Sa ma shumë të lexosh, aq ma të vështirë e ke të shkruash,por…!

… a shkruhet pa lexuar?

( Përshëndetja  në aktivitetin kryesor të ditëve të letërsisë shqipe në Michigan, 29 tetor 2016 )

dit-e-let-14-11

Pjetër Jaku

 

Te dashur miq,

Veçanerisht ju te fushes se letrave,

Te dashur te ftuar dhe ju te gjithe, qe keni lene diçka per te ardhur ne kete takim,

 

Ne takohemi kështu për të 15-tin vit radhazi, pa i bërë shumë bujë këti aktiviteti, pasi për ne nuk është ndonjë gjë e madhe.

( flitet për të folurit shkurt, rasti i simpoziumit te 100 vjetorit të pamvarësisë, dhe rasti i Festes se Flamurit në vitin 2003 me Agollin, që “kishte humbur” fjalimin në avion, përmendet rasti i Shkollës Pitagorjane “ Omakio” heshtja si rast për të zhvilluar degjesën, fantazinë dhe imagjinaten, për t’u përgaditur për të folur…)

Levizjen tonë, që në ditën e parë të saj ( nese ndonjerit i kujtohet), e kemi pagëzuar si një Rilindje Letrare te Re, për të cilën koha kishte ardhur. U bënë 15 vjet dhe kjo RILINDJE LETRARE nuk  dha asgjë të re, veç ndonjë  shkëndije, që u promovua te Kuvendi, gjë që  ma do mendja nuk është pak, për një revistë si jona.

Ndaj, na lind e drejta të themi se, Revista “Kuvendi”, ka qënë 15 vjet  ditë letërsie. Nuk mund të ketë një krijues që nuk ka publikuar shkrimet e tij në këtë  revistë. Ka pasë dhe ka faqe rekord të botimit të letërsisë. Në 145 numra dhe  mijëra faqe, kane publikuar afro 60 te rinj , 19 akademik te fushave te ndryshme. Sonte nuk mendoj të bëj raport shifrash dhe emrash. ( le te permenden vetem emrat e atyre qe filluan kete aktivitet)!

Por, sa u ndihmua dhe u përkrah ky aktivitet nga ata që kishin dhe kanë mundësi? … Ndoshta ne nuk ditem të trokasim aty ku duhet, ndoshta ata nuk na kuptuan, ndoshta dhe xhelozuan  se po benim emër, kur kerkonim vetem nje festë në vit, një takim, një bashkëbisedim, një kohë ndryshe nga rutina e shoqatave dhe mbledhjeve pa fund e fillim, një rast për të leviz punën tonë.

E filluam me Fishten dhe po e mbarojme me veten, që dikush tjetër ta rifilloi, nëse mbetet në rrugë.

A jemi ne të zot të dalim nga “uni” dhe të bëhëmi “ ne”, pa qënë një alter ego, por në të vërtetë ata që jemi!?

 

Nuk kanë qënë të lehta keto vite. Në vend që të ndihmoheshim, ose të ndihmonin veten, jemi munduar me gjithë forcën të ndalojmë aktivitete si ky, duke shkruar e komentuar mbarë e mbrapshtë, bash nga ata që dikur i kanë përkrahur dhe i kanë pranuar beneficet e Kuvendit. Ka edhe mendime se po i pronësojmë këto ditë, kur dihet se gjithkush është i lirë të  organizojë festa letrare. Ka shumë forma dhe mundësi. Ne morem vetëm njërën.

 

Më ka mbetur në mëndje një thenie e Linkolnit “Vetem ai që ka zemër të ndihmoi, ka të drejte  të kritikoj .”

Ne të gjithë e dimë se duhet ditur, por nuk e dimë se çdo gjë që është e mirë për t’u ditur, është shumë e vështirë për t’u mësuar.

Në disa nga librat që botohen shihen vetëm arnime dhe qepje të shtrembëra. Pse vjen kjo? Vetëm e vetëm se nuk ulemi të  mësojmë  sa më shumë, por shkruajm sa më shumë pa thënë asgjë.

Në vend që të jemi në një formim të plotë dhe laborator eksperiencash, shkojmë drejt një deformimi letrar, të pjesëzuar, pa mendim, pa lidhje logjike, pa art.

Duhet ditur se letërsia shqipe e ka zanafillen nga diaspora dhe, pikërisht nga kjo diasporë, as me gishtat e një dore nuk numërohen  letrarë që kanë bërë emër. Ma gjeni një personazh, ose titull të veprave tona që  mbahet mend ne letërsinë që bëjmë ne, të pakten  në 20 vitet e fundit?

( përmenden tre pyetjete e mbrëmshme në darkën e pritjes së këti aktiviteti:

A bën letërsi diaspora?

Më shumë shkruajm se lexojmë, po lexojmë se shkruajm?

Cilët janë kriteret e  vlerësimit të letërsise, cilësia apo numri i botimeve? )

Nëse shkruajm për të bërë emër, emri nuk bëhët me numër titujsh. Në art nuk njihet gara sasiore, por vetëm ajo çka mbetët në mendjen dhe ndergjegjen kombëtare.

Duhet ta programojmë veten më mire, se në shumë raste gjendemi të paprogramuar, e bash për këtë, vlerat letrare bahen tmerr për  letrarët, që nuk ngjiten as në shkallën e mediokrit. Mungon ambicia profesionale. E vetmja ambicie që ngre krye është ajo e botimit të gjithfarë lloj shkrimesh, mjafotn që të bëhët libër.

Një sëmundje e rrezikshme në këtë rast është plagjiatura. Kur nuk kanë talent të shkruajn, kopjojnë mbrapsht, duke përshtatur metafora që nuk i shkojnë nivelit të tyre, të cilat janë të pakapërdishme.

Mungon inspirimi, motivet që venë në levizje mendjen për një vepër cilësisht të pranueshme.

 Fjala nuk mund të ketë forcë pa dijen dhe shpirtin. Ne duhet të jemi mejshtër të fjalës. Duhet me ditë, se sa ma shumë të lexosh, aq ma të vështirë e ke të shkruash!

Këtu e kam fjalën për ata që shkruajn shumë e lexojnë pak. Ma do mendja se ndonjëri,  ma shumë libra ka shkruar, se ç’ ka lëxuar. Kjo mënyrë ka vetëm një fund, të dënuarit për të mos i hapur kush. Fishta thotë se letërsia nuk asht për dhamtë e gjithkujt që di shkrim e kendim e, me të drejtë përmend rastin  e vajtores nga Puka, pa asnjë klasë shkollë, në vajtimin e një mirditori: “ Kur erdh shpirti për me t’dalë/ plasi kulla ballë e m’ballë/ kjajti dera për me t’nalë/ fjala e Zotit s’u kthye dalë.”  ( të spjegohet!)

Vetëm këto katër vargje thonë ma shumë së katër libra të ndonjë poeti në diasporë.

Duke ditur se diasporat kanë luajtur role të rëndësishmë në kulturat e popujve, kujtojmë këtu  romanin e parë shqiptar “Bardha e Temalit” të Pashko Vasës, që është shkruar në frëngjisht, Naim Frashëri shkroi në disa gjuhë. Në  Bukuresht dhe Stamboll u hartuan librat e parë.

Nuk është herezi të pohosh një të vertëtë, se fillimet janë shkruar në gjuhë të huaja. Këto kanë ndodhur edhe në botë.

Dihet se Romen e ka themeluar një azilant, Enea

Konradi polak shkroi në anglisht, Klaus Man i biri i Tomas Man ne anglisht, Nobakovi ne gjermanisht, ashtu siç poeti latin Katuli i këndon Durrësit etj.

 

Çfarë duhet të bëjmë ne për  Atdheun e dimë, po Atdheu kam frikë se nuk e di se çfarë duhet të bëjë për ne. Një minsitri Diaspore, të lërë pak vend për promovimet tona në televizionin shtetror, të shtoi një seksion të letërsisë së diasporës në studimet e larta.

 

Nuk është asgje e parealizueshme!

 

Për këto mendoj se:

 

Librat duhen diskutuar para dorëzimit në shtyp

Te punohet për një frymë bashkëpunimi dhe debatesh ndihmuese

Te behen diskutime te organizuara për tema të ndryshmne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *