{"id":10078,"date":"2023-12-29T01:07:17","date_gmt":"2023-12-29T01:07:17","guid":{"rendered":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10078"},"modified":"2023-12-29T01:07:17","modified_gmt":"2023-12-29T01:07:17","slug":"kryetari-i-vatres-me-mandat-te-mbaruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10078","title":{"rendered":"KRYETARI I VATRES ME MANDAT TE MBARUAR"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Ervin-Dine.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"192\" height=\"165\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Ervin-Dine.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10079\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Vatra dhe gjeneral\u00ebt e ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>NGA:\u00a0 ERVIN DINE<\/p>\n<p>\u201cKuvendi i fundit i Federat\u00ebs Pan Shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs Vatra u mbajt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kanunores s\u00eb \u201826-s dhe, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb saj, kryetarit dhe kryesis\u00eb i ka mbaruar mandati ka nj\u00eb vit! Do me th\u00ebn\u00eb q\u00eb, \u00e7do vendim i marr\u00eb nga ky kryetar, apo kjo kryesi, mbas vitit t\u00eb mandatit, bie posht\u00eb\u201d. <br \/><br \/>Koh\u00ebt e fundit jam menduar gjat\u00eb para se t\u00eb b\u00ebj ndonj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb lidhje me Vatr\u00ebn dhe situat\u00ebn q\u00eb po kalon. Kjo m\u00ebnyr\u00eb mendimi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me reflektimin tim personal dhe shpres\u00ebn se \u201clidershipi\u201d duhej t\u00eb kishte gjetur koh\u00eb t\u00eb reflektonte po, edhe t\u00eb kurajo qytetare t\u00eb ulej me antarsin\u00eb dhe m\u00eb s\u00eb paku t\u2019i d\u00ebgjonte ata! Kam pasur shpres\u00eb q\u00eb nj\u00eb kryetar pa eksperienc\u00ebn e duhur, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet lider i duhet t\u00eb ballafaqohet n\u00eb debate t\u00eb hapura e demokratike me at\u00eb antar\u00ebsi, e cila e votoi p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr vit mandat, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb at\u00eb pozit\u00eb q\u00eb ai ndodhet sot.<br \/>Kjo nuk ka ndodhur! Ai jo vet\u00ebm s\u2019e ka pasur kurajon p\u00ebr nj\u00eb debat konstruktiv mes t\u00eb dy pal\u00ebve t\u00eb cilat po e thellojn\u00eb moskuptimin mes tyre, por koh\u00ebt e fundin po dalin nj\u00ebra mbas tjetr\u00ebs edhe disa deklarata \u201ct\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt\u201d, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar tek ata q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb guximin t\u2019i lexojn\u00eb.<br \/>K\u00ebto deklarata t\u00eb mbushura me nj\u00eb gjuh\u00eb fyese dhe p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, plot me t\u00eb pav\u00ebrteta, sulmojn\u00eb edhe personalitete t\u00eb komunitetit vatran, t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb respekt p\u00ebr kontributet dhe vlerat q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb vite. P\u00ebrve\u00e7 sulmeve personale, aty flitet p\u00ebr \u201cfakte\u201d, t\u00eb cilat vijn\u00eb pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje, \u00e7ka ne duhet t\u2019i pranojm\u00eb e t\u2019i besojm\u00eb verbtazi, dhe t\u2019u bindemi deklaratshkruesve pa asnj\u00eb argument. <br \/>Presidenti i Nderit i Vatr\u00ebs, zoti Agim Rexhaj, ka afro dyzet vjet q\u00eb lufton e kontribuon n\u00eb Vat\u00ebr, p\u00ebr kombin shqiptar dhe bashk\u00ebkombasit e vet, si pakkush mes atyre q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt Federat\u00eb Panshqiptare. P\u00ebrve\u00e7 si prind dhe familjar i devotsh\u00ebm, At\u00eb e kam konsideruar edhe nj\u00eb pasuri vlerash dhe eksperience, jo vet\u00ebm p\u00ebr Vatr\u00ebn, por edhe p\u00ebr mua e shum\u00eb t\u00eb rinj si un\u00eb. Agimi m\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendur gjithnji af\u00ebr n\u00eb \u00e7do koh\u00eb e rrethan\u00eb. K\u00ebshillat e tij kan\u00eb qen\u00eb mjaft pozitive edhe kur un\u00eb nuk jam pajtuar me to, por gjithmon\u00eb i kam vler\u00ebsuar, sepse vijn\u00eb prej nj\u00eb njeriu q\u00eb e ka d\u00ebshmuar n\u00eb koh\u00eb dhe sinqerisht q\u00eb ia do t\u00eb mir\u00ebn e Vatr\u00ebs dhe Shqiptar\u00ebve, kudo q\u00eb ata ndodhen e luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn&#8230; Ndaj kur kam lexuar vrerin e derdhur n\u00eb let\u00ebr prej disave (t\u00eb njohur p\u00ebr vrer dhe p\u00ebr\u00e7arje, po edhe p\u00ebr llust\u00ebr dhe l\u00ebpirje sipas interesit), e q\u00eb nuk kan\u00eb as \u00e7erekun e koh\u00ebs dhe kontributeve t\u00eb zotit Rexhaj n\u00eb Vat\u00ebr, \u00e7uditem se si mund ta gjejn\u00eb kurajon dhe t\u00eb sulmojn\u00eb pa asnj\u00eb skrupull, nj\u00eb personalitet q\u00eb vet\u00ebm ka dh\u00ebn\u00eb kontribute, dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtuar nga Vatra vet\u00eb si: \u201cPresident i Nderit\u201d, e t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb mendoj edhe p\u00ebr zotin Idriz Lamaj, zonj\u00ebn Nazo Veliu, zotrinjt\u00eb Ramiz Mujaj dhe Mark Merrna\u00e7aj, zonj\u00ebn Marjana Bulku, zotin Elton Mara, zotin Ibrahim Kolari, dhe zotin Asllan Bushati e mjaft t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Vatra, po t\u00eb ishte v\u00ebrtet Vat\u00ebr, duhej t\u2019i vler\u00ebsonte dhe t\u2019i konsideronte si pasuri e shtrenjt\u00eb e saj dhe jo t\u2019i fyente me ca shkrime pa\u00e7avure ku gjoja jepen leksione intrepretimi t\u00eb Kanunores, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ua mbyllte der\u00ebn, pranis\u00eb s\u00eb tyre, si\u00e7 ka ndodhur e po ndodh r\u00ebndom sot n\u00eb Vat\u00ebr!<br \/>Ofendimet e paskrupullta ndaj \u201cPresisdentit t\u00eb Nderit\u201d nuk kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm pjes\u00eb e k\u00ebtyre \u201cFlet\u00eb-rrufeve\u201d, por jan\u00eb amplifikuar edhe nga Editori i Diellit, i cili ende s\u2019ka d\u00ebshmuar asnj\u00eb falje publike ndaj tyre, por vazhdon sulmet e paprincipta dhe propagand\u00ebn e ashp\u00ebr ndaj vatran\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. <br \/>Po merrem pak edhe me faktet t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb evidentuara n\u00eb video! Si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera, mandati kat\u00ebrvje\u00e7ar i kryetarit t\u00eb Vatr\u00ebs nuk ka kaluar. E kam th\u00ebn\u00eb dhe do t\u00eb vazhdoj ta them: Vatran\u00ebt kontestues nuk kan\u00eb asnj\u00eb synim p\u00ebr marrjen e Vatr\u00ebs, as p\u00ebr pushimin e kryetarit t\u00eb saj nga detyra. Asnj\u00eb her\u00eb deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb kontestuar vota ndaj kryetarit t\u00eb Vatr\u00ebs. Esht\u00eb kontestuar mandati dhe kanunorja, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pa asnj\u00eb konsult\u00eb me avokat amerikan si dhe veprimet jokorrekte, takimet me nj\u00eb prapavij\u00eb politike t\u00eb qart\u00eb, kundra vullnetit t\u00eb shumic\u00ebs. <br \/>N\u00ebse, si\u00e7 pretendojn\u00eb disa, q\u00eb kryesia na qenka si Senati dhe Kongresi, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shtetit Amerikan, at\u00ebher\u00eb edhe kanunorja q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me baz\u00eb kushtetut\u00ebn amerikane nuk ndrrohet. Kushtetuta Amerikane nuk ka ndrruar asnj\u00eb her\u00eb nga krijimi i saj. Zakonisht b\u00ebhen amendamente (nd\u00ebrrime) t\u00eb ligjeve q\u00eb t\u2019i p\u00ebrshtaten koh\u00ebs, kurse ndrrime totale kushtetute, ndodhin zakonisht n\u00eb shtete t\u00eb falimentuara, t\u00eb cilat s\u2019e njohin as demokracin\u00eb dhe as lirit\u00eb e individit.<br \/>N\u00ebse Vatra u q\u00ebndroi ndryshimeve shekullore, at\u00ebher\u00eb \u00e7do pun\u00eb n\u00eb Vat\u00ebr duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb sintoni dhe n\u00eb sinkron me frym\u00ebn e ligjeve amerikane, dhe aspak n\u00eb kafenet\u00eb apo mejhanet e Bronxit apo Michiganit.<br \/>Kuvendi i fundit u mbajt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kanunores s\u00eb \u201826-s dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb saj kryetarit dhe kryesis\u00eb i ka mbaruar mandati ka nj\u00eb vit! Do me th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00e7do vendim i marr\u00eb nga ky kryetar apo kjo kryesi mbas vitit t\u00eb mandatit, bie posht\u00eb. <br \/>Si kryetar i Kuvendit t\u00eb kaluar mbaj edhe un\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, qoft\u00eb p\u00ebr gabimet q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb kuvend, qoft\u00eb edhe p\u00ebr mosdaljen publike m\u00eb her\u00ebt, gjithnj\u00eb duke besuar e duke shpresuar se Kryetari do t\u2019i shqyrtonte me qet\u00ebsi pun\u00ebt dhe do t\u00eb nd\u00ebrrmerrte veprimi t\u00eb nj\u00eb lidershipi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe jo t\u00eb nj\u00eb kukulle q\u00eb p\u00ebrdoret nga prapaskena.<br \/>Edhe nj\u00eb sqarim p\u00ebr publikun. <br \/>Kam lexuar disa her\u00eb q\u00eb n\u00ebn-kryetari i Kuvendit, (\u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr personin tim) na e paska mbushur mendjen p\u00ebr vot\u00ebn e mandatit p\u00ebr s\u00eb dyti. Edhe kjo si t\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjerat \u00ebsht\u00eb e evidentuar me video. At\u00eb vot\u00eb e k\u00ebrkoj Doktoresha Mara, edhe ishte vendimi im bashk\u00eb me sekretarin Eduart Aranitasi dhe Nazo Veliu, e cila p\u00ebrkoh\u00ebsisht e z\u00ebvend\u00ebsoi z. Aranitasi, mbas nj\u00eb urgjence familjare. <br \/>S\u00eb fundi, ne mund t\u00eb debatojm\u00eb pafund\u00ebsisht dhe kushdo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb e t\u00eb botoj\u00eb \u201cFlet\u00eb-rrufe\u201d, duke b\u00ebr\u00eb akuza nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet e m\u00eb t\u00eb paskrupulltat, por mos t\u00eb harrojm\u00eb, se p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb vendin me demokratik n\u00eb bot\u00eb edhe k\u00ebtu nuk na privohet as e drejta e fjal\u00ebs dhe as liria e mendimit. N\u00ebse faktet jan\u00eb kundra meje, jam i pari q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj falje publikisht, do t\u00eb jem i pari q\u00eb do ta pranoj \u00e7far\u00ebdo gabimi q\u00eb mund t\u00eb kem un\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb tejet kritike ku ndodhet Vatra sot&#8230; <br \/>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kam lejuar edhe kamerat gjat\u00eb gjith\u00eb kuvendit, q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb jet\u00eb evidente dhe transparente. Kryetari s\u2019ka pse t\u2019i trembet debatit t\u00eb hapur e demokratik, Vatran\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar ta drejtojn\u00eb Vatren, as p\u00ebr egoiz\u00ebm e as p\u00ebr poste! Asnj\u00ebri prej nesh nuk e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. K\u00ebt\u00eb jam gati ta b\u00ebj me dokument ligjor. Vatra nuk po humb an\u00ebtar\u00eb nga Vatran\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb si\u00e7 pretendohet pa asnj\u00eb fakt, por nj\u00eb brez i ri i kultivuar n\u00eb Amerik\u00eb, kur e sheh k\u00ebt\u00eb munges\u00eb demokracie dhe transparence, e sheh koh\u00ebn dhe sh\u00ebrbimet n\u00eb Vat\u00ebr si di\u00e7ka e humbur kot!<\/p>\n<p><br \/><strong>27 dhjetor 2023<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Vatra dhe gjeneral\u00ebt e ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u00a0\u00a0\u00a0 NGA:\u00a0 ERVIN DINE \u201cKuvendi i fundit i Federat\u00ebs Pan Shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs Vatra u mbajt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kanunores s\u00eb \u201826-s dhe, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb saj, kryetarit dhe kryesis\u00eb i ka mbaruar mandati ka nj\u00eb vit! Do me th\u00ebn\u00eb q\u00eb, \u00e7do vendim i marr\u00eb nga ky kryetar,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10079,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-10078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10078"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10078\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10080,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10078\/revisions\/10080"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}