Sot politikës i duhen idealistë, që të kenë ç’të ofrojnë e, të mos ofrohen për të përfituar!

Sot politikës i duhen idealistë, që të kenë ç’të ofrojnë e, të mos ofrohen  për të përfituar!

OriolaBisedë me deputeten e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri

 

1.Për moshën tuaj të re, angazhimi politik vjen disi papritur dhe pa ndonje “biografi bëmash” në këtë fushë, a mund të na thoni shkurt: Kush është Orjola Pampuri, nga ç’familje vjen?

Përsa i përket moshës kam përshtypjen që nuk është shumë e re, krahasuar me paraardhëset e mia në politike, por sigurisht është relativisht e re për përfshirje në politikë, e gjithashtu është dhe përgjegjësi e madhe në të njëjtën kohë. Besoj që nuk është e udhës të mendosh që, nëse nuk ke asnjë lidhje me politikën, nuk mund të përfshihesh në të, pasi koha ka treguar që nga profesionistë të mirë është bërë dhe politikë e mirë.

Unë kam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë, por që fëmijërinë time e kujtoj me shumë nostalgji. Jam rritur me dy gjyshër të mrekullueshëm, nga mamaja, gjyshi ishte Gjakovar, dhe kishte një kulturë të jashtazakonshme, ishte i persekutuar, kishte vuajtur, por e kaluara e tij nuk e pengonte të me falte vetëm dashuri. Ishte ndarë me të vëllain pas arratisjes në Shqipëri dhe  të vëllait në Kairo, dhe nuk u takuan më kurrë, sa ishte gjallë nuk na tregoi kurrë që kishte shkollë të lartë, fliste aq pak për veten, sa frika e kishte bërë mosbesues dhe ndaj njerëzve të tij më të afërt. Një burrë i zgjuar, i shkolluar në Shkup, fliste shumë gjuhë të huaja, dhe politika ishte pika e tij e dobët, dëgjonte fshehtas lajmet në jugosllavisht, dhe prej tij dëgjova për herë të parë emrin Regan, por mësova të mbaj dhe secrete, të cilat ishin të rëndësishme për atë kohë, edhe pse isha e vogël. Gjyshja një grua fisnike, dibrane e cila më mësoi, që në jetë, sjellja dhe edukimi janë parimet bazë për ndërtimin e moralit tek individi. Dy prindërit e mi na rritën mua dhe vëllain me shumë mund dhe përkushtueshmëri, prej tyre kuptuam që me punë, besim dhe durim mund të arrish shumë, dhe pse mund të jesh një njeri i thjeshtë.

Oriola2Babai im vjen nga një familje dibrane, nga Dibra e madhe, është vëlla i dy njerëzve të nderuar, sportistë. Xhaxhai im i ndjerë Ymer Pampuri, Kampion bote në peshëngritje dhe “Nderi I Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  xhahxai tjetër për vite me rradhë ka qënë trajner i kombëtares shqiptare të peshëngritjes, dhe” Mëseues i Nderuar”, titull i marrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Sot jam e martuar, kam dy djem, 13 dhe 7 vjec, bashkëshorti im është mjek onkolog. Për mua familja është burimi i çdo suksesi dhe kënaqësie në jetë.

  1. 91-shi i ndryshime u ka gjetur fëmijë. Keni ndonjë kujtim për atë kohë?

Unë kam lindur në nëntor të vitit 1981, dhe në vitin 1991 isha 10, kam shumë kujtime në atë kohë, mbaj mend që prindërit e mi ishin pjesë e të gjitha lëvizjeve të asaj kohe, së bashku me dajat. Daja im i vogël ishte pjesë e studentëve të dhjetorit. Mbaj mend që prindërit më merrnin në çdo protestë dhe demonstrate.  Madje, mbaj mend që kam qenë në shesh me prindërit, edhe kur është hedhur busti i diktatorit. Më kujtohet kur fliste Dr.Berisha në parlament,  gjyshja ime nuk linte askënd të fliste. Për familjen time ai mbetet lideri historik, ai që solli ndryshimin, ai që realizoi ëndrrën tone; Shembjen e diktaturës.

  1. Zgjedhja juaj e kualifikimeve është për t’u pasur zili, është pasioni juaj apo një rastësi?

Oriola4

Unë, që në fëmijërinë time kisha kuriozitet dhe ambicie pozitive për të mësuar, madje shumë e vogël gjyshja më mësonte të qëndisja, për mua ishte kënaqësi. Kam filluar të shkruaj poezi që në moshë të vogël, me sa mbaj mend që kur isha 10 vjec,dhe të gjitha poezitë e mia i shkruaja në një makinë të vjetër shkrimi që kishim në shtëpi,  të cilat prindërit për 15 vjetorin më surprizuan duke mi përmbledhur në një libër, ky ishte libri im i parë me poezi. Më pas shkollat, përkthimet, angazhimet, botime të tjera, doktoratura, etj. Unë mendoj që me punë njeriu arrin gjithçka, dhe kjo është moto ime në jetë. Por, nuk dua të le pa përmendur bashkëshortin, një mbështetje e jashtzakonshme për mua. Të përfshihesh në punë të tilla kërkon impenjim, kohë dhe këtë mund të ta sigurojë vetëm një mështetje e madhe, siç është familja.

  1. Cilat janë kontaktet e para me politikën dhe çfarë impresionesh ruani prej tyre?

Në familjen time është folur shpesh për politikë, bashkëshorti im është student i dhjetorit, dhe pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, por unë personalisht nuk kam patur lidhje të drejtë me politikën. Kontaktet e mia të para me politikën nisin nga tani e në vijim.

  1. Zgjedhja e të djathës është bindje e juaj apo obligim biografik?

Të dyja bashkë, janë të lidhura ngushtë. Pasi bindjet ndërtohen, dhe funksionojnë si skemat psikologjike, të cilat ndërtohen gradualisht, dhe bindja ime është ndërtuar në vite, që në fëmijëri, jam rritur në një familje gjenetikisht të djathtë. Të djathtën nuk e kam të mësuar, por besoj tek ajo, dhe besimin e kam të ndërtuar nga fëmijëria, e nuk mundem kurresesi, as të mendoj dhe as të veproj ndryshe. Edhe nëse e djathta mund të gabojë, mendoj që ta mbështes për t’u ringritur e përmirësuar dhe, jo për ta abandonuar.

  1. Mbani mend ndonjë fakt që nuk u ka pëlqyer nga politika shqiptare, që nuk doni ta kujtoni?

Dy, madje. Njëri është periudha e diktaturës, një periudhë për të cilën nuk dua as të flas e jo më ta kujtoj, siç po bën sot kryeministri ynë, i cili po restauron objektet e kultit, të cilat sjellin ndërmend kujtime të asaj periudhe. Mua më duket një akt i pështirë. Pasi, shumë prej nesh nuk duan të kujtojnë më asnjë gur të asaj periudhe, pasi çdo objekt mund të jetë shkas për flashback, apo për të rikujtuar atë çka ka pësuar në atë kohë. Jo për këdo është e bukur ajo kohë. Besoj, që përvec komunistëve, askush tjetër nuk ka nostalgji. Dhe, moment i dytë është përiudha në të cilën po jetojmë. Nuk ka ndodhur që në Shqipëri, në vend që të shkohet përpara, të zhvillohet, të ulet niveli i varfërisë, po bën hapa prapa duke u përfshirë në trafik droge, ka një përqindje të lartë vrasjesh e vetëvrasjesh, papunësi, dëshirë e shumicës së njerëzve për t’u larguar nga ky vend. Mjerim! Këto janë dy periudhat që më ngjasojnë me njëra tjetrën, të ndryshme në përbërje, por të ngjashme në përmbajtje.

  1. Si erdhi Orjola tek politika?

Oriola1Duke qenë prej vitesh një personazh i njohur për qytetarët, nëpërmjet medias së shkruar dhe asaj vizive, mbështetëse e nismave të shoqërisë civile, vendosa të angazhohem dhe të flas në Çadrën e Lirisë, duke nxjerrë në pah të gjitha problemet që e shqetësojnë shoqërinë sot, ato probleme që kanë hapur e po hapin plagë të mëdha, ato probleme që më shqetësonin mua si nënë, si profesioniste dhe si qytetare. Z.Basha bëri disa përzgjedhje nga profesionistë e personazhe që morën pjesë në Çadrën e Lirisë, njëra prej tyre isha edhe unë.

  1. Si psikologe, a shihni shërim tek shoqëria Shqiptare, dhe sëmundja kronike e të ikurit nga Shqipëria?

Patjetër që shoh shpresë,por sigurisht jo me këtë qeverisje. Kjo është qeverisja më e keqe që historia ka njohur pas viteve 90. Në vitin 2017 duhet të ishim, tashmë, një vend me demokraci të konsoliduar, por nuk është kështu. Jemi shndërruar në një vend problematik për azilkërkues, jemi një vend, ku nuk ka shpresë, pasi nuk ka punë, një vend ku të rinjtë duan të largohen, mjekë e infermierë që gjejnë njëmijë e një mundësi për t’u larguar, biznesi i huaj nuk afrohet më, kompani të mëdha janë në prag falimnetimi, turizmi, me anë të të cilit duhet të krenoheshim, për shkak të pozitës gjegrafike dhe vijës bregdetare, sot është në ditët e tij më të këqija, e shumë e shumë probleme të tjera. Kam shpresë që në një të ardhme do të jetë ndryshe, punësimi, ulja e taksave, politika sociale në mështetje të shtresave në nevojë, rritje rrogash, mbështetje për studentët, ristrukturim i sistemit arsimor e shëndetësor. Të gjitha këto e shumë pika të tjera të rëndësishme do të sillnin shpresën në këtë vend sot, përsëri të pashpresë.

  1. Si e shihni politikanin e ditëve të sotme, njerëzor a robot të komanduar?

Nuk dua t’i përgjithësoj të gjithë, sepse ndryshe nuk do të mund të mbijetonim më në këtë vend, por një pjesë e tyre janë të pandjeshëm kundrejt shumë fenomeneve. Jemi shume pak në numër dhe si shtrirje gjeografike, dhe dëshira për të reaguar është kufiri mes të mirës e të keqes. Nuk mund ta  perceptoj se si mund të kesh pushtet dhe të qëndrosh apatik përballë dhimbjes, varfërisë së tejskajshme e vuajtjes?  Ky është paradoksi……

  1. Çfarë u pëlqen nga artet? Keni ndonjë dhunti të vecantë?

Më pëlqen të shkruaj, dikur shkruaja poezi

  1. 11. Po nga sportet çfarë u pëlqen?

Noti. Më pëlqen deti, nëse zgjedh për të pushuar, zgjedh të pushoj vetëm pranë tij, dhe më pëlqen të notoj. Më pëlqen, që edhe djemtë e mi e pëlqejnë një gjë të tillë, dhe më vjen mirë që notojnë mirë dhe janë të lidhur fort me detin.

  1. A e mendoni politikën si një dredhi imopnuese, apo si një sinqeritet shërues? E kemi fjalën për ndryshimin mes idealizmit dhe materializmit dy fenomene që shihen ndryshe nga politika e deritanishme, ku politika shihet si një biznes pa ideale?

Në fakt, sot e shoh hera herës si një dredhi imponuese, por nëse them që shoh shpresë dhe shërim të plagëve të shoqërisë sot, besimi im bazohet pikërisht tek ai sinqeriteti shërues, tek idealizmi, tek mungesa e pragmatizmit. Sa më shumë besim tek foca që përfqaëson, aq me larg pragmatizmit mund të jesh.  Sot politikës i duhen idealistë, individë besimplotë, të realizuar, me qëllim që të kenë çtë ofrojnë. Pra, të mos ofrohen më për të përfituar, por të ofrohen për të ofruar. Për këtë ka nevojë politika sot.

  1. Sipas Aristotelit, çdo ndodhi zhvillohet nga shume mundësi të lëndëve të fshehta që lëvizin nga një fuqi formuese, ju a i shihni këto fuqi në politikën tonë?

Sipas Arisotelit politika është një “shkencë e aplikuar”, e cila lobon për të bërë të mundur lumturinë e qytetraëve të saj.  Nëse do e analizojmë sipas Aristotelit, fuqia formuese është politika, dhe lëndët e fshehta janë ngjarje dhe situate që duhet të rregullohen e të menaxhohen prej saj, me qëllim përmirësimin e politikave. Tek politika aktuale nuk kam mundësi të shoh një gjë të tillë, pasi aktualisht po ndodh e kundërta e asaj që përmenda me lart. Politika është shndërruar në një ngërç, e cila e ka bër të pamundur jetesën.

Oriola3

  1. Si e mendon Shqipërinë pas dhjetë vjetësh?

Nëse një pyetje e tillë do më ishte bërë para 4 apo 5 vitesh, sigurisht do të ishte ndryshe nga ajo çka mendoj sot. Para 5 vitesh nuk ksihte kaq shume fluks qytetaresh që dëshirojnë të largohen nga vendi ynë, të ngjashëm me atë të viteve 90, nuk kishte kaq shumë papunësi e varfëri sot, nuk perceptohej të ishim një vend prodhues droge, nga veriu në jug e shume probleme të tjera, që më nxisin të abstagoj, dhe të jemë jo shumë optimiste. Por, nuk mund të le pa theksuar që, e keqja më e madhe e këtij vendi është keqqeverisja. Por, gjithsesi shpresa dhe dëshira për ndryshim më nxit besimin që gjithçka ndyshon dhe përmirësohet, nëse ka besim  dhe dëshirë.

  1. E keni menduar para 10 vitesh këtë Shqipëri që kemi sot?

Absolutisht që jo. Si mund ta mendoja të tillë, kur ishin vitet që u anëtarësuam në NATO, u ndërtuan rrugët më të rëndësishme kombëtare, përfshi edhe rrugën e kombit, u hoqën vizat, dhe qytetarët mund të lëviznin të lirë në vendet e Bashkimit Europian, një ëndërr për shqiptarët, të gjitha këto të nxisnin pritshmëri të larta.

 Dhe, së fundi: keni  menduar ndonjëherë të emigroni?
Kemi menduar më shumë se kurrë keto kater vite te largohemi nga Shqipëria, por deshira për të jetuar këtu, dashuria dhe shpresa që në një të ardhme do të jetë më mirë, na kanë penguar të ndërmarrim një hap të tillë.

Nuk na mbetet tjeter veç t’u falenderojmë për gatishmërinë që treguat të bisedonit për Kuvendin dhe, t’u urojmë t’i realizoni ëndrrat tuaja në këtë fillim të ri!

 

Bisedoi: Pjeter Jaku

Gusht, 2017

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *