Mbrëmje letrare në përkujtim të Gjergj Kastriotit – Skenderbeu

Ditën e premte me 26 janar 2018, në orën 7: 00 Pm, në “ The Imperial House” në Detroit-USA, Komisioni i Komunitetit Shqiptar në përkujtim të 550 vjetorit të vdekjes së  Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, organizon  Mbrëmjen Letrare, me temën “ Gjergj Kastrioti në kangët e popullit dhe vargjet e poetëve, të huaj dhe shqiptar”, përzgjedhur  nga poeti dhe botuesi Pjetër Jaku, i cili është edhe pjesë e këtij komisioni.

Programi do të jetë i larmishëm me vargje, këngë patriotike dhe ndonjë përshëndetje koncize.

Në këtë aktivitet që është i pari në çeljen e kjëtyre Ditëve Historike për këtë ngjarje, që vazhdojnë me 27 Janar , me  Simpoziumin Sheknecor në Sallën e Kishës “Zoja Pajtore e Shqipëtarëve”,  si dhe Mbrëmjen Gala që do të  realizohet në Qendren Kulturore të Kishës së Shën Palit me datën 28 , të dielen në mbrëmjë, do të jenë të pranishëm edhe të ftuarit nga larg!

Hyrja është falas dhe do të ketë një kokteil të pasur!

 

KOMISIONI ORGANIZATIV,

DETROIT, 21 JANAR 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *