Shoqata “Mirdita” në Detroit

bardhokiPas disa përpjekjesh, nga pak ma shumë se 100 familje, me 10 Nendor 2013, u themelua Shoqata “ Mirdita”, në Detroit, e vetmja shoqatë mirditorësh në Amerikë. Fill  pas krijimit, u bënë përpjekje për të bërë diçka, por duke mos pasë projekte konkrete, nuk u arrit më shumë se  dhjetra shoqata të tjera në emigrim, që mund të takohen ndonjëherë në vit. Mundësitë e kohës së sotme janë krejt ndryshe për t’u informuar e për ta mbajtur gjallë një shoqatë, apo një grupim interesash të përbashkëta. Mirditorët kanë nevojë për njeri-tjetrin, qoftë edhe për t’u njohur, pasi ka të rinj, ndoshta dhe të moshuar, që nuk u ka rastisë të takohen ndonjëherë, aq më pak të njihen. Pikërisht këtu filloj puna e kryesisë së re dhe kryetarit Bardhok Ndoj, që u zgjodh në fillim të vitit 2016, në krye të kësaj shoqate. Gjatë një bisede me Bardhokun mësojmë se, fillimisht u bë riorganizimi duke përgaditur funksionimin ligjor dhe bazën materiale për normalitetin e veprimtarisë së saj. U hap një profil në facebook, nga sekretari Ermal Picaku,  ku mund të mbanin lidhjet me njëri – tjetrin, të njoftoheshin për çdo aktivitet, të vinin historinë dhe traditat e kësaj krahine të njohur më shumë se në Shqipëri, të rinjët të mund të krijonin mundësinë e komunikimit, të njohjes së  vlerave të secilit prej tyre dhe të ndihmës reciproke. Pas kësaj u krijua vula e shoqatës, e cila nevoitej për një veprimtari serioze, si një mjet i domosdoshëm, u krijuan dhe shpërndanë kartat e antarësimit, u krijua klubi futbollistik, ku vetëm në fare pak kohë përfaqësoi shoqatën në kampionatin lokal të pranverës së këti viti. Kryetari ka disa objektiva, të cilat i mbështet edhe në mundësitë reale që ka secili prej mirditorëve, ndaj edhe ka muaj që  po bën takime me të gjithë mirditorët që  jetojnë e punojnë në Michigan, me secilin  në veçanti, duke marrë mendime prej tyre, se çfarë duhet të jetë në objektivat e kësaj shoqate për një të arthme të shpejtë. U bë një bisedë në ACTV nga Nënkryetari Fran Vokrri dhe aktivisti Fran Keci, si dhe disa takime të kryesisë, për mundësimin e shpejtë të një mbrëmje kulturore dhe njohëse të kësaj shoqate. Veç kësaj, Bardhoku mendon që të mbaj kontakte të vazhdueshme edhe me intelektualet, artistët dhe aktivistët e njohur mirditorë, për t’ua marrë mendimin se çfarë mund të bëhët në të mirë të Mirditës sepse, siç thotë populli: “Gurë, gurë bëhët murë.” Pra, sikur sadopak nga secili, do të bëhëj shumë për ndonjërin nevojë, siç ka shumë në vendlindje. Ndonjërin prej tyre, Bardhoku mendon ta thërrasë për të qënë i pranishëm në komunitetin tonë dhe në ndonjë aktivitet kulturor që mund të bëhët në të arthmen e shpejtë. Veç kësaj, e një rëndësie të veçantë për këtë grupim vullnetar shoqëror, është edhe besimi më shumë tek të rinjët, ku më vonë mund të organizohen, në një grupim të lirë brenda shoqatës, pasi aftësitë e tyre dhe përshtatja me jetën amerikane është më e shpejtë, e cila u ofron edhe mundësi më të mëdha, në sigurimin e projekteve dhe ideve koherente në të mirë të vendit prej nga vijmë.

Pjetër Jaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *