LSHAKSH- NE GJERMANI NJOFTON:

Të dashur miq/ mike,të dashur përkrahës të fjalës shqipe! Po afrohet Manifestimi ynë letrar “Konkursi Letrar për mërgatën Azem Shkreli”2017. Juria po afrohet vendimit për të shpërblyer Librin më të mirë konkurues të botuar ne vitin 2016. Konkurimi me poezi kushtuar Azem Shkrelit do të bëhet ditën e Manifestimit dhe do te shpërblehën tri vëndet e para. Mysafir nderi nga Kosova kemi edhe Shkrimtarin Agim Gjakova dhe Shkrimtarin dhe Artistin Çun Lajçi.
Mirë u takofshim me 27maj
Përzemërsisht
Pal Sokoli

 FISHTA VEPRA1


Me kënaqësi ju njohtojmë në emër të LSHAKSH ne Gjermani dhe në emër të Familjës Shkreli, të merrni pjesë në Manifestimin tonë tradicional:

KONKURS LETRAR PËR MËRGATË “ AZEM SHKRELI“ 2017 
Manifestimi ynë letrar tradicional sivjet shënon edhe njëzetvjetorin e vdekjës se Shkrimtarit tonë të njohur Azem Shkreli. Do te flitet për jetën dhe veprimtarinë e Azem Shkrelit, do të konkurohet me poezi kushtuar Azem Shkrelit qe do të shpërblehën nga një komision i zgjedhur aty për aty. Do të shpërblehet nga Juria Libri më i mirë i botuar vitin e kaluar (2016) dhe qe ka konkuruar për këtë Konkurs. Do të kemi edhe tri prezentime të shkrimtarëve tanë me vepra të reja Do të kemi edhe tri prezentime të shkrimtarëve tanë me vepra të reja:z. Zekerja Idrizi do te promovoj Librin e tij; ” Letra Shpirti”, Selajdin Gashi promovon Librin” Schlaflos mit Kleopatra” dhe Shkrimtari kurd; Helim Yusif, prezenton me disa tregime ne Gjuhen gjermane. Do të ju argëtojnë Këngëtarët tanë të mirënjohur: Driton Gashi dhe Hajrije Abazi. Si gjithnjë marrin pjesë edhe Grupi i valleve “Dallëndyshet” dhe nxënes nga shkollat shqipe.
Pas Manifestimit kemi edhe drekë për të gjithë pjesëmarrësit. Shkrimtari, Luftëtari dhe Kryetari i nderit te LSHAKSH-ne Gjermani z. Martin Çuni do të ekspozojë foto nga “Gjenocidi serb mbi një kulturë të lashtë”.Ekspozitë me pikturat e tij do të paraqitet edhe Piktori Shani Sejdiu. Do te marrin pjesë edhe përfaqësues të shteteve institucionëve tona kombëtare.
Mysafir nderi nga Kosova do të jenë Shkrimtari dhe Artisti ynë i njohur Çun Lajçi dhe shkrimtari ynë i mirënjohur Agim Gjakova.
Manifestimi mbahet me dt. 27.05.2017 dkue filluar nga ora 12:00.
Ne : “Haus Ennepetal” Gasstraße -10.
58256 – E n n e p e t a l
Pjesëmarrja juaj do të na ndëron . Mirë se vini.
Nga Komisioni organizativ i Manifestimit Azem Shkreli
Dhe Kryetari i LSHAKSH-në Gjermani: 
Pal Sokoli: Mobil: +49(0)1774157694

————————————
Xhirollogaria e shoqatës: Commerzbank Koblenz
IBAN: DE29570400440200406700 
BIC:COBADEFFXXX Paguani anëtarësinë dhe ndihmoni Lidhjen tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *