Investimet vdekjeprurëse

domgjoni-palush1Palush Domgjoni

Nxjerrja e qymyrit është e lidhur me një konsum të madh të tokës, shkaterrim të maleve, lumenjëve dhe shëndetit të banoreve. Kosova është një vend me territory shumë të vogel,  nxjerrja e qymyrit në zona, ku ka afër banime, fshatra apo qytete, nuk është aspak në interes publik, porkunder tij. Ky eshte interes vetëm i kompanive, te cilat përveç fitimit të tyre, nuk kanë mëshirë, as respect për asgje, as për ambientin, as për male, as për lumenjë, as për jetë njerëzve dhe as për jetë kafshëve. Këto janë invetsime vdekjeprurëse, sepse vrasin ambientin dhe njëriun.

Përveç kësaj edhe metalet e rënda minerare si arsenit dhe merkurit janë ato të cilat ndotin mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin e banorëve, edhe shpesh çon në përmbytjet sepse shpesh shtretërit e lumenjve janë varrosur nga depozitimi i mbetjeve minerare në luginat. Përshembull në minierat të linjitit, që janë në fusha të thata në bujqësi, aty ka sasi të mëdha të pluhurit. Prandaj, ketu kerkohet një përdorim i teknologjisë më efikas moderne të kontrollit te pluhurit, i cili është i domosdoshëm edhe në zonat ku janë shumë larg banimeve, çfarë në shtete siç është Kosova, një gjë e tillë nuk do respektohet edhe për shumë vite. Në këtë rast, as banorët dhe askush nuk dinë, se çfarë do bëhet aty, sepse asnjë debat nuk është bërë me banoret e asajë zone, prandaj askush nuk i di, dhe se aty pasojat do jenë edhe për fshatrat e tjerë përrreth, sepse do ju rrezikohet shëndeti direkt.

domgjoni-palush2

Në vende të Amerikës Latine, ku nuk funksionon shteti i së drejtës, janë shfrytëzuar depozitat e mundshme, aty fshatra të tërë janë zhvendosur disa herë, çfarë kanë çuar në konflikte me popullsinë. Në vendet ku kompanitë e mëdha arrijnë, që politiken ta dirigjojnë nga jashtë, për interesa të tyre, ndodhin këto gjëra, ndërsa populli i pambrojtur e vuan.

Kur qytetari nuk ka mbrojte juridike nga shtetit, kur prona dhe jeta a tij mundë të rrezikohet kurdoherë, atëherë kompanitë vendosin si të dëshirojnë vet.

Në Kosovë në këtë rast, për këto dy fshatra, po bëhet eksperiment me shqiptaret katolik, të cilët ,nuk kanë asnjë perfaqësim askund , është më i pambrojturi dhe i dikriminuari në forma indirekte, që është me i rrëzikshëm se ai direct për njëriun.

Fshatin Kusar të Gjakovës ne vitin 1941 komunistet serb dhe shqiptar e kanë vrarë, për derisa sa po festoon te dielen e Pashkëve,vetem pse ishin shqiptarë katolik. Ndersa sot këtefshat po e vrasin jo serbet më, por politikanët e korroptuar, qeveritarët maskarenjë, që flasin shqipen e bastarduar dhe dirigjohen nga jashtë, nga kompani, që dëshirojnë të shkatërrojnë natyren, malet , fushat dhe jetën e njerëzve në atë zonë.

Edhe Fshati Tuqep është një fshat, që banohet me shqiptarë të besimit katolik, prandaj këtu është me e lehtë, të keqpërdoret prona e tyre, zhvendosja e tyre kudo, në ndonjë cep të ndonjë qyteti apo në ndonjë lagje, që askush nuk dëshiron të jetoj, sepse janë të pabrojtur dhe të papërfaqësuar.

Neni 46, paragfafi 3 i Kushtëtutës thotë : “Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronësnës e ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm , ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet”. Në këto dy raste nuk është interes, publik , por është interesi i kompanise të mëdha private, që qellim të vetëm kanë kapitalin e tyre. Prandaj ekpropriimi i pronës së pronarëve të fshatit Kusar dheTuqep, as nuk është i nevojshëm dhe as i pështatshëm, sepse të shkatërrosh e të shpronësosh pronen private, për interes të kompanisë private dhe të demtoshë ambientin, i cili dëmton jetën për gjithë banorët e zones përrreth është në kundershtim meinteresin e publikut. Në këtë rast po i bëhet përkrhaje,vetëm interesit privat i kompanise.

Edhe vet qyteti i Gjakovës, do e pësoj nga ndotja e ambientit,  që do bëhët në këtëfshat, sepse në vijë ajrore është shumë afër, nuk ka largësi më shumë se 2 km, prandaj ndotja e ambientit në këtefshat, do ketë psojae dhe për shëndetin e banorëve të fshatrave përrreth dhe tëqytetit. Jeta do ju rrezikohet direkt edhe fshatit Dol dhe Pjetershan, që janë fqinjë me fshatin Kusar, fshatëra, që në dhjetor ishin më të zbukuruarit në Kosovë, që i gjasonin fshatrave diku në përendim. Këtë sot                                                                                  këta qeveritar, dëshirojnë ta shkatërrojnë, për interesa të biznesit privat, që kapitali i tyre, nuk dijmë në cilat banka dhe shtete do deponohet.

Edhe në Evropën perendimore bëhen hulumtime, behen zbulime, por nuk vritet natyra, nuk demtohet ambienti, nuk shkaterrohen fshatra, as nuk shpronesohen pronarët, për interesa të kompanisë. Zonat e gjelbërura , në përendim mbrohen,  shteti i mbështet në këto zona blegtorët dhe jo shkatërrimin e tyre.

Nuk na duhen fare parrullat për ndërtime të kishave dhe katedraleve, na duhet respekti dhe tolreanca në praktikë, në jeten e përditshme. Katolikët përditë po largohen dhe nuk do shkoj gjatë, ku asnjëpërqind, nuk do mbesë në këtështet. Po bëhet eksperiment, po tëntohet tu shkatërrohen prona dhe bukuritë natyrore. Përveç investimeve të puntorëve nga perëndimi, që kanë bërë me gjenerata , me qindra mijëra euro, aty do shkatërrohen edhe male të ruajtura me gjenerata. Të shkatërrosh natyren është krim.

One thought on “Investimet vdekjeprurëse

  1. O i nderuar te lumte keshtu duhet shkruar hapur. Kemi do domokristan naiv qe zeri nuk ju degjohet. Ne vend se te ngrisin zerin ata heshtin ja e sevil te tjereve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *