DITET E LETËRSISË SHQIPE NË MICHIGAN – TETOR 2016

Nga Ilir Seci, New York

 

Në datat 28-29-30 tetor 2016, ne shtetin e Michigan-it ne SHBA, u mbajt Edicioni i 15-tè Letrar, “Ditet e Letersise Shqipe”, nje aktivitet qe mbahet per 15 vjet me rradhë në SHBA, që nga viti 2001. Ky aktivitet letrar per 15 vjet me rradhe eshte bere i mundur fale kujdesit të Revistes “Kuvendi” që botohet ne Michigan nën drejtimin e krijuesit Pjeter Jaku. Aktiviteti është lene per t’u mbajtur ne fund te muajit Tetor te çdo viti në perkujtim te datelindjes se Homerit Shqiptar, At Gjergj Fishtes…
Ketu gjej rast të theksoj se per keto 15 vite me rradhe ky aktivitet është mundesuar nga perpjekjet e çiftit të poeteve, Pjeter Jaku dhe Elinda Marku. Nuk mund te rri pa e theksuar dhe vënë në spikamë sakrificen e madhe te ketij çifti qe per 15 vjet me rradhe me perpjekjet e tyre, me shpenzimet e tyre, me kohen e tyre, pervit kane mundesuar realizimin e ketij aktiviteti.
RESPEKTIN ME TE MADH PER TA!
Pervit qe nga viti 2001, ne kete aktivitet ftohen krijues shqiptarë, jo vetem me banim ne SHBA por edhe nga krejt viset ku jetojne shqiptaret ne Ballkan, Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal i Zi dhe Çamëri.
Aktiviteti u mbajt ne mjediset e Kishes Katolike Shqiptare ne Rochester, Michigan qe bujarisht ofroi mjediset e veta per kete aktivitet.
Kete vit i ftuar nga Dheu i Atit ishte shkrimtari Agron Tufa, që erdhi nga Tirana, me bashkëshorten Elvana, po ashtu nga larg, nga Franca erdhie edhe poetja Enkeleda Kondi.
Moderatote e aktivitetit ishte zonja Albina Palushi. Aktiviteti letrar filloi ne menyren me te magjishme te mundshme, me bekimin qe i bëri ketij aktiviteti, kleriku i nderuar Dom Ndue Gjergji.
Sofer poetike e bekuar nga nje prift shqiptar…Magjike! Biseda për letërsinë pastaj vazhdoi me fjalen e mbajtur nga shkrimtari Agron Tufa, fjalë qe u prit me interes nga të pranishmit, pastaj pershendeten shkrimtari mikprites i aktivitetit, botuesi i revistes “Kuvendi” zotni Pjeter Jaku, shkrimtari Ramiz Gjini, shkrimtaret dhe poetet Raimonda Moisiu, Safet Hyseni, Ruzhdi Gurra, Pierre-Pandeli Simsia. Elinda Marku,etj…
Ne kete aktivitet Revista “Kuvendi” nderoi me tituj “Mirënjohje” post-mortum, ish-kleriket e nderuar shqiptare per kontributin e tyre ne lëminë kulturore si krijues dhe mbështetës të aktivitetve kulturore, zotnitë -Imam Vehbi Ismaili, mirenjohje që iu dorëzua anëtarit të Këshillit të Xhamisë Shqiptare të Detroitit, poetit Ruzhdi Gurra ;
-Nderim per Baba Rexhep Beqirin, prijësit të Teqes Bektashjane të Detroitit për më shumë se gjysëm shekulli,(dervishi i kësaj Teqeje Elidon Pashai, ndodhej në spital dhe përshëndeti nga telefoni këtë vlerësim, mirenjohje)… ;
-Mirenjohje per Dom Prek Ndervashaj si krijues, vargjet e të cilit per te pranishmit i lexoi Fran Gjoka, ndersa titullin e mirënjohjes ne emer te tij e mori Dom Ndue Gjergji i cili edhe pershendeti ;
-Mirënjohje ju dha zotnise Marash Nucullaj si përkrahës i vazhdueshëm i aktiviteteve kulturore dhe aktivist i njohur i komunitetit ;
-Mirenjohje ju dha zotnise Ramiz Gjini si prozator i suksesshëm ne Diasporë ;
-Mirenjohje ju dha zotnise Vasel Ujkaj si krijues dhe aktivist, arkivues i ngjarjeve të Diasporës Shqiptare në Amerikë ;
Në kete aktivitet u ndane çmimet vjetore te akorduara nga Revista “Kuvendi” per letersi dhe publiçistikë…
Juria, kryetar i së cilës ishte Ilir Seci ndersa anëtarë Qendresa Halili dhe Albina Palushi ndau keto çmime :
-Elida Rusta, çmimin e parë në poezi ;
-Safet Hyseni, çmimin “ Migjeni”, poezi ;
-Teuta Osmani, çmimin “ Gjergj Fishta” , poezi ;
-Ilir Demaliaj, çmimin e parë në publicistikë ;
-Pierre-Pandeli Simsia, çmimin “ Petro Marko” në prozë ;
-Raimonda Moisiu, çmimin “ Rozi Theohari”, publicistikë ;
-Albert Vataj, çmimin “ Faik Konica”, publicistikë ;
-Agim Agalliu, çmimin e interpretuesit ;
-Istref Haxhillari, çmimin “ Anton Pashku”, prozë ;
-Vlash Fili, çmimin “ Betim Muço”, prozë ;
-Gjovalin Lumaj çmimin “Shtjefën Palushi” ne fushën e humorit ;
-Ruzhdi Gurra, çmimin e Keshillit Botues të Revitës Kuvendi, për cilësinë e publikimeve ;
-Agim Kurti, për ndihmën e dhënë revistës Kuvendi në disa aktivitete ;
***
Edhe njëhere per kete aktivitet nuk mund te rrimë pa vleresuar dhe nderuar punen e madhe te çifteve Pjetër Jaku dhe Elinda Marku, çifteve Paulin e Albina Palushit, të cilët pareshtur per dite me rradhe sakrifikuan kohen e tyre per mbarevajtjen e ketij aktiviteti…
Respekt!
Mirë u takofshim në aktivitete tjera te nderuar artistë!

ilir-seci5

ilir-seci-1

ilir-seci4

ilir-seci3

ilir-seci2

ilir-seci1

2 thoughts on “DITET E LETËRSISË SHQIPE NË MICHIGAN – TETOR 2016

  1. Të GJITH Ju që jeni pjesmarës në ketë manifestim shiptar traditional e meritoni qmimin Ma të madh që i tregon vlerat e kusha vlerat se Sa Jan shiptart të zot për të shkruar VEPRA poezi Drama e nvela deshirë e mija ËSHTË tëbmarr pjes me arrin e langes shqipeqe në ket perta ndertuar Fishten E Madhë na kan izoluar në kosov .prandaj vetem mundem me Ju pershëndet të GJITH ata që dotë jen pjesmarës në at datë

  2. Sefedin ibrahimi GJilan velekincë. Ju jeni të mrekullushme Kur Ju festonim diten e nji bashkatdhetari të madh shkrimtar Rilindase. Gjergj fishtes dhe ritet e letersin shqipe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *