e Tanush Dukagjini \u2013 Perlati, q\u00eb dalin n\u00eb dokumente q\u00eb n\u00eb vitin 1402. Marin Barleti \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb sjell portretin e kryepriftit (abatit) Pjet\u00ebr Perlati, q\u00eb shquhet p\u00ebr dije, oratori, virtyte etj., pra nj\u00eb figur\u00eb me pesh\u00eb e shekullit XV, i denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb protagonist i koh\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb krah t\u00eb Gjergj Kastriotit si diplomat, sipas gjith\u00eb gjas\u00ebve dhe i af\u00ebrm i tij i gjakut. N\u00eb vitin 1445 abati diplomat \u00ebsht\u00eb i d\u00ebrguar i Sk\u00ebnderbeut te Papa Eugjeni IV dhe m\u00eb 1447 p\u00ebrfaq\u00ebsues i kryeprincit shqiptar pran\u00eb Alfonsit V, mbretit t\u00eb Napolit. Dhe bash ky kryeprift e diplomat b\u00ebhet komandant i Sfedigradit. I k\u00ebtij trungu fisnik arb\u00ebnor ishte dhe luft\u00ebtari i p\u00ebrmendur i Sk\u00ebnderbeut, Gjon Perlati, nj\u00ebri nga tet\u00eb kapedan\u00ebt e masakruar p\u00ebr s\u00eb gjalli, me urdh\u00ebr t\u00eb Sulltanit m\u00eb 1464, teksa dy shekuj m\u00eb von\u00eb ipeshkvi shqiptar Pjet\u00ebr Bogdani n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb \u201cmasakrohej\u201d p\u00ebr s\u00eb vdekuri nga turqit sulltanor\u00eb.<br \/>T\u00ebrheq v\u00ebmendjen fakti se Pjet\u00ebr Perlati n\u00eb letr\u00ebn e 29 tetorit 1463 drejtuar Pap\u00ebs p\u00ebrmendet si Pjet\u00ebr Duka. (Ali Hashorva, n\u00eb librin &#8220;Bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e Sk\u00ebnderbeut&#8221;, Tiran\u00eb 1952, sakt\u00ebson se Pjet\u00ebr Duka ishte abati i njohur n\u00eb histori si Pjet\u00ebr Perlati, q\u00eb kishte mbrojtur k\u00ebshtjell\u00ebn e Sfedifradit.) Studiuesi i njohur Aurel Plasari arsyeton k\u00ebshtu: \u201cP\u00ebrdorimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nga ana e abatit Pjet\u00ebr, i mbiemrit Duka dhe jo Perlati, mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me nj\u00eb arsye politike: me distancimin nga lidhja me Dukagjin\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt \u2013 t\u00eb mos harrohet \u2013 qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt zot\u00ebr arb\u00ebror\u00eb q\u00eb u mor\u00ebn vesh me turqit, qysh pas sulmit t\u00eb par\u00eb turk n\u00eb Arb\u00ebrin\u00eb e veriut m\u00eb 1387 kur k\u00ebta dep\u00ebrtuan deri n\u00eb gryk\u00ebn e Drinit, \u00e7far\u00eb kuptohet nga r\u00ebnia n\u00eb ujdi me ta e v\u00ebllez\u00ebrve Lek\u00eb dhe Pal. Edhe m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa Pjet\u00ebr Perlati, Gjon Perlati dhe ndoshta edhe t\u00eb tjer\u00eb Perlat\u00eb mb\u00ebshtetnin Sk\u00ebnderbeun n\u00eb q\u00ebndres\u00ebn antiturke me arm\u00eb e me diplomaci, Dukagjin\u00ebt u d\u00ebftuan refraktar\u00eb, madje shpesh edhe sabotues t\u00eb asaj q\u00ebndrese, \u00e7far\u00eb do ta detyronte ndonj\u00ebrin nga pap\u00ebt t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnonte deri me nxjerrje nga kisha, me shkish\u00ebrim. Nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb kjo p\u00ebr nj\u00eb benediktin, si abati Pjet\u00ebr, p\u00ebr t\u2019u distancuar jo vet\u00ebm nga politika e Dukagjin\u00ebve, por edhe nga lidhja me emrin e tyre si Perlat\u00eb-Dukagjin\u00eb duke t\u2019iu kthyer mbiemrit fisnor Duka t\u00eb Perlatit\u201d. (A. Plasari, \u201cZot\u00ebrit e Perlatit \u2013 nj\u00eb p\u00ebrkujtim historik\u201d, \u201cExLibris\u201d, 21 n\u00ebntor 2023). Pjet\u00ebr Perlati del me mbiemrin Duka dhe m\u00eb par\u00eb, si n\u00eb mbishkrimin latinisht t\u00eb kryqit e argjend\u00ebt q\u00eb princi Pal Dukagjini i dhuron Abacis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebn Llezhdrit n\u00eb Orosh, me 7 gusht 1447, \u00e7ka tregon se ai i mbante t\u00eb dy mbiemrat. Ka gjas\u00eb q\u00eb ai si abat p\u00ebrdorte mbiemrin Duka, kurse n\u00eb misionin diplomatik e ushtarak mbiemrin Perlati.<br \/>Njer\u00ebzit me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb pyesin se si ka qen\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb klerik t\u00eb b\u00ebhet gjeneral, kur di\u00e7ka e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr veladonin? Kjo mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm me rrethana t\u00eb caktuara specifike t\u00eb asaj kohe, pasi sa dihet Pjet\u00ebr Perlati qe gjeneral vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb, n\u00eb Sfedigrad, n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb mbrojt\u00ebse t\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se \u201czanati\u201d i tij nuk qe lufta, por paqja. <br \/>Kthella, n\u00eb Mirdit\u00eb, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmendur n\u00eb histori krahas Selit\u00ebs, Lur\u00ebs, Rranz\u00ebs, Matit etj. Perlati \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dh\u00e9un e Kthell\u00ebs. Ka nj\u00eb vazhdim\u00ebsi historike t\u00eb Perlat\u00ebve, ku nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrmendet atdhetari Kros Gjet Maca n\u00eb koh\u00ebn Lidhjes s\u00eb Prizrenit.<br \/>E para shtatore e Pjet\u00ebr Perlatit n\u00eb dh\u00e9lindje<br \/>Nuk dim\u00eb n\u00ebse gjat\u00eb regjimit t\u00eb kaluar, ka munguar dija historike rreth tij, apo Pjetri \u00ebsht\u00eb \u00e7muar si gjeneral e \u00ebsht\u00eb n\u00ebn\u00e7muar si klerik, q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendi i merituar n\u00eb histori, \u00e7ka nuk e ka as sot. Mir\u00ebpo nganj\u00ebher\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebn historiografia zyrtare, e b\u00ebn gjeneza q\u00eb vjen e rishfaqet si nj\u00eb thirrje kujtese te pasardh\u00ebsit e Perlat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb a pes\u00ebmij\u00eb vet\u00eb, por mbase dhjet\u00ebfishi, n\u00eb Mirdit\u00eb, Kruj\u00eb, Lezh\u00eb, Durr\u00ebs etj. Nj\u00ebri nga k\u00ebta pasardh\u00ebs, me vet\u00ebdijen e historis\u00eb, \u00ebsht\u00eb avokati Alfred Duka, q\u00eb send\u00ebrtoi n\u00eb vendlindje nj\u00eb kull\u00eb &#8211; k\u00ebshtjell\u00eb munumentale me arkitektur\u00eb moderne, q\u00eb synon jet\u00ebzimin e trash\u00ebgimis\u00eb historike t\u00eb Perlat\u00ebve e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai tashm\u00eb e \u00e7on jet\u00ebs mes Tiran\u00ebs dhe Perlatit. Kulla muzeale, turistike prej graniti t\u00eb bardh\u00eb, krejt\u00ebsisht e dallueshme p\u00ebr nga stili nd\u00ebrtimor dhe sidomos nga kupola e saj autentike, lartohet thuajse n\u00eb pik\u00ebpreje t\u00eb Matit m\u00eb Mirdit\u00ebn, ku fillon rruga p\u00ebr n\u00eb Lur\u00eb. <br \/>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb ai po ngre hap pas hapi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb resorti i sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb si ngrehin\u00eb, ku mund t\u00eb pihet ver\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb bisedohet k\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb, let\u00ebrsin\u00eb dhe filozofin\u00eb, por rikonfigurimi i \u201ckull\u00ebs\u201d s\u00eb padukshme t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs historike t\u00eb Perlatit, si nj\u00eb nga qendrat e p\u00ebrmendura t\u00eb Dukagjin\u00ebve. Asgj\u00eb folklorike dhe legjendarizuese nuk ka n\u00eb sip\u00ebrmarrjen e tij, por vet\u00ebm shkencore. Alfredi nxit k\u00ebrkimin arkivor rreth k\u00ebsaj dinastie duke ftuar historian\u00ebt q\u00eb t\u00eb shpreh\u00ebn rreth pozit\u00ebs s\u00eb Perlat\u00ebve n\u00eb histori, ku ve\u00e7ohet nj\u00eb artikull shkencor i profesor Aurel Plasarit, q\u00eb u citua m\u00eb sip\u00ebr, si dhe artikujt e studiuesve t\u00eb trev\u00ebs, ku spikat Nikoll\u00eb Loka, i cili rrok vijim\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb Perlat\u00ebve deri n\u00eb koh\u00ebn e Rilindjes komb\u00ebtare, Gjet Ndoj q\u00eb i sheh Perlatajt si nj\u00eb gur themeli n\u00eb rrafshin arb\u00ebnor, Julian Vlashi q\u00eb i trajton ata n\u00eb kuadrin e Dukagjin\u00ebve etj. <br \/>Para kat\u00ebr vitesh, m\u00eb 29 tetor 2017, avokat Duka mblodhi Rodon nj\u00eb grup studiuesish, shkrimtar\u00ebsh e gazetar\u00ebsh, \u00e7ka u p\u00ebrs\u00ebrit prej tij dhe k\u00ebt\u00eb tetor, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb n\u00eb mjediset e kull\u00ebs-resort n\u00eb Perlat organizoi dhe nj\u00eb sesion shkencor. Me ideimin dhe financimin e tij, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Perlat vendoset nj\u00eb shtatore e abatit gjeneral e diplomat Pjet\u00ebr Perlati, vep\u00ebr e skulptorit t\u00eb ri vendas Bernard Lekgega, q\u00eb e nuk e ka m\u00eb e pakta Kruja. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb bust i k\u00ebtij prelati t\u00eb historis\u00eb, vep\u00ebr e skulptorit Vlash Ka\u00e7orri, \u00ebsht\u00eb ekspozuar n\u00eb qytetin e Rr\u00ebshenit. <br \/>Kruj\u00eb, gjurm\u00ebve t\u00eb Abat Pjet\u00ebr Perlatit<br \/>Pjet\u00ebr Perlati \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga emrat e m\u00ebdhenj t\u00eb Motit t\u00eb Madh, abat i shquar, gjeneral dhe diplomat i lart\u00eb i Gjergj Kastriotit \u2013 Sk\u00ebnderbeut, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ishte njeriu m\u00eb shum\u00eb? Alfred Duka, q\u00eb flet p\u00ebr historin\u00eb si t\u00eb ket\u00eb qendruar gjat\u00eb n\u00eb bibliotekat e saj, na ka prir\u00eb n\u00eb tetor p\u00ebr n\u00eb Kruj\u00eb, n\u00eb lagjen Perlataj, q\u00eb beson se lidhet me k\u00ebt\u00eb figur\u00eb historike. Pjetri k\u00ebtu ishte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, jo vet\u00ebm si personalitet madhor i koh\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebveprim t\u00eb ngusht\u00eb me Heroin Komb\u00ebtar, por dhe si njeri i tij i gjakut, ku si till\u00eb, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1439 (bazuar n\u00eb testamentin e l\u00ebshuar nga Gjon Kastrioti, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb kujdestari Vojsav\u00ebn, Gjergjin e Jell\u00ebn, si dhe p\u00ebrfitimet dhe detyrimet q\u00eb ai kishte me persona apo subjekte t\u00eb ndryshme) shkon n\u00eb Raguz\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur detyrimet financiare q\u00eb tregtar\u00ebt e atjesh\u00ebm t\u00eb drithit kishin ndaj Gjonit, prej dy vjet\u00ebsh i ndjer\u00eb.<br \/>Vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb lagjen e ep\u00ebrme t\u00eb Kruj\u00ebs, n\u00eb krye t\u00eb rrug\u00ebs, ishte nj\u00eb tabel\u00eb ku shkruhej \u201cPerlataj\u201d, q\u00eb k\u00ebsaj here nuk e pam\u00eb, mbase ngaq\u00eb rruga ishte marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr dor\u00eb e b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr asfaltim. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb na bien nga pakujdesia tabelat e vjetra, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u00eb moshuarit po shuhen. Bashk\u00eb me dy burra t\u00eb lagjes Perlataj, Hasan Hoxh\u00ebn, veteriner n\u00eb pension dhe Bujar Llubanin, ekonomist, vemi si t\u00eb thuash port\u00eb m\u00eb port\u00eb n\u00eb lagjen historike, ku duket se kan\u00eb mbetur pak njer\u00ebz, por kan\u00eb mbijetuar lulet. Ndalojm\u00eb dhe b\u00ebjm\u00eb fotografi aty ku ka qen\u00eb \u201cKroi i Perlatit\u201d, shenj\u00eb e fort\u00eb e identitetit historik t\u00eb k\u00ebtyre banor\u00ebve, por q\u00eb e kishte humbur ujin nga punimet e kryera p\u00ebr hapjen e nj\u00eb tuneli t\u00eb Mbrojtjes pak m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb malit. <br \/>Hasani thot\u00eb se i ati ka vdekur n\u00eb mosh\u00ebn 106 &#8211; vje\u00e7are dhe i kishte pas th\u00ebn\u00eb se ai vet\u00eb dhe nj\u00eb i af\u00ebrm i tij kishin punuar nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb si furr\u00ebtar\u00eb (buk\u00ebpjek\u00ebs) n\u00eb Perlat t\u00eb Mirdit\u00ebs. Teksa v\u00ebrtitemi n\u00ebp\u00ebr kala, flasim p\u00ebr Merlikajt, sidomos p\u00ebr Mustafa Kruj\u00ebn \u2013 M\u00ebrlika, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb llagapi \u201cM\u00ebrlika\u201d haset si toponim n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr t\u00eb Perlatit. Vet\u00eb Mustafa Kruja, n\u00eb librin e tij autobiografik, shkruan se \u00ebsht\u00eb nga Perlati i Kthell\u00ebs, ku kishte dhe miq e t\u00eb njohur. T\u00eb jen\u00eb rast\u00ebsi k\u00ebto p\u00ebrkime? Mundet q\u00eb perlatasit e t\u00ebrhequr nga Pjet\u00ebr Perlati n\u00eb shekullin XV erdh\u00ebn e u ngul\u00ebn k\u00ebtu, duke i dh\u00ebn\u00eb emrin e tyre k\u00ebsaj pjes\u00eb t\u00eb Kruj\u00ebs \u201cantike\u201d&#8230; <br \/>Dy abat\u00eb t\u00eb shquar arbnor\u00eb n\u00eb pes\u00ebqind vjet<br \/>Pjet\u00ebr Perlati &#8211; Duka dhe Prend Do\u00e7i, nga i nj\u00ebjti areal gjeografik e etnokulturor, i pari nga Perlati, i dyti nga Bulg\u00ebri (Rubiku). Abat\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb historin\u00eb shqiptare. T\u00eb dy abat\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Llezhdrit t\u00eb Oroshit me rreth pes\u00eb shekuj n\u00eb mes. T\u00eb dy diplomat\u00eb, nj\u00ebri zyrtarisht (i Skanderbeut) e tjetri kulturalisht me Austrin\u00eb. T\u00eb dy dhe burra shteti. T\u00eb dy t\u00eb sh\u00ebtitur, nj\u00ebri n\u00eb Itali e Kroaci, tjetri n\u00eb Itali, Kanada dhe Indi. Mbase ngaq\u00eb Mirdita q\u00eb s\u00eb hershmi ishte \u201cTok\u00eb e Katedraleve\u201d&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/nDUE-dEDAJ-2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"203\" height=\"318\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/nDUE-dEDAJ-2.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10084\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/nDUE-dEDAJ-2.jpg 203w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/nDUE-dEDAJ-2-192x300.jpg 192w\" sizes=\"auto, (max-width: 203px) 100vw, 203px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/NDUE-DEDAJ-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"230\" height=\"260\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/NDUE-DEDAJ-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10085\"\/><\/a><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Nga: NDUE DEDAJ \u00cbsht\u00eb fundi i tetorit t\u00eb vitit 1463. Martin Muzaka, edhe ndonj\u00eb milje n\u00ebp\u00ebr det e do t\u00eb ndaloj\u00eb n\u00eb bregun e k\u00ebndejm\u00eb t\u00eb Adriatikut, n\u00eb limanin e Kepit t\u00eb Rodonit. Do t\u00eb qendroj\u00eb vet\u00ebm disa or\u00eb apo disa dit\u00eb (varet nga n\u00ebnshkrimi i nj\u00eb letre t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme) dhe do t\u00eb marr\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10083,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-10082","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10082"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10082\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10086,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10082\/revisions\/10086"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10083"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}