Lista e filmave konkurentë në edicionin e 6-të të Festivalit Java e Filmit Shqiptar

Nga Ermira Babamusta

Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork ka shpallur listën e plotë të filmave që do marrin pjesë në konkurim në edicionin e 6-të për vitin 2017. Nga 46 filmat e dërguar, janë zgjedhur 18 filma për të patur premierën botërore në Nju Jork.

Festivali AFW do mbahet me datën 26-29 maj, 2017 dhe organizohet nga drejtoresha dhe regjizorja Mrika Krasniqi. Ceremonia e hapjes me tapetin e kuq do mbahet me 26 maj 2017 tek teatri prestigjioz në Manhattan, SVA Theatres, ora 7-10:00 të darkës. Ndërsa me 27, 28 dhe 29 maj filmat do shfaqen në teatrin e mirënjohur Producers Club Theatre, të Alfred dhe Ernest Tollja.

babamusta E5Ne foto: Mrika Krasniqi

Kishte filma shumë cilësor këtë edicion. E kishim të vështirë për të përzgjedhur një numër kaq të ngushtë, sepse dallimet nuk janë shumë të mëdha. Megjithatë, jemi munduar që të përzgjedhim filmat  që në përgjithësi i përmbushin më së miri të gjitha kriteret; duke nisur nga ato teknike e deri tek  tema, regjia, aktrimi, etj,” tha regjizorja dhe drejtoresha e Festivalit Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, Mrika Krasniqi.

“Festivalin e filmit shqiptar ‘AFW’ e kam përcjellë me plot entuziazëm që nga edicioni i parë, por nga Kosova. Tani kam fatin dhe nderin të jem pjesë e jurisë profesionale dhe ta përjetoj festivalin këtu në New York. Mund të them që ky festival po shkon duke u rritur si me pjesëmarrjen e filmave por edhe me fuqinë e misionit të saj si festival. Kjo padyshim që është një mundësi e jashtëzakonshme për filmbërësit shqiptar që të lansojnë dhe prezantohen me projektet e tyre në një audiencë jo vetëm shqiptare. Me pjesëmarrje të filmave kualitativ po shtohet edhe kualiteti i festivalit vet. Dhe kam përshtypjen që edhe puna e jurisë vlerësuese do të vështirësohet gjë që e bën shumë sfiduese edhe pjesëmarrjen time si juri,” tha regjizori Lulzim Guhelli.

babmusta15

Ne foto: Lulzim Guhelli

Nga filmat me metrazh të gjatë janë zgjedhur tre filma me regji nga Jotti Ejli, Faton Bajraktari dhe Dren Zherka. Programi gjithashtu përfshin 3 dokumentarë me regjizorë Eneos Caka, Besim Ugzmajli, Mathieu Jouffre dhe 12 filma me metrazh të shkurtër. Këto të fundit përfshijnë 8 drama, 2 fiction dhe një komedi. Regjizorët e filmave me metrazh të shkurtër janë: Ibrahim Deari, Bujar Alimani & Erand Sojli, Xhustin Kristian, Elis Gjoni, Ajola Daja, Durim Kryeziu, Kastriot Avdyli, Iber Deari, Sabidin Ali, Luli Bitri, Dhimitër Ismailaj-Valona, dhe Arbër Krasniqi.

Babamusta13

Ne foto: Diar Xani

Juria e festivalit përbëhet nga 5 anëtarë, kryesisht: Fatrin Kraja, Jamal Hodge, Lulzim Guhelli, Diar Xani and Amina Zhaman. Këtë vit festivali do ndajë 6 çmime për filmat fitues.

Për mua është nder dhe kënaqësi që jam përzgjedhur që të jem pjesë e jurisë e këtij festivali i cili po mban edicionin e 6-të radhës. Poashtu ndihem i vlerësuar edhe për faktin se kjo juri përbëhet nga personalitete shumë të ngritur artistikisht, dhe shpresoj që do e jap maksimumin për ti vlerësuar ata që e meritojnë. Me vjen mirë që ky festival çdo vite e më shumë po rritet dhe po bëhet edhe me kualitativ dhe profesional dhe ky festival po e ngrit imazhin e kinematografisë shqiptare dhe po e zgjon nga gjumi diplomacinë kulturore e kjo falë drejtueses dhe organizatores se festivalit znj. Mirka Krasniqit,” tha anëtari i jurisë së festivalit Java e Filmit Shqiptar, regjizori Diar Xani.

babamusta14

Për programin e festivalit mund të vizitoni www.albanianfilmweek.net.  Biletat mund të blihen në Event Brite: https://www.eventbrite.com/e/albanian-film-week-2017-tickets-33853994208.

 

REZULTATET: PËRZGJEDHJA E FILMAVE KONKURUES

JAVA E FILMIT SHQIPTAR 2017 (Albanian Film Week)

 

Feature Films/Filma me metrazh të gjatë:

-Hije /Jotti Ejli/ Crime/Thriller/60’16’’          

-Home sweet Home/Faton Bajraktari/Drama/ 92’

-Eho/Dren Zherka/Drama/60’32’’

 

Short Movies/Filma me metrazh të shkurtër:

 

-Toka/Ibrahim Deari/Drama/24’ 41’’

-Brava/ Bujar Alimani & Erand Sojli/Drama/22’13’’

-The Last Jorney/Elis Gjoni/ Fiction/7’ 13’’

-Lost Souls/Xhustin Kristian/Drama/9’45

-Ana/Ajola Daja/Drama/26’ 29’’

-Meeting/Durim Kryeziu/Drama, Comedy/25’

-Në pritje të fatit/Kastriot Avdyli/Short/5’12’’

-A Long Way/Iber Deari/Drama/14’

-Përralla/Sabidin Ali/Drama/13’

-Water for the roses/ Luli Bitri/ Drama/15’45’’

-Beneath the Surface/Dhimitër Ismailaj-Valona/Drama/11’

-My Hero/Arbër Krasniqi/Fiction/13’

 

Documentary/Dokumentarë:

 

-City of Walls/Eneos Caka/Documentary/22’

-Beyond the Gates/Besim Ugzmajli/Documentary/22’

-Drums of Resistance/ Mathieu Jouffre/ Documentary/65’00’’

 

Çmimet:

  • Best Feature Film
  • Best Short Film
  • Best Documentary Film
  • Best Actor
  • Best Actress
  • Production Award

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *