{"id":10010,"date":"2023-11-08T14:45:53","date_gmt":"2023-11-08T14:45:53","guid":{"rendered":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10010"},"modified":"2023-11-08T14:45:53","modified_gmt":"2023-11-08T14:45:53","slug":"te-denuarit-per-mao-ce-dunin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=10010","title":{"rendered":"T\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr Mao Ce Dunin"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/UNE1kopertine.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"170\" height=\"218\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/UNE1kopertine.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-9943\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n<h3><strong>T\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr Mao Ce Dunin<\/strong><\/h3>\n<h3>Tregim<\/h3>\n<h3><strong>Pjeter Jaku<\/strong><\/h3>\n<h3>Kisha koh\u00eb pa e par\u00eb Prel\u00ebn, q\u00eb kur ishte futur n\u00eb burg. Mbante dit\u00eb e nxeht\u00eb vere dhe, gjith\u00ebsesi duhej shkuar me biqiklet\u00eb, e\u00a0 pra, nuk ishte pak, po afro 25 km, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00ebr\u00eb gropa dhe pjes\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kalldr\u00ebmt\u00eb. N\u00eb at\u00eb linj\u00eb nuk kishte autobuz\u00eb. Le q\u00eb duhej paguar dyfishi, pasi p\u00ebr nj\u00eb distance t\u00eb till\u00eb nuk do pranonte asnj\u00eb shofer, as t\u00eb vinte k\u00ebmb\u00ebn n\u00eb frena. Pastaj kthimi! E, me \u00e7fare duhej te kthehesha, pasi autobuzat e asaj linje, udh\u00ebtonin vet\u00ebm nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes. E vetmja zgjidhje ishte udh\u00ebtimi me biqiklet\u00eb. N\u00eb timon kisha varur nja dy \u00e7anta plastike, me \u00e7\u2019kisha bler\u00eb p\u00ebr Prel\u00ebn. I vellai me kishte th\u00ebn\u00eb, se kishte filluar duhanin, por edhe ndopak konjak e pinte, megjith\u00ebse zor t\u2019ua linin alkoolin. Po, edhe ca fruta e ndonj\u00eb ushqim duhej, sipas eksperienc\u00ebs me t\u00eb burgosurit. Byrek\u00ebt nuk i blija ne qytet, pasi nuk u besoja, n\u00ebse ishin t\u00eb fresk\u00ebt, k\u00ebshtuq\u00eb i thash\u00eb motr\u00ebs t\u00eb gatuante nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, enkas p\u00ebr Prel\u00ebn. Dielli digjte si sa\u00e7, edhe pse vende vende kishte hije. Teksa sht\u00ebrngohesha mbi pedale, mendoja Prel\u00ebn, q\u00eb po vuante n\u00eb at\u00eb burg t\u00eb that\u00eb, n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb nj\u00eb mali pa uj\u00eb, ku vet\u00ebm bostani dhe patatet b\u00ebh\u00ebshin p\u00ebr mrekulli. E pyesja veten dhe nuk gjeja ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje. M\u00eb kujtohej gjyqi i tij, nj\u00eb fars\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebr koh\u00eb q\u00eb mendoja, mikun tim, poetin N. q\u00eb, nuk e di pse m\u00eb \u00ebsht\u00eb fiksuar,\u00a0 q\u00eb mund ta sillnin n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg. Prela i pranoi n\u00eb gjyq gjith\u00eb akuzat, q\u00eb iu prezantuan nga prokurori, nj\u00eb mesoburr\u00eb q\u00eb , her\u00eb pas here, instiktivisht kruante mjekr\u00ebn me dor\u00ebn e majt\u00eb, nd\u00ebrsa me t\u00eb djatht\u00ebn shfletonte akuz\u00ebn, paksa i nervozuar. Me nj\u00eb ton\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rrept\u00eb, lexonte akuz\u00ebn, duke par\u00eb nga trupi gjykues, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebh\u00ebj nga nj\u00eb grua e shendosh\u00eb dhe nga dy kooperativist\u00eb, q\u00eb ishin ndihm\u00ebs gjyqtar\u00eb. Aty ku p\u00ebrmendej kryetari Mao, i shk\u00eblqenin syt\u00eb si dy gogla, q\u00eb donin t\u2019i shp\u00ebrthenin qerpik\u00ebt e t\u00eb dilnin q\u00eb andej. \u201c I pandehuri Prel\u00eb,- vazhdonte ai,- ka fyer kryetarin Mao, mikun ton\u00eb m\u00eb t\u00eb madh , komunistin internacional, timonierin e bot\u00ebs, duke e krahasur at\u00eb me nj\u00eb buf\u00eb pa vesh\u00eb, pa sy, dhe pa goj\u00eb, q\u00eb thot\u00eb \u00e7\u2019i thon\u00eb e b\u00ebn\u00eb \u00e7i thon\u00eb, duke shpikur nj\u00eb revolucion imagjinar e duke vrar\u00eb afro nj\u00eb milion kinez\u00eb. E \u00e7\u2019jan\u00eb nj\u00eb milion armiq\u00eb t\u00eb popullit mik , n\u00eb nj\u00eb komb 800 milion\u00ebsh? ( dhe, mori qendrimin gatitur, nd\u00ebrsa pritej p\u00ebrgjigja po prej tij). Pak m\u00eb shum\u00eb se\u00a0 dhjet\u00eb p\u00ebrqind, apo jo,- iu pergjigj po vet\u00eb,- duke u drejtuar nga kryegjygjtarja. Po ne, n\u00eb tre milion banor\u00eb, a nuk i kemi dyqind mij\u00eb t\u00eb paknaqur, a nuk e kemi nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysur, q\u00eb lufton, nj\u00eblloj si ky armik, q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb nesh? P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, prokuroria ka fakte dhe disa d\u00ebshmitar\u00eb.\u201d Pasi vazhdoi edhe ca minuta t\u00eb lexonte\u00a0 th\u00ebniet e deshmitar\u00ebve dhe n\u00ebnshkrimet e tij n\u00eb hetuesi, mori dosjen dhe,ashtu r\u00ebnd\u00eb r\u00ebnd\u00eb u ul\u00a0 n\u00eb karrig\u00ebn e kaft\u00eb, duke par\u00eb pak p\u00ebrtej trupit gjykues. Edhe pse kishte m\u00eb shume se 2 muaj n\u00eb hetuesi, Prela nuk kishte ndryshuar fare. Ashtu i qet\u00eb dhe , pa as m\u00eb t\u00eb voglin impression ( t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dukje), iu p\u00ebrgjigje gjyqtares, fillimisht per gjeneracionet e tij p\u00ebrsonale, dhe m\u00eb pas edhe p\u00ebr akuz\u00ebn, nga dy spiuna dhe i plot\u00ebfuqishmi i\u00a0 qytetit. \u201c I kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha pasi, edhe t\u00eb mos i pranoj, ju nj\u00eblloj do m\u00eb d\u00ebnoni. Pranoj se kam folur ne prani te D.N. e N.D. dhe, atij qe ju nuk doni t\u2019i permendet emri. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, se ai, Kryetari Mao, ashtu me duket. Mund t\u00eb jem\u00eb\u00a0 i gabuar n\u00eb iluzionet e mia pamore, dhe ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb m\u00eb denoni. Jam p\u00ebrpjekur t\u00eb lexoi di\u00e7ka nga kryetari Mao, por 10 cil\u00ebsit\u00eb e komunisitit m\u00eb jan\u00eb dukur nj\u00eb kopje e keqe e urdh\u00ebnimeve t\u00eb T\u00ebn Zot, n\u00eb fen\u00eb katolike. Pse do t\u00eb thoni Ju, se lexova pikerisht at\u00eb lib\u00ebrth?! N\u00eb fund te fundit, aty nuk tregonte ndonj\u00eb men\u00e7uri t\u00eb madhe. Ato q\u00eb thot\u00eb Maoja n\u00eb at\u00eb lib\u00ebr,( se ndonj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb madhe t\u00eb tij, akoma nuk kam pare), i din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fshatar\u00ebt e mi, ndaj ndoshta kam th\u00ebn\u00eb, se krytari Mao \u00ebsht\u00eb nj\u00eb buf. E shikoni kok\u00ebn si e ka? Dhe hodhi v\u00ebshtrimin n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb sall\u00ebs, ku ishte v\u00ebn\u00eb portreti i tij.\u201d Prokurori u ngrit p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por trupi i tij i shkurt\u00ebr u ngat\u00ebrrua me veten dhe, pa i marr\u00eb leje gjyqtar\u00ebs, q\u00eb drejtonte procesin, doli ne podium. -Te lutem, flit nga vendi,- i tha gjyqtarja, me nj\u00eb ton gati urdh\u00ebrues. E shikoni, &#8211; tha prokurori k\u00ebt\u00eb armik t\u00eb Partis\u00eb dhe popullit ton\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment e tregon veten, se \u00e7do gj\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb me ndergjegje t\u00eb plot\u00eb dhe, sikur t\u00eb ishte i komanduar me ndonj\u00eb mekaniz\u00ebm elektrik, u ul i inatosur. Meq\u00eb i pandehuri i kishte pranuar t\u00eb gjitha, gjyqi nuk kish pse t\u00eb vazhdonte gjat\u00eb. Prokurori kishte k\u00ebrkuar denimin maksimal, n\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00eb heqje lirie dhe , pas daljes nga burgu pes\u00eb vjet\u00eb internim. Gjyqtarja, nj\u00eb grua afro t\u00eb 50-tave, sa her\u00eb shihte Prel\u00ebn i kujtohej v\u00ebllai i saj, n\u00eb nj\u00eb nga qytetet bregdetare. Edhe ai si Prela, mendonte p\u00ebr\u00a0 Maon, por fati nuk e kishte takuar n\u00eb spiunat q\u00eb kishte ndeshur Prela. Po sikur t\u00eb ishte v\u00ebllai i saj, n\u00eb stolin e Prel\u00ebs,-mendonte me vete,- nd\u00ebrsa pyeste ndihm\u00ebs gjyqtar\u00ebt, p\u00ebr mas\u00ebn e denimit. \u201c H\u00eb, si thoni ju, iu drejtua s\u00eb pari Markut, nj\u00eb brigadjer n\u00eb koperativ\u00ebn m\u00eb jugore t\u00eb rrethit, i ka mjaft dy vjet?! Si?-pyeti Marku i habitur. Nuk po t\u00eb kuptoj shoqja kryegjyqtare ( ajo ishte edhe kryetare e gjykat\u00ebs s\u00eb rrethit), nuk e ke d\u00ebgjuar pretenc\u00ebn e prokurorit? \u2013 Prokurori \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr pun\u00eb, o Mark, ata b\u00ebjn\u00eb gjyqe edhe p\u00ebr publik, nd\u00ebrsa ne kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me jet\u00ebn e nj\u00eb njeriu. E dini ju se Prela ka pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb? Partia do t\u2019i rris\u00eb ata? E dini ju se Prela, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjes? T\u00eb gjitha karakteristikat i kan\u00eb ardhur mir\u00eb. Dy vjet\u00eb mjaft i ka p\u00ebr t\u00eb mbyllur goj\u00ebn e ulur kok\u00ebn , kur t\u00eb dal\u00eb nga burgu. Ndihm\u00ebs gjyqtarja tjet\u00ebr ishte nj\u00eb mesogrua, q\u00eb nuk kishte pse t\u00eb fliste, as \u00e7far\u00eb t\u00eb fliste, pas kryegjyqtar\u00ebs. Edhe pse Prokurori protestoi dhe nuk qe dakort me vendimin, me leximin e tij, ai mori form\u00ebn e prer\u00eb. Vera, kryegjyqtarja e rrethit, nuk e dinte, se pas tri dit\u00ebsh do t\u00eb p\u00ebrgjigjej n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb,\u00a0 p\u00ebr liberaliz\u00ebm t\u00eb theksuar dhe ulje te vigjilenc\u00eb revolucionare, n\u00eb pun\u00ebn e saj drejtuese. Kishte koh\u00eb, q\u00eb k\u00ebsaj gruaje t\u00eb mir\u00eb, edhe pse ishte n\u00eb nj\u00eb vend ku duhej t\u00eb peshonte nd\u00ebrgjegjen e\u00a0 shkel\u00ebsve t\u00eb ligjit, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre i duhej t\u00eb peshonte edhe subjektivizmat e injoranc\u00ebs s\u00eb padit\u00ebsve, q\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit ishin shtuar shum\u00eb. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu i kishte mbetur mendja gjyqtare Ver\u00ebs, teksa mendonte se sa shum\u00eb armiqt\u00eb i kishte pasur kjo Parti dhe, p\u00ebr m\u00eb keq, se sa shum\u00eb po i sajonte me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tipit DN dhe ND. DN-ne e njihte mire dhe, habitej se si e pse\u00a0 ishte pranuar n\u00eb k\u00ebto radh\u00eb, duke shkelur mbi gjakun e xhaxhait t\u00eb tij, t\u00eb pushkatuar nga komunizmi. Eh, prap\u00eb se prap\u00eb i rikthehej vetes, sa budallaqe q\u00eb je, po si do ti kishte fituar ndryshe dy te\u00a0 drejta studimi, ku m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e kishte djegur, pa e p\u00ebrfunduar, si do t\u00eb arrinte deri n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs sektori dhe , m\u00eb e pabesueshmja si do t\u00eb pranohej n\u00eb Partin\u00eb Komuniste? Nuk kaloi gjat\u00eb nga d\u00ebnimi i Prel\u00ebs, pothuajse as gjys\u00ebm viti dhe Qeveria Shqiptare i prishi mar\u00ebdhenjet me Kin\u00ebn e Maos. Tani, n\u00eb stolin p\u00ebrball\u00eb saj do t\u00eb ulej Haxhiu, q\u00eb kishte ardhur nga nj\u00eb rreth i jugut t\u00eb Shqiperis\u00eb. I ziu Haxhi kishte lavd\u00ebruar Mao Ce Dunin, armikun e\u00a0 Partise, pasi n\u00eb koh\u00ebn e miq\u00ebsis\u00eb me Kin\u00ebn, nuk u kishin munguar pjes\u00ebt elektrike t\u00eb marin\u00ebs tregtare. Tani duhej q\u00eb elektromotor\u00ebt t\u2019i avalzhonin vet\u00eb dhe t\u2019u digjeshin nj\u00ebher\u00eb n\u00eb tri dit\u00eb. Tani duhej q\u00eb disa fabrika, t\u00eb cilat\u00a0 punonin me pjes\u00eb kineze te modifikoheshin me revolucionin tekniko-shkencor, p\u00ebr t\u00eb cilat ishte sajuar edhe \u201c Dita e novatorit\u201d. Edhe pse kryetari Mao kishte m\u00eb shum\u00eb se dy vjet\u00eb, q\u00eb ishte kthyer me k\u00ebmb\u00eb nga dielli, Haxhiut po i duhej t\u00eb vuaj m\u00eb shum\u00eb se Prela, i cili u d\u00ebnua n\u00eb gjalljen e tij.Tek shihja Prel\u00ebn, se sa me qet\u00ebsi i kap\u00ebrdinte dit\u00ebt e burgut dhe, se si m\u00eb fliste p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, m\u2019u krijua nj\u00eb p\u00ebrshtypje, se nuk ishte dhe aq v\u00ebshtir\u00eb sa flitej, n\u00eb ato kampe, ku \u00e7do gj\u00eb ishte e komanduar. E gjith\u00eb kjo ide ishte vet\u00ebm nj\u00eb iluzion. Megjith\u00ebse ishte dit\u00eb e diel\u00eb dhe, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb burgosurve po lanin dhe ndenin\u00a0 rrobat n\u00eb gur\u00ebt dhe shkurret af\u00ebr kampit, nga dritarja e dhom\u00ebs s\u00eb takimeve, dukeshin dy t\u00eb burgosur, q\u00eb ecnin barkas n\u00eb nj\u00eb vend gjith\u00eb gur\u00eb dhe ferra. Nj\u00ebri prej tyre ishte Haxhiu. Si n\u00ebn gjuh\u00eb e pyeta Prel\u00ebn. Pse ia b\u00ebjn\u00eb Haxhiut k\u00ebt\u00eb? \u2013 Eh, mo miku im, k\u00ebtu duhet ruajtur edhe nga gur\u00ebt. Edhe ata kan\u00eb vesh\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. Pastaj\u2026 pastaj t\u00eb presin or\u00eb tmerri dhe ferri. O Zot,-thash\u00eb me vete,\u00a0 m\u00eb shp\u00ebto, t\u00eb mos e provoj k\u00ebt\u00eb ferr, nd\u00ebrsa biqikleta mezi levizte n\u00eb rrug\u00ebn e kalldr\u00ebmt\u00eb t\u00eb kthimit.<\/h3>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr Mao Ce Dunin Tregim Pjeter Jaku Kisha koh\u00eb pa e par\u00eb Prel\u00ebn, q\u00eb kur ishte futur n\u00eb burg. Mbante dit\u00eb e nxeht\u00eb vere dhe, gjith\u00ebsesi duhej shkuar me biqiklet\u00eb, e\u00a0 pra, nuk ishte pak, po afro 25 km, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00ebr\u00eb gropa dhe pjes\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kalldr\u00ebmt\u00eb. N\u00eb at\u00eb linj\u00eb nuk&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9943,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-10010","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10010"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10010\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10011,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10010\/revisions\/10011"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9943"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}