{"id":10022,"date":"2023-11-13T21:34:57","date_gmt":"2023-11-13T21:34:57","guid":{"rendered":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10022"},"modified":"2023-11-13T21:34:57","modified_gmt":"2023-11-13T21:34:57","slug":"nje-parathenie-qe-nuk-u-botua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10022","title":{"rendered":"NJE PARATHENIE QE NUK U BOTUA"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/UNE-kopertine.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"160\" height=\"205\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/UNE-kopertine.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-10023\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n<p><strong>NE SHEROHEMI, VE\u00c7 NESE DALLOHEMI NGA UNIFORMITETI<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSanabibur, si medo separerum a coe tu.\u201d Seneka<\/p>\n<p>ANTOLOGJIA POETIKE ME KRIJIMTARI TE PUBLIKUAR PAS 1990-tes<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>PJETER\u00a0 JAKU<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm kam shkruar p\u00ebr nj\u00eb mikun tim: \u201c Poeti q\u00eb nuk i b\u00ebn fjal\u00ebt libra.\u201d E path\u00ebna , ose n\u00ebnkuptimi i k\u00ebti titulli, kam dasht\u00eb t\u00eb jet\u00eb, q\u00eb poezin\u00eb e shkruan ndjenja, ma shum\u00eb se asnj\u00eb cil\u00ebsi tjet\u00ebr. Poezia e mendjes mund t\u00eb shk\u00eblqej n\u00eb form\u00eb, por mungesa e poezis\u00eb s\u00eb shprehur, e vuan harres\u00ebn e menj\u00ebhershme. Nj\u00eb poezi pa nerv dhe pa ndjenj\u00eb, s\u2019ka si t\u00eb jet\u00eb, s\u2019ka si t\u00eb fiksohet n\u00eb memorien e asnj\u00eb lexuesi. T\u00eb b\u00ebsh sot nj\u00eb Antologji \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Fakti q\u00eb ka aq shum\u00eb poet, nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe, por fakti q\u00eb nuk ka nj\u00eb orientim q\u00eb i drejton krijuesit e talentuar, ta din\u00eb cakun e mbrritjes, \u00ebsht\u00eb alarmuese, kur nuk u mungojn\u00eb prirjet. Publikohen shum\u00eb poezi, dhjetra e qindra libra, po kaq dritare t\u00eb hapura n\u00eb internet, ose n\u00eb mij\u00ebra profile t\u00eb mediave online, t\u00eb shprehin gjith\u00eb\u00e7far\u00eb ndjejn\u00eb, form\u00eb e paform\u00eb, pa mjete sitilistikore, \u00a0q\u00eb nuk t\u00eb emocionojn\u00eb, as nxisin interes p\u00ebr t\u2019i lexuar. Vjersh\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebr sa bota, sa gjallesat q\u00eb shkruajn\u00eb duke k\u00ebnduar, si\u00e7 fjala bie zogj\u00ebt! Kush di t\u2019i lexoj ata, ka k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb diturit t\u00eb gjendjes s\u00eb tyre! Edhe pse s\u2019ma do mendja\u00a0 se dihet ekzakt\u00eb lindja e poezis\u00eb s\u00eb par\u00eb n\u00eb bot\u00eb, si\u00e7 shkruhet, koha e fillimit 2300 vjet para Lindjes s\u00eb Krishtit , n\u00eb MESAPOTAMI, me Himnet p\u00ebr Perendeshen \u00a0INANNA, nga ENHEDUANNA. Bota k\u00ebt\u00eb e zbuloi tep\u00ebr von\u00eb, me 1927! Homeri, Davidi, Solomoni, Hesiodi, Safoja e Virgjili do te vinin 15 shekuj me von\u00eb. Ndersa poezia shqipe q\u00eb shkruhet t\u00eb jet\u00eb fillu nga Lek\u00eb Matrenga e Pjet\u00ebr Budi. I dyti, shkroi rreth tremij\u00eb vargje n\u00eb gegnisht. Vepra e tij \u201cDoktrina e krishter\u00eb\u201d e b\u00ebn Pjet\u00ebr Budin poetin e par\u00eb t\u00eb poezis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>KRIJIMI I PSEUDOMITEVE<\/p>\n<p>Krijimin e miteve e b\u00ebri arti ideologjik, filli i kuq deri n\u00eb s\u00ebmundje shpirt\u00ebrore, t\u00eb nj\u00eb klase krijuesish t\u00eb hipnotizuar, nga \u201cdrita ideore\u201d, q\u00eb p\u00ebrjetimet individuale t\u00eb ktheheshin n\u00eb vargje e n\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb drejtuara politikisht. Autor\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm vrapuan t\u2019i bien n\u00eb sy Partis\u00eb me krijimtari monotone, q\u00eb u futen n\u00eb t\u00eb gjitha qelizat e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, duke filluar nga f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb t\u00eb gjitha tekstet, pjes\u00eb t\u00eb krijimtaris\u00eb mediokre, zinin vendin kryesor, ve\u00e7 p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn mund\u00ebsi \u00a0m\u00ebsuesve ta komentonin politikisht \u00e7do varg, q\u00eb komisionet e teksteve p\u00ebrzgjidhnin. Edhe pse n\u00ebn kontroll t\u00eb rrept\u00eb ideologjik, pati krijues, q\u00eb e shmangen me cil\u00ebsi dar\u00ebn e regjimit. Mitet filluan t\u00eb \u00e7imentohen n\u00eb majat letrare dhe t\u00eb mos leviznin, edhe pse krijimtaria e tyre, n\u00eb shum\u00eb raste, fiksonte te brezat e rinj, jo m\u00eb shum\u00eb se tre kat\u00ebr emra! A duhte t\u2019i l\u00ebm p\u00ebrjet\u00ebsisht k\u00ebta emra n\u00eb piedestalin falls t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe? N\u00eb\u00a0 tekstet dhe programet e shkollave t\u00eb sotme, a nuk mund t\u00eb futen, dal\u00ebngadal\u00eb krijues t\u00eb rinj t\u00eb talentuar, e t\u00eb mos rrim\u00eb nj\u00ebqind vjet me Migjenin e Lasgushin! Poezia\u00a0 shqipe e pas 90-tes ka krijues t\u00eb shumt\u00eb, q\u00eb padyshim mund t\u00eb p\u00ebrfaqsojn\u00eb denj\u00ebsisht krijimtarin\u00eb moderne, q\u00eb mund t\u00eb publikohet n\u00eb majat letrare! Poezia \u00ebsht\u00eb arti i ndjenjave dhe, si e till\u00eb, \u00ebsht\u00eb vuajtja m\u00eb e madhe, n\u00eb t\u00eb dy kahjet ( pozitiv dhe negativ ) e p\u00ebrshkruar me fjal\u00eb. Esht\u00eb balancimi i\u00a0 ndjenjes me gjuhen , ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb flametri i poezis\u00eb, fryma e saj, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet asnj\u00eb energji q\u00eb buron nga fryma njer\u00ebzore. Skolarizmi dhe tekniciteti nuk jan\u00eb poezi, sido q\u00eb forma t\u00eb jet\u00eb n\u00eb form\u00eb. Metafora jasht logjikes nuk ka asnje funksion poetik. T\u00eb shkruash pa lidhje , p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i figursh\u00ebm, nuk ngjall\u00eb emocion. Racionaliteti dhe perdorimi logjik i figures, e b\u00ebjn\u00eb poezin\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjeshme, se perdorimi pavend i \u00e7do mjeti artistik, n\u00eb artin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs! Poezia shqipe nuk duhet te rri m\u00eb pron\u00eb e 4-5 emrave, kur n\u00eb sfondin poetik shqiptar ka nj\u00eb larmi krijimtarie, q\u00eb pa m\u00eb t\u00eb voglin dyshim, p\u00ebrfaq\u00ebsohet denj\u00ebsisht edhe n\u00eb nivele bot\u00ebrore. Gjat\u00eb hartimit t\u00eb k\u00ebsaj antologjie kam takuar poet, ndonjer-in-en, edhe pa asnj\u00eb lib\u00ebr, por me\u00a0 poezi dinjitoze, q\u00eb askush s\u2019u kujtua p\u00ebr ta, askujt si ra n\u00eb sy. Mungesa e orientimeve drejt talenteve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb krijimtaris\u00eb, \u00ebsht\u00eb kritika, e cila mungon t\u00ebr\u00ebsisht. Krijues t\u00eb till\u00eb i mbulon heshtja ( edhe kur nd\u00ebrrojn\u00eb jet\u00eb mediat nuk i p\u00ebrmendin)! Pse? Sepse nuk jan\u00eb n\u00eb v\u00ebm\u00ebndjen e studiuesve t\u00eb k\u00ebsaj gjinie t\u00eb artit, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndjeshmet. Rasti konkret \u00ebsht\u00eb ai i Vasil Vasilit, p\u00ebr t\u00eb cilin prisja q\u00eb media t\u00eb thonte dy fjal\u00eb. Poezia, proza dhe mendimi estetik i Vasil Vasilit \u00ebsht\u00eb elitare. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rast. Ka raste plot q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb harrim! Sensoret poetik duhet t\u2019i komandoj ndjenja, para fjal\u00ebs, q\u00eb nj\u00eb poezi t\u00eb t\u00eb ngjall\u00eb emocionin q\u00eb pritet. Gjat\u00eb p\u00ebrgaditjes s\u00eb k\u00ebsaj antologjie, nuk kam pas parasysh aspak p\u00ebrsonin, poetin, por krijimtarin\u00eb, ndaj edhe <strong>p\u00ebr asnj\u00ebrin nuk kam v\u00ebn\u00eb shenime biografike<\/strong>, as r\u00ebnditje librash t\u00eb\u00a0 shtypura, ku n\u00eb shum\u00eb raste, vetvetiu m\u00eb ka ardh thirrja: \u201c Kini m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr drur\u00ebt!\u201d Jan\u00eb botuar aq shum\u00eb antologji, n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni dhe Diaspor\u00eb, n\u00eb k\u00ebto tridhjet vitet e fundit, antologji ku i kerkohen 5-25 poezi autor\u00ebve, thjesht p\u00ebr t\u2019i shitur e, jo aspak si nivel letrar, dhe jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta q\u00eb b\u00ebjn\u00eb zhurm\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. Nje fuqi boshe nuk b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb, se\u00a0 krijuesit e patalentuar! N\u00eb mosp\u00ebrfshirjen e biografive letrare t\u00eb k\u00ebsaj antologjie, duke e menduar si t\u00eb panevojshme, pasi <strong>mua nuk m\u00eb intereson t\u00eb di se kur e ku ka lindur Homeri, mua m\u00eb intereson Iliada<\/strong>! Sot, mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur biografin\u00eb e secilit jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebta, mjafton t\u00eb k\u00ebkrkosh n\u00eb motorin e google! N\u00eb k\u00ebt\u00eb antologji, ka raste deviacioni n\u00eb r\u00ebnditje brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs shkronj\u00eb t\u00eb radhitjes sipas alfabetit, sipas meje e pranueshme por, kjo t\u00eb p\u00ebrfshiret\u00a0 n\u00eb t\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb ve\u00e7 k\u00ebta.\u00a0 Krijuesit shqiptar\u00eb jan\u00eb aq t\u00eb shum\u00ebt, sa m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb seleksionoj edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr antologji cil\u00ebsore. N\u00eb p\u00ebrzgjedhje kam pas\u00eb parasysh p\u00ebrfshirjen\u00a0 e krijuesve, jo nisur nga mosha, pasi mund t\u00eb ken\u00eb jetuar n\u00eb periudhen e realizmit, por q\u00eb nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar aq sa meritonin, ka m\u00eb s\u00eb shum\u00ebti autor q\u00eb jan\u00eb lindur e\u00a0 formuar pas 90-t\u00ebs, po p\u00ebr fat t\u00eb keq realizmin e kan\u00eb gjetur n\u00eb t\u00ebkstet e leximit dhe historis\u00eb, duke e t\u00ebrhequr pas vetes e me vete realizmin e uzinave e fabrikave kova\u00e7hane t\u00eb mesjet\u00ebs, t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb varf\u00ebr t\u00eb koperativist\u00ebve q\u00eb shkruanin poezi p\u00ebr lop\u00ebt laramane dhe mjel\u00ebset e dalluara.<\/p>\n<p>KRITERET E REALIZIMIT TE KESAJ ANTOLOGJIE<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb realizosh nj\u00eb pun\u00eb, duhet t\u2019i vendosesh ca piketa, q\u00eb quhen projekt. N\u00eb rastin tone, t\u00eb realizosh nj\u00eb antologji, duhet ta njohesh krijimtarin\u00eb poetike dhe ta kesh ndjekur at\u00eb me vite. Fillimisht Sht\u00ebpia Botuese \u201c Kuvendi\u201d realizoi nj\u00eb antologji me poezi t\u00eb gjimnazist\u00ebve t\u00eb Lezh\u00ebs dhe La\u00e7it, q\u00eb u prit mir\u00eb. Pas k\u00ebsaj, Revista \u201c Kuvendi\u201d n\u00eb Detroit, u b\u00eb nj\u00eb dritare e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr poezin\u00eb. Aktivitetet e kesaj reviste u b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohura, duke marr\u00eb p\u00ebrmasa komb\u00ebtare. N\u00eb Dit\u00ebt e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe ne Amerik\u00eb, si i vetmi aktivitete me k\u00ebto p\u00ebrmasa, q\u00eb filloi\u00a0 n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2001 dhe vazhdon ende sot. Institucionet shqiptare dhe ato t\u00eb Kosoves, pra dy qeveri shqiptare, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk e ndihmuan aktivitetin, edhe pse e njihnin, kur krijuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptar mirrnin pjes\u00eb p\u00ebr vite radhazi, kur shtetet respektive merrnin pjes\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ambasadave t\u00eb tyre. Poezia dhe prezantimi n\u00eb \u00e7do num\u00ebr i krijuesve t\u00eb rinj dhe ata t\u00eb brezit t\u00eb mes\u00ebm ishte e pranishme n\u00eb \u00e7do botim. Kjo antologji u nis n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2021, pik\u00ebrisht n\u00eb Dit\u00ebt e Let\u00ebrsis\u00eb t\u00eb atij viti, n\u00eb 150 vjetorin e lindjes se Fishtes. Njoftimi p\u00ebr antologjine e poezis\u00eb s\u00eb pas 90-t\u00ebs u publikua ne facebook, me dat\u00ebn 21 nentor 2021. U krijua nj\u00eb komision p\u00ebr antologjin\u00eb, por n\u00eb fund, \u201ct\u00ebrheqja\u201d e komisionit p\u00ebr arsye t\u00eb mosimpenjimit n\u00eb koh\u00eb, me mbeti mua ta realizohej nga fillimi deri n\u00eb fund. Si kriter baz\u00eb u zgjodh cil\u00ebsia e poezis\u00eb, e cila do t\u00eb p\u00ebrzgjidhej me nj\u00eb kufizim n\u00eb num\u00ebr, jo m\u00eb shum\u00eb se tri poezi p\u00ebr autor\u00eb, natyrisht autor\u00ebt q\u00eb kualikoheshin pas lexmit t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tyre, nga viti 1991 e k\u00ebtej do t\u00eb ishin pjes\u00eb e k\u00ebti botimi. Zor t\u00eb ket\u00eb autor me m\u00eb shum\u00eb se tri poezi antologjike! N\u00eb krejt p\u00ebrzgjedhjen time kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim, p\u00ebr t\u00eb vetmen poete qe e kam lexu krejt, ndaj e kam leju veten t\u2019i publikoj 9 vargje ma tep\u00ebr. Ndoshta nuk do ma merrni p\u00ebr gabim \u201cgabimin\u201d tim!<\/p>\n<p>Ne disa prej krijuesve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb antologji, kam hasur krijimtari q\u00eb ma kan\u00eb veshtir\u00ebsu shum\u00eb p\u00ebrzgjedhjen, ndaj mendoj e th\u00ebm se, secili poet, po poet ama, asht nj\u00eb antologji m\u00eb vete! P\u00ebr p\u00ebrgaditjen e k\u00ebsaj antologjie jan\u00eb shfletu m\u00eb shum\u00eb se 100 libra poetik dhe po kaq, ndoshta faqe n\u00eb internet! Asnj\u00eb nga poet\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb k\u00ebsaj antologjie nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur, pa i kaluar n\u00eb sit\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn 50 poezi! Nuk mund t\u00eb b\u00ebsh antologji exkatedra, pa e njohur mir\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, poezin\u00eb e vendit t\u00ebnd, t\u00eb gjuh\u00ebs t\u00ebnde. Poezin\u00eb nuk e shkruan qeveria e asnj\u00eb vendi, at\u00eb e shkruajn poet\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb aft\u00ebsit\u00eb ta drejtojn\u00eb talentin e tyre, aty ku ndjejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, e jo t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb politikave qeveritare t\u00eb asnj\u00eb vendi. Po k\u00ebshtu antologjit\u00eb, nuk ka pse t\u2019i botojn\u00eb me nxitje qeveritare, n\u00ebp\u00ebrmjet disa institucioneve t\u00eb krijuara nga qeveria p\u00ebr librin! T\u00eb futesh librin n\u00eb kthetrat qeveritare, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb humbesh lirin\u00eb krijuese! Por, t\u00eb mos\u00a0 ndihmosh projekte letrare t\u00eb mir\u00ebfillta, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb \u201cvjedh\u201d talentin e fjal\u00ebs, duke p\u00ebrdor\u00eb buxhetin, n\u00eb favorin e saj! K\u00ebto lloj antologjish\u00eb dihet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb dhe se si mund t\u00eb p\u00ebrzgjidhen. Nd\u00ebrtimi i antologjive, nuk mund t\u00eb b\u00ebh\u00ebt , duke pyetur autor\u00ebt, kur ata e kan\u00eb nxjerr n\u00eb publik krijimtarin\u00eb e tyre, pa p\u00ebrkufizimin e mos komentimit t\u00eb saj dhe mosp\u00ebrdorimit, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kultures, p\u00ebrkufizim , t\u00eb cilin nuk mund ta b\u00ebj asnj\u00eb autor! Armik i librit nuk mund t\u00eb jet\u00eb komentimi dhe studimi letrar i pjes\u00ebve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura. Armik i librit s\u2019\u00ebsht\u00eb, si\u00e7 thuhet r\u00ebndom\u00eb, uji , zjarri dhe autori, por cil\u00ebsia krijuese. T\u00eb publikosh murana fjal\u00ebsh , t\u00eb rreshtuara vertikalisht n\u00eb vargje, nuk do thot\u00eb se je poet. Jo t\u00eb gjith\u00eb shkruesit e sot\u00ebm dhe t\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb mbeten n\u00eb kujtes\u00ebn e lexuesve, shumica e tyre nuk lexohen kurr\u00eb. N\u00eb disa raste, gjat\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrzgjedhje, m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb largoh\u00ebm nga leximi \u00a0q\u00eb n\u00eb poezin\u00eb e par\u00eb! N\u00eb asnj\u00eb rast nuk mund t\u2019i shp\u00ebtohet subjektivitetit dhe bindem se ka edhe shume m\u00eb shum\u00eb poet p\u00ebr antologjit\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb botohen n\u00eb vitet q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>NGA SE VUAN SOT POEZIA SHQIPE?<\/p>\n<p>Uniformitetti dhe kopjimi i nj\u00ebri tjetrit. Kjo nga autor\u00eb jo serioz, ose hiqautor! Proliksiteti, prozaizmi, p\u00ebrshkrimet \u00a0e thata, deklaratizmi, marrja e funksioneve edukative e k\u00ebshillimet\u00a0 banale, p\u00ebrdorimi i figuracionet p\u00ebr figur\u00eb, shterzimet p\u00ebr t\u2019u duk, mungesa e shijes dhe njohjes, vargje pa mbresa, pa frym\u00ebzim, shkruar p\u00ebr t\u2019u shkruar, nervi, skolarizmi, ndikimet, etj\u2026 sekush e di se p\u00ebr poezin\u00eb nuk ka shkoll\u00eb, si\u00e7 ka p\u00ebr gazetarin\u00eb, p\u00ebr pianon e muzik\u00ebn, p\u00ebr llojet e sporteve. Poezia k\u00ebrkon prirjet, t\u00eb cilat vet\u00ebm t\u00eb nxisin, pastaj kulturimi i p\u00ebrhersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb e vetmja shkoll\u00eb poetike. T\u00eb dish sa m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebsh m\u00eb ndjenja fenomenet\u00a0 q\u00eb hasen gjith\u00ebkund e \u00e7do dit\u00eb. T\u00eb dish t\u2019i shprehesh ato, edhe pa i th\u00ebn\u00eb hapur! Por, n\u00eb fund t\u00eb fundit, <strong>kur nuk di t\u00eb shkruash, m\u00ebso t\u00eb lexosh!<\/strong><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb vdes\u00ebsh q\u00eb dikujt t\u2019i bjer\u00eb nd\u00ebrmend p\u00ebr ty! Biles dhe ashtu, shum\u00eb autor\u00eb mbulohen p\u00ebrkoh\u00ebsisht me harres\u00eb, si\u00e7 bie fjala Vasil Vasili etj\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NE SHEROHEMI, VE\u00c7 NESE DALLOHEMI NGA UNIFORMITETI \u201cSanabibur, si medo separerum a coe tu.\u201d Seneka ANTOLOGJIA POETIKE ME KRIJIMTARI TE PUBLIKUAR PAS 1990-tes &nbsp; PJETER\u00a0 JAKU &nbsp; N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm kam shkruar p\u00ebr nj\u00eb mikun tim: \u201c Poeti q\u00eb nuk i b\u00ebn fjal\u00ebt libra.\u201d E path\u00ebna , ose n\u00ebnkuptimi i k\u00ebti titulli, kam&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10023,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-10022","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10022","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10022"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10022\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10024,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10022\/revisions\/10024"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10023"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}