Mustaf Salihi Ahmetaj : ”Listat e falsifikuara dhe realaiteti i tyre në SHBA”

mustafe-salihiNEW YORK : Ish Fundraiser dhe mbështetësi i UÇK-së në ish – Fondin “Vendlindja Therret” , Mustaf Salih Ahmetaj, ka shkruar një prononcim të tij – dërguar gazetës Bota sot në Nju Jork, një pronocim si thotë ai për opinion mbi atë që Ahmetaj e ka titulluar :”Listat e falsifikuara dhe realaiteti i tyre në SHBA.

 

Ky pononcim është autorial dhe gazeta Bota sot, nuk merr përsipër debatin që mund të hapet mbasi autori i saj – shkruan se ai disponon dokumentat dhe faktet që mund t’i pergjigjet po ai vet çdo njerit.

 

Por për më shumë mund të lexoni reagimin e tij publik për opinion ndaj Komisionit Qeveritar si thotë Ahmetaj : “Për Verifikim dhe Njohjen e Statusit te Kombit, Veteranit, Invalidit, Pjesëtarit dhe te Internuarit te UÇK-se”.

 

Sipas tij :” Ky Komision Qeveritar ka autorizuar një Komision për SHBA dhe Kanada i përbëre nga ish këshillit Qendror te Fondit “Vendlindja Thërret” për të formuar Lista për Veteran Luftëtarë dhe Lista për Veteran Pjesëtar të UÇK-së.”

 

Ne SHBA përdorej një shprehje : “Follow the money and it will lead you to extortion, bribery and corruption” ‘ i ndjek parat se sepse ato te dërgojnë te mitmarrja dhe korrupcioni” (PENSIONET).

 

Te nderuar bashkëkombas, si aktivist apo ma mire thënë si insajderi I Fondit “Vendlindja Thërret” ne SHBA dëshmoj këto fakte, argumente dhe dëshmi për publikun:

 

  1. Aktivitetet e Fondit “Vendlindja Thërret” 1998-1999 gjat dhe mbas lufte.

 

  1. Ish Këshilli Qendror I Fondit “Vendlindja Thërret” (Lista për Veteran luftëtare nga 26 vet) pjesa dërmuese e tyre nuk kanë ber as një  kontribut financiar asnjëherë apo aktivitet. Plus, asnjë nga këta nuk kanë qen Ushtar te UÇK-se.

 

  1. Lista për Veteran Pjesëtar te UÇK-se e përberë nga “214” veta, me pak se 10% e këtyre kanë punuar apo  kanë qen te autorizuar gjate luftës ne kuadër te “Fondit Vendlindja Thërret:  Plus, nuk kanë qen asnjëherë Ushtar te UÇK-se. Kjo listë e pa vlere dhe pa merita është bere vetëm për shkak te pritjes dhe përcjelljes  te te ashtuquajturave  e liderëve te PDK-se ne dreka e darka ne SHBA.

 

  1. Aktivistet e mirëfilltë dhe te përkushtuar u  injoruan: 

 

Sot qe ne jemi ende jemi gjallë dhe faktet janë shihen dhe preken, ne i dimë si kushë ishin aktivist te mirëfilltë qe merituan dhe meritojnë mirënjohje dhe respekt. E jo ata qe marrin mirënjohje duke pritur e përcielluar e duke shtruar darka:

 

Kontribut te madhe ne  SHBA dhanë dhe ishin këta bashkekombas: Gjeto Sinishta ne Radio “Zëri I Malësisë”, Ajshe Gjonbalaj, Skender Pali, Bruno Selimaj, Vëllezërit Ahmetaj (Ahmet, Qemajl dhe Shefqet Azllani”, Radio Zëri I Kombit (Xhevat Kukaj, Xhavit Kabashi dhe Mustaf Demalia), Gjek Gjonlekaj, Shpend Haxhaj, Din Salihi Kukaj, Shoqata Atdhetare “Kraja” (Xhevat Kraja) dhe Fondacioni “Plave-Guci”.

 

  1. Mjetet qe u ndan gjat lufte dhe mbas lufte.

 

Kontributi i ynë ishte bazë kombëtare qe nga  Klubi Isuf Gervala pa  asnjë kompensim por me krenari dhe dinjitet te lart kombëtar..

 

Keto dy komisione janë te manipuluar dhe te Korruptuara. Ruaj të drejtën që këto çështje ti procedoj për ndjekje penale ne Kosove.

 

Shkelje ligjore (Ligji Nr. 04/L-261 dhe Ligji Nr. 04/L-054 miratuar nga Kuvendi I Republikës se Kosovës) për falsifikim dhe manipulim me emrin e Listave.

 

Ne Attachment, shikoni listat 2016.

 

Posedoj fakte ne forma te ndryshme (Dëshmitar, Faktuara, Foto, Video, Audio Incizime dhe etj.) lidhur me pohimet dhe deklarimet e mia.

 

Korrupsioni për pensione deri me shume se 46,000 veteran.

 

Denoncoj këto dy lista dhe nuk I njohim këto dy Komisione dhe Mirënjohjet e tyre.

Ne Shërbim te Çështjes Kombëtare, dhe përulje para gjakut te Dëshmoreve dhe Veteranëve te Mirëfilltë.

 

Mustaf Salihi Ahmetaj

 

New York 30 Dhjetor 2016

 

P.S

 

I Autorizar për Grumbullimin e Mjeteve materiale për Fondin “Vendlindja Thërret” 1998-1999.

 

Prej Vitit 1987 dhe ne moshë te re isha aktiv ne protesta ne SHBA ne mënyra vullnetare duke organizuar Kushëri, Miq dhe shok për mes mënyrave te ndryshme dhe pa mendime apo iluzion  te ndoj mirënjohje, aktiv për mes Albanian American Civic League (Joseph DioGuardi), LDK-ja, Fondacioni “Plave-Guci”, Fondi “Vendlindja Therret” dhe Miqet e TMK-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *