20 VJETORI I Festivalit “ALPET SHQIPETARE”

vuthaj3MERGATA NDERTON DY SHTEPIA per familje ne nevojë

PROMOVOHET EMISIONI KULTUROR

PROMOVOHET SHTEPIJA KULTURORE NDERTUAR NGA MERGATA

 

Tashme  ështe  bëre traditë njezetvjeçare qe te  mbahet Festivali  folklorik “Alpet   Shqiptare” ne fshatin   Vuthaj, Plavë-Guci me 1  Gusht.  Ketë  vit  kemi zhvillime te reja ku festivali do te zgjase tri ditë.  Gjithashtu, do te perurohen dy  shtepi  te  reja  te  ndertuar  nga Fondacioni “Plavë – Guci” me selinë ne New York per familje ne  nevoje.  Do te  perurohet  edhe  emisioni   kulturor  i  sapoincizuar  “Bukuritë  natyrore  dhe   vlerat kombetare  shqipetare ne Plavë-Guci” dhe ndertimi i ri i Shtepisë Kulturore ne Vuthaj.

Aktivitetet vijojne :

30.07.2017 

  • Do te keni mundesinë te merrni pjesë ne dorëzimin e dy shtepive te reja qe i kemi dhuruar  familjeve ne nevoje.  Fondacioni “Plavë-Guci”  ka financuar dhe ndertuar shtepi per bashkatdhtaret Haxhi  Goçaj, Vuthaj dhe Zef  Vukaj, Gerçar.  Pranim dhe dorezimi i çelsave te shtepive te reja te ndertuara per  familjet Qosaj dhe Vukaj.
  • Emisioni  Kulturor:  prezantimi i projektit “Bukurite natyrore dhe  vlerat kombetare shqiptare ne “Plave-Guci”.https://www.facebook.com/plavegucifoundation/posts/1573955162675142

    Promovimi i emisionit dhe perurimi i shtepive do te mbahen  me date 30.07.2017 ne pallatin e kultures ne Guci duke filluar nga ora 17:00.

  • Fillon festivali mbarekombetare  “Kenga dhe vallja na bashkon” i cili  zgjat 2 ditë, deri me daten 31. 07.2017 .

31.07.2017 

  • Vazhdon   festivali   mbarëkombetarë  “Kenga dhe vallja na bashkon” i  cili  zgjat 2 ditë  deri me daten 31. 07.2017

1.08.2017

  • Tubimi   madhështor tradicional  “Mire se  vini ne  Alpet  Shqiptare Vuthaj  2017”, kenge dhe valle  folklori  nga  zona Plavë-Guci  dhe nga gjithe Shqiptaria.  Ky manifestim organizohet nga shoqata “Alpet Shqipetare” dhe marrin pjesë grupe folklorike nga Shqiperia, Kosova dhe gjithe trojet  shqiptare.  Diaspora do  te marrëpjesë  masivisht ashtu si  ne vitet e kaluara.

2.08.2017

  • Do te  perurohet  edhe  ndertimi i ri i Shtepisë Kulturore ne Vuthaj. Ky objekt esht financuar nga bashkatëdhetaret nga New Yok dhe Europe

Ju  ftojme  te  merrni  pjesë  dhe  te  raportoni    Festivalin “AlpetShqipetare” ,dhe   perurimin  e shtepive  si dhe   emisionin   kulturor.

Do te  befasoheni me bukurinë  naturore   si : Syri  i Kalter , Ujëvara, Krojet e Ali Pashe  Gucisë, liqeni i Plaves, Bjeshket e Nemuna   dhe  mirëpritjen  vllazerore.

 

Per informata me te  hollesishme  kontaktoni:

Emisioni  Kulturorë: Shaban Prelvukajshabaniii_82@hotmail.com, Alex Selimaj alexselimaj@gmail.com,

Shtepi per familjen Goçaj dhe Vulaj:Fondacioni  Plavë-Guci, MetëBrunçajmbruncaj@hotmail.com+ 1 914-318-1431

Alpet Shqiptare:  Tahir Gjonbalaj, Shoqata “AlpetShqipetare”  gjonbalaja@yahoo.com

Fondacioni  ndertoi  dy   shtepi  te  reja per bashkatdhetaret  familjet Goçaj dhe Vukaj

vuthaj

 

vuthaj1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *