Ditët e Letërsisë Shqipe në Amerikë, 2017

images-111Ditët e Letërsisë Shqipe në Amerikë, 2017

 

Këtë vit, aktiviteti i njohur  “ Ditët e Letërsisë Shqipe në Amerikë”,  hynë në vitin e 16-te, do të mbahet në tri ditët e fundit të muajt  tetor, konkretisht:

Me datat, 27, 28 dhe 29 Tetor 2017

 

Dita e parë, si çdo vit: pritja, sistemimi dhe darka e mirëseardhjes.
Takimi përshëndetës te Kafe Kuvendi, më pas darka te  “ Franks Deli & Grill” Restorant  në Detroit.

Takimin dhe darkën do t’i moderoj, artisti i mirënjohur dhe aktivist i nderuar me titullin “ Kalors i Paqes”, Fran Gjoka

 

Dita e dytë, e shtunë, 28 Tetor 2017

Kafja dhe mengjesi 9-11 Am  ( Kafe “Kuvendi” & restorant  “Panecake”

Nga ora 12:00 deri në 3:00 Pm diskutime për krijimtarinë e të pranishmëve në Librarinë e njohur të qytetit  Clinton Township.

Nga 3:00 deri në 7:00 pm përgaditja për mbrëmjen kryesore të aktivitetit

Mbrëmja  kryesore e Ditëve të Letërsisë do të bëhët në një nga sallat e Imperial House nga ora 7:30- deri në 1:00 Am

Ata që deshirojnë të marrin pjesë në këtë mbrëmje duhet të lajmërohen deri me datën 22 Tetor.

 

Dita e trete, e dielë 29 Tetor:

Kafja dhe mëngjesi 8:30 – 9:30, (në të njëjtin vend si në ditën e dytë)

10:00 Udhëtim për në Frankenmuth, ndalimi në dyqanin e njohur të Krismas dhe më pas shetitja në qytet dhe dreka.

Në  8:00 Pm darka e mbylljes së aktivitetit në “Franks Deli & Girl ” Restorant

Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera Konkursi nuk do të ketë Juri. Atë do e drejtojë Këshilli Botues i Revistes “ Kuvendi”. Në analizë do të merren publikimet e vitit të fundit ( Tetor 2016 – Tetor 2017 në webin e Kuvendit si dhe në print)

Prurjet enkas për konkurs duhet të vijnë para datës 25 Tetor, në adresen elektronike: revistakuvendi@hotmail.com

 

Komisioni për mbarëvajtjen e aktivitetit:

Ruzhdi Gurra, Kryetar

Gjovalin Lumaj, anëtar

Fran Gjoka, anëtar

Të pranishëm në këta aktivitet do të jenë dhe të ardhur nga Europa, si: shkrimtarë të njohur nga Shqiperia, si dhe Këngëtari dhe prozatori, tashmë i njohur, Ilir Shaqiri, poeti arbëresh Zef Kakoca, poetja Enkelejda Kondi, sopranoja e njohur dhe profesore kantoje nga Franca Blerta Zhegu etj.

 

Për detajet e aktivitetit mund të pyesni në:

Cel: 1-248 259 65 23

Ose te shkruani në:

revistakuvendi@hotmail.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *