“Syte e Molines” ne syte e Lexuesit…


POLLI-
Ne foto: Autori i shkrimit, Paul Palushi

Megjithese isha famijar me subjektin e tregimit te Rush Dragut, perseri e lexova me kuriozitetin e leximit te pare per te pare formen artistike qe i kishte veshur autori skeletit te subjektit, qa pa piken e dyshimit mund ta quash: provokativ, intrigues e romantik njekohesisht me suspensin qe autori qellimisht e zgjate “pa fund” per ti lene lexuesit mundesine per te “fantazuar” fundin e tregimit.

Pa dyshim qe ja arrin qellimit, mbasi Albani, “treguesi” ne veten e pare, perdor personazhin “periferikal” te Bertes, qe e intrigon edhe shume kete tregim me nderhyrjet e saja dyshuese e xheloze, ne stilin e grave “qe nuk e qajne koken se cfare ka ndodhur dikur”, e qe pa dyshim kete “semundje” ja ngjet edhe lexuesit.

Megjithese autori Rush Dragu, si shites i mire, qe e shetit lexuesin neper vitrinat e tregimit edhe pse ka vendosur se cfare don ti sheshe, intrigon me personazhin e Molines, nje bukuroshe sensuale e provokative por me karakterin e nje “Tom Boy” te vertete, ne Shqiperise e viteve ’80, perseri na drejton ne idene madhore te besnikerise bashkeshortore, qe sot ne boten e milenjumit te dyte eshte gadi-gadi kthyer ne antikuar…

Rushi

Figuren e Albanit, migjithese Berta na e shet per nje “Playboy” te viteve universitare, qe nen provokimin e dyshimeve te saj, i nxjerr per lexuesin te gjithe ndjenjat e deshirat e tija qe drejtonin jeten e tij seksuale ne ato vite e per ndjenjat e tija qe i ruante edhe sot per personazhin kryesor, Molinen, perseri pjekuria e tij e sotme mbizoteron emocionet e kontaktit me te kaluaren e embel e me shume kujtime te “dashurise se pare” apo me sakte ndjenjave te para.

E thene me humor nga ana ime, ne fund lexuesi arrin ne konkluzionin romak, qe “qellimi justifikon mjetin”. Pra tregimi i Albanit, ne formen e kujtimeve, i cili eshte besnik deri ne fund per premtimin e dhene, sekretin e tij e ndan vetem me ne-lexuesit, (sheeeet mos i thoni askujt) na e drejton vemendjen tek mesazhi final qe labirintet e jetes mund te na fusin me qellim apo pa qellim ne zona te erreta te te trurit e te jetes, me shume dyshime ne vehte e tek te tjeret, me emocione te ngarkuara pozitivisht apo negativisht, me pikpyetje per te ardhmen qe peshohen ne kandarin e karakterit e te emocioneve, me jeten e vitet e kalura, duke kerkuar per te shpetuar te ardhmen me zgjidhje jo shume komode por qe te bejne ta shohesh boten pa frigen e te treguarit me gisht…qe ndodh cdo dite ne jeten e perditeshme.

Kete duhen te kene pare edhe Shoqata e Shkrimtareve te Shkodres qe me te drejte e kane perfshire kete tregim te Publicistit Rush Dragu, ne Antologjine vjetore “Pena e Shkodres” dhe e kane vlersuar me Mirnjohjen e kesaj Organizate Intelektualesh e Autoresh te njohur ne gjithe Shqiperine.

Duke mos dashur qe refleksioni im te jete me i gjate se tregimi vete i uroj mikut tone Rush Dragu suksese ne krijimet e ardhshme. Deshiroj qe kete tregim ta shohim si screenplay te ndonje filmi.

 Paul Palushi

Rushi

Rushi1

Rushi2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *