Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan, një traditë tashmë e konsoliduar

Pjetër Jaku,

a-16-dit-e-let

Këtë vit në Edicionin e  15 –të të Ditëve të Letërsisë Shqipe , që zhvillohen në Michigan është menduar një manifestim krejt ndryshe nga  vitet e mëparëshme. Duhet theksuar se, ky aktivitet, është kthyer në një Institucion Kulturor ku diskutohen para dhe pasi të publikohen  krijimet, interpretohen e shkruhet  për to, e ka nismën dhe realizimin e përvitshëm nga Revista Kuvendi, e cila u krijua vetëm pak muaj para realizimit të kësaj feste krijuese.

Ditët e Letërsisë  kanë startuar me 23 tetor të vitit 2001, në 130 vjetorin e lindjes së poetit kombëtar,  Gjergj Fishta. Në këtë muaj kishin lindur  Migjeni dhe disa poetë te tjerë. Në këtë muaj, afër kësaj date, kishte vdekur dhe Naimi. Pra, kishte përse të mendohej një  nismë e tillë. Një vit më vonë, përsëri me datën 23 tetor, u bë  ky aktivitet me një monatzh muziko – letrar me vargje të zgjedhura nga Lahuta e Malësisë, por u zgjerua edhe me tema të tjera, u shtua dhe konkursi me dhurata, ku kishte edhe një nga emrat më të njohur të aktrimit dhe muzikës shqiptare, këngëtaren Justina Aliaj, si dhe gazetarin Gac Marku, i cili e filmoi aktivitetin. Më vonë dhe në vazhdim, veç krijuesve që jetonin e punonin në  Michigan, moren pjesë edhe krijues nga shtete të tjera të Amerikës si: Ramiz Gjini, Iliriana Sulkuqi, Gjekë Marinaj, Gezim Basha, Adnan Mehmeti, Dalan Luzaj, Bardhyl Mezini,Vlash Prifti, Raimonda Moisiu, Mimoza Dajci, Klara Buda, Pellumb Kulla, Pierre-Pandeli Simsiu, Rita Saliu, Dr. Mehdi Hyseni, Dr. Prend Çeta, Bora Balaj, Mehill Velaj, Merita Bajraktari, Reshat Sahitaj, Ashley Wood, Sami Milloshi, Alma Ajazi, Gjeto Turmalaj, Agim Deshnica, Ymer Velagoshti, Redin Hafizi,  aktoret Pandi Syku, Xhevat Nimani, Arben Dervishi, Aleksander Ruci, Pajazit Kurtishi, Ben Lumani, pa përmendur shkrimtarët e njohur Fatos Kongoli, Naum Prifti, Agim Shehu, Fran Camaj, Pader Pashko Gojçaj, Bahri Brisku, Qendresë Halili,  Jurida Rustemi etj..

Në këto takime festive kanë marrë pjesë edhe Ambasadori Shqiptar Gilbert Galanxhi, Zevendes Ambasadori Kreshnik Çollaku, zevendes Ambasadori i Kosoves Jetish Jashari. Kanë përshendetur  përsonalitete te letrave shqipe dhe te politikes, si i ndjeri Ali Podrimja, Agim Vinca, i ndjeri Pjeter Arbnori, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Zevendes kryeministri Genc Pollo etj.

Pothuajse të gjitha  takimet festive janë bërë në Qendren model të Shën Palit, një komunitet malësorësh bujar dhe dashamirës të artit.

Ditët e letërsisë Shqipe u realizuan në Michigan, pasi këtu kishte një komunitet krijuesesh që mbanin një Revistë, Dy televizione dhe një radio. Disa prej këtyre ishin:  Nexhip Ejupi, Elinda Marku, Diana Gëllçi, Pjetër Jaku,  Aida Dismondy, Gjovalin Lumaj, Zef Përgega, Rush Dragu, Mensur Spahiu, Roland Musta, Ndrek Guri, Nikolin Narkaj, Yllka Nika, Mergim Korça, Agim Vuniqi, Nilda Dervishi, Rafael Floqi, Ruzhdi Gurra, Vera Vuçaj. Nevruz Nazarko, Alfons Grishaj, Vasel Ujkaj, Rakip Babqorri, Fejzulla Abdullai, Lulash Palushaj, Zef Paloka,  Ruzhdi Gjokaj, Arian Gruda,  Brunilda Lico, Gazmend Kishta dhe të ndjerët Zef Lleshi e Sali Mani.  Artistët; Paulin Palushi dhe bashkëshortja e tij Albina Palushi,  Ermira Babaliu, Fran Gjoka, Hana e Kolë Nikprelaj, Gjergji e Ledio Paparisto, i

ndjeri Kastriot Ago, Erim Vladi, Adriana Bejleri, piktori Muamer Malo, Engjell Mene, Mark Prelë Gjokaj etj. Kësaj feste prej tri vitesh i është shtuar edhe Dita e Librit, piktures dhe arteve të tjera, e cila nga viti në vit po merr përmasa të reja.

Ky aktivitet i njohur, tashmë, jep edhe çmime  për krijimtarinë më të mire, publikuar ose paraqitur për konkurim brenda një viti, si: Gjergj Fishta, Migjeni, Konica, Arshi Pipa, Petro Marko, Anton Pashku, Tefë ( Shtjefen) Palushi në humor  dhe, vitin e fundit u shtuan edhe çmimet me emrat e krijuesve qe u ndanë nga jeta, këtu në Amerikë,  Betim Muço dhe  Rozi Theohari, propozuar nga Iliriana Sulkuqi dhe Raimonda Mosiu.

Nje ndihmesë të vazhdueshme kanë dhënë aktivistë, dashamirës të letërsisë dhe bizensmenë të Komunitetit Shqiptar në Detroit, si: Prek Gjokaj, Nevruz Nazarko, Gjergj  Ivezaj, Astrit Turrabi, Zharko Palushaj, Gjovalin Lumaj, Rush Dragu, Sako Satka, Paul Berisha, Ajaz Emini, Luigj e Pashko Gjokaj, Klement Bardhi, Lulash Palushaj, Kujtim Qafa, Julian Çefa, Mondi Rakaj, Ekrem Bardha, Mehill Velaj, Gjeto Ivezaj, Alfons Grishaj, Gjovalin Gegaj, Nikoll Hysa, Tomë Mriaj, Tomë Gjokaj, Malot Ivezaj, Fran Gjoka, Marash Nucullaj,  etj

Ndërsa këtë vit një ndihmë të konsiderueshme dhanë:Fran Gjoka, Marash Nucullaj,  Paul Berisha, Gjovalin Bardhi, Klement Bardhi, Rush Dragu, Fran Vokrri, Anton Nikollbiba, Artur Lala, Shoqata “ Mirdita”, Mond Krosi, Albert Dedgjonaj, Fran Keci, Ruzhdi Gurra, Ramiz Hoxha, Gazmend Kishta etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *