Kultura politike – Identiteti European

blerta-haxhiajNga Blerta Haxhiaj
Lidhja mes kulturës politike në Europe dhe kriza e demokracisë përfaqësuese duhet të shikohet në rastet që paraqesin këto kriza në kulturën politike dominuese në Europe dhe të tentohet të sugjerohet që demokracia sociale mund të japë një zgjidhje. Krizat ekonomike vetëm sa kanë gërvishtur sipërfaqen e politikës me horizont të gjatë të Europës. Hamendësime të tilla ngrejnë pyetje fundamentale si: A mund të flasim për një kulturë të vetme politike në Europe apo në Bashkimin European? Apo duhet të flasim për proçese që kanë aksese në vendet e EU dhe në sistemet e tyre respektive demokratike dhe sidiqoftë aty a ka kultura individuale politike. Ashtu ne jemi dëshmitarë të sfidave tashmë pothuajse të njëjta atë që George Ë. Bush e paraqitë si Europa e Re ky vend që është i përbërë nga vende që bëjnë pjese në Europe apo në Bashkimin e tyre. Mirëpo si mund të shpjegohet fakti që kushtet e ngjashme që mund ta izolojnë, jep krizat e këtyre vendeve. A ekzistojnë kultura individuale politike në kulturat politike të vendeve në EU? Nocionin e kulturës politike e gjejmë në Enciklopedine Internacionale të Shkencave Sociale ku kultura politike është ‘seti i qëndrimeve, besimeve dhe sentimenteve’ i proçeseve politike që siguron presupozicionet e mundshme dhe rregullat që sundojnë sjelljen në një sistem politik. Kjo ndërthur idealet politike dhe normat operative të politikës. Kultura politike është manifestimi që është në formë të gjeneratorit të dimensioneve psikologjike dhe subjektive të politikës. Një kulturë politike është produk i historisë kolektive të sistemit politik dhe të historisë të jetës së anëtarëve në sistemit qeverisës dhe kjo është e rrënjosur në mënyrë të barabartë në ngjarjet publike dhe në eksperiencën private. Kultura politike referon në qëndrimet, vlerat, besimet dhe orientimet që individët në shoqëri mbajnë duke konstruktuar sistemin politik (Elazar, 1996). Definicionet e kulturës politike i atribuojnë kësaj kulture disa elemente subjektive, ato të cilat e kanë origjinën nga mënyra se si njerëzit veprojnë në një sistem politik dhe se çfarë ndjejne ndaj politikes ku elementet objektive të përfshirë në kohe kanë dimensionin e politikës, trashëgiminë historike, origjinën dhe zgjatjen e disa institucioneve, format e qeverisjes etj. Definicioni i kulturës politike ofron varietete të faktorëve që mund të pranojnë formimin e kulturës partikulare politike. Cdo qëllim tipologjik i kulturës politike është i limituar dhe i vështirë për tu determinuar në përkujdesjen e faktorëve që shkakton krijimin apo ndryshimin në domenin ekzistues të kulturës politike. Për të treguar për kulturën politike mund të shkojmë shumë larg në historinë e politikës dhe në filozofinë e politikës për të argumentuar që kjo lidh fenomenet sociale, supernatyrore dhe natyrore të tipit të regjimit politik që mbizotëron. Teoria e Montesquieu-së nga ‘Letrat Persiane’ dhe e zhvilluar në ‘Shpirti i Ligjeve’ jep tipin e personalitetit që zhvillon dhe si pasojë, tipin e regjimit politik që sundon. Është një afrimitet reduktues në shoqëritë ndarëse përmes botës në dy pole të kundërta; çdo gjë perëndimore ishte progresive, morale dhe civilizuese. Rrjedhimish lindja ishte më ekzotike, imorale, politikisht apatike, intelektualisht regresive dhe i paqytetëruar. Emanuel Rota zgjeron nocionin e Montesquieu-së mbi teoriciene të tjerë të Iluminizmit Francez (Voltaire dhe Rousseau) dhe përfundon duke u pajtuar me ta që njerëzit Verior duhet të punojnë sepse natyra nuk u jep atyre shumë; njerëzit Jugor nuk duhet të punojnë sepse natyra është shumë zemërgjërë me ta. Vetëm domosdoshmëria bën që njerëzit të punojnë; atje ku ka bollek i bën ata përtac. Njerëzit përtacë janë të predisponuar ndaj despotizmit, udhëheqja e burimeve udhëheq qytetarë të mirë. Max Weber kishte tentuar të provonte në një mënyrë komprehesive që protestantët etnikë pranojnë ngritjen e kapitalizmit. Matti Peltonen jep evidencen që shumë historianë ekonomike dhe sociale përmes shek. XX kanë krituakuar Weber-in për këtë tezë. Teza e Weber-it duket që është një keqkonstruksion social dhe më e mira e tij se ajo është vetëm një hipotezë (Hamilton, 1996). Vlerat politike dhe sjellja e saj janë të ndikuara nga faktorët e ndryshem. Një pikënisje e dobishme për klasifikimin e vendeve në dallimin e tyre mes qytetërimeve është ajo e dhënë nga Huntington (1996). Ai jep postulatet e një kufiri kulturor më një Europë që jep këto ndarje – njerëzit e krishterë, njerëzit myslimane, njerëzit ortodoks. Mirëpo Europa ka ndryshuar kulturën e saj politike në sajë të krizës të demokracisë përfaqësuese. Fenomenet mund të shërbejnë si indikatorë të këtyre ndryshimeve si : rritja e popularitetit dhe partive ekzistuese e djathta dhe e majta; krijimi i partive të reja politike, e djathta ose e majta, nacionaliste, ekstremiste dhe populiste, liberal reformist; ngritja e lëvizjeve shoqërore dhe protestat në rrugë. Kriza ekonomike tregon disa ngathtësi strukturale në sistemin e qeverisjes demokratike që mund të sjellë ndryshime në qëndrimin e njerëzve, vlerave, besimeve, orientimeve dhe përballje ballë për ballë me qeverinë. Ndryshimi bazik është në mes vendeve perëndimorë dhe lindorë të Europes, disa nga variablat që pranojnë tipet e kulturës politike mund të gjenden përgjatë traditave kulturore, si të udhëheqësit e fuqishëm, drejtuesit authoritative dhe qeverisja demokratike apo përdorimi i dhunës me prapavije politike. Këtu mund të kenë kuptime të ndryshme të atyre që mbajnë përgjegjësi për jetët e njerëzve qoftë individuale apo shtetërore. Chapman dhe Shapiro (1993), tregojnë se etosi i komunitetit është subjekti i njërit nga më të rendësishmit në teorinë demokratike. Një dimension adreson pyetjen themelore që atij që mbart pergjegjësinë primare për ruajtjen apo heqjen e jetës së një personi. Dimensioni tjetër është fundamental sepse lidhjet mes njerezve, kompeticioni i përformancave mes individëve në tregun e punës kundrejtë korporatave i teston ato. Diferencat mes vendeve Europiane rezultojne në kulturat e ndryshme politike; libertinizmi apo vetepërgjegjësia e kombinuar me kompeticionin e individëve, liberalët apo përgjegjësia e shtetit me kompeticionin mes individëve, republikanët apo vetëpërgjegjësia më bashkëpunimin dhe solidaritetin mes individëve, socialistët apo përgjegjësia e shtetit me bashkëpunimin dhe solidaritetin mes individëve. Përshembull, vendet e Europës Përëndimore kanë zhvilluar një tip të kulturës politikë liberale dhe republikane, ndërkohë që Europa Lindore më shumë tingellon që ka zhvilluar tipin e kulturës politike të zhvillimit socialist dhe liberal. Demokracia athinase ishte e bazuar mbi pjesëmarrjen e masave të të gjithë qytetarëve; ata e ushtronin demokracinë përmes vendimeve te drejtpërdrejta në vendet publike apo Agora. Ky shembull tregon fillin e lindjes të shteteve moderne që përfaqëson demokracinë përfaqësuese ku njerëzit janë të aftë të zgjedhin një qeveri që i përfaqëson ata. Shumë vendime në ditët e sotme merren në vendet përkatëse të direktuara nga qeveria ku votuesit kanë dhe nuk kanë të drejtë të flasin. Një delegacion i dyfishtë i pushtetit tregon se qeverisja e një shoqërie moderne është shumë komplekse. Duke goditur në idenë demokratike votuesit apo të zgjedhurit e tyrë të mëpërparshem edhe ata që do të votohen gjithmonë janë kompetente për ti përfaqësuar ata. Edhe EU bazohet mbi një delegacion të dyfishtë ku J. H. H. Weiler (2011) demokracia nuk është pjesë e ‘ADN origjinale e integrimit European’  dhe se kjo ndihet si një implant i jashtëm apo i huaj. Me kolapsin e origjinalitetit të raison d’ être, mesianizmi politik është i lidhur më qëllimin e ruajtjes së paqes në Europë ku tejtjetërsimi dhe shkeputja e individeve ndodh vazhdimisht dhe ne jemi dëshmitarë. Delegimi i dyfishtë redukton kuptimin e përgjegjësisë demokratike, politikanët mund ta hedhin dhe të djegin përgjegjësitë e tyre kur atyre nuk u dakordohet dicka. Por nëse nga ata janë shumë të rëndësishëm për proçeset vendimmarrëse atëhere nuk mund të bëjmë pa ta. Qytetarët janë të paaftë të kontrollojnë proçeset e tyre të jetës së përditshme, përberësi që mund të krijojë prosperitet është besimi bazik që zgjedhe të gjithë përfaqësuesit që mund të përmbushin premtimet ekonomike, sociale dhe të mirëqënies së tyre. Periudha magjike e postluftës duket që është ideale për bashkimin European, modeli shtetëror dhe tolerance për të huajt paraqet një premise shumëe të mirë për një Europe të bashkuar që globalizmi, emigrimi, intergrimi European po prodhojnë nje lak besimi dhe përfaqësimi mes elitave dhe popullit për identitetin European dhe kulturor. Partitë politike dhe njerëzit në përgjithësi kanë frikë nga sfida e ndryshimit të metodave për të transferuar pushtetin të trupat politike eksperte. Lidhja bazike e demokracisë mes qeverisë dhe qeverisjes mund të thehet dhe kjo mund te japë një fenomen komplet të ri në kulturën politike sic është ngritja e levizjeve kundër qeverisjeve politike dhe parti të reja si emergjenca e fillesa te lëvizjeve të ndryshme. Triumfi i votuesit pasiv tregon një ngritje të paprecedente të besnikërisë së elektoratit. Procesi i vazhdueshëm i globalizimit dhe denacionalizmit te udhëheq drejt formimit të një konflikti strukturor të ri në vendet europeane. Tashmë hapësira e re politike përbëhet nga fituesit dhe humbësit globalizues. Peter Mair (2011) argumenton se pa një ideologji të fuqishme aty ja pak arsye pse partitë e mëdha duhet të qëndrojnë sëbashku dhe gjithashtu ato ideologji tentojnë të lëvizin nga një blok të një tjetër. Lëvizjet sociale përreth Europës dhe kultura politike këto janë që argumentojnë dhe mbështesin ndryshimet politike. Të respektosh diversitetin kulturor të politikave ekzistuese qëndron në kulturën e përbashkët politike te EU, duke përmbushur konditat dhe respektuar rregullat e kësaj kulture politike unifikuese. Si do të mundohemi ta shkruajmë fjalën Europe, European apo Europa – Europeanizmi është kusht që duhet ta plotësojme dhe të njehësohemi apo tashmë të identifikohemi me identitetin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *