Starton viti i Gjergj Kastriotit- Skenderbe ne Detroit

( Mbremje Letrare me krijime per Heroin Kombetar Gjergj Kastrioti-Skendebeu në kuadrin e 550 vjetorit të vdekjes së tij )

Fotot e keti aktiviteti jane realizuar nga Rush Dragu!

Të premeten, me 26 Janar 2018, në një nga mjediset e Qendres së njohur Shqiptare “ The Imperial House”, në pronësi të vëllezërve Cali, filluan veprimtaritë e planifikuara për  Vitin e Gjergj e Kastriotit- Skënderbeut me Mbrëmjën Letrare, titulluar “ Gjergj Kastrioti- Skenderbeu në vargjet e poetëve”.

VILHELME 2

Kjo mbrëmje letrare,  drejtuar nga shkrimtari dhe botuesi i Revistes “ Kuvendi” si dhe i Clubit AACK ( Albanian Amerikan Center Kuvendi ), Pjetër Jaku, i cili kishte perzgjedhur nga krijimtaria e shumtë e autorëve shqiptar dhe të huaj për këtë figurë Historike të përmasave  ndërkombëtare, material letrar dhe muzikor për një program dy orësh.

Ky aktivitet shoqërohej me një sfond muzikor me temën patriotike, nga muzikanti i njohur Gentian Cakore. Hapjen e këtij aktiviteti, si dhe të aktiviteteve që do pasojnë e bëri Pjetër Jaku, në emër të Komisionit organizator të këtij përkujtimi ( 550 vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut), duke theksuar se, fillimi me poezi është një nga fillimet më të mira dhe më domethënëse. Pas përshëndetjes së shkurtër, duke falenderuar të pranishmit, ia ofroi drejtimin e këtij takimi të talentuares Flutura Gjonaj, e cila e moderoi kujdes’shëm, që në më shumë se një orë e gjysëm të pranishmit  të ndjeheshin mirë. Përshëndetjen e  e këtyre ceremonive, që sapo filluan, e bëri Kryetari Komisionit Organizativ të këtyre  aktiviteteve Dom Ndue Gjergji. Në emër të akademikëve pjesëmarrës, për simpoziumin që do të bëhëj me 27 Janar 2018 pershendeti akademiku i njohur Prof.Dr. Gjon Berishaj.

Në këtë aktivitet kulturor, veç admiriuesve të poezisë që e ndjekin vashdimisht Kuvendin, ishin të pranishëm Ministri për Kulturen në Ambasaden Shqiptare në Amerikë, poeti dhe shkrimtari i njohur Visar Zhiti,i cili edhe përshëndeti këtë aktivitet,  Akademikët Frashër Demaj dhe Gjon Berishaj, Konsulli i Nderit Ekrem Bardha, klerikët e njohur Dom Ndue Gjergji dhe Dom Fred Kalaj, Kryetarja e Nderit e Shoqates Shqiptaro Kanadeze, Ruki Kondaj, Kryetari i Shoqatës “ Malësia e Madhe”, avokati Tony Vulaj, Kryetari Liges Shqiptaro-Amerikane per Detroitin, aktivisti i njohur Marash Nucullaj, Kryetari i Shoqatës “Kosova”, Dr. Mikel Demaj, mediat e njohura si Top Chanal, Televizini i Shqiptarëve të Amerikës, Revista Kuvendi,  ACTV, Albdremas.net ( revistë online si dhe Albdremas TV), krijues dhe aktivitsë të tjerë.

Anën letrare të përzgjedhur me kujdes e interpretuan aktori i njohur Agim Agalliu dhe aktivistët kulturor,  Dritan Dragu, Gjovalin Kaçorri, gazetar në ACTV, Aida Gjergji dhe Armando Gjergji ( i biri ), Flutura Gjonaj dhe  Rush Dragu.

Nga autoret te pranishem, pjese te te cilave u lexuan, ose vetelexuan ishin, Visar Zhiti, Pjeter Jaku, Zef Pergega, Rafael Floqi, Elinda Marku, Lulash Palushaj, Arta Simoni, Rush Dragu etj.

Poeti Lulash Palushaj lexoi pjesë nga krijimtaria e tij per Gjergj Kastriotin.

Programin, ne nje perthyerje te shkurter, e zbukuroi grupi i valltareve te rinj, te Qendres se Shen Palit, drejtuar nga mjeshterja Joli Paparisto.

Mbrëmja Letrare u mbyll me një darkë falas  nga pronarët e “ The Imperial House”, të cilët meritojnë një falenderim të veçantë, për mbështetjen e aktiviteteve kulturore të Komunitetit Shqiptar në Detroit.

Korespodent i Kuvendit

Fototnga Studio Albdremas

26 jan 18-1Pjeter Jaku

26 jan 18-2Flutura Gjonaj

26 jan 18-3Agim Agalliu

26 jan 18-4Dom Ndue Gjergji

26 jan 18-5Visar Zhiti duke pershendetur takimin

26 jan 18-6Valentin Lumaj & Ruki Kondaj

26 jan 18-7Visar Zhiti gjate nje bisede per Top Chanal

26 jan 18-8Pjesemarres ne takim

26 jan 18-9Nga e majta ne te djathte: Zef Pergega, Luigj Gjokaj, Eduat Aliko

26 jan 18-10Pjesemarres ne takim


26 jan 18-11

Pjesemarres ne takim

26 jan 18-12Pjesemarres ne takim

26 jan 18-13Nevrus Nazarko & Dom Fred Kalaj

26 jan 18-14Prof.Dr. Gjon Berishaj duke pershendetur

26 jan 18-15Dritan Dragu

26 jan 18-16Gjovalin Kacorri

26 jan 18-17Aida Gjergji

26 jan 18-19Rafael Floqi

26 jan 18-20Armando Gjergji

26 jan 18 -18Rush Dragu

26 jan 18-21Lulash Palushaj

26 jan 18-22

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *