{"id":10068,"date":"2023-12-04T02:17:01","date_gmt":"2023-12-04T02:17:01","guid":{"rendered":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10068"},"modified":"2023-12-04T02:17:01","modified_gmt":"2023-12-04T02:17:01","slug":"te-britania-ne-lezhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10068","title":{"rendered":"&#8230; TE &#8220;BRITANIA&#8221; NE LEZHE"},"content":{"rendered":"\n<p>NGA: ELINDA MARKU<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/eli123.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"146\" height=\"160\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/eli123.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10069\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb l\u00ebmsh q\u00eb m\u00eb ka mbetur n\u00eb gryk\u00eb, q\u00eb n\u00eb Gusht, teksa pinim kafe te \u201c Britania \u201c n\u00eb Lezh\u00eb!!!<\/p>\n<p>Po pinim kafe n\u00eb nj\u00eb nga qindra kafenet\u00eb q\u00eb ka qyteti i bukur i Lezhes, kafene q\u00eb t\u00eb gjitha kishin emra jo shqip. Si psh: Kafe Anglia, Kafe Venecia, Kafe Britania, Berlini, Vienna ( edhe pse emri Viena me vjen si fjale shqipe , ekzakt fjali pyetse: vjen a?). P\u00ebrpiqem ta mirekuptoj arsyen e em\u00ebrtimit t\u00eb kafeneve me emra qytetesh jo shqiptar. P\u00ebr faktin se, n\u00eb fillim, kur lirisht mund t\u00eb permendim emra e vende kapitaliste dhe, ngaq\u00eb gati na dukej e pabesueshme e, q\u00eb ta besonim se nuk ishim and\u00ebrr, por kishte ndodhur v\u00ebrtet, liria me pas\u00eb bisnes ( ani pse shumica e bisneseve, q\u00eb hapeshin, ishin njer\u00ebz q\u00eb, ku ta dish si e kishin ndreq me partin\u00eb n\u00eb pushtet) e me i vu bisnesit nj\u00eb em\u00ebr t\u2019jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>Ma von\u00eb, emigrant\u00ebt, q\u00eb ktheheshin me kursime, i emertonin kafet me emra t\u00eb vendit prej ku kishin provu me u kthy, me hap nj\u00eb pun\u00eb, bisnes, me ngrit nj\u00eb shpi\u2026! Dhe, mbas 6 muajsh kishin d\u00ebshtu, sepse n\u00eb Shqip\u00ebri nuk funksiononte si atje ku kishin emigruar. Qe punetori t\u00eb \u00e7mohej, p\u00ebrkundrazi pushteti dhe opinjoni e tallnin dhe e detyronin, ta linte shpin\u00eb e bisnesin, qe ngriti e t\u00eb kthehej nga ishte kthy. N\u00eb gjith\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs nuk e gjen nj\u00eb kafene a bisnes me emrin \u201c Kafe Lezha\u201d. Hotel \u201c Lisi\u201d thoni ju asht nj\u00eblloj, si t\u00eb thuash hotel Lezha. N\u00eb Detroit psh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bisnes shqiptar\u00ebsh me emrin \u201c Restorant BESA\u201d, ku 97% e klienteve nuk jan\u00eb shqiptar\u00eb. N\u00eb qytetin Troje, n\u00eb Michigan, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bisnes shqiptar, por q\u00eb frekuentohet nga vendas, jo nga shqiptar\u00eb \u201cA PO VINI\u201d dhe, dhjetra raste t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>T\u00eb duket sikur shqiptar\u00ebt jan\u00eb krenar, se jan\u00eb shqiptar\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb vend t\u00eb huaj. Kurse, n\u00eb Shqip\u00ebri, anasjelltas e kan\u00eb t\u00eb \u201cndaluar\u201d t\u00eb jen\u00eb shqiptar dhe, iu mbetet t\u00eb krenohen, se jan\u00eb emigrant\u00eb n\u00eb britani, angli, ( kafe America buz\u00eb Drinit), italia, etj etj etj.. \u2026( Pjerini mund t\u00eb hapi nje bisnes tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 atij qe ka \u201c Security \u201c, dhe ku ta di pse kam bindje, se do ta quaj \u201c Kafe Afrika\u201d dhe do ta justifikoj\u00eb duke thane, se fjala Afrik\u00eb asht togfjaleshi shqip \u201c af\u00ebr ika\u201d , dhe me t\u00eb drejte, se prej Puke n\u2019Lezhe afer asht)! \u2026 T\u00eb kthehesh n\u00eb Shqip\u00ebri e t\u00eb thuash: jam pendu se kam mungu 25 vjet n\u00eb k\u00ebte qytet dhe, edhe pse tep\u00ebr von\u00eb, prap du me u kthy. Nga 10 prej atyre q\u00eb t\u00eb nigjojn\u00eb, vet\u00ebm njani prej tyre t\u00eb p\u00ebrgjigjet:- Kurr\u00eb nuk je von\u00eb me u kthy n\u00eb vendlindje! 9 t\u00eb tjer\u00ebt, nj\u00eb her\u00eb t\u00eb shohin me dyshimin se ke lujt mendsh, mandej fillojn\u00eb e t\u00eb sulmojn\u00eb, pa ia lshu radhen nj\u00ebri tjetrit. N\u00eb fillim duke t\u00eb tregu, se ktu nuk jetohet, ktu asht tmerr, ktu nuk ka pun\u00eb, ose edhe kur e gjen, ose e krijon nj\u00eb pun\u00eb, t\u2019i presin krah\u00ebt, nuk t\u00eb lan\u00eb me punu, edhe kur mendo se po t\u00eb lan\u00eb me punu, vjen shteti t\u00eb kput n\u00eb shpin\u00eb me taksa, t\u00eb pla\u00e7kit djersen, t\u00eb survejon voten, ta vjedh voten, n\u00ebse nuk ia shet etj. E tmerrshme, th\u00ebm me vete. T\u00eb dhjet\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Edhe ai i vetmi q\u00eb m\u00eb thot\u00eb: Kurr\u00eb nuk asht von\u00eb me u kthy n\u00eb vendlindje por, edhe keto t\u00eb 9, q\u00eb m\u00eb shpalosin realitetin e t\u00eb jetuarit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Asht e kot\u00eb t\u2019u shpjegosh, se as ne Amerik\u00eb nuk asht fush\u00eb me lule, madje as p\u00ebr amerikan\u00ebt e q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb USA, nuk asht fushe me lule , aq me pak p\u00ebr emigrantet! Po, ka lek\u00eb e pun\u00eb n\u00eb USA, ka gjith\u00eb\u00e7ka, p\u00ebrfshi edhe lypsa\u2026! Nuk ua shpjegoj dot, sa shum\u00eb t\u00eb mungon ajo, q\u00eb \u00ebsht\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri! Sepse, e di q\u00eb ata do t\u00eb m\u00eb thon\u00eb: N\u00eb Shqip\u00ebri \u201c nuk ka asgja \u201c! N\u00eb k\u00ebto momente, t\u00eb k\u00ebsaj bisede nd\u00ebrhyn Mara, ime bij\u00eb, e lindur ne USA, dhe m\u00eb thot\u00eb, sigurisht n\u00eb anglisht, se nuk donte t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e debatit, por thjesht t\u00eb mos m\u00eb ikte pa e v\u00ebn\u00eb re, q\u00eb perballe kafes, ku po debatonim, n\u00eb nj\u00eb shesh, midis pallatesh t\u00eb nalta, q\u00eb ishte rrethuar me tela dhe, q\u00eb sherbente si parkim, luanin disa f\u00ebmij\u00eb t\u00eb bukur, oh sa t\u00eb bukur! Dhe, Mara m\u00eb thot\u00eb: Ah sikur ta dinin k\u00ebta q\u00eb po e kund\u00ebrshtojn\u00eb iden\u00eb tande p\u00ebr t\u2019u kthy, se psh ne USA t\u00eb mungon nje pamje kaq e bukur si kjo. F\u00ebmij q\u00eb luajn\u00eb jasht\u00eb! Dhe, un\u00eb tani qe i shoh, edhe k\u00ebnaqem, edhe m\u00eb vjen gati t\u00eb qaj, me kete mentalitet q\u00eb kan\u00eb k\u00ebta t\u00eb rritur! Sepse, kuptoj ,q\u00eb k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm kontigjenti i ri i emigracionit .<\/p>\n<p>Esht\u00eb bukur q\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri sheh ende f\u00ebmij\u00eb, sheh ende gra shtatzena, por \u00ebsht\u00eb e trishtueshme, tmerrsisht e trishtueshme q\u00eb, e vetmja gj\u00eb q\u00eb prodhohet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb prodhim p\u00ebr eksport, jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt! F\u00ebmij\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit po i rrisin me padururimin p\u00ebr ti d\u00ebrguar emigrant\u00eb. Dhe, edhe nese nuk kthehesh ti mam\u00eb ktu, do t\u00eb kthehem un\u00eb, sapo t\u00eb mbaroj shkollen! Kam shkuar 12 vjet, n\u00eb tri kat\u00ebr shkolla, me nga 600 deri n\u00eb 3000 f\u00ebmij\u00eb, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve, rracave ( gjinive se psh n\u00eb U.S.A. tashme nuk ka vet\u00ebm dy gjini, dhe fap me shkeli synin), por kurr\u00eb nuk kam par\u00eb f\u00ebmij\u00eb kaq t\u00eb bukur, t\u00eb gjall\u00eb, f\u00ebmij\u00eb kaq femij\u00eb, si kta, e si ktu n\u00eb Shqip\u00ebri. ! \u2026 Dhe, mbasi mbaroj fjalen n\u00eb anglisht, q\u00eb ta kuptoja vet\u00ebm un\u00eb, u ktheva tek ata q\u00eb kishin mbajtur frymen dhe, mezi prisnin ta \u201c tradh\u00ebtoja \u201c Maren e tu p\u00ebrktheja se \u00e7far\u00eb tha. Nuk fola dot se, me erdhi t\u00eb qaj\u2026.! Nuk qava dot, se nuk di me qa me lot dhe pa za!! Iu k\u00ebrkova t\u00eb ndrrojm\u00eb tem\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA: ELINDA MARKU &nbsp; Nj\u00eb l\u00ebmsh q\u00eb m\u00eb ka mbetur n\u00eb gryk\u00eb, q\u00eb n\u00eb Gusht, teksa pinim kafe te \u201c Britania \u201c n\u00eb Lezh\u00eb!!! Po pinim kafe n\u00eb nj\u00eb nga qindra kafenet\u00eb q\u00eb ka qyteti i bukur i Lezhes, kafene q\u00eb t\u00eb gjitha kishin emra jo shqip. Si psh: Kafe Anglia, Kafe Venecia, Kafe Britania,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10069,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-10068","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10068","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10068"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10068\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10070,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10068\/revisions\/10070"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}